Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2013

Në vend të përkujtimit për poetin dhe shokun : Vdiq Abdullah Konushevci(1958-2013)

Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë,Vdiq sot më1 dhjetor 2013 në ora 6:00. Është njeri ndër poetet më të shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillore dhe të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në "Bota e Re" dhe "Rilindja". Cikël me poezi nga Abdullah Konushevci TRADHTIA E përcolla me një pikëllim të fshehur Në sy në buzë nën bark I shihja gjurmët e tjetrit Kur u ktheva Në dhomë kishte rënë stuhia Shtrati sikur ishte kthyer përmbys Banja merrte frymë me vështirësi Si një i sëmurë astmatik Hodha shpejt e shpejt në shportë Brekët këmishët çarçafët Shtratin e shtrëngova mirë për këmbësh Po hija po era e saj ishte kudo E di se më nuk do ta takoj Se tjetri në sy në buzë nën bark Do të lexojë me pikëllim Gjurmët e mia Prishtinë, më 27 tetor 2010  Si e krijoi Zojsi Dardaninë Nuk dihet Nga koka a nga kofsha Zojsi nxori Dardaninë

Romani "Nën qiellin e Prishtinës" të Duro Mustafait

Diktaturat i vrasin dashuritë Romani "Nën qiellin e Prishtinës" të Duro Mustafait ( esse) Nga Përparim Hysi Duro Mustafai është tanimë një gazetar veteran. Ka mbi 50-vjet që shkruan dhe tek kalon mbi 80-vjetët, është përsëri po ai Duro Mustafai i viteve '50-të të shekullit që iku, me atë vitalitet të diurshëm. Dhe nuk po flas me hamendje subjektive dhe aq. Asnjëherë pena e tij nuk zuri "ndryshk". Ka kohë që ka dalë në pension për arsye moshe, por fryt i një pasioni të hershëm në fushën e letrave dhe,veç saj, "nuhatjes" prej investiguesi si gazetar, ai asnjëherë nuk fle i qetë. Peng i profesionit, të një gazetari profesionist, ai zë e qëmton o në xhepat e kujtesës,o në arshivat e tij krijuese ku, pa modesti të rreme, me shkrimet e tij me vlerë mund të ngrihet një pavijon i veçantë.  Në këtë "pavijon" gjen gjithë atë punë të këtij gazetari pasionant. Natyrisht, Duro Mustafai, nuk është se ka spektrin e atij gazeta