2012/06/30

POETËT E FSHEHTË


                                      

         Nga Riza Lahi

Në kongresin poetik që u zhvillua në Prizren, nuk dukej askund Bislim Elshani. As dhe Hajdin Abazi. Kujtoj që vëllimi poetik “Të paepur” i Hajdinit – që pat takuar Holbrukun si përfaqësues i UÇK, poetit që vajti të vritej për lirinë  e Kosovës duke ia lënë të trija vajzat së shoqes – nuk besoj të flas me superlative, ka qënë nga vëllimet që u qëndronte emrave të  “poetëve kosovarë”, pra, emrave të njohur këndeje  andej Drinit nga treva kosovare, si një mundës i ri, krejt i panjohur, dhe që hedh në tuç cilndo kundërshtar që i del përpara pa pyetur pë CV-në  e secilit.


Edhe Hajdini nuk ishte në takimin e poetëve të organizuar nga Lidhja e Shkëimtarëve.

 Sëpaku një telegram të kishte dërguar zëvëndës ministri ?

 Atëherë, pse nuk kishte ardhur?

Bislim Elshani
    Bislim Elshani/ZIK/



Po Bislimi?Bislim Elshani? Ky djalë i mrekulleushëm, modest dhe gjith tru, me një vështrim të përvuajtur prej Krishti, pas të cilit qëndron një burrë prej hekuri të pathyeshëm e të pakopromentueshëm gjer në pikën e fundit të gjakut,  një lloj “taftahu” që , siç e  dijmë të gjithë, është i butë dhe i ëmbël, por që është e pamundur të griset.


                         Hajdin Abazi                               Richard Holbrook dhe  Hajdin Abazi 

Bislimi, për dhimbejn time, sillej jashtë sallës, nëpër turmën e poetëve dhe dashamirëve të poezisë, por, oh, jo si i ftuar. Kurt ë tjetër hynin në sallë, ai largohej. Ikte diku. Kushedi se ku. Sigurisht nëpër heshtjen e  tij krenare dhe modeste.

Sigurisht që do ta kishin ftuar  organizatorët e “Drinit Poetik” – Abdyl Kadolli me Adem Demaçin, sigurisht që do ta kishin ftuar, por ata nuk kishin se si ta dinin se ish kryeredaktori i gazetës luftarake “Zëri i Kosovës” – atëherë kur derdhej gjak- është edhe një nga poetët më të mirë të ditëve të sotme që ka populli që flet shqip.

Oh, Bislimi nuk di, nuk ka talent, nuk mundet, ka turp, e hedh përtej mundësinë për të bërë zhurmë për veten e   tij.


Dua të përmënd vetëm njërën prej poezive të këtij poeti që, dikur, ka bërë që gazeta e  tij të shitej në mes të Tiranës, e tëra, për gjysëm ore.

Kur ? Kur gazetarët trima kosovarë futeshin mespepërmes betejave, futeshin me laps , letër e diktofone ndër duar, ndërsa ngado krisnin plumba papushim.

Ja poezia që deshëm të citonim nga poeti që sillej përqark takimit “Drini poetik” pa guxuar të bënte një hap drejt hyrjes së sallës.

Nuk po i bëjmë asnjë koment kësaj poezie. Po e lëmë në dorën dhe ndërgjegjen tënde, lexues i respektuar.

NA I ZHDUKË DOKUMENTAT

Na i merr numurat e traktorëve
letërnjoftimet, pasaportat, vizat,
për të na lënë pa identitet
që të endemi si fantazma
nëpër botë…

Aq më keq për të, se
kur një ditë
të kthehemi si Uliksi në atdhe
e t’ia shpojmë me urë zjarri syrin prej ciklopi
dhe ai
dhe ai
 të ulërijë nga dhimbja e të thërresë:
“…Kuuuuuuuush ma bëëëëëëriiiiiiiiiiiiiiiii”

Do t’i themi:
                                           AKUSHI!

Autori  i tekstit është anëtar është i Shoqatës Botërore të Poetëve / Shoqatës botërore të shkrimtarëve dhe artistëve/ dhe i  “Akademisë së Shkencave dhe arteve shqiptaro – amerikane”


-----------------------------------


Holbrooke takohet me UÇK-në

Negociatori amerikan Richard Holbrook, i cili vdiq në moshën 69-vjeçare, ishte diplomati i parë amerikan që takoi publikisht guerilasit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën kur ajo nuk ishte njohur ende nga shumica e vendve perëndimore.

Shumë vetëve mund t'u kujtohet fotoja e njohur e Holbrooke-ut zbathur përkrah një ushtari me mjekër të UÇK-së.

Ai ishte Hajdin Abazi, në vitin 1998 ka qenë zëdhënës i UÇK-së në zonën e Junikut.

Në intervistën dhënë kolegut Seladin Xhezairi Hajdin Abazi, poet dhe mësues, që deri para se të bashkohej me UÇK-në kishte qëndruar si azilant në Suedi, flet se si ndodhi që Holbrooke të hynte në takim në odën kosovare pa këpucë dhe çfarë kërkesash u bëri guerilasve të atëhershëm shqiptarë.

Hajdin Abazi: Kjo (fotoja) lidhet me takimin që Richard Holbrooke më 24 qershor të vitit 1998 e bëri me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Junik të Kosovës. Ai ishte një takim që faktikisht ne e kishim ëndrruar, jo vetëm si luftëtarë të UÇK-së, të lirisë, që ishim, por edhe si popull që kur perëndimi dhe konkretisht SHBA-të do ta kthejnë kokën nga Kosova dhe ta shohin që lufta e Kosovës është e drejtë. Prandaj ardhja e Richard Holbrooke për ne ishte një gëzim i madh, sepse e kuptuam që SHBA-të kanë filluar ta kuptojnë luftën e drejtë të Kosovës dhe ajo më e rëndësishmja çka ishte, ishte se Richard Holbrooke ishte një njeri shumë i drejtpërdrejt, jashtëzakonisht i sinqertë. Dhe kulmi i atij takimi, i gjithë asaj bisede që ka zgjat rreth një orë e dyzet minuta, ishte se nëse UÇK-ja do t'i bashkërendojë veprimet e veta me SHBA dhe NATO-n, Kosova do të fitojë. Do të fitojë edhe po qe se UÇK-ja të gjitha betejat e veçanta do t'i humbë.

BBC: Një fotografi në atë odën e Junikut me Richard Holbrooke pa këpucë dhe me ju pranë tij me një armë në dorë u botua po të thuash në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara botërore. Si ndodhi ky takim që zoti Holbrooke të hyjë në atë dhomë pa këpucë?

Hajdin Abazi: Mesa duket ai kishte marrë informacion që tek shqiptarët në oda hyhet pa këpucë dhe madje aso kohe veç kishin pas hyrë me sa më kujtohet edhe Kajdanov dhe Hill dhe disa të tjerë nga suita e tij. Kur ai hyri brenda i pa ashtu ju tha të ngrihen, të dalin, të zbathin këpucët se është në traditën shqiptare që pa këpucë të hyet brenda! Ndërkaq, për shkak të kushteve higjenike që ne aso kohe e kishim dhe unë kisha një javë që nuk i kisha hequr çizmet nga këmbët, nuk mund t'i hiqja për arsye se do të ishte një gjendje, një kundërmim, i pa durueshëm dhe për këtë arësye edhe i zoti i shtëpisë më tha hyr me çizme ashtu siç ke hyrë gjithnjë pasi kemi qënë gjithnjë në gjendje gadishmërie dhe çdo herë, 24 orë kemi fjetur edhe me uniformë, edhe me veshmbathje edhe me armë afër vetes për shkak se ishte gjendje lufte dhe ishim të rrethuar.

BBC: Ka pasur njoftime se në kontaktin mes jush, zoti Holbrooke është interesuar edhe për vokacionin tuaj dhe nuk keni ngruar t'i thoni se jeni - poet!

Hajdin Abazi: Po. Ç'është e vërteta, unë aso kohe kam qenë edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë dhe atyre ditëve për mua ishte shkruar një artikull, në mos gaboj, në New York Times, me titull 'Shkrimtari me armë në dorë'. Richard Holbrooke më tha: 'A je ti ai shkrimtari me armë në dorë që ke ardhur të luftosh për ta çliruar vendin tuaj'? Natyrisht, unë i thash se po, kjo është e vërtetë. Unë me profesion jam filozof, por edhe shkrimtar dhe kurrë nuk do të kisha dashur ta marr armën në dorë që të luftoj, por këtë e bëra për shkak të gjendjes në të cilën u gjet populli im. I thash se ndryshe nuk mund të çlirohemi nga Serbia, por vetëm me armë, prandaj isha detyruar që edhe unë të merrja armën për t'i shërbyer lirisë së vendit tim.

BBC: A ju kujtohet ndonjë kërkesë e zotit Holbrooke për ju si UÇK?

Hajdin Abazi: Ç'është e vërteta, ka shumëçka për t'u thënë, por unë po veçoj vetëm një rast. Që atëherë Richard Holbrooke pati thënë se po qe se UÇK-ja do të bashkëpunojmë me SHBA dhe me NATO-n, do t'i bashkërendojë veprimet e veta duke iu përmbajtur parimeve të luftës dhe sidomos parimit që të mos zhvillohet luftë etnike kundër serbëve, gjë që edhe për ne ishte absolutisht e pranueshme, sepse vetë UÇK-ja nuk e kishte për objektiv që të luftojë kundër serbëve vendorë, por kundër forcave pushtuese të Serbisë, ai tha se nëse ju do t'i përmbaheni kësaj, atëherë unë ju garantoj që Kosova do ta fitojë pavarësinë për të cilën jeni duke luftuar.



-------------------------
SoundsofWindCover

I recently travelled to Prizren in the Republic of Kosova as a guest of the Writers Union of Kosova (Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës) at their Drini Poetik international poetry festival to celebrate the publication of
Tingujt e erës:Liriké e re Amerikane or Sounds of Wind: New American Lyrics, a bilingual anthology of contemporary American poetry collected and translated into Albanian by Lediana Stillo an Albanian poet and playwright who lives in the United States, edited by Abdyl Kadolli, with cover art by Shpend Bengu, and layout by Tafil Duraku.

Featured poets include Craig Arnold, Dave Brinks, Megan Burns, Maggie Cleveland, Timothy Donnelly, Stuart Greenhouse, Anatoly Molotkov, Chad Parenteau, John Sibley Williams and myself.

I travelled to Prizren with Dave Brinks and Lediana Stillo, enjoyed the festival and spent the week learning about Kosova. I hope to be sharing with you stories of my adventures abroad in the near future.


Ian Thal is a playwright, mime, commedia dell'arte actor, maskmaker, and puppeteer. His first full-length play, TOTAL WAR, was a semi-finalist in the 2009 Dorothy Silver Playwriting Competition, and has the distinction of attracting a street protest during its first staged reading. He is also the writer and performer of a short, one mancommedia dell'arte inspired play,ARLECCHINO AM RAVENOUS

Some of his writings about his work with the radical puppetry troupe, Bread & Puppet Theatre, have been used as course materials at Royal Holloway, Univesity of London. Ian's poetry has appeared in numerous anthologies and literary journals. 

He also gives workshops in mime and commedia dell'arte in the Boston, metropolitan area.


My understanding is that the collection will be used as a textbook in teaching the translation of literary English into Albanian.


I am soon to depart for Kosovo to attend the Drini Poetik International Festival of Poetry in Prizren, Kosovo on June 9th & 10th as a guest of the Lidhja e Shrimtarëve e Kosovës (Writers Union* of Kosova.)

The occasion of my attendance will be the publication of Tingujt e ëres: Lirikë e re amerikane (Sound of Winds: New American Lyrics) an anthology of American poetry collected and translated into Albanian by Lediana Stillo and published by the LShK. Several of my poems were included as were poems by New Orleans poet, Dave Brinks, who will also be attending. 


           Yvan Tetelbom

France will be represented by Yvan Tetelbom.

I'm very excited.

* Depending on the circumstances, the Albanian word "lidhja" is translated into English as "League," "Association," or "Union." The program names the LShK as a "Union" though some of my earlier correspondence used the term "League" in English.


Përgatiti:Floripress :Flori Bruqi

Fuqite e medha dhe Pashalleku i Janines


Në fund të 1787, kur Ali pashë Tepelena vuri në dorë sundimin e Janinës, në Shkodër kishte dështuar ekspedita e parë ndëshkimore kundër Kara Mahmud Pashës. Po në këtë kohë ose më saktë në fillim të vitit 1788 hyri në luftë kundër Perandorisë Osmane edhe Austria. E gjetur në luftë me Rusinë dhe me Austrinë, Porta e Lartë e miratoi shtrirjen e qeverisjes të Aliut në sanxhakun e Janinës, jo vetëm pse kishte nevojë të madhe për forcat e tij luftarake, por edhe pse me këtë veprim ajo synonte që të pengonte mundësinë e marrëveshjes së dy pashallarëve të fuqishëm shqiptarë, të cilët dy vjet më parë kishin qenë aleatë, dhe të ndalonte kalimin e tyre në anën e Fuqive të Mëdha.

