Posts

Showing posts from September, 2011

Gjon Neçaj - Poeti i Alpeve Shqiptare

Image
POETË, EJANI NË VENDLINDJEN TIME   Nga Flori Bruqi Gjon Neçaj lindi me 17.06.1951 ne fshatin Peraj te krahines se Nikaj-Merturit, Tropoje. Ka mbaruar studimet per finance ne  Tirane . Me krijimtari letrare    eshte marre qe heret, duke botuar ne shtypin letrar te kohes poezi, proze e publicistike. Ka fituar disa cmime letrare. Bashkepunon me disa te perditshme ne  Tirane , duke botuar here pas here shkrime kulturore. Bashkepunon    edhe me shtypin kosovar. Deri me tash ka botuar: Ne hijen e mrizave - poezi,  Tirane , 1994 Ne foleze te kenges - poezi per femije, Tirane , 2003 Hijet e shpirtit - novele,  Tirane , 2005 Ju qe me shihni cdo dite - poezi,  Tirane , 2006 Pezull-haiku, Elbasan, 2007 Tropoja - vendlindja ime - tekst mesimor, bashkeautor,  Tirane , 2008 Hena pikon mbi Alpet e mia - poezi, Tirane , 2008 Eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, dega Tropoje, anetar i Haik

Ardita Jatru:Pёr ty, Shpirtin e lashё jetim E jotja nuk u bёra kurrё!

Image
Ajo ishte njё kitarё Ajo ishte njё kitarё, Herё e heshtur lёnё te njё qoshk, Herё çbrengosje e shpirtrave tё vrarё. Ishte pra njё kitarё, Herё tel-kёputur, Herё me tinguj fluturakё. Ajo ishte veçse njё kitarё, Qeshte e qante Me çdo kёngёtar. Sa lot, Sa lot u derdhёn, Mbi trupin e saj! Pёr ty... Unё njё Zhan d’Ark e pakuptimtё, Skelet qё digjet çdo ditё nё turrёn e druve. Pёr ty, Njё putanё e padenjё nё haremin tёnd, Atёherё kur isha ende e virgjёr Pёr ty, Mbaja thasё me gurё mёkatesh mbi shpinё, Mёkatesh qё kush s’mund t’i falte. Pёr ty, Çdo ditё ngrija njё mur kalaje honeve, Po Rozafё nuk u bёra kurrë. Pёr ty, Unё, njё fytyrё ёngjёlli i braktisur, Ku djalli nё udhёkryq mё kish dhёnё udhё. Pёr ty, Shpirtin e lashё jetim E jotja nuk u bёra kurrё! Ёshtё stinё dashurie pranvera i dashur Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet T’u fshihemi syve kureshtare T’i fshihemi dhe Hёnёs qё ka tё ngjarё Sonte nga epshi yne tё çmendet Kam ruajtur tё nxehta buzёt dhe gjinjtё Qirinjtё e n