Angela Martini si dhe këngëtarja, Ledina Çelo, të cilat përfaqësojnë bukurinë shqiptare.

Revista e mirënjohur britanike, Bryaanbazaar, ka përpiluar një listë prej 102 femrave më të bukura të Evropës.
Serbët: Femrat shqiptare më të bukura se serbet (Foto/Video)
E në mesin e ma të bukurave të Evropës është edhe top modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini si dhe këngëtarja, Ledina Çelo, të cilat përfaqësojnë bukurinë shqiptare.

Këto femra të bukura gjenden në këtë listë të gazetës britanike në radhë të parë, sepse ato janë në sy të publikut; së dyti, kanë arritur shumë në jetë dhe në fund, janë thjeshtë të ‘nxehta’.Megjithëse të gjitha vendet evropiane janë përfshirë në këtë listë, vetëm femrat e fqinji tonë verior Serbisë, nuk kanë mundur të futen në këtë listë prestigjioze.

Kjo ka bërë që serbët të “çarten”, pasi ata me pompozitet të madh thonë se kanë femrat më të bukura në rruzullin tokësor, por kështu nuk mendoi revista britanike.Vlen të theksohet se renditja është bërë në bazë të shkronjave alfabetike dhe nuk ka të bëj me ndonjë ranglistë sipas bukurive.Ndërsa për ta parë ranglistën e plotë
Top 10 femrat më seksi shqiptare (Foto)

