Efektet E Demshme Te Kafeines

 


Kafeina gjendet natyrshem ne me shume se 60 bime duke perfshire fasulet e kafes, caji, arrat kola, mbeshtjelljet e kakaos qe perdoren per te krijuar produktet e cokollatave. 

Kafeina e prodhuar nga njeriu shpesh eshte e shtuar ne ushqime, pije dhe ilace.

Kafeina eshte droga psikosomatike me e konsumuar.

Ndryshe nga drogerat e tjera psikosomatike eshte e ligjshme ne pothuajse te gjitha pjeset e botes.

Kur konsumohet, kafeina ndryshon menyren sesi trupi dhe truri juaj punon, gjithashtu ndryshon menyren sesi ndjehesh dhe sillesh.

Efekti kryesor i kafeines ne trupin tend eshte te beje ty te ndjrheshsh me vigjilent dhe te kesh me shume energji, por mund te shkaktoje edhe probleme:

  • E ben te veshtire qe te biesh ne gjume ose te besh nje gjume te mire.
  • E ben zemren te rrehe me shpejt.
  • Kafeina shkakton mostretjen.
  • Kur ti konsumon produkte qe permbajne kafeine me stomakun bosh ti mund te kesh shqetesime ne stomak.
  • Kafeina eshte nje droge dhe krijon varesi. Ndonjehere kur konsumon kafe cdo dite dhe nje dite nuk konsumon atehere mund te ndjehesh shume i lodhur ose mund te kesh dhimbje koke.

Personat qe kane probleme me zemren nuk duhet te konsumojne produkte me kafeine per shkak se zemra e tyre fillon te punoje shume shpejt.

Gjithashtu personat me crregullime te ankthit dhe sulme te panikut mund te gjejne se kafeina i perkeqeson gjerat.

Kafeina be qe trupi juaj te humbe me shume uje.

Kafja dhe veshkat

Trupi personave qe konsumojne shume kafe mund ta kete te veshtire te marre mineralet.

Arsyeja eshte qe kafja ndikon ne thithjen e hekurit ne stomak.

Gjithashtu ndikon ne aftesite e veshkes per te mbajtur kalciumin, zinkun, dhe magnezin.

Te gjitha keto minerale jane esenciale, por mungesa e magnezit eshte dicka shqetesuese. 

Cdo njeri eshte ndryshe.

Dikush mund te pije 3 ose me shume filxhane kafe ne dite dhe nuk ka probleme. Ndersa, disa persona mund te jene me te ndjeshem ndaj kafeines dhe mund te kene probleme.

Duhet te kuptosh limitet e tua ne menyre qe te mos shkaktosh probleme me shendetin.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit