“DËSHMIA” E OSBE-SË: “OLSI KA PASTRUAR 200 MILIONË EURO PASURI TË EDI RAMËS”

Po ndodh shumë më shpejt se ishte menduar. Besimi ndaj Edi Ramës si lider që ka për qëllim rivendosjen e shtetit në binaret e ligjit, tashmë nuk ekziston edhe tek ata lider europian që e priten me entuziazëm kryeministrin ish-sportist. Edi Rama e ka të pamundur të vazhdojë të gënjejë institucionet europiane se është lideri që do të luftojë korrupsionin në Shqipëri.
OSBE, ky “bir kurve” që gjeti miliona euro në xhepat e Ramës
Raporti sekret i OSBE-së të cilin një ditë më parë e publikuan vetem dy-tre media online jashtë kontrollit te kësaj mazhorance, nuk u vodh nga zyrat e OSBE-së. Për këtë besoj nuk ka asnjë iluzion. Edhe deklarata e OSBE për publikimin e këtij “raporti sekret” pa autorizimin e saj, ishte një konfirmim i raportit nga ana e hartuesve, por që për shkak të asaj që ata përfaqësojnë janë të detyruar ta mohojnë shpërndarjen e saj.
Por çfarë është në të vertetë ky raport, a ka pasur të tillë më parë dhe cila është e reja e përmbajtjes së saj?

Së pari, një raport të tillë nga ana e OSBE-së ka pasur edhe në vitin 2005. Vit kur një shqetësim në rritje prej ndërkombëtarëve për kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni u konkretizua me një raport denoncues për ministrat e qeverisë Nano. Raport që iu dorëzua ministrit të Jashtëm të asaj kohe Kastriot Islami. Të njëjtën gjë kemi dhe sot. Por kësaj radhe prezenca e OSBE-së në Tiranë është e bindur se nuk ka zyrë të shtetit shqiptar ku mund të trokasë për të denoncuar kapjen e shtetit, prandaj raporti nuk dorëzohet me tek ministri i Jashtëm por “rrjedh rastësisht” tek mediat.

Së dyti, raporti flet për tre personazhe politikë duke harruar të katërtin. Në raport flitet për pasurinë 200 milionë euro të Edi Ramës, lidhjen me mafian dhe porositje vrasjesh nga Ilir Meta, dhe lehtësirat që Sali Berisha mund t’i ketë krijuar për të blerë një sipërfaqe toke një biznesmen boshnjak. Lihet jashtë këtij raporti Lulzim Basha, shefi i opozitës dhe kandidati për kryeministrin e ardhshëm. Dhe duke pasur parasysh se raporti sekret i OSBE-së pretendohet se ka për burim akuza të mediave lokale të Tiranës, lehtësisht kuptohet se mos përfshirja e Lulzim Bashës në këtë raport është e qëllimshme, pasi dhe Basha është akuzuar fort nga mediat e majta për korrupsion. Madje edhe është marrë si i pandehur nga organi i akuzës për Rrugën e Kombit.

Së treti, raporti përdor terma të ndryshëm për akuzat ndaj Ramës, Metës dhe Berishës. Në rast se për Edi Ramën raporti sekret i OSBE-së shprehet se ka zera që Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë eurosh në offshore, për Sali Berishën raporti thote se ka thashetheme se i janë krijuar lehtësira një qytetari boshnjak në blerjen e një siperfaqe toke tek një privat. Por në rast se për ish-kryeministrin raporti përdor fjalën “thashetheme”, për ish-zv kryeministrin thotë se ka “zëra” që thonë se ka porositur dy vrasje.

Së katërti, thashethemet për ish-kryeministrin Berisha janë hetuar nga armikja e tij e përbetuar, nga kryeprokurorja Ina Rama dhe kanë rezultuar vetëm thashetheme. Por zërat për 200 milionë eurot e Edi Ramës nuk janë hetuar asnjëherë.

Pra, vihet re se ka një përzgjedhje me kujdes të fjalëve që përdoren ndaj akuzave të Ramës, Metës e Berishës. Gjithashtu ka një kujdes nga prezenca në Tirane për t’u bërë publik ky raport, ashtu siç ka një ngutje nga zyra e OSBE-së në Tiranë për të transferuar burimet e raportit tek mediat lokale dhe që raporti është publikuar nga një “pakujdesi”.

Ky raport është kujdesur që të akuzojë dhe denoncojë rëndë kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe të fusë ndonjë rrjesht duke e shoqëruar me fjalën thashethem për ish-kryeministrin. Por ka lënë jashtë kandidatin për kryeministër dhe shefin e opozitës Basha. Shpresa duhet të ekzistojë, prandaj ka një kujdes që kandidati për kryeministër të mos përmendet qoftë edhe si thashethem në raportin sekret të OSBE-së.