Shtrirja e pushtetit të Ali pashë Tepelenës edhe në sanxhakun e Janinës, ose përqendrimi i qeverisjes së sanxhakëve të Tërhallës e të Janinës në një dorë të vetme, krijoi bërthamën e Pashallëkut të Janinës (1787). Ky përqendrim i dha dorë parisë feudale shqiptare të bëhej klasë sunduese edhe nga pikëpamja ekonomike, duke u shndërruar pronare e pjesës më të madhe e më të rëndësishme të kullotave, të pyjeve dhe të tokës së punueshme të këtyre dy sanxhakëve. Kështu u krijua baza nga e cila kjo pari, nën drejtimin e Ali Pashës, mundi të shtrinte pushtetin e vet mbi të gjitha trojet e Shqipërisë Jugore.
Ndërsa pas nënshkrimit të traktatit të paqes së Kyçyk Kajnarxhisë, më 1774, besimi i çifligarëve shqiptarë te qëndrueshmëria e Perandorisë Osmane vetëm sa kishte filluar të tronditej, pas 15 vjetësh, kur ajo kishte hyrë në luftë kundër dy perandorive më të fuqishme evropiane, që synonin ta copëtonin, mosbesimi u rrit bashkë me theksimin e rrezikut të shembjes së saj të afërme. Ashtu si pjesa kryesore e ajanëve shkodranë, përkrahës të vezirit Bushatlli, edhe shumica e ajanëve të Shqipërisë Jugore, mbi të cilët mbështetej Ali pashë Tepelena, kujtonin se lufta e Rusisë dhe e Austrisë kundër Perandorisë Osmane do të sillte ndryshime të rëndësishme politike në pjesën evropiane të kësaj perandorie të kalbur nga brenda.
Duke menduar për të ardhmen e tyre, por në të njëjtën kohë edhe për fatin e vendit ku sundonin, krerët e parisë shqiptare synonin që, pas dëbimit të osmanëve, të ruanin pushtetin në atë pashallëk ku kishin pronat e tyre. Në përshtatje me këto interesa jetike u rrit në radhë të parë bashkimi i shtresës së çifligarëve rreth Aliut, i cili përcaktoi, sipas rrethanave, vijat e politikës së pashallëkut të ri. Në politikën e brendshme Ali Pasha veproi me shkathtësi të madhe, për të mos i lejuar familjet e vjetra feudale, të cilat kishin qenë mbështetja kryesore e Portës së Lartë, të bashkoheshin kundër tij. Prandaj, ai i goditi me shpejtësi duke shkatërruar jo vetëm pushtetin e tyre politik, por edhe atë ekonomik. Për të krijuar një bazë sa më të gjerë e më të shëndoshë shoqërore, Ali Pasha siguroi mbështetjen e familjeve të vjetra kundërshtare që sundonin në sanxhakun e Janinës, duke u dhënë atyre jo vetëm ofiqe në administratë e në ushtri, por edhe prona e pasuri të konfiskuara të feudalëve të vrarë, të kapur apo të arratisur. [justify]Në këtë mënyrë, bashkëluftëtarët e vjetër dhe të rinj të pashait tepelenas, sikurse edhe vetë ai, e rritën pasurinë e tyre dhe nuk mbetën rrogëtarë apo shërbëtorë të tij, siç pretendohet në ndonjë studim pa asnjë mbështetje dokumentare.
Për më tepër, kjo shtresë e re sunduese, e përbërë thuajse tërësisht nga shqiptarë, duke përdorur të gjitha format, e shpejtoi ritmin e procesit të çifligimit dhe e shtoi numrin e çifligjeve që kishte në zotërim. Vetë Ali Pasha u bë çifligari më i madh. Ndryshe nga ajanët me origjinë feudale-ushtarake të shtresave të larta dhe nga ata që më parë u pasuruan, e pastaj vunë në dorë pushtetin, paria sunduese e sanxhakëve të Janinës dhe të Tërhallës me Ali Pashën në krye e shumëfishoi pasurinë pasi mori pushtetin në duart e veta. Mirëpo ekonomia çifligare lidhej ngushtë me ekonominë qytetare.
Edhe Ali pashë Tepelena, ashtu si Mahmud pasha i Shkodrës, ishte i interesuar për një zhvillim të shpejtë të ekonomisë qytetare që përbënte një burim tjetër të madh pasurimi. Prandaj ai e përdori pushtetin politik në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit. Pasi zhduku një numër familjesh të mëdha feudale, ai shpartalloi, dëboi jashtë kufijve ose i nënshtroi duke i futur në shërbimin e tij thuajse të gjitha bandat, që mbillnin pasigurinë ndër banorët ose që pengonin me grabitjet e tyre qarkullimin e lirë të mallrave. Me përjashtim të viseve përreth malësisë së Sulit, ku kohë më kohë sulmonin çetat e suliotëve, thuajse kudo në pashallëk u vendos qetësia. Pa cenuar privilegjet e parisë sunduese vendase, por edhe pa i lejuar asaj të kryente veprime arbitrare, Ali Pasha tregoi kujdes të veçantë për mbrojtjen e jetës dhe të pronës së shtresës së pasur zejtare e tregtare, pa bërë dallim nëse i përkiste kombësisë shqiptare apo greke dhe nëse ishte myslimane, hebraike apo e krishterë. Kështu ai siguroi përkrahjen e kësaj shtrese.
Në të njëjtën kohë, për të tërhequr pas vetes popullsinë e besimeve të ndryshme të pashallëkut, Ali Pasha lejoi ushtrimin e lirë të veprimtarisë së institucioneve fetare të të gjitha llojeve dhe inkurajoi si arsimin fetar, ashtu edhe atë laik. Në këtë mënyrë sundimtari i ri mundi të afronte edhe klerin, e sidomos atë ortodoks. Duke qenë se shtylla kryesore e sundimit të vet ishte ushtria, Ali Pasha vëmendjen kryesore ia kushtoi asaj. Themelin e kësaj ushtrie e bënin ushtarët me rrogë, me prejardhje kryesisht nga malësitë e varfra të Shqipërisë Jugore. Këta ushtarë të varfër plotësonin nevojën e jetesës së familjeve të tyre me rrogat që merrnin dhe për këtë arsye interesat e tyre ishin të lidhura me ato të parisë feudale sunduese, së cilës i shërbenin. Krahas ushtarëve shqiptarë, në forcat e armatosura të Pashallëkut të Janinës, veçanërisht për ruajtjen e grykave e të rrugëve, bënin pjesë gjithashtu me rrogë edhe reparte malësorësh vllahë e grekë, martallozët ose armatolët, të cilët dikur përbënin repartet e vetëmbrojtjes fshatare kundër arbitraritetit fedual. Tani këtë detyrë e kryenin forcat e derbendëve të Aliut.
Në rast nevoje mobilizoheshin me detyrim edhe forcat e esnafeve qytetare, si dhe forcat fshatare nga çifligjet. Nuk munguan të pajtoheshin e të shërbenin në ushtrinë e Pashallëkut të Janinës edhe ushtarë me pagesë nga Shqipëria Veriore e Verilindore. Ushtria ndahej në reparte këmbësore, që përbënin forcën kryesore të saj, por në të filluan të dukeshin edhe bërthama kalorësie e artilerie. Pashallëku u pajis edhe me një aparat administrativ e gjyqësor sipas organizimit osman, me ndryshimin e rëndësishëm se pranë çdo myteselimi ose qeveritari krahinor, u krijua një këshill i përbërë nga paria myslimane ose ajanët, të cilët ishin përfaqësuesit e krahinave myslimane, dhe nga paria e krishtere ose koxhabashët, të cilët ishin përfaqësuesit e krahinave të krishtere. Veç kësaj, vendimet gjyqësore apeloheshin në Janinë e jo në Stamboll dhe në krye të këtij aparati, përveç myslimanëve me përvojë, Ali Pasha tërhoqi një varg këshilltarësh dhe sekretarësh nga elementi i krishterë. Në krye të aparatit të pashallëkut qëndronte vetë Aliu si një sundimtar absolut. Ai ndihmohej nga një këshill i lartë apodivan, që përbëhej nga djemtë e tij si dhe nga miqtë më të ngushtë e më besnikë, sikurse ishin Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meço Bono, Veli Gega, Hysen Poda, Dalip Përmeti, Dervish Hasani, Ago Vasjari, Mehmet Myhyrdari etj.
Përveç pushtetit ekzekutiv, Ali Pasha kishte kthyer në pronë private të tij edhe thesarin, i cili nën kujdesin e tij të veçantë, ishte gjithmonë në gjendje të përballonte shpenzimet. I ndërtuar në këtë mënyrë, ky aparat i shërbente pushtetit tanimë autonom të shtresës sunduese të çifligarëve vendas, e cila ndonëse nuk ishte shkëputur plotësisht nga varësia politike e pushtetit qendror, qeveriste në mënyrë autonome, kurse me dëbimin e osmanëve, ajo synonte të krijonte shtetin e vet të pavarur. Udhëheqësi i saj mbajti lidhje të rregullta me pushtetin duke shlyer gjithë detyrimet financiare ndaj arkës perandorake, për të mënjanuar çdo konflikt të parakohshëm dhe për ta përdorur atë në dobi të përforcimit të mëtejshëm të pashallëkut e të shkëputjes së tij nga kjo vartësi e Stambollit.
Përforcimi i pushtetit brenda pashallëkut dhe shtrirja e tij kryesisht në troje shqiptare, për të arritur pastaj në shkëputjen nga varësia e Portës së Lartë, ndodhën në kushtet kur u shtrua mundësia e dëbimit të osmanllinjve nga Evropa, që përbënte njëherazi qëllimin kryesor të veprimtarisë së Ali Pashës në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XVIII. Në përputhje me këtë qëllim ai ndoqi një politikë të dyfishtë: synonte të shfrytëzonte në dobi të vet, sa të qe e mundur më shumë, konfliktin midis Perandorisë Osmane e fuqive armike të saj, si dhe konfliktet midis vetë Fuqive të Mëdha evropiane, që cenonin drejtpërsëdrejti ose tërthorazi ekzistencën e shtetit osman dhe që lidheshin në një farë mase edhe me të ardhmen e Pashallëkut të Janinës dhe të të gjithë Shqipërisë. Pasi forcoi pozitat e veta duke marrë pjesë në luftë, në frontin e Danubit gjatë vitit 1788, Ali Pashës iu desh të ndeshej me një besëlidhje të kapedanëve suliotë dhe të qeveritarëve të sanxhakëve të Delvinës e të Vlorës, të cilën e përkrahën autoritetet osmane për të ruajtur anarkinë feudale në Shqipërinë Jugore.
Të shqetësuar prej ardhjes në fuqi të Ali Pashës në sanxhakun e Janinës, sunduesit osmanë mbajtën qëndrim armiqësor ndaj tij. Ata strehuan në zotërimet e tyre feudalët e ndjekur dhe të shpronësuar nga sundimtari i Janinës, nxitën dhe ndihmuan me armë, me municione e me ushqime suliotët e himariotët, u premtuan atyre ndihmë kundër Ali Pashës dhe ndërhynë që paria çame dhe pashallarët e Delvinës e të Beratit të lidheshin kundër tij. Të inkurajuara në këtë mënyrë, të gjitha këto forca filluan të lëvizin. Sidomos suliotët dendësuan sulmet e tyre kundër trafikut të rrugës Janinë-Artë.Prania e malësisë së panënshtruar e të vetëqeverisur të Sulit dhe veprimtaria e banorëve të saj përbënin për pashallëkun një rrezik të brendshëm që duhej mënjanuar me çdo mënyrë. Këta malësorë trima e guximtarë, të vendosur në një vend strategjik, 50 km në jugperëndim të Janinës, jo vetëm shqetësonin rrugët e pronat feudale, por kishin arritur të dëbonin një varg feudalësh nga 60-70 fshatra përreth malësisë së tyre, të cilat i kishin vënë “nën mbrojtje” kundrejt një rente të rregullt në prodhime e në të holla. Për ta mënjanuar rrezikshmërinë e suliotëve, për Aliun kishte vetëm dy zgjidhje: ose t’i afronte që t’u shërbenin interesave të tij, të pashallëkut, ose t’i nënshtronte me forcë. Duke i mbetur besnikë lidhjeve të tyre të vjetra me Republikën e Venedikut, suliotët nuk pranuan propozimet e Ali Pashës për marrëveshje. Kështu filloi lufta e gjatë dhe e vështirë që ndërmori Ali Pasha kundër anarkisë feudale brenda vendit. Kjo luftë u gërshetua edhe me orvatjet e tij për të nënshtruar sanxhakët e Shqipërisë Jugore nën një pushtet të vetëm politik, dhe për t’i dhënë fund anarkisë.
Në shkurt të vitit 1789 ushtria e Janinës, që u nis kundër malësisë së panënshtruar të Sulit, u detyrua të tërhiqej për shkak të kundërsulmit të malësorëve trima, por edhe për shkak të komplotit të madh të mytesarifit të Janinës, që u përgatit nga feudalët kundërshtarë përreth pashallëkut. Ali Pasha përfundoi menjëherë paqen me suliotët, të cilëve u pagoi shuma të konsiderueshme dhe iu vu punës për të mënjanuar ngatërresat që ishin kurdisur prapa krahëve të tij. Lufta e Ali Pashës kundër suliotëve e kishte favorizuar lidhjen e një marrëveshjeje midis agallarëve të Çamërisë dhe sundimtarëve të sanxhakëve të Delvinës dhe të Vlorës. Këta nuk e shihnin me sy të mirë ardhjen në fuqi të Ali pashë Tepelenës dhe përforcimin e pushtetit të tij për shkak të pasojave ekonomike e ushtarake që do të sillnin ato në sanxhakët e tyre. Nën ndikimin e një shqetësimi të tillë, Ibrahim pashë Vlora, rivali i Aliut për postin e derbend-pashës, mori nga valiu i Rumelisë për vitin 1789 sipërmarrjen e të ardhurave të krahinës së Korçës, që qeveritari i Janinës e kishte marrë një vit më parë. Mirëpo Ali Pasha nuk hoqi dorë dhe e mbajti sipërmarrjen me forcë, duke zhvilluar luftime në zonën Kostur-Bozhigrad-Korçë kundër rivalit dhe të besëlidhurve të tij, të cilët mundi t’i shpërndante. Gjatë këtyre luftimeve ndëshkoi fshatrat e Hormovës dhe të Leklit, që dikur kishin qenë nën “mbrojtjen” e shtëpisë së tij dhe që tani bënin pjesë në radhët e të besëlidhurve armiq të tij.
Rivaliteti midis qeveritarëve të Janinës e të Beratit, i shkaktoi ngatërresa të mëdha Aliut: Porta e Lartë, për të mënjanuar sherrin midis dy rivalëve, ia hoqi Ali Pashës qeverisjen e sanxhakut të Tërhallës si dhe detyrën e derbend-pashës dhe ia dha këtë dhëndrit të sulltanit, Beqir Pashës. Mirëpo ky nuk mundi të vendoste rregullin e qetësinë, sepse forcat ushtarake qenë lidhur me Aliun e i mbetën besnike atij. Valiu i Rumelisë kërkoi me ngut që ato detyra t’i ktheheshin Aliut, sepse vetëm ai ishte në gjendje të vendoste qetësinë dhe të rekrutonte ushtarë për në front. Ndërkohë luftimet në frontin rus nuk shkuan mbarë për osmanët. Kjo e nxiti Ali Pashën për të krijuar pa humbur kohë lidhje me rusët. Duke iu bindur thirrjes së sulltanit për të shkuar në luftë, Aliu nuk ndenji atje veçse aq kohë sa iu desh që të hynte në letërkëmbim me princin Potjomkin. Ky i premtoi një marrëveshje të favorshme dhe e shtyti të vazhdonte të pengonte dërgimin e forcave ushtarake të pashallarëve shqiptarë në luftën kundër Rusisë. Në shkurt të vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime të reja me një diplomat rus, të cilit i deklaroi se ishte gati të merrte anën e Rusisë në qoftë se i jepeshin garanci se pas luftës do të mbetej i pavarur. Kurse në muajin qershor i kërkoi komandantit të flotiljes ruse në detin Mesdhe t’i dorëzonte princit Potjomkin propozimet e veta për një aleancë ushtarake dhe për të diskutuar për fatin e mëtejshëm të Pashallëkut të Janinës pas dëbimit të osmanëve nga Gadishulli Ballkanik.Ali Pasha premtoi të merrte pjesë në një kryengritje antiosmane të shqiptarëve dhe të grekëve.

Për këtë qëndrim ai kërkoi sigurime për njohjen e tij si zot e sundues i pashallëkut, për njohjen e kufijve të territorit që do të zotëronte dhe për ushtrimin e lirë të fesë nga myslimanët. Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njëlloj si myslimanët, ashtu edhe të krishterët në administratë e në ushtri dhe pranonte që Rusia të kishte të drejtën e mbrojtjes së të krishterëve në shtetin e tij. Ali Pasha kërkoi gjithashtu që, në rast se kryengritja do të dështonte, Rusia ta merrte nën mbrojtjen e saj për t’i shpëtuar ndëshkimit të sulltanit. Më në fund, ai pranoi që, si garanci të dërgonte peng në Petërsburg njërin nga djemtë e vet, i cili të mësonte atje artin ushtarak rus.

