2020-11-11

Gjeneral Rexhep Selimi: Jam veç një çlirimtar që luftën për liri e ka nisur me Adem Jasharin dhe që e kemi përfunduar me Wesley Clark

Rexhep Selimi ka bërë një deklarim në seancën e parë ndaj tij në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj tij dhe të tjerëve është e pasaktë dhe mbi të gjitha e padrejtë. “Është e pasaktë ndaj meje dhe luftës së popullit tim dhe shtetit prej nga vi unë. Ky proces do ta dëshmojë se ishim popull i shtypur që luftonim për liri. Bëmë luftë të pastër dhe të drejtë dhe se kjo luftë do të jetë e tillë edhe pas këtij procesi”, është shprehur Selimi. “Secili që ka dyshime do të bindet se as unë as UÇK nuk kemi të bëjmë asgjë me krime dhe ndërmarrje të përbashkët kriminale siç cilësohemi në këtë aktakuzë”. “Kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore që veç të këqija i ka sjell vendit tim – vrasje, dhunë, shfarosje, gjenocid… E kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit tim”. Selimi ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e përkrahur edhe nga NATO. “Jam veç një çlirimtar që luftën për liri e ka nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Gjeneralin Wesley Clark – NATO-n”. “E kam për detyrë të jem në anën e UÇK-së dhe aleatëve të kësaj ushtrie. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jetë qëllimi i të gjithë neve këtu – edhe i prokurorisë”.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...