Posts

Showing posts from September, 2020

Skendër Zogaj: Vrasja e Ministrit kolonel AHmet Krasniqi ishte tepër e rēndë sepse, vritet kryestrategu i luftës çlirimtare të Kosovës

Zyrtari i LDK-së, bashkëpunëtori i Akademik Prof.Dr.sci.Fehmi Aganit dhe më pas edhe mik e bashkëpunëtor i kolonelit, Ahmet Krasniqit, Skender Zogaj ka folur rreth vrasjes së tij. Zogaj në një intervistë për “Bota sot” ka folur për raportet e kolonelit Krasniqi me komandantin, Adem Jashari. Zogaj tutje ka thënë se kolonel Krasniqi ka parandjerë shpesh vdekjen, duke cituar kështu edhe fjalët e tij.Intervistë ekskluzive me Skender Zogaj, me bashkëpunëtorin e Ahmet Krasniqit “Bota sot”: Si e keni njohur Ahmet Krasniqin? Skender Zogaj: Ahmet Krasniqin për herë të parë e kam takuar në verën e vitit 1975, kur, oficeri i ri, kishte ardhur për të vizituar familjarët në Zhilivodë, dhe shokët e miqtë e tij të shumtë në Prishtinë. U takuam shkurt por mbetëm miq. U ritakuan 15 vjet më vonë, sërish në Prishtinë, kur koloneli Ahmet Krasniqi, e kishte flakur uniformën ushtarake jugosllave dhe ia kishte mësy Mëmës Shqipëri! Si zyrtar i LDK-s dhe bashkëpunëtor i prof. Fehmi Aganit, mu besua detyra …

Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) e ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që i ndau medaljen “Urdhri i Lirisë”, presidentit Trump.

Djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior, e ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që i ndau medaljen “Urdhri i Lirisë”, presidentit Trump. Përmes një cicërime në Twitter, ai tha se paqja në botë po arrihet për shkak të punës dhe përkushtimit të presidentit Donald Trump. “Kosova e dekoron Trumpin me Urdhrin e Lirisë për përpjekjet për paqe”, shkroi Trump Jr. Thaçi, ka ndarë sot urdhrin më të lartë shtetëror – “Urdhrin e Lirisë”, për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt. Peace is breaking out all over the world because of ⁦@realDonaldTrump⁩!!! Kosovo awards Trump with Order of Freedom for peace efforts https://t.co/JkiYE2KrjI — Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) September 18, 2020

Spanja e gatshme ta njohë Kosovën nëse arrin marrëveshje me Serbinë

Spanja është e gatshme ta njohë Kosovën si shtet, nëse kjo arrin marrëveshje me Serbinë, ka bërë të ditur qeveria spanjolle. “Qëndrimi ynë nuk është obstruksionist. Përkundrazi, është konstruktiv”, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës për “EUobserver”. “Pozicioni i Spanjës mund të përputhet me fjalinë: ‘asgjë pa një marrëveshje, gjithçka me të’, përfshirë njohjen politike (të Kosovës) dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”. Spanja është një nga pesë vendet evropiane që nuk ka njohur Kosovën. Ky shtet ka menduar se shpallja e pavarësisë më 2008 “ishte në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe idenë tonë për Evropë tolerante e të larmishme”. Megjithatë, Spanja beson në “pashmangshmërinë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, edhe me koncesionet e vështira që mund të implikojë”. Deklarimi i ri i Spanjës vjen në kohën e rinisjes së bisedimeve për normalizim mes Kosovës e Serbisë, pas dy vjetësh pauzë.