Mirëpo, për këtë çështje kaq të rëndësishme atij iu tha se duhej të priste përgjigjen nga qeveria qendrore. Propozimeve të lartpërmendura, që shprehnin dëshirën e Ali Pashës për të siguruar pas fitores mbi osmanët pozitën e vet si sundimtar i një shteti shqiptar, qeveria ruse nuk u dha përgjigje. Së pari, si qeveri e një populli të madh ortodoks, që i kishte vënë detyrë vetes të çlironte popujt e krishterë nga sundimi i gjysmëhënës dhe t’i fuste nën zotërimin e saj, Rusia nuk mund të pranonte sundimin e një princi mysliman mbi të krishterët shqiptarë e grekë dhe, së dyti, ishte koha kur lufta me Perandorinë Osmane po merrte fund. Në fillim të vitit 1792 u nënshkrua traktati i paqes në Jashi.

Ndërsa qeveritari i Janinës zhvillonte bisedimet me diplomatët rusë dhe priste përgjigjen e oborrit rus, suliotët ia filluan një fushate plaçkitjesh që zgjati nga pranvera e vitit 1791 deri në mbarim të tij. Përveç fshatrave dhe rrugëve tregtare, ata sulmuan dhe plaçkitën krahinat e Paramithisë, Margëllëçit dhe Artës. Këto veprime i shtrinë deri në fshatrat e Pindit. Kështu ata ndezën zemërimin jo vetëm të çifligarëve, por edhe të fshatarësisë së dëmtuar rëndë dhe të zejtarëve e të tregtarëve të Janinës, të Artës, të Paramithisë, të Margëllëçit etj., dhe të qyteteve të lidhura ekonomikisht me to. Në muajin korrik 1792 Ali Pasha, i lidhur me agallarët e bejlerët çamë si dhe me krerët e armatolëve të fshatrave të dëmtuara, sulmoi malësinë e Sulit për ta nënshtruar, meqenëse edhe këtë herë, krerët e saj kishin refuzuar çdo lloj marrëveshjeje. Por edhe këtë herë sulmi i pashës së Janinës dështoi, mbasi nën nxitjen e agjentit rus në Korfuz, L. Benaqi, u krijua një besëlidhje e re e feudalëve të sanxhakëve fqinjë dhe e kapedanëve suliotë.

Ali Pasha mënjanoi më parë suliotët. Besëlidhja nuk arriti të hynte në veprim, sepse Aliut i erdhi në ndihmë edhe Porta e Lartë, e cila ndërhyri për t’i pajtuar, duke vendosur marrëdhënie krushqie midis qeveritarëve të Janinës dhe të Beratit. Gjatë viteve 1787-1797 Ali Pasha kishte mundur të shtrinte pushtetin e vet vetëm në një territor të ngushtë që kapte krahun e djathtë të lumit Vjosë deri në krahun perëndimor të vargmalit të Pindit, d.m.th. hapësirën Konicë-Këlcyrë-Korçë, si dhe krahinat e Artës. Por ky pushtet bazohej më shumë në sipërmarrjet e të ardhurave të tyre dhe në pëlqimin e valiut të Rumelisë e të Kapedan Pashës se sa në forcën e armëve të tij. Sidoqoftë, me këtë përfundoi faza e parë e përpjekjeve për forcimin e pashallëkut. Suksesin më të madh për shtrirjen drejt bregdetit dhe në Shqipërinë Jugore Ali Pasha e arriti në vitet e fundit të shek. XVIII, kur ndodhën ngjarje të mëdha politike në arenën ndërkombëtare. Në këtë kohë Republika Franceze kishte filluar luftërat pushtuese. Armata e Italisë, që komandohej nga gjeneral Napoleon Bonaparti, pasi nënshtroi një numër shtetesh italiane, nënshtroi edhe Republikën e Venedikut.

Me nënshkrimin e traktatit të Kampo Formios midis Republikës Franceze dhe Perandorisë Austriake iu dha fund në vitin 1797 sundimit në këtë trevë të shtetit venedikas, zotërimet e të cilit në ishujt dhe në bregdetin Jonian u vunë nën sundimin francez. Kështu kufijtë e Francës u shtrinë deri në kufijtë e Pashallëkut të Janinës. Sukseset e forcave të armatosura në Itali, i dhanë dorë gjeneral Bonapartit që t’i paraqiste Direktoratit planin e sulmit kundër kolonive angleze, të cilat përbënin burimin kryesor të potencialit ekonomik të Anglisë. Ky plan do të fillonte me depërtimin e një armate franceze në Egjipt. Direktorati e miratoi planin edhe pse depërtimi me luftë në Egjipt do ta armiqësonte me Perandorinë Osmane.

Për të lehtësuar ndërmarrjen ushtarake në Egjipt, Franca përkrahte fuqizimin e pashallarëve të Rumelisë dhe prirjet e tyre vetëqeverisëse në dëm të pushtetit qendror të sulltanit. Komandanti francez i Korfuzit u urdhërua ta përkrahte Ali pashë Tepelenën në forcimin e pushtetit të tij brenda pashallëkut dhe jashtë tij. Përforcimi i këtij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, ishte në interes të Republikës. Në sajë të kësaj përkrahjeje, që e shfrytëzoi në dobi të synimeve të tij, Ali Pasha ndërmori në gusht të vitit 1797 një sulm të befasishëm kundër bregdetit shqiptar të Himarës. Para kësaj, me lejen e francezëve, kishte futur flotiljen e tij në kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu në dorë pjesën kryesore të këtij bregdeti që nga Butrinti deri në Porto Palermo.

Këto pushtime ishin një hap i rëndësishëm për shtrirjen e mëtejshme të pushtetit të Ali Pashës në Shqipërinë Jugore. Duke u njohur banorëve të këtyre trevave privilegjet e tyre dhe duke i trajtuar mirë, ai i ktheu ata në rezervën e vet ushtarake. Përparimin përtej Porto-Palermos nuk e ndalën aq forcat e bashkuara të Xhafer Pashës së Vlorës dhe Mustafa Pashës së Delvinës, sesa ndërhyrja e Ibrahim pashë Bushatlliut, që u dërgoi ushtri osmanëve, si dhe aleanca ruso-osmane që u krijua në këtë kohë kur Bonaparti filloi fushatën kundër Egjiptit.

Tani sundimtarit të Janinës i erdhi rasti për t’u kthyer kundër Francës dhe për të shtënë në dorë ish-zotërimet venedikase në bregdet. Napoleon Bonaparti dërgoi adjutantin e tij për t’i kërkuar Aliut të mbante anën e Francës kundrejt premtimit se do t’ia rriste shumë lavdinë e tij, ose të mbante të paktën neutralitetin nëse nuk mund të merrte pjesë aktive në kryengritjen e pashës së Vidinit, Pasvan Ogllusë, që i shkaktoi shqetësime Stambollit. Por Aliu, me të marrë vesh aleancën anglo-ruso-osmane kundër Francës, pa pritur të mbërrinte flota e bashkuar ruso-turke, që do t’i dëbonte francezët nga qytetet dhe ishujt jonianë, pushtoi Butrintin, të cilin francezët kishin refuzuar t’ia jepnin në formë miqësore, dhe pastaj Prevezën e Vonicën. Pargën nuk e mori dot, sepse ndërkohë mbërritën forcat ruse që e vunë nën kontrollin e tyre. Kështu u realizua më së fundi synimi për t’i siguruar pashallëkut një dalje të gjerë në bregdet dhe zotërimin e një vargu skelash me rëndësi tregtare. Për ta shpërblyer për pjesëmarrjen e forcave të Pashallëkut të Janinës në luftën kundër francezëve, Porta e Lartë, në vitin 1799, i dha Ali Pashës gradën e vezirit. Por kjo gradë nuk ishte veçse një akt ngushëllimi, sepse, me këmbënguljen e rusëve, të cilët e shihnin Ali Pashën si një pengesë të synimeve të tyre sunduese në Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare duhej t’i hiqeshin atij nga dora.

Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikën e Shtatë Ishujve dhe me këtë sanksionoi vendosjen e rusëve në ishujt jonianë. Duke i njohur ish-qytetet venedikase si prona të sulltanit, konventa sanksionoi shkëputjen e tyre nga sundimi i Ali Pashës. Mirëpo ky i fundit edhe pse i largoi garnizonet e veta ushtarake nga këto qytete, e ktheu në një vegël të vetën të dërguarin e sulltanit të caktuar për administrimin e tyre. Ndërhyrja e rusëve në Pargë dhe në përpilimin e konventës i ashpërsoi aq shumë marrëdhëniet e vezirit të Janinës me përfaqësuesit diplomatikë rusë, sa këta filluan të ndiqnin politikën e venedikasve, duke nxitur e përkrahur suliotët si dhe bllokun feudal të Shqipërisë së Jugut kundër tij.


Vendosja e rusëve në ishujt jonianë dhe qëndrimi i tyre armiqësor ndaj vezirit të Janinës, që nisi qysh më 1798, i dha zemër Mustafa pashë Delvinës të kërkonte ndihmë prej tyre dhe të ngrihej kundër Ali Pashës. Por në tetor 1799, Aliu e detyroi me forcën ushtarake Mustafa Pashën të nënshtrohej. Pastaj nën komandën e Jusuf Arapit, të cilin e dërgoi në Filipopoli, nënshtroi rebelin Kara Fejzi, komandant i kërxhallinjve. Por rusët, pasi e detyruan Portën e Lartë të nënshkruante traktatin e 21 prillit 1800, kërkuan që sundimin e sanxhakut të Delvinës t’ia jepnin agjentit të tyre, Mustafa Pashës. Kjo ngjarje, si dhe veprimtaria ruse kundër Ali Pashës, u dha siguri suliotëve që kishin gjetur tani një aleat të fuqishëm.


Megjithëse kishin rënë në një farë marrëveshje me Ali Pashën dhe nuk e kishin trazuar për të mos provokuar sulme të tjera, suliotët e shkelën ujdinë dhe, të ndihmuar prej rusëve, arritën të grabisnin edhe kopetë e Aliut. Ai nga ana e vet vendosi tani t’i nënshtronte përfundimisht suliotët, duke i akuzuar si vegla të rusëve. Këta filluan të veprojnë ndaj tij dhe e paditën në Stamboll për përpjekje për pavarësi. Në muajin qershor 1800, pasi siguroi përkrahjen e agallarëve kryesorë çamë, Aliu filloi ekspeditën kundër Sulit, por këtë herë duke përdorur një taktikë të re, atë të një rrethimi të fortifikuar që sa vinte e ngushtohej. Ndonëse rusët bënë përpjekje për të ndihmuar malësorët suliotë me armë e municion, duke organizuar një besëlidhje me feudalët kundërshtarë fqinjë, zgjuarsia e vezirit bëri që ato të mos kishin sukses. Pas luftimesh të dëshpëruara, më 25 dhjetor 1803, malësorët trima të Sulit nënshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashës, i cili pranoi kushtin që ata të largoheshin jashtë kufijve të pashallëkut.

Por veziri, duke paraparë se suliotët do të vazhdonin luftën nga Parga e ishujt jonianë, nuk e miratoi marrëveshjen dhe urdhëroi që karvanët e suliotëve të ktheheshin e të vendoseshin në trojet e pashallëkut, ku ai do t’u krijonte kushte jetese, pune e shërbimi siç u kishte premtuar disa herë me radhë. Mirëpo suliotët nuk pranuan të ktheheshin dhe filluan luftimet kundër reparteve të vezirit. Në këto luftime ndodhi edhe heroizmi i grave suliote, të cilat u sakrifikuan bashkë me fëmijët e tyre duke u hedhur në rrëpirën e shkëmbit të Za-Llongut.

Një pjesë e mirë e suliotëve duke pasur edhe armët në dorë kapërcyen kufijtë e pashallëkut dhe u strehuan në Pargë e në ishujt jonianë. Ata, ashtu siç kishte parashikuar Ali Pasha, vazhduan luftën e tyre kundër tij, sidomos inkursionet në vendbanimet bregdetare duke shkaktuar aty vrasje, djegie e grabitje të shpeshta gjatë dy dhjetëvjeçarësh. Këtë çështje të rëndë Aliu u përpoq ta mënjanonte, por nuk e zgjidhi, veçse në fund të vitit 1820, kur suliotët morën anën e tij kundër sulltanit.

 Edhe pas kapitullimit të suliotëve, konti Mocenigo, përfaqësues rus në Korfuz, e vazhdoi qëndrimin armiqësor ndaj Ali Pashës. Ai nënshkroi me dy krerët e Çamërisë, Hasan Çaparin dhe Islam Pronjën, një marrëveshje për ndihmë kundër vezirit të Janinës. Ali Pasha, i cili mundi ta shtinte në dorë këtë akt, e denoncoi marrëveshjen e tyre pranë Portës së Lartë, si ndërhyrje të rusëve në punët e brendshme të Perandorisë Osmane. Ishte viti 1806 para se të fillonte lufta ruso-osmane e viteve 1806-1812.

Në pragun e kësaj lufte sulltani mori anën e Aliut, i la atij dorë të lirë mbi qytetet bregdetare të Prevezës, Vonicës e Butrintit dhe urdhëroi agallarët çamë t’i nënshtroheshin autoritetit të tij. Ndërsa veziri i Janinës kishte filluar tanimë luftën për të nënshtruar përfundimisht suliotët dhe po ndeshej dhëmb për dhëmb me veprimtarinë armiqësore të rusëve, në muajin prill të vitit 1802, Porta e Lartë e ngarkoi të vendoste qetësinë në Rumeli ku vlonte mosbindja e anarkia, gjendje kjo që u interesonte synimeve ruse në Ballkan, ashtu siç u interesonte edhe gjendja e krijuar dhe e nxitur prej tyre në Shqipërinë Jugore...

Pas vrasjes së Ali Pashë Delvinës në krye të këtij pashallëku u emërua Mustafa Pashë Delvina. Deri në atë kohë ishin vrarë dy pashallarë të Delvinës, babë e bir. Këtë fat pati edhe i treti. Mustafa Pasha u gjend i vdekur brenda sarajeve të tij. U kërkuan autorët e kësaj vrasjeje, por nuk u gjetën kurrë. Vrasja e pashait mbeti e mbuluar nga misteri. Por edhe për këtë ngjarje nuk kanë munguar kronikat e kohës, të cilat janë shkruar shumë më pas nga dita e ngjarjes, madje pas shumë vitesh. Sipas tyre, edhe në vrasjen e Mustafa Pashës kishte dorë Hankoja. Ajo nuk do të tërhiqej deri sa të shikonte të birin në krye të Delvinës. Por edhe pse u vra edhe pashai i tretë, përsëri Aliu nuk e pa veten në krye të pashallëkut. Pashallarët emëroheshin vetëm me urdhër të sulltanit. Deri në atë kohë emri i Ali Pashë Tepelenës nuk ishte përmendur ndonjëherë në Divanin e Sulltanit. Ai ishte i panjohur për Portën e Lartë. Pas ekzekutimit të Mustafa Pashës, në Delvinë u vendos Selim Pasha, jo vetëm se e thonë kronikat e kohës, por është fakt se ky i fundit u vra nga Ali Pashë Tepelena. Nga Porta e Lartë e Stambollit kishte mbërritur fermani për prerjen e kokës së Selim Pashë Delvinës, sepse ky pasha kishte favorizuar venecianët, të cilët për më shumë se 360 vjet qëndronin të ngulur në ishujt e Jonit, por në armiqësi të përhershme me turqit. Prerja e kokës i ishte kërkuar Ali Pashë Tepelenës. Ky i fundit, e ftoi Selim Pashë Delvinën në shtëpinë e vet dhe aty i preu kokën për t’ia çuar në Stamboll, e megjithatë në krye të Delvinës as kësaj radhe nuk u emërua. Posti që i dhanë ishte ai i Dervenxhi Pashës në Trikallë, por që do të ishte ky post që do t’i hapte të gjitha rrugët për të mbërritur tek një pasha që do të linte të habitur gjithë botën.