Nga Kallashi e deri te Enca, ja cilat janë disa nga femrat që sjellin më shumë klikime në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen më të madhe.
Është e vërtetë që femra është gjinia më e bukur e do të jetë kështu sa të jetë jeta. Por ka edhe meshkuj mjaft simpatikë por kurrë nuk do të komentohen sot në trendin e rrjeteve sociale, apo do të pëlqehen më shumë se sa vajzat e bukura, të cilat disa prej tyre falë bukurisë dhe tendencave për të qenë “in” sidomos në dukje, marrin vëmendjen më të madhe. Në çdo rrjet social i sheh kudo, megjithëse fotoja ndoshta publikohet edhe para se ato të vëndosin ta postojnë në profilet e tyre, falë bashkëpunimit dhe interesit që ato kanë për të marrë vëmendje. Kjo ndodh në këtë evolim të teknoligjisë kudo jo vetëm në hapësirën shqiptare, e shprehja “Mos i shiko gunën por punën” ka kohë që ka vdekur. Ne hulumtuam për të parë se cilat femra të njohura të shoë-bizit shqiptar janë më të reklamuara, duke klasifikuar një Top 10-she.
U njoh si një kërcimtare që si ajo askush nuk din ti tundë të pasmet, e vërtetë është seksi falë fizikut të saj, e që la anash edhe disa femra të tjera që nisën të reklamojnë me selfi apo belfie hiret e tyre në rrjetet sociale. E kemi fjalën për Donjeta Kosumin, apo siç e njohin të gjithë fenomenin Kallashi.
E një tjetër femër shqiptare që preku disa herë edhe tapetin e kuq të Hollivudit me daljet e saj dhe sidomos me dukjen e saj, duke marrë vëmendje dhe reklamë të madhe është edhe këngëtarja Bleona Qereti. Kudo shkruhet dhe flitet për Bleonën, sidomos ditëve të fundit duke marrë përqindjen më të madhe të vëmendjes edhe në “X Factor Albania”.
Vajza tjetër shumë e njohur jo vetëm në botën shqiptare por kudo në botë për tre arsye shumë të mira, për zërin e saj, paraqitjen dhe reklamën që i bën vendlindjes është padyshim edhe Rita Ora. Është femra shqiptare që ka më shumë ndjekës në botë dhe merr pafund komente dhe pëlqime me çdo foto që poston.
Një tjetër bukuroshe shqiptare që administratorët e rrjeteve sociale do të donin të kishin foton e parë të saj për ta postuar direkt, është Morena Taraku. Një dalje e saj nga momenti që kur merr çantën firmato, e deri kur zbret nga ashensori, merr super vëmendje.
Quhet një nga femrat më seksi shqiptare e njohur dhe në botë. Trupi dhe gjoksi i saj ka tunduar edhe meshkujt më të njohur të shoë-bizit botëror. Kjo është modelja Vildane Zeneli që padyshim zë vend të mirë në top 10-ën e femrave më të reklamuara.
Ndoshta nga mosha është me e reja prej tyre, por një selfie e saj duke fryrë buzët, apo treguar pak të kolmet e saj, hitbërsja e “A po t’pëlqen”, Enca Haxhia e pëlqejnë të gjithë. Aq shpejt hyri në treg dhe aq shumë u pëlqye saqë çdo lëvizje e saj pason brenda pak minutave shumë komente në rrjetet sociale.
Nëse flasim për muzikë dher stil ajo është vërtetë e “sëmurë”, dhe ia ka dalë duke bërë që njerëzit të presin një foto të sajën nga ajo krejt nudo e deri te fytyra e saj pa make-up. Kjo është këngëtarja Dafina Zeqiri, një artiste që në çdo dukje të sajën qoftë ehe më një foto fut në llogarinë e saj mijëra pëlqime.
Por aspak më larg Dafinës nuk i qëndron as këngëtarja tjetër Tuna, e kur është fjala për stil dhe dukje ajo rrezikon por ia qëllon fort në tendencat e fundit. Vetëm apo me të dashurin e saj është shumë e dëshiruar qoftë edhe me një foto kudo në rrjetet sociale dhe din mirë të reklamohet.
Që në daljen e saj në një event të huaj pa të brendshme, fokuesimi i mediave sidomos online duan ta kenë si lajm kryesor një foto të sajën. E kemi fjalën për Anxhela Martinin, top modelja e cila shquhet për sensualitetin e saj e që gjinia mashkullore duke i dhënë një pëlqim e ëndërrojnë atë.
Ajo është shumë e kërkuar dhe kështu të gjithë duan të kenë një foto me të, duke nisur nga ai që e rregullon e deri te fansi i saj i rastësishëm, pasi kështu fitojnë edhe pak reklamë. Kjo është Elvana Gjata, një këngëtare që rrallë e gjen në një foto të pakujdesur e të hedhur në rrjetet sociale, por super të komentuar.
Ndodh që të kemi harruar ndonjë, pasi femrat e shoë-bizit shqiptarë nuk janë vetëm të njohura në profesionin e tyre, por të lakmuara nga të gjithë dhe një klik në foton e tyre për ata që e njohin mirë biznesin e rrjeteve sociale fitojnë edhe më shumë jo vetëm ndjekës por edhe të ardhura. E në fund kemi një pyetje sikur të ishim në një epokë më herët, a do të ishin të gjitha këto që përmendem më lart kaq të njohura?.

Në një renditje që është bërë para disa javësh nga media online fabvana.com, bukuria ekzotike shqiptare renditet në vend të tretë. Vendin e parë e mban Brazili, ndërsa në vendin e dhjetë renditet Bullgaria
Lista e plotë me përshkrime të shkurtra është më poshtë:
Brazili 
Femrat braziliane janë femrat me forma perfekte dhe me shpirt të gjallë. Nëse do të bëni një udhëtim në Brazil do të befasoheni aq shumë, sa nuk do keni më dëshirë të ktheheni.
Rusia





















Shqipëria














Nëse gjatë jetës ke mundësi të takohesh me një femër ruse, konsideroje veten me fat. Ruset janë kategorizuar ndër femrat më të bukura në planet.
Tipareve zeshkane të shqiptareve është vërtet e vështirë t’u rezistosh. Pamja e tyre ekzotike godet çdo zemër mashkulli.
Kolumbia
Vajzat kolumbiane janë tradicionale, por edhe që të lënë pa frymë në të njëjtën kohë. Bukurisë së tyre natyrale është e vështirë t’i rezistosh.


Spanja
















Vajzat spanjolle janë ato që duket sikur vijnë nga parajsa. Trupi ekzotik dhe pamja e ëmbël i ka klasifikuar ato në femrat më të nxehta në botë.





