2020-11-09

Basha-Ramës: Lëri shpifjet, pse nuk e hap Covid 4?

Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili pyeste kryedemokratin se çfarë dosje ka përgatitur “për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të”. Basha i thotë Ramës që të lerë shpifjet dhe të përgjigjet për situatën e pandemisë në vend. “Pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, shkruan Basha në Twitter. /tvklan.al Rama: Lulzim e sqaron dot se çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë? Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...