Intrigat

Për vrasjet e Pashallarëve të Delvinës, mjaft kronika përpiqen të implikojnë Esmihan Hanëmin, ose siç e thërrisnin ndryshe Hankon, për të cilën mendohet se kërkonte të vendoste të birin në krye të pashallëkut. Mund të jetë edhe kështu, por nuk është shumë bindëse, po të kemi parasysh faktin se trashëgimia kalonte nga një dorë në dorën tjetër vetëm brenda familjes. Faktet tregojnë se vendin e pashallarëve të vrarë e zunë djemtë e tyre. Ç’mund të përfitonte Ali Pashë Tepelena, kur në derën e Kapllan Pashë Delvinës nuk ishte gjë tjetër veçse një dhëndër. Martesa e tij me bijën e Kapllan Pashë Delvinës, në të vërtetë kishte qenë një zgjidhje e merituar për vetë pozitën shoqërore që kishte patur deri në atë kohë. Vetëm për këtë arsye, Aliu nuk mund të priste degën, ku qëndronte e ardhmja e tij. Me vdekjen e Kapllan Pashë Delvinës ai humbiste përkrahjen e një pashai që e kishte fituar me anë të një martese. Emri i Ali Pashait kishte shkuar deri në Stamboll, por atje ishte përmendur vetëm si një kaçak që sillte trazira dhe asgjë të mirë. Askush nuk mund të fitonte gradën e pashait me kaq lehtësi, kur emërime të tilla bëheshin nga vetë sulltani. Që Aliu i Tepelenës, nip i Myftar Pashës, i cili u vra në mbrojtje të interesave të perandorisë turke dhe djali i Veli Pashait që e fitoi këtë gradë pas vdekjes, të arrinte deri tek posti i pashait, së pari duhej të vihej në provë. Dhe rasti e solli. Iu kërkua vrasja e Selim Pashë Delvinës. Sipas dokumenteve të asaj kohe, Ahmet Kurt Pasha i Beratit, ishte ankuar tek Porta e Lartë për Selim Pashë Delvinën, të cilin e akuzonte për lidhje dhe bashkëpunim me venerianët. Dhe letra kundër pashait të Delvinës ishte shkruar jo nga një njeri i panjohur, siç ishte Aliu deri atëherë, por nga Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte një nga pashallarët më të fuqishëm të vendit, një ujk i vërtetë siç e shpjegon dhe mbiemri i tij. Pas këtij denoncimi, Porta e Lartë i kërkoj Ali Pashë Tepelenës ekzekutimin e Selim Pashë Delvinës që nuk është çudi që këtë njeri ta ketë sugjeruar Kurta Pasha i Beratit, me qëllim që në krye të Delvinës të vinin njerëzit e pashait të Beratit, sepse edhe pas kësaj vrasjeje, Aliu nuk u emërua pasha, por Sanxhakbej i Trikallës dhe dervenxhipashë i rrugëve të Pindit, ku pasi vuri rregull dhe siguri në rrugët e Greqisë, e pa veten pasha të Trikallës, ndërsa kërkonte sa më shpejt që të ishte e mundur Janinën.

Kurt Pasha i Beratit

Historikisht është e njohur që mes pashait të Delvinës, Kapllanit, dhe Kurt Pashës ka patur grindje të herëpashershme. Kapllan pasha, vasal i Pashait të Beratit, jo në pak raste i ishte treguar i pabindur, ashtu siç nuk mori parasysh as kërkesën e Sulltanit për të nënshtruar Himarën. Pranohet nga të gjithë se lidhjen miqësore mes Pashait të Delvinës dhe Pashait të Tepelenës, nuk u pa me sy të mirë nga Ahmet Kurt Pasha. Tashmë Tepelenën dhe Delvinën ai i shihte si një rrethim që i bëhej Beratit. Ndoshta mund të ketë qenë kjo arsyeja që ai kërkonte një pasha tjetër në Delvinë, i cili të ishte besnik i tij. Vetëm në këtë mënyrë Delvina dhe Tepelena do të mbeteshin pa ndonjë lidhje miqësie mes Ali Pashës dhe pashallarëve të Delvinës. Gjithsesi në misterin e qindra viteve të shkuara, Esmihan Hanëm mbetet personazhi më interesant për gazetarët e huaj. Me këtë grua ata përpiqen të lenë botën të habitur, të tregojnë se kush ishte Ali Pashë Tepelena, por që në të vërtetë ishte gjenialiteti i këtij njeriu, dashuria më e madhe njerëzore që gëlonte në shpirtin e tij, për çdo njeri që jetonte në pashallëkun e tij. Miqësitë e tij janë kaq të shumta dhe të paharruara aq sa të bën të mendosh se ai kishte lindur nga një nënë që nuk dinte se çfarë ishin intrigat në këtë botë.

Kjo hartë është marrur nga arshiva mbretrore Britaneze.(Angleze)Ky ishte territori që mbizotronte Ali Pash Tepelena. 
Kur Britania e Madhe numronte 3 milion popullsi, territori i Ali Pash Tepelenës numronte 1.5 milion popullsi






Fakte kundër përdhunimit të Hankos


Kapllan Pasha i Delvinës krushqi me një prostitutë?!

“Hankoja është gruaja që meshkujt e Kardhiqit e kapën rob gjatë një luftimi dhe që e përdhunuan për 40 ditë me radhë”. Kjo është njëra nga frazat e shkëputura nga kronikat e kohës ndërsa komentohej Hankoja, nëna e Ali Pashë Tepelenës. Megjithatë nëse marrim parasysh se Hankoja nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një prostitutë, mbetet mjaft i çuditshëm fakti, se si Kapllan pasha i Delvinës pranoi një krushqi të tillë. Tashmë e tutje do të kishte rastin që në shtëpinë e tij, në raste gostish e festash të kishte pranë krushkën, Esmihan Hanëmin, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse një prostitutë, e përdhunuar nga meshkujt e Kardhiqit për 40 ditë me radhë, siç shprehen jo në pak raste kronikat e kohës. Gjithkush që është marrë me jetëshkrimin e Ali Pashë Tepelenës, nuk le rastin të përshkruajë anën shpirtërore të kësaj gruaje, pa harruar të përmendë, se Esmihan Hanëmi, ishte kapur rob nga banorët e Kardhiqit dhe të Hormovës, të cilët e mbajtën peng 40 ditë, ku meshkujt e dy fshatrave nuk dihet mirë se çfarë bënë me të. Hankoja, siç e thërrisnin ndryshe, pas vitit 1758, kur i kishte vdekur i shoqi, Veliu, ngjeshi armët në brez dhe u vu në krye, të çetës që dikur udhëhiqeshin nga burri i saj. Pikërisht në një nga këto luftime Esmihan Hanëmi, Aliu i vogël dhe motra e tij Shanishaja, e cila ishte dy vjet më e vogël nga i vëllai, u kapën rob nga kardhiqiotët. Këtë fakt e gjejmë edhe tek libri i Irakli Koçollarit, “Policia Sekrete e Ali Pashës”, fq 161, i cili i referohet William Plomer; “The diamond of Janina-Ali Pasha, 1741-1822”. London,1961, por që në të vërtetë është i përmendur gjithkund ku shkruhet për Ali Pashë Tepelenën. Jo vetëm kaq, Irakli Koçollari, duke iu referuar William Plomer thotë se “dy femrat u kthyen në subjekte të një shfrytëzimi masiv seksual”. Po në këtë libër fq, 162 thuhet se Hankon dhe bija e saj Shanicën, mundën të shpëtojnë pas 40 ditëve “falë bamirësisë së një dervishi”, i cili u kërkoi bashkëfshatarëve “t’ia ofronin edhe atij një natë prehun çlodhës”, por që në të vërtetë ai liroi dy femrat. Për këtë ngjarje, Koçollari shfrytëzon edhe një burim tjetër nga R.A.Devanport, i cili thotë se Hankoja dhe Shanica shpëtuan fal ndihmës së një tregtari Gjirokastrit të quajtur Malikovo, por që ky i fundit u helmua nga njerëzit e Ali Pashë Tepelenës. Por edhe pse nami i saj “si kurvë” kishte shkuar deri në Stamboll, Kapllan Pasha i Delvinës, ndihet mjaft i kënaqur me krushqinë që ka bërë.


Origjina dhe Prejardhja e Ali Pashë Tepelenes

 







Nasifi la një djal i quajtur Hysein. Hyseini u martua me me një njevajze topalle, bijën e beut të Këlcyrës. Hyseini la trashigimtar Mustafë Beun. Mustafa gjithashtu pati nji djal i quajtur Sali. Saliupati dy djem, Miftarin dhe Beqirin. Miftari pati tre djem dhe Beqiri një djal i quajtur Islam dhe mori titullin Bej.
Miftari ishte nji njeri trim dhe luftarak si çdo Shqiptar. Ai vullnetarisht luftoi kundër armiqëve të perandoris. Në luftrat të ishullit Korfu, Miftari korri suksese të mëdhaja. Në vitin 1716, Miftar Aga u trathtua nga vet ushtarët etij. Ushtarët e perandoris ishin turq dhe grekë.Venecianët bënë një kurthë duke e mbuluar atë me rrjetë.

Miftari ishte i krusifikuar gjallë. Më von gjith tradhtarët ishin të gjetur dhe likiduar nga ushtarët Shqiptar. Venecianët nuk ditën nga ti ja mbajnë. Arradhat Shqiptare zhdukën çdo send që tregonte armiqësi.Por ishte vonë. Miftari u gjet i krusifikuar dhe i vdekur.Perandoria Otomane Turke shpalli Miftarin is martir i Perandoris.

Miftari dhe Beqiri kishin vajza por emrat e vajzave sot e kësaj dite nuk dihen për shkaqe politike. Nga disa informata kuptojmë se këto vajza ishin shumë të bukura dhe kishin vërë kurrorë me fise të afërta
të sulltanit. Emrat e tyre mbesin anonim për lexuesin e jo për arshivat Turke.

Djali më i vogël i Miftarit quhej Veli. Veliu ishte një djalë i bukur, gazmor, dhe avanturier. Shpenzonte pa kufi. Kur mbetej pa para i vidhte fshatarët si dhe kryente vepra te tjera kriminale duke ndërtuar nji reputacion të keq për vete dhe familjen e tij.

 Vëllezerit e Veliut të titullaur si bejlerë gëzoni nje respekt të veçantë në mesin e banorëve si dhe me gjërë.Të hidhëruar nga sjelljet e vëllaut, si dhe nga ankesat e vazhdueshme të bejlerëve të tjerë ato vendosin ta dëbojnë Veliun nga shtëpia. Kjo gjë nuk ndikoi aspak tek Veliu. Ai vazhdoi të shoqërrohet me kriminelë, vjedhës, gansterë, si dhe të kryej akte që binin në kundërshtim me ligjet e asaj kohe.

Kundërshtarët dhe armiqët e familjes të Veliut dhe vëllezërve të tij nji natë mbyllën derën e shtëpis të vëllezërve të Veliut dhe i a dhanë zjarrin. Veliu ishte i vetmi njeri që dyshohej për ket aktë kriminel.
Kushëriri, Islam Beu, gjeti se kush ishin ata që kryen ket akt kriminel, por nga friga që të mos përjeton të njëjtën, ai uli kokën duke e besuar Hormovën Veliut. Rusët dhe Venecianët së bashku me disa
nga bejlerët e rrethit përdornin teroristat e mbrendshëm xhipë ose jevgët ose maxhupët ose grekëk me shuma të mëdha paraje që të organizojnë rebelime në Hormovë dhe Tepelenë. Isalm Beu bëri disa
arrestime por rebelat shpëtuan me ndihmën e bejlerëve të rrethit. Pas një kohe të shkurtër, të njejtët rebela vurën zjarin shtëpis të Islam Beut ku edhe u vra.

Bejlerët që të mos gjinden si kollaborator të Venecianëve dhe Rusëve ata e adhuruan Veliun tek Sulltani i cili adhuroi atë si Pasha i dy kullave. Më vonë Veli Pasha vrau bejlerët, terroristat maxhup (grek),dhe kriminelët të cilët e vran kusheririn e tij Islam Beun. Veli Pasha ishte zemër mirë dhe silleshte me kujdesi të madhe me të vejën dhe katër fëmijët e kusheririt. Veliu ishte i martuar dhe kishte katër fëmi, dhe vendi i tij arriti suksese, dhe populli ishte i kënaqur me udhëheqësin e tij. Veliu u dashurua shum me vajzën e Kurt Pashës, pasha i Beratit, dhe u martua me Hankën.

Hanka ishte femër me nje moral të lartë dhe karakter të fortë sikurse mbretresha Gothe, Tamora. “Kur
Gothët ishin Gothë, dhe Tamora ishte mbretresh.” . Veliu dhe Hanka kishin dy fëmi, djalin Aliun dhe vajzën Shahinshahun. Veli Pasha ishte pasha me mëshir, dhe ishte shumë dordhënur. Ai i ndihmonte popullit dhe sidomos jetimave dhe të varfërve. Veli Pasha liroi popullin nga taksat. Ai kishte mëshir për çdo njeri. Bejlerët dhe populli e donin shum Veli Pashën i cili ishte i vetmi Pasha që lëroi fshatarët dhe popullin nga taksat. Veli Pasha i ati i Ali Pash Tepelenës vdiq si Pasha i varfër. Në vitin 1753 në moshën 45 vjeçare Veli Pasha ndëroi jetën duke lënë dy gra të veja dhe gjashtë fëmi jetim.


Jeta Fëminore e Ali Pash Tepelenës



Në fshatin Tepelene, në Shqipëri krisën pushkët për gëzim, Veli Pasha ishte trashiguar. Djalë është Veli Pasha, djalë është, thritnin nga gëzimi shërbyesit e kullës. E quajtën Ali. E ëma, Hanka, nuk lëshonte Aliun, fëmiun e saj të parë nga duart e saja dhe me një gëzim të madh e shikonte duke thënur “Mashallah “, “Mashallah”, ”Mashallah.”


Veli Pasha thiri jevgun që të mshon tupanit. Hoxha erdhi qëtja këndonduan e emrit dhe u shtrua darka e gëzimit.

Në vitin 1743 lindi Ali Hyseini. Nuk u mbaheshte mend dhe askush nuk e dinte se në cilin muaj Aliu lindi. Tregimet gojore përshkruajnë muaj të ftohtë të dimrit ndërsa të tjerat përshkruajnë ditën e kthjellët pranverore. Ishte gëzim i madh për prindërit Veliun dhe e Hankën.


U lind Aliu trashigimtari dhe Pashaja më i famshëm i Osmanlive. Aliu u rit së bashku me motrën Shahinshahun me gëzimet më të mëdhaja fëminore të rrethuar me lodra të ndryshme dhe duke lozur në lojra të pakufishme. Aliu ishte problematik i palodhur në kënaqësin e pakufishme të botës fëminore. Kur i ati Veliu ishte present, Aliun nuk kishte bariera në lojrat e tija dhe nuk mundeshte askush ta ndal at kënaqësi të tij para Veli Pashës. Por i ati Veliu ishte i njejti sikur me djalin ashtu edhe me vajzën. Veliu asnjiheri nuk forcoi fëmit të bënin diçka që ato nuk donin. E vetmja pengese e tij dhe e motrës ishte e ëma Hanka.

