Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2018

nga Flori Bruqi : A duhet apo jo të festohet Viti i Ri ?!

Komuna e Prishtinës edhe këtë vit e vazhdoi traditën e organizimit të pritjes së vitit të ri në sheshin “Zahir Pajaziti”, traditë kjo e cila do të tubojë edhe 6 orë  shumë qytetarë. Shkrimtari i mirënjohur Naim Kelmendi  i uroi Vitin e ri 2019  të gjithëve dhe tha se pret që të ketë më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzimit. “Së pari urime gjithë njerëzimit, kudo anembanë botës urimi viti i ri 2019 dhe pres çdo të mirë në jetë, uroj që të ketë paqe, harmoni, dashuri, mirëqenie sociale, të prosperojë njerëzimi dhe çdo të mirë në jetë i dëshiroj gjithkujt”, tha Naim Kelmendi për Floripress. Ndërsa, avokati i njohur Prishtinas Nusret Mjeku , tha se pret që të ketë më shumë shëndet, barazi dhe paqe mes njerëzve, si dhe vend punime dhe humanitet. Nusret Mjeku : Shëndet, barazi, paqe “Shëndet, barazi, paqe. Punësim më shumë, të varfërve me ju ndihmuar, drejtësi”, tha Mjeku. Ari Bruqi, tha për "Floripress"  se gjëja e vetme që dëshiron për vitin e ri 201

Isniqi ndër shekuj...

Përgatiti :Flori Bruqi Backer ishte lidhur aq fort me banorët lokalë, saqë isniqasit ia shtuan emrit Berit edhe mbaresën femërore të shqipes. Sot e asaj dite i referohen si Berita. Gjurmëve të rrëfimit për Isniqin e viteve ‘70 P o deshe të dëgjosh ndonjë rrëfim a kujtim për gjysmën e dytë të viteve shtatëdhjetë në Isniq, mjafton t’i pyesësh më të moshuarit në rrugë: “A e keni takuar ndonjëherë Beritën?” “Nuk ka isniqas mbi pesëdhjetë vjet që nuk di me të kallxu diçka për Beritën.  Berita ka qenë mikeshë e madhe e fshatit tonë”, thekson një burrë në fund të gjashtëdhjetave, teksa pret të takohet në zemër të fshatit “te bliri”, ku lidhen rrugët kryesore. Antropologia norvegjeze, Berit Backer, po u fliste rrjedhshëm shqip kur më 1974 shkeli për herë të parë në fshatin e Komunës së Deçanit. Një shqiptar refugjat do ta vriste më 1992 në Oslo. Fshati Isniq dhe familjet e tij, sipas etnologës norvegje