2020-11-30

Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik”, temë diskutimi kritika letrare si dhe përurimi i librave nga LSHK.

PRISHTINË .30 NËNTOR 2020. Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "PJETëR bOGDANI"PRISHTINë, është mbajtur Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik”, ku temë diskutimi ishte kritika letrare, raporton aGJENCIONI fLORIPRESS. PROF.DR. Shyqri Galica, kRYETAR i LSHK-së , me një fjalë rasti ka përshëndetur dhe ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.“’Drini Poetik’ edhe këtë herë do të përmbajë linja kryesore të projektit duke përjashtuar mundësinë e aktiviteteve në Prizren dhe në Kukës, pra pas pak do të fillojmë me sesionin letrar, kritika letrare dhe botimet aktuale, pastaj me letrën e hapur përurohen disa botime të krijuesve tanë dhe do të paraqitën disa anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe mysafirë që na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë manifestim”. pROG.DR.sHYQRI GALICA është shprehur poashtu se kritika letrare vjen pas veprës së botuar për të cilën ka nevojë autori, por ndihmohet edhe lexuesi.“Tani siç dihet objekti i kritikës letrare në një vepër të botuar është kritika e stilistikës e lidhur ngusht me stilin dhe stilistikën. Kritika stilistike mbështetet në elemente stilistike të veprës letrare ndërsa kritika estetike veprën letrare e studion vetëm në aspektin estetik. Kritika letrare vjen pas veprës së botuar për të cilën ka nevojë autori por ndihmohet dhe lexuesi. Jo një mësues letërsie as poeti, prozatori apo dramaturgu sa do të përgatitur profesionalisht qofshin nuk janë në nivelin e kërkuar që të merren me zhvillimin e kritikës letrare”.Ai ka konsideruar se kritikës letrare i duhet vetëm specialisti i ashtuquajtur kritik letërsie, raporton EO.“Kësaj fushe i duhet vetëm specialisti i ashtuquajtur kritik letërsie. Them kështu sepse kritika letrare zhvillohet në bazat e përshtypjeve individuale të veprës së lexuar dhe mbresave të cilat i transmeton vepra letrare. Si degë e veçantë e shkencës së letërsisë ajo ka për detyrë të vlerësoj mënyrën e veprës letrare dhe të tregoj se ç’rëndësi ka vepra në çastin kur ajo botohet e publikohet. Tashmë pasuria jonë letrare është letërsia shqipe që botohet në Republikën e Kosovës, Shqipërisë. Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, letërsia e Arbëreshe por edhe ajo e diasporës”.Kurse Naxhije Kastrati, kritike letrare, tha se kjo degë letrare ka për detyrë të të shpjegoj atë që është më e fshehtë dhe e ndërlikuar në veprën letrare, raporton EO.“Kritika letrare është degë e shkencës së letërsisë e cila merret me vlerësimin dhe gjykimin e vlerave letrare midis veprës letrare dhe lexuesit. Kritika letrare si degë e veçantë e shkencës së letërsisë ka për detyrë të vlerësoj veprën letrare dhe të reagojë se ç’rëndësi ka në çastin kur ajo botohet. Detyra e kritikës letrare është të shpjegoj atë që është më e fshehtë dhe e ndërlikuar në veprën letrare. Kritika duhet të tregoj se ç’risi parqet publikimi i një vepre në kohën kur është shfaqur e ç’ndikim ka pasur ajo në zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë”, ka thënë ajo. Sot u përuuruan edhe disa Libra. Për LIbrin " Leksikon i enciklopedisë" foli akademik Dibran Fylli i cili në mes tjerash tha:Vëllimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka munguar prej kohesh.Pak fjalë për Akademinë Shqiptare Amerikane. 28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në New York. Themelues të Akademisë janë: Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj. Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja, Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre se janë shqiptarë.Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e deri më sot.Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës. Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore. Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar t’i thellojnë dijet. Kjo Enciklopedi është hartuar në atë mënyrë, që edhe lexuesit e zakonshëm, por edhe studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. Në këtë botim janë përfshirë një numri të konsiderueshëm autorësh, të cilët kanë sjellë kontribute të rëndësishme në të gjitha fushat e dijes, duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi, teknologjisë, jurispondencës e në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore. Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike, që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.Leksikoni Enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në gjithë dimensionin e saj historik, nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Prandaj, mund të themi se kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar.Në këtë Leksikon Enciklopedik do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë, biznesit, gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti. Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike. Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen 352 autorë të trojeve shqiptare dhe diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore.Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janëngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror. Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve, lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht bibliotekave dhe librarive.Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në diasporë, tha Akademik Dibran Fylli.Ndërsa për librin :Për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës kanë shkruar shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë. Kontributin më të madh prej të gjithëve e ka dhënë Dibran Fylli, ngase ai më fakte shkencore e ndriçojë veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar, Hasan Prishtina.Në fokus të librit Fylli e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar. Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit nuk është rrekë sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës, ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë në këtë libër. Ideja e autorit Dibran Fylli për të ribotuar për herë të tretë librin e përmasave të tilla i ka lindur qysh moti dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve mbi 30-të vjetë. Vepra e autorit Dibran Fylli (ribotimi III) ka zgjuar interes të veçantë, për hartimin e librit studimorë për intelektualin dhe luftëtarin e denjë të kohës, Heroin kombëtar Hasan Prishtina. Autori ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor, dokumentet arkivore pranë Arkivit të Vjenës dhe Gjenevës, Institutit të Historisë në Tiranë, Arkivit ë Kosovës si dhe arkivit personal të studiuesit tonë kosovar Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami, Ph.D., si dhe literaturë shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës.Krahas pjesës hyrëse ka edhe vështrime të shkurtra rreth disa mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për Hasan Prishtinën, që veçohen nga autori Dibran Fylli. Studimi i Dibran Fyllit, Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit, mbështetët në një kompozicion funksional dhe eksplikativsht të ndërtuar në çdo aspekt drejtë, sepse me lehtësi kuptohet, se Akademik Dibrani është mjeshtër i shtjellimit të veprave të mëdha, që kanë peshë specifike në rrjedhat e historisë. Ta fitosh këtë nivel të diturisë është punë shumë e vështirë, por që të plason para publikut lexues me faqe të bardhë. E kur t`i shtohet këtij konstatimi edhe stili aq narrativ dhe i lehtë historik, në vetën e parë njëjës, kuptimi i realitetit në studimin e Dibranit, është dyfish më edukativo-arsimor, më kultivues i kulturës, jo përmbi klasën dhe mbi njeriun, por për publikun dhe thjeshtësinë e njeriut kreativ dhe civilizues. E deri te ky nivel socio historik shkencor, autori ka ardhur duke përdorë dokumente (argumente), sepse historia pa argumente është si bari pa lagështi. E kur jemi te ky nivel i prezantimit lehtë është për ta gjetur argumentin (Heuristika si shkencë ndihmëse e historisë, për mënyrën e zbulimit të fakteve), por është vështirë për ta plasuar argumentin dhe atë rrafsh, si të plasuar nuk ka askush të drejtë të përshtatë, të shartojë, sepse kohës dhe individit, shoqërisë i sjellë dilema, i faturon faje, nëse e shtrembëron realitetin. E kur ke punë me Hasan Prishtinë, ke punë me zërin e Kombit dhe të Zotit.Dibran Fylli me një gjuhë që kuptohet shumë lehtë, nga çdo kategori lexuesish, me një eksplikacion shtrues e plason Hasanin para lexuesve si një figurë që shkëlqen në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, që mbjellë frikë në çdo zyre të krajlive, të fqinjëve dhe më gjerë, sepse ishte nga një trevë që kurrë nuk është dorëzuar para asnjë okupatori dhe atë edukatë e ka shpërndarë edhe te kombet tjera. Nëse shkruan për Hasan Prishtinën, duke u pasuruar me dokumente, qofshin ato për apo kundër tij, aty fiton bindjen se prej tij mëson filozofi urtie. Së këndejmi, për dallim nga BIOGRAFITË tjera, ku ka edhe skajshmëri politike, dhe dështime shkencore, zakonisht të padokumentuara, Dibran Fylli, si shkrimtar që e njeh “fijet e holla” të etnopsikologjisë popullore,ka dëshmuar se edhe politika mund të humanizohet, nëse i qasësh me urti gnosologjike dhe dashuri objektive, sepse ke kënd ta nderosh si persoanlitet emblematik.Në librin studimor etnografik dhe sociokulturor dhe politiko-historik Dibran Fyllit, HasanPrishtina, stërnip I Abdullah Veliqit, mësojmë risi të detalit dhe të tërësisë, që rrëfejnë në veten e parë shumës, sepse Hasani (për këtë shkruan Dibrani) duhet të bëhet Abetare e popullit: i pa shibla, luftëtar, i thjesht, e i paepur, trim dhe liberator kryengritës dhe ideator shteti për krijimin eshtetit shqiptar, por i ndjekur dhe i sharë e urrejtur deri në vdekje, pasi që AI do të luftojë deri në vdekje, për një kauzë të drejtë. E atë kauzë Dibran Fylli e kupton si një ujë që rrjedh prej kroit nëgojë të barinjve arbëror, të cilët Hasani i ngritë në luftëtarë më 1910, më 1912, më 1915, më 1919- deri në vdekje, të gjithë në kryetrima nga Kulina e në Crarralevë, nga Kaçaniku e në Shkup, nga Shkupi e deri në Junik e Drenicë, por kurrë nuk mendoi që të krijojë liri për shqiptarëe robëri për të tjerët. JO, Hasani lirinë sipas fakteve të Dibran Fyllit e kupton si mall i përbërë nga ajri, i cili i ushqen të gjitha gjallesat- njësoj, sa kanë nevojë, aq ka leje të konsumojë, por pa e dëmtuar tjetrin që nuk është as i kombit, as i religjionit e as i racës së Hasanit legjendar, si soj i arbërit të moçëm.Guximi i Dibran Fyllit, që të shkruaj edhe ky monografi për Hasanin kuptohet se ky shkrimtar artist, do të na thotë diçka më tepër se të tjerët, sepse dinë të bëjë film për dallim prej autorëve tjerë, sepse është shkrimtar e shkrimtari hynë më thellë në limfatë e kombit se sa çdo historian. E filmi dhe romani historik, ka një botë tjetër që peshon në argumente, peshon në libra të shkruara, por Dibrani është me dituri që dinë të bëjë edhe libër historik, si në rastin konkret, por dinë të bëjë edhe film dhe dramë që pasqyrojnë imtësitë e jetës në çdo grimcë të saj. Të dy obligimet regjisori Dibran Fylli i kryen në të njëjtën kohë, sepse publikimi i këtij libri shoqërohetedhe me një DVD-film dokumentar, që kurdoherë mund të lexohet Hasani si në pasqyrë, madje duke dëgjuar edhe nëse je i verbër.Lidhur me këtë Dibran Fylli e studion Hasanin edhe në fushën e ndikimit ontologjik dhe etnologjik, madje historiko civilizues në stilin e filozofisë racionaliste (Mendoi pra jam!) për të nxjerr prej veprës së Hasanit një aksiomë jetësore dhe politike kombëtare tjetër, sepse Hasani në politikën shqiptare është si Hegeli në filozofinë botërore, por shumë më të thellë dhe më revolucionar, sepse zbulohet me lufta dhe argumente duke pohuar: Mendoi, flas, punoi, pra jam këtu shqiptar me tapi.Libri i Dibran Fyllit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit” (2020) është ndriçim i jetës dhe i veprës së Heroit dhe intelektualit Hasan Prishtina, tha mes tjerash Flori Bruqi. Floripress.

2020-11-24

“Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”, Prishtinë, 2020

Shkruan : Akademik Flori Bruqi,Ph.D HASAN PRISHTINA, Dibran Fylli, “Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”, Prishtinë, 2020 Për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës kanë shkruar shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë. Kontributin më të madh prej të gjithëve e ka dhënë Dibran Fylli, ngase ai më fakte shkencore e ndriçojë veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar, Hasan Prishtina. Në fokus të librit Fylli e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar. Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit nuk është rrekë sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës, ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë në këtë libër. Ideja e autorit Dibran Fylli për të ribotuar për herë të tretë librin e përmasave të tilla i ka lindur qysh moti dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve mbi 30-të vjetë. Vepra e autorit Dibran Fylli (ribotimi III) ka zgjuar interes të veçantë, për hartimin e librit studimorë për intelektualin dhe luftëtarin e denjë të kohës, Heroin kombëtar Hasan Prishtina. Autori ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor, dokumentet arkivore pranë Arkivit të Vjenës dhe Gjenevës, Institutit të Historisë në Tiranë, Arkivit ë Kosovës si dhe arkivit personal të studiuesit tonë kosovar Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami, Ph.D., si dhe literaturë shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës. Krahas pjesës hyrëse ka edhe vështrime të shkurtra rreth disa mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për Hasan Prishtinën, që veçohen nga autori Dibran Fylli. Studimi i Dibran Fyllit, Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit, mbështetët në një kompozicion funksional dhe eksplikativsht të ndërtuar në çdo aspekt drejtë, sepse me lehtësi kuptohet, se Akademik Dibrani është mjeshtër i shtjellimit të veprave të mëdha, që kanë peshë specifike në rrjedhat e historisë. Ta fitosh këtë nivel të diturisë është punë shumë e vështirë, por që të plason para publikut lexues me faqe të bardhë. E kur t`i shtohet këtij konstatimi edhe stili aq narrativ dhe i lehtë historik, në vetën e parë njëjës, kuptimi i realitetit në studimin e Dibranit, është dyfish më edukativo-arsimor, më kultivues i kulturës, jo përmbi klasën dhe mbi njeriun, por për publikun dhe thjeshtësinë e njeriut kreativ dhe civilizues. E deri te ky nivel socio historik shkencor, autori ka ardhur duke përdorë dokumente (argumente), sepse historia pa argumente është si bari pa lagështi. E kur jemi te ky nivel i prezantimit lehtë është për ta gjetur argumentin (Heuristika si shkencë ndihmëse e historisë, për mënyrën e zbulimit të fakteve), por është vështirë për ta plasuar argumentin dhe atë rrafsh, si të plasuar nuk ka askush të drejtë të përshtatë, të shartojë, sepse kohës dhe individit, shoqërisë i sjellë dilema, i faturon faje, nëse e shtrembëron realitetin. E kur ke punë me Hasan Prishtinë, ke punë me zërin e Kombit dhe të Zotit. Dibran Fylli me një gjuhë që kuptohet shumë lehtë, nga çdo kategori lexuesish, me një eksplikacion shtrues e plason Hasanin para lexuesve si një figurë që shkëlqen në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, që mbjellë frikë në çdo zyre të krajlive, të fqinjëve dhe më gjerë, sepse ishte nga një trevë që kurrë nuk është dorëzuar para asnjë okupatori dhe atë edukatë e ka shpërndarë edhe te kombet tjera. Nëse shkruan për Hasan Prishtinën, duke u pasuruar me dokumente, qofshin ato për apo kundër tij, aty fiton bindjen se prej tij mëson filozofi urtie. Së këndejmi, për dallim nga BIOGRAFITË tjera, ku ka edhe skajshmëri politike, dhe dështime shkencore, zakonisht të padokumentuara, Dibran Fylli, si shkrimtar që e njeh “fijet e holla” të etnopsikologjisë popullore, ka dëshmuar se edhe politika mund të humanizohet, nëse i qasësh me urti gnosologjike dhe dashuri objektive, sepse ke kënd ta nderosh si persoanlitet emblematik. Në librin studimor etnografik dhe sociokulturor dhe politiko-historik Dibran Fyllit, Hasan Prishtina, stërnip I Abdullah Veliqit, mësojmë risi të detalit dhe të tërësisë, që rrëfejnë në veten e parë shumës, sepse Hasani (për këtë shkruan Dibrani) duhet të bëhet Abetare e popullit: i pa shibla, luftëtar, i thjesht, e i paepur, trim dhe liberator kryengritës dhe ideator shteti për krijimin e shtetit shqiptar, por i ndjekur dhe i sharë e urrejtur deri në vdekje, pasi që AI do të luftojë deri në vdekje, për një kauzë të drejtë. E atë kauzë Dibran Fylli e kupton si një ujë që rrjedh prej kroit në gojë të barinjve arbëror, të cilët Hasani i ngritë në luftëtarë më 1910, më 1912, më 1915, më 1919- deri në vdekje, të gjithë në kryetrima nga Kulina e në Crarralevë, nga Kaçaniku e në Shkup, nga Shkupi e deri në Junik e Drenicë, por kurrë nuk mendoi që të krijojë liri për shqiptarë e robëri për të tjerët. JO, Hasani lirinë sipas fakteve të Dibran Fyllit e kupton si mall i përbërë nga ajri, i cili i ushqen të gjitha gjallesat- njësoj, sa kanë nevojë, aq ka leje të konsumojë, por pa e dëmtuar tjetrin që nuk është as i kombit, as i religjionit e as i racës së Hasanit legjendar, si soj i arbërit të moçëm. Guximi i Dibran Fyllit, që të shkruaj edhe ky monografi për Hasanin kuptohet se ky shkrimtar artist, do të na thotë diçka më tepër se të tjerët, sepse dinë të bëjë film për dallim prej autorëve tjerë, sepse është shkrimtar e shkrimtari hynë më thellë në limfatë e kombit se sa çdo historian. E filmi dhe romani historik, ka një botë tjetër që peshon në argumente, peshon në libra të shkruara, por Dibrani është me dituri që dinë të bëjë edhe libër historik, si në rastin konkret, por dinë të bëjë edhe film dhe dramë që pasqyrojnë imtësitë e jetës në çdo grimcë të saj. Të dy obligimet regjisori Dibran Fylli i kryen në të njëjtën kohë, sepse publikimi i këtij libri shoqërohet edhe me një DVD-film dokumentar, që kurdoherë mund të lexohet Hasani si në pasqyrë, madje duke dëgjuar edhe nëse je i verbër. Lidhur me këtë Dibran Fylli e studion Hasanin edhe në fushën e ndikimit ontologjik dhe etnologjik, madje historiko civilizues në stilin e filozofisë racionaliste (Mendoi pra jam!) për të nxjerr prej veprës së Hasanit një aksiomë jetësore dhe politike kombëtare tjetër, sepse Hasani në politikën shqiptare është si Hegeli në filozofinë botërore, por shumë më të thellë dhe më revolucionar, sepse zbulohet me lufta dhe argumente duke pohuar: Mendoi, flas, punoi, pra jam këtu shqiptar me tapi. Libri i Dibran Fyllit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit” (2020) është ndriçim i jetës dhe i veprës së Heroit dhe intelektualit Hasan Prishtina. PRISHTINË,24.11.2020.