Hanka forcoi djalin dhe vajzën e saj që të mësohen të shkruajnë dhe të lexojnë, dhe mundësoi që të dy fëmitë të edukohen. E ëma Hanka ishte ajo që nderpritke gëzimin e lojrave të pakufishme. Të dy fëmite luanin shume me të atin. Aliu ishte dymbëdhjet vjet dhe Shahinshahu ishte dhjet vjet kur i ati ndëroj jetë. Tani Aliu dhe e motra ishën me të ëmën Hanka që ishte nji e re me moral dhe karakter të fortë. 




Hanka me të venë e Ismail Beut nuk shkonin mire. Gjithashtu të vejës së Islam Beut u bashkangjiteshte edhe e veja e Veliut. Hanka që ti largohet problemeve edhe më të mëdhaja lëshoi pallatin dhe u largu në fhatin e saj, Karnian. E veja e Islamit nuk ndërpreu propagandën dhe fjalët e këqija kundër saj. Bejlerët së bashku me terroristat maxhup ose Grek, kënaqeshin në ket luft të ftohtë në mesin e dy të vejave, që luftonin për të birët të bëhen Pasha. E veja e Islam Beut anonte nga e veja e tjetër e Veli Pashës, dhe dëshironte që bijt e saj të bëhen pasha duke e ndar pashalluqet me djemt e saj. E lodhur nga të gjitha këto, Hanka vazhdoi jetën në fshatin e saj Karnian. Terroristat maxhup ose jevg ose grek të ngjallzuar nga terroristat rus, i helmuan katër fëmit e Veli Pashës, dhe dogjën pallatin ku jetonin.


Hanka ishte ajo që dyshoheshte për ket krim. Më së shumti ngrehu zërin e veja e Islam Beut, që akuzoi Hankën për ket akt kriminel. Gjithashtu akuzoi Hankën se po bënte vjedhje dhe organizonte akte tjera kriminele.


Hanka ishte e re me nji krenari të lartë mbretrore dhe nuk ndoti vetën por ruajti fëmit e saj dhe nuk u martua gjer në fund të jetës.

Njerëzit filluan të flasin fjal te ndotura për Hankën, dhe si duket secili kishte dëshir tek Hanka. Por Hanka ishte femër me karakter të lart, dhe nuk u përkul të ndot moralin e saj. Njerzit flitnin fjal e pa fjal për Hankën se gjoja truprojet e saj jo vetëm se e mbrojn por edhe natën së bashku e kalojn. (Faqe 31, Villiam Plomer). Nji gjë që nuk ishte aspak e vërtet. Hanka vendosi që të kthehet në Tepelen, sikurse mbretresha në mbretrin e saj. Ndëgjoi fjal të këqija nga fshati Hormovë, dhe vendosi që të rit pagesat taksore për popullin e Hormovës, që të nderpres fjalët e këqija që ju shpifeshin. Në vazhdim, Hanka mori në kontrol fshatin Kakos nga pashalluku i bejlerëve të Gardhiqit.(Faqe 8, Sabri Godo). Bejlerët e Gardhiqit organizuan rebelim kundër Hankës.

Hanka ishte e zënur gjall nga rebelët e Gardhiqit dhe të Hormovës..Populli i Hormovës maltretoi, dhunoi, dhe e la pothuajse të vdekur Hankën. Hanka u betua për hakmarja dhe se asnjiher nuk do tua harroj Gardhiqit dhe Hormovës. Më von Ali Pasha u hakmar ku bëri masakra të mëdhaja në Hormov dhe Gardhiq. Pas këtij incidenti, Hanka lëviste nga vendi në vend, dhe nuk rinte vetëm në nji pallat. Pallatet u dogjen, gjersa Hanka u fshihte nga vendi në vend, por ajo u betua se do të hakmiret për ket gjë. Para se të vdes , Hanka la amanet fëmive për hakmarje. Aliu më von tha, “unë ja kam borxh nënës sime çdo send. Dy here ma dhuroj jetën, si njeri dhe si udhëheqës. Më lëmoi dhe ma dha imagjinatën duke më drejtuar në rrugën e destinimit.”

Floripress;2002.


Ali Pashë Tepelenës (1744-1822)-I pari shef i spiunazhit shqiptar



Krahina e Laberise dhe emri i Ali pashe Tepelenes jane te lidhura ngushtesisht me njeri tjetrin. Ali Pasha lindi dhe u rrit ne Laberi, aty beri trimerite dhe mizorite, aty e kish berthamen pashalleku i ardhshem, aty ku ngriti urat dhe kalate, aty u ngriten dhe kenget me te bukura per te. Kenget e epikes historike gjithnje kane regjistruar artistikisht ngjarje, fakte, data, personazhe, duke bere edhe nje vleresim te atyperatyshem shpesh intuitiv, por qe rralle gabon. Kenget labe te periudhes se Pashallekut te Janines, e, me pas te Kryengritjeve popullore kunder Reformave te Tanzimatit, veç te tjerash, deshmojne nga njera ane per rritjen e ndergjegjes atdhetare dhe, nga ana tjeter, per rolin qe luajne keto kenge ne sendertimin e kesaj ndergjegjeje, e cila me Rilindjen e Lidhjen e Prizrenit do te behej gjithnje e me teper ndergjegje kombetare.


Ali Pasha është një nga emrat e mëdhenj të historisë tonë, ndonëse është lënë pak në hije për shkak të dhunës e vrasjeve që pati kryer.

Më ka tërhequr gjithmonë si ushtarak gjenial . E pabesueshmja është se gjatë rrethimit Osman të Janinës, Ali Pashën e tradhëtuan të gjithë, madje edhe dy bijtë e tij.

Figurë historike mjaft e ndërlikuar për të cilin do të diskutohet vazhdimisht. Ali Pasha për sa i përket artit ushtarak, ishte një nga Gjeneralët më të medhenj të kohës së tij.

Sikur ai të kishte drejtuar ushtrinë e madhe franceze të asaj kohe, ndoshta do të kishte fituar më tepër beteja se sa Napoleon Bonaparti.





Tashmë për shumëkënd, emri i Ali Pashë Tepelenës (1744-1822) është i njohur si njëri prej ëndërrimtarëve sundimtarë shqiptarë që ushqyen ëndrrën e një Shqipërie të pavarur. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, ai ishte njëri ndër sundimtarët më në zë të Ballkanit, aq i pavarur sa që të hynte në bisedime më vete edhe me Napoleonin apo me Rusinë. Idhnak, i beftë, mosbesues, shumë herë mizor e herë të tjera bujar, Aliu i lindur në Beçisht, përballë Tepelenës e ngriti pushtetin e tij mbi një sistem policor shumë efikas për kohën. Shumë kohë më pas, pasardhësit e tij Ahmet Zogu e Enver Hoxha, ndoshta edhe pa e kuptuar mirë as vetë, e shfrytëzuan përvojën e tij në fushën e ndërtimit të shërbimit sekret. Përpjekjet e tjera (1992-1997) që u bënë në Shqipërinë postkomuniste nuk rezultuan me sukses, për fat të mirë të shqiptarëve.

Njerëzit

Pushtetin e tij Ali Pasha e vuri në zbatim, duke u besuar njerëzve të afërt të rrethit të tij. Në krye të spiunazhit të jashtëm e të brendshëm të Aliut ishin dy persona. I pari ishte Thanas Vaja nga Lekli i Tepelenës. Ky ishte djali i njërit prej miqve më të afërt të kohës së hajdutërisë së Aliut. Thanasi mbeti deri në fund ministri i Brendshëm i Pashallëkut, duke i qëndruar deri në vdekje besnik Pashait. Njeriu i dytë i fuqishëm ishte Abaz Efendiu. Ky ishte shefi i policisë së Janinës. Djali i tij, Tahir Abazi, ishte truproje besnike e Aliut.
Me çështje të spiunazhit merrej edhe një italian. Ky zyrtarisht quhej Myftar Efendiu, porse emri i tij i vërtetë ishte Marko Kuirini. Në të ritë e tij kishte qenë prift katolik. Më pas i kishin premtuar një mision të parealizuar në Bombei. Kishte qenë për disa kohë përkthyes i Napoleon Bonapartit në fushatën egjiptiane. Ishte njohës i shkëlqyer i gjuhëve orientale.

Rrjeti agjenturor

Një dëshmitar i kohës, Smart Huges, edhe vetë agjent i Britanisë, shkruan kështu për sistemin e spiunimit të ngritur nga vetë Ali Pasha: “Në to, Aliu, përqendroi të gjithë vëmendjen, meqenëse ato përbënin bazën kryesore për evitimin e çdo veprimtarie kundër tij. Kjo polici, nuk ishte vetëm e rreptë dhe vrojtuese në jetën publike, por futej gjer në jetën private të banorëve. Agjentët e saj i dërgonin Aliut të dhëna të sakta për bisedat, projektet dhe veprimtarinë e çdo qytetari në zotërimet e tij. Ajo mbikëqyrte veçanërisht të huajt, por nuk përjashtonte as shqiptarët dhe grekët, qoftë edhe në marrëdhëniet e tyre me Stambollin dhe e evitonte çdo hap që ata ndërmerrnin. Në këtë mënyrë, Ali Pasha informohej për çdo gjë dhe kishte kohë të mjaftueshme për të kontrolluar qëllimet e tyre.

Udhëtari francez Pukvil jep një dëshmi fare të qartë se si funksiononte policia e fshehtë e Aliut. E cituar sipas Irakli Koçollarit, historia është kështu: “… Pulvili na bie rastin e disa vëllezërve nga fshati Plihavicë i Çamërisë. Vëllezërit në kushte klandestine kishin ngritur në shtëpinë e tyre një fonderi artizanale, kishin përgatitur me mjeshtëri kallëpet dhe stampat dhe prodhonin në mënyrë të përpiktë monedha veneciane dhe turke. Mbasi ra në gjurmët e monedhave false, policia e Pashait shumë shpejt identifikoi vendin prej nga vinin ato dhe autorët e prodhimit të tyre. Nën drejtimin e vetë Aliut, një natë, një grup policor, u nis në mënyrë të heshtur në drejtim të Plihavicës dhe ende pa zbardhur mirë dita, ata hynë në fshat dhe u derdhën në shtëpinë ku prodhoheshin monedhat e falsifikuara. Pashai mundi të kapte në flagrancë vëllezërit dhe shtiu në dorë tërë mjetet e prodhimit të monedhave. Mbas këtij akti tepelenasi urdhëroi ekzekutimin e vëllezërve, rrënoi shtëpinë e tyre nga themelet dhe ishte gati të ndëshkonte egërsisht edhe fshatarët e tjerë nëse një vajzë e vogël, që më vonë do të ndryshonte rrjedhat e jetës së tij bashkëshortore, nuk do t’i qe lutur që të ndërpriste atë batërdi që priste bashkëfshatarët…”. Kjo vajza e vogël e atëhershme quhej Vasiliq, dhe brenda pak vitesh do të shndërrohej në dashurinë më të madhe të krejt jetës së vrullshme të Aliut të Tepelenës.
Njëri prej njohësve më të mirë të historisë së bëmave të Aliut, Irakli Koçolllari shkruan: “… Ai mundi gjithashtu të organizojë një rrjet shumë të fortë agjenturor edhe jashtë Pashallëkut të Janinës. Agjentët e shumtë që ai mbante në Korfuz, Venecia, në Trieste, në Fiume dhe në Raguzë, në Vllahi e në Moldavi, në Thrakë, në Maqedoni dhe deri te Silhtari, Armëmbajtësi i Sulltanit dhe Bostanxhibashi, Kryekopshtari i sarajit të Sulltanit, e vinin atë në korrent të ngjarjeve më me rëndësi që ndodhnin në Europë si dhe me gjendjen e Fuqive të Mëdha. Informacionet që merrte prej tyre i shërbenin si barometër për veprimtarinë e tij politike. Kjo agjenturë kishte mundur të zgjidhte shpesh edhe korrespondencat e shifruara të spiunazhit anglez e francez, madje përdorte edhe vetë shifrën. Në këtë rrjet agjentësh të tij merrnin pjesë edhe gra…”.

Si gjithnjë joshja femërore

Një hebre i konvertuar në mysliman me emrin Ibrahim Mansur Efendi, njohës i mirë i oborrit të Ali Pashës, ka lënë pas këtë rrëfim: “Kur tirani donte të kishte një rast legal për të dënuar dikë ose të hakmerrej ndaj tij, urdhëronte një shqiptar të quajtur Tahir Abazi, i cili ishte shefi i policisë së Ali Pashës, ose bylykbashi. Në të tilla raste, shefi i policisë dërgonte në shtëpinë e viktimës që ishte piketuar për t’u ndëshkuar, një prostitutë, e cila bashkëpunonte në mënyrë të fshehtë me policinë. Kjo femër, e drejtuar nga policia, shkonte në shtëpinë e viktimës ose me pretekstin për t’i kërkuar ndihmë në të holla, ose për ndonjë problem tjetër të sajuar, gjoja për të kërkuar ndihmën e tij. Gjatë këtyre vizitave, kur asaj i paraqitej rasti i përshtatshëm, prostituta fshihej në ndonjë vend pak të frekuentuar nga banorët e shtëpisë. Zakonisht pra drurëve të kuzhinës që përdoren për ngrohje. Dhe, sapo agjentja hynte në shtëpinë e njeriut që ishte piketuar nga policia për t’u arrestuar, në orën që ishte rënë dakord paraprakisht mes tyre, njerëzit e policisë hynin në shtëpinë e fatkeqit, i cili as që dinte gjë rreth vizitores së fshehur. Nëse gjatë kontrollit femra gjendej në dhomat apo ambientet e brendshme të shtëpisë, ky rast konsiderohej si momenti i kapjes në flagrancë dhe burri në këtë mënyrë konsiderohej fajtor për krimin e pafalshëm të marrëdhënieve seksuale, apo ushtrimit të kurvërisë, krime të cilat Aliu kurrë nuk i la pa i ndëshkuar me ashpërsi…”.

Deri te çorapet

Duket se asgjë, askush nuk i shpëtonte syrit të spiunëve të Aliut. Sipas disa burimeve të kohës për mbajtjen në këmbë të ushtrisë së spiunëve dhe agjentëve, Ali Pasha shpenzonte deri në 100 mijë franga në vit. Një shumë fort e madhe për kohën.

As detaji më i vogël nuk i shpëtonte spiunëve të shpërndarë kudo. Një udhëtar i kohës na ka lënë pas një tjetër histori. Në 1817, disa shtetas të Aliut kërkuan strehim në shujtë e Santa Maurës të okupuara asokohe nga britanikët. E thënë me termat modern “u arratisën”. Aliu menjëherë u kërkoi britanikëve që t’i dorëzonin shtetasit e pabindur. Një kërkesë që sigurisht nuk u pranua prej tyre. Kjo binte ndesh me nderin e mbretërisë. Atëherë Pashai kërkoi një gjë tjetër: duhej t’i kthenin të gjithë “pasurinë” që të arratisurit kishin marrë me vete. Letrën e revoltuar të Pashait të Tepelenës e shoqëronte një listë e detajuar e tërë gjërave që fatkeqët kishin mundur të marrin me vete. Në të ishin shënuar jo vetëm numri i çorapeve që secili kishte marrë me vete, por edhe sa prej tyre ishin të reja dhe sa të tjera të arnuara. Syri i pashait shikonte deri në këto detaje.