Ish-deputeti dhe anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci , përfundon intervistimin 20 orësh në Hagë

Ish-deputeti dhe anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video nga Haga, ku ka bërë të ditur se është intervistuar nga Gjykata Speciale për 20 orë rresht. Gani Geci . nga LLausha e DRenicës, nuk ka dhënë shumë detaje nga ky intervistim, por që është parë i shoqëruar nga disa persona. “Sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pyetje për tre ditë, plot 20 orë. Nuk është me rëndësi se në çfarë cilësie jam intervistuar. Plot 20 orë i jam përgjigjur pyetjeve, komunikata numër 59 do të zbardhet kësaj radhe sepse unë pas kësaj gjykate s’do të merrem me këtë çështje”, tha ai.

ish kryeministri i Kosovës zt.Albin Kurti e ka quajtur populist ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliun

Kurti e Veliu përplasen në distancë për aksionin në Karaçevë Aksionin e mbrëmshëm të policisë në Karaçevë të Kamenicës e ka mbështetur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndonëse edhe e ka kritikuar atë. Në një konferencë për media të shtunën, Kurti ka thënë se procesi mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse veprojnë institucionet e tjera të drejtësisë. Kreu i kësaj partie opozitare ka deklaruar se njerëzit kryesorë të krimit gjenden në Prishtinë e jo në Karaçevë. “Nëse ky i mbrëmshmi ka qenë krim i madh e i organizuar, atëherë më duhet të them se e kanë kapur veçse për bishti. Koka e këtij krimi është diku tjetër, mbase në Prishtinë”, ka thënë Kurti. Por, këtë deklarim të Kurtit e ka quajtur populist ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. “Krim ka të organizuar, ka edhe vepra të tjera krimi që duhet të hetohen. Por ato duhet të nisen e të vazhdojnë e të mos mbetet vetëm me një aksion... Janë deklarime të tij populiste që më nuk i ha pazari, e s’i beson askush”, ka d…

Në shtetin më katolik të botës jetojnë rreth 1 milionë e 574 mijë myslimanë e që përbëjnë 29.2% të rezidentëve të huaj në Itali deri më 1 janar 2020.

Shqiptarët e Italisë janë ndër komunitetet më historike të emigrantëve në Itali, të dytit për nga numri ndër ato ekstra komunitare, por dhe të dytit në numër ndër komunitetet e huaja të besimit islam, shkruan oranews. Fondacioni i studimeve multietnike ISMU duke analizuar të dhënat e vëna në dispozicion nga Instituti Kombëtar Italian i Studimeve Statistikore e të Observatorit Rajonal për Integrimin, ka publikuar studimin mbi përkatësinë fetare të emigrantëve në Itali. Në shtetin më katolik të botës jetojnë rreth 1 milionë e 574 mijë myslimanë e që përbëjnë 29.2% të rezidentëve të huaj në Itali deri më 1 janar 2020. Prania e tyre numerike regjistron sivjet një reduktim me – 4% në krahasim me një vit më parë, ku kishin shënuar një rritje me 127 mijë persona më shumë e baraz me +8.7%. Emigrantët shqiptarë myslimanë janë ndër më të shumtit në komunitetet e huaja në Itali. Deri në fillim të vitit 2020 numërohen të jenë 205 300 myslimanë shqiptarë që jetojnë në Itali e që renditen në …

IPK: 12 zyrtarë policorë u arrestuan në Karaçevë, tre prej tyre serbë

IPK: 12 zyrtarë policorë u arrestuan në Karaçevë, tre prej tyre serbë Kushtrim Hoda u.d Kryeshef i IPK-së ka thënë se janë arrestuar tetë policë shqiptarë e tre serbë nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Kosovës në Karaçevë e zona të tjera, teksa sot është arrestuar edhe një. Ndërkaq, arrestimin e tyre nuk e ka vlerësuar gjë të mirë. “Janë arrestuar tetë shqiptarë, tre serbë, sot është arrestuar zyrtari i fundit që ka qenë në listë. Gjithsej janë 12. Nuk është gjë e mirë që zyrtarët policor janë përfshirë në veprimtari kriminale, por është gjë e mirë që janë arrestuar”, ka thënë ai, raporton KOHA. Ai ka thënë se të gjithë këta zyrtarë policorë janë të dyshuar për kontrabandim me mallra dhe mundësim që qytetarët të lejojnë ta ushtrojnë këtë veprimtari. 14:22 Surdulli: 12 lokacione u bastisën në Karaçevë, bastisje pati edhe në Prishtinë Majori i Policisë së Kosovës, Zejnullah Surdulli, ka thënë se nga operacioni policor i mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, janë kontrolluar 12 loka…

Pensionistët do të njoftohen në tetor nëse do t’u duhet të paraqiten për konfirmim

Për shkak të gjendjes pandemike në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kishte shtyrë afatin deri më 30 shtator për pensionistët që të paraqiteshin në Zyrën e Pensioneve. Izet Shala nga kjo ministri ka thënë se në fillim të muajit të ardhshëm do të nxirret një vendim i ri për pensionistët, bazuar edhe nga situata me COVID-19. “Në fillim të muajit të ardhshëm do të kuptohet me një vendim tjetër nëse pensionistëve do t’u duhet të paraqiten. Por, pensionistët nuk kanë qenë të detyruar as tash të paraqiten në Zyrë, por kur kanë pasur mundësi të lajmërohen. Nuk janë suspenduar nga pagesa për shkak të moslajmërimit. Për veprime të mëtutjeshme, ne do të dalim me vendim në fillim të muajit tetor”, ka thënë ai. Sipas një njoftimi të MPMS-së në qershor, pensionistët nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve deri në kalimin e situatës pandemike, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Shala ka thënë se kjo do të bëhet e qartë në fillim të tetorit…

MSH-ja shqyrton zbutjen e masave

Përderisa shumë shtete evropiane kanë filluar të aplikojnë masën e izolimit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Kosova po e shqyrton mundësinë e heqjes apo lirimit të masave kundër Covid-19. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se pas analizimit të situatës do të dalin me një qëndrim. Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë, duke shtuar që janë në kontakt me OBSH-në lidhur me sigurimin e vaksinës. E gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, 1 rast nga Spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID. Gjatë së dielës, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 61 raste, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në mbi 15 mijë, nga mbi 62 mijë mostra të marra. Edhe në 24 orët e fundit më së shumti raste pozitive u regjistruan në Prishtinë. Gjithsej 19. Pastaj në Vushtrri…

Emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se për administratën e Donald Trumpit është top-prioritet implementimi i marrëveshjes së arritur në Washington më 4 shtator 2020.

Richard Grenell i është përgjigjur në Twitter ambasadores së Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku. Çitaku kishte përshëndetur vizitën që do ta bëjë delegacioni i SHBA-së në Kosovë. Delegacioni do të arrijë në Prishtinë nesër. “Implementimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!” – ka shkruar Richard Grenell në Twitter.

AKADEMIK DIBRAN FYLLI,RiBOTOI LIBRIN MONOGRAFIK HASAN PRISHTINA STËRNIP I ABDULLAH VELiQIT, SHB ''PROKULT'' PRISHTINË, 2020

Image
FLORI BRUQI: 

Hasan 


Prishtina tha:Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona Hasan Prishtina (lindi më 1873, Vushtrri - 14 gusht 1933, Selanik), deputet[1], aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane). Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.


Më 1771, një plak me emrin Haxhi Ali Berisha, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri.

 Ishte Ali Berisha nga Polanci i Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familje që vdiq dhe u varros në Polac. Haxhi Ali Berisha kishte me vete edhe të tre djemtë: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin.


Mehmeti la pas vetes Sylejman agën, i cili më 1898 arriti të fitojë titullin pashë. Mamuti la një djalë, Zejnullah bej Vuçitërnën. Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin.

