EDVIN KRISTAQ RAMA SULMON NDËRKOMBËTARËT

Po the krim, ke thënë Edvin. Tani ligjëratat antiperëndimore dhe lavdërimet për kriminelë të njohur, s’kryhen në skuta ku mbizotëron pluhuri i bardhë, por në sallën e parlamentit. Njësoj si Haxhi Qamili, kryeministri e sheh Evropën e SHBA-në si armike dhe aleatë të vetëm njeh Elvis Roshin e Artur Bushin
Rama sulmon ndërkombëtarët
Edi Rama dhe krimi janë një. Po the krim, ke thënë Edvin. Duket qenë se tanimë krimi ka fituar një personalitet juridik brenda qeverisë, kjo bashkëngjitje Rama-krim është thelluar aq shumë saqë Edvini nuk shqitet dot pa hequr ndonjë pjesë nga vetja. Është një marrëdhënie simbiozë cila e ka zëvendësuar shtetin me bandën. Në kuvend, në administratë, në bashki, kudo sheh njerëz të kangjellave të burgut që po e shqyejnë me lejen e Ramës shtetin përbrenda. Era e këtij dekompozimi të shtetit që po shqyhet nga hienat e Ramës kundërmon tanimë në të gjithë Europën. Plumbat e parë të qeverisë kundër shtetit u mblodhën në skenën e krimit të vrasjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, të cilat ashtu siç u konfirmuan nga “detektivi” OSBE ishin jashtë standardeve ndërkombëtare, madje kishin shkelur shtyllën më jetike për zgjedhje të lira dhe të ndershme: lirinë e votës.

Kësisoj, Edi Rama tashmë është i ndërkombëtarizuar si kumbari i krimit në Shqipëri, e duke parë se i është çjerrë publikisht dhe botërisht maska, është hedhur në sulm ndaj ndërkombëtarëve. Ai dje është denoncuar nga Misioni Amerikan pranë OSBE-së, në deklaratën e të cilës thuhet qartë se shkëputja e qeverisë nga ndikimet kriminale është jetike për zhvillimin dhe demokracinë e Shqipërisë. Por, për Ramën SHBA-ja dhe Europë për s’janë hiç gjë para Elvis Roshit dhe Artur Bushit. Me një retorikë dhe qëndrim komunist, ashtu si dajë Koleka dhe babë Kristaqi, ai vijon të zbatojë amanetin e etërve për të denoncuar imperializmin amerikan dhe evropian që fut hundët në krimet e tija.

Shqipëria, është pashallëku dhe parcela e tij, vendi i muajit të mjaltit ku ai dëshiron të kalojë jetën me krimin ndërsa shqiptarët thjesht disa kasa fiskale që mund të korren si hashashi për hesap të bandës dhe kontrabandës. Kështu, kryeministri del cullak e nxjerr identitetin e tij të vërtetë, si kryeavokati i krimit. Duke sulmuar ndërkombëtarët e duke shkrirë me një sjellje diktatoriale komisionin për dekriminalizim, Edvini provon sesa të “shenjta” janë për të lidhjet me krimin. Ai është i ndërkallur me krimin në një masë të atillë saqë duket sikur krimi do të ndahet nga ai e jo ai nga krimi. Perdja e propagandës tashmë është rrëzuar, prapa saj gjenden cip-mbi-cip qeveria me krimin.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)