2020-11-07

Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të në historinë amerikane më 20 janar 2021.

Joe Biden, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara 1 orë më herët Joe Biden. Joe Biden. Shpërndaje Print Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka shpallur kandidatin demokrat, Joe Biden, president të Shteteve të Bashkuara. Mediat amerikane kanë thënë se Biden ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore. “Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve - pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Ai ka mundur presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit. Fitorja në Pensilvani, me 20 vota të Kolegjit Elektoral, i ka dhënë Bidenit të paktën 273 vota, ndërkohë që shtetet si Arizona, Nevada, Xhorxhia dhe Karolina Veriore ende nuk kanë shpallur fituesit. Disa media amerikane i kanë dhënë Bidenit edhe 11 votat e Arizonas. Profil: Kush është Joe Biden? Video e publikuar më 15 gusht Profil: Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden Profil: Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden The code has been copied to your clipboard. Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar ka ardhur pas më shumë se tri ditëve të paqartësive, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës. Kamala Harris, e cila pritet të bëhet nën-presidentja e parë amerikane me ngjyrë, ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë më të rëndësishme sesa fitorja e Bidenit dhe e saj. “Ka të bëjë me shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Ne kemi shumë punë përpara nesh. Le të fillojmë”. Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...