Posts

Showing posts from November, 2020

Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik”, temë diskutimi kritika letrare si dhe përurimi i librave nga LSHK.

PRISHTINË .30 NËNTOR 2020. Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "PJETëR bOGDANI"PRISHTINë, është mbajtur Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik”, ku temë diskutimi ishte kritika letrare, raporton aGJENCIONI fLORIPRESS. PROF.DR. Shyqri Galica, kRYETAR i LSHK-së , me një fjalë rasti ka përshëndetur dhe ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.“’Drini Poetik’ edhe këtë herë do të përmbajë linja kryesore të projektit duke përjashtuar mundësinë e aktiviteteve në Prizren dhe në Kukës, pra pas pak do të fillojmë me sesionin letrar, kritika letrare dhe botimet aktuale, pastaj me letrën e hapur përurohen disa botime të krijuesve tanë dhe do të paraqitën disa anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe mysafirë që na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë manifestim”. pROG.DR.sHYQRI GALICA është shprehur poashtu se kritika letrare vjen pas veprës së botuar për të cilën ka nevojë autori, por ndihmohet edhe lexuesi.“Tani siç dihet objekti i kritikës letrare në një v

“Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”, Prishtinë, 2020

Shkruan : Akademik Flori Bruqi,Ph.D HASAN PRISHTINA, Dibran Fylli, “Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”, Prishtinë, 2020 Për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës kanë shkruar shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë. Kontributin më të madh prej të gjithëve e ka dhënë Dibran Fylli, ngase ai më fakte shkencore e ndriçojë veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar, Hasan Prishtina. Në fokus të librit Fylli e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar. Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit nuk është rrekë sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës, ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përm

AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP

AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP 03 korrik, 2020 | Nr. 025/’20 Dt. 01.07.2020 New York – Prishtinë LETËR PUBLIKE Drejtuar: -Kryetarit të Gjykatës Speciale në Hagë -Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së -Këshillit të Evropës Me publikimin e aktakuzave të para nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në New York, Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke u bazuar në aktet dhe normat juridike, të studiuara nga anëtarë të Akademisë, ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare kemi gjetur shkelje në përmbajtjen e “aktakuzës” dhe për vet faktin se në aktakuzën e publikuar nga Zyra e Prokurorisë të Dhomave Speciale, përveç shkeljeve ligjore, në të shkruhet termi “vrasje joligjore” dhe kjo na jep të kuptojmë se, sipas kësaj Prokurorie po ekzistuakan “vrasje ligjore”, dhe kështu; vrasjet që i ka bërë ushtria, policia e formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civil në Kosovë 1998/1999 na qenkan “v

Ish-komandanti i UÇK, Latif Gashi: Basha më arrestoi, ishte me maskë, e njoha! Ishte dhe vajza e Berishës

Rama: Lulëzim dil fol vetë për akuzat që t'i bëjnë dëshmitarët e masakrave në Kosovë! E ke bërë partinë si leckë; Basha: Ti po gënjen, merru me COVID Dokumenti/ Basha, drejtor i Zyrës Biografike Serbe, ku 'kopsiteshin' dosjet e luftëtarëve të UÇK! Vartës Argita Berisha, Aurela e Erion Isufi Lulzim Basha dhe Latif Gashi Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte, tregon pas shumë vitesh procesesh gjyqësore, se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij. INTERVISTA ME ZOTIN LATIF GASHI Latif Gashi: Jam arrestuar më 28 janar 2002 Top Channel: Nga kush jeni arrestuar? Latif Gashi:Jam arrestuar nga forcat e UNMIK-ut, pothuajse të gjitha nacionalitetet, përfshirë edhe ruse. Top Channel: Cila ishte arsyeja e arrestimit? Latif Gashi: Arsyeja e arrestimit ka qenë për krime lufte. Ai ka qenë një standard ndërkombëtar, që u ka qit Kosovës bashkëpunimin me

John Clint Williamson: Kënaqësia është imja!

Williamson nënvizon gjatë intervistës së tij se, akuzat ndaj individëve duhet të ndahen nga akuzat ndaj një populli të tërë. Pjesë nga intervista Zoti Williamson, faleminderit që ju bashkuat kësaj interviste në televizionin Ora në Tiranë, Shqipëri! Zoti Williamson a shikoni ju një lidhje mes aktakuzave të prokurorit special dhe raportit tuaj të hetimit? https://www.youtube.com/watch?v=5xGzRp8CNUw&feature=emb_title John Clint Williamson: Po, konfirmimi i aktakuzës është padyshim një zhvillim i rëndësishëm dhe një tregues që prokurori pati prova të mjaftueshme për ta dërguar çështjen në gjyq. Nga leximi që i kam bërë aktakuzës, shikoj se përmban informacione të ngjashme me çfarë ne menduam se provat do të tregonin në momentin që unë bëra deklaratën fillestare, mbi gjetjet tona hetimore nga investigimi i vitit 2014. Kështu që mendoj se është një konfirmim i punës që kemi bërë, kur isha kryeprokuror i task forcës hetimore. Por, është e rëndësishme të thuhet se në këtë pik

Lufta u fitua, por betejën e kemi humbur!