Besniku

Njeriu i komploteve, i agjentëve i luftërave sekrete, Thanas Vaja i Leklit ishte ndër të fundit që e pa Ali Pashanë të gjallë. Në 1822, i mbetur me pak besnikë, i rrethuar në ishullin e Manastirit të Janinës, pashai plak e kuptoi se i kishte ardhur fundi. Disa autorë madje thonë se ishte pikërisht Thanas Vaja ai që tërhoqi këmbëzën për herë të fundit mbi kraharorin e Pashait. Ky nuk kishte dashur asesi të binte gjallë në dorë të osmanëve. Pastaj për shumë vjet Thanasi u end nëpër Epir duke shoqëruar Vasiliqinë, atë vajzën e vogël që dikur i ishte lutur pashait të mos i digjte fshatin. Varri i tij ndodhet në krah të kishës së Leklit.



FLORIPRESS


Nuk ka asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.


Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muçoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.


Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.

Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.


Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.

Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes.

Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.



Ali Pashë Tepelena


Ali Pashë o trim i rrallë
Që luftove me truqit ball në ballë
Për tre vite me rradhë
Në Lidharicë nuk u zure gjallë.


Ali Pashë e trim daji
Që e hodhe posht flamurin Osmanli
Si shqiponje me dy krera
Luftove me Turqin dhe me askera
Dhe Sulltanin e dridhi era.


Me ushtri dhe besnikëri
Me flamur kuq e zi
Me shqiponja dhe burrëri
Me shtatë zemra për Shqipëri.


Ali Pasha o asllan
Me bajrak luftove ane mban
Tër Epirin e liron
Me gjak dhe krenari
Ty luftove për Shqiptari.


Ali Pasha e burrë Shqiptari
Me bajrak kuq e zi
Ti lirove të mjerën Greqi
Me bujari për pavarsi dhe liri
Ti luftove për të ëmën Shqipëri




Ali Pashë Tepelena





Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
Te vrane, Ali Pasha, te grine.
Nje varr i vetem s'e nxinte dot lavdine,
Lavdine bashke me mizorine.

Midis dy kontinentesh gjere e gjate i shtrire,
Si nje mal kur era fryn e ulerin stuhia.
Zbardh mjeker e rralle si bora ne brinje,
Si mjergull te koka te rri Vasiliqia.

Trupi ne Evrope, koka ne Azi.
Gjymtyret po shqyejne te shekujve jorgane.
Dalin diku kembet, doren e ftohte qiri.
Ne te cara vitesh nxjerr tym llulle e gjate.

Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
Te shtrrine Ali Pasha, te shtrrine.





Ekskluzive: Kosova dhe Shqipëria krijojnë një doganë të vetme



“Bota sot” zbulon parapërgatitjet e Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e një unioni doganor
Gazeta “Bota sot” nga burime zyrtare merr vesh se në këtë njëqind vjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar, institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë të fshehtë dhe të heshtur kanë nisur përgatitjet për të krijuar unionin (bashkimin) doganor Shqipëri – Kosovë...

Para dhjetë ditësh në mënyrë simbolike ekskavatorët e një kompanie ndërtimesh asfaltuan dhe lidhën autostradën e re të Kosovës me atë të Shqipërisë në vendkalimin kufitar të Vërmicës - Morinit. Aty u shemb ura e vjetër që për më shumë se gjysmë shekulli kishte shërbyer për t’i mbajtur shqiptarët të ndarë në dysh.
Ndërkohë, gazeta “Bota sot” nga burime zyrtare merr vesh se në këtë njëqind vjetor të Pavarësisë së shtetit shqiptar, institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë të fshehtë dhe të heshtur kanë nisur përgatitjet për të krijuar union doganor Shqipëri – Kosovë. Doganat e të dyja shteteve po përgatisin infrastrukturën ligjore përkatëse.
E tëra kjo po bëhet duke marrë shembull unionin doganor të BE-së. Kjo do jetë thelbësore për Shqipërinë dhe Kosovën që në këto hapësira të funksionojë një treg i vetëm. E jo dy tregje të ndara sikurse deri më tani.

2012/06/29

Ajete Beqiraj nga Strellci i Deçanit , me vargjet e saja është e praruar nga vetë Hyji







Autorja

Valdete Antoni: ...Një vajzë e vogël që quhet Ajetë, ecën nëpër rrugën e fshatit ku ka lindur. Herë herë rruga e detyron që të ecën drejt, herë-herë rrëzohet sepse pengohet në gurë. Mirëpo, kupton që hollësia dhe brishtësia e trupit të saj, është në kërkim të një fuqie që e lidh me tokën, me atë çka ndjen, me zërat e atyre që janë lindur, janë rritur dhe me ato këngëtime, që duket se burojnë së thelli. Por askush s'e di se ajo ikën...Herë-herë ka frikë nga hija e vet, nga zhurmat, nga vetëtimat, nga shushuritja e pemëve, megjithatë vrapon e vrapon...
Ky është një përfytyrim që më është ngjallur duke përshkuar rreshtat dhe fjalët e tua, përmes rrëfimeve të dy librave në prozë dhe dy vëllimeve me poezi. Janë kthjelluar mjaft situata të jetës që kalon një vajzë me një shpirt të pastër, pavarësisht që ngjarjet më pas janë pengime të mëdha të jetës. Janë dëshmi të një shpirti delikat dhe të ngjarjeve mjaft të trishtueshme. Një besnikëri e pafund. Një besnikëri tejet e fuqishme dhe cuditërisht, e ruajtur për vite me radhë. Duke iu lexuar aty, unë kam dëshirë që në këtë udhëtim për tek vetja ta ndjejnë portretin tuaj edhe dëgjuesit tanë sonte.
Ajete Sh. Beqiraj: Po, Valdete, unë po iu shpie nëpër jetën time. Vi nga një fshat I vogël I Kosovës. Strellc I Poshtëm quhet, të cilin e dua shumë! Një fshat shpirtmadh, me një traditë të vjetër, me një traditë të pasur e sidomos me një natyrë të mrekullueshme. Ka peisazhe pikërisht çfarë I duhen një poeti, i cili synon të krijojë apo të pasqyrojë shpirtin e vet.
Rruga e shtepisë sime
 Unë në fakt jam rritur atje dhe kam marrë diçka nga natyra e Strellcit, nga peisazhet e bukura, nga çiltërsia e tij. Vi nga një  familje fisnike fshatare. Jemi gjashtë fëmijë. Kemi pasë një babë, mjerisht-jo intelektual, sepse rrethanat ia imponuan të mbetet I tillë. Por, ai lexonte dhe e kuptonte jetën më mirë se ndoshta, të them, një doktor shkence.
Valdete Antoni: Dhe, poezinë e parë ta rrëfeu babai?
Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Duket se shkrimet I kam më shumë nga nëna! Sepse, ajo kur u martua, edhe atëbotë e shprehte dashurinë përmes vargut. Mirëpo, që nga fëmijëria e deri sa pati jetë baba im, unë më tepër kam qënë e lidhur me babanë. E kam dashur shumë! Privilegjet  dashurinë e mbështetjen që I kisha unë, nuk i pati asnjeri fëmijë. Prandaj, kur iku nga jeta më është shkëputur një copë e shpirtit, më është thyer një krahë dhe kam pas vështirësi edhe të ngritem dhe të vazhdoj pas tij. Megjithatë, jeta të mësoka t'I duash edhe  rënjet e tua dhe të ngritesh, serish...
Valdete Antoni: Ajete, kush të ka thirrur për herë të parë me këtë emër?
Prinderit e mi 
Ajete Sh. Beqiraj: Po, është një rrëfim I cuditshëm, egjithatë, unë do t'ua besoj juve. Fëmija I parë prindërve të mi, kishte emrin Ajete.Por,  motra pas pak ka vdekur  një ). Pas saj më ka lind një vëlla tjetër, edhe një motër tjetër por, nëna ime s'ka pas fuqi që t´i emërojë me emrin e saj. Halla ime, me t'I lindur vajzë ia ka vënë këtë emër. Por, gjyshja nga babai, kur jam lindur unë ka thënë: "Emri ka qënë imi dhe unë kurrë s'do t'ia lë vajzës së bijës sime, por do ta gëzojë vajza e birit tim".
Valdete Antoni: Po si të thoshte mëma. I ngjaje motrës?
Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Ajo ka qënë shumë e bukur! Nëna thotë, fëmijë më të bukur nuk kam pasë as nuk kam pa. Dhe sigurisht, fëmijët që I merr Zoti e kanë një bukuri më në vete!
Valdete Antoni: Po vetja si të është dukur kur ke qënë e vogël?
Ajete Sh. Beqiraj: S'e di! Gjithnjë kam pas bindjen se isha e shëmtuar. Ai kompleks më ka përcjell deri  atëherë kur jam vetdijësuar aq sa të njoh vlerën e vërtet të cdo gjëje që m'ka rrethuar.
Valdete Antoni: Më sa kam kuptuar unë nga ajo që kam lexuar, ka qenë një dorë magjike e një qënieje tjetër që t'ka vënë në këtë lëvizje bukurinë dhe të ka bërë që ta shikosh veten në një pasqyrë të besueshme.
Ajete Sh. Beqiraj: Kjo mund të jetë e vërtet! Dhe, kur them kështu mendoj se deri në një moshë të caktuar isha një fëmijë rrebele, e cila kalonte kohën mureve e pemëve, pa bërë asnjëherë çfarë bënin qupat. Aq më pak i jam dhënë librit. Asnjëherë nuk jam ulur të lexoj sic bënin të tjerat. Dhe, mbase kjo 'dorë magjike' më preku në një formë tjetër, kur në moshën 16 vjeçare krejt papritur, fillova të shkruaj. "Ylli që ndriçon...", ishte vargu im I parë dhe I vetëm që më kujtohet. Atëbotë mendoja se I kisha lexuar diku. Mirëpo, koha e dëshmoi se mua po më frymëzonte dicka.Që atëherë kam filluar të shkruaj romanin e parë, sepse dëshira që të jesh e lirë dhe provinca janë dy gjëra që gjithnjë janë në përplasje me njëra-tjetrën. Pikërisht duke jetuar në një provincë si fëmijë I dy prindërve jo të pasur...
Valdete Antoni: Dhe, me dëshirën e jashtzakonshme për të qënë vetvetja. Me një temperament shumë të vecantë...
Ajete Sh. Beqiraj:...Pastaj, mentaliteti që të detyronte të ndrydhje vetveten, kanë ndikuar në mua. Prandaj, atë Ajeten që nuk kam mundur ta kem në jetë, jam munduar ta kem në vepër. Romani im I parë(ishte një tërësi e vetme, më vonë u bënë dy pjesë), i shkruar në moshën 17 vjeç, 99 për qind, mos të them 99.9, është imagjinatë e pastër. Sepse, ato që s'kam mundur tí kem në botën reale i kam krijuar në botën time. Me kohë, të gjitha më kanë ardhë, por atëbotë unë nuk I kisha! Nga ana tjetër, forma e familjes të cilën e kam ndërtuar...Unë, në një familje të tillë jam rritur, në atë frymë, të ndershme, plot dashuri, plot afërsi, mirëkuptim njerëzor. Ajo ka qënë familja ime!
Valdete Antoni: Pra, ti parandjeve dhe e pe tek vetja gjithë atë që mund të të ndodhte më pas?
Ajete Sh. Beqiraj: Unë këtë nuk e di! Por, është një fakt se gjërat e bukura që I kam shkruar m'I ka sjell jeta. Atë lirinë, atë të qenit vetvetja, realizimin e shumë dëshirave të cilat I kam shkruar në letër e megjithatë më janë dukur të pakapshme!
Valdete Antoni: Pra, në moshën 17 vjeçare t'I shkrove romanin e parë?
Ajete Sh. Beqiraj: Po. Është e vërtet!
Valdete Antoni: Ndërsa, unë do të ndalem që disa radhë t'ua jap edhe dëgjuesve.
"...Perdja e natës po ngrihej e agimi po rrëshqiste I larë në vesën e fshatit.
Kokrrat e rrumbullakta të vesës ishin derdhur nëpër fusha si margaritarë. Kënga e bilbilave po hapte kurorat e luleve e kori I shpendëve zgjonte ëmbël fshatarët nga gjumi I  natës. Edhe dielli shkëlqeu mbi majat e pishave dhe, duke depërtuar nëpër degë, I fali shkëlqimin e artë panoramës së bukur të fshatit. Një rreze u shkëput nga tufa dhe , duke u përvjedhur nëpër dritaren e hapur, u shkri në nurin e bukuroshes së fjetur. Ajo hapi qepallat e gjata dhe shikimin e freskët hodhi përjashta, duke përzier një psherëtimë të përgjumur me gugatjen e pëllumbave në parmakë..."
Valdete Antoni: Dhe, si titullohet ky roman?
Ajete Sh. Beqiraj: Është pikërisht siç ishte dhe poezia e parë: "Ylli I Fatit...i pushonte në dorë".
Valdete Antoni: Të kujtohet pse u nxite që ta shkruaje fillimisht?                                         
Ajete Sh. Beqiraj: Nuk e di!... Ishte natë vere. Ajo erë e ngrohtë e muzgut në fshat, ajo aromë e pastër, tarracë e drunjtë... Kushedi Shtepia ime ç'më frymëzoi?
    Valdete Antoni: Në poezitë e tua ka mjaft dhimbje...Dhimbje, dhimbje dhe përhershmërisht një gjëndje pritjeje! Gjithmonë ke një besim se dicka do të ndodh. Se do të meritosh atë që ke tek vetja. Se do të të kthej Zoti pikërisht atë që është nisur për ty...
Ajete Sh. Beqiraj: Valdete. Cdo sukses sikur është I destinuar të paguhet me një humbje në jetë! Kjo si duket ka ndodhur edhe me mua. Në një anë kam fituar-në tjetrën kam humbur, si cdo njeri që ka ato rënjet dhe ngritjet e veta. Është një etapë e dhimbshme e jetës sime, e cila mjerisht u përmbyll edhe me vdekjen e babait tim!...Ato poezi janë pasqyra e vërtet e shpirtit tim, e jetës sime... Këtë do të doja ta dinë edhe ata që i lexojnë, ndonëse ata që e kuptojnë vargun e dine se cdo poet kapet për diçka që të krijojë. Sidoqoftë, unë besoj se një njeri njerëzor, një njeri me ndjenja të çiltëra, mbase do të përplaset në jetë, por në fund, fitorja është e tij. Unë besoj fort dhe nuk dyshoj, sepse Zoti I do të mirët. Dhe, nëse asgjë tjetër nuk kam, Zoti më fali një shpirt të çiltër dhe kjo më mjafton!