I ati, Ahmeti, në ortakëri me Ismail …

Letra prekëse: Thuaj motrës time që të mos trembet, mami, thuaj babit që të jetë i fortë

Image
“Mami, Une dola me miqte. Shkova ne nje feste dhe m’u kujtua ajo qe me kishe thene: te mos pija alkool. Me kerkove te mos pija per arsye se do ti jepja makines, keshtu piva nje Sprite. U ndjeva krenare për veten time, edhe pse degjova menyren sesi , embelsisht, me sygjorove te mos pija alkol nese do ti jepja makines, e kunderta e asaj qe me thonin disa miq. Bera nje zgjedhje te mencur dhe keshilla jote ishte e drejte. Kur festa mbaroj, njerezit filluan te ngisnin makinen pa qene ne gjendje per ta bere. Une mora makinen time me sigurine qe isha esull. Mami, nuk mund te imagjinoja ate qe me priste… Dicka e papritur. Tani jam ketu e shtrire mbi asfalt dhe degjoj nje polic qe thote: “djali qe kishte provokuar aksidentin ishte i dehur”. Mami, zeri i tij degjohej aq larg… Gjaku im ishte derdhur kudo, dhe po perpiqem me te gjitha forcat, qe te mos qaj. Mund te degjoj mjeket qe thone: “Kjo vajze nuk do t’ia dale”. Jam e sigurte qe djali qe ngiste makinen nuk e imagjinonte ate qe do kishte shk…

Guxim i jashtëzakonshëm”, Trump flet për marrëveshjen Abdullah Hoti- Aleksandër Vuçiç: E bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt ?

Image
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve, tha Trump, transmeton Departamenti amerikan i Shtetit në llogarinë e tij në Instagram.Trump citohet të ketë thënë se “guximi i jashtëzakonshëm” i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe “për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”.“Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.Hoti dhe Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet …

Disa libra psikologjik që mund të ndryshojnë jetën tuaj

Psikologjia motivuese dhe librat për zhvillim personal jane padyshim terapia më e mirë, formimi, investimi, trajnimi, ushqimi më i mirë për mendjen tonë.Në këto ditë ku çdo gjë ecën kaq shpejt, sa ne nuk dimë të menaxhojmë më kohën , se ajo duket se po shkurtohet. Në këto ditë ku ne kemi shumë “angazhime” për të bërë, kemi harruar diçka të rëndësishme, të angazhohemi ndaj vetvetes! Hiqni dorë nga jeta e zakonshme dhe monotone. Por lexoni dhe motivohuni!Për këto arsye, librat e mëposhtëm janë ndër librat më të preferuar të psikologjisë:1. Duke gdhendur shkretëtirat: Kërkimi i besimit të vërtetë dhe guximi për të qëndruar i vetëmNjë libër i ri në kohë dhe i rëndësishëm që sfidon gjithçka që ne mendojmë se dimë për kultivimin e përkatësisë së vërtetë në komunitetet, organizatat dhe kulturën tonë. Brown argumenton se ne po përjetojmë një krizë shpirtërore të shkëputjes dhe prezanton katër praktika të përkatësisë së vërtetë që sfidojnë gjithçka që besonim deri tani për veten dhe njëri-tjet…

SI TË HUMBNI LEHTË 27 KG NGA SHTËPIA [recetë e hollësishme]

Image
Jeni lodhur dhe ju ka ardhë në majë të hundës pesha e tepërt? Pa sukses në humbjen e peshës? Apo rifitoni kile pasi t’i keni humbur? Dëshironi të vishni fustanin tuaj të preferuar, por nuk ju vjen? Dhe blerja e rrobave të bukura është një problem i madh? “Unë u jam mirënjohëse të gjithë atyre që më quajtën të trashë dhe më poshtëruan. Nëse nuk do të kishte qenë për ta, unë do të isha ende një trashanike!”, thotë Nina, e cila humbi gati 27 kg. Në rrugëtimin e saj për trup të bukur, ajo provoi dieta të shumta, por metoda më e thjeshtë doli më e efektshmja. Nina i tregoi me hollësi të gjitha për këtë metodë e cila gjithashtu parandalon rifitimin e peshës. Këtu është historia e saj tërheqëse...Unë kurrë nuk kam qenë e hollë dhe pesha e tepërt nuk më dha vetëbesim. Por kur takova burrin tim të ardhshëm Markun, pashë veten për ‘herë të parë’ - dukesha tamam si një derr.Kur takova burrin tim të ardhshëm Markun, pashë veten për ‘herë të parë’ - dukesha tamam si një derr.Kam qenë në një lidhje …