Posts

Showing posts from August, 2020
Prof.dr.Lul Raka jep argumentet PRO dhe KUNDËR hapjes së shkollave në Kosovë

Infektologu kosovar, Lul Raka, ka thënë se rikthimi i nxënësve në shkolla pas pandemisë mbetet njëri prej prioriteteve më të mëdha në botë, kurse ka dhënë edhe argumentet pro edhe kundër hapjes së shkollave.Raka ka thënë se sa i përket parimeve themelore në kontekstin e hapjes së shkollave, janë numri i rasteve, hospitalizimi dhe numri i vdekjeve që është më i ulëti te fëmijët, pastaj se fëmijët kanë kryesisht infeksion të lehtë ose janë pa simptoma e ndër të tjera, edhe transmetimi i infeksionit ndërmjet fëmijëve në shkolla është i rrallë dhe nuk është shkaku kryesor i infeksionit SARS-CoV-2 tek fëmijët.Shifra e lartë e të infektuarve në Kosovë dhe mungesa e testimit në komunitet janë dy nga argumentet kundër hapjes së shkollave të cilat i ka përmendur Raka.Ndërsa, një numër i madh i arsyeve sipas Rakës janë pro hapjes së shkollave, përfshirë këtu edhe fëmijët me aftësi të kufizuara që mund të preken veçanëri…

Efektet e COVID-19 do të ndjehen në dekadat në vazhdim

Përderisa numri i të infektuarve po rritet, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po e përshkruan sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi, si krizë që ndodh një herë në shekull. Testimet e një ilaçi, për trajtimin e rasteve më të rënda, po japin shenja premtuese, ndërsa një vaksinë me virus joaktiv ka nisur të testohet në njerëz

Vaksina ruse për COVID-19 paralajmërohet për muajin nëntor

Image
Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër koronavirusit. Njëzetenjë vaksina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t'i sigurojnë ato.Vendet më të vogla dhe të varfra në përgjithësi përpiqen të sigurojnë vaksinën përmes skemave të përbashkëta ndërkombëtare, siç është COVAX, e udhëhequr nga OBSH-ja, Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).
Shumë vaksina në testim, çfarë po ndodh me to? Deri më tani, 90 vende të varfra i janë bashkuar këtij projekti, dhe 75 të pasura…

PYETJE DHE PËRGJIGJE TË SHPESHTA VIRUSI DHE SËMUNDJA NGA COVID-19

Çfarë është koronavirusi?Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.  Ato janë të përhapur në shumë lloje të  kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre. Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus). Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS – CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezevuaret e kafshëve si: nje nga  llojet maceve te egra dhe devete tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Koronavirusi i ri COVID- 19 Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë ku sh…