Posts

Showing posts from May, 2014

Së SHPEJTI BOTOHET LIBRI I PUBLICISTIT RASIM BEBO

  Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. http://gazetadielli.com/nje-mozaik-ne-letersi/ http://gazetadielli.com/te-kujtojme-te-kaluaren-dhe-te-shohim-te-sotmen/ http://gazetadielli.com/dy-guvernatore-dy-varrmihes-ne-shqiperi/ http://tribunashqiptare.net/?p=19485 http:// gazetadielli .com/mukja-parlamenti-i-i-re-shqiptar-i-kohes-se-luftes/ http://gazetadielli.com/me-fal-cameri/ http://gazetadielli.com/m-a-q-e-d-o-n-i-a-z-o-n-j-e/ http://floripress.blogspot.com/2013/11/me-zemer-e-shpirt-per-shqiperin-etnike.html#!/2013/11/me-zemer-e-shpirt-per-shqiperin-etnike.html http://tribunashqiptare.net/?p=20596 http://tribunashqiptare.net/?p=20504&utm_so

KALI I TROJËS

Image
Rreth figurës së Laokontit: Laokonti, Laocoonte (gre: Λαοκόων; lat: Laocoon) personazh i mitologjisë greke, ishte i biri i një të moshuari, më i dëgjuari i Antenorit. Ishte një Orakull dhe një nga klerikët më të njohur të Apollonit. Rreth figurës së Laokontit qarkullojnë legjenda të shumta, por ajo më famshmja që e prezanton më së miri historinë e tij legjendare e që njihet si version zyrtar thekson, lidhet me Luftën e Trojës, kur trojanët futen brenda mureve të qytetit, kalin e famshëm, dhuratë –simbol e grekëve për paqen e nënshkruar. Laokonti dyshues për këtë dhuratë greke, e përshkoi kalin me një heshtë mespërmes dhe tha shprehjen e famshme “Timeo danaos et dona ferente”“ (i druhem grekëve edhe kur bëjnë dhurata)“. Poseidoni, që mbante anën e grekëve, e ndëshkoi Laokontin duke dërguar dy gjarpërinj të mëdhenj, që pasi dolën nga deti, arritën dy bijtë e tij dhe i mbështollën; Në ndihmë të tyre shkoi Laokonti, por pa sukses, gjarpërinjtë mbytën atë dhe dy djemtë e tij. Tro

Lansohet ueb-faqja me rrëfimet e viktimave të luftës

Image
RRETH “NJERËZIT DHE KUJTIMET FLASIN" – FILMAT NARRATIV DOKUMENTAR Viktimat e luftës së fundit në Kosovë akoma nuk janë dëmshpërblyer në aspektin politik, ekonomik dhe social. Ata qëndrojnë në kaos total dhe meritojnë më shumë dinjitet duke pasur parasysh vuajtjet e tyre gjatë luftës. Ata aktualisht shihen si pjesë e margjinalizuar e shoqërisë. Për shkak të situatës aktuale, viktimat ndjehen të vetmuar, të harruar dhe pa respekt për fatin e tyre. Në të njëjtën kohë, viktimat janë jo-bashkëpunues në proceset e demokratizimit dhe pajtimit. Projekti “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” ka për qëllim që në mënyrë komode të ndërtojë mirëkuptimin e përgjithshëm shoqëror dhe rëndësinë e dokumentimit të tregimeve/përjetimeve individuale dhe kolektive të luftës, të kontribuojë në ndërtimin e historiografisë përmes tregimeve individuale, tu përgjigjet nevojave të viktimave, të rris të kuptuarit dhe të ndjerit e empatisë me njerëzit të cilët fizikisht ose materialisht ishin viktimizuar dhe t

Ismet Hasani - Mendjet e Ndritura me kujdes dhe profesionalizëm trajtojnë çështjet e Kombit të vet

Image
1 Të synojmëë të jetojmë në qetësi, të mendojmë me mendjet tona, të shiqojmë punët tona dhe të punojmë me duart tona; “Dora e huaj mirë nuk të kruan, brisku i huaj fort thellë të rruan!” 2 Patriotizëm i mirëfilltë i një intelektuali është që vlerat shpirtërore, mendore, letrare, artistike, shkencore, kulturore dhe materiale të popullit të vet t’ia prezantojë botës, e jo vetëm provincës së vet. 3 Mendoj se, nuk është më koha e kombeve për suedezët, norvegjezët, danezët, gjermanët, apo amerikanët, ndërkaq për shqiptarët, që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre. Mendjet e Ndritura me profesionalizëm trajtojnë çështjet e Kombit. 4 * Popullin Shqiptarë e bashkon gjuha, prejardhja, autoktonia, lashtësia, historia, virtytet, traditat, që me vizionet e tyre e çojnë përpara Mendjet e Ndritura të tij. Kombin shqiptarë e përfaqësuan shumë personalitete, këtu po marrin vetëm treprej tyre: 1. Faik Konica (magjistroi në Harvard), ishte n

Enxhi Krasniqi - TRAGJEDI TË KOHËVE MODERNE

Image
Tregim Ajo ditë ishte e zakonshme si të gjitha ditët e tjera të qëndrimit tim në Kosovë. U ngrita herët dhe mendova të bëja dy punë, edhe shëtitjen time të mëngjesit, edhe të shikoja rrugët, kopështiet për të cilat me kishte marrë malli, por të merrja njëkohësisht edhe bukën e ditës. Dielli e kishte kaluar qafën e malit dhe dukej si një saç i madh, që piqte buken e madhe te ditës për njerzit.Zogjtë cicërinin në kor në degët e pemëve, por pa mundur dot këngën e gjinkallave, që edhe ato ishin zgjuar herët. U afrova pranë dyqanit të bukës.Hapa derën e bukëpjekësit, dhe mora erën e bukës së pjekur.Me ngjante se thithja të gjitha aromat e fushave te Kosovës. Një erë që më ngrohu. -Miremëngjesi!…përshëndeta, por kureshtare në do e gjeja serish bukëpjekësin që kisha lënë kur ika para dy vjetësh.Nuk ishte xha Simoni që prisja të ishte .Përpara meje qendronte një mesoburrë me flokë disi të rralluara, dhe me ca sy të qetë e të embël. -Mirëmëngjesi Zonjë! Më përshëndeti edhe ai.Paske

Silvia Ferretto Clemento - Një histori e mohuar për tre breza italianësh

Image
Silvia Ferretto Clemento “Mënyra e vetme për të larguar, ata që ju përkasin etnive të tjera, është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror. Mbetet vetëm një rrugë-zgjidhje, zbimi masiv. Kur forca e shtetit ndërhyn në luftën për treva, nuk mund të ketë sukses veçse duke reaguar brutalisht”. Ky citim është marrë nga një tekst i titulluar “Iscljavanje Arnauta »( Zbimi i shqiptarëve ) që përfaqëson qartësisht një vepër teoriko-praktike për çrënjosjen e kulturës dhe të popullit shqiptar. U paraqit më 17 mars 1937 si Enchiridion, në Rrethin kulturor serb të Beogradit dhe përpunuar nga boshnjaku Vasa Cubrilovic (anëtar i organizatës nacionaliste Bosnja e Re më 1937, këshilltar i Milosheviçit deri sa vdiq më 1991) dhe që kishte si synim zhdukjen e planifikuar të shqiptarëve, që banoin në Kosovë. Bëhet fjalë për një projekt të vërtetë që paraqet në mënyrë cinike rrugën për të kryer një « spastrim etnik » të trevave që duheshin fituar. E hartuar fillimisht për t’u p