2020-11-20

AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP

AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP 03 korrik, 2020 | Nr. 025/’20 Dt. 01.07.2020 New York – Prishtinë LETËR PUBLIKE Drejtuar: -Kryetarit të Gjykatës Speciale në Hagë -Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së -Këshillit të Evropës Me publikimin e aktakuzave të para nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në New York, Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke u bazuar në aktet dhe normat juridike, të studiuara nga anëtarë të Akademisë, ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare kemi gjetur shkelje në përmbajtjen e “aktakuzës” dhe për vet faktin se në aktakuzën e publikuar nga Zyra e Prokurorisë të Dhomave Speciale, përveç shkeljeve ligjore, në të shkruhet termi “vrasje joligjore” dhe kjo na jep të kuptojmë se, sipas kësaj Prokurorie po ekzistuakan “vrasje ligjore”, dhe kështu; vrasjet që i ka bërë ushtria, policia e formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civil në Kosovë 1998/1999 na qenkan “vrasje ligjore”, këtë duhet ta sqarojnë Prokuroria dhe Gjykata speciale! Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjë në punën e drejtësisë, por jemi të sigurtë se duhet dhe është e ligjshme që nga të gjitha dokumentet, aktakuzat e aktet tjera juridike të hiqet termi “krimet e pretenduara të UÇK-së”. Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë për vetëmbrojtje, luftë çlirimtare, prandaj çdo kush që thotë se në Gjykatën Speciale do të pastrohet lufta e UÇK-së nuk qëndron, kjo është qesharake dhe e padrejtë, sepse diçka që është e drejtë, është edhe e pastër, në të kundërtën nuk do të intervenonte NATO, për ta ndihmuar UÇK-në dhe për ta shpëtuar popullin shqiptarë nga gjenocidi serb. (vrasje, ekzekutime, përdhunime, masakra, djegie, shkatërrime, dëbime...) Nëse me vëmendje e shikoni, lexoni dhe analizoni raportin e ICMP-së, do të bindeni se kush ishte agresori e kush viktima, atëherë edhe mund të gjykoni drejtë edhe do ta veni drejtësinë në vend, por jo, dhe në asnjë mënyrë nga raporti i Dick Marty, kryekëput i bazuar në dëshmi të fabrikuara nga agjencitë serbo-ruse, të cilat le që nuk janë të vërteta por janë qesharake dhe të pamundura për situatën për të cilën flet raporti i tij... Në vazhdim po ua përshkruajmë një pjesë të raportit të antropologut të lartë të ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner: Në Raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë. Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr. Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar te 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës. Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, por vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione, ku janë bërë këto zhvarrime. Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si; BA1, BA2, deri në BA8. Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma të plota. Serbia nuk ka qenë aq humane që t'i dërgojë viktimat për pushkatim e më pas të përkujdesej për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt. Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë. Dhe në vazhdim fakte për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë, të vërtetuara nga Organizatat ndërkombëtare: -Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589 -Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358 -Zyra të vendit: 71 -Shtëpi kulture: 30 -Biblioteka publike dhe shkollore: 93 -Objekte shëndetësore: 123 -Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215 -Kisha katolike: 5 -Objekte ndihmëse - përcjellëse: 88.101. Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 - qershor 1999: -Të vrarë: 13.500 viktima nga Kosova, -1.392 fëmijë deri në 18 vjeç. -296 fëmijë deri në 5 vjeç. -1.739 femra -1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare. -1.450 banorë ende janë të pagjetur. -Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte: -443.300 ishin vendosur në Shqipëri; -247.800 në Maqedoni, -69.300 në Mal të Zi; -21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë: -13.639 në Gjermani, -7.581 në Turqi, -5.829 në Itali, -5.730 në SHBA, pastaj edhe në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës... Letra publike është e vërtetuar nga persona të poshtëshënuar, anëtarë të rregullt të AAAS, të cilët marrin përsipër vërtetësinë e saj: 1. Akademik Prof. dr. Flori Bruqi, Ph.D, Drejtor për marrëdhënie me publikun, 2. Akademik Prof. Dibran Fylli, regjisor, anëtar i Senatit të AAAS (Kosovë), 3. Akademik Prof. dr. Skënder Kodra, Ph.D, Kryetar i AAAS (New York, USA), 4. Akademik Prof. dr. Naim Kelmendi, Ph.D (Prishtinë, Kosovë), 5. Akademik Prof.dr. Abdullah Mehmeti (Shkup, Maqedoni e Veriut), 6. Akademik Mr. Asllan Krasniqi, fotograf (Bruksel, Belgjikë), 7. Akademik Prof. dr. Eshref Ymeri. Ph.D, (Tiranë, Albania), 8. Akademik Prof. Vilheme Vrana Vranari (Vlorë, Albania) 9. Akademik Prof. dr. Sci. Zef Pergega (Detroid, USA) 10. Akademik Prod. dr. Hakif Bajrami, Ph.D (Prishtinë, Kosovë), 11. Akademik Mr. Sci. Prof. Jahja Lluka (Prishtinë, Kosovë), 12. Akademik Prof. dr. Nijazi Halili (Ferizaj, Kosovë), 13. Akademik Prof. Asllan Qyqalla (Prishtinë, Kosovë), 14. Akademik Prof. dr. Arjan Hamiti, Ph.D. (Tiranë, Albania), 15. Akademik Prof. Gjin Kol Musa (Romë, Itali), 16. Akademik Prof. dr. Sci. Zef Mulaj (Romë, Itali), 17. Akademik Prof. dr. Sulejman Abazi, Ph.D (Tiranë Albania), 18. Akademik Prof. dr. Mustafë Haziri (Mitrovicë, Kosovë), 19. Akademik Prof. Bedri Tahiri (Vushtrri, Kosovë), 20. Akademik Prof. Migena Arllati (Gjakovë, Kosovë), 21. Akademik Prof. Iljaz Bobaj (Tiranë, Albania), 22. Akademik Prof. dr. Aziz Rexhepi (Ferizaj, Kosovë), 23. Akademik Prof. dr. Rabit Sadiku (Gjilan, Kosovë), 24. Akademik Mr. Sc. Dr. Fahri Dervinja (Prishtinë, Kosovë), 25. Akademik Prof. dr. Hivzi Muharremi (Prishtinë, Kosovë), 26. Akademik Prof. Isuf Bajrami (Gjilan, Kosovë), 27. Akademik Zeqir Bërdynaj (Radavc-Pejë, Kosovë), 28. Akademik Prof. Esat Loshaj (Pejë, Kosovë), 29. Akademik Prof. dr. Basri Lenjani, Ph.D (Prishtinë, Kosovë), 30. Akademik Mr.sci. Lule Alidema, psikologe kimike (Prishtinë, Kosovë), 31. Akademik Dr. spec. Ali Prebreza (Prishtinë, Kosovë), 32. Akademik Prof. Kujtim Mateli (Tiranë, Albania), 33. Akademik Nehat Jahiu (Orizare, Maqedonia e Veriut), 34. Mrs. Rajmonda Maleçka, poete, publiciste (Tiranë, Albania), 35. Prof. Mr. Sci. Fatmir Halimi, poet, shkrimtar, botues (Podujevë, Kosovë), 36. Mrs. Dude Balje, deputete-kryetare për të drejtat e njeriut (Prishtinë, Kosovë), 37. Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati (Prishtinë, Kosovë), 38. Major Krist Gjokaj, (Gjakovë, Kosovë), 39. Mr. Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së (Prishtinë, Kosovë), 40. Gjeneral Nasim Haradinaj, Nënkryetar i OVL-së (Prishtinë, Kosovë), 41. Mr. Emin Lati, Kryetar i OVL-së (Skënderaj, Kosovë), 42. Mr. Hajdin Balaj, Kryetar i OVL-së (Klinë, Kosovë), 43. Mr. Jakup Ismaili, Ek.dip. (Prishtinë, Kosovë), 44. Mr. Dan Kosumi, poet, shkrimtar (Zvicër), 45. Mr. Adnan Dreni, aktivist (Pejë, Kosovë), 46. Prof. Bedri Halimi, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë), 47. Mr. Ali Berisha, poet shkrimtar - LSHK (Gjermani), 48. Mr. Habib Zogaj, gazetar, publicist, poet, shkrimtar (Malishevë, Kosovë), 49. Mr. Zeqir Bekolli, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë), 50. Mr. Xheladin Mjeku, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë), 51. Mr. Shaban Baksi, poet shkrimtar (Prishtinë, Kosovë), 52. Mr. Aziz Salihu, sportist i shekullit (Prishtinë, Kosovë), 53. Mr. Safet Selimi, aktivist (Skënderaj, Kosovë), 54. Mr. Valdet Berisha, shkrimtar, publicist (Klinë, Kosovë), 55. Mr. Qazim Beka, aktivist, këngëtar (Skënderaj, Kosovë), 56. Mr. Selman Qerimi, aktivist (Prishtinë, Kosovë), Në këtë letër publike pro janë deklaruar pesdhjetë e gjashtë (56) veta. Vërtetuan: Akademik Dibran Fylli, regjisor Akademik Prof.dr. Skënder Kodra, Ph.D Akademik Prof.dr. Flori Bruqi, Ph.D

Ish-komandanti i UÇK, Latif Gashi: Basha më arrestoi, ishte me maskë, e njoha! Ishte dhe vajza e Berishës

Rama: Lulëzim dil fol vetë për akuzat që t'i bëjnë dëshmitarët e masakrave në Kosovë! E ke bërë partinë si leckë; Basha: Ti po gënjen, merru me COVID Dokumenti/ Basha, drejtor i Zyrës Biografike Serbe, ku 'kopsiteshin' dosjet e luftëtarëve të UÇK! Vartës Argita Berisha, Aurela e Erion Isufi Lulzim Basha dhe Latif Gashi Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte, tregon pas shumë vitesh procesesh gjyqësore, se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij. INTERVISTA ME ZOTIN LATIF GASHI Latif Gashi: Jam arrestuar më 28 janar 2002 Top Channel: Nga kush jeni arrestuar? Latif Gashi:Jam arrestuar nga forcat e UNMIK-ut, pothuajse të gjitha nacionalitetet, përfshirë edhe ruse. Top Channel: Cila ishte arsyeja e arrestimit? Latif Gashi: Arsyeja e arrestimit ka qenë për krime lufte. Ai ka qenë një standard ndërkombëtar, që u ka qit Kosovës bashkëpunimin me drejtësinë ndërkombëtare. Besoj se ka qenë standard jo i drejtë. Jemi arrestuar më 28 janar 2002. Procesi gjyqësor ka zgjat plot 16 vite. Duke filluar nga 2003 që ka qenë një proces gjyqësor, 2005 e 2009, pastaj 2013, 2015 deri në 2016 kam marrë formën e preme. Po ashtu pasoja i kemi vujt deri në fillim të vitit 2018 që do të thotë që plot 16 vjet ka zgjat procesi gjyqësor. Zgjatja e këtij procesi gjyqësor e dëshmon që ka qenë proces politik, i cili u konfirmu pa prova materiale pa dëshmi konkrete. Pas ekzaminin të gjendjes reale pa konstatim të asgjëje. Vetëm i arsyetuar në mision e quajtur UNMIK dhe misionin e quajtur EULEX. Top Channel: Për çfarë konkretisht akuzoheshit ju zoti Gashi? Latif Gashi: Lënda ka qenë për krime ndaj popullatës civile shqiptare, e cila faktikisht ka ra gjatë procesit gjyqësor se nuk janë dëshmue ato. Ka mbetur vetëm trajtimi dhe kushtet. Por edhe ato dy pika që jena dënue gjykata e UNMIK në 2005 thotë që duhet të bëhet ekzaminim të kushteve të popullatës civile dhe egzaminin i të trajtuarve të personave që kanë qenë të ndaluar, do te bëhet ekzaminimi se ka qenë pikë e akuzës trajtimi njerëzor mirëpo gjykatat në vazhdim asnjë prej tyre nuk e kanë egzaminue dhe trajtue kërkesën e gjykatës supreme. Kështu që ato të gjitha janë publike, proceset gjyqësore kanë qenë publike dhe çdokush mundet me hy dhe me i pa Top Channel: Në momentin e arrestimit si ka shkuar procesi keni pasur ndonjë vërejtje? Lutfi Gashi: Procesi i arrestimit tim ka qenë rasti i parë kur jam arrestu për krime lufte dhe kanë qenë forca të mëdha ja të UNMIK-ut. Ka qenë një spektakël. Ka pas trajtim dhe përdorim të forcës së teprume. Në rast e arrestimit tim kanë pas një trajtim jo njerëzor ata dhe janë dhe gjatë atyre një vit sa ka qenë ka pasur raporte të mira dhe janë janë mjaftu me më thirr. Top Channel: Ju jeni arrestuar në prani të familjarëve? Lutfi Gashi: Po unë Jam arrestu para banesës sime dhe jam sulmu fizikisht sa më vonë tani u organizu një gjyq apo hetim për teprim të forcës fizike të pjestarëve të policisë. Dhe me familjen time ka pas një sjellje jo njerëzore brenda në banesë ka qenë gruaja ime dhe ka pas një sjellje jo të mirë Top Channel: Nga kush ka pas këtë sjellje? Lutfi Gashi: Dëgjo e nderuar sjellja jo e mirë është bërë fillimisht publike nga një kolegu imi dhe ju si televizion që jeni të interesu me dit të vërtetën. Sjellja jo e mirë ka ndodh përveç të tjerëve që mendoj se kanë qenë më korret ka ndodh dhe nga një përkthyes i quajtur Lulzim Basha për emrin e të cilit familja ime mer vesh, se në momentin e kontrollit të banesës sime ai ka qenë me maskë. Po si duket e kanë tradhtuar vetullat e sytë e tij karakteristike e flokët e tij dhe zëri i tij, i cili gjatë marrjes së vizitave nga anëtarët e familjes sime ai ka qenë prezent te gjykatësi dhe kur ka shkue familja ime me marrë leje për vizitë ai i ka prit atyo dhe i ka pëkthyer ato dhe familja ime ka identifikue personin e njëjtë që ka qenë në banesë, Edhe në momentin kur u fut ai u ka drejtua gruas sime po flas gjithherë me dëshminë e gruas sime që ma ka thënë atëherë kur ka ardh në vizitën e parë, ju ka drejtue grus sime dhe dhe familjes sime. Ku i ke kalamajtë?. Gruaja i ka thënë, ctë duhen kalamajtë e mij, kësshtu që ai edhe sjellje të tjera jo humane. Jo me lujt rolin e përkthyesit por rolin një polici, sikur përpara që na ka hi policët serb. Fatkeqësisht ka fol gjuhën shqipe. Plot 20 vite kanë kalue dhe s’kam dash ta bëjë teme. Një kolegë i imi, e ndëgjova, ose më mirë ma thënë ju ma keni kujtue e ka dhanë një intervistë dhe e ka përmend këtë çështje. Unë e konfirmoj që ai ka qenë në banesës time dhe s’e ka pas sjelljen e mire, Po. Por ajo që duhet sqaruar për publikun është se gjatë kontrollit në banesën time, në zyrën time është marrë një ditar lufte. Edhe ai ditar i luftës për mua ka pas një vlerë të madhe historike dhe për popullin tonë. Dhe unë besoj, që duke marrë parasysh pozitën e tij si përkthyes edhe si një njeriu më i besuar në atë kohë për gjykatën e UNMIK-ut me një rrogë marramendës, besoj se ai ditar është përkthyer nga ana e tij dhe ai ditar së paku besoj se i duhet një sqarim publik por më obligohet edhe mue si një edhe si ish luftëtar i lirisë që ta japë një sqarim publik. A e ka pasur në dorën e tij. E ka përkthyer dhe a din për fatin e tina? Ngase ai ditar kurrë nuk është procedue si provë materiale gjatë procesit gjyqësor, por veç u mor u përkthye dhe nuk i ka konvenue drejtësisë ndërkombëtare edhe e kanë zhduk. Në procesverbal shkruhet të konfiskimit provë materiale se është shkrue që është marrë ditar lufte prova material numër 49. Ndërkaq. Në të gjitha proceset gjyqësore unë e kërkoj të administrohet si provë materiale se i gjithë aktiviteti im i luftës dhe pothuajse i zonës së Llapit ka qenë i shkrujt çdo ditë. Ai ditar ka qenë i rëndësishëm për historinë dhe pse jo edhe si provë material kryesore që procesi gjyqësor shumë shkurt do përfundonte. Nuk i ka konvenue drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhduk. Top Channel: Çfarë saktësisht zoti Latifi përmbante ai ditar? Çfarë mund të nxjerrë në dritë? Latif Gashi: Ditari mbante konkretisht çdo aktivitet timin, çdo ramjet, çdo betejë, çdo ramje e dëshmorëve, çdo send që e kam ditë në luftë që është bo e në mbrëmje e kam shkrujt në ditar kur kam përfunduar betejën. Është pjesëmarrja ime, pothuajse në të gjitha betejat në zonën operative të Llapit. edhe për drejtësinë ndërkombëtare i kanë me rëndësi të përdoret ajo. Për shembull unë jam akuzu në një vend të caktu për kinse krime, ditari im e ka përshkru në gjendje reale faktine të ndodhur në kohë edhe ai ditar e a demantue akuzën, plotësisht 100 përqind, akuzën që e kan bo hetues se të cilët dokument apo dëshmi e kanë marrë policët dhe hetuesit e unmikut. Top Channel: Pse ju zoti Latifi mendoni se ky ditar mund te jete humbur apo te ketë dorë edhe zoti Lulzim Basha në humbjen e tij Latif Gashi: Dëgjo unë nuk e akuzoj, me kon që e kisha akuzue procesi ka ndodh gati që 20 vite, edhe unë me kon që e kisha dasht më e bo tem Lulzim Bashën e kish abo, që mos ke ken Lulzim Basha përkthyes kish me qenë një Lulzim tjetër, edhe aty nuk ka qen veç Lulzim Basha, ka qenë edhe cika e Sali Berishës, Argita Berisha qysh e ka emrin vajza e tina edhe ajo ka qenë me maskë dhe gjatë marrjes time në biseda besoj se ka qenë edhe ajo në bazë të zënit….Besoj, ose nëse s’ka qenë ajo ka qenë një shoqe e sajna s’ka rëndësi, por mua më intereson, një njeri që pretendon me o bo kryeministër i Shqipërisë që për atë Shqipni, iluzionet për të na kanë mbajt dhe gjithçka ne në Kosovë e kanë ba. Edhe ai njiri a ka pas obligim për me raportue të shteti i vet për shërbimet që ja ka bo UNMIK, përveçse ka qenë njeri i shitun dhe ka punue për pagën e vet, ai është dashur për gjithçka që ka ba ty, është dashur me raportue me shtetin e tij në Shqipëri te organet e Shqipërisë. Unë e di 100 përqind që një pastrues serb nëqoftëse ka punue për UNMIK për EULEX ai ka bashkëpunue me shtetin e vet por nuk e di Lulzim Basha ai i ka raportuar shtetit të tina që unë isha, kështu kështu kështu, kam punue qëtu qëtu edhe së paku sot ballë hapun me dalë dhe me ju përgjigj, me thanë po isha kështu ose jam dëshmitar dhe kam përkthye edhe ai ditar nuk u përdor kurë sepse ka shkue në favor të Latif Gashit dhe pse Unë kam dokument se në 2013 është mbajt me insistimin tim dhe te mbrojtjes sime, është mbajtur një hetim i veçantë ku janë kontrollu gjithë arkivat e UNMIK nga hetues ndërkombëtar të EULEX dhe është kërkue ditari apo prova material numër 49. Edhe në dosjen e lëndës sime është një dokument ku më thuhet më thuhet mue se ditari juaj është zhduk nga hetues të UNMIK edhe kërkush nuk jep llogari për të dhe definitivisht kjo e dëshmon edhe marrjen edhe zhdukjen. Pra Lulzim Basha të vetmin faj ka, apo unë po të isha ken përkthys në vendin e tij gjatë përkthimit, kur e kam pa që aq i rëndësishëm është për historinë. Unë pa e marrë një kopje te tina me e rujt se kisha lënë. Apo dojnë policët e UNMIK me i hup, një kopje të tina se ajo u kan e rëndësishme për gjeneratët që vijnë përveç, unmikut përvec u ka dasht me kriminalizu luftën ka dasht edhe me zhduk historinë e luftës sonë clirimtare. Na ka organizue na ka quejt ndërmarrje e përbashkët kriminale edhe ma herët. Të lutem, ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk mundet me qujt nji ushtri çlirimtare të Kosovës, i njëri term ka qenë qysh është tash në gjykatën speciale, edhe për neve. Nuk mundesh me i quajt nji popull, apo ta marrë përshembull familjen time. Unë që në moshën 15 vjeçare isha i organizum në organizatën ilegale të kohës, çlirimtare, të udhëhequr nga Adem Demaçi, të cilin e kisha ideal për tu frymëzuar me ideologji çlirimtare. Po ashtu duke pasur parasysh e duke pasur njohuri për familje time. Katragjyshi im është vra me pushkë në dorë duke luftuar kundër okupatorit serb. Gjyshi im është vrarë duke luftuar kundër okupatorit serb me pushkë në dorë për çlirim edhe babai im është detyruar të largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani për punë etj etj. Domethënë histori pothuajse të gjitha familjet në Kosovë e kanë. Duke pasur krejt këto se okupatori serb ka qenë në Kosovë edhe çdo familje ka pasur historinë e vet pra organizimi i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë ka ndodh, ka qenë një obligim, ka qenë i detyrueshëm dhe nuk ka qenë një organizim kriminal për qëllime kriminale dhe definitivisht të gjitha ato teza kur s’kanë me mujt me i nxit luftës sonë as popullin tonë. Janë përpjekje të dështuara. Jena marrë me procesin gjyqësor plot 16 vite dhe kur kam vendos të futem në zgjedhje jam dalë autoriteti apo kandidati më i votuar në rajonin tim nga i cili vij. Pra nuk ia kanë arritur qëllimit ta kriminalizojnë luftën e liderët e saj ti kriminalizojnë apo ti demitizojnë, nuk do të munden ta bëjnë këtë. Top Channel: Zoti Latifi duke u bazuar në deklaratën tuaj që ju ka humbur ditari dhe po ashtu duke u bazuar në deklaratën e Milaim Bellanicës një banori të Krushës së Madhe që e ka xhiruar masakrën në Krushën e madhe dhe po ashtu dosja e tij ka humbur, kaseta e tij ka humbur. Dhe po ashtu ai pretendon se në këtë proces ka qenë edhe Lulzim Basha. A njihni ndonjë person tjetër që ka ndonjë fakt që I është marrë nga UNMIK. Latif Gashi: Dëgjo zonjë e nderuar, unë nuk jam këtu avokat i askujt edhe as nuk gjykoj askënd. E gjithashë pak qenë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare 16 vite edhe dy vite të tjera me procese të tjera. Kështu që definitivisht ishëm në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare për të plotësuar standart që padrejtësisht ju qet Kosovës, bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ne nuk e qitëm Kosovën në një bankë më thanë, nuk bashkëpunon me drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj ndodhën edhe procese të tjera, procesi i pamvarësisë në 2008 edhe të gjitha proceseve të tjera si rezultat i plotësimit të standardeve ndërkombëtare për Kosovën. Pra me një fjalë, çmim, pa paguam çmim për lirinë, paguem çmim për pavarësinë, paguam çmim për shtetndërtimin. Edhe kjo që po ndodh sot me drejtësinë ndërkombëtare në gjykatën speciale është çmimi i padrejtë, i tepërt për të gjitha këto që në sot i kemi. Që Kosova i ka. Pra plot padrejtësi, të gjitha këto janë padrejtësi se po gjykohet lufta e drejtë çlirimtare. U gjykue gjitha këto procese ca përmendet atje, të gjitha pothuajse 90 përqind të tyne janë të gjykuara në Kosovë janë Copy Paste edhe po procedohen në gjykatën e Hagës kundër ish udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare. Pra nuk janë të drejta, janë të padrejta, nëqoftëse gjykatat e UNMIK dhe të EULEX edhe gjykata speciale ka të drejtë apo ka bazë të drejtë, atëherë duhet të gjitha këto konventa ndërkombëtare të luftës duke fillue nga viti 1949 e tutje të ndryshohen edhe të shkruhet se ndalohen luftërat çlirimtare. Lejohen vetëm luftat okupuese ngase vetëm luftëtarët po gjykohen edhe okupatorët nuk po gjykohen. Pra kjo është padrejtësi edhe ndërkombëtare edhe gjithçka, kështu që unë nuk jom këtu edhe nuk kam qenë i gatshëm dhe as do të jem i gatshëm kurrë me i ba akuzë dikuj. Ka pas edhe Lulzim të tjera, Lulzim Basha të tjerë që i kanë bo shërbim atij procesi. Kurrë asnjërin nga ta se kom përmend, se luftën e kena bo për të gjithë njerëzit, për të gjitha krijesat e gjalla që i ka fal zoti pamvarësisht a e meritojnë a se meritojnë. Edhe nuk ja heq asnjë pikë edhe asnjë presje shërbimeve që i kom bo për vendin Top Channel: Zoti Latifi kur jeni marrë në pyetje e dini kush ka qenë përkthyes? Latif Gashi: Dëgjo e nderuar gazetare. Të kërkoj falje ty që jo jeni, ndoshta nuk I takoni kohës, por ky interesim kur unë kam në procese gjyqësore nuk ka qenë as të mediave të Shqipërisë dhe as të mediave të Kosovës, përkundrazi janë mundue të jenë në anën e këtyne që i kan bo këto padrejtësi. Kështu që unë edhe në fillim e thashë, si përkthyes, gjithë përkthyes ca kanë qenë ka qenë të Shqipërisë, që janë ardhur nga Shqipëria. Së paku ata me të cilën unë më ka rastis të jem në marrjen në pyetje nga hetuesit ndërkombëtar edhe përkthyesi që ka përkthye ka qenë e Shqipërisë ngaqë theksi ka qenë i veçantë, i Shqipërisë edhe tash. Përkthyesja ka qenë me maskë, unë nuk muj me thanë që ka qenë qat ditë Argita, por e di 100 përqind që edhe ajo ka qenë njëna e përkthyesve të UNMIK e cila ka qenë po ashtu në marrëdhënie punë me UNMIK sikurse edhe Lulzim Basha. Mirëpo ajo ka qenë me maskë edhe mue nuk më ka rastis me i takue ma vonë gjatë proceseve gjyqësore se kam qenë në arrest. Tjetër është identifikimi i Lulzim Basha, që e ka identifikue familja eme dhe bashkëshottja eme gjatë marrjes së lejeve për vizita. Domethënë e kanë identifikue që është që ky person dhe bindja e plotë 100 përqind ka qenë kur ai o dalë si politikan në Shqipëri edhe ka marrë mandate të ministrit të infrastrukturës edhe thjeshtë ai për me pas një shpirt të qetë edhe me qenë mirë me familjen time, se mu smë oblikohet kurrgjo, hic, por me familjen time ai duhet me i bo një deklarim publik. Çfarëdo që thotë për mue ka vlerë. Çfarëdo që thotë. Pse. Në ato momente kur gruaja ime e shef bashkëshortin me kokën plot gjak, nëse ka pas sulm fizik me tyta armësh në kokën time edhe duke më arrestue, etj, edhe ajo fare nuk e dinte ne ato momente cila forcë është, a hini Serbia, ca u ba a. Edhe tash ai huni në banesën time dhe në vend që mi përdor një fjalor tjetër ai përdori fjalorin më të keq. Edhe kjo është ajo që unë mendoj që ai duhet me u sqaru publikisht/ Top Chanel

John Clint Williamson: Kënaqësia është imja!

Williamson nënvizon gjatë intervistës së tij se, akuzat ndaj individëve duhet të ndahen nga akuzat ndaj një populli të tërë. Pjesë nga intervista Zoti Williamson, faleminderit që ju bashkuat kësaj interviste në televizionin Ora në Tiranë, Shqipëri! Zoti Williamson a shikoni ju një lidhje mes aktakuzave të prokurorit special dhe raportit tuaj të hetimit? https://www.youtube.com/watch?v=5xGzRp8CNUw&feature=emb_title John Clint Williamson: Po, konfirmimi i aktakuzës është padyshim një zhvillim i rëndësishëm dhe një tregues që prokurori pati prova të mjaftueshme për ta dërguar çështjen në gjyq. Nga leximi që i kam bërë aktakuzës, shikoj se përmban informacione të ngjashme me çfarë ne menduam se provat do të tregonin në momentin që unë bëra deklaratën fillestare, mbi gjetjet tona hetimore nga investigimi i vitit 2014. Kështu që mendoj se është një konfirmim i punës që kemi bërë, kur isha kryeprokuror i task forcës hetimore. Por, është e rëndësishme të thuhet se në këtë pikë akuzat duhen vërtetuar në gjyq dhe pala e akuzuar do të ketë mundësi të paraqesë mbrojtjen e saj. Ata prezumohen të pafajshëm dhe vetëm në rastin kur ka një verdikt që thotë të kundërtën, ata do të shpallen fajtorë. A është shumë vonë për këtë proces gjyqësor, pasi tashmë kanë kaluar 22 vjet, që nga koha e luftës? John Clint Williamson: Ka marrë shumë kohë për të arritur në këtë pikë në të cilën ne gjendemi tani, dhe besoj se asnjeri nuk është i lumtur për këtë gjë. Por ne shpesh kemi parë raste që përfshijnë akuza për krime lufte që duan vite e vite për t’i sjellë çështjet në gjyq. Këtë gjë e pamë me disa nga çështjet, si për shembull me rojet e kampeve naziste që përfunduan në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në shtete të tjera europiane. Këta persona nuk u ndoqën penalisht për dekada të tera pasi i kishin kryer krimet. Për Kmerët e Kuq në Kamboxhia procesi nisi pasi kishin kaluar më shumë se 30 vjet nga kryerja e krimeve. Fatkeqësisht është natyra e këtyre lloj krimesh që kërkon kohë për t’i hetuar dhe shpeshherë qasja në prova, varet mbi të gjitha nga vullneti politik për të ecur përpara. Patjetër, por a është e mundur të hetosh dhe të gjesh prova për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pasi kanë kaluar gati dy dekada nga lufta? John Clint Williamson: Sigurisht që është e mundur. Shumica e dëshmive vjen nga deklaratat e dëshmitarëve okularë, por duhet të jesh në gjendje t’i përpunosh këto dëshmi dhe t’i kryqëzosh me njëra-tjetrën. Ka nevojë për prova mbështetëse. Disa herë ato vijnë në formën e dokumenteve, herë të tjera vijnë nga pamje video që mund të jenë xhiruar nga kameramanë lajmesh, apo nga hapja e varreve masive. Ka shumë lloje provash që mund të gjenden dhe pas 10-20-30 vjetësh. Pra, nuk është e pamundur të bëhet, por më e vështirë me kalimin e kohës. A mund të bazohen këto akuza vetëm tek rrëfimet e dëshmitarëve? John Clint Williamson: Unë mendoj se këto akuza do të bazohen kryesisht në dëshmitë e mbledhura, por siç e thashë, ata (prokurorët) nuk do të marrin vetëm dëshminë e një dëshmitari dhe të sjellin akuza në këtë mënyrë. Patjetër që nevojitet të ketë bashkëpunim, që mund të vijë në formën e disa dëshmitarëve të tjerë që flasin për atë që kanë parë, kështu shikohet dhe nëse historitë e tyre përputhen. Një mënyrë tjetër është që të përfshihen prova të dokumentuara të cilat përmbajnë urdhra të lëshuar gjatë asaj periudhe. Ka disa lloje provash të mbledhura që mund të përdoren, për të vërtetuar se çfarë një dëshmitar okular po thotë. Nuk ka gjasa që akuzat të ngrihen vetëm bazuar në dëshminë e një dëshmitari të vetëm. A janë këto dëshmitarë të besueshëm dhe efikas për hetimin? John Clint Williamson: Në çdo hetim penal kjo është pyetja kryesore. Çdo person që udhëheq hetimin duhet të vërtetojë që ai që po jep dëshminë është i besueshëm. Duhet të kalosh në një numër të caktuar hapash që ta vërtetosh këtë gjë. Dhe siç e thashë më përpara, është e rëndësishme të shikohet se cilat janë provat e tjera që mbështesin dëshminë e marrë. Nëse dëshmitari ka dhënë një dëshmi direkt pasi ngjarja ka ndodhur, këtë dëshmi mund ta këtë marrë një ushtar i NATO-s ose një punonjës i të drejtave të njeriut që mund të ketë qenë duke mbledhur prova. Në rast se gjenden elementë të tjerë për të mbështetur dëshminë, atëherë ajo bëhet më e besueshme. Por në fund të fundit ky është një vendim që merret nga gjyqtarët gjatë procesit. Gjykatësit do t’i dëgjojnë dëshmitë, ata do t’i vlerësojnë nëse janë të besueshme. Në fund gjykatësit do të vendosin nëse do t’i besojnë apo jo dëshmitarit.

Lufta u fitua, por betejën e kemi humbur!

Nehat Shaqiri Kosova e çliruar deri buzë lumit Iber! Andej kanë harruar që është Kosovë. Edhe statistikat tregojnë që Kosova nuk ka shtrirje atje. Ajo pjesë e “largët” e Kosovës, ka mbetur nën “mëshirën” e kriminelëve serbë – bashkëpuntorëve të një pjese të madhe të liderëve politik në Kosovë. Kjo është e pabesueshme për shumë kë, por realitet i hidhur për Kosovën. Institucionet e Kosovës, pasi e fituan luftën harruan që duhet të fitojnë edhe betejën me Serbi. Dështuan, madje dështuan shumë keq, sa që, me duart e tyre ia falën një pjesë të madhe Serbisë. Mund ta kundërshtoni për patriotizëm, por s’mund t’a ndryshoni këtë fakt tronditës për Kosovën. Qindra – mijëra shqiptarë kanë derdhur gjak për liri, që Kosova të çlirohet anë e mbanë, cepum cep, por ja që rrethanat ndryshuan, askush se priti këtë ditë. Betejen me Serbinë harruan se duhet ta çojnë deri në fund. Lakmia e madhe karrieriste, për pushtet e pasuri, ua vërboi sytë. Dështuan! Dështuan një nga një. Secila Qeveri e bëri një hap prapa me veriun e Kosovës. Fjalë shumë e vepra pak – më mirë të themi vepra hiç. Ata dështuan. E harruan gjakun e derdhur për liri. I harruan dëshmorët. I harruan vrasjet e Serbisë që bëri në Kosovë. E harruan gjenocidin ku vrau pleq e fëmijë. Të gjitha i harruan, por një gjë nuk e harruan. Nuk harruan të bëjnë biznes e kontrabandë me Serbinë. Nuk harruan të pasurohen duke bashkëpunuar me armikun. Ata u zmbrapsën. Aa humbën, ashtu siç e humbën edhe një pjesë territori të Kosovës. Nuk harruan të thirën në lufën e shtrenjt të UÇK-së. Krejt këto thirrje i bënë dhe vazhdojnë t’i bëjnë që të përfitojnë personalisht ata, por jo edhe qytetari, jo edhe Kosova. E kjo është e tmerrshmja që ndodhi në Kosovën tonë të çliruar pas një luftë të drejtë të UÇK-së, nga forcat aletate të shtetit tonë NATO-s. Kjo është e vërteta. Tjetrat janë gënjeshtra. Janë devijim i historisë. Por e vërteta nuk mund të ndryshohet, sado që dikush mundohet ta bëjë këtë. Në kohën kur Kosova, ka pasur të gjitha mundësit që të bëjë mijëra dosje kundër Serbia, nuk e bëri atë, dhe Serbia arriti që me punën e pandalshme të saj ta paraqes Kosovën në arenën ndërkombëtare shtet kriminal, ku Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e paraqesin si terrorist. Kjo edhe u arrit kur nga Gjykata Speciale, e quajtën UÇK-në si një ‘ndërmarrje kriminale’. Në fakt, Serbia pas mijëra krimeve që bëri në Kosovë, arriti të punoj aq fuqishëm në arenën ndërkombëtare, që Kosovën nga viktima e bëri kriminale. E kjo ishte pafuqia e shtetit tonë. Ky ishte dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova nuk arriti të punoj për shtet e për komb. Disa qeveritarë tanë arritën të punojnë vetëm për interesat e tyre personale e klanore. Ata dështuan me Kosovën, ata shkelën gjakun e derdhur për liri! Ata u pasuruan, u thirrën në luftë – populli iu besoi për vite me radhë, por nuk punuan për Kosovën, ata dështuan. Tash, për fajin e tyre, Kosova dhe qytatarët e saj janë në një pozitë aspak të këndshme. Në një anë Kosova nuk ka shtrirje territoriale në tërë Republikën, dhe në anën tjetër qytetarët e saj janë më të varfrit dhe më të izoluarit në tërë botën.

Të gjitha gjurmët e përçarjes së faktorit politik shqiptar të çojnë në Beograd!

Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi Kur qeveria serbe pagoi anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty, që të publikonte “akuzat” me shpifje për “ekzistencën e një shtëpie të verdhë në Mat të Shqipërisë dhe transplantimin e organeve të pengjeve serbe aty”, kjo akuzë-shpifje u bë kryefjala e diskursit politik anti-shqiptar dhe vuri në vështirësi gjithashtu miqtë e shqiptarëve. Ishte një akuzë e rëndë, e fabrikuar në atë mënyrë që të nxiste reaksion të madh te opinioni publik. Në këto kushte Shqipëria ishte e detyruar të pranonte hetimin e çeshtjes në territorin e saj, sepse vetëm kjo masë do të provonte se shpifja e Beogradit është thjesht një sajesë. Po ashtu Kuvendi i Kosovës ishte i detyruar të miratonte gjykatën speciale të saj, me qëllim hetimin e akuzës që mori dhenë dhe u përhap me shpejtësi në çdo cep të globit. Aso kohe, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u betua se do ta hedhë Dick Marty-n në gjyq për shpifje. Por nuk ndodhi kjo, sepse zoti Thaçi u tremb nga disa akuza të tjera, për të cilat sot ai është në Hagë. Dick Marty dhe qeveria serbe arritën kështu suksesin më të madh në luftën speciale kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës. Arritën që të përhapin një shpifje makabre, pa shkaktuar kundër-reaksion te politika shqiptare, me qëllim ndëshkimin e autorëve të kësaj shpifjeje. Edhe sot dhjetë vite pas akuzës serbo-dick, jemi përballë pasojës që kishte parashikuar që atë kohë skenari serb i përçarjes së shqiptarëve. Në vend që politika të bëhet bashkë e të gjejë mënyra se si do të duhet demantuar kjo politikë serbe e transmetuar nga Dick Marty, ajo me grindjet e saj po bën lojën e Beogradit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vënë në krye të orkestrës dhe dirigjon gjithë këtë skenar serb. Ndërsa për publikun shfaqet si i merakosur për ish-komandantët e UÇK-së, të cilët me po ato akuza gjenden në Hagë. Në vend të sulmojë shpifjet e Beogradit e të Dick Marty-it, sajon shpifje dhe trillime kundër kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Bashës. Në vend të kërkojë hetime dhe ndëshkim për shpifjen e Dick Marty-t dhe të Beogradit, vazhdon retorikën e “Shtëpisë së Verdhë” dhe të transplantimit e tregtisë me organet e viktimave serbe”! Në vend të kërkojë nga miku i tij Vuçiç ndjesë për këtë shpifje si dhe për krimet mizore të tij kundër shqiptarëve, e përligj miqësinë me Beogradin përmes thënies “Mjaft me të shkuarën”! Madje në emisionet televizive të sponsorizuara prej Beogradit, ai ende vazhdon të nxitë këshilltarët e tij të flasin për atë se “çfarë përfaqëson Shtëpia e Verdhë”! Ndërsa i thotë “mjaft të shkuarës me terroristët serbë”, shpif dhe dreqos njëmijë kalkulime kundër politikanëve shqiptarë, si Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha, Ramush Haradinaj, Albin Kurti etj. Në vend të ulet vetë e të japë shpjegime për akuza të personaliteteve ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Ramës në projektin serb të ndarjes së Kosovës, i kërkon kreut të opozitës që të “shpjegojë” shpifjet e babaleve të Kosovës, marioneta të Serbisë në duart e Edi Ramës! Në vend të japë llogari, ky kryeministri ynë, Edi Rama, vetëm se kërkon llogari dhe çirret e bërtet kundër kujtdo, me akuza, fyerje e bullizëm të skajshëm. Të gjitha këto ai nuk i bën për shkak të asaj që thotë: “Ja ky jam, kështu jam unë”! Përkundrazi, Edi Rama e kalkulon çdo gjë në interesin e pushtetit të tij personal. Edhe kur tha para pak ditësh se “Akuzat ndaj Lulzim Bashës nuk kanë të bëjnë me politikën”, menjëherë lëshoi frazën politike, sipas së cilës “Ai duhet të përgjigjet se pretendon që nesër të marrë në dorë fatet e shtetit”! Ai që nuk u përgjigj kurrë, për asnjë nga skandalet e tij, ai që e dhunon shtetin në emër të pushtetit të tij personal, ky person, pra Edi Rama, kërkon të futë në lojën e vet të shpifjes kreun e opozitës, edhe pse e di fort mirë se gjithçka që ai e ka sajuar së bashku me Beogradin është një fabrikim. Ylli Manjani kishte të drejtë kur thoshte se akuzat kundër Bashës çojnë ujë në Beograd. Unë do të shtoja se të gjitha gjurmët e kësaj lufte politike të çojnë gjithashtu në Beograd. Dje përdorin Dick Marty-in, sot përdorin Edi Ramën që të ringjallë fantazmën e disk Marty-it. Ndryshe nuk ka pse në emisionet televizive të Edi Ramës ende flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe organet serbe të transplantuara, kur vetë Prokuroria dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë këtë akuzë makabre. Dhe kjo ka ndodhur falë vendimit të drejtë të qeverisë shqiptare të vitit 2011, për t’i dhënë dritën jeshile EULEX-i që të hetojë edhe në Shqipëri. Pa atë hetim nuk do të ishte mbyllur kjo plagë e rëndë në trupin e shoqërisë sonë. Pas këtij suksesi, politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë duhet të merren vesh për mënyrat se si të ndëshkohen shpifësit e Beogradit dhe bashkë me ta Dick Marty, e jo të sajojnë shpifje të reja për të maskuar dhe mbyllur kërkesat e shqiptarëve për ndëshkim ndaj tyre! Edi Rama nuk ka asnjë merak për këtë. Shqetësimi i tij i vërtetë si ta fshehë përgjegjësinë e Aleksandër Vuçiç për shpifjen makabre kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër Shqipërisë.

Duda Balje “çartet”: 'A e dini çfarë mesazhi të keq keni qu dje'

Deputetja Duda Balje ka reaguar ashpër pas debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit. Në takimin e Komisionit per te Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona te Pagjetur dhe Peticione, Balje u është drejtuar anëtarëve të komisionit, duke i pyetur nëse janë në dijeni për mesazhin e keq që e kanë përcjellë. “…kam pa edhe disa media në Serbi, shumë mesazh të keq kemi çu dje. Mos e përmendni pozitën e opozitën këtu, nuk është fer për të pagjeturit. A e dini bre çfarë mesazhi kemi çu?…”, ka thënë Balje.

Albulena Haxhiu s’ia përmend emrin Driton Selmanajt dhe kërkon shkarkimin e tij

Haxhiu s’ia përmend emrin Driton Selmanajt dhe kërkon shkarkimin e tij Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po kërkon që Driton Selmanaj të shkarkohet nga pozita e zëvendëskryeministrit. Gjithashtu, Haxhiu thotë që pas Selmanajt duhet të rrëzohet edhe Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti. Lexoni edhe: Nënë e bijë pilote, historia e dy grave që po frymëzon të rinjtë “D.Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij e gjithë Qeveria!”, ka shkruar Haxhiu, e cila s’ia ka shkruar zëvendëskryeministrit emrin e plotë në reagimin e saj. Ky reagim i Haxhiut ka ardhur pas një debati në Kuvendin e djeshëm për të pagjeturit, e cili më pas u trajtuar edhe në emisionet televizive politike.

Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer

Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selamanaj dje ka folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e djeshme, për të cilët ka thënë se është i lodhur duke dëgjuar për këso raste. Ndërsa, Saranda Boguejvci thotë se e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër. “Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci. MSH-ja lejon testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të COVID-19 Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin. Selmanaj i tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.

Modeli i urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin

Akademk Prof.DR.Eshref Ymeri,Ph.D. Ndoqa emisionin “Open” të moderators Eni Vasili, me titull “Pandemia, politika, negociatat, rindërtimi, kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve”, të transmetuar më 12 nëntor. Të ftuar përmes skaipit (skype) ishin gazetarët-analistë Abilekaj dhe Gjekmarkaj. Dy gjëra më lanë mbresa të thella në atë emision. Së pari, deklarata e kryeministrit Rama, sipas të cilit kushtet në spitalet tona, gjatë përballimit të pandemisë, nuk paskan asnjë ndryshim nga kushtet në spitalet e vendeve perëndimore!!! Kjo deklartatë përcillte një mashtrim të kulluar. Sipas deklaratës së kryeministrit, Shqipëria “paska të njëjtat standarde jetese, si edhe vendet perëndimore”, ndërkohë që dihet shumë mirë se çfarë standardi jetese ka vendi ynë. Sepse shëndetësia dhe arsimi janë dy treguesit kryesorë që shërbejnë për të gjykuar se ku është standardi i jetesës së një vendi. Pikërisht këta dy tregues dëshmojnë më së miri se në ç’nivel të mjeruar e ka vendi ynë standardin e jetesës. Së dyti, urrejtja patologjike, deri në tërbim, e kryeministrit Rama për doktor Berishën. Me paturpësinë më të madhe, duke nxjerrë në pah edukatën e vet të shëmtuar përmes përdorimit të një fjalori të stilit rrugaçëror, ai e etiketoi doktor Berishën “mbeturinë organike e papërpunueshme”. Ky fjalor rrugaçëror ishte një fyerje e rëndë për mbarë teleshikuesit me dinjitet personal, për dy analistët e ftuar dhe për vetë moderatoren Eni Vasili. Normalisht, moderatorja duhej t’i kishte tërhequr vërejtjen kryeministrit Rama dhe ta paralajmëronte t’i merrte mbrapsht ato fjalë të turpshme për emisionin e saj, se përndryshe do ta mbyllte atë emision. Por ajo, çuditërisht, luajti rolin e mumjes mediatike para një kryeministri gojështhurur, krejtësisht të papërgjegjshëm. Edhe dy analistët, në respekt të dinjitetit personal, duhej të kishin reaguar ashpër, duke e braktisur emisionin. Me fjalorin e stilit rrugaçëror për doktor Berishën, kryeministri Rama dëshmoi më së miri se ai përfaqëson mrekullisht modelin e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin dhe e zotëron deri në përsosmëri artin e një urrejtjeje të tillë. Në këtë mënyrë, ai, si edhe shumë herë të tjera në sytë e publikut, e vërtetoi përfundimisht se është trashëgimtar i mendësisë së kryediktatorit Enver Hoxha në shfaqjen e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin, se ai përfaqëson kësisoj modelin e përçarjes së shqiptarëve, çka dëshmon në mënyrën më të përkryer se ai i shërben me shumë zell strategjisë së grekoserbizmit për jetësimin e një përçarjeje të tillë. Fjalorin e stilit rrugaçëror kryeministri Rama nuk duhet ta përdorë as kundër Vuçiçit, i cili në paçavurekushtetutën e Serbisë vazhdon të mbajë nenin për Kosovën si pjesë e Serbisë, e jo më kundër shqiptarit, kundër bashkatdhetarit të vet, si doktor Berisha. Si gjithmonë, ajo që u lë vragë të thellë mbarë shqiptarëve me dinjitet personal dhe me vetëdije kombëtare, është gjendja në partinë socialiste, të cilën Rama e ka shndërrur në një pellgaçe ndotëse, në një kalbësirë politike, ku askush nuk ndihet për i gjallë. Kjo gjendje të kujton partinë e punës apo partinë e dhunës, në të cilën njeriu askush me emrin Enver Hoxha, sillej si t’ia donte qejfi, sepse mumjekomunistët shqiptarë nuk qenë të aftë të nxirrnin që në fillim në udhëheqje të partisë një shqiptar me dinjitet të lartë kombëtar, por lejuan që Beogradi t’u vinte në krye argatin e vet, i cili, në qëndrimin ndaj shovinizmit serbomadh, nuk kishte as nder as dinjitet. Fjalori i stilit rrugaçëror, si shprehje e tërbimit të papërmbajtur të kryeministrit Rama kundër doktor Berishës, dëshmon për dy gjëra mjaft thelbësore që e turbullojnë keq qenien e tij. Së pari, Ramën e bluan përbrenda kompleksi i inferioritetit, çka e shtyn të përdorë fjalë të rënda fyese kundër doktor Berishës, si kundërshtar politik. Përgjithësisht, kompleksi i inferioritetit e bën njeriun të papërmbajtur, madje deri në agresivitet, kundër të tjerëve, për të cilët mendon se ata tallen me të. Së dyti, Ramën e bren pa pushim në heshtje frika për humbjen e pushtetit. Prandaj tani ai është në ethe, në gjendje ankthi, sepse ka 22 vjet që është dashuruar keq me pushtetin. Ai ka dyshim se nuk është krejtësisht i sigurt nëse pas zgjedhjeve të 25 prillit do ta vazhdojë ose jo mandatin e tretë si kryeministër. Ky dyshim Ramën e tmerron, e bën agresiv, e bën të përdorë vulgaritete të pështira leksikore, se, duke ecur në gjurmët e Putinit në etjen për pushtet, ai nuk e përfytyron dot veten jashtë ushtrimit të pushtetit politik. A e përfytyrojnë dot shqiptarët se me çfarë mund të merret Rama, pa qenë në krye të pellgaçes politike me emrin parti socialiste? A iu kujtohet shqiptarëve se me çfarë u mor askushi me emrin Enver Hoxha kur e dëbuan nga Liceu i Korçës dhe erdhi në Tiranë? Në kafe “Flora” ai merrej me kontrabandë cigaresh, kurse historianët mashtrues na e kanë përshkruar ardhjen e tij në Tiranë, si të dërguar me mision nga grupi komunist i Korçës, duke na gënjyer pa iu nxirë faqja fare, kur dihej shumë mirë se ai nuk kishte qenë kurrë anëtar i grupit komunist të Korçës. Edhe Rama. sipas shembullit të askushit Enver Hoxha, pa kreun e partisë socialiste dhe jashtë politikës, me çfarë mund të merret? Me kontrabandë ikonash? Se Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama: “A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?” (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019). Pas këtij denoncimi puiblik, partia socialiste ka heshtur, organet e drejtësisë kanë heshtur dhe, ç’është më e çuditshmja, vetë Rama ka heshtur. Deri kur kështu?!

Historia e një prej fotografive më të dhimbshme nga lufta e Kosovës

Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan që ka shpërfaqur në mediat botërore edhe fotografitë e pamjeve të luftës së fundit në Kosovë. Por ekziston një fotografi që arrin të depërtoj në ndjenjat e të gjithë atyre që e shohin. Një pikëllim i tillë e ka përshkuar edhe autorin e fotografisë, të cilin edhe për shumë vite e ka përcjellë dëshpërimi i pamjes së personazhit të fotografisë. Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Një burrë nga qyteti i Mitrovicës që sapo ishte liruar nga një burg serb dhe ishte detyruar të kalonte kufirin në Shqipëri. Momenti më prekës i kësaj fotografie është kur ai ka nxjerrë dy fotografi të fëmijëve të tij që ai druhej se u vranë nga serbët mirëpo pas kthimit në Kosovë pas luftës e kishte kuptuar se familja e tij është gjallë dhe e sigurt. Në një artikull të News Week, autori ka treguar gjithë historinë e kësaj fotografie që nga momenti kur i është afruar Mustafa Xajes e deri tek kthimi i fotografit për të kuptuar më shumë rreth jetës së tij. “Më ra në sy sepse dukej si një burrë i madh dhe i fuqishëm por ai fshehte brenda vetes shumë pikëllim. Ai e nxori kuletën e tij dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe vajze të mrekullueshme”, ishte shprehur vite më parë fotografi Peter Tunley. Kjo fotografi ishte vendosur para dy dekadave në ballinën e NEWSWEEK International ndërsa për këtë të përjavshme, autori i fotografisë kishte treguar i kënaqur që gjendja e tij tani po kapërcente pranë syve të shumë njerëzve. “Ai duke qarë, i vuri fotografitë pranë fytyrës së tij. Fotoja më pas u vendos në koperinë dhe unë isha i gëzuar që kaq shumë njerëz e panë gjendjen e Mustafës, por nuk e dija se çfarë i kishte ndodhur atij më pas”, kishte thënë fotografi Tunley. Pas disa vitesh ai ishte kthyer përsëri në Kosovë, ndërsa kishte marr rrugën për në Mitrovicë, në vendin ku jeton Mustafa Xaja dhe kjo për të kuptuar fatin e Xajes dhe familjes së tij. “Shumë më vonë u ktheva në Kosovë dhe shkova në Mitrovicë, në qytetin e Mustafës. I tregova fotografitë njerëzve në rrugë dhe e gjeta Mustafën duke qëndruar vetëm pak metra larg meje. Më gëzoi më së shumti fakti që bashkëshortja dhe fëmijët e tij ishin gjallë dhe familja ishte ribashkuar. Gjetja e tyre së bashku ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë fund vitit”, kishte përfunduar fotografi Peter Tunley. (Kosova Sot Online)

Ah lufta....

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Driton Selmanajt se janë lodhur duke dëgjuar për çështjet e të pagjeturve. Kryeziu përmes një postimi në Facebook tha se të lodhur, sepse të nëpërkëmbur dhe të ofenduar, mund të jenë vetëm familjet e viktimave të luftës dhe të të pagjeturve. Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës. Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të pagjeturit tha se zona ku janë gjetur mbetjet mortore ka qenë një zonë e betonuar dhe sipër saj kishte shtëpi, ndërsa u shpreh i bindur se numri i trupave të pajetë duhet të jetë shumë më i madh seç raportohet. Ishte 13 vjeç kur humbi familjen dhe i mbijetoi 16 plumbave, kush është Saranda Bogujevci? E.K / Ishte 13 vjeç kur humbi familjen dhe i mbijetoi 16 plumbave, kush është Saranda Bogujevci? Saranda Bogujevci, shpesh në organizime të ndryshme ka shpalosur dhimbjen e saj pasi që një pjesë e familjes ju vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Saranda Bogujevci, iu mbijetoi 16 plumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi brutal të ushtrisë serbe, gjatë luftës së vitit 1998-99, në Kosovë. Me përfundimin e luftës dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014. Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç. Familja e Bogujevcit u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’. Viktima më e re ishte dy vjeçe. Pesë burra u burgosën për këto vrasjet dhe në vitin 2013, Saranda Bogujevci u kthye në Beograd, aty ku ajo kishte dëshmuar kundër tyre, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve në familjen e saj. Ekspozita e titulluar “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, u hap me 18 dhjetor, në Galerinë “Podroom” në Qendrën Kulturore në Beograd. Ekspozita nga Qendra kulturore në Beograd, ishte vlerësuar si një projekt me kontekst politik, por para së gjithash, një rrëfim për tragjedinë personale.

NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU: FLORI BRUQI

S’kam fjalë. Të gjitha i ke thënë ti në këtë mëngjes të freskët nëntori. Po, me atë zemrën tënde të ngrohtë Flori Bruqi, që afron dashurinë më të madhe njerëzore. Ti i miri, mendje ndrituri i Kosovës, i shqiptarizmit, i palodhuri, i plotfuqishmi i fjalës së matur, i fjalës së pjekur plot dije e dritë. Kudo që shkel këmba jote çelin trëndafila dashurie për njerëzimin. Zemra jote është bërë strehë e hapur e fukarenjve të ndershëm. Ke lindur për dashuritë e pastra njerëzore, sepse ti je ai Flori plot personalitet; ai djalë flori, që kudo që ta hedhësh nuk ndryshket, por që shkëlqimi i rritet vlera deri në pafundësi. Pra, Të gjitha i ke thënë ti në këtë mëngjes nëntori Flori. I ke thënë ashtu thjesht, bukur, pa paragjykime me atë zemrën tënde të çiltër e bujare ku kanë vend fukarenjtë, ku kam vend edhe unë, unë e përndjekura, e flakura e viteve të errëta përtej padrejtësive. Dhe unë, sot vetëm sa i përmblodha brenda frymëzimin tim në një poezi të vetme meritat e tua, rrugëtimet e tua të vyera. Ato që s’duhet t’i mbulojë mjegulla, Por t’i shkëlqejë dielli pranveror I Atdhetarizmit tonë, Flori Bruqi.

2020-11-11

SHPËRNGULJA E ARRNAUTËVE

Nga Abdurrahim Ashiku Një material që e vlen të lexohet mendueshëm… Veçanërisht këto ditë kur Kosova është vënë në grykën e topit të shpifjeve për gjenocid, e luftëtarët e çlirimit të saj janë vënë padrejtësisht në bankën e të akuzuarve. Rastësisht, midis materialeve të jetës sime, shumë prej të cilëve humbën në udhëtimin larg vendlindjes, rrugëve të mërgimit të detyruar, në një dosje gjeta dy nga tre leksionet që në vitin 1981, në kohën kur gjakosej Kosova nga serbosllavët në agoninë e shpërbërjes së Jugosllavisë. Fjala është për dokumentin “Shpërngulja e Arnautëve” dhe një studim për gjenocidin e pashembullt serbosllav ndaj shqiptarëve nën Jugosllavi, shqiptarëve në Kosovë, Serbinë e Ngushtë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Materiali i tretë me pasuritë e mëdha ekonomike të Kosovës, panoramë e një vendi që këto pasuri po të viheshin në hulli të popullit do ta bënin Kosovën një nga vendet më të begata të Evropës, më ka humbur. Prej asaj kohe ruaj një bllok shënime të veçanta për Kosovën marrë nga libri i Hivzi Islamit “Popullsia e Kosovës”, libër në fondin e bibliotekës “Haki Stërmilli” të Peshkopisë, si dhe të dhëna të tjera të asaj kohe. Të tre materialet janë lexuar para popullit të mbledhur në të gjithë fshatrat e Dibrës, në brigada e sektorë pune, që asokohe ishin në gatishmëri për gjithçka. Ishte koha kur dibranët, të lidhur ngushtë në gjak e në marrëdhënie ekonomike me Kosovën e viset e tjera shqiptare ndarë me sëpatën e kasapëve të Londrës, si edhe të gjithë shqiptarët, e jetonin me ankth atë çka ndodhte në Kosovë dhe ishin me shpirt e zemër atje. Referati “Shpërngulja e Arnautëve” është plan gjenocidi dhe shpërnguljeje masive i antishqiptarit të madh Vaso Çubrilloviçi. Po kush është Vaso Çubrilloviqi? Dr. Vaso Çubrilloviçi ka lindur në vitin 1897. Qysh në vitin 1914 ka qenë anëtarë i organizatës “Bosnja e re”. Si anëtar i kësaj organizate nacionaliste serbe më 23 gusht 1914, në Sarajevë të Bosnjës, merr pjesë në atentatin për vrasjen e trashëgimtarit të fronit austriak Franc Ferdinandit. Që nga viti 1930 ka qenë asistent docent dhe profesor në fakultetin filozofik të Beogradit. Më 7 mars 1937, në Beograd, i paraqet Klubit Kultural Serb planin në formë referati “Shpërngulja e arnautëve” (shqiptarëve) i cili u miratua nga ky institucion dhe u konsiderua si platforma, programi më i përpunuar për ç ‘kombëtarizimin, kolonizimin e serbizimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Dr. Vaso Çubriloviç ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik, drejtor i Institutit të Ballkanologjisë dhe anëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore Referati “Shpërngulja e arnautëve” origjinali i të cilit ruhet të Institutin Ushtarako-historik XI”, siç do ta lexoni në 19 faqet e tij mbyllet me shprehjen e egër…politikën tonë të kolonializmit e mundi pjelloria e grave shqiptare. Nga kjo duhet të nxjerrim konkluzione dhe të shpejtojmë derisa akoma ka kohë të korrigjohemi… Abdurahim Ashiku, 20 tetor 2014 SHPËRNGULJA E ARNAUTËVE Problemi i shqiptarëve në jetën tonë nacionale e shtetërore nuk është i tanishëm. Ky problem ka luajtur një rol të madh në mesjetë, por mori rëndësi vendimtare nga fundi i shekullit të 17-të, në kohën kur masat serbe u shpërngulën në drejtim të veriut nga tokat e dikurshme të vjetra të Rashkës dhe në vend të tyre u vendosën malësorët shqiptarë. Ata gradualisht zbresin nga malet e tyre dhe vendosen në fushat pjellore të Metohisë dhe Kosovës dhe, duke depërtuar në veri, përhapen në drejtim të Moravës Jugore e Perëndimore, nëpërmjet maleve të Sharit zbresin në drejtim të Pollogut e prej andej në drejtim të Vardarit. Në këtë mënyrë, deri në shekullin e 19-të u krijua trekëndëshi shqiptar, i cili, duke u mbështetur në boshtin e vet Dibër-Rogozna në prapavijën e vet armike, u fut thellë deri në Nish dhe i ndau tokat tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe lugina e Vardarit. Kjo politikë shqiptare e populluar me elementë anarshistë shqiptarë, në shekullin e 19-të pengoi çdo lidhje të fortë kulturore, arsimore dhe ekonomike midis tokave tona veriore e jugore. Kjo ishte arsyeja kryesore që Serbia vetëm më 1878, nëpërmjet Vranjës e Malit të Zi të Shkupit krijoi dhe mundi të mbajë lidhje të vazhdueshme me Maqedoninë e të ketë atë ndikim kulturor e politik në Luginën e Vardarit ashtu siç pritej. Bullgarët, megjithëse më vonë e filluan jetën shtetërore se sa serbët, në fillim patën rezultate më të mira. Këtë pykë shqiptare filloi ta copëtojë Serbia qysh në kryengritjen e parë, duke i dëbuar banorët më verior shqiptar që nga Jagorina. Pjesën tjetër të trekëndëshit shqiptar e kishte për detyrë ta shpartallojë shteti ynë i sotshëm nga 1918 e këtej, por ai nuk e bëri këtë. Janë disa arsye për këtë, por ne po përmendim vetëm ato më të rëndësishmet: 1.- Gabimi themelor i funksionarëve kompetentë të asaj kohe, është se në Ballkanin e shqetësuar e të përgjakur, deshën që zgjidhjen e çështjeve të mëdha etnike ta arrijnë me anën e metodave perëndimore. Turqia solli në Ballkan zakone të marra nga Sheriati, sipas të cilit me fitoren e luftës dhe pushtimin e një vendi, fitoret e drejta mbi jetën dhe pasurinë ndaj shtetasve të nënshtruar. Nga ata, edhe të krishterët ballkanas mësuan se fitohet me ndeshje jo vetëm pushteti dhe sundimi, por edhe shtëpia dhe pasuria. Më 1912 e këtej, i kanë zgjidhur ose janë në rrugën e zgjidhjes të çështjeve të pakicave nacionale me anë të shpërnguljes, ne kemi qëndruar në metoda të ngadalta e të plogëta të kolonizimit gradual. Rezultatet e kësaj ishin negative. Rritja natyrale e shqiptarëve është më e madhe se sa numri i përgjithshëm i rritjes sonë natyrale bashkë me kolonistët (nga viti 1921 deri më 1931 shtesa e shqiptarëve ka qenë 68.060 ndërsa e serbëve 58.745 frymë, ndryshimi është 9315 në favor të shqiptarëve). Duke pasur parasysh pjellorinë, rritjen e theksuar të shqiptarëve, si dhe konditat gjithnjë e më të vështira të kolonizimit sipas metodave të vjetra, ky disproporcion gjatë kohës do të bëhet gjithnjë e më i madh, dhe në fund do të vejë në pikëpyetje edhe ato pak suksese kolonizuese që kemi arritur nga 1918 e deri sot. 2.- Edhe vetë mënyra e kryerjes së kolonizimit sipas metodës së përdorur nuk u zbatua si duhet. Më e rëndësishmja është se në një problem të tillë me aq rëndësi nuk ekzistoi një plan i caktuar shtetëror, të cilit duhej ti përmbahej e zbatonte çdo regjim. Punohej copë-copë, sot për nesër, çdo ministër prishte të vjetrën, atë të paraardhësit të tij, duke mos krijuar edh ai vetë diçka solide. Ligjet e rregullat ndryshoheshin, por edhe ashtu të dobëta nuk viheshin në jetë. Disa, sidomos deputetët, po të ishin nga vise të vjetra, kur nuk mund të fitonin mandatin në krahinën e vet, shkonin poshtë në Jug dhe kërkonin mandatin nga kombësia e tyre, duke sakrifikuar kështu interesat e mëdha nacionale e shtetërore. Aparati i kolonizimit qe mjaft i shtrenjtë, i fryrë dhe i mbushur me njerëz jo vetëm të papërgatitur nga ana profesionale, por edhe shpesh mendjemëdhenj e të paaftë, kështu që puna e tyre përbënte një pikëpyetje në vetvete. 3.- Edhe ato disa mijëra familje që u vendosën nga lufta e këtej nuk zunë rrënjë në vendin ku u vendosën. Në Kosovë pati sukses më shumë, sidomos në luginën e Llapit, ku topliçanët depërtuN VETË NGA VERIU NË JUG. Këtu janë kolonitë më të vjetra të përziera me elementë nga krahina tona të ndryshme, ndërsa në Drenicë e Metohi, si krahina më të qëndrueshme, nuk patëm sukses. Asnjëherë nuk duhet bërë kolonizimi vetëm me malazezë. Jo për shkak se ata janë element i keq kolonizues, por për arsye të prirjeve të tyre prej blegtori, sepse kjo ka të bëjë vetëm me gjeneratën e parë. Gjenerata e dytë është krejt ndryshe, më aktive dhe më praktike. Fshati Petrovë në Miroç, sipër Danubit, që është i banuar vetëm me malazezë, është fshati më i përparuar në Krajinë. Dhe sot, në Serbi, mund të gjenden me mijëra familje të përparuara, veçanërisht në Toplicë e Kasanicë, që janë malazezë të gjeneratës së parë dhe u përzien me elementë përparimtarë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Metohinë, ku mbështetja direkt me vatrën e vjetër bënë të mundur ruajtjen e zakoneve e shprehive të vjetra. Pikërisht për këtë arsye ka pasur kaq pak sukses kolonizimi në gjithë Metohinë. Duhet pranuar se të gjitha kolonitë kanë qenë vendosur mjaft keq, nëpër toka kodrinore me driza dhe jo pjellore, si dhe gati krejtësisht të të pa furnizuara me mjetet më të domozdoshme bujqësore. Ndërkohë ata duheshin ndihmuar shumë më tepër, mbasi janë koloni me elementin më të varfër malazez. 4.- Padyshim, shkaku kryesor i mossuksesit të kolonizimit tonë në ato vise ishte se tokat më të mira mbetën në duart e shqiptarëve. E vetmja mënyrë e mundshme e kolonizimit tonë në masë, në ato vise, ka qenë marrja e tokave shqiptarëve. Mbas luftës, në kohën e rebelimit dhe të aksioneve të komitëve, do të dëboheshin lehtë një pjesë shqiptarësh për në Shqipëri, duke uzurpuar e shpronësuar meratë e tyre të pa ligjëruara. Përsëri detyrohemi të kthehemi këtu në gabimin trashanik të konceptit tonë të mbas luftës mbi të drejtën e posedimit të tokës. Në vend që të shfrytëzonim konceptin e vetë shqiptarëve lidhur me pronësinë e tyre mbi tokën e uzurpuar dikur, gjë që rrallëkush prej tyre ka pasur tapinë e Turqisë dhe këtë mund ta kenë pasur vetëm për tokën e blerë, neve në dëmin tonë nacional e shtetëror, jo vetëm që ligjëruam të gjitha ato uzurpime, por akoma edhe më keq, i mësuam shqiptarët me idetë e Evropës Perëndimore mbi posedimin e pronës private. Në këtë mënyrë ua dhamë vetë këtë armë në dorë, me të cilën do të mbrohen, t’i mbajnë tokat më të mira dhe të na e bëjnë të pamundur nacionalizimin në favor tonë të viseve më të rëndësishme. Nga gjithë këto që u tha më lart del se metodat e deritanishme të politikës tonë të kolonizimit në Jug, nuk kanë dhënë ato rezultate të cilat në të vërtetë duhesh t’i arrinim dhe tani qëndron si detyrë e jonë e madhe shtetërore. Këto metoda nuk i kemi kritikuar për hir të kritikës, por që në bazë të eksperiencës të gjejmë rrugët e drejta për zgjidhjen e kësaj çështje. PROBLEMET E KOLONIZIMIT TË KRAHINAVE JUGORE Ky bllok shqiptarësh për rreth maleve të Sharit është i një rëndësie të madhe nacionalo-shtetërore e strategjike për shtetin tonë. Blloku shqiptar, nga ana ushtarako-strategjike, zë një pozitë nga më të rëndësishmet në vendin tonë, vend-shpërndarja e lumenjve ballkanikë në drejtim të Adriatikut, Detit të Zi dhe Egjeut. Mbajtja e kësaj pozite strategjike vendos, në një masë të mirë, fatin e Ballkanit qendror, sidomos fatin e komunikacionit të rëndësishëm ballkanik Moravë-Vardar. Nuk jamë të rastit zhvillimi shpesh herë këtu i luftërave vendimtare për fatin e Ballkanit, prandaj është detyrë imperativë për të gjithë ne që këto pozita kaq të rëndësishme strategjike të mos i lëshojmë që të na i mbaj në duar elementi i huaj dhe armik. Aq më tepër përderisa ky element ka mbështetjen e shtetit nacional të së njëjtës gjini. Ai sot është i pafuqishëm, por edhe si i tillë është bërë bazë e imperializmit italian, nëpërmjet të cilit ai synon të depërtojë në zemrën e shtetit tonë. Kundër këtij depërtimi, mjeti më i sigurt është elementi ynë, i cili do të dojë e do të dijë të mbrojë pronën shtetin e vet. Mendoj përveç këtij blloku prej 18 rrethesh, shqiptarët dhe pakicat e tjera nacionale në krahinën jugore jetojnë të shpërndarë dhe prandaj nuk janë aq të rrezikshëm për jetën tonë nacionale e shtetërore. Kolonizimi nga veriu duhet pakësuar në krahinat e kolonizuara me Maqedoninë. Në këto krahina edhe tokë ka pak, janë krahina pasive dhe për këtë ata janë të ndjeshëm nga prurja e kolonistëve nga Veriu. Aq më tepër në këto veprime ata shikojnë me mosbesim tek ne. Është e vërtetë se edhe ai kolonizim i pakët, më tepër dëmton se sa sjell dobi. Nëse do të dërgohen poshtë, në jug të Malit të Zi, të Shkupit duhen çuar Vranjanët, Leskoviçanët, që afrojnë me ta në mentalitete dhe kulturë dhe në asnjë mënyrë Dinarikët me temperamentin e tyre të papërmbajtur, të ashpër e të padurueshëm, mbasi tek vendasit, me elementë të tillë shkaktohen të këqija dhe gjak. Problemi i Sanxhakut të Novi-Pazarit po zgjidhet vetvetiu dhe nuk lot më atë rol për jetën tonë shtetërore, të cilën e luajti deri më 1912. Vetëm do të përmendim që me shpërnguljen e shqiptarëve, ndërpriten lidhjet e fundit ndërmjet myslimanëve tanë në Bosnjë e të Novi-Pazarit, si dhe me botën tjetër myslimane. Fakti që ata shndërrohen në Përmbledhje pakicë fetare, e vetmja pakicë në Ballkan, do të shpejtojë nacionalizimin e tyre. Kohët e fundit, Mali i Zi, u bë problem mjaft i rëndë, vend i varfër dhe nuk është në gjendje të ushqejë popullsinë e vet, por me gjithë shpërnguljet, ai nga viti 1912 e deri më 1931 u shtua 16 për qind. Përmbledhje: Shqiptarët është e pamundur të zmbrapsen vetëm me anë të kolonizimit gradual, ky është i vetmi popull që arriti gjatë një mijëvjeçarit të fundit jo vetëm të mbahet në bërthamën e shtetit tonë, Rashkës e Zetës, por edhe të na sjellin dëme, duke shtyrë kufijtë tanë etnikë në drejtim të veriut dhe të lindjes. Ndërsa kufijtë tanë etnikë në mijëvjeçarin e fundit shtriheshin në veri deri në Suboticë; në veriperëndim deri në Kupa; shqiptarët na shtynë nga krahina e Shkodrës, kryeqytet i dikurshëm i Budinovit, nga Metohija dhe Kosova. E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, gjë që ne kemi qenë gjithnjë mbi ta. Qysh nga 1912 e këtej nuk kemi pasur suksese në luftë me ta. Faji për këtë është i yni, mbasi këtë pushtet nuk e kemi shfrytëzuar si duhet. Për ndonjë nacionalizëm të tyre në dobi tonë as që mund të flitet, por përkundrazi duke u mbështetur tek Shqipëria, zgjohej ndjenja e tyre nacionale e në se nuk do t’i qërojmë hesapet me ta, ose ia lemë kohës, për 20-30 vjet do të kemi një irredentizëm të tmerrshëm. Gjurmët e të cilit tashmë po duken dhe në mënyrë të pa evituar do t’i vejë në pikëpyetje të gjitha posedimet tona në Jug. PROBLEMI NDËRKOMBËTAR I KOLONIZIMIT Por të nisemi nga pikëpamja se ngushtimi gradual i shqiptarëve me anë të kolonizimit tonë të ngadalshëm është i pa efektshëm, atëherë na mbetet e vetmja rrugë, shpërngulja në masë. Në këtë rats kemi parasysh dy shtete – Shqipërinë dhe Turqinë. Shqipërinë me popullsi të rrallë, me moçale të shumta ende të pa thara dhe lugina shterpë të pa sistemuara, do të ishte në gjendje të pranojë disa qindra mijëra nga vendi ynë. Turqia moderne me sipërfaqe të mëdha në Azinë e Vogël dhe Kurdistan, akoma të pabanuara e të papunuara, krijojnë mundësi të pakufizuara për kolonizim të brendshëm. Më parë theksojmë se nuk duhet të kufizohemi në përçapjet diplomatike vetëm me Ankaranë, por duhet të përdoren të gjitha mjetet për ta bindur Tiranën që të pranojë një pjesë të të shpërngulurve. Besoj se kjo punë në Tiranë do të ecë me vështirësi, sepse Italia do të pengojë këtë proces, por të hollat luajnë rol të madh në Tiranë. Turqia është dakord që, fillimisht, të pranojë rreth 200 mijë të shpërngulur tonë, duke cilësuar që këta të jenë shqiptarë, e kjo është forma më e pranuar për ne. Dëshirën e Turqisë duhet ta pranojmë me të dy duart dhe ta shfrytëzojmë sa më parë Konventën për shpërngulje. Gjatë shpërnguljes duhet studiuar konventa, të cilën ajo, vitet e fundit e ka përfunduar për të tilla çështje me Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, duke pasur kujdes në dy gjëra: nga ajo të kërkohet të pranojë një kuotë sa më të madhe, ndërsa nga ana financiare i duhet edhe një ndihmë sa më e madhe, sidomos për rregullimin e çështjes së transportimit sa më të shpejtë. Padyshim që ky problem do të ngjallë sadopak shqetësime ndërkombëtare, gjë që është e paevitueshme në këto raste. Në këtë rast tani mund e duhet punuar për përfundimin e një konvente me të për këtë problem. Në qoftë se nuk do t’ia arrijë qëllimit, atëherë të paktën të arrihet aq sa për çështjen e shpërnguljeve në Turqi të heshtin. E përsërisim se ndjeshmëria e veprimit në Tiranë dhe të hollat e përdorura në mënyrë racionale do të mund të luanin rol vendimtar në këtë çështje. Shpërngulja e disa qindra mijëra shqiptarësh nuk do të çojë në shpërthimin e një lufte botërore. Vetëm organet kompetente duhet të dinë se çfarë e nevojshme dhe të luftohet me këmbëngulje për realizimin e saj, duke mos u bazuar në pengesat e mundshme ndërkombëtare. Italia padyshim do të nxjerrë pengesa të shumta, por ajo sot është tepër e zënë me problemet e saj lidhur me Abisininë dhe Austrinë sa të goxojë të shkojë aq larg në kundërvënien e saj. Me thënë të drejtën rreziku më i madh qëndron në atë që mund të përzihen në këtë çështje aleatët tonë të mëdhenj Franca dhe Anglia. Në këtë rast, atyre u duhet përgjigjur me gjakftohtësi dhe vendosmëri, sepse është në interesin e tyre sigurimi i linjës Moravë-Vardar, gjë që u pa edhe gjatë luftës së madhe të fundit dhe kjo do të jetë më e sigurt për ne dhe për ata, vetëm atëherë kur ne do të sundojmë plotësisht këto vise rreth malit të Sharit e në Kosovë. MËNYRA E SHPËRNGULJES Tashmë kemi theksuar se është efikase vetëm shpërngulja në masë e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre. E që të arrihet një shpërngulje në masë, si kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme, e cila mund të krijohet me shumë mënyra. I.- Dihet që masa myslimane shumë shpejt i nënshtrohet influencimit, sidomos fesë, besojnë shpejt e me fanatizëm, prandaj në radhë të parë është e nevojshme që për shpërnguljen e shqiptarëve të bëjmë për vete klerin e tyre dhe njerëzit me influencë, me para ose me shtrëngim. Duhet të gjenden sa më parë agjitatorët të cilët do të propagandojnë për shpërnguljen, mirë do të ishte që të na i jepte Turqia këta. Ata duhet të përshkruajnë bukuritë e viseve të reja në Turqi, jetesën e lehtë dhe të këndshme atje, të ndezin në masë fanatizmin fetar dhe tu zgjojnë krenarinë shtetërore turke. II.- Mjet tjetër do të ishte shtrëngimi nga aparati shtetëror. Ai duhet të shfrytëzojë ligjet deri në fund, me mënyra që ta bëjnë sa më të padurueshme qëndrimin e shqiptarëve tek ne: gjoba, burgime, aplikime të kontrabandës, prerjen e pyjeve, përvetimeve, lëshimin e qeneve në oborret e shtëpive, të detyrojnë sa më shumë njerëz të punojnë angari dhe të merret çdo masë tjetër që mund të praktikojë një polici me përvojë; masa ekonomike, mosnjohja e tapive të vjetra, në punët e kadastrës në këto vise, duhen të përfshihen menjëherë vënia e taksave të pamëshirshme, detyrimi i shlyerjes së borxheve private e publike e kullotave shtetërore e komunale, zhveshja nga koncesionet, heqja e lejeve afariste për kafene, dyqane tregtare, marrja e lejeve për monopole, pushimi nga puna shtetërore, private, vetadministruese etj. Kjo do të shpejtojë procesin e shpërngulës; masa sanitare, zbatimi me dhunë i të gjitha dispozitave edhe nëpër shtëpia, prishja e mureve dhe e gardheve rreth shtëpive, zbatimi rigoroz i masave veterinare gjë që do të pengojë nxjerrjen e bagëtive në treg, etj. Gjithashtu duhen aplikuar edhe masa praktike me efikasitet. Kur është fjala për fenë, shqiptarët janë shumë të ndjeshëm, prandaj edhe këtu duhet të preken. Kjo mund të arrihet me keqtrajtimin e klerikëve, me prishjen e varrezave, me ndalimin e poligamisë dhe sidomos me zbatimin e pamëshirshëm të ligjit për dërgimin e detyruar të vajzave në shkollat fillore kudo që ato ndodhen. Edhe iniciativa private mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Kolonistëve tanë, në rast nevoje, duhet tu shpërndajmë armë. Medoemos duhet lëshuar një valë malazezësh prej bjeshkëve që të shkaktojnë konflikte të gjera me shqiptarët në Metohi. Ky konflikt duhet të përgatitet nëpërmjet njerëzve të besuar, të nxitet dhe t’i jepet hov, në mënyrë që të krijohet një psikozë e vërtetë, sikur shqiptarët kanë ngritur krye dhe nga ana tjetër, krejt ngjarja duhet paraqitur me keqardhje si konflikt vëllezërish e fisesh dhe, në rast nevoje, mund t’i jepet karakter ekonomik. Në fund të fundit, mund të nxiten edhe turbullira lokale, të cilat do të shtypen në mënyrë të përgjakshme me mjetet më efikase, por jo aq me ushtri sa me kolonistë, me fise malazeze dhe me çetnikë. III.- Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia e ka përdorur në mënyrë shumë praktike pas vitit 1878 duke djegur ilegalisht fshatra dhe blloqe qytetesh shqiptare. ORGANIZIMI I SHPËRNGULJEVE Në hartën e bashkangjitur shihet se cilët rrethe duhet të shpërngulen. Këto janë: Dibra e Sipërme, Pollogu i Poshtëm, Pollogu i Sipërm, Mali i Sharit, Drenica, Peja, Istogu, Vuçiterna, Stavica, Llapi, Graçanica, Nerodimja, Gjakova, Podgori, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaçaniku. Nga këto rrethe që së bashku përbëjnë pykën shqiptare për ne, aktualisht, më të rëndësishëm janë: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora (Dragashi), Shari, Podgori, Istogu dhe Drenica – në Veri të malit të Sharit. Këto janë rrethe kufitare dhe duhen shpërngulur me çdo kusht. Rrethet në thellësi si i Kaçanikut, Gjilanit, Nerodimës, Graçanicçs, Llapit, Vuçiternës, etj. mundësisht duhen dobësuar, sidomos ai i Kaçanikut, Vuçiternës dhe i Llapit, ndërsa të tjerët duhen kolonizuar gradualisht e sistematikisht dhe kjo duhet të realizohet gjatë dhjetëvjeçarit. Gjatë shpërnguljeve të para duhen pasur parasysh këto gjëra: Në radhë të parë të kihet parasysh shpërngulja e fshatrave dhe mandej e qyteteve. Fshatrat janë më kompaktë, prandaj paraqesin rrezik. Nuk duhen shpërngulur vetëm të varfrit, por edhe njerëzit e mesëm dhe të pasur, të cilët përbëjnë kolonën vertebrale tek çdo popull. Të varfrit duke qenë pa mbështetje ekonomike nga bashkatdhetarët përulen shpejt. Kjo është një çështje me shumë rëndësi dhe këtë e theksoj me qëllim, mbasi është nga shkaqet kryesore për mossuksesin sa duhet të kolonizimit tonë në Jug, sepse i shpërngulëm të varfrit, kurse të pasurit mbetën dhe kështu qëndrojmë në të njëjtën gjendje, ku si rezultat, shumë pak sipërfaqe toke u përfitua për vendosjen e kolonistëve tanë. Gjatë përgatitjes së psikozës për shpërngulje, duhet bërë çmos që të largohen fshatra të tëra, në fund të fundit familje të tëra. Me çdo kusht duhet pasur parasysh që të mos mbeten këtu pjesë familjesh të shpërngulura. Shteti ynë nuk duhet të shpenzojë miliona për tua lehtësuar jetën shqiptarëve, por për ti hequr qafe sa të jetë e mundur më parë. Për këtë duhet penguar patjetër blerja e pasurisë së shqiptarëve që shpërngulen nga ata që mbeten tek ne. Bashkë me këtë duhet kombinuar shpërngulja e individëve dhe e fshatrave të tërë, në qoftë se dëshirojmë të kemi lehtësira gjatë procesit të shpërnguljes. Sapo të bien dakord për tu shpërngulur, duhet tu jepet ndihmë e gjithanshme. Tu paguhet menjëherë pasuria dhe të shpëngulen nga ana administrative, dokumentet e udhëtimit tu jepen pa asnjë formalitet, të ndihmohen për të shkuar deri në stacionin e parë hekurudhor, duke iu vënë në dispozicion trena deri në Selanik dhe prej aty të çohen menjëherë në vapor për në Azi. Ka shumë rëndësi që udhëtimi të jetë i rehatshëm dhe pa shpenzime. Udhëtimin me tren mundësisht ta bëjnë pa pagesë, njëkohësisht të ndihmohen edhe me ushqime, mbase nga kjo varet shpërngulja në masë apo jo. Frika e vështirësive për udhëtim është pengesë kryesore e lëvizjeve të tyre. Për këtë arsye është e domosdoshme të evitohen vështirësitë, duke i zgjidhur shpejt e në mënyrë energjike punët rreth udhëtimit të tyre. Duhet pasur kujdes që ata të kenë sa më pak telashe rreth udhëtimit, mbasi njerëzit e thjeshtë orientohen me vështirësi, prandaj është e nevojshme, tu mësohet sistemi i transportit të punëtorëve nëpërmjet agjencive të mëdha dhe ato të përdoren. I shpërnguluri duhet të kalojë nga dora në dorë, duke mos e ndjerë peshën e kësaj lëvizje. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet lumi i shqiptarëve të shpërngulur i cili do të boshatisë Jugun tonë nga shqiptarët. POPULLARIZIMI I KRAHINAVE TË SHPËRNGULURA Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël nga largimi i shqiptarëve. Pyetja e parë që shtrohet është: Cilët duhen vendosur atje?. Më e natyrshme është që atje të vendoset elementi ynë nga krahinat pasive, në radhë të parë malazes, hercegovinas, liçanas dhe kraishnicas. Malazezët janë më të përshtatshëm për shumë arsye, mbasi Metohia, Drenica dhe Kosova janë vendet më të natyrshme, ku vërshojnë nga malet e tyre të varfra. Shtimi i popullsisë në Mal të Zi ka sjellë varfri, gjë që kohët e fundit ka shkaktuar lëvizje të vazhdueshme docialo-politike, jo të favorshme për pushtetin tonë shtetëror dhe mjaft të rrezikshme për sa i përket rendit e qetësisë në të ardhme. Nuk na intereson që atyre tu japim misër e pensione, për këtë e vetmja zgjidhje është çuarja e tyre në krahinat pjellore të Metohisë, Drenicës e Kosovës, sepse afrohen më mentalitet e temperament me shqiptarët. Malazezët janë arma më e përshtatshme për mposhtjen dhe largimin e Shqiptarëve. Në radhë të parë ata duhen përdorë në viset shqiptare në veri të malit të Sharit, por krahas tyre duhen kolonizuar edhe me një sasi liçanas, krashnicas, serbësh, çaçakas, uzhiçanash dhe topliçanas. Kjo është e nevojshme për të krijuar tek ata shprehitë e punës dhe të organizimit, për të thyer psikologjinë e tyre nomade-kolektive prej malësorësh, me qëllim që të neutralizojmë këtë psikologji me anë të përzierjes dhe martesave nga vise të ndryshme dinarike, kështu do të arrihet të krijohet një tip i ri malazezi më pak lokal dhe më tepër i ngjashëm me serbët. Kurbetlive serbojugorë, në jug të malit të Sharit, duhet tu krijohen kondita të përshtatshme, me qëllim që të arrijnë të fusin në dorë toka pjellore. Ky do të jetë një kontingjent i ndershëm e punëtor, i cili do t’i jetë për tërë jetën mirënjohës këtij shteti, në rast se do t’i krijohen kushte të këndshme për jetën në fshat. Përgjithësisht fshati i serbëve të jugut ka të drejtë të kërkojë nga ne më shumë kujdes e preokupacion se sa po i kushtojmë sot. Kolonizimi me anë të këtyre varfanjakëve në Pollog (të Epërm e të Poshtëm) e në Dibër, si dhe dhënia e kullotave këtyre në vend të shqiptarëve, do të bëjë që të kuptohet se ky shtet është i tyre, si dhe do të dinë t’i mbrojnë kufijtë me gjak. Pranë tyre, në jug të malit Shar dhe të Malit të Zi të Shkupit mund të kolonizohet me vranjanët, leskovçanët, pirotasit dhe vllastiçanët, , sidomos ata të fshatrave malore pasive. E përsërisim edhe njëherë se dinarikët nuk duhen lejuar në jug të Malit të Zi të Shkupit e të malit të Sharit. Kryesore – dhënia e menjëhershme e tapive… Gjatë kolonizimit të fshatrave të lëna nga shqiptarët, duhet evituar avashllëku burokratik e cikrimtar. Kryesore në radhë të parë është dhënie e menjëhershme e tapive kolonistëve për pronat ku do të vendosen, sepse një nga shkaqet kryesor të mossuksesit të kolonizimit tonë të sotshëm ka qenë ai, se kolonisti nuk e ka ndie veten të sigurt në pronën ku është vendosur, mbasi nuk i është dhënë tapia menjëherë dhe kështu ishte i ekspozuar para batakçillëqeve të shumta të nëpunësve dhe politikanëve të pandërgjegjshëm. Fshatari e ndjen veten të sigurt në pronën që posedon vetëm atëherë kur e din se askush nuk mund ta lëvizë nga ajo, prandaj duhet ti jepet menjëherë kjo garanci. Por, në të njëjtën kohë, paraqet rrezikshmëri edhe dhënia kolonistit e të drejtave e të drejtave të plota mbi zotërimin e pronës. Në parim pronat e kolonistëve, në radhë të parë kanë misionin e tyre shtetëror e nacional dhe ai që i merr duhet të kryej këtë mision, prandaj ai nuk mund ta posedojë në mënyrë të pakufizuar këtë pasuri, mbasi midis tyre ka shumë njerëz të ndryshëm si proletar të fshatit që e kanë humbur ndjenjën për tokën ose blegtorinë, të cilëve u duhet bërë shprehi ekonomia fushore, kështu që me forcën e ligjës duhet të lidhen mbas tokës. Kjo me qëllim që të ambientohen dhe ta duan krahinën dhe vatrën e tyre, e në rast se nuk ia arrijnë ata, atëherë të paktën fëmijët e tyre. Për këtë, jo më pak se për 30 vjet, duhet tu ndalohet me ligj kolonistëve zotërimi i plotë mbi tokën, edhe pse u jepen menjëherë tapitë si posedues të saj. Tek ne gruaja nuk gëzon të drejtën e trashëgimisë mbi tokën, prandaj për të evituar copëzimin e tokave dhe posedimet e vogla, duhen përjashtuar gratë nga trashëgimia e tokës së kolonizuar, përveç rasteve kur kolonisti nuk ka fëmijë meshkuj dhe mendon të sjellë dhëndrin në shtëpi. Posedimet që u janë dhënë kolonistëve deri tani kanë qenë të vogla. Duke marrë parasysh mënyrën ekstensive të punimit të tokës, rënien e çmimeve të prodhimeve bujqësore, si dhe përbërjen e madhe (patriarkale) të familjeve koloniste, ekonomia prej 5-10 hektarësh nuk u siguron kolonistëve kushte për zhvillim dhe jetës të mirë. Është më mirë që në një krahinë të vendoset një numër më i vogël kolonistësh me kushte më të mira zhvillimi, se sa një numër i madh me gjendje gjysmë proletare fshati. Është ky edhe një nga shkaqet e mossuksesit të deritanishëm të kolonizimit në Jug e në Veri. Rrallë ndonjë popull ka një element adapt për kolonizim në kushte kaq të vështira, siç e kemi ne. Edhe këto pak suksese që kemi në kolonizim u arritën nëpërmjet të këtyre cilësive kolonizuese të racës sonë. Vetëm fshatari ynë, i përplasur me prozhme e në toka djerrë, nga një ambient në tjetrin, qe në gjendje që të jetojë në rrethana aq të vështira. E çfarë s’do të bënte ai, në rast se shteti do t’i jepte ato që kishte për detyrë t’ia jepte. Plani i Knjaz Nikollës për kolonizimin e trojeve shqiptare Më 10 shkurt 1865, qeveria e Knjaz Mihajllos nxori ligjin “Mbi kolonizimin e të huajve në Serbi”. Sipas tij, qeveria serbe u jepte kolonistëve të varfër të krahinave përqark 3 jutra (Një jutër baras me 6 dynymë) tokë të punueshme dhe 3 jutra të pa punueshme, shtëpinë, dy qe, një qerre, dy dhi ose dele, një dosë, mjetet e nevojshme për punë dhe 120 grosh para në dorë. Përveç këtyre, vetëkuptohet,, edhe misër deri në korrjen e parë. Në çdo dy familje jepej një plug. Pasuria e tundshme dhe e patundshme u jepej kolonistëve për shfrytëzim pa të drejtë shitjeje për 15 vjet. Mbas këtij afati bëhej zotërimi i i plotë i tyre mbi pronën. Kolonistët për pesë vjet përjashtoheshin nga të gjitha llojet e taksave ndaj shtetit, për dhjetë vjet nuk i nënshtroheshin detyrimin ushtarak të ushtrisë së rregullt dhe për 5 vjet ushtrisë popullore. Jehona qe e tillë, sa për disa muaj u plotësuan të gjitha vendet e boshatisura nga shqiptarët me kolonistë të ardhur nga të gjitha anët, aq tepër u kolonizua sa një gjë të tillë ne nuk mundëm ta bëjmë për disa vjet mbas luftës. Po t’ua vente shteti këto favorizime kolonistëve pas 1918-tës, ndryshe do të qëndronin sot me kolonizimin si në Vojvodinë, ashtu edhe në Sebinë Jugore. Kështu duhet vepruar në të ardhmen, në qoftë se dëshirojmë të kemi sukses. Vetëm duke ndjekur këtë shembull dhe duke ditur se çfarë kërkohet, duke mos u kursyer as me gjak e as me para, shteti ynë do të mundë të krijojë nga Kosova e Metohija një Toplicë të Re. Pra, kolonistëve u duhen siguruar të gjitha kushtet e jetesës për disa vjet, në se dëshirojmë që ata të mbeten atje. Pa mëshirë duhet të shuajmë çdo spekulim që bëhet me shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve të shpërngulur. Shteti duhet të ruaj për vete të drejtën e pakufizuar të disponimit të pasurisë së tundshme e të patundshme të të shpërngulurve dhe menjëherë pas largimit të tyre, të vendosë aty kolonistët e vet. Kjo duhet bërë me qëllim mbasi rrallë ka ndodhë që të shpërngulet tërë fshati me njëherësh. Në këto fshatra duhet në radhë të parë të vendosen malazezë si njerëz arrogantë të papërmbajtur dhe të paarsyeshëm, të cilët me sjelljet e tyre do ti detyrojnë shqiptarët e ngelur që të shpërngulen e mandej të sillen në këto vende kolonistë nga vise të tjera. Jo më pak i rëndësishëm për ne ështëproblemi i Vojvodinës, sidomos trekëndëshi hungarez në Baçka, Senta Kulla, Baçka-Topalla. Të shkatërrosh atë në Vojvodinë, do të thotë është njësoj sikur të shkatërrosh bllokun shqiptar rreth malit të Sharit. Këta punëtorë dhe posedues të vegjël hungarezë, bile edhe gjermanë, duhen çuar pjesërisht në Jug, mbasi në Baçka, në kufi me Hungarinë, ata paraqesin rrezik, aq më tepër kur serbët në Baçka përbëjnë vetëm 25 për qind të popullsisë. E po të vendosen në Serbinë Jugore, duke ruajtur pronat e tyre nga Shqipëria, do të shndërrohen në posedues të mirë, do të shkrihen me masën tonë dhe ajo që ka më tepër rëndësi, janë më të ngritur se sa tonët nga pikëpamja kulturore dhe do të shërbejnë si shembull në punimin e përparuar të tokës. TENIKA E KOLONIZIMIT E një rëndësie të veçantë Për zgjidhjen e çështjes së polemizuar, është ekzistenca e një aparati i cili do të drejtojë të gjitha punët. Si rezultat i punës së keqe të aparatit të deritanishëm të politikës sonë të kolonizimit, qëndron një pjesë e mirë e mossukseseve tona të deritanishme,. E që kjo në të ardhmen duhen bërë riorganizime. Asnjë çështje nuk kërkon aq vazhdimësi e kujdes për tu vënë në jetë se sa kolonizimi. Ne kemi theksuar se një nga shkaqet kryesore të mossuksesit të kolonizimit tonë në Jug dhe në Veri, është puna jo sistematike e drejtimit dhe ndryshimi i politikës sipas ndërrimit të qeverive. Kolonizimi t’i besohet Shtabit të Përgjithshëm… Që të evitohet kjo në të ardhmen kolonizimit i duhet besuar Shtabit të Përgjithshëm. Sa sepse: Thjesht për arsye mbrojtëse. Ushtria jonë është e interesuar që në kufijtë, sidomos në sektorët delikatë, të