2020-11-07

CETNIKU IVICA DAÇIQ I LUMTUR QË THAÇI, VESELI, KRASNIQI E SELIMI JANË NË HAGË: “UÇK KA KRYER KRIME”

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është mirë që Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë nisur të punojnë. Daçiq foli në një konferencë për media në Beograd, ku u pyet për aktakuzën e Dhomave të Specializuara për krime lufte kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Aktakuza u bë publike të enjten. Daçiq tha se Dhomat e Specializuara janë themeluar nga nevoja për një hetim ndërkombëtar të krimeve “të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo vetëm kundër popullit serb, por edhe kundër qytetarëve të kombësive të tjera, përfshirë shqiptarët e Kosovës, kështu që të gjithë që kanë kryer krime, duhet të mbajnë përgjegjësi”. Ai shtoi se “krimet kundër serbëve në Kosovë nuk janë sanksionuar deri më tani”. Por, “ka një rrugë të gjatë nga aktakuza deri te vendimi”, tha Daçiq, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve. Thaçi, Veseli dhe Selimi janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 5 nëntor, ndërsa Krasniqi është transferuar atje një ditë përpara tyre. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...