Gent Strazimiri. - “A është ky vendi ku jetonim 2 vjet më parë…?! …është viti 2015 apo 1985…

Festimet në Pezë kanë shkaktuar zemërim në rrjet, jo vetëm për shkak të stilit komunist me zjarre, këngë dhe uniforma partizane, por edhe për shkak se veteranët janë shfaqur atje me foton e Enver Hoxhës.
Revoltë në rrjet: Enver Hoxha “shfaqet” në Pezë

“A është ky vendi ku jetonim 2 vjet më parë…?! …është viti 2015 apo 1985… “Oksidenti” si i thotë kësaj?” shkruan deputeti demokrat Gent Strazimiri.


Kurse ish-kryeministri Sali Berisha shkroi: “Edi Rama rehabilitoi Enver Hoxhen, atin e tij shpirteror edhe si nipi i Spiro Kolekes, bllokmenit dhe xhelatit te inteligjences teknike shqiptare, qe ne krah te Enver Hoxhes organizoi se bashku me te ekzekutimet e qindra intelektualve te inteligjences teknike shqiptare. Enver Hoxha eshte diktatori me gjakesor qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre. Ai, me sistemin e tij represiv ekzekutoi me gjyqe dhe pa gjyqe, burgosi, internoi dhjetera mijera shqiptare te pafajshem si armiq klase. Ai vendosi ne Shqiperi monizmin me ekstrem politik, pronesor, fetar. Denoi me Kushtetuten e tij me vdekje, lirite dhe te drejtat njerezore dhe besimet fetare. Ky barabar vendosi ne fshatin shqiptar, nepermjet hiperkolektivizimit, sistemin e tmerrshem te skllaverise se vertete, ne te cilin vdiqen nga uria kronike, semundjet shoqeruese te saj qindra mijera burra, gra, femije e te moshuar. Ai zhyti Shqiperine ne izolimin me te thelle ne tere historine e gjate te kombit shqiptar. Enver Hoxha eshte armiku me i eger i kombit dhe interesit kombetar i te gjitha kohrave. Ai renditi pas lufte Shqiperine ne anen e armiqve me te eger te kombit shqiptar, dhe sipas dokumentave te pakundershtueshme kerkoi me shkrim dhe me goje dhe nje seri marreveshjesh per te shndedrruar vendin tone ne Republike te 7-te te Jugosllavise”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)