Amanet

Cdo ditë me rrezet e diellit ta puth dheun baba
Në heshtje lus qiellin
Me shi t´na vajtojë fatin
Amanet ua lë engjëjve 
Roje të t´bëjnë mbi gur
Me shkrumbin e shpirtit
Ta shkruaj epitafin
Se bota e mashtrimit
Ishte e panjohur për ne
Fushë e tradhtisë
Fushë e pashkelur
Djerrinë
Ti shkove pranë Zotit
Të gjesh të vërtetën
Unë në botën e djallit
Do t´mundohem gjithë jetën
Ta kthej bekimin tënd



Valdete Antoni: Me sa lexova në biografinë tënde të shkurtër, ke punuar edhe në sallon bukurie. A vërtet zbukurojë vasha e nuse, pikërisht duke parë që kishe dëshirë të zbukuroje vetveten?
Ajete Sh. Beqiraj: Është vërtet. Por, kjo është një rrugë të cilën më shumë ma kanë imponuar rrethanat. Sepse, siç e thashë dhe më lart, familjes sime asgjë nuk I mungonte, por me tepricë nuk kishte. Dhe, për botimin e librave duhej shumëcka. Prandaj, duke qënë se deri në promovimin e librit të parë nuk kam deklaruar prirjen për shkrimet, është dashur...
Valdete Antoni: A I përshtatej natyrës tënde?
Ajete Sh. Beqiraj: Deri diku, po! Por, dua të them se më duhej një rrugë e shkurtër që të arris deri tek paraja dhe kështu të botoj librin e parë, sepse në ato rrethana ishte e pamundur. Kështu që, u detyrova që për një kohë ta lë shkollimin anash që t'I përkushtohem zejes, dhe me thonjtë e mi e me ndershmëri, t'I jap dritë vargut tim. Kësaj edhe ia dola. Por, sa është I vlefshëm ta shohë dritën, këtë le ta vlerësojë lexuesi...Po edhe dëgjuesi, në këtë rast!  Me kohë, unë edhe fillova ta dua atë zanat sepse, ai m'i hapi të gjitha dyert. Gjithë cfarë desha në jetë unë edhe mora se paranë kisha në dorë dhe me atë I hapja dyert e mia...
Valdete Antoni: Të ndodhte që t'I thoshe dikujt që ishe e trishtuar kur e zbukuroje edhe ndonjë fjalë të ëmbël kur vinte para pasqyrës aty në sallon?
Ajete Sh. Beqiraj: Po. Dhe cka është më e cuditshme ato shumë herë edhe më janë hapur. Më kanë besuar! Ndoshta, sepse këtu brënda gjithnjë kam pasur një dry që s'më ka lejuar të shpërndaj ato që m'I kanë besuar njerëzit. Gjithnjë më janë hapur gjithnjë dhe kam biseduar me to si një mike e mirë. Jam munduar t'I kuptoj problemet e tyre, ndonëse unë jetoja në një botë krejtësisht tjetër.
Valdete Antoni: Paramendo: është një vajzë ose një grua e ulur në karriken e sallonit dhe po shikohet në pasqyrë. Ti je pas dhe teksa ia rregullon flokët, ndërkohe sheh dy sy të trishtuar. Rikujton një portret të tillë?
    Ajete Sh. Beqiraj: Kam parë...Kam parë mjerisht, edhe me vrragë të cilat më është dashur tua mbulojë me pudër. Sepse, si mbrëmë, burri I dehur e kishte rrahur dhe të nesërmen ajo duhej të shkonte me vjehrrën mysafire, e detyruar të aktronte gruan e lumtur ndonëse përbrënda ishte fare e kundërta. Ato kanë ndikuar shumë në jetën time dhe, në librat e mi nuk është vetëm një femër por janë të gjitha në  një! Jam munduar që nga çdo këndvështrim t'I shoh hallet e femrës. Sidomos në këtë dhjetëvjecarin e fundit, qëkur regjimi serb I detyroi meshkujt të marrin rrugët e botës, shumë  femra e kanë vuajtur. Shumë nuse kanë mbetur me dhjetë vjet me 12 vjet, me fëmijët e vegjël dhe me pleq. Shumë vajza kanë mbetur me lule në dorë nëpër stacionet e Evropës! Sepse, janë fejuar dhe shenja me të cilën do të gjendeshin ishte një lule në dorë. Dhe, nëse djalit nuk I ka pëlqyer, ai e ka lënë aty! Pastaj, të tjera, të cilat kanë shkuar me ëndrrën e madhe të perëndimit dhe atje kanë gjet një ferr të vërtet, një llahtar. Dhe, nuk kanë gjet rrugëdalje tjetër vec largimit,apo shumica prej tyre kanë shkuar deri në vetvrasje. Është një tmerr, por kjo ka ndodh me vajzat tona në Kosovë. Për Shqipëri nuk kam informacion. Më vjen keq që nuk di më shumë! Por, në Kosovë kështu ka ndodh. Sepse, shumica e djemve tanë, thjesht, duke e parë Evropën kanë harruar ku janë lindur, ku janë rritur, kanë harruar traditën...
Valdete Antoni: Po ti a e ke përgatit pajën tënde?
Ajete Sh. Beqiraj: Po...
Valdete Antoni: Janë qendisma vetëm nga dora jote apo edhe të nënës?
Ajete Sh. Beqiraj: Të nënës, të motrave të mia, por kryesisht të miat.
Valdete Antoni: Dhe, sa vite ato presin e presin...Qarqafë, jastekë dhe mbulesa, shami te bukura...
Ajete Sh. Beqiraj: Valdete!
Valdete Antoni: ...A të trishton hapja e asaj arke?
Ajete Sh. Beqiraj: Unë nuk e hap më...Ka vite e vite, që nuk e hap më dot as nuk dua ta shoh më!










Nënë!!!

A ke dëgjuar ndonjëherë
Të vritet zemra
Vetëm pse dashuron
A ke provuar si vetmohet gruaja
Pa u nusëruar mirë...
Zgjodha verbërisht nënë
Me sytë e zemrës...
Dashurova çiltër
Shpresova kurorën
Pse më linde besnike
Mbeta
Pre e dashurisë tradhtare!
Tash jam tretur në natë
Velloja më mbet shkret
Kërpudha myku
Në shtratin e larë me lotë
Fotografitë
M'i ka mbuluar pluhuri
Ai nuk deshi t'i ruaj
As për kujtim
Andaj nënë
Mos m'kërko më ndër nuse
Do të martohem me mortjen
Veshur e tëra me lule
Në varreza do të kurorëzohem
Mos ma dëshiro as jetën
Do të ik atje ku bie aromë parajse
Praruar në dritën hyjnore
Meloditë engjëllore
Të m'a përkundin shpirtin
Do të shkoj nënë
Oh të çmallem
Me babën zemërplasur
Mallkuar çoftë jeta
Në këtë botë mëkatare!!!


28 Tetor 2001

Valdete Antoni: Ke udhëtuar dhe ke jetuar për disa kohë në Gjermani. Po aty ke punuar?
Ajete Sh. Beqiraj: Kam punuar. Kam punuar por më shumë kam krijuar. Librin tim të dytë e kam ristrukturar dhe e kam botuar po nga atje. Kuptohet me komunikim elektronik këtu te Toena, sepse ishte e pamundur në atë kohë meqë leje qendrimi nuk kisha dhe nuk mund të lëvizja shumë. Pastaj, edhe librin e tretë...
Valdete Antoni: Po aty çfarë pune kreve?
Ajete Sh. Beqiraj: Nuk kam qenë edhe e pafat në punë, sepse mjerisht, shqiptarët është dashur të bëjnë lloj-lloj pune për të ekzistuar dhe për të siguruar bukën për familjet në Kosovë. Në Gjermani jetova pesë vjet, por punova vetem dy, sepse kisha dy vëllezërit, kishim nusen dhe ata punonin...
    Valdete Antoni: Dhe studioje?
Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Nuk studioja. Pasi jam i jam rikthyer Kosovës u jam përkushtuar studimeve. Dhe kjo vetëm për faktin se hasja në atë : "Ta kam lexuar librin. Ah, sa I mirë ishte! Cka keni studiuar?" Dhe, thashë se ishte koha ta bëja atë që do duhej ta kisha bërë kohë më parë. Kështu, për dy vjet iu përkushtova studimit, e mbyllur pa punuar asnjë gjë nga krijimtaria derisa përfundova Shkollën e Lartë të Gazetarisë “Faik Konica“. Mjerisht,tek tani është shpallur fakultet!
Valdete Antoni: Nuk të pa asnjë fytyrë e vëmendshme gjatë kohës që jetonit në Gjermani?
Ajete Sh. Beqiraj: Sigurisht! Por ata kryesisht ishin grek, italian, gjerman. Ndërsa, unë jam shqiptare dhe dua të kem përkrah vetëm një shqiptar!
Valdete Antoni: Nuk I ndalet sytë asgjëkundi?
Ajete Sh. Beqiraj: Unë në fakt kam ndalur sytë kohë më parë...Dhe, nuk mendoj se ishte e domosdoshme t'I ndal diku tjetër. E edhe po mos ta kisha bërë, unë vetëm shqiptar dua përkrah vetes!
Valdete Antoni: Nuk mundi t'I shemb dashuria këto lloj rregullash?
Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Te unë jo! Cdo respekt për të gjithë ata që përcaktohen për të tjerët. Por, unë kam këtë pikëpamje nga kjo anë.
Valdete Antoni: Tani, të mendojmë se je pranë mikrofonit, në atë studion e radios ku punon.  Si do ta nisësh përshëndetjen në këtë mbrëmje?
Ajete Sh. Beqiraj: "Miq të dashur, mirëmbrëma kudo që jeni dhe përshendetje nga valët e ngrohta të Radio-Pejës. Duke shpresuar se pas jush keni një ditë të mirë e të mbarë, ju ftojmë të qëndroni prane nesh, sepse për juve kemi përgatitur dicka shumë të veçante. Por, atë do ta mësoni pas një kënge. Pra, le ta dëgjojmë bashkë në vazhdim!"
Valdete Antoni: Dhe pas këngës, të nderuar dëgjues, do të ndjejmë këngëtimin e Ajetës përmes vargjeve të saj.



Rini mynxyrë

Mos më pyetni mua të sfilituren
Përse zemren pa faj burgosa
Ishte e çiltër e kthjellët si vesa
Mbrujtur e gatuar në mirësi
Mos më gjykoni përse në thelb
Çdo hap thika të egra i vura
Me vuajtje të përgjakshme
Shpagova jetën këtë Mëkat të Zi

Mos m'ia përtërini shkrumbin zemrës
Mos m'ua gërrithni plagëve dregzën
Heshtur më përcillni edhe ndër varre
Kur n'qepallë stepur të mbetet shikimi
Trupin në arkivol kur t'ma shtrini
Mos m'vajtoni por lutuni për mua
Ato duar që m'u prenë në jetë
Të më zgjaten drejt amshimit

Trupi i dergjur do të gjej prehjen
Vetëm në varr ku mbretëron heshtja
"Rinia ime ishte Mynxyrë"
Në gur të varrit gdhendni mbishkrim
Kur në Ditën e Madhe të Gjykimit
Zemra në shpirtin tim të ankohet
Aty të gjithë do ta kuptoni
Domethënjen e Amanetit tim

27 Mars 2001


Valdete Antoni: A keni ndonjë peng në këtë mbrëmje?
Ajete Sh. Beqiraj: Mendoj se do t'I mbetem borxh dëgjuesit, do t'iu mbetem borxh ndoshta edhe juve, poqese nuk ua them se kjo është hera e parë që kam pranuar të intervistohem nga dikush. Dhe, për asgjë tjetër veç për faktin se kam menduar se ende nuk kam çfarë t'I them lexuesit. Sepse, mua me habisin njerëzit që bëhen të mëdhenj me një poezi, me një libër? Unë mendoj se krijuesi duhet të krijojë në heshtje dhe jo të imponohet apo të ekspozohet para kohe me vlerat e tija. Vlerat do t'I identifikojë koha, vet koha! Kështu që, sado që kam pasur rastin, unë gjithnjë jam tërhequr e bindur se ende nuk është koha. Duke u nisur nga respekti që ndjej ndaj jush dhe sidomos nga respekti që ndjej ndaj këtij mikrofoni dhe dëgjuesit tuaj, e kam për nder të jem mysafire juaja dhe të bëj prezantimin tim të parë si krijuese para mikrofonit të Radio-Tiranës...
Valdete Antoni: Dhe unë dua t'iu them një të fshehtë: këtu, para mikrofonit është një gur mademi dhe kur ai ndjen zona të tilla ndjeshmërie, fillon e ndrit më shumë. Të jeni e sigurt se tani, siç po e shohim edhe vet, ai shëndrit. Dhe unë jam e bindur se dëgjuesit dhe miqtë e këtij emisioni e kanë ndjerë pasurinë shpirtërore, mendimin tënd dhe dlirësine e një vajze që vjen nga Kosova dhe sjell me vete edhe universalitetin e pasurisë së saj!
Ajete Sh. Beqiraj: Unë ju falenderoj shumë...Faleminderit për respektin! Përshëndetje për të gjithë dëgjuesit dhe respekt në vazhdimësi, sidomos për kolegët e mi, të cilët mjerisht më duhet t'I lë se më duhet të kthehem në Kosovë. Po marr me vete përshtypjet më të mira. Me të  vërtet, është mëkat pse kam shkel Evropën më parë se të shkel Tiranën. Mirëpo, gjithnjë ka mbetur një ëndërr e palosur në gjirin tim. Tash më erdhi rasti në rrethanat më të mira ta shoh Tiranën. Kam njoftë njerëz të mrekullueshëm! Kam marrë përvoja të mira nga këtu dhe dua t'iu them dëgjuesve se janë fatlum pse kanë pranë vetes një staf të tillë, I cili mundohet të japë gjithçka nga vetja vetëm që ata të ndjehen mirë. Do të doja të jem edhe unë pjesë e tij. Mirëpo, mua Kosova më pret... Vendi im më do dhe do të kthehem atje!
Valdete Antoni: Rrugë të mbarë....          
                                                                 
Radio Tirana,12 maj 2004
Autore e emisionit: Valdete Antoni
12 maj 2004, në Shqipëri
Operator zeri: Vjosa Luto
Weblinks:











Zemra e Di


Botuar ne vitin 2000, "Iliriku",Prishtine.





Kuptime shenjtëruese e hyjnizuese për tri besnikëri apo tri dashuri I gjejmë pikërisht në vëllimin me poezi me titull "Zemra e di" të poeteshës së re(në moshë) por jo edhe në pjekuri të krijimeve, të z.Ajete Beqirajt. Në këtë mare sacrum(det të shenjtë) të kësaj poetesheje bëhen të pavdekshme deri në hyjnizim dashuria në kuptimin e thellë të një ëndrre të pastërt si burimi malit, për një djalosh, më pastaj ajo e vendlindjes, sepse autoren si duket valët e jetës e hedhin edhe nëpër botë, e në këtë edhe një dashuri skofiare atërore, që zgjohet vetëm nga një zemër e pastër, që di, që ndjen dhe që tkurret për t'et.

