Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2011

Gani Qarri:Tivari, ky Varr masiv i asgjësimit të shqiptarëve

Shqiptarët e robëruar nga mbretëria serbo-sllave, për dekada me radhë e kishin të ndaluar çdo gjë që u përkiste atyre si komb,që nga gjuha, shkollimi,tradita, dhe deri te vet emri i tyre për tu quajtur - Shqiptar-ishte i ndaluar. Shqiptari mundë të lajmërohej vetëm me mbiemrin e bastarduar nga serbët,të cilit në mënyrë të dhunshme i ishte ngulitur prapashtesa sllave; iq - viq! për gjatë gjithë kohës së pushtimit sllavë deri më ardhjen e gjermanëve në luftën e dytë botërore. Megjithëse për herë të parë pas çlirimit nga pushtuesit sllavë me ardhjen e gjermanëve, shqiptarët si shpesh herë, në historinë e tyre,kishin formua edhe qeveri provizore dhe hapur shkolla në gjuhën shqipe gjithandej trojeve të okupuara,që para ardhjes së gjermanëve nuk i kishin, emrave të tyre tanimë u ishte kthyer tingëllimi normal- shqip, dhe mbiemrat e shqiptarëve ishin liruar nga prapashtesat ngatërrestare-sllave, iq e viq, të cilat sipas gjuhës tonë,tingëllonin edhe si pjesë e qenieve shtazore, dhe nuk kishin

Në përkujtim të veprës së Heroit Enver Zymberi

           SHKRUAN  GANI QARRI  Jeta e popullit shqiptar dhe rrezikimi i trojeve të tij vazhdon të përcillet me sfida dhe të papritura, siç ndodhë sot edhe me veriun e Kosovës. Këto ngjarje lënë gjurmë të pashlyera në këtë pjese të historisë kombëtare shqiptare të cilat nuk mund të braktisen aq lehtë,sikur ky të ishte Misioni ynë i fundit.  Këtë na e obligon edhe kujtimi për Policin Hero, Enver Zymberi i cili që nga ngjarjet e 25 Korrikut të vitit 2011, nuk vjen më vetëm si histori vetëdijesimi për vijën ndarëse të kufirit Kosovë -Serbi,por edhe si simbol kombëtar i martirizimit për pjesët e pushtuara të vendit dhe  rivendosjes së identiteti tonë shtetëror edhe atje,ku  për një kohë jo të shkurtër mungonte.  Ai u tregua i pa mundur nga mësymjet e bandave kriminale serbe,me gjithë vendimet e shqiptarëve me urdhrin për tërheqje, jo vetëm të kufomës së tij të rënë heroikisht për çlirimin e veriut të okupuar por edhe të shokëve,me të cilët arritën ta kryenin misionin e bes

... edhe pse në paradoks dhe turp të plotë

Petraq KOTE Shënim nga Petraq KOTE ... edhe pse në paradoks dhe turp të plotë, ne Fier ende festohet me " larmi aktivitetesh " si muaji letërsisë dhe arteve “, tetori. Madje nje slogan i vendosur me krenari nga Biblioteka Publike Fier në mes të rrugës qe pret me dysh këtë qytet të Myzeqesë e njofton ketë gjasë inkube ndër komunitet dhe kalimtarë të rastit të cilët vizitojnë Fierin dhe Jugun shqiptar. Por, përgjysmë,  ( ndoshta naivisht )!  Pse muaji tetor i cili u shpall i tillë për nder të ditelindjes së diktatorit  E. Hoxha e cila daton 16 tetor 1908, me vendim te sekretariatit te KQ PPSH ( 1979 ), hapesirohej " Muaji i letersise dhe arteve " Pra slogani ligjeron vetem " ...muaji i letersise ".  Më parë ketij vendimi politik, shkrimtaret shqiptarë e festonin ditën e tyre me 25 maj te çdo viti, per nder te dites se lindjes te  Naimit te Frasherit  te Madhe ( 25 maj 1846 )... Une ende nuk e di në festohet në qytete te tjera shqiptare  "

ACPE promovon “Placebo” të poetes nga Prishtina, Drita Ademi Beqiri, në Londër

Nga Andi Terziu Restoranti i Vetonit, pronarit shqiptar nga Peja, një biznesmen me një kulturë të radhë komunikuese ishte këndi kulturor ku promovimi i librit poetik “ Placebo ” i poetes nga Prishtina me banim dhe punë në Zvicër, Drita Beqiri Ademi, ishte kryefjala e një nate tejet festive.  Pasditja e 29 Tetorit foli kështu qetë dhe shqip në Kilburn Bridge, Kilburn High Road, Kilburn, London NW6 6HT. Ishin të gjithë krijues me punë dhe angazhime në Britaninë e Madhe, bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare që me të zbritur nga udhëtimi në Kilburn Park Station apo nga Kilburn High Road Railway Station e nga makinat e tyre kishin vetëm një destinacion lokalin La Dolce Vita.  Organizuar nga ACPE, Krijuesit shqiptarë në Exil, me Drejtor Fatmir Terziu, promovimi kishte në gjirin e tij të gjithë ata që ndjejnë vitesh peshën e fjalës së bukur shqipe, peshën e emocionet e fjalës së bukur të artit të fjalës.  Promovimin e hapi poetja shqiptare nga Prishtina, Sadie Kr