Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2015

Një vepër pa kufizime gjeografike dhe kohore të letrave tona

ANALIZË LIBRI “Diademë letrare II” Botoi Shtëpia Botuese “Mirgeeralb” Tiranë   FLORI BRUQI KUNDËR PARAGJYKIMEVE TË  KRITIKËVE LETRARË Shkruan: Reshat Sahitaj Autori Flori Bruqi para lexuesit shqiptar paraqitët  më librin e tij më të ri “Diademë letrare II”, në të cilën vepër autori bënë një studim shkencor lidhur më zanafillën e kritikës botërore e kryesisht asaj shqiptare si dhe evoluimin e saj deri në ditët e sotme. Nihilizmi i Teki Dervishit Tanimë është e kuptueshme për secilin që merret më letërsi se kritika është studim, diskutim, vlerësim dhe interpretim i literaturës , e që autori Flori Bruqi permes veprës së tij këto i zgjëron duke hulumtuar  në vepra të autorët klasikë e deri të kritikët bashkëkohorë, që të gjejë definicionin e skatë të kritikës si dhe të kritikut letrar.  Një kritikë letrare gjithnjë është e varur nga një kritik letrar, dhe më të drejt autori Flori Bruqi librin e tij e hap më një thënie të shkrimtarit tonë tan