Nehat Shaqiri Kosova e çliruar deri buzë lumit Iber! Andej kanë harruar që është Kosovë. Edhe statistikat tregojnë që Kosova nuk ka shtrirje atje. Ajo pjesë e “largët” e Kosovës, ka mbetur nën “mëshirën” e kriminelëve serbë – bashkëpuntorëve të një pjese të madhe të liderëve politik në Kosovë. Kjo është e pabesueshme për shumë kë, por realitet i hidhur për Kosovën. Institucionet e Kosovës, pasi e fituan luftën harruan që duhet të fitojnë edhe betejën me Serbi. Dështuan, madje dështuan shumë keq, sa që, me duart e tyre ia falën një pjesë të madhe Serbisë. Mund ta kundërshtoni për patriotizëm, por s’mund t’a ndryshoni këtë fakt tronditës për Kosovën. Qindra – mijëra shqiptarë kanë derdhur gjak për liri, që Kosova të çlirohet anë e mbanë, cepum cep, por ja që rrethanat ndryshuan, askush se priti këtë ditë. Betejen me Serbinë harruan se duhet ta çojnë deri në fund. Lakmia e madhe karrieriste, për pushtet e pasuri, ua vërboi sytë. Dështuan! Dështuan një nga një. Secila Qeveri e

Të gjitha gjurmët e përçarjes së faktorit politik shqiptar të çojnë në Beograd!

Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi Kur qeveria serbe pagoi anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty, që të publikonte “akuzat” me shpifje për “ekzistencën e një shtëpie të verdhë në Mat të Shqipërisë dhe transplantimin e organeve të pengjeve serbe aty”, kjo akuzë-shpifje u bë kryefjala e diskursit politik anti-shqiptar dhe vuri në vështirësi gjithashtu miqtë e shqiptarëve. Ishte një akuzë e rëndë, e fabrikuar në atë mënyrë që të nxiste reaksion të madh te opinioni publik. Në këto kushte Shqipëria ishte e detyruar të pranonte hetimin e çeshtjes në territorin e saj, sepse vetëm kjo masë do të provonte se shpifja e Beogradit është thjesht një sajesë. Po ashtu Kuvendi i Kosovës ishte i detyruar të miratonte gjykatën speciale të saj, me qëllim hetimin e akuzës që mori dhenë dhe u përhap me shpejtësi në çdo cep të globit. Aso kohe, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u betua se do ta hedhë Dick Marty-n në gjyq për shpifje. Por nuk ndodhi kjo, sepse zoti Thaçi

Duda Balje “çartet”: 'A e dini çfarë mesazhi të keq keni qu dje'

Deputetja Duda Balje ka reaguar ashpër pas debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit. Në takimin e Komisionit per te Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona te Pagjetur dhe Peticione, Balje u është drejtuar anëtarëve të komisionit, duke i pyetur nëse janë në dijeni për mesazhin e keq që e kanë përcjellë. “…kam pa edhe disa media në Serbi, shumë mesazh të keq kemi çu dje. Mos e përmendni pozitën e opozitën këtu, nuk është fer për të pagjeturit. A e dini bre çfarë mesazhi kemi çu?…”, ka thënë Balje.

Albulena Haxhiu s’ia përmend emrin Driton Selmanajt dhe kërkon shkarkimin e tij

Haxhiu s’ia përmend emrin Driton Selmanajt dhe kërkon shkarkimin e tij Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po kërkon që Driton Selmanaj të shkarkohet nga pozita e zëvendëskryeministrit. Gjithashtu, Haxhiu thotë që pas Selmanajt duhet të rrëzohet edhe Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti. Lexoni edhe: Nënë e bijë pilote, historia e dy grave që po frymëzon të rinjtë “D.Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij e gjithë Qeveria!”, ka shkruar Haxhiu, e cila s’ia ka shkruar zëvendëskryeministrit emrin e plotë në reagimin e saj. Ky reagim i Haxhiut ka ardhur pas një debati në Kuvendin e djeshëm për të pagjeturit, e cili më pas u trajtuar edhe në emisionet televizive politike.

Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer

Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selamanaj dje ka folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e djeshme, për të cilët ka thënë se është i lodhur duke dëgjuar për këso raste. Ndërsa, Saranda Boguejvci thotë se e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër. “Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci. MSH-ja lejon testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të COVID-19 Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin. Selmanaj i tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi q

Modeli i urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin

Akademk Prof.DR.Eshref Ymeri,Ph.D. Ndoqa emisionin “Open” të moderators Eni Vasili, me titull “Pandemia, politika, negociatat, rindërtimi, kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve”, të transmetuar më 12 nëntor. Të ftuar përmes skaipit (skype) ishin gazetarët-analistë Abilekaj dhe Gjekmarkaj. Dy gjëra më lanë mbresa të thella në atë emision. Së pari, deklarata e kryeministrit Rama, sipas të cilit kushtet në spitalet tona, gjatë përballimit të pandemisë, nuk paskan asnjë ndryshim nga kushtet në spitalet e vendeve perëndimore!!! Kjo deklartatë përcillte një mashtrim të kulluar. Sipas deklaratës së kryeministrit, Shqipëria “paska të njëjtat standarde jetese, si edhe vendet perëndimore”, ndërkohë që dihet shumë mirë se çfarë standardi jetese ka vendi ynë. Sepse shëndetësia dhe arsimi janë dy treguesit kryesorë që shërbejnë për të gjykuar se ku është standardi i jetesës së një vendi. Pikërisht këta dy tregues dëshmojnë më së miri se në ç’nivel të mjeruar e ka vendi ynë standardin e jete

Historia e një prej fotografive më të dhimbshme nga lufta e Kosovës

Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan që ka shpërfaqur në mediat botërore edhe fotografitë e pamjeve të luftës së fundit në Kosovë. Por ekziston një fotografi që arrin të depërtoj në ndjenjat e të gjithë atyre që e shohin. Një pikëllim i tillë e ka përshkuar edhe autorin e fotografisë, të cilin edhe për shumë vite e ka përcjellë dëshpërimi i pamjes së personazhit të fotografisë. Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Një burrë nga qyteti i Mitrovicës që sapo ishte liruar nga një burg serb dhe ishte detyruar të kalonte kufirin në Shqipëri. Momenti më prekës i kësaj fotografie është kur ai ka nxjerrë dy fotografi të fëmijëve të tij që ai druhej se u vranë nga serbët mirëpo pas kthimit në Kosovë pas luftës e kishte kuptuar se familja e tij është gjallë dhe e sigurt. Në një artikull të News Week, autori ka treguar gjithë historinë e kësaj fotografie që nga momenti kur i është afruar Mustafa Xajes e deri tek kthimi i fotografit për të kuptuar më shumë rre

Ah lufta....

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Driton Selmanajt se janë lodhur duke dëgjuar për çështjet e të pagjeturve. Kryeziu përmes një postimi në Facebook tha se të lodhur, sepse të nëpërkëmbur dhe të ofenduar, mund të jenë vetëm familjet e viktimave të luftës dhe të të pagjeturve. Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës. Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të pagjeturit tha se zona ku janë gjetur mbetjet mortore ka qenë një zonë e betonuar dhe sipër saj kishte shtëpi, ndërsa u shpreh i bindur se numri i trupave të pajetë duhet të jetë shumë më i madh seç raportohet. Ishte 13 vjeç kur humbi familjen dhe i mbijetoi 16 plumbave, kush është Saranda Bogujevci? E.K / Ishte 13 vjeç kur humbi familjen dhe i mbijetoi 16 plumbave, kush është Saranda B

NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU: FLORI BRUQI

S’kam fjalë. Të gjitha i ke thënë ti në këtë mëngjes të freskët nëntori. Po, me atë zemrën tënde të ngrohtë Flori Bruqi, që afron dashurinë më të madhe njerëzore. Ti i miri, mendje ndrituri i Kosovës, i shqiptarizmit, i palodhuri, i plotfuqishmi i fjalës së matur, i fjalës së pjekur plot dije e dritë. Kudo që shkel këmba jote çelin trëndafila dashurie për njerëzimin. Zemra jote është bërë strehë e hapur e fukarenjve të ndershëm. Ke lindur për dashuritë e pastra njerëzore, sepse ti je ai Flori plot personalitet; ai djalë flori, që kudo që ta hedhësh nuk ndryshket, por që shkëlqimi i rritet vlera deri në pafundësi. Pra, Të gjitha i ke thënë ti në këtë mëngjes nëntori Flori. I ke thënë ashtu thjesht, bukur, pa paragjykime me atë zemrën tënde të çiltër e bujare ku kanë vend fukarenjtë, ku kam vend edhe unë, unë e përndjekura, e flakura e viteve të errëta përtej padrejtësive. Dhe unë, sot vetëm sa i përmblodha brenda frymëzimin tim në një poezi të vetme meritat e tua, rrugëtimet

SHPËRNGULJA E ARRNAUTËVE

Nga Abdurrahim Ashiku Një material që e vlen të lexohet mendueshëm… Veçanërisht këto ditë kur Kosova është vënë në grykën e topit të shpifjeve për gjenocid, e luftëtarët e çlirimit të saj janë vënë padrejtësisht në bankën e të akuzuarve. Rastësisht, midis materialeve të jetës sime, shumë prej të cilëve humbën në udhëtimin larg vendlindjes, rrugëve të mërgimit të detyruar, në një dosje gjeta dy nga tre leksionet që në vitin 1981, në kohën kur gjakosej Kosova nga serbosllavët në agoninë e shpërbërjes së Jugosllavisë. Fjala është për dokumentin “Shpërngulja e Arnautëve” dhe një studim për gjenocidin e pashembullt serbosllav ndaj shqiptarëve nën Jugosllavi, shqiptarëve në Kosovë, Serbinë e Ngushtë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Materiali i tretë me pasuritë e mëdha ekonomike të Kosovës, panoramë e një vendi që këto pasuri po të viheshin në hulli të popullit do ta bënin Kosovën një nga vendet më të begata të Evropës, më ka humbur. Prej asaj kohe ruaj një bllok shënime të veçanta për Kosov