Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2020

Fritz Radovani: Bajame Hoxha Çeliku - At Gjergj Fishta

  Kulturë Fritz RADOVANI: Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh: Poeten tonë... BAJAME HOXHA ÇELIKU Poezi per... AT GJERGJ FISHTA At Gjergj Fishta të kjofshim falë Deri atje ku zani yt asht ndi Në jetë t’jetve për mos me u ndalë Je kthye në kangë e në histori. Ai za’ i yt porsi i bylbylit Nisi me këndue qysh’ në rini. Aty ku çilë i bukur agimit Atje n’ shkrepa n’ atë Shqipni. At Gjergj Fishta kjofsh’ bekue Mbi kët’ tokë; përmbi njat’qiell. Ku t’parën herë ti ke ligjërue Ka shkrep n’ dritza bash njaj diell. Atje ku s’parit t’agoi drita T’agoi jeta mbi kodra e mal, Atje ku i deshte lul’e driza T’ka ngrit atdheu n’piedestal. Sot e nesër përmbi kët’ dhe Përmbi drit’ që s’ka me u shue. Ti je kthy nji fanar ndër ne N’at dritë t’anden jem bashkue. S’ke me kenë ma kurr i shkret Në ket vend ku je burrnue. T’kanë madhështu male e det Tuj t’prit ty, e tue t’ bekue. At Gjergj Fishta shkamb mbi gur Rrezja jote s‘ka me u shue. Shkroj’ e zjarrta përkrah flamur Portreti yt qëndis plot yje. “Lamtumirë! Atdhe i

FLORI BRUQI ME PËRMASAT QË MERITON

Kukës,25.9.2020 ADEM  AVDIA,SHKRIMTAR NGA KUKËSI   Në pamje të parë shkrimi të duket i ekzagjeruar dhe thua se nuk ka të tillë personalitet. Por unë dhe të gjithë që e njohim sadopak Akademik Flori  Bruqin kemi akoma për të shtuar. Është shpirti më bujar dhe paqedashës,  është njeriu inkurajues e mobilizues,  është ai që të ngjall shpresë dhe të bën ta vlerësoj veten tënde, është krijuesi i pashtershëm dhe këshilltari i pazëvëndësueshëm, është shoku i mirë e idealist, human e aspak materialist. I uroj këtij njeriu të shenjtë shëndet, mbarësi, krijimtari e jetë të gjatë për familjen e tij e krenarinë e shqiptarizmës.

Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës

                                                     NGA  BAJAME HOXHA ÇELIKU ( Bajame Hoxha-Çeliku, është shkrimtare,poete dhe studiuese e përndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, në Belgjikë) (Bota sot, 26 MAJ 2020 NË ORA: 21:15 https://www.botasot.info/kultura/1300417/flori-bruqi-enciklopedist-dhe-autor-i-permasave-letrare-te-kohes/ Flori Bruqi                  Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën. Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e  personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat. Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan,  jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si

KAMPET E PËRQËNDRIMIT DHE DEMOKRACIA

  Jo, ore popull i mirë, jo...   BAJAME HOXHA – ÇELIKU   KAMPET E PËRQËNDRIMIT DHE DEMOKRACIA   Mjerë kush vuajti nën thundrën e komunizmit, dhe lum ai që mundi të mbijetojë me faqe të bardhë, pa u epur përballë përbindëshave të uritur për gjak njeriu. Është e lehtë të gjykosh e ta dënosh një popull vetëm se ai kërkon lirinë, dhe pse mendon më mirë e ndryshe nga ti. Tjetra: ai sistem shfrytëzues e vrastar kishte nevojë për krahun e punës falas. Prandaj, fatkeqësisht, këtë goditje e torturë, e hoqën djem, vajza, nëna shqiptare që patën forcën e shkëmbit për t’i përballuar, që më vonë mbyllën sytë në ofshama e dhimbje të mëdha torturash. Ah, sa më dhimbsen, edhe sot më pikon loti për ato nëna të mjera, që në njërën anë qanin djemtë burgjeve dhe pushkatimeve, në anën tjetër, qanin burrat e tyre kohë më parë të arrestuar e pushkatuar! Pale ne të tjerët, s’jemi fare në defter, që për 45 vjet me radhë, u tërhoqëm zvarrë internimeve nga injoranca dhe krimi. Zot, më vjen edhe më ke

Prostamid i testuar klinikisht për prostatën dhe ereksionin

  Punon pa pasur nevojë për procedura poshtëruese mjekësore U ndihmuan 28.573 burra I rekomanduar nga ekspertë Trajtim profesional i testuar klinikisht për prostatën natural product and eliminates adenoma, chronic prostatën kronike dhe akute lehtëson inflamacionin dhe dhimbjen normalizon funksionin e urinimit dhe përmirëson ereksionet siguron rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata efektiv për çdo moshë dhe në çdo fazë të sëmundjes Çmimi i vjetër 9600  ALL Çmimi i ri 4800  ALL Shqipëri Prostamid Single (4800 ALL) Prostamid Duo (7350 ALL) Prostamid Trio (8600 ALL) Artikuj të mbetur  28  në magazinë Të dhënat tuaja janë të mbrojtura! Prostata është një sëmundje prej të cilës ju mund të keni vuajtur për shumë vite pa e ditur madje, e cila zhvillohet, duke shkatërruar shëndetin tuaj,  duke shkaktuar mosfunksionim erektil dhe madje duke përbërë kërcënim për vdekje Sipas statistikave zyrtare të siguruara nga OBSH,  çdo mashkull  mbi 30 vjeç vuan nga prostata kronike. Fakt: Shifrat reale, sipa