Falsifikimet e fotove gjatë diktaturës komuniste

Gazeta 55 përmes një “Dossieri” interesant nisi një cikël i cili do botohet një herë në javë. Do ballafaqojmë fotot origjinale dhe botimin e tyre në forcë të cenuar gjatë kohës së diktaturës komuniste. Kjo e fundit paguante sektorë të posaçëm të propagandës me të cilat manipulonte ngjarje apo spastronte fotot nga “armiqtë” e radhës së partisë. Manipulimi i fotove kishte të bënte me dy periudha, para dhe pas lufte. Në periudhën e parë, të manipuluara janë fotot që kanë të bëjnë me jetën e Enver Hoxhës, si dhe me formacionet luftarake komuniste. Jeta e Hoxhës para se të bëhej i njohur ka qenë një jetë që e ka mundur atë. Ai nuk ka dashur kurrsesi të bëjë të njohura për opinionin çaste të ndryshme nga jeta e tij.
Në albumet që i kushtohen jetës së Hoxhës, dallimi vihej re botim pas botimi. Qëllonte që e njëjta foto, kohë pas kohe të rrudhej nga p.sh. 8 persona, në 6, 5, 4 e për të përfunduar në dy ose një person. Kjo vinte ngaqë “armiqtë” e partisë shtoheshin çdo vit. Jo vetëm albumet, por edhe botimet e tjera kishin të njëjtat probleme. Në librat e tij bëhej e njëjta gjë. Tipik është rasti i librin “Kur lindi partia”, Tiranë 1981, 1982, 1983. Ky libër është botuar tre herë. Në botimin e parë ishin “burra të mirë” Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Në botimin e dytë ishte “burrë i keq”, “armik, poliagjent”, etj, Mehmet Shehu dhe në botimin e tretë ishin “burra të këqij” edhe Kadriu edhe Mehmeti. Kjo ka qenë filozofia e prezantimit të ngjarjeve dhe fakteve të atij regjimi që ishte pikësëpari regjim falsifikatorësh e kriminelësh.
enveri-shkolle

1929/“Fluturojnë” nxënës e profesorë Kjo është një foto origjinale rreth vitit 1929, e ruajtur nga Hamit Kokalari. Në të kanë dalë në foto disa nxënës dhe pedagogë francezë të liceut të Korçës. Dy personat nga e majta sipas, janë hequr nga fotografi a e botuar në një album të Hoxhës. Po ashtu një person ngjitas me Enver Hoxhën është hequr prej fotos. Nga profesorët, Enver Hoxha ka hequr një person tjetër me kostum të bardhë. Gjithsej në këtë foto janë hequr 4 persona. Personi që mund t’i njihte kaq mirë ato që ka hequr ka qenë vetë ustai.
enveri-vetem

1934/Hiqet motra dhe nipi, zhvendoset vendi i fotos Në vitin 1988 me botimin e librit “Vite të rinisë”, u vendos një foto pa vit me diçiturë gjoja E.H. në Francë. Në fakt fotoja është bërë në Itali. Nga origjinali shihet se në krah të E.H. është nipi i tij Fatosi si dhe motra Fahrija, bashkëshortja e Bahri Omarit.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)