2020-11-09

Edhe Portugalia futet sërish në karantinë

Portugalia është vendi i radhës në Bashkimin Evropian që merr masa shtrënguese për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri portugez tha se situata në vend është serioze. Nga e hëna në 121 bashki rikthehet shtetrrethimi nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit ndërsa në fundjavë ndalimi i lëvizjes fillon që në orën 13:00. Portugalia ka mbi 170 mijë raste të konfirmuara. Franca është një nga vendet më të goditura në Evropë. Vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 270 vdekje dhe mbi 125 mijë raste të reja. Rémi Salomon, kreu i komisionit mjekësor të spitaleve të Parisit tha se së shpejti ata do të duhet të vendosnin se kë mund të mjekonin dhe kë jo, pasi urgjencat po tejmbushjen. Shumë vende evropiane kanë marrë ndërkohë masa shtrënguese. Britania e Madhe hyri në bllokimin e saj të dytë kombëtar që prej 5 nëntorit. E megjithatë gjatë fundjavës u shënuan mbi 400 viktima duke e çuar totalin në mbi 49 mijë. Edhe Greqia ka hyrë në bllokimin e saj të dytë prej 7 nëntorit, por infeksionet vijojnë të jenë të larta. Italia gjithashtu ka vendosur të mbajë të bllokuara hyrje-daljet nga 4 rajone. Shumica e bizneseve jo-thelbësore janë mbyllur. Por kundër masave nuk mungojnë edhe protestat. Pas Gjermanisë, tubime në rrugë pati edhe në Kroaci kundër rikthimit në karantinë. Të dielën të prekurit nga koronavirusi tejkaluan shifrën e 50 milionëve në rang botëror. Flori Buqi

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...