2020-11-11

Bazat e UÇK-së në Kukës: Banorët mohojnë ekzistencën e burgjeve, hedhin poshtë pretendimet e Hagës

Në aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshihet edhe ekzistenca e disa objekteve në territorin e Shqipërisë që janë përdorur si burgje për tortura, burgosje, vrasje dhe zhdukje të etnive të ndryshme që dyshoheshin si informatorë për armikun apo kundërshtarë në fushë-betejë. Në aktakuzë flitet për dy baza në qarkun e Kukësit të përdoruara nga UÇK, por nga autoritetet shqiptare nuk është pranuar kurrë ky pretendim. Objektet në fjalë ndodhen në Nikoliq dhe Vlahën të Hasit. video : https://www.youtube.com/watch?v=pHZJ0ttseT0&feature=emb_title Kamera e Euronews Albania udhetoi në Has për të vërtetuar nëse vërtet këto objekte ekzistojnë dhe nëse janë përdorur nga UÇK. Ne hyrje te qytetit, ne zonën industriale, të bie në sy oficina e mekanikës, e cila mban edhe një pllakë Përkujtimore. Aty shkruhet: “Në këtë shtëpi ishte vendosur shtabi nr.1 ku merrnin detyrat për çdo ditë përgjegjësit e mobilizimit të përgjithshëm të UÇK-së. Në prill, mars ,maj të vitit 1999 mobilizimi bëhej me urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”. Gazetari i Euronews Albania, Ermal Hallaçi pa nga afër ambientet e kësaj godine e cila duket tejet e amortizuar. Pronari i godinës, i cili e ka privatizuar, Asllan Elezi rrëfen muajt e vështirë mars-qershor të vitit 1999, kur ndërtesa u kthye në baze mobilizimi për UÇK-në, por mohon kategorikisht ekzistencën e burgut. Elezi tregon se një vit më parë, objektin e kanë vizituar edhe prokurorë të Hagës për verifikime. “Kur unë nuk e di këtë gjë, nuk e dinë as ushtarët, sepse nuk ka pasur burg në të vërtetë, nuk janë bërë keqtrajtime. Vjet erdhën ata të Hagës, tre prokurorë bashkë me prokurorë tanët, për të verifikuar, më thirrën, vajta në komisariat tre ditë, më pyetën iu përgjigja dhe erdhën më pas për të bërë kontrollin,” – shprehet Elezi. Ai dëshmon me fakte se në objekt ndodhen ende disa nga uniformat e UÇK-së dhe sende të tjera. Në pamje dallohen qartë shtretërit, apo edhe dhoma e mjekëve që kuronin ushtarët e plagosur. Madje edhe medikamentet ndodhen ende aty. Asllan Elezi tregon se të gjitha sendet ruhen nga vetë ai vetëm për të dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së. “Të gjitha këto janë të mbajtura dhe të ruajtura për të dëshmuar se UÇK ka qenë ushtri e dalë vetëm nga ajo pjesë e familjarëve të mirë të Kosovës që kanë dashur të marrin pushkën për të luftuar [për liri],” – tregon më tej Elezi. Sipas dëshmive, në këtë godinë janë trajnuar më shumë se 12 mijë trupa, të cilët më pas dërgoheshin në një bazë tjetër të UÇK-së, në fshatin Vlahën. Banorë të këtij fshati tregojnë për Euronews Albania se nuk ka ekzistuar asnjë burg në këtë zonë, por vetëm baza të UÇK-së. Këtë e konfirmon edhe Jak Jaku, banor I një prej shtëpive që ka shërbyer si strehë për ushtarët. “Gjykata e Hagës më duket se përkrah më shumë Serbinë se sa të dhunuarit, të humburit që ata i kanë masakruar,” – thotë Jaku. Në dalje të fshatit, ajo që bie në sy, është një kullë e vjetër në hyrje të së cilës shkruhet: “Kullë e rezistencës, dijes dhe pushkës, çerdhe e UÇK-së!”.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...