2020-11-09

Rekord viktimash dhe infektimesh me Covid në botë

Koronavirusi duket se ka dalë jashtë kontrollit në shumë vende të botës, teksa në 24 orët e fundit u shënuan rekorde globale infektimesh dhe jetësh të humbura. Sipas Worldometers numri rasteve të reja në mbarë botën shkoi në afro 600 mijë, ndërsa ai i viktimave për herë të parë kalojë shifrën 8 mijë. Situata më e vështirë paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat raportuan mbi 118 mijë raste të reja dhe mbi 1200 jetë të humbura. Por përveç numrit të madh të viktimave, amerikanët i shqetëson pasojat që kjo situatë po shkakton në ekonomi. Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell e konsideroi situatën veçanërisht shqetësuese për ekonominë, ndërsa bëri thirrje që të ndiqen me rigorozitet këshillat e profesionistëve të shëndetit publik, si e vetmja mënyrë për të ndikuar në rivendosjen e ekonomisë në binarët e rimëkëmbjes. Në Europë situatën më të vështirë po e kalon Franca, ku për herë të parë që nga nisja e pandemisë u regjistruan afro 58 mijë infektime ditore. Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon deklaroi se vala e dytë është brutale dhe se virusi po përhapet me shpejtësi, ndërsa bëri të ditur se 1.6 milionë të infektuar në më shumë se tetë milionë persona të prekur në kontinent, i përkasin Francës. Në Itali është kthyer sërish frika e rikthimit të situatës gjatë fazës së parë të pandemisë, kjo pasi në 24 orët e fundit u shënuan mbi 34 mijë raste të reja dhe 428 viktima. Gjithashtu Gjermania kaloi kufirin e 20 mijë infektimeve ditore, teksa të enjten në mbrëmje raportoi për 21 mijë raste ditore. Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...