"Kura e Shopenhauerit"

 "Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Kura e Shopenhauerit, Irvin D. Yalom

Xhulius Hertzfeldi, një psikoterapist i njohur, zbulon se i ka mbetur pak a shumë një vit jetë. Ai vendos që ta shfrytëzojë kohën e mbetur në mënyrën më të mirë, duke bërë atë që ai dëshiron më tepër: punën si terapist.

Filip Sleiti është ish – pacient i Xhuliusit. Ai është mbështetës i Shopenhauerit dhe aspiron të bëhet këshillues filozofik. Çuditërisht, ata kanë nevojë për njëri – tjetrin. Xhuliusi ka nevojë për Filipin si një objektiv për aftësitë e tij "të maturuara" terapeutike, pacienti që ai nuk ishte në gjendje ta ndihmonte.

Filipit i duhet Xhuliusi për miratimin e hapave të tij si këshillues filozofik.Dhe Filipi i bashkohet terapisë në grup të Xhuliusit, por, gjithsesi, ngulmon se gjithçka për të cilën kanë nevojë anëtarët e grupit është filozofia e Shopenhauerit, tejet pesimiste dhe idhnake. Pra, nëpërmjet Filipit dhe Xhuliusit, romani ngre një ballafaqim të pamundur, por të besueshëm: ballafaqimin e Shopenhauerit (Filipi), që vjen në terapi grupi, me Jalomin (Xhuliusi).

"Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit