2020-11-11

Ambasadori britanik Nicholas Abbott viziton Kompleksin memorial të Familjes Jashari, mbron luftën e UÇK-së për liri

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë këtë të mërkure, nderime në Kompleksin memorial të Familjes Jashari në Prekaz. Abbott shkruan se Britania e Madhe gjithmonë do të qëndrojë pranë ndërhyrjes së saj si të drejtë për të parandaluar katastrofën humanitare, për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja, njofton Klan Kosova.”Këtë mëngjes bëra nderimet e mia në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme atje mbi njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë për viktimat. Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të qëndrojë pranë ndërhyrjes së saj si një çështje e drejtë, për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja”. Tutje, Nicholas Abbott, ka cituar edhe ish-kryeministrin britanik të viteve ’99-të, me rastin e ndërhyrjes së forcave paqeruajtëse në Kosovë, njofton Klan Kosova. ”Siç tha Toni Blair në Dhomën e Komunave në 23 Mars 1999: “Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç të veprojmë dhe veprojmë ashtu si do të bëjmë”.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...