2020-11-05

Gazetari Skënder Zogaj: Betimi i Ana Brnabiq është dëshmi e shovenizmit serb

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, foli lidhur me qëllimet dhe ndikimet e deklaratës së kryeministres serbe gjatë betimit të saj para kabinetit qeverisës. Zogaj deklaroi se shqiptarët duhet ta kenë të qartë se Serbia asnjëherë nuk do ta pranoj Kosovën si shtet, por do ta konsideroj gjithmonë si koloni të saj. Sipas tij, Kosova duhet të forcohet dhe mobilizohet ndaj Serbisë dhe ta mbështesë atë me “shpinë për muri”, derisa ta kuptoj se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. ImageSkënder ZogajFOTO GALERI “Serbia kurrë nuk do tē mund të pajtohet që Kosova tē mos jetë koloni e saj, dhe ky fakt duhet të fiksohet mirē nga të gjithë shqiptarët, që duhet të mobilizihen dhe, të forcohen për vetëmbrojtje, të të gjitha llojeve! Deri tash kështu nuk kemi vepruar, prandaj po i vuajmë dobësitë tona kombëtare, duke menduar se Serbia ka mundësi të ndryshojë! Jo, kjo nuk do të ndodh, derisa, Serbia të mbështetet me shpinë për muri dhe, të jetë e detyruar të kuptojë se Kosovën e ka të humbur përgjithmonë”, nënvizoi Zogaj. Ai tha se fjalimi i kryeminstres serbe, Ana Brnabiq gjatë betimit para kabinetit të saj qeverisës tregon shovinizmin serb. Ndërkaq, bëri thirrje që udhëheqësit e Kosovës të reagojnë tek partnerët ndërkombëtar, pas këtyre deklaratave tendencioze të Brnabiqit. “Betimi i kryeministres Ana Bërnabiq me rastin e formimit të qeverisë së re, është një dëshmi e re e shovenizmit serb. Karshi kësaj deklarate udhëheqja e Kosovës duhet të reagojë tek partnerët ndërkombëtarë, duke i paralajmëruar se, deklaratat e këtilla janë të rrezikshme dhe mund të krijonë situata të pakëndshme”, deklaroi Zogaj. Ndër të tjera, shtoi se Kosova duhet ta sensibilizoj edhe diasporën shqiptare, në mënyrë që të mos rrinë me duar në xhepa, por të i përcjellin me vëmendje zhvillimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Pra, reagimet kosovare duhet të bëhen në planin ndërkombëtar dhe gjithsesi, institucionet më të larta të Kosovës duhet të sensibilizojnë diasporën shqiptare që të ndjek më me vëmendje zhvillimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të mos rrinë me duar në xhepa! Ky është reagimi i duhur, jo vetëm për Bërnadiqkën por ndaj provokimeve historike të Serbisë”, përfundoi Zogaj

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...