Raporti nuk bën gje tjeter veçse i jep fund përpjekjeve të Edi Ramës për ta shitur veten si të virgjër nga korrupsioni. Ky raport është hartuar dhe publikuar per t’i treguar kujdo se e dimë se çfarë po ndodh në këtë vend. Liderët europiane nuk gënjehen më as nga premtimet e kryeministrit Rama e as nga barcoletat e tij si ish sportist “disident”. Edhe alibia se në këtë vend vjedh LSI, e qeveris ndershëm PS ka rënë. Ministrat e LSI-së nuk kanë vjedhur për Edi Ramën. Për Ilir Metën ndoshta. Edi Rama një pasuri prej 200 milionë eurosh e ka bërë vetë dhe sigurisht që nuk e ka bërë duke shitur piktura poshtë urës në Paris.

I ka 200 milionë, i ka më pak, i ka më shumë, kjo nuk ka pikë rëndësie. E rëndësishme është se Edi Rama është zyrtari i parë i lartë shqiptar qe organizma të huaj në raportet e tyre i bëjnë një përllogaritje të përafërt, qoftë dhe mbi perceptim, të një pasurie përrallore. Dhe që për një dyshim të tillë nuk është hetuar kurrë. Pas këtij raporti të OSBE-së, kryeministri Rama do ta ketë të vështirë të shprehet sërish: “Nuk ka bir kurve që gjen një qindarkë në xhepat e mi”. OSBE është sot biri i kurvës që ka gjetur jo një qindarkë, por plot 200 milionë euro sipas raportit të saj.


Raporti sekret i OSBE: Rama, pasuri 200 mln euro. Meta: Zëra se porositi dy vrasje. Berisha thashetheme për Fazlliçin
OSBE-ja ka përgatitur një raport sekret për politikanët shqiptarë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza të rënda. Për OSBE-në, kryeministri i tanishëm, Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë eurosh. Më e rëndë është akuza për kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në këtë raport thuhet se “Meta ka porositur 2 vrasje në kohën kur ishte zv/kryeministër”, por nuk jepen vitet se kur. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

Në dokumentit konfidencial, që OSBE e ka shpërndarë edhe në selitë diplomatike të BE-së dhe SHBA-së thuhet se janë kryesisht 31 deputetë të parlamentit shqiptar, të konsideruar si biznesmenë, anëtarë të të gjitha partive politike, shumica e të cilëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e kryeministrit Edi Rama, fshehjen e saj në SHBA përmes të vëllait, Olsi Ramës dhe akuzat për ryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznese si ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjetikës dhe flet të lidhjeve të tij me aktorë të mafias.

Për Sali Berishën, raporti konfidencial i OSBE përmend investigimin e BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlliç dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri dhe e bija, për të bërë biznes në shuma marramendëse, shkruan lapsi.al.

rama osbe“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.

meta osbeMeta, Ilir (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.

berisha osbeBerisha, Sali (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazliç – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës.

Dokumenti flet edhe për lidhjet disa deputetëve nga të gjitha partitë politike me aktivitete të paligjshme, trafik droge e lidhje me krimin e organizuar. Ky raport me siguri përbën një dokument tepër të rëndësishëm, pasi në fund të tij ai përmend faktin se këto lidhje të politikës me krimin janë pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Ky fakt e bën edhe më jetike betejën e fundit që ka nisur me dekriminalizimin. Javës që vjen OBSE do ta bëjë publik qëndrimin e saj zyrtar për këtë çështje, në Vjenë


Basha i përmend sërish Ramës 200 milionë eurot e raportit të OSBE
Kryetari i PD –së, Lulzim Basha, ia ka përmendur sërish kryeministrit Rama të dhënat që shkruante për të raporti konfidencial i OSBE –së, i publikuar nga lapsi.al. Raporti nënvizonte se Rama dyshohet të kishte 200 milionë euro pasuri të investuara në kompani offshore në SHBA nga vëllai i tij, Olsi Rama. Për të dytën herë Basha ia përmend kryeministrit këtë shumë parash, ndonëse nga opozita ish-kryeministri Berisha e ka sulmuar fort raportin.

“Te paret ne Europe, te tretet ne bote pas Sirise dhe Afganistanit si azilkerkues. Eurostat publikon “bemat” e qeverise Rama per tremujorin e dyte 2015. Shqiptaret varferohen, qeveritaret majmen. Kokoshi 200 milionesh nuk ka zgjidhje per krizen por vetem shoë, arrogance dhe mashtrime”, shkruan Basha në një status në rrjetin social, Facebook.