SHBA
Amerikanet njihen si vajzat me flokë të artë dhe trup të tonifikuar. Nuk është aspak çudi që shumë meshkuj fluturojnë në SHBA “në kërkim të vajzave amerikane”.
Kanada
Vajzat kanadeze, përgjithësisht kanë personalitet të lartë. Kanadaja ka sjellë disa nga femrat më të nxehta në botë.
Japonia
Pamja ekzotike e femrave japoneze ka një nivel tjetër që i bën ato interesante. Trupi i vogël dhe fytyra e zbehtë mjaftojnë për të çmendur çdo mashkull.
Australia
Është vendi në të cilin femrat kanë një pamje mbresëlënëse. Të mos flasim pastaj për theksin që kanë… ah theksi! Janë mjaft të zonjat për të çmendur çdo mashkull.
Bullgaria
Femrat bullgare janë disa nga modelet më të kërkuara në botë. Pamja e tyre ekzotike të bën vërtet të çmendesh.

Femrat e bukura shqiptare në vite (FOTO-LAJM)

Ato kanë qenë të forta, të afta, të talentuara por në të njëjtën kohë edhe shumë të bukura.Në listën e mëposhtme do t’iu prezantojmë me disa nga femrat më të bukura shqiptare ndër vite.


Mbretëresha Geraldinë
Mbretëresha e vetme e Shqipërisë, bashkëshortja e mbretit Ahmet Zogu i Parë, ishte një zonjë shumë e bukur dhe elegante. Hungarezja e bukur mbeti një grua sharmante, deri në ditët e fundit të jetës.

Sara Blloshmi

Femra padyshim më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit Mbretëror. Thuhet se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin Zog, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes tyre.



Musine Kokalari

Shkrimtarja e parë femër shqiptare. Nuk ishte vetëm një grua e fortë e disidente e regjimit komunist, por në të njëjtën kohë edhe shumë e bukur. Kokalari ishte një rrezatim virtytesh e vlerash kulturore, të dobishme për vendin.
 


Margarita Xhepa

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe 32 në kinematografi, do të spikaste jo vetëm për talentin e rrallë, por edhe për pamjen e saj të jashtme. Lushnjarja e bukur Margarita Xhepa mban titujt “Artiste e Kombit” dhe “Nderi i Kombit”.


Edi Luarasi

Aktorja e skenës dhe filmit, prezantuese e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepëse me kategori të shtatë, ku përpos këtyre virtyteve është vlerësuar edhe për bukurinë e saj të jashtme.  Aktorja Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role në skenë.


Rajmonda Bulku

Në vitet 80 kinematografisë shqiptare do ti shtohej një aktore shumë e bukur dhe ajo ishte, Rajmonda Bulku. Ish- deputetja e PD, Rajmonda Bulku edhe sot e kësaj dite të mahnit me bukurinë e saj.
Liljana Kondakçi
Jo vetëm një këngëtare e suksesshme, ku numëron shumë çmime të para në karrierën e saj artistike, por në të njëjtën kohë edhe një nga femrat më të bukura të festivaleve, të viteve 60-70 në Shqipëri.


Parashqevi Simaku

Nëse në Shqipërinë e viteve ’80 do të ekzistonte “You Tube”, ajo do të ishte këngëtarja më e klikuar.  Përpos çmimeve të para në festivale këngët e saj janë konsideruar hite të padiskutueshme, që kanë mbetur edhe sot në memorien e të gjithëve. Parashqevi Simaku ka qenë një figurë e kompletuar skenike, sepse përveçse shumë e talentuar ka qenë edhe shumë e bukur.


Eli Fara

Nëse i hedh një sy titujve të gazetave, Eli Fara konsiderohet si gruaja që ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë. Këngëtarja e serenatave korçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.


Valbona Selimllari

Është shpallur Miss-i i parë shqiptar, por publiku e ka cilësuar gjithnjë si Miss-in më të bukur të të gjitha kohërave. “Bobi” siç e thërrasin miqtë ka qenë gjithashtu edhe imazhi i parë i reklamave shqiptare. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe duket sikur vitet për të kanë stopuar.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)