2020-11-05

Analisti politik, Shemsi Jashari : kryeministrja lezbejkë serbe, Ana Brnabiq, tha se shtetit serb që nuk ka interes në normalizim të raporteve me Kosovën dhe se dialogun po e përdorë për të përfituar përkrahje nga BE-ja dhe ShBA-të.

Analisti politik, Shemsi Jashari tha se deklarata e Ana Brnabiq se “Kosova Metohi” është një provokim i radhës i shteti serb ndaj vendit tonë. Madje, deklaratën e kryeministres serbe e vlerësoi si paralajmërim të shtetit serb që nuk ka interes në normalizim të raporteve me Kosovën dhe se dialogun po e përdorë për të përfituar përkrahje nga BE-ja dhe ShBA-të. “Qasja dhe logjika e qeveritarëve serb asnjëherë nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën. Edhe sjellja e qeveritarëve të tanishëm të Serbisë është e njëjtë dhe armiqësorë ndaj Kosovës. Deklarimi i mandares për Kryeministre Brnabiq është një provokim dhe dëshmi e radhës se Serbia nuk dëshiron paqe e as normalizim të raporteve me Kosovën por dialogun e përdorë për të përfituar nga mbështetja evropiane dhe Amerikane në aspektin e integrimeve dhe aspektin ekonomik”, deklaroi Jashari. Ai tha se udhëheqësit e vendit tonë duhet të marrin me seriozitet deklaratën e kryeministres serbe dhe të diskutojnë edhe me Bashkimin Evropian këtë temë, pasi kështu nuk arrihet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Zyrtarët shtetërorë të Kosovës duhet ta marrin si sinjal serioz deklaratën e znj. Brnabiq dhe të mos pranojnë presionin nga BE për lëshime në emër të normalizimit të raporteve, ngase nëse nuk detyrohet Serbia asnjëherë nuk do të ketë normalizim të raporteve Kosovë Serbi”, nënvizoi Jashari. Zogaj: Betimi i Ana Brnabiq është dëshmi e shovenizmit serb Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, foli lidhur me qëllimet dhe ndikimet e deklaratës së kryeministres serbe gjatë betimit të saj para kabinetit qeverisës. Zogaj deklaroi se shqiptarët duhet ta kenë të qartë se Serbia asnjëherë nuk do ta pranoj Kosovën si shtet, por do ta konsideroj gjithmonë si koloni të saj. Sipas tij, Kosova duhet të forcohet dhe mobilizohet ndaj Serbisë dhe ta mbështesë atë me “shpinë për muri”, derisa ta kuptoj se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...