vendosë elementin e vet. Për këtë, ajo do të bëjë çmos që të sigurojë kufijtë me një kolonizim sa më të fortë. Shtabi i Përgjithshëm si institucion primar i mbrojtjes së interesave nacionale, mund t’i japë shumë gjithë politikës sonë të kolonizimit. Shtabi i Përgjithshëm do të dijë më së miri të mbrojë zbatimin e kolonizimit nga ndërhyrjet private, të mbrojë politikën e kolonizimit nga interesaxhinj të organizuar dhe nga influenca e jashtme, duke vënë kështu në jetë politikën e drejtë të kolonizimit tonë. Ka rëndësi edhe fakti se si do ta ketë më lehtë për t’i bindur institucionet përgjegjëse për rëndësinë e çështjes dhe për t’i çuar në marrjen e vendimeve efikase. Edhe Skupshtina Popullore do t’i besojë më shumë atij dhe do t’i japë kreditë e nevojshme. Këshill Shtetëror për kolonizimin Në krye të Inspektoratit të Kolonizimit do të qëndronte Inspektori i Përgjithshëm, i emruar me dekret, me propozim të Ministrit, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Kryeministrit: E gjithë puna Tërë kompleksin e punës, Shtabi i Përgjithshëm, do të mund ta drejtonte nëpërmjet një Këshilli Shtetëror për kolonizimin. Ky këshill do të ishte krejtësisht autonom, duke qenë drejtpërdrejt nën urdhrat e shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe do të kishte nën pushtetin e vet të gjithë organizmat e kolonizimit tonë. Në këtë Këshill duhet të hyjnë përfaqësues të disa ministrive të interesuara, të shoqërive nacionale, organizatave teknike dhe të institucioneve shkencore. Gabimi më i madh i politikës sonë të kolonizimit qëndron në faktin që, fjalën kryesore në të e kishte burokracia e pa specializuar, e cila i zgjidhte çështjet të copëzuara e pa u thelluar në to. Le të kujtojmë vetëm kolonizimin e optimasit tonë nga Hungaria në Ovçe Pole me kadrifikovet ose emigrantët nga Istra dhe Gorica të vendosura rreth Demir-Kapisë. Për këtë është e nevojshme lidhja organike në politikën tonë të kolonizimit ndërmjet pushtetit shtetëror, iniciativat private dhe institucioneve shkencore. Iniciativat private mund të veprojnë në shumë drejtime si p.sh: “Mbrojtja Popullore” – (Ushtri civile e ngritur nga shteti) “Sokollashat” – (Organizatë terroriste civile serbe e padeklaruar, e organizuar, armatosur e udhëhequr nga shteti për kundër shqiptarëve. Këta vepronin gjysmë ilegalisht, duke bastisur fshatrat shqiptare natën, duke djegur dhe duke vrarë) “Çetnikët” – Çeta kriminelësh civilë të armatosur nga shteti të destinuar për krime të vazhdueshme të shumëta që lindin gjatë procesit të kolonizimit tonë. Edhe shoqatat kulturore si “Prosfeta” (aesimi) në Sarajevë, “Matica Srpska” (shoqata letrare serbe) në Novi Sad, shoqata “Sv.Sava” (Shën Sava) në Beograd etj kanë gjithashtu detyrat e tyre lidhur me këtë çështje. Krijimi i Institutit të Kolonizimit… Padyshim në institucionet tona të larta shkencore kanë nisur të humbasin prestigjin që kanë pasur dikur. Shkaku për këtë është se Universiteti dhe Akademia e Shkencave, gjithnjë e më shumë largohen nga jeta reale dhe po lënë pas dore detyrën kryesore që ata kanë në një vend relativisht të prapambetur, siç është vendi ynë: hapja e shtigjeve për aplikimin e arritjeve shkencore të shekullit XX. Shumë miliarda do të kurseheshin në këtë vend, shumë gabime do të evitoheshin në politikën tonë shtetërore, si dhe në atë të kolonizimit po qe se më parë problemet do të studioheshin seriozisht dhe objektivisht nga punonjësit shkencorë të interesuar para se ata ti nënshtroheshin zgjidhjes. Edhe në politikën tonë të kolonizimit do të fitohej më shumë seriozitet, kontinuitet në punë dhe efikasitet në vënien në jetë, po të ishin marrë më parë mendimet e specialistëve dhe të punonjësve shkencorë. Akademia Mbretërore Serbe e Shkencave dhe Universiteti i Beogradit, më të interesuarit, të ndërmarrin iniciativën për një organizim shkencor të punës së kolonizimit tek ne. Kjo do të ishte e mundshme për shumë arsye. Në universitetet kemi specialistë për çdo çështje që lidhet me kolonizimin. Pedagogët e universitetit dhe akademikët janë punonjës shkencorë të pavarur, që i nënshtrohen më pak influencës së politikës së jashtme. Ata, tashmë kanë një eksperiencë të mirë për të tilla punë dhe njohuritë e tyre shkencore janë garanci objektive, prandaj ata duhet të marrin iniciativën për të krijuar një Institut Kolonizimi, detyra e të cilit do të ishte marrja me studimin e kolonizimit. Pushteti shtetëror nga ana e tij, do të veçojë nga disa ministri dhe nga të gjitha institucionet që janë marrë deri tani me këtë çështje organizma dhe do të krijojë një institucion të veçantë, “Inspektoratin e kolonizimit”. Në krye të Inspektoratit të Kolonizimit do të qëndronte Inspektori i Përgjithshëm, i emruar me dekret, me propozim të Ministrit, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Kryeministrit. E gjithë puna në Institutin për Kolonizim, si dhe në Inspektoratin për Kolonizim do të vihesh në jetë me udhëzime dhe nën mbikëqyrjen e Këshillit Shtetëror, ndërsa Inspektorati i Përgjithshëm do të varej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Instituti për Kolonizim do të ndahej në seksione: Seksioni i Organizimit. Seksioni i Arsimit dhe i Kulturës Seksioni i Financës Seksioni i Bujqësisë Seksioni i Ndërtimit Seksioni i Higjienës…etj. Seksionet në marrëveshje me shoqatat dhe institucionet tekniko-shkencore, si edhe me shoqëritë kombëtare, do të studiojnë probleme të kolonizimit, formulojnë direktiva etj. duke i dhënë kështu politikës sonë të kolonizimit një material me vlerë, të përpunuar dhe shkencor për të marrë vendime. Në krye të këtij Instituti do të vihen njerëz nga Këshilli Shtetëror, të përbërë nga përfaqësues të Ministrive përkatëse, përfaqësues të Universitetit, të Akademisë së Shkencave dhe të atyre organizatave private, nacionale dhe arsimore-kulturore, të cilat do të zgjidhen ose emërohen në këtë Këshill. Në këtë rast do të kihet kujdes që të mos sillen njerëz dosido, por njerëz që kanë njohuri dhe pasion për këtë punë të madhe. Drejtuesit dhe nëpunësit e Institutit të zgjidhen me konkurs. Instituti do t’i servirë Inspektoratit për Kolonizim, materiale të përpunuara shkencërisht për zbatimin e politikës së kolonizimit. Në rast mosmarrëveshjesh në mendime midis Inspektoratit për Kolonizim dhe Institutit në fjalë, për ndonjë çështje themelore, fjalën vendimtare e jep Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Inspektorati për kolonizim, duhet të ketë organet e tij ekzekutive në teren, të zgjedhur këta nga njerëz të frymëzuar e të gatshëm për këtë punë, pavarësisht në se janë apo jo në punë shtetërore. Prandaj, mundësisht këta duhen zgjedhur me konkurse dhe të emërohen me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa të komprometuarit dhe njerëzit e paaftë, të hiqen. Gjatë punës, Inspektoriati dhe organet e tij, duhet t’i evitojnë gjithnjë e më tepër formalitetet burokratike, duke pasur parasysh vetëm një gjë: shpërnguljen sa më parë të shqiptarëve dhe vendosjen e kolonistëve tanë menjëherë. Aparati policor do të luaj një rol mjaft të rëndësishëm në këtë çështje. Për këtë është e nevojshme të zgjidhen nëpunës nga më energjikët e të ndershëm dhe të dërgohen atje. Transferimi i tyre duhet të bëhet me pëlqimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe për një punë kaq të vështirë duhen shpërblyer nga kreditë sekrete. Duhen marrë masa të rrepta kundër cilitdo prej tyre që bën edhe lëshimin më të vogël lidhur me zbatimin e rregullave. Për të gjithë territorin e përmendur prej 18 rrethesh, duhet emëruar komisar i posaçëm, i cili do të zbatonte urdhrat e inspektorit shtetëror për kolonizimin. Kryetarëve të rretheve u duhet dhënë plotfuqishmëri të veçanta dhe instruksionet përkatëse për këtë çështje. Partive tona politike u duhet thënë në mënyrë të prerë se u ndalohet kategorikisht mbështetja për rivalitet në zgjedhje në këto rrethe dhe se u ndalohet deputetëve çdo ndërhyrje në favor të shqiptarëve. Vetë teknikën organizative të shpërnguljes të shqiptarëve dhe vendosjen e kolonistëve tanë, do ta përpunojë Instituti Shtetëror dhe dhe Inspektorati për Kolonizim. Ndoshta nuk do të ishte keq, që përveç këtyre dy institucioneve shtetërore, të krijohet edhe një organizatë private, e cila do të mbështetej nga shoqatat ekzistuese dhe do të kishte për detyrë që me vetë iniciativat private të ndihmonin në zbatimin e politikës sonë të kolonizimit. Më mirë do të ishte sikur këtë punë ta merrte përsipër Lidhja e shoqërive tona kulturore-arsimore. Ajo do të interesohej për koordinimin e punës së shoqërive private me punën shtetërore të kolonizimit dhe do të shërbente si ndërlidhëse midis tyre dhe Institutit për Kolonizim. MJETET FINANCIARE Sa herë që është kritikuar politika jonë e kolonizimit për mossuksese, mbrojtësit e saj gjithnjë janë ankuar për mjetet e pakta financiare që ka vënë shteti në dispozicion për këtë punë. Nuk e mohojmë se nuk është kështu deri në një farë mase, por duhet pranuar se më tepër është shpenzuar për mbajtjen e këtij aparati dhe për një punë jo racionale, se sa për vetë kolonizimin. Megjithatë, në rast se shteti nuk ka dhënë aq sa duhet të jepte, duhet kuptuar se çdo shtet ka interesat e tij primare dhe sekondare. Në interesat primare futet, padyshim, edhe detyra e shtetit që të sigurojë vetveten në krahinat e pasigurta nacionale, të kolonizuara me elementët e vet. Para kësaj detyre dhe këtij preokupacioni, bien poshtë të gjitha angazhimet tjera. Për këtë problem, të hollat, mund e duhet të gjenden. Po Jugosllavia jonë e sotme, mos vallë nuk është në gjendje të bëjë një sakrificë të tillë? Po, ajo mundet e duhet ta bëjë këtë. Pra nuk është e vërtetë që ajo nuk ka mjete për këtë. Para së gjithash le të përllogarisim aproksimakisht se sa do t’i kushtonte shtetit tonë shpërngulja e 200.000 shqiptarëve dhe vendosja e një numri po aq të madh kolonistësh tanë. Shpërngulja e 40.000 familjeve shqiptare, duke e llogaritur mesatarisht një familje prej 5 anëtarësh dhe shpennzimet prej 15.000 dinarë për çdo familje, do të kushtonte në maksimum 600.000.000 dinarë. Shpenzimet e kolonizimit për vendosjen e 40.000 familjeve tona mund të arrijnë në maksimum 200.000.000 dinarë. Për gjithë këtë punë, në asnjë rast, nuk do të shpenzohen më tepër se 800.000.000 dinarë, dhe ja sepse: 1.- Shqiptarët e shpërngulur do të lenë jo vetëm tokën, por edhe shtëpinë dhe veglat e punës. Kështu, jo vetëm që do të mund të vendoset pjesa më e madhe e kolonistëve tanë në shtëpitë e shqiptarëve por me një ndihmë sadopak të vogël në bagëti dhe ushqime, këta do ta marrin veten nga ana ekonomike dhe do të bëhen të pavarur. Për këtë, edhe këtu po nënvizojmë se nuk duhet lejuar në asnjëmënyrë spekulimi privat me pasuritë e lëna nga shqiptarët, ato duhet t’i marrë shteti në fillim dhe pastaj t’ua japë kolonistëve. 2.- Gjatë krijimit të kolonive të reja, atje ku e lyp nevoja, duhet të përdoret forca ushtarake, ashtu siç ka qenë përdorë gjatë ndërtimit të Sremska Raqes dhe të rindërtimit të fshatrave të shkatërruara nga tërmeti në vitin 1931 në Jug. Për një punë të tillë, t’i jepet ushtrisë e drejta dhe mundësia, që me thirrjen e rezervistëve në stërvitje ose në zgjatjen e afatit të shërbimit ushtarak, të krijojë një lloj shërbimi të detyrueshëm pune për qëllime publike. Do të ishte mirë që në këto detyra të ngarkonin rininë tonë të profilizuar mbas mbarimit të universitetit, Atëherë, duke punuar në një punë konstruktive në interes të përgjithshëm, shumë prej tyre do të bëheshin të ndërgjegjshëm dhe më realisht do t’i shikonin gjërat. Kjo do të arrihej më së miri, kur të rinjtë të porsa ardhur nga universiteti, tu vihej si kusht, që për të filluar punën shtetërore, më parë duhet të kalojnë një kohë të caktuar në punët e kolonizimit tonë. Me këtë do të ngushtohej edhe papunësia e inteligjencës sonë të re e cila gjithnjë e më tepër po bëhet një problem social i vështirë tek ne. 3:- Në marrëveshje me organizatat dhe shoqëritë e specializuara duhen kërkuar rrugët më pak të kushtueshme për hapjen e tokave nga shkurret, vaditjen, tharjen e moçaleve etj. si dhe për ndërtimin e shtëpive: Ndërmarrjet private duhen vënë në dijeni, se gjatë grumbullimit të materialeve të nevojshme, shteti i ndihmon ato me doganime, në tarifa hekururdhore, kredira e mjete të tjera, dhe se shteti nga ana e tij, ka të drejtë të kërkojë prej tyre, që për një punë kaq të rëndësishme, të furnizojnë me materiale me çmim sa më të ulët. Çështja e furnizimit me materiale duhet bërë me anë kartelimesh e pastaj, shteti, në marrëveshje me to, do të caktojë sasinë, kualitetin dhe çmimin e materialeve pa pazarllëqe fiktive. Ndërmarrjet shtetërore, hekurudhat dhe sidomos ndërmarrjet pyjore, si SHIPAD etj. duhet të vihen plotësisht në dispozicion të Këshillit Shtetëror për kolonizimin. 4:- Gjatë kolonizimit, shteti, mund tu japë kolonistëve prona me krediose me para në dorë. Do të ketë mjaft nga ata që do të blejnë toka në vise të reja dhe që do t’i shesin pronat e tyre në vendlindje. Nga kjo, shteti do të marrë një pjesë të mirë të parave që u ka dhënë. Theksojmë se, toka mund t’i shitet vetëm atij që vendoset përfundimisht në të dhe që garanton se do ta punojë atë. Toka e dhënë me kredi nuk duhet të jetë e shtrenjtë, kamata duhet të jetë minimale, koha e shlyerjes së kredisë duhet të fillojë disa vjet mbas vendosjes së kolonialistit, d.m.th. kur të jetë fuqizuar ai nga ana ekonomike. Duke marrë këtë si bazë, shteti mund të gjejë mjete nga dy burime: Të gjithë shpenzimet për administrimin e kësaj pune, shteti, duhet t’i marrë përsipër e t’i mbulojë ato me të ardhurat e tij të zakonshme, duke çliruar fonde të panevojshme dhe jo të ngutshme nga sfera të tjera. Burimi tjetër financiar do të jetë huaja, të cilën do ta japin bankat shtetërore vetë ose bashkërisht me kapitalin tonë privat nëpërmjet të një huaje të brendshme të detyruar. Si mbështetje e kësaj do të shërbejnë detyrimet e dhëna nga shteti, si dhe të ardhurat e kolonistëve, kur ata të bëhen të pavarur. Të marra së bashku, shumë prej disa qindra miliona dinarësh, nuk është ndonjë shpenzim i madh për shtetin, në krahasim me përfitimet që ai do të ketë në fakt. Sigurimi i pikave tona më nevralgjike në Jug, me vendosjen e elementit tonë nacional, ne, kursejmë në rast lufte disa divizione. Duke vendosur disa dhjetëra mijë familje si kolonistë nga krahinat tona pasive, sidomos nga Mali i Zi, lehtësohet kriza e rëndë ekonomike në ato vise dhe nga ana tjetër, si rezultat i punës së madhe që do të hapet gjatë kolonizimit, do të bëjë të mundur vendosjen në punë të 10 mijë punëtorëve, duke i dhënë kështu një nxitje ekonomisë tonë. Për një detyrë të tillë nacionale, strategjike-ushtarake dhe ekonomike, shteti e ka për detyrë dhe duhet të sakrifikojë disa qindra milionë dinarë. Në një kohë kur është në gjendje të shpenzojë miliarda dinarë për ndërtimin e rrugës ndërkombëtare nga Subotica deri në Caribrod, nga e cila, ndoshta, vetëm në një të ardhme të largët do të kemi përfitime reale, ai mund e duhet të gjejë disa qindra milionë dinarë. Që do të na kthejnë përsëri në djepin e shtetit tonë. K O N K L U Z I O N Duke marrë parasysh të gjitha sa u thanë më sipër, nuk është e rastit që gjatë shqyrtimit të çështjes së kolonizimit në Jug, nisemi nga pikëpamja se mënyra e vetme më efikase e zgjidhjes së këtij problemi, është shpërngulja e shqiptarëve në masë. Kolonizimi i shkallëzuar, ashtu si dhe në vende të tjera, nuk ka pasur sukses tek ne. Kur pushteti shtetëror dëshiron të ndërhyjë në interes të elementi të vet, në luftë për tokën, mund të ketë sukses vetëm se vepron brutalisht. Përndryshe, vendasi i rrënjosur në vendlindjen e tij dhe i aklimatizuar, është gjithnjë më i fortë se kolonisti. Kjo, në rastin tonë, duhet pasur sa më parë parasysh, se kemi të bëjmë me racë të varfër, me rrënjë dhe pjellore, për të pat thënë i ndjeri Cviviq, se është më ekspansivja në Ballkan. Kështu më 1918, Polonia, e mori përsëri Poznanin e vet. Statistikat tona të viteve 1921-1931, të cilat tashmë i kemi përmendur, tregojnë se edhe politikën tonë të kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare. Nga kjo duhet të nxjerrim konkluzione dhe të shpejtojmë deri sa akoma ka kohë që të korrigjohemi. E gjithë Evropa ndodhet në një gjendje kaotike. Ne nuk dimë se ç’na sjell dita e nata. Nacionalizmi shqiptar edhe në viset tona po rritet. Ta lesh gjendjen kështu siç është, do të thotë, të lejosh që në rast të një konflikti botëror ose të ndonjë revolucioni social, që në një të ardhme janë të mundur edhe njeri edhe tjetri, do të thotë të vesh në pikëpyetje të gjitha posedimet tona në Jug. Pra, qëllimi i këtij referati është që të evitohet kjo.

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...