“RIKTHIMI” I ENVER HOXHËS NË PEZË, GRATË E PD “SULMOJNË” RAMËN, BREGU: Ç’ËSHTË KJO IRONI! TOPALLI: REHABILITOHET HITLERI SHQIPTAR!

“Rikthimi” i Enver Hoxhës në Pezë, gratë e PD “sulmojnë” Ramën, Bregu: Ç’është kjo ironi! Topalli: Rehabilitohet Hitleri shqiptar!


Deputetet e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, kanë reaguar ashpër dhe me zemëratë të lartë për shfaqjen e figurës së Enver Hoxhës nga ana e disa pensionistëve nostalgjikë, gjatë ceremonisë së organizuar nga bashkia e Tiranës në Pezë. Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, shkruante në profilin e saj në FB: Po ç’është kjo ironi apo karshillëk me tersëllime me qurravitje malli për Enver Hoxhën?! Po kujt i bëhet hare shpirti që historia jonë shembullore me vllavrasje komuniste të bëhet “Recreational #ShifnanPeze me fantazmat e komunizmit”, çdo 16 shtator?! Propozuan e votuan ligjin e lustracionit këta që bëjnë Recreational, #ShifnanPeze . E quajtën “dëshmi të kurajos politike, mosnënshtrim ndaj së ligës, respektim të së drejtës së çdo viktime të diktaturës për të njohur të vërtetën, për të hetuar çdo aspekt të dhunimit..” etj, etj. Urdhëro! Recreational Marketing Dictatorship! Edhe më i egër qe reagimi i ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli: Me protokoll shtetëror çeta e Ramës rehabiliton kriminelin Enver Hoxha! Për të gjithë ato që ende çuditen! Të shoqëruar nga çunat e Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e festës, me foto të “udhëheqësit të madh” Enver Hoxha, të cilësuar nga Këshilli i Europës -Hitleri shqiptar, me flamuj me çekan e yll, me veshjet ushtarake të “popullit ushtar”, me këngët komuniste “Bashkohuni shokë me ne në çeta!”, nën tingujt e të cilëve bënin vllavrasje. Me protokoll shtetëror Eri i Edit ( ose gjenerata e re, siç i thojnë vehtes) për të disatën herë në këto 2 vite me paratë e taksapaguesve shqiptarë po rehabiliton armikun më të madh të shqiptarëve, diktatorin Hoxha dhe diktaturën! Për të gjithë ato që çuditen se kjo ndodh në Shqipërinë e Natos të vitit 2015 dhe jo të 1945!! Boll mbetët duke u çudit! Lëvizni për dinjitetin tuaj! Ngrihuni nëse vërtet besoni në demokraci! Çohuni nëse nuk keni bukë të hani! Protestoni nëse iu poshtërojnë! Mos pranoni të përfaqësoheni më nga kriminelë dhe të korruptuar! Bëjeni vetë! Organizojuni! Mos pranoni teatrot politike në tv! Dilni zot vehtes! Mos ikni nga Shqipëria! Ky vend mund të bëhet! Ka njerëz të ndershëm pa fund ky vend! Ka shqiptarë që e duan këtë vend!

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)