Kur Zemra e Di, edhe metafora e saj e di se ka për detyrë të qëmtojë varg të ri, të lirë, të figurshëm dhe të prirur nga butësia njërëzore. E shtyë nga forca e brendshme për të thënë atë që di zemra, autorja Ajete Beqiraj ka hapur një prolog dhe brenda një universi poetik ka futur gjithë ëndërrimet e saja për të thënë gjëra të pathëna apo motivet jetësore për t'I shprehur në një mënyrë tjetër, vazhdimisht dhe në një rrjedhë të pasosur për t'I shkrirë në kredon krijuese. Që nga hapja e gjer në mbyllje të librit sikur ndodh një tërmet shkundullues në shpirtin e saj, sepse ajo brënda është vetëvetja e autores, ku shpreh individualitetin njerëzor e qytetar në trajtën e vet, që deri në këtë process e con gjëndja e trazuar shpirtrore.
Kujtimet e përfytyrimet e saj lidhur me vende, situata e njerëz të dashur, marrin një trajtë të gjallë dhe u blatohen këtyre ndjenjave në mënyrë origjinale, me një zë të vetin e tingëllimë të përpiktë, më përjetim personal po edhe universal.

Meritë e A-Jetës është se ajo di të mbrujë poezinë apo ëndrrën e vet me jetën e psikologjinë në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Te kjo vërtetësi e con frymëzimi, lënda shpirtërore e cila pa u thënë kështu nuk bën se E di Zemra ose Zemra e Di, që është e shqetësuar, sic është e shqetësuar poezia e saj që mëton të jetë larg cdo imitimi formal. Kriteret e përzgjedhjes për botim të poezive qenë në shije të autores po dhe të redaktorit e të recenzuesit, që iu nënshtruan asaj që na e preku shpirtin, asaj që na u imponua me vlerat që bart.

ZEJNULLAH HALILI





Plagë e gjallë

Plagë mbi plagë
Baba I mbolla shtatit
Vec të shpërlaj shpirtin
Nga bloza e mëkatit
E përulur e përplasur
Lus vdekjen t'më rrëmbej
Me një varr aty pranë teje
Rininë time dua ta shkëmbej

Se drita e jetës
Më është fikur në sy
E gjithë bota ime
Është kthyer në skëterrë
Dritë e shenjt e Zotit
Kot ma ndricon rrugën
Asnjë hap më tutje
S'kam fuqi ta hedh

Dua të lirohem
Barrës së rëndë të jetës
Këtë zemër të përgjakur
Përjetë ta palos në dhe,
Dyert e shpëtimit
Shpirtit le t'mi happen
Trupit tim të dergjur
Pranë teje le t'm,I gjejnë strehë



Tetor '97

Nëse unë vdes


Mallkimi im me shekuj
Do t'rëndojë mbi atë shtëpi
Vajet e mia të gjata
Do të shembin muret,
Tjegullat si gjaku im
Do t'përplasen përtpokë
Si lotët e syve të mi
Do të rrokullisen gurët


Pesha e tij Shkëmb
Do të mbyll atë derë
Hija ime do të bredh
Edhe mbi atë gërmadhë,
Ofshamat do të mbysin këngën
Tupana dasmeje
As vaj fëmije kurrë
S'do të degjohen në atë prag


Do të vijë koha kur do t'kuptosh
Vdekja s'është dënim për të gjithë
Rëndë e egër godet jeta
Mëshiron më pak se vrasësi,
Në gjirin e varrit
Prore është shpëtimi
Kur troket ora e mallkuar
Të paguajmë borxhin-t'lajmë mëkatin

Download PDF: Zemra e di

YLLI i FATIT i pushonte në dorë
***

Në qiellin e kthjellët yjet vezullonin, titëronin si të përgjumur. Edhe deti pushonte e bënte gjumë.

Agimi me kaltërsinë e tij, dalngadalë po dëbonte natën që kishte lodhur sytë e saj të pagjumë dhe atje ku deti e qielli përqafohen, dielli kishte nxjerrë syrin e tij të zjarrtë. Qielli kishte gdhirë I buzëqeshur dhe me qiltërsinë e tij sikur mundohej të shpëlante një zemër nga vuajtja. Nga larg shihet nje copë deti, si një ishull I kaltër e në zemrën e saj përtërintë mallin që digjte, ende pa u larguar. Orët iknin. Koha rrëshqiste nën këmbët e saj. Castet që e afronin orës së ndarjes, e torturonin. Rrjedha e jetës do të ecte e qetë si gjer atëherë. Por, ajo e tëra do të mbetej vetëm tentim për një dashuri, por kurrë kurorëzim I saj. Si do të mund të largohej nga ai vend, në të cilin pa anën më të bukur të jetës? Si do të mund të largohej nga ajo buzëqeshje që I ofronte lumturi? Si do të gjënte fuqinë për të braktisur atë që e bëri të ndjehej si femër, që ishte e dashuruar dhe dashuronte?!...Dy lotë të valë iu shkëputën nga qepallat dhe I rrëshqitën në krahëror. Një fllad mëngjesi edhe mes dhëmbjes përkundte dashurinë e me puhinë që ia fshinte lotet, sikur I përshpëriste: "Mos...Mos u jep!...Ndoshta, ti do të jesh dashuria fatlume!"


"YLLI I FATIT I pushonte në dorë"
(Novelë-Pjesa e parë,vazhdon me pjesen e dyte, "Syte e Fatit te Mire")
Biblioteka "SHKËNDIJA"
Redaktor:Jonuz FETAHAJ
Recenzent: Hajro ULQINAKU
Lektor: Rrahman PAQARRIZI
Prishtinë, prill 1995
Download PDF: YLLI I FATIT i pushonte në dorë

Sytë e fatit të mirë


Në horizontin letrar të viteve ’90-të, në prozën femërore fillojnë të shfaqen krijues, emra të rinj dhe shpresa të reja që vinë nga diaspora, si I themi në mënyrë përmbledhëse të gjithë shqiptarëve të shpërndarë në të katër anët e këtij dheu.

Njëra prej tyre është edhe Ajete Beqiraj, e cila jeton në Gjermani.

Po të bëjmë një rrugë të gjatë historike letrare, të pashkëputur nga ngjarjet e mëdha të popullit tonë, tragjeditë dhe shpresat, mund të kujtojmë me këtë rast penën e dhuruar nga vajzat shqiptare Dora D’ Istrias, duke shprehur kështu dëshirën e tyre për të hyrë në botën e madhe të letrave të zërit femëror shqiptar.

Rilindja Kombtare Shqiptare, e cila po vazhdon deri në ditët kur nga dheu që u takon shqiptarëve mes kësaj botë të madhe po vahdojnë të ikin dhe të braktisin trojet e tyre qindra e mijëra njerëz për të mos folur për masakrimet e vendbanimeve prej të cilave vjen edhe autorja, ndjehet edhe në dritën që vjen prej një shpirti femëror, I cili tradicionalisht ka qënë vetëm se I ndrydhur. Por, ka ditur të frymëzojë me nina-nanën dhe me djepin në krah. Ajo është e vetmja grua e botës ndoshta, që e ka kënduar nina-nanën në këtë eksod pa fund.

Duke lexuar librin e A-Jetës, befasohesh nga tema e zgjedhur, ai idil I bukur që rrjedh nga kujtimi për atdheun, ajo botë romantike dhe e idealizuar, jashtë halleve dhe derteve, por që tregon nje shprishje dhe ndeshje shpirtërore brënda botës tradicionale, e cila hyn në qytetërimin e sotëm përmes të rinjve.

Brenda këtij imazhi fshihet sigurisht ajo marrëdhënie e martesave ose dashurive që lindin në mënyrën më komplekse, duke pasur brenda edhe ndjenjën e fajit, në një rrugë realiste kompromisesh midis të kaluarës dhe të sotmes.

Ajo që të bën të jesh më I interesuar për këtë liër të shkruar me një mundim gjuhësor, vecanërisht për sintaksën, si mund të jetë për cdo njeri të shkëputur nga burimi I parë I gjuhës shqipe, është përshkrimi I detajuar I marrdhënieve familjare dhe shoqërore në detaje të imta, krijimi I një jete e cila është brënda zemrës së autores. Në këtë rast unë kujtoj shkrimtaren e madhe Ketrin Mensfild, jo për paralelizëm, por për t’ju kujtuar lexuesve se botimet e saj të mbushura plot jetë nuk kanë qënë asnjëherë paralele me tragjeditë e viteve kur janë shkruar tregimet më të bukura për botën shpirtërore të njeriut.
Kështu ndodh edhe me këtë libër dhe kjo e papritur njerëzore krijon vlerën më të mirë.

Natasha LAKO







***


Dita ishte plot rreze; sytë e tij plot shpresa!


Dëshpërimi I tij ishte si një erë e cila për një cast përfshin e bën rëmujë cdo gjë por, pas pak ikën dhe cdo gjë shkon në vendin e vet. Vetëm tani kur ecte përkrah saj e kuptonte se sa të zbrazta kishin qënë vitet e ikura. Se sa e zbrazët kishte qënë gjithë rinia e tij! Dikur, në moshën tetëmbëdhjetë vjecare, ecte në të njëjtën rrugë dhe nuk e dinte se c’drejtim do të merrte jeta e tij. Sikur fati t’ia kishte pëshpëritur atë që do t’I ndodhte, nuk do të kishtë besuar. Por fati thur vet rrugët e njerëzve të cilët ecin në të verbërisht. Në jetën e tij shumëcka kishte ikur e vajtur. Por, vetëm fuqia e fatit kishte mundur të bënte atë kthesë në rrugën e tij. Këtë e dëshmonte gjetja e serishme në vendin e vjetër, pas një shtegtimi të gjatë. Ndërsa ura që e lidhte me flokëverdhën e dikurshme, nuk ishte vetëm dashuria por ishte dikush që kishte mbështetur letrën në atë lojë për nëntë vjet të gjata.

Degët e derdhura të shelgjeve ua ledhatonin flokët. Ajo fliste, me zërin që tingëllonte si një këngë e bukur bilbili e cdo fjalë që nxirrte, e shoqëronte me gjeste plot gjallëri. E ai e dëgjonte heshtur, ndërsa zëri I saj e kthente prapa me vite, duke I sjell serish para syve vogëlushen flokëverdhë. E dëgjonte dhe përpiqej të mësonte cdo detaj të jetës, në vitet që I kishte qëndruar larg: për fëmijërinë jo të largët, për rininë e saj e cila mund të numërohej me orë, duke u munduar të depërtojë në mendimet më të fshehta, në dëshirat e strukura në zemër, që brënda ditës t’ia bënte realitet. Me gishtërinjë ia lëmonte fytyrën e njomë e flokët e gjata. E mbështeste në krahëror ngadalë, sikur frigohej se do ta lëndonte. Ishte aq e re…Aq e njomë e trupi I saj I derdhej ndër duar. E ledhatonte si një foshnjë, që fati e kishte hedhur në duart e tij ta rriste e ta mbronte gjithë jetën. Si një xhevahir që vetëm ai kishte të drejt ta prekte. Si një gonxhe, e cila ende pa hapur petalet vetëm atij po ia falte aromën!



"Sytë e fatit të mirë"novelë,
(pjesa e dyte, vazhdim i „Ylli i Fatit i pushonte ne dore“)
BOTIMET TOENA
mars 1998
Redaktore: Rina Cela
Recenzente: Natasha Lako
Përkujdesja grafike: Irena Toçi
Botues: Fatmir Toçi
ISBN 99927-1-145-5
Copyright: Autorja

Download PDF: Sytë e fatit të mirë





Tretur në natë

ese e vogël


Të kërkosh të rrëfesh dhembjen tënde, gëzimet e tua, fatin vetë në tempullin e poezisë është një besim i vërtetë dhe sinqeritet ndaj njerëzve përtej tempullit. Poezia kështu shndërrohet në një forcë hyjnore ku vetmija jote copëzohet nëpër të gjithë si kristale drite dhe prej andej të rikthehen vezullime ndjenjash e persiatje nga më të bukurat.Emocione të tilla po ndillja,teksa po lexoja poezitë e reja të Ajete Sh. Beqirajt,poete kosovare.

Duket sikur s'ka rëndësi se ku jeton poeti, por unë do të këmbëngulja se ka rëndësi për poezinë.Kosova është truall i poezisë dhe me të drejtë Poeti i Detit Tonë i quan kuajt e Kosovës si vëllezër të Pegasit.

Kuajt e Kosovës janë koha dhe kënga të ngarkuara me ëndrrat dhe mundin, ndërsa shtegtojnë karvan drejt ardhmërisë që lëkundet si një pllajë ku po mugëllon drita.
Poetja Ajete Sh.Beqiraj është një nga kalorëset e bukura, e kapur pas jeleve gjithë hënë të vargjeve dhe trokon, trokon dhe pelerinën ja përhap era nën yje mbi barin plot vesë,lotë dhe përshkënditje gjaku.Me vete ka marrë si pajime brengat për të mbërritur atje ku pret fëmijëria ose sinqeriteti që megjithëse shpesh i mashtruar dhe i zhgënjyer, është njerëzor dhe si i tillë, duhet pranuar, edhe duhet dashur.

Duhet të mësohemi të duam edhe humbjet tona,që ndonjëherë na bëjnë më të pasur.Për të më besuar,mund të lexoni poezite e A-Jete-s, që pranon të tretet në natën e të gjithëve për të qenë pjesë e dashurisë së të gjithëve. Dhe kështu poezia arrin të bëhet lumturi në muzg,në cilindo lloj muzgu. Kurse zemra e kalit me flatra qenka varkë mbi dallgët e ndjenjave që u ngjajnë vargjeve...që do të lexoni.

VISAR ZHITI



Muri i shenjt

Kur fati dikur na pat buzëqeshur
Me thonjtw e duarve qendisa diellin
Mes botërave që ndanin oqeanet
Shtriva krahët t'u bëra urë
Me gërsheta gardh kurore thura
Rriskun e jetës gurw kalaje bëra
Në themele palosa ëndërrat
Foshnjen tonë flijova në mur

Kur të hapen portat e rruzullimit
Vetëm një dritë botën praron
Gjurmët e mëkateve ndaj shpirtit tim
Do t'i shohësh në Librin e Shenjtë
Do të rrëfehet Syri i Drejtësisë
Që gjithë jetën me mua ka qarë
Në ballë mallkimin do të të vulos
Zoti i Madh që vran e kthjell


Vajtim ne nate


Xixllonja qe vini
Bashkë me pranverën
Ua kam lakmi dritën në natë
Do të doja edhe unë
Të kem një fanar
T'më bëj dritë njëherë
Në këtë rrugë të gjatë


Ju flutura të bukura
Që hareshëm sjellni verën
Ndaloni njëherë
Edhe në kopshtin tim
Fluturoni përreth
Trëndafiles së vyshkur
Ndoshta do t'ngreh kokën
Në ju do të gjej shpëtim


Qyqe moj e zeza
Netwve kur të fluturosh
Në dritaren time
Ndalo njëherë shtegtimin
Nën llambën e ndezur
Do t'më shohësh Qyqe
Tek vajtoj si ti
E vetmuar mjerimin


Njëditëzaj

Ahu i zemrës sime
Do t'i mbërthej gjymtyrët
Bryma e acarit orëzi
Do të t'a ngrij shikimin
Me blozë mbuluar
Do të kujtosh
Brishtësinë e trupit tim
Të burgosur në vetmi
Do të kërkosh faljen e Atij
Që nën hijen i blirit I dergjen eshtrat me mote




Botoi dhe shtypi: "VATRA", Shkup, me 2002

Redaktor: Visar ZHITI
Recenzent: Ali PODRIMJA
Ilustrimet & kopertina: Ajete Sh. BEQIRAJ
Botues: Halil ZENDELI

Download PDF: Tretur në natë




Përgatiti  për Floripress:Flori Bruqi

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...