Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2016

…12 vjet nga procesi dioqezian i lumturimit të 40 martirëve!

TË GJITHË  PARA PLUMBIT E LITARIT THANË: “ RROFTË KRISHTI MBRET …!” … 12 vjet nga procesi dioqezian i lumturimit të 40 martirëve!                                                                                             “…sipas parimit komunist, sy që kanë pa duhen verbuar, veshë që kanë dëgjuar duhen shurdhuar, gjuhët që flasin ndryshe duhen prerë, kokat që mendojnë të kundërtën , duhen shkurtuar!” ZEF PERGEGA, Detroit   libri57@hotmailcom     Mirela Kumbaro, ministre e kulturës deklaroi në media se fotografitë e 40 martirёve të vendosur përgjatë bulevardit “ Dëshmorët e Kombit” , sipas idesë se kryeministrit Edi Rama, përfshirë edhe dekorin, janë në përputhje me protokollin e Vatikanit. Selia e Shenjtë i ka përfshirë, edhe sipas kërkesës tonë në procesin e kanunizimit, disa nga emrat e martirëve të fesë, për t’i kaluar më pas në lumturim, ashtu siç është vepruar me Nana Terezën. Kqyr, o njeri, e mos harro se... përsëritet !.. Lufta e pamëshirshme kundra kleri