Ardhja në kryeministri është shoqëruar me shfaqjen e Olsi Ramës, kudo nëpër vizita qeveritare, nëpër korridore ministrish, në arena futbollistike apo tendera 60 milionë eurosh. Pyetjet e publikut ndaj Edi Ramës po shtohen. Ai do të dijë pse Olsi u kthye njëkohësisht me ardhjen e tij në pushtet, ku punon gjatë këtyre 27 muajve, ku i paguan taksat, ku i paguan dritat, pse është kaq udhëtar i njohur në Izrael e gjetkë, a po pret marrjen e ndonjë superkoncesioni në shëndetësi, a është ndërmjetës i disa kompanive të mëdha tek kreu i qeverisë dhe ç’mesazhe përcillej nga bluzat me Che Guevara-n, ditën kur vihej në rrezik jeta e lojtarëve të kombëtares?
“Dëshmia” e OSBE-së: “Olsi ka pastruar 200 milionë euro pasuri të Edi Ramës”
“Dëshmia” e OSBE-së: “Olsi ka pastruar 200 milionë euro pasuri të Edi Ramës”

Për Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit, këto dy vite të qeverisjes kemi dëgjuar vetëm gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Emri i tij na preu veshin kur u përmend me pompozitet nga goja e kryeministrit serb, i cili e akuzoi atë për ngritjen e dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike gjatë asaj ndeshjeje. Në tribunën VIP të Serbisë, vëllai i kryeministrit shihte si një perandor “koloseun” ku po vihej në rrezik jeta e lojtarëve të kombëtares. Nga udhëtimi Tiranë-Beograd, pamë se Olsi na qenkësh ngulitur në Shqipëri, jo vetëm si tifoz, por edhe si vëllai i kryeministrit. Se kryeministri na kishte një vëlla, shumë shqiptarë mbase e morën vesh vetëm nga çështja e dronit, e me të drejtë sepse Olsi Rama ka jetuar për shumë kohë në SHBA, jo thjesht si njeri që shihte vetëm punët e veta, por që merrej edhe me punët e të vëllait.

Në raportin e OSBE për Edi Ramën thuhet se: Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Olsi tashmë është vendosur në Shqipëri qysh me ardhjen e Ramës në pushtet. Pyetjet që lindin janë: Pse u kthye njëkohësisht me ardhjen e Ramës në pushtet, ku punon gjatë këtyre 27 muajve, ku i paguan taksat, ku i paguan dritat, pse është kaq udhëtar i njohur në Izrael e gjetkë?

Duke iu referuar asaj që përmendet në raportin e OSBE-së për Olsin dhe Edi Ramën, arrijmë në deduksionin se shfaqja e tij në Shqipërinë e qeverisur nga i vëllai është bash për të “asistuar” Edi Ramën në “privilegjet” e pushtetit të ri, që është qendror e me plot mundësi për të vjelë 20%-sha dhe tendera. Sakaq, për shkak të udhëtimeve të tij shumta nëpër botë, a është Olsi Rama një ndërmjetës i disa kompanive të mëdha tek vendimet qeveritare.

Prezenca e tij në punët e shtetit ka filluar të zbardhet edhe nga disa zëra që po qarkullojnë së fundmi në korridoret e spitaleve dhe laboratorëve. Sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë po i jep një superkoncesion Olsi Ramës. Telekomanda e tenderave, nëse konfirmohen këto zëra, duket se gjendet në dorën e kryeministrit, i cili lëshon fluturimthi vëllain Olsi si një dron që thith paratë e shtetit. Për të gjitha këto e ato që mbase nuk janë thënë, Rama duhet të përgjigjet se ku i punon vëllai, Olsi Rama.

Media greke/ E pabesueshme: Edi Rama ka 200 milion euro pasuri jashtë vendit
Edhe mediat greke i kanë kushtuar vëmendje raportit të OSBE-së të publikuar në lapsi.al për lidhjet e dyshimta të politikanëve shqiptarë dhe pasuritë e tyre. Në gazetën greke “iEfimerida” botohet një shkrim me titullin: “E pabesueshme: Edi Rama ka 200 milion euro pasuri jashtë vendit”. Gazeta raportin e publikuar nga lapsi.al dhe të shkruar një vit më parë, por që nuk është një qëndrim zyrtar i OSBE-së.

“Për herë të parë një raport i ndërkombëtareve u referohet pasuriosë së patundshme të Edi Ramës jashtë vendit dhe që janë transferuar në emër të vëllait të tij Olsi Rama në SHBA. Ndaj Ramës janë përmendur edhe akuzat për korrupsion kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Sipas të njëjtave burime Rama ka një pasuri prej 200 milion eurosh dhe që janë investuar në offshore nga i vëllai Olsi Rama në SHBA” – citon gazeta greke.

Gazeta përmend edhe ato që shkruhen për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe interesat e tij në ndërtim, turizëm dhe energji ndërsa flet edhe për lidhje të tij me mafian. Citohet edhe pjesa që i takon ish-kryeministrit Berisha për dyshimet për lidhjet me biznesmenin Damir Fazllic.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)