Libra psikonalitikë

 “Brandwashed” nga Martin Lindstrom

Martin Lindstrom eshte nje ekspert reklamimi. Ai keshillon kompani te Fortune 100 qe nga Coca-cola tek Red Bull.

Ne librin e tij, Martin ndan disa teknika interesante qe kompanite perdorin per te na bere te blejme me shume.

Disa nga ato jane:

Paniku dhe Paranoja – Si e perdorin friken per te shitur?

Frika eshte “shoku” yt i vjeter sepse te ndihmon te jesh i sigurte. Por ne kete rast, frika mund te jete duke te shtyre te blesh me shume se cke nevoje.

Presioni i shokeve -Reklamuesit e dine rregullin: “Njerezit duan ate qe te tjeret duan”

Nostalgjia – Lidhja e produktit me ndjenjen e nostalgjise eshte nje taktike shume e fuqishme.

Fundi i privatesise – Kompanite dine me shume per ty sesa ti mendon. Ata perdorin te dhena per te influencuar vendimet e tua te blerjes.

Muzika ne sfond qe degjon ne supermarkete.

 “Cfare po thote gjithkush?” nga Joe Navarro

Si te lexosh gjuhen e trupit?

Joe Navarro eshte nje ish agjent i FBI dhe ne kete liber ai shpjegon si te lexosh njerezit.

Ai gjithashtu jep shume shembuj nga karriera e tij.

Kush mund ti lexoje njerezit me mire sesa nje agjent i FBI?

 “Miti i Karizmes” nga Olivia Cabane

Shume njerez mendojne se karizma eshte nje aftesi e lindur. Epo kjo nuk eshte e vertete.

Olivia Cabane zbulon psikologjine pas karizmes. Dhe jep shume keshilla praktike qe te behesh nje person shume karizmatik.

 “Personaliteti Karizmatik” nga Len Oakes

Ka shume libra qe te mesojne karizmen por ky liber ofron nje prespektive tjeter.

Ky liber fokusohet ne femijerine e disa nga lidereve me karizmatik te historise dhe sesi femijeria e tyre ka ndikuar ne sjelljen e tyre kur u rriten.

“7 Zakonet e Njerezve Efektive” nga Stephen Covey

Stephen Covey tregon 7 zakone qe do e bejne dike te jete me efektiv si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

7 Zakonet jane:

1. Ji Proaktiv

2. Fillo me fundin ne mendje – Do te thote te fillosh me nje ide te qarte se cili do jete destinacioni yt. Te dish ku po shkon do te ndihmoje te marresh hapat e duhur per te shkuar atje.

3. Meso sesi te menaxhosh kohen.

4. Mendo fito-fito – Ne cdo nderveprim njerezor duhet te kerkosh situata ku secili prej jush fiton dicka. Ti nuk duhet te kerkosh suksesin ne kurriz te tjereve.

5. Kupto, pastaj kerko te kuptohesh.

6. Bashko te gjithe zakonet se bashku.

7. Ruaj dhe rrit asetin me te rendesishem qe ke.

Zakoni qe me beri me shume pershtypje eshte ai i te qenit proaktiv.

Mesova qe sado e veshtire te jete situata, une kam nje zgjedhje- Ta lejoj situaten te me lendoje ose te ndryshoj pergjigjen ndaj saj. Te mos fokusohem ne ate qe skam ne dore por ne ate qe mundem.

Po ashtu u inspirova nga historia e Viktor Frank.

Dhe kjo na con ne librin tjeter…

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit