2020-12-31

Atë Gjergj Fishta dhe komedia e Kadaresë

Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri Dihen mirë arsyet që e patën nxitur kryediktatorin dhe kryekriminelin e popullit shqiptar Enver Hoxha, për të sulmuar egërsisht Gjergj Fishtën, i cili ishte armik i betuar i shovinizmit serbosllav. Si argat i vënë kokë e këmbë në shërbim të atij shovinizmi që prej 08 nëntorit të vitit 1941, Enver Hoxha ka pasë marrë udhëzime të prera prej Beogradit për poshtërimin e figurës së Gjergj Fishtës. Dhe jo vetëm, por edhe të figurave të tjera të shquara të katolicizmit, mbrojtës të vendosur të nacionalizmit shqiptar. Ja një shembull për ilustrim për ato udhëzime që Enver Hoxha merrte nga Beogradi, të cilat ai i zbatonte me rreptësi, si urdhrat e agait për shërbëtorin e vet: “20 shkurt 1946... Kallxon nji zojë e cila, asokohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë, me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e me të kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..”. Simbas rrëfimit të grues, ambasadori, diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet, - vazhdoi ai, - si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!”” (Citohet sipas: Atë Daniel Gjeçaj. “Atë Gjon Shllaku, Martir i Fesë dhe i Atdheut”, përfshirë në librin me titull “Martirizimi i kishës katolike Shqiptare 1944-1990”. Shtypshkronja “Atë Gjergj Fishta”. Tiranë 1993, f. 36). Në qëndrimin e kryediktatorit ndaj Fishtës, nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse, përmes argatit të vetë Enver Hoxha, Beogradi e kishte shndërruar partinë komuniste në agjenturë të serbosllavizmit. Prandaj edhe i kishte dhënë urdhra të prera për shfarosjen e të gjithë nacionalistëve të shquar që e kishin demaskuar rëndë shovinizmin serbosllav për krimet e përbindshme që kishte kryer kundër kombit shqiptar dhe sidomos kundër popullit shqiptar të Kosovës. Dhe, siç dihet, në krye të nacionalistëve të tillë qëndronte Atë Gjergj Fishta. Duke pasur parasysh sa më sipër, vetvetiu lind pyetja: Cilat janë arsyet që edhe Kadarea, ashtu si kryediktatori, e ka sulmuar Fishtën me një egërsi të paimagjinueshme? Mund të hamendësohet se dy janë arsyet e një sulmi të tillë: Së pari, Kadarenë e ka pasë bluar smira për madhështinë e figurës së Fishtës, si një poet i përmasave kombëtare dhe me vlerësime jashtë vendit. Një intelektual i njohur i formatit nacionalist, ka theksuar: “Patër Gjergjin e njihnin të gjithë akademikët si njerëz të kulturës botërore që ishin. E njihnin kryesisht si humanist të shquar, e njihnin për kulturën e tij pa anë e fund, e njihnin si gjuhëtar e si ballkanolog të shquar, e njihnin edhe për vlerësimin e rrallë që i ishte bërë në fushën e vargëzimit si “Homeri i Ri”, i përkthyer në shumë gjuhë të botës. E njihnin ata natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel!” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Atë Gjergj Fishta - Filozof, Ideolog Kombëtar dhe Vizionar”. Faqja e internetit “Radi and Radi”. 15 dhjetor 2017). Së dyti, Kadarea e ka sulmuar me egësi Fishtën për shkak të servilizmit të tij proverbial ndaj kryediktatorit. E pata theksuar edhe në esenë me titull “Servilët e Kadaresë janë si fara e gramit” (të botuar në internet më shumë se dy muaj më parë) se në librin e Petraq Kolevicës me titull “Autobiografia e Kadaresë në vargje”, dëshmohet në mënyrën më të shkëlqyer se deri në ç’nivele të larta kishte arritur filozofia e servilizmit të neveritshëm të Kadaresë ndaj diktatorit. Sulmin më të egër kundër Fishtës, Kadarea e ndërmori në janarin e vitit 1974. Shtrohet pyetje: pse pikërisht atëherë? Përgjigjja është e thjeshtë: në dhjetor të vitit 1972 u zhvillua Festivali i 11-të i këngës në Radiotelevizion. Në atë festival u ndie një prirje për më shumë frymëmarrje të lirë, për më shumë liri mendimi. Kjo nuk i pëlqeu kryediktatorit, i cili, për shkak të murit të paprekshmërisë që kishte ngritur rreth vetes me bastionin e servilëve të të gjitha kategorive, fill pas nëntorit të vitit 1944, qe shndërruar në personin e vetëm me imunitet në Shqipëri, ndërsa të tjerët rreth dhe poshtë tij figuronin si materiale inerte. Në këto kushte, pas atij festivali, kryediktatori përgatiti truallin për thirrjen e Plenumit IV që i zhvilloi punimet më 26-28 qershnor 1973, një plenum ky që mund të vlerësohet pa asnjë mëdyshje si njëra nga faqet më kriminale dhe më të zeza në historinë e komunizmit shqiptar. Në atë plenum, kryediktatori mprehu thikat për thellimin dhe ashpërsimin e luftës së klasave në fushën e kulturës, të ekonomisë dhe të mbrojtjes, si “domeni” i gjeneralëve të ushtrisë, çka u pasua me arrestime, burgime dhe pushkatime të shumë figurave të njohura, pa i thënë asgjë mbarë opinionit publik se çfarë veprimtarie antikombëtare kishin kryer ata njerëz. Muaji janar 1974 ishte njëra nga periudhat më kulmore të histerisë që kishte shpërthyer kundër figurave të njohura të fushës së kulturës. Pikërisht sulmi që Kadarea ndërmori kundër Fishtës në atë muaj, ishte mbështetja më e fuqishme që ai i jepte kryediktatorit për krimet që ky po kryente në fushën e kulturës dhe mundësia më fantastike për ta shpëfaqur me një zell të jashtëzakonshën filozofinë e servilizmit të vet ndaj kryediktatorit. Me zëvendësimin e sistemit komunist me sistemin neokomunist pas demoshmëtisë dhjetoriste, Kadaresë i janë bërë pyetje për sulmet e egra që pati ndërmarrë kundër Fishtës. Dhe Kadarea, në përgjigjet e veta, është munduar të përdridhet me një “shaka serioze”, duke luajtur një komedi të shpëlarë. Në njërën nga ato përgjigje, në gazetën “Korrieri” të datës 06 janar 2002, ai ka deklaruar: “... Si shenjë dhe si provë e ndryshimit tim ka qenë kerkesa publike për botimin e Fishtës në Shqipëri. Ka qenë e para kërkesë e bërë në shtyp. Kjo ka ndodhur më 21 mars 1990, kur Shqipëria ishte ende komuniste”. (Citohet sipas: Indrit Bardhi. “Kadarea i ka borxh Gjeniut të letrave Atë Gjergj Fishtës një pendesë të besueshme”. Faqja e internetit “Proletari.com”. 25 shtator 2015). Po atëherë si shpjegohet që një vit më vonë, në fillim të vitit 1991, Kadarea botoi librin me titull “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, në të cilin, tashmë disa vite pas largimit të kryediktatorit për në botën e përtejme, sulmet kundër Fishtës shpalosen me të njëjtën egërsi, si në vitin 1974? Përgjigjja përsëri është e thjeshtë: filozofia e servilizmit ndaj diktatorit dhe smira përvëluese ndaj Fishtës kishin pushtuar çdo pore të qenies së tij. Prandaj komedinë për gjoja ndryshimin e qëndrimit ndaj Fishtës, Kadarea le t’ua bënte dalje fëmijëve të kopshteve dhe jo opinionit publik. Në një tjetër intervistë, Kadarea thotë “… Mendoja se heshtja totale, fshirja nga kujtesa e shkrimtarëve të ndaluar, ishte ndalimi më i keq, ishte pikërisht dëshira e vërtetë, qëllimi final i diktaturës. Ndaj kam kërkuar një zgjidhje tjetër, që e mendoja më të favorshme për shkrimtarët e dënuar e, natyrisht, për të vërtetën. Ideja ime ishte: të përmendeshin ata, me çdo kusht, qoftë edhe duke i përcjellë me kritika të rrepta. Ç’kritika mund të përdoreshin si taksë për përmendjen e emrit? Ishin pak a shumë dy modele: njëri tepër i skajshëm, si për shembull, kriminel, hienë e zezë, spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve etj. Të tilla unë nuk kam përdorur kurrë. Modeli i dytë, më i moderuar: reaksionar, konservator, patriarkal, primitiv, nacionalist, folklorist, shovinist etj”. (Citohet sipas: “Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën dikur, të gabuara”. Faqja e internetit “portalb”. 29 dhjetor 2015). Pra, sipas Kadaresë, që shkrimtarët e ndaluar të mos harroheshin, ata duheshin sulmuar. Vajmedet, o Kadare! Çdo komedi e ka një kufi, por kjo është komedi mbi komedi. Pra, Kadarea deklaron se në sulmet e veta, Fishtën nuk e paska etiketuar si “spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve etj”. Po si është e vërteta? Le të shfletojmë tribunën e mashtrimit të diktaturës komuniste “Zëri i Popullit” të datës 13 janar 1974. Aty Kadarea, i mllefosur keq kundër Fishtës, për të shpalosur filozofinë e vet të servilizmit ndaj diktatorit, shkruan: “Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm”. Më poshtë vazhdon furinë e egërsisë kundër Fishtës dhe jep këto vlerësime për të: “Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë”. Pra, në përgjigjen e vet, Kadarea i mashtron lexuesit pa iu dridhur qerpiku, duke menduar se ata e kanë kujtesën të shkurtër dhe kanë harruar se çfarë ka deklaruar ai në vitin 1974, se shprehjet “agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist”, nuk kanë ndonjë dallim nga shprehjet “spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve”. Nëse Fishta do të kishte qenë agjent i Vatikanit dhe emisar i pushtimit fashist, ai me siguri që do të kishte pranuar dekoratën që kërkonte t’i akordonte Musolini. Po cili ishte qëndrimi i Fishtës ndaj dekoratës së Musolinit? Në materialin e mëposhtëm, me autor intelektualin e sipërcituar Mërgim Korça, një figurë mjaft e nderuar nga radhët e nacionalistëve shqiptarë, flitet për përpjekjet e fazhizmit italian për ta joshur dhe për ta bërë për vete Fishtën, si një intelektual me shumë autoritet i kombit shqiptar. Aty thuhet: “Pikërisht Ai duhej fillimisht mikluar e pastaj tulatur. Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri: i akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit të Françeskanëve të Shkodrës, me Dekret Mbretëror, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian! Por përgjigjja e Titanit qe e papritur, po aq sa dhe e pabesueshme. Ajo qe e prerë: ia refuzoi Duçes Dekretin Mbretëror të qeverisë Italiane duke u shprehur: “Kjo dekoratë nuk âsht për mue!””. (Citohet përsëri sipas: Mërgim Korça. “Atë Gjergj Fishta - Filozof, Ideolog Kombëtar dhe Vizionar”. Faqja e internetit “Radi and Radi”. 15 dhjetor 2017). Kadarea e akuzonte Fishtën se ishte nacionalist. Vallë të mos e dinte Kadarea që nacionalizmi, në thelb, përfaqëson në vetvete një ideologji dhe një orientim të politikës që ka si parim themelor tezën për vlerën e kombit, si formën më të lartë (më supreme) të unitetit shoqëror në procesin e shtetformimit? Nacionalizmi, si një lëvizje politike, ka si pikësynim mbrojtjen e interesave të bashkësisë kombëtare në raport me pushtetin shtetëror. Në themelin e vet, nacionalizmi predikon besnikërinë ndaj kombit, pavarësinë politike dhe punën në të mirë të popullit, ngritjen kulturore dhe shpirtërore të tij, bashkimin e vetëdijes kombëtare për mbrojtjen e kushteve të jetesës së kombit, të territorit ku ai banon, të resurseve ekonomike dhe të vlerave shpirtërore. Ai mbështetet mbi ndjenjën kombëtare, e cila do të thotë atdhetari. Si ideologji, nacionalizmi ka për qëllim të bashkojë shtresat e ndryshme të shoqërisë, pavarësisht se ato mund të kenë edhe mospërputhje interesash, të krijojë marrëdhënie dinjitoze dhe të ndërtojë një politikë me autoritet me shtetet e tjera, duke mbrojtur atdheun nga agresionet e mundshme të shteteve shoviniste. Pra, me etiketimin e Fishtës si nacionalist, Kadarea është lodhur kot, se shqiptarët me vetëdije kombëtare janë shumë krenarë që Fishta ka qenë nacionalist. Filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer - 1788-1860), thotë: “Nacionalizmi është krenari për vendin, të cilit ti i përket”. Kadarea e akuzon Fishtën dhe, ashtu si edhe kryediktatori, thotë një gënjeshtër të madhe kundër tij, duke e quajtur shovinist. Vallë nuk e dinte Kadarea që shovinizmi është ideologji që synon të përndjekë dhe të shtypë popujt e tjerë ose kombësitë e tjera? Fishta asnjëherë nuk është shprehur për përndjekjen dhe shtypjen e fqinjve serbosllavë. Ai vetëm i ka demaskuar publikisht për urrejtjen që ushqenin ndaj kombit shqiptar, të shoqëruar me epshet shoviniste për pushtimin e territoreve shqiptare dhe për shfarosjen e popullit shqiptar. Kadarea shpif kundër Fishtës, duke e akuzuar si “partizan të shkombëtarizimit dhe të romanizimit të kulturës sonë”. Fishta jo vetëm nuk pati folur dhe nuk pati shkruar ndonjëherë për shkombëtarizimin e shqiptarëve, por pati ngritur edhe zërin e tij të fuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Vallë nuk e kishte lexuar Kadarea veprën “Mrizi i zanave”, në të cilën ushtojnë vargjet gjëmimtare në vijim: Po, por nesër, me ndihmë t’ Zotit, / Do t’a bajm prap Shqypni t’ lir / Prej Prevezet m’ Leqe t’ Hotit, / Prej Tivarit m’ Monastir. Valë nuk e dinte Kadarea që Fisha ka qenë autor i tekstit të Himnit Kombëtar, me muzikë të Palok Kurtit, të cilin nxënësit e këndonin nëpër rrugët e Shkodrës që prej vitit 1913? Edhe më e marrë është akuza e Kadaresë ndaj Fishtës për romanizimin e kulturës. Romanizim apo shkombëtarizim i kulturës, do të thotë shpërbërje deri në shkombëtarizim të gjuhës shqipe, sepse gjuha shqipe është trualli i shëndetshëm, mbi të cilin ngrihet kultura shqiptare mbarëkombëtare. Por gjuhën shqipe, gjuhën e perëndive, siç e quan Naim Frashëri, Fishta, po ashtu, e quan gjuhë e Perëndisë dhe e ka trajtuar si fëmijën e vetme, si sytë e ballit. Prandaj në poezinë ma titull “Gjuha shqype” vargjet në vijim kanë një rrezatim shkëlqimtar në mbarë trojet tona etnike: Pra, mallkue njai bir Shqyptari, / qi këtë gjuhë të Perëndis’, / trashigim, që na la i Pari, / trashigim s’ia len ai fmis. Po Kadarea, qoftë edhe një herë të vetme gjatë këtyre 30 vjetëve që jeton në Paris, pse nuk e ndoqi shembullin e Fishtës në qëndrimin ndaj Perëndimit evropian, i cili, nën ndikimin e fuqishëm të shovinizmit rusomadh, armikut të betuar tradicional të kombit shqiptar, na copëtoi trojet etnike. Fishta i madh, duke veshur petkun e politikanit me vetëdije të lartë kombëtare, duke iu drejtuar përfaqësuesve të fuqive të mëdha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, deklaroi burrërisht: “Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë… Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme, po nuk e nxuer e nuk ua ktheu Shqipnisë ato toka që, Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtsije, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë, për me ua lëshue grekve dhe serbve”. Vallë nuk e di Kadarea që fjala e një shkrimtari të madh në mjetet e huaja të informimit masiv, peshon shumë më tepër sesa pesha e një shkëmbi hijerëndë? Shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare kanë shpresuar shumë se Kadarea do ta thotë fjalën e vet në Perëndimin evropian për krimin e rëndë që bëri Kongresi famëkeq i Berlinit dhe Konfereca edhe më famëkeqe e Londrës me copëtimin e trojeve tona etnike për interesat e klyshëve të Rusisë - grekosllavizmit. Ka kaluar më shumë se një shekull që grekosllavizmi vazhdon t’i mbajë të pushtuara trojet tona, prandaj ato duhet t’i kthehen dikur atdheut amë. Atje në Paris Kadarea është dekoruar me një medalje të Legjionit të Nderit. Për çfarë meritash para Francës i është akorduar Kadaresë ajo dekoratë? Sigurisht për interesat e Francës. Që Kadarea të mos e thotë as edhe një fjalë të vetme kur politikanë francezë sulmojnë popullin shqiptar të Kosovës dhe, rrjedhimisht, mbarë kombin shqiptar? Prandaj Kadarea s’është ndier fare për i gjallë për rastet e mëposhtme Le të ndalemi në disa fakte konkrete: Së pari, në mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Emerik Shoprad (Aymeric Chauprade - 1969). Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian”. Se Kosova, sipas këtij injoranti me gramë të madhe, jo vetëm që na qenkej “çerdhe e krimit”, por mbakej përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Marrë nga faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015). Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitej përkrah skifterëve ushtarakë francezë, të cilët, domosdo, me bekimin e politikës franceze, i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s. Gjenerali rus Leonid Ivashov ka deklaruar: “Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës, gjeneral-armatë Zhan Pjer Kelsh [Jean-Pierre Kelche (1942)], me të cilin unë kam marrëdhënie shumë të mira,.. nuk ka qenë përkrahës i bombardimeve kundër Jugosllavisë... Me rastin e 10-vjetorit të bombardimeve, ish-këshilltari i de Golit, gjenerali Pjer Galua [Pierre Marie Gallois (1911-2010)], pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të një fjalimi të tij, në të cilin kishte zbuluar disa sekrete të NATO-s… (Citohet sipas: “Intervistë me gjeneral kolonel Leonid Ivashov”. Revista “Itogi”. Marrë nga faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010). Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbënte deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbënte heshtja e krejt eurodeputetëve të tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t’i jepte përgjigjen që Aymeric Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Kosovës. Heshtja e eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur: “… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. Marrë nga faqja e internetit “Voal”. 16 prill 2011). Së dyti, gjatë fushatës së fundit zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Francë, “kandidatja presidenciale Marine Le Pen pati deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës, do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf”, ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”. Po ashtu, ajo tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”” (Citohet sipas: “Shokon Le Pen: Nëse e fitoj Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe”. Faqja e internetit “voal”. 20 mars 2017). A mendon Kadarea se Fishta do të heshtte sikur këto deklarata amiqësore kundër kombit shqiptar të ishte e mundur t’i shkonin në vesh në botën e përtejme? Me siguri që eshtrat nga ishin e nga s’ishin andej nga i flaku kryekrimineli Enver Hoxha, do të mblidheshin bashkë dhe do të vinin ulërimëm. Me heshtjen e tij, Kadarea është bërë palë me kastën politike shqiptare, servile e pështirë e brukselizmit, është bërë palë me brukselizmin, paçka se ky ka 20 vjet që po mban qëndrimin izolues ndaj Kosovës. Është bërë palë, sigurisht, për shkak të filozofisë së servilizmit që e mban të mbërthyer në vend. Prandaj, për t’iu servilosur Perëndimit evropian, popullin shqiptar të Kosovës e sulmoi shumë ashpër pas ngjarjve të marsit të vitit 2004, kur kriminelët serbë mbytën tre fëmijë shqiptarë në lumin e Ibrit, çka u bë shkak për shpërthimin e revoltave antiserbe në mbarë vendin. Asokohe Kadarea u pati kushtuar një artikull atyre ngjarjeve. Zëvendësi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës mars-qershor 1999, njëkohësisht dhe oficeri që bashkërendoi bashkëveprimin midis Ushrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Aviacionit të NATO-s për rreth 10.000 operacione ajrore brenda 78 ditëve, nga 36.000 opercione gjithsej që kreu NATO-ja gjatë asaj lufte. Koloneli Dilaver Goxhai kujton: “Të gjithë prisnin natyrshëm reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar me reputacion ndërkombëtar, reagimin tuaj, zoti Ismail Kadare. Më falni, jo të gjithë, por ajo pjesa që quhet popull. Dhe, ja! 1 Prill 2004, të gjitha gazetat e Kosovës botuan shkrimin tuaj, me titullin shpresëdhënës: “Riparimi i së keqes”, në të cilin ju analizonit ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit të vitit 2004 në Kosovë. Nuk mbeti gazetë pa u shitur. Si asnjëherë. Populli i lutej Zotit, besonte dhe shpresonte se mbase Kadareja nuk do të anonte nga… pikpamjet e Solanës. Por frika se Kadarea do ta dënonte popullin shqiptar në Kosovë, sikundër bëri edhe me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, për fat të keq, u vërtetua.... Ndoshta folët kështu, se nuk mund të bënit ndryshe, ndoshta vetë pozita juaj shoqërore dhe ndërkombëtare iu vuri në vështirësi, iu diktoi dhe iu detyroi të ishit në një zë e në një valë me Holkerin, Solanën e kompani. Shumëkush e kupton këtë pozicion delikat tuajin. Por unë jo, të më falni. Unë mendoj se kishte një rrugë tjetër, shumë më dinjitoze, për të mos rënë në këtë lloj detyrimi: mund të mos flisnit fare dhe kjo do të ishte më e ndershme. Ose mund të flisnit në përgjithësi, si shumë të tjerë, në mënyrë që askush të mos mendonte, me ose pa të drejtë, se Ismail Kadareja kërkon të fitojë kapital politik, shoqëror e moral edhe mbi fatkeqësinë e një populli... Nuk iu besoja syve kur lexoja në atë “analizë” se ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit 2004 ishin, sipas jush, “zëmërim i verbër, vizion dritshkurtër, nga dufi katundaresk, ky sorrogat i keq i patriotizmit”. Vërtet mendoni kështu për popullin e Kosovës, zoti Kadare?... [Citohet sipas: Dilaver Goxhai (Shëtim Golemi)]. “Edhe ti Kadare e mohove UÇK-në!?... Refleksione. Në vend të një polemike”. Fragment i shkëputur nga libri “UÇK-ja dhe Kadarea”. Prishtinë 2004, f. 24, 25). Dhe në atë artikull, mllefi i Kadaresë kundër popullit shqiptar të Kosovës arrin deri në caqet e marrëzisë, kur gjërat i hiperbolizon deri në atë shkallë absurde, saqë nxjerr nga pena një deklaratë pa kurrfarë përgjegjësie. Prandaj Koloneli Dilaver Goxhai shkruan: “Në “analizën” për ngjarjet e marsit, ju, z. Kadare, shpreheni: “Brenda një nate u dogjën aq kisha sa ndoshta nuk janë djegur gjatë një shekulli në Europë” (po aty, f. 65). Me sa duket, filozofia e servilizmit ndaj Perëndimit evropian, Kadaresë ia kishte fshirë nga kujtesa fjalët që i kishte shkruar dikur heroit të Kosovës Ukshin Hoti në librin “Bisedë përmes hekurash”: “Ekziston tashmë një traditë jo e vogël e cinizmit europian kundër Shqipërisë. Është bërë zakon që të bëhen kundër saj deklarata të tilla pa drojën e ndëshkimit moral…” (po aty, f. 20). Për t’iu servilosur Perëndimit evropian, Kadarea po me të njëjtin mllef, madje edhe më rëndë, sulmoi djelmoshat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqeni, duke i etiketuar ata si “banditë”, “klyshë të Enverit”, “aventurierë”, “të papërgjegjshëm”, “naivë”, mendjelehtë”, “me qëllime të dyshimta”, “në shërbim të një loje antishqiptare”, “pseudopatriotë”, “mafiozë”. (Gazeta “Shekulli”. 10 mars 2001, f. 3). Koha vërtetoi se këto epitete ishin sa të pahijshme, aq edhe të turpshme, për të cilat Kadarea nuk u pendua kurrë. Pikërisht filozofia e servilizmit ndaj Perëndimit evropian ishte ajo që e bëri gati Kadarenë të shprehte gatishmërinë të binte në gjunjë para ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin, për kritikën që asokohe i pati bërë asaj një analist shqiptar, një diplomate kjo pa kurrfarë autoriteti, që i bënte fresk kryeministrit Rama, duke mos e thënë as edhe një fjalë të vetme për parcelat e drogës në mbarë Shqipërinë. A ka menduar ndonjëherë Kadarea se për mbarë kombin shqiptar do të kishte qenë një mrekulli e vërtetë, sikur ai, ashtu si edhe Fishta i Madh para një shekulli, ta kishte thënë një fjalë me peshë për domosdoshmërinë e rishikimit të krimit që Perëndimi evropian kreu me copëtimin e trojeve tona etnike dhe për vënien në vend të drejtësisë, duke shtruar kërkesën për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm, me një stemë dhe një flanmur? A nuk ishte rasti më i mirë gjatë këtyre 30 vjetëve që Kadarea, ashtu si edhe Fishta, për një kërkesë të tillë, të vishte petkun e politikanit dhe të dilte burrërisht në skenën e Perëndimit evropian me autoritetin e një shkrimtari, të njohur në mbarë botën, duke sfiduar klasën politike shqiptare, mercenare të grekosllavizmit dhe të brukselizmit? N mbyllje dëshiroj të theksoj edhe një herë se Kadarea, me ato që ka deklaruar se gjoja kishte ndryshuar qëndrim ndaj Fishtës, ka mashtruar, ka luajtur një komedi, çka e ka vërtetuar me fakte edhe me qëndrimin që ka mbajtur ndaj një ish-shoku të tij të dikurshëm të letrave, shkrimtarit Nasho Jorgaqi, i cili ka zbuluar dyfytyrësinë e tij si më poshtë. Lidhur me romanin e Kadaresë “Mjegullat e Tiranës”, të botuar në vitin 2014, për të cilin autori pretendon se e paska shkruar në vitin 1958 dhe sulmon Nasho Jorgaqin për novelën “Dashuria e Mimozës”, ky i është drejtuar Kadaresë me një letër, ku, ndër të tjera, shkruan: “Tani, pas kaq viteve, ti miku im i dikurshëm, pa pritur e pa kujtuar, merresh me këtë vepër anonimisht, pra, pa përmendur as titullin e as emrin e autorit, jo për të treguar të vërtetën ashtu siç është, po për ta shtrembëruar në mënyrë flagrante në dobi të veprës tënde. Pra, nuk ka në këtë mes asnjë qëllim dashamirës, përkundrazi, mungesë totale respekti dhe një vetëmburrje vanitoze. Ballafaqimi tendencioz i dy veprave nga ana jote kërkon t’u tregojë lexuesve të brezit të sotëm se sa i zoti e largpamës paske qenë ti atëherë, kur me intuitën e një rioshi arrije të kapërceje barrierat e letërsisë socrealiste e të ideologjisë së rreptë të kohës dhe mbërrije të shkruaje një vepër krejt të lirë e të shpenguar nga ky realitet… Tek e fundit, ia vlen barra qiranë të mistifikosh qoftë edhe një moment nga e kaluara e largët për të dëshmuar me një vepër konkrete se ti nuk ishe ashtu si të njihnim në mendimet dhe shkrimet e tua, por dikush krejt tjetër. Paskëshe qenë katërcipërisht ky i sotmi, një antisocialist apo, më saktë, një antikomunist i lindur. Por, për fat të keq, harron se kryeveprat e tua janë të frymëzuara dhe i janë kushtuar një epoke që ti e përbalt dhe e mohon. Sinqerisht që është e vështirë t'i karakterizosh të gjitha këto me një emër të vetëm” (Citohet sipas: Nasho Jorgaqi. “Letër Ismail Kadaresë. E kaluara as shitet, as blihet”. Faqja e internetit “Voal”. 20 korrik 2014). Reagimi i Profesor Nasho Jorgaqit më solli përsëri në kujtesë esenë mjaft interesante të Profesorit Anton Nikë Berisha, me titull “Sa Ismail Kadare janë brenda Ismail Kadaresë?!”, të botuar në faqen e internetit “Syri” të datës 29 korrik 2019.

2020-12-28

Libri i autorit Rmadan Selimi, "Federata e Boksit e Kosovës"Arritjet" 2002-2019.është shkruar më një gjuhë të kapshme sportive ëshë i lehtë për tu lexuar nga studiuesit kineziologjikë,studentët dhe profesionistët sportivë si dhe lexuesi i thjeshtë.

Sporti në Kosovë ka një traditë të gjatë dhe luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare. Sportet më të njohura në Kosovë ndër të tjera janë: futbolli, basketbolli, volejbolli dhe hendbolli. Ndërsa, sportet individuale më të njëhura janë mundja, xhudo, noti, boksi, karate dhe skijimi. Këto ditë nën përkujdesjën e Stafit redaktues Dibran Fylli,Asllan Qyqalla Flori Bruqi ,autori Rmadan Selimi,botoi librin “Federata e Boksit e Kosovës”Arritjet” 2002-2019. Federata e Boksit e Kosovës, në kohën e pasluftës u regjistrua si Organizatë sportive sipas rregullores se UNMIK-ut, në vitin 2000. Kryetar u zgjodh Ismet Jashanica, i cili e udhëhoqi FboxK deri në janar të vitit 2002. Nga viti 2002, me Kuvende të rregullta, udhëheqja e FboxK, ii është besuar yt.Ramadan Selimi, i cili suksesshëm e drejtoi FboxK për katër mandate, deri në shtator të vitit 2019, kur edhe u tërhoq nga ky post. FboxK i ka përkrahur e mbështetur zyrtarisht klubet e boksit në Kosovë, boksierët, trajnerët, gjyqtarët e punëtorët sportivë te të gjitha klubeve dhe jo vetëm kaq. FboxK në bashkëpunim me organizmat tjerë dhe me simpatizantët e saj sportdashës, organizoi turne boksi, fillimisht nëpër klube, pastaj merr përsipër edhe turnet më prestigjiozë, duke i ndërkombëtarizuar dhe organizuar suksesshëm deri edhe ne nivele ndërkombëtare. Arritjet më të mëdha, janë ato me Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, në të cilin turme merrnin pjesë boksier të shteteve nga rajoni, Evropa e më gjerë, duke përfshirë këtu edhe shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Pra sporti ishte dhe vazhdon të jetë flamurtar i Republikës së Kosovës. Autori I librit,yt. Ramadan Selimi është i lindur në Açarevë të Skënderajt, më 20.04.1960. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Klinë, si dhe Shkollën e lartë ekonomike në Pejë. Pas përfundimit të studimeve, sikurse shumë bashkëmoshatarë të tij, për shkak të situatës politike dhe gjendjes jo të mirë në Kosovë, detyrohet ta marr rrugën e mërgimit. Zt.Ramadan Selimi vendoset në Gjermani dhe fillon të punoi, por ai krahas punës nuk iu nda aktiviteteve kulturore, artistike e sportive, aty ku punonte e jetonte. Pasi u vendos në Gjermani, Ramadani me një grup shokësh, formoi Grupin e dramës shqipe, duke shfaqur para publikut dramën “Plisi ne shtizë” me tekst dhe regji te autorit Fehmi Korça, ku Ramadani (Dani) me sukses luajti edhe njërin ndër rolet kryesore. Aktivitetet e Ramadan Selimit ishin të pandalshme. Ai, me themelimin e UÇK-së, ishte ndër të parët që organizoi tubime sensibilizuese, ku së bashku me shumë veprimtar të çështjes kombëtare ishte i pandalshëm në grumbullimin e fondit “Vendlindja thërret”, fond ky i cili për kohën ishte jetik dhe i domosdoshëm për vazhdimin e luftës çlirimtare në Kosovë. Kurse më vonë, Dani i la të gjitha dhe ia mësyni vijave të frontit. Me të arritur në Shqipëri, bie në kontakt me anëtarët e SHP të UÇK-së, ku fillimisht merr detyrën që të përkujdesej për të plagosurit dhe më pas shkon në veri për të ndihmuar në organizimin e ushtarëve çlirimtar që vinin për armatim. Më 14 dhjetor 1998, atëbotë kur kolona e ushtarëve të UÇK-së, të prirë nga Komandant Mujë Krasniqi bien në pritën ogurzezë të forcave serbe, Ramadan Selimi ishte ndër të parët që u shkoi në ndihmë të mbijetuarve, duke tërhequr shumë nga ushtarët e plagosur në betejën e Gorozhubit. Pas kësaj ngjarje tragjike, ndër më të rëndat për UÇK-në, me urdhër të Shtabit të UÇK-s emërohet udhëheqës i Qendrëssë rekrutimit me seli në Durrës, detyrë kjo që iu besua dhe e kreu ndershmërisht deri në përfundimin e luftës së lavdishme çlirimtare në qershor të vitit 1999. Pas përfundimit të luftës së shenjt të UÇK-së kthehet në Kosovë me të gjithë dokumentacionin e duhur për punën e tij në Qendrën e rekrutimit. Duke e parë të udhës dhe duke llogaritur së dëshmorët kanë vetëm datëlindje, Dani iu bashkua iniciativës për themelimin e Festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, i cili do të mbahej në Klinë, pikërisht në datëlindjen e Komandant Kapuçit, më 6, 7 e 8 Qershor. Puna, angazhimi e përkushtimi i Danit bëri që Festivali të rrugëtoi drejt sukseseve të njëpasnjëshme, si dhe nga Drejtoria e festivalit zgjidhet sekretar organizativ, detyrë kjo të cilën e kreu me ndershmëri për disa mandate radhazi. Ramadan Selimi, në vitin 2002, ftohet nga një grup sportistësh në Kuvendin e rregullt të Federatës së boksit të Kosovës, ku me shumicë votash zgjidhet Kryetar. Ai me punën dhe përkushtimin e tij, duke e ngritur cilësinë e boksit dhe duke arritur suksese në organizimin e turneve, ishte për katër mandate kryetar i Federatës së boksit. Dani për shumë mandate ishte edhe Kryetar i Këshillit Organizativ të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, anëtar i Bordit në Komitetin Olimpik të Kosovës për tre mandate si dhe iniciatori kryesor për pranimin e FboxK në AIBA dhe EUBC. Në Federatën e Boksit Evropian emërohet anëtar i Komisionit për organizimin e Lojërave Evropiane të kategorisë se femrave, punë të cilën e kreu me përkushtimpër dy mandate. Libri “Arritjet” është i pari i këtij lloji që paraqet punën dhe sukseset e arritura në boksin kosovar, që nga themelimi e deri me sot, por kryesisht është i fokusuar gjatë mandateve sa ai ishte në udhëheqje të Federatës së boksit të Kosovës, kurse në përgatitje e sipër e ka librin “Rrënjët e folklorit pas lufte” në bashkautorësi me Dibran Fyllin, si dhe Librin me argumente “UÇK-ja dhe Qendra e rekrutimit në Durrës”. Ramadani Selimi jeton dhe vepron në Prishtinë. Sportet individuale janë ato që i sollën sukseset më të mëdha Kosovës. Sportistë të shquar si: Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Sami Buzolli, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë sjellë medalje nga garat kryesore ndërkombëtare. Disa nga federatat që janë pjesë e shoqatave ndërkombëtare janë Federata e Taekwondos e Kosovës, Federata e Boksit e Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës, Federata e Xhudos e Kosovës, dhe Federata Skitare e Kosovës. Sidoqoftë, atletët që kanë lindur dhe janë rritur në vendet evropiane, kanë pasur mundësinë të jenë të suksesshëm në fushën ndërkombëtare. Historiku i gjatë i sportit në Kosovë zë fill qysh në shekujt VI dhe V p.e.s. kur shfaqen edhe dëshmitë e para arkeologjike për këtë veprimtari. Mes shumë dëshmive të zbuluara arkeologjike është edhe figurina e njohur si “Vrapuesja e Prizrenit”, e derdhur në bronz, e cila jep pamjen e vajzës në pozitë vrapimi, e veshur me një kiton të gjatë e të hollë, pa mëngë, me një trup të bukur dhe muskuloz. Vetë pozita e vrapimit, hapi elegant dhe ngadhënjimtar, shikimi bredhës dhe shqetësues, që duket sikur ndjek garistet rivale, janë tipare të atletes në një garë vrapimi. Zanafilla antike e këtyre artefakteve arkeologjike vërteton pohimet se Dardanët ishin njohës dhe adhurues të lojërave sportive. Reliktet e këtyre lojërave shfaqen edhe gjatë dasmave dhe festave të ndryshme, si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Elemente të sportit në Kosovë shfaqen edhe gjatë sundimit osman, përmes lojërave dhe garave të ndryshme popullore. Ndërkaq, në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XX në Kosovë u themeluan të ashtuquajturat shoqëri sokolash e të cilat kishin në programin e tyre edhe veprimtaritë sportive. Shoqëria e parë e sokolave në Kosovë është themeluar në Prizren në vitin 1909. Me ardhjen e austro-hungarezëve në Kosovë (1914 – 1918) u themeluan edhe klubet e para sportive. Themelimi i klubeve të ndryshme sportive vazhdoi edhe në periudhën mes dy luftërave botërore, gjë që shihet edhe nga datat e themelimit të disa klubeve sportive në Kosovë, sidomos klube futbollistike. Pas Luftës së Dytë Botërore sporti në Kosovë u zhvillua shkallë-shkallë, përfshirë këtu themelimin edhe të shumë federatave dhe klubeve tjera sportive. U ndërtuan edhe një varg objektesh sportive, gjë që ndikoi në arritjen e rezultateve më të mira si arenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Mes sportistëve më të njohur të periudhës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore nga Kosova janë edhe Riza Lushta, Lah Nimani, Xhevdet Peci, Fadil Vokrri, Mehmet Bogujevci, Luan Prekazi, etj. Për një kohë të gjatë në Kosovë njerëzit nuk kishin mundësi të ndjekin aktivitetet ndërkombëtare sportive, kështu që kjo ka qenë një vakum për organizimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare dhe mundësinë për të përfaqësuar cilësinë e sportistëve të rinj të Kosovës në nivelin ndërkombëtar, të cilët do të jepnin një ndikim pozitiv në avancimin e sportit vendor. [47] Kosova ishte pjesë e disa federatave ndërkombëtare sportive në vitet 1990 dhe ka bërë kërkesë për t’u bërë anëtare e shumë më tepër pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Aktualisht federatat e Kosovës janë anëtare të plota të 7 federatave ndërkombëtare sportive, anëtare të përkohshme në 4 federatave ndërkombëtare sportive, anëtare të asociuara të 2 federatave ndërkombëtare sportive dhe anëtare të 1 federatës evropiane. Më 22 tetor 2014, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se i kishte dhënë njohje të përkohshme Komitetit Olimpik të Kosovës duke propozuar njohje të plotë në Sesionin e IOC që do të mbahej në dhjetor të vitit 2014. [48] Me 8 dhjetor 2014, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)u bë anëtar i plotë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar mund të ketë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në pranimin e federatave të tjera të sportit në nivelin ndërkombëtar. Gjenerata e artë e Klubit të boksit Prishtina Prishtinës ishte plotë pesë herë kampione dhe gjashtë herë nënkampione e ish Jugosllavisë, shtet që nuk ekziston më. Yjet e boksit Kosovar apo emrat e boksierëve të Kosovës boksonin me fanatizëm dhe nokautonin boksierët e klubeve të ndryshme ish-jugosllave, ose siç thuhet shpesh trimat që rrihnin klubet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë, si kroat, malazez, boshnjak etj. Këta janë yjet apo emrat e mirënjohur në fotografinë e cila është e vitit 1980: trajner Lah Nimani, boksierët Xhevdet Peci, Xheko Muhoviç, Beqir Berisha, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Shefki Bogujevci, Zoran Dediç dhe Haki Peci. Mos të harrojmë se pjesë e gjeneratës kanë qenë edhe shumë emra, si Aziz Salihu, Sami Buzolli, Fatmir Makolli, Afrim Majanci, Nysret Rexhepi, Abedin Lika, Skënder Hajdini, Sahit Hajdini, Ismet Haziri, Mërgim Shala, Zahir Shabani, Daut Dauti, Naser Bajrami, Agim Latifi, Muharrem Gjocaj, Latif Demolli, i ndjeri Ali Ndrecaj, etj. Librii Ramadan Selimit është shkruar më një gjuhë të kapshme sportive është i lehtë për tu lexuar nga studiuesit kineziologjikë,studentët dhe profesionistët sportivë si dhe lexuesi i thjeshtë. Flori Bruqi

2020-12-25

Ramadan Selimi"Federata e Boksit e Kosovës "Arritjet" 2002-2019.




Shtëpia Botuese “FloriPress” Për botuesin Prof. Dr. Flori Bruqi

 E përgatiti për shtyp Dibran Fylli 

Redaktor gjuhësor Asllan Qyqalla 

Fotografitë dhe materialet;

 Nga arkivi personal i Ramadan Selimit dhe arkivi i FboxK

 Radhitja kompjuterike dhe dizajni uniART Creative Durim Fylli © të drejtat autori (r.s)


Edhe pak ditë botohet libri i autorit Ramadan Selimi "Federata e Bioksit e Kosovës"Arritjet" 2002-2019




Federata e Boksit e Kosovës, në kohën e pasluftës u regjistrua si Organizatë sportive sipas rregullores se UNMIK-ut, në vitin 2000. Kryetar u zgjodh Ismet Jashanica, i cili e udhëhoqi FboxK deri në janar të vitit 2002. Nga viti 2002, me Kuvende të rregullta, udhëheqja e FboxK iu besua Ramadan Selimit, i cili suksesshëm e drejtoi FboxK për katër mandate, deri në shtator të vitit 2019, kur edhe u tërhoq nga ky post. FboxK i ka përkrahur e mbështetur zyrtarisht klubet e boksit në Kosovë, boksierët, trajnerët, gjyqtarët e punëtorët sportiv te të gjitha klubeve dhe jo vetëm kaq. FboxK në bashkëpunim me organizmat tjerë dhe me simpatizantët e saj sportdashës, organizoi turne boksi, fillimisht nëpër klube, pastaj merr përsipër edhe turnet më prestigjiozë, duke i ndërkombëtarizua dhe organizuar suksesshëmderi edhe ne nivele ndërkombëtare. Arritjet më të mëdha, janë ato me Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, në të cilin turme merrnin pjesë boksier të shteteve nga rajoni, Evropa e më gjerë, duke përfshirë këtu edhe shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Pra sporti ishte dhe vazhdon të jetë flamurtar i Republikës së Kosovës. 

Ramadan Selimi është i lindur në Açarevë të Skënderajt, më 20.04.1960. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Klinë, si dhe Shkollën e lartë ekonomike në Pejë. Pas përfundimit të studimeve, sikurse shumë bashkëmoshatar të tij, për shkak të situatës politike dhe gjendjes jo të mirë në Kosovë, detyrohet ta marr rrugën e mërgimit. Ramadan Selimi vendoset në Gjermani dhe fillon të punoi, por ai krahas punës nuk iu nda aktiviteteve kulturore, artistike e sportive, aty ku punonte e jetonte. Pasi u vendos në Gjermani, Ramadani me një grup shokësh, formoi Grupin e dramës shqipe, duke shfaqur para publikut dramën “Plisi ne shtizë” me tekst dhe regji te autorit Fehmi Korça, ku Dani me sukses luajti edhe njërin ndër rolet kryesore. Aktivitetet e Ramadan Selimit ishin të pandalshme. Ai, me themelimin e UÇK-së, ishte ndër të parët që organizoi tubime sensibilizuese, ku së bashku me shumë veprimtar të çështjes kombëtare ishte i pandalshëm në grumbullimin e fondit “Vendlindja thërret”, fond ky i cili për kohën ishte jetik dhe i domosdoshëm për vazhdimin e luftës çlirimtare në Kosovë. Kurse më vonë, Dani i la të gjitha dhe ia mësyni vijave të frontit. Me të arritur në Shqipëri, bie në kontakt me anëtarët e SHP të UÇK-së, ku fillimisht merr detyrën që të përkujdesej për të plagosurit dhe më pas shkon në veri për të ndihmuar në organizimin e ushtarëve çlirimtar që vinin për armatim. Më 14 dhjetor 1998, atëbotë kur kolona e ushtarëve të UÇK-së, të prirë nga Komandant Mujë Krasniqi bien në pritën ogurzezë të forcave serbe, Ramadan Selimi ishte ndër të parët që u shkoi në ndihmë të mbijetuarve, duke tërhequr shumë nga ushtarët e plagosur në betejën e Gorozhubit. Pas kësaj ngjarje tragjike, ndër më të rëndat për UÇK-në, me urdhër të Shtabit të UÇK-s emërohet Biograa e autorit 122 udhëheqës i Qendrëssë rekrutimit me seli në Durrës, detyrë kjo që iu besua dhe e kreu ndershmërisht deri në përfundimin e luftës së lavdishme çlirimtare në qershor të vitit 1999. Pas përfundimit të luftës së shenjt të UÇK-së kthehet në Kosovë me të gjithë dokumentacionin e duhur për punën e tij në Qendrën e rekrutimit. Duke e parë të udhës dhe duke llogaritur së dëshmorët kanë vetëm datëlindje, Dani iu bashkua iniciativës për themelimin e Festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, i cili do të mbahej në Klinë, pikërisht në datëlindjen e Komandant Kapuçit, më 6, 7 e 8 Qershor. Puna, angazhimi e përkushtimi i Danit bëri që Festivali të rrugëtoi drejt sukseseve të njëpasnjëshme, si dhe nga Drejtoria e festivalit zgjidhet sekretar organizativ, detyrë kjo të cilën e kreu me ndershmëri për disa mandate radhazi. Ramadan Selimi, në vitin 2002, ftohet nga një grup sportistësh në Kuvendin e rregullt të Federatës së boksit të Kosovës, ku me shumicë votash zgjidhet Kryetar. Ai me punën dhe përkushtimin e tij, duke e ngritur cilësinë e boksit dhe duke arritur suksese në organizimin e turneve, ishte për katër mandate kryetar i Federatës së boksit. Dani për shumë mandate ishte edhe Kryetar i Këshillit Organizativ të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, anëtar i Bordit në Komitetin Olimpik të Kosovës përtre mandate si dhe iniciatori kryesor për pranimin e FboxK në AIBAdhe EUBC. Në Federatën e Boksit Evropian emërohet anëtar i Komisionit për organizimin e Lojërave Evropiane të kategorisë se femrave, punë të cilën e kreu me përkushtimpër dy mandate. Libri “Arritjet” është i pari i këtij lloji që paraqet punën dhe sukseset e arritura në boksin kosovar, që nga themelimi e deri me sot, por kryesisht është i fokusuar gjatë mandateve sa ai ishte në udhëheqje të Federatës së boksit të Kosovës, kurse në përgatitje e sipër e ka librin “Rrënjët e folklorit pas lufte” në bashkautorësi me Dibran Fyllin, si dhe Librin me argumente “UÇK-ja dhe Qendra e rekrutimit në Durrës”.Ramadani jeton dhe vepron në Prishtinë. Përmbajtja .


F.B.

Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami USHTRIA ÇLIRIMTARE DHE KOSOVA SËRISH NË GRACKAT E TË HUAJVE DHE TË LDK-së

Ku jemi dhe kah po shkojmë? Politikanë, është momenti i fundit të mblidhni mend, në prag të dekadës Tretë të shekullit XXI; t` u pret sëpata në një vend, në interes të shëndetit të Republikës Kosovës, duke respektuar gjakun e derdhur për çlirim dhe mirëqenie të popullit. Kombit i kemi borxh të gjithë pa dallim, kombi nuk na ka borxh asgjë. Ligësitë që po ia servoni kombit, duke favorizuar nepotizmin dhe korrupsionin, jeni kualifikuar në një ofensivë të egër për grabitjejedhe vjedhje të djersës popullore. Reflektoni kah ju thërret KOMBI. Shumë kujt i ka ardhur thika te fyt nga intrigat dhe varfëria. Nëse kombi jeton në varfëri, kokën ia keni vu në cung tëdruve.Asnjë lloj mjegulle, nuk largohet pa e shkrirë dielli. Pra, popull imitoje diellin dhe rreshtohu me vetëdije kah sakrifica dhe dëlirësia, kundër punëve të pista, në mënyrë që varësia dhe varfëria në Republikën e Kosovës, të largohen nga vatrat tona si mjegulla para diellit! Para opinionit e shtroi këtë pyetje: Ku ka popull dhe forcë ÇLIRIMTARE që ia fshehë okupatorit dhe hafijeve të tij krimet; ku ka institucion shtetëror në botë që agjenturat e okupatorit ia sjellin dokumentet në zyre dhe ato dokumente t` i përdorë për “humanizëm”; ku ka person publik shtetëror që arrestohet për një detyrë që së pari është dashur të dihet se kush i ka sjellë Dosjet në tërë zingjirin në kryesinë e OVL UÇK, NUK KA. Por Kosova le të dihet se është ende një koloni moderne prandaj ka sjellje të këtilla, aq më parë që dosjet janë ardhurme paramendim, sepse e kanë ditë organizatorët qëndrimin e OVL UÇK. E modelit të luftës së UÇK-ës BE e sidomos Rusia dhe Serbia po i frigohën. Njëqind pesëdhjetë vjet intriga dhe PROGRAME serbe për shfarosjen e shqiptarëve (1836-1999), në stilin përsërite dhe vetëm përsërite intrigën dhe krimin, sepse diçka nga ky zanat antinjerëzor do të mbetet shembull dhe mbeturinë për të vepruar edhe nesër. Dhe çka është këtu politikë brutale anticivilizuese, është fakti se po përsëritet akuza për të njëjtën pasojë e që është realizimi i një pozite koloniale mbi një popull që nuk është ardhacakë ,siç janë serbët, por është autokton siç janë shqiptarët. Nuk ka dilemë, Rusia me Serbinë është kthyer në një aksion të turpshëm politik dhe diplomatik, sa që më shumë është kah investohet për ta sulmuar shtetin e njomë të Kosovës, se sa politika pansllaviste të mbrohet nga mundësia e Luftës Tretë Botërore. E ndaj kësaj fushate të egër ruso-serbe, në Perëndim më shumë po bëjnë sehir, sepse po klithin: “asgjë nuk është për të bërë drejtuesit e UÇK-ës një burg të gjatë, sepse kemi luftuar 78 ditë për çlirimin e vendit të tyre”. Këso shprehjesh apologjie ke mundur të dëgjosh nëpër Evropë nga viti 1924 e deri më shpërthimin e Luftës Dytë Botërore më 1939, atëherë kur shumë kujt i doli gjumi për rrezikun që i kanosej botës, por çdo reagim atëherë ishte i vonuar. E vërteta, për mizoritë e Luftës Dytë Botërore janë shkruar vëllime të tëra studimesh, por nuk është pranuar publikisht ende një fenomen: deri sa në tërë Evropën po ndiqeshin HEBRENJËT, Shqiptaria atyre të përndjekurve u gjeti strehim. Në realitet, në Shqipërinë Bregdetare atë humanizëm po duan ta përvetësojnë duke na identifikuar me politikën e Xhafer Devës dhe të Regjimentit “Kosova”. E po të hulumtohet detalisht çështja hebreje në viset shqiptare, atëherë më tepër janë shpëtuar hebrenj në Shqipërinë Kontinentale, jo më pak se për 1792 persona, madje edhe të atillë të sjellë nga Greqia. Faktet lidhur me këtë pushojnë në një arkiv afër Fariburgut, por kush t` i botoi, sepse një pjesë e historianëve shqiptarë që janë shkolluar në Vjenë, më tepër kanë prirje t` ia kthejnë pushkën veti, se sa ta zbardhin të vërtetën. Po çfarë informate mund të jetë kur një diplomat e viziton në trevë kombëtare për dy ditë dhe ta mësoi tërë historinë(!). Këta dhe ata së pari duhet ta dinë se Herman Nojbajer e ka ideuar Divizonin SS “Skenderbeg”, për t` i mbrojtur kufijtë etnik të Shqipërisë linguistike në 1004000 kilometra katror, sipas hartës së vitit 1876. E Divizioni SS “SKENDERBEG” në asnjë veprim kurrë, kurrë nuk ka pas punë me Hebrenj. (Studione në detale këto njësi: A “E”, grupin luftarak “BREDOV” (Krahina e Gjilnit), grupin luftarak “LLANGER” (Krahina e Llapit), Grupin luftarak “SHOLLC” (Vija rrugore Shkup-Prishtinë-Mitrovicë), grpin luftarak “Skenderbeg” që bërë luftë në trevën e Kollashinit herë me çetnik e herë njësitë e rregullta të Millan Nediçit. Po historia e Qeverisë Millan Nediqit (1941-1944 si kuislingu më stabil në Evropë), qysh më 1942 e botoi lajmin se “Serbia është pastruar nga Hebrenjtë”. (Burimi: Fondi i M Nediq në AVIIB; “GLLAS SRPSKE CRKVE 1941-1944, detajisht se si hebrenjtë nuk guxojnë as nëpër autobus apo tramvaje të lëvizin me serbian). Këtë histori provojnë serbët për dy shekuj ta përdorin kundër shqiptarëve. Pra te ky qëllim mbështet Serbia që i përpiloi 35 programe për të na shfarosë (1836-1999).Tani po i kthehem një plage që po më dhemb sikur me më i vu thikat e helmuara në kurriz. Evropë dyfytyrëshe, Perëndim i admiruar, SHBA të respektuara me tru e të dashura me zemër, ju nuk e dini fare historinë e popullit shqiptar, si populli më i vjetër i Ballkanit dhe Evropës, në përgjithësi. Po, Evropë e gjashtë Fuqive të Mëdha (1877-1946) kundër Shqiptarisë nuk ke lërë intrigë nga korpusi i Makiavelit që nuk e ke provuar me thika, zjarr dhe topa kundër një populli vetëm pse në shekujt XIV-XVI e pranoi ISLAMIN, krejt me qëllim për t` u shkëputur nga pansllavizmi, për ta pamundësuar politikën e serbizimin, sepse më as popi e as “vllastelini”, nuk mundeshin ta detyrojnë që ta ndërrojmë origjinën, sikurse provuan në Perandorinë NËNTË Vjeçare të Car Dushanit (1346-1355). E vërteta ai islamizim i shqiptarëve, në fillim ishte shpëtimtar dhe më tutje edhe pse religjionifilloi të identifikohet me okupatorin, prapë se prapë dihej në bazë të një tradite se deri ku duhet t` i thuhet bukës bukë e ujit ujë. E vërteta, okupatori osman (po i shmangëm Epokës Kastriotit dhe Pashallëqeve shqiptare: të Janinës dhe të Shkodrës që u fikën më 9 gusht 1830 duke ua këputë kokat 500 deri në 800 politikanëve shqiptarë, që i kishin shkuar Pashait për iftar në Manastir. Nga kjo kohë më nuk ka pas as miqësi njerëzore, e as religjioze me Stambollin. Metamorfoza, në bazë të tri Elaborateve që ruhen në Arkivin e Vjenës (1853?!), u përgatit me shumë kujdes, gjithnjë për të fol shqiptaria me një zë dhe për të jetuar për një ZOT, për një FLAMUR dhe një shtet. Kjo ide pasi që kishte qarkulluar në popull për dy dekada, u plasua në DIVANIN e Sulltanit më 1869, dhe për tre muaj u pranua se: “SHQIPTARIA duhet ta ketë një VILAJET, që për një kohë do të jetë dora e djathtë e Babadovletit”.(Dokumentin e keni në Arkivin e Stambollit).Pas shuarjes së mundësisë që: “FEJA E SHQIPTRIT TË JETË SHQIPTARIA” më 1871, kur Gjermania e shpalli BASHKIMIN në një pallat të Parisit ( VERSAJ, sepse e kishte okupuar pjesën më të madhe të Francës), Stambolli nga ky transformim në Evropë do të trembët dhe çështja e themelimit të një vilajetit shqiptar jo që do të ndalohet të propagandohet, por kundërshqiptarisë do të fillojë një luftë speciale në tri fronte: kundër çdo padrejtësie lokale, kundër çdo ndërhyrje nga Stambolli në viset shqiptare dhe kundër çdo politike se “Arnautët janë besnik por sllavët serbian na janë më të zemrës sepse edhe nëna e sulltanit është sllave -ruse).Pikërisht më 1875 do të filloi të montohet një politikë kriminale serbe kundër shqiptarisë. Ishte fjala për hedhjen e kokave të derrave nëpër medrese dhe xhamia, e njëherit duke i akuzuar vëllezërit katolik shqiptar nëpër tërë Vilajetin e Kosovës. Kjo akuzë bëhej krejt me qëllim që në mes shqiptarëve të vjen deri te lufta qytetare. Çështja pati shkuar aq larg më 1877 sa që Principata serbe do t` i propozojë Stambollit që të kërkojë hapur që: “Arnautët e religjionit islam t` ua bojkotojnë mallin të gjithë tregtarëve katolikë”. Ky fenomen zgjatë për dy muaj sa që shumë vëllezër katolik kishin përgatitë çdo gjë që të largohen nga vatrat e veta stërgjyshore. I pari ndër të parët që ngriti zërin e ndërgjegjes ishte Myderriz Ymer Prizreni: ”VLLAZËRIT KATOLIKË NUK JANË ATA që po i vejnë kokat e derrave nëpër medrese dhe xhamia, por që janë pikërisht disa “hoxhallarë” të ardhur nga Rusia me leje të nënës Sulltanit, që ditën i falin pesë vaktet e natën po pinë raki me popat serb mu në qendër të Prizrenit”. Kjo fjali shpërtheu si vetëtima nëpër tërë Perandorinë e sëmurë në Bosfor. Mu për këtë veprimtaria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me asgjë nuk u kundërshtua në fillim. E vërteta, për tre muaj të gjitha familjet shqiptare katolike më 1881 e furnizuan Ushtrinë e Sulejman Voshit me bukë dhe djathë e kos Dukagjini.MYDRRIZ YMER PRIZRENI BABAI I SHTETIT MODERN SHQIPTAR1877-1886 Myderrizi famëlartë Ymer Prizreni, në maj të vitit 1877 kur Rusia po shënonte shenjat e parase do ta fitojë luftën, kundër Perandorisë Osmane me përqendrim në Pleme të Vogël (Bullgari) , ai lëshoi një kushtrim nga xhamia e Prizrenit se SHQIPATARISË I DUHET ITIFAKU, sepse jemi në rrezik, jo që i dhimbsej Padishahu, por e dinte si profesor i Medresesë në Kushumli se Sanxhaku i Nishit (Shipnia e Moçme) do të shfaroset në stiline luftës kryqëzatë nga viti 1688-1690, kur treva e Kosovës u bë shkrumb e hi herë: herë ne emër të kryqit, herë në emër të dinit islam.Pra mu në kushtrimin e lëshuar më 10 maj 1877 duhet kërkuar rrënjët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të “cilat kurrë nuk i absorbon toka arbërore”, do të shkruaj famëlarti Bedri Pejani më 1909, kur kishte rifilluar të mendohet për një finale shqiptare të luftës së drejtë për çlirim. Në vitin pasues, në kohën “kur të bjerë dushku prej rremit”, duke imituar kështu Revolucionin Francez, Bedriu –Babushi, e tha këtë sepse një vit më parë, KUVENDI më i madh ndonjëherë shqiptar, kishte filluar punimet pikërisht më 14 korrik 1908 në Ferizaj, tubim ky që ia dridhi themelet shtetit që ishte konservuar të prishet mbi damarët e shqiptarisë.Ishte pra kjo kohë (1908-1912), a të merret për MODEL të luftës për të dalë Shqipëria në vete përmes revolucionit amerikan (nacional dhe social) apo francez(çlirim social), gjithnjë duke u specifikuar nga mendjedëlirësia shqiptare, e cila u përcaktua për modelin social. Çka do thotë kjo. E vërteta, modeli social i bërjes së shtetit shqiptar ka qenë i pranishëm edhe në Konferencën e Paqes në Londër. Por ky model u aplikua sepse ndryshe, nëse do të forcohej edhe modeli nacional, atëherë Shqipëria duhej të bëhej minimumi ajo e katër vilajeteve . E këtë model Evropa kurvë nuk e pëlqente sepse donte për t` i ushqyer këlyshët e saj, e që ishin fqinjët e shqiptarëve vet. Edhe më konkretisht, dihet fare mirë se çfarë karakteri kishte Revolucioni amerikan (çlirim nacional dhe social) e çfarë karakteri kishte ai francez ( çlirim social). Pra mendjendritësia shqiptare shpresonte se së pari duhet dhuruar kombit çlirimin social, e pastaj “rrezet e çlirimit shpresohej që të vijnë më lehtë dhe më me pak gjakderdhje”, e pikë së pari modeli francez është dashur të aplikohet për faktin se Shqiptarët ishin në TRI RRELIGJIONE, e IMEDIATIVISHT u duhej parulla; EGALITE- FRATERNITE-LIBERTE (Bashkim, Vëllazërim, Çlirim-liri). E vërteta, në këtë starllim historik ka pas edhe hilexhi edhe fajdexhi që me asnjë provë nuk kishte fuqi që i ndanë nga Stambolli. E këtu diku pushonedhe tradhtia që nuk ka fare ngjyrë religjioze, sepse kishte dyfish më shumë shqiptarë agjentëtë Padishahut se sa ata të religjionit islam. Është fjala për bajraktarë dhe klerofanatik të beneficioneve të garantuara ortodokse, po edhe katolike. Socialja kërkohej pikërisht nga Myderriz Ymer Prizreni sepse asnjë komb i Ballkanit nuk ishte çliruar për njëherë nga Padishahu. Historianë shqiptarë, hulumtoni dorëshkrimet e Myderriz Ymer Prizrenit se mjaftëkeni “pjekë petulla në ujë”!Pas një pune intensive deri te tubimi qendror (pas një serë tubimesh nëpër të gjitha nahijet e Vilajetët e Kosovës sidomos-hb) më 10 VI 1878 në Prizren do të shënohet kurorëzimi. Aty dotë lind edhe kjo fjali: “Ne mbesim miq me Padishahun, por nga kjo ditë OXHAKU JONË TYMON DHE THRRET EZAN (kushtrim) SHQIP PËR SHQIPTARI PA DALLIM FEJE E KRAHINE”. Nuk ishte lehtë ta paralajmërosh lindjen e një shteti të ri, aq më parë kur të gjithë fqinjët, e sidomos Fuqitë Evropiane (Anglia, Franca dhe Rusia që themeluan një bllok; Austro- Hungaria, Gjermania dhe Italia që themeluan bllokun a pakënaqur) që ende nuk kishin filluar të sheshohen se do ta organizojnë Luftën e Parë Botërore, prandaj në atë rrugëtim ishin të gatshëm të vejnë thika pas shpine, nga çdo pozicion, atyre që i pengonin. Edhe në këtë drejtim, Myderriz Ymer Prizreni që u zgjodh drejtues i Kuvendit Prizrenit, e mëvonë edhe drejtues i Qeverisë, duke e ditur se asnjë fuqi evropiane nuk ishte që të lindët një shtet “mysliman në Rumeli”, do të klithë kur e pyetën: “Cili është qëllimi i fundit i Kuvendit?Myderrizi i urtë dhe i ditur do të përgjigjet: “JEMI HU VETËM. Pra jemi me Zotin dhe me fuqinë tonë, me adetet tona, me armët tona, me vëllezërit tanë që nuk janë islamizuar, por që do të na bashkohen rrugës, sepse rruga jonë është edhe rruga e tyre, e cila kur t` peshon forcajonë e miletit në një vend, do të jemi më të fuqishëm, se sa që dukemi tani. Kështu edhe Zoti e ka be emër të jemi dhe AI na ndihmoftë”.(Cituar sipas Mulla Mustafë Brainës më 1910 në Kulinë, ku krisi TOPI I PARË SHQIPTAR PËR LIRI DHE ÇLIRIM. Pra topi nuk ka krisë nëPrishtinë, si këndon Dervish SHAQA i famshëm, por në Ngushticën e Llapit, që quhet Maja emalin Kulinë, ku edhe ADEM DEMAÇI e pati lënë AMANET që të varroset, por kush ta dëgjoi porosinë e tij, kur pikërisht disa laro shqiptar sidomos në Llap, propoganduan mos t``i shkojnë BACËS as në varrim. Ata laro nuk e dinë se ishte Adem Demaçi ai që bashkë me patriotin Sami Peja e patën varrosë Prof Dr Fehmi Aganin; ata laro nuk e dinë se kur e grabitën në qytet Bacin, disa policë dhe oficerë, në stacionin e policisë në Lagjen e Muhaxhrëve në Prishtinë, një policë me cinizëm e pyeti: “ku e ke Ibrahim Rugovën”? E Bacaiu përgjigj (rrëfim i Motrës së Bacit), si prej pushke: “UNË JAM IBRAHIM RUGOVA, më vrani rrugaçë, por Ibrahim Rugova nuk do të vdes kurrë”. E ju të LDK që jeni skajuar dhe përgojoni si politikanë të verdhë si lakra, ku ishit për ta mbrojtur ‘presidentit e juaj historik’; pse përgojoni sot, kur Baca ka pasë dëshirë që Presidenti si quhej Ibrahim Rugova, t’i mbathë ÇIZMET dhe ta komandojë UÇK-ën si drejtues suprem, për çka sot do të ishim së pakut anëtar të OKB-ës, me të drejta të plota. Këtu janë fajet e juaja karrieristë prej fajdexhinjsh politik, por jo vetëm këtu. Edhe një fakt. Po, unë e di, se kur është diskutuar DEMOBILIZIMI I UÇK-ës, Gjeneral Ramush Hajredinaj nuk është pajtuar me asnjë çmim që USHTRIA FITIMTARE të ÇARMATOSET. Aty është diku hapi i dytë i gabimeve që janë pranuar, dhe prej kujt dhe dihet se sa do të na kushtojë. E vërteta, po ai Ramush Haradini nuk shkoi sikur tre musketarëte LDK në Vashington për HAFIELLËK, por shkoi dhe e mori BEKIMIN e GJENERALIT MATIS: BËRËNI USHTRINË, DHE U BË, e pengesat dhe kërcënimet dihet se të cilit nivel ishin, ishin të nivelit të BE-s dhe të Rusisë me Serbinë, në aksion intrigash. E ju të LDK mos na shitni patriotizëm dhe ‘institucionalizim’, sepse jemi zhgënjyer nga yrneku se si Kryetari juaj ia mbathi me avion të Italisë sikurse Zogolli me qeza dhe tri makina bartëse kur ia mbathi për Greqi e gjetiu më 1939. Jo, jo trimat dhe patriotët ndalën pranë popullit dhe i shërbejnë atij dhe nuk luftojnë për ta sunduar popullin e vet, so provoni ju në çdo etapë historike të kohës më të re. E vërteta, unë prapë lëshohem në histori. Erdhi momenti që të themelohet një Qeveri provizore (1881) dhe nga ajo të krijohet një mundësi që edhe shqiptarët mund të krijojnë shtetgjithëkombëtare, fakt ky që tregojnë emrat që e kanë firmosë shpalljen me një krye një burr famëlartë që quhet Myderriz Ymer Prizreni. Në lidhje me këtë, duke i konsultuar dokumentet gjermane (austriake) del sheshazi se: “Shqiptarët me këtë i kanë zbuluar letrat e tyre, dhe do të gjendën para një presioni të egër nga tërë Evropa”. Gjithnjë në lidhje me këtë forcë të bashkuar, shqiptare 1878-1881, nga Rusia do të vjen kërkesa drejtuar Jovan Ristiqit se: “Lidhjen e Prizrenit nuk mundet ta ndalë Stambolli e asnjë kongres Evropian. Por me të gjitha mjetet duhet nxitur luftën ndërshqiptare me karakter religjioz dhe vëllavrasës. Për fillim, qendra e kundërthënieve, sipas instruksioneve ruse, duhet të jetë Vilajeti i Kosovës, aty ku elementi aranut mysliman është 92%, aty ku “IMAMË” janë shumë priftërinj ortodoksme orgjinë ruse. Dhe për ta nxitur elementin kundërshtues religjioz, duhet nxitur urrejtjen në mes tyre. Ajo urrejtje nuk duhet të duket se po e urrejmë ne, e as që po e nxitim ne rusët, por gishti islam duhet drejtuar kah popullsia krishtere, që bashkëjeton me ta dhe janë të një gjaku.Urrejtja, duhet të nxitet në mes shqiptarëve mysliman dhe shqiptarëve katolik, që janë në minorancë absolute në pjesët veri lindore të Aranutllëkut. I njëjti fenomen i nxitjes së luftës religjioze, duhet të nxitet në viset jugore të Aranutllëkut, por dallimi është se shoqëria islame në jug është më e brisht se ajo në veri, prandaj atje duhet të kanë përparësi për t` i luftuar të krishterët ortodoks (?). Bota evropiane, në lidhje me këtë, do të shkruaj diplomati rus, duke instrukcionuar Beogradin (UPUT RADA SA ARANUTIMA), instinktivisht do të anojë kah latiniteti shqiptar. E natyrshme. Por, si të arrihet ky nivel i hasmërisë brenda shqiptarëve është çështje që duhet mësuar edhe nga politika e Stambollit, mbi ta në stilin: Një javë bukë njërës palë, dy javë helm palës tjetër, bukën duhet dhuruar të krishterëve që mos të na zbulojnë, e helmin duhet përplasur myslimanëve që t` i arrijmë dy efekte: t` i joshim të krishterët me bukë, duke amortizuar akuzat e latinitetit evropian, dhe të i helmatisim myslimanët e të i mjegullojmë ambiciet ruse dhe urrejtjen evropiane ndaj tyre. Pra, me këtë e zbulojmë se Rusia ka për ambicie viset tona, kurse Evropa ka për bazë urrejtjen dhe provon që Ajasofinë ta konvertoi sërish në kishë, të ritit të Papës. E pikërisht këtu fillojnë intrigat dhe kundërthëniet aty ku ishin në MESJETË. Pra, asgjë nuk ka ndryshuar. Kanë ndryshuar kohërat dhe personat që i prodhojnë, por shkolla dhe zanati janë duke u mësuar nga i njëjti USTA-Rusia dhe….. Mendoj se mjeti më frytdhënës i krijimit të konfliktualitetit shqiptaro–shqiptar, është aktualizimi i pasojave të hedhjes së kokave të derrit nëpër xhamia, vetëm se tash ka koka të derrave që duhet paguar më “shtrenjtë” dhe Dosjet e atyre që e kanë spiunuar popullin shqiptar, në kohën kur i njëjti virus me plumba, thika dhe topa e zjarr po vriste gra e fëmijë, pleq e plaka nëpër shtëpia, tani po hedhë helm në mes partive dhe tarafeve për të i vu thika pas shpine njëri tjetrit, krejt me qëllim për ta kthyer Serbinë neofashite këmbëkryq edhe një herë në Kosovë. Pra sot (2020) nuk ka hedhje të kokave të derrit nëpër xhamia, por ka hedhjetë dosjeve në pikë të ditës, në zyrën e punës, përtej së cilës nuk ke ku të shkosh. Dhe i njëjti okupator modern të akuzon dhe të burgosë, madje me një brutalitet të përsëritur në kohën e luftës për serbizimin e Kosovës (1989-1999). Në këtë skenar nuk ka llogaritë askush në Kosovës, por ja qe, historia po përsëritet si fantomë tragjedie, me fajin kryesor të partive tona të plaçkës së popullit dhe pasurisë tij.E vërteta, tani nuk ka hedhje të kokave të derrave nëpër medrese dhe xhamia, sepse aty tani nuk po kujdestarojnë talebet, dhe hedhja e emrave të krijuesve të DOSJEVE, në zyrën e OVL UÇK-ës, do të zbulohet një ditë, se kush ishin hedhësit. Por ka intrigantë të paguar qyshkishte më 1981 e tutje dhe më thellë në lashtësi, që kohën e zbulimit do ta prolongojnë sa të mundën. Për fat, koha nuk punon më për atë përrallë tragjike, le ta dinë fare mirë të gjithë. Këtë dukuri të kurdisjes së luftës fetare që sot është konvertuar në luftë partiake speciale (të trafeve-partive politike) si dukuri të tillë e zbulojnë dokumentet serbe më 1884, pikërisht kur në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, si vende të zgjedhura ishin planifikuar pasoja që pretenduesve të okupimit të trojeve shqiptare do t` u sillnin pasoja pozitive për planet e tyre të programuaranë “Naçertani1844” edhe pse kemi edhe një “Naçertani1988” siç është “Programi jugosllavpër Kosovën 1988”, tash me bazament neokolonial, por me dyzen dhe dizajn modern. Pra më 1884 u zgjodh treva ku ka popullsi arnaute të konfesioneve të ndryshme, jetonte në harmoni, pra në rastin vijues u zgjodh shtresa e popullit që më 1993-1999, u përcaktua për ta derdhë gjakun për liri, e dikush ka sabotuar dhe nuk ka lërë intrigë pa përdorë për ta komprometuar atë përcaktim civilizues. Kjo për faktin se edhe atëherë (1884) konsiderohej që sektat islame në Prizren, Rahovec dhe Gjakovë, do të prijnë në “përçarje” antikatolike-anishqiptare, kjo planifikohet sot kur treva e Llapit dhe e Drenicës, janë treva “fanatike të bashkimit me Shqipërinë, edhe pse trevat tjera nuk mbesin prapa, por nga armiku nuk zgjidhet që të sulmohet tërësia, sepse detali duhet sulmohet e tërësia duhet frikohet”. A nuk është kjo politikë në mes partive sot më se e saktë dhe më vrasëse se sa dje koka e derrit. E sot (2020) koka e njeriut “modern” nën hetime, si “kriminel” iu duhet të njëjtëve programues.Pra, ngjyra religjioze (bibrrizmi i kundërthënieve ) e intrigave është kthyer në ngjyrë ideologjike të akuzës që duhet të prodhojë pasoja de faktorizuese për Republikën e Kosovës. Të mos e zgjasim: A e tha hapur Albin Kurti, si drejtues partie se: e ëndërroi dhe kam simpatipër revolucionin AMERIKAN, e jo për modelin revolucionar Francez, sepse revolucioni Amerikan ka karakter nacional dhe social”. E kah u bë Albini “antiamerikan”?!. Këtë e kanë ditur dhe trilluar vetëm ata që nuk kanë lexuar asnjë normë se si duhet të sillesh ndaj sinqeritetit, por vetëm prindi vagabond e rrahë fëmiun dhe pastaj edhe e akuzon sepse ai (prindi) do të mbetet padroni i një jete në rritje të sigurt . E çka kur të ngjanë rrita, ju them atyre që rritën e kanë në perspektivë, mos u sillni ashtu si janë sjellë dhunuesit me juve. E pata pyet Bacin Adem Demën: Pse nuk i urreni serbët? U përgjeggjë si rrufe: “Sepse nuk e meritojnë as urrejtjën time”!Pra a do të kemi zbulues të hedhjes së DOSJEVE në zyrën e OVL UÇK-s, pas 10-15 vjetësh, madje të tërë skenarin që është kurdisë me vite kundër Kosovës. Jam i sigurt se po. Po, plagët do të shërohen, por vragat do të mbesin. E këtë po e sqarojmë me pakë filozofi. Pse plakët njeriu, dhe pse intrigat dhe vragat konfliktuoze janë përsëritë dhe do të përsëritën. Sepse në përtëritjen e miliarda qelizave, është e nevojshme njëra të gaboi në konvertim-ripërtëritje, pra të intrigohet, dhe aty qelizat tjera marrin në thua, dhe teposhtëza pastaj është e sigurt, si nata dhe dita, vetëm koha nuk vdes kurrë!. Myderriz Ymer Prizreni e zbulon zingjirin e ‘atentatorëve’ nëpër xhamia Nga një dokument që ruhet në Arkivin e Serbisë mësojmë se ”Profesor Ymer Prizreni, i parie kishte drejtuar gishtin kah popi serbian, që është organizator i hedhjes së kokave të derrit nëtri xhamia: në Prizren, në Gjakovë dhe në teqe të Rahovecit”. Lidhur me këtë, Valia nuk ishte i interesuar fare që të gjendet ai që i kishte hedhë kokat e derrit, por për dy javë në bashkëpunim me kadiun e torturuan imamin (Myderriz Ahmet Kabashin) e xhamisë për ta pranuar se: “katolikët shqiptarë janë ata që kanë hedhë kokat e derrit nëpër xhamia”. Imami për çmimin se do ta varin, nuk e pranonte, sepse myezini i tij e kishte parë popin duke sjellë kokën e derrit në një thes nga leshi i deles. Madje imami Ahmet Kabashi kishte shumë miq shqiptarë katolik dhe gjithmonë u drejtohej: Mirëdita or vëlla i dashtun. Më gjithë këtë, pas tre muaj të qëndrimit në burg, Myderriz Ahmet Kabashi do të dënohet me varje, ditën e mërkurë në ora 12. Por, nja tri orë para se të varej, Imamin famëlartë e nxjerrin nga burgu tre kreshnikë të Murat Gjakës (muhaxhir) dhe e skajojnë në katundin Shajkofc të Llapit. Myderriz Ahmet Kabashin e vendosin në detyrë të imamit xhamisë, me mundësi që ta paguaj populli e jo pushteti, sepse do të zbulohej. Në ndërkohë akuzohet për herë të dytë Myderriz Ymer Prizreni, se “ka treguar rrejshëm se disa imamë ishin me origjinë ruse, jo vetëm në Nahinë e Prizrenit, dhe mu për këtë shkak Myderrizi për t` i shpëtuar më të keqes, do të kërkojë azil në Mal të Zi (në Ulqin, ku edhe vdes më 1886 . Vdes pra Kryetari i Qeverisë së Parë Shqiptare, pas kohës së Kastriotit, e ne e kemi injoruar dhe me tendencë mjegulluar rrolin e tij). Myderrizi vdes, por nuk vdesin vuajtjet, e nuk vdes kurrë krenaria që i duhet populli ta kultivojë për punën e tij dhe të shumë shembujve që e trashëgojnë. Më 1890 kur vritet në derë të konsullatit konzulli serbina Lluka Marinkoviqi në Prishtinë, prapë me tendencë hetohet dhe gjykohet njeriu i gabuar, sepse atentatorë ishin tre kreshnikë muhaxhirë dhe jo ata që u akuzuan. E pse erdhi deri te atentat që nuk ishte i organizuar në Prishtinë më 1890. Erdhi sepse konsulli dhe shteti i tij ishin FAJTOR për një tragjedi që e kishin përjetuar 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare të Sanxhakut Nishit (Shipnia e Moçme) në dimrin 1877/78. Por jo vetëm për atë tragjedi, por më shumë për faktin se konsulli serbianiplanifikonte tragjedi me plagë edhe më të mëdha dhe plus publikisht po i provokonte muhaxhirët e shkretë që frekuentonin pranë zyrës së tij në rrugën kah shkohet për Gërmi, në Lindje të qytetit Prishtina. Edhe sot, ata që kanë shkaktuar tragjedi 1989-1999, plus po provokojnë dhe janë kthyer përkohësisht në një ofensivë agresive, do të varrosën vet në te, por vragat mbesin. Edhe vrasja e Haxhi Zekës, sipas dokumenteve austriake nuk është kryer nga Zajmi, por nga një gjysmë pop që shërbente në Patrikanën e Pejës. Rasti zbulohet më 1936, kur gruaja e vrasësit e shtyrë në moshë i drejtohet Princ Pavlit: “Dua të më shpërbleni se burri jem e ka vrarë Haxhi Zekën dhe për atë vrasje plani është bërë në Patrikanë. Aty janë dokumentet, dhe vërtetë ato u plasuan më 1937 në Dosjen e Partikut, në signautrën S.14. Po çetnikët që e kishte organizuar një qetë çetnikësh të veshur me rroba kombëtare shqiptare, frekuentonin në tërë Vilajetin e Kosovës (1907-1914), vrisnin serbianë të pafajshëm, dhe pranë kufomave fotografoheshin si vrasës shqiptar me emrin: “Arnautska çeta”. Kjo zejtari kriminale serbe ka zgjatë deri më 1999. Tani e shtrojmë pyetjen, pse disa shqiptarë që kanë punuar në UDB 1981-1990 nuk i zbulojnë se kush ka qenë rrënues i varrezave serbe. Në Arkivë të Kosovës, pati filluar të arrin tinëzisht një Dosje nga ky arsenal kriminal, me qëllim për të na matë qëndrimin: a po i ndalin ato dokumente këta kuadrot shqiptare. E Vërteta, ato dokumente i fotokopjonim dhe “origjinalin” e ftonim një UDBASH që na syrvejonte dhe ia dorëzonim ato dokumente që tregonin se: “Janë serbët ata që vet po rrënojnë varre e vet pastaj po akuzojnë shqiptarë”. Për fat kam ndie se ish sigurimis është gjallë dhe jeton diku në Evropë. Fol more burrë, laj mëkate. Hulumtoni ose dilni ish UDBASHË të tjerë që është Kosova plotë, dhe lani mëkate, pse jo, sepse askush sot nuk ju trazon, shih për padrejtësitë që i keni toleruar. Mos u frikoni, flisni sepse kombi ju thërret në rrëfim dhe sigurisht do të falënderojë! Cila është analogjia e hedhjes së kokave të derrit nëpër xhamia më 1884 me rastin tragjik te të rinjve serbianë në kafenenë “PANDA” në Pejë më 14 dhjetor 1998?!Kur UÇK-e nuk u arrit të shkatërrohet përmes “faktorit brendshëm shqiptar-LDK”: përmes dezertimit (qershor 1998), të grupit oficerëve të FARK-ut, që silleshin në pikë të ditës nëpër Tiranë me armë në brez, për t` u dukur se ja kush janë, sepse merrnin rroga të majme, në realitet ishin disa oficerë, kuptohet të shkolluar pa USHTARË ; pas kërkesës që UÇK të demobilizohet (shtator 1998); pas themelimit (19 nëntor 1998) të Shtabit për ‘hulumtimin e krimeve serbe dhe të vrasjeve ENIGMATIKE’, makineria neofashiste e S. Milloshit do ta organizojë atentatin makabër në kafenenë “Panda” (më 14 dhjetor 1998), duke i vrarë të rinjtëserb, krejt me qëllim që ta akuzojë UÇK-në si organizatë “terroriste”. Analizoni itinerarin e datave dhe do të kuptoni më tepër se sa çka shkruaj unë. Ky organizim kundër UÇK-ës në rastin “Panda”, ishte i jashtëm. Lidhur me këtë, në bazë të dokumenteve që kanë mbet në “bërllokun që UNMIK e planifikoheshin për asgjësim, sipas porosisë së Velko Odalloviqit dhe Zoran Angjellkoviqit” (pra bashkëpunonin me UNMIK-un), vërtetohet katërçipërisht se atentati në Pejë është organizuar drejtë për drejtë nga KOS-i i Millovan Drecunit dhe nga SPB serbe e Odalloviqit.(Lexoni deklaratën e Vuk Drashkoviqit dhe deklaratën për shfajësim të Aleksander Vuçiqit, që në ato rrethana ishte ministër i informatave të kasapit të Ballkanit dhe sot në saje të Rusisë dhe BE, po moralizon dhe po shtihet si viktimë. Pra, kënga e vjetër e intrigave po na këndohet, por ne shqiptarët prapë duke i vu njeri tjetrit thika pas shpine, po shihet se jemi në mjegull për shkaqe politike dhe profit të xhepit. E vërteta, emrat e urdhërdhënëseve në tragjedinë “PANDA” e dinë fare mirë ish prokurori serbian dhe gjykatësja hetuese, urdhëruesja e vrasjes së Familjes Muçoilli nga Drenica, hetuesja e Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës e ashtuquajtura sadistja Danica Marinkoviq. Pse kjo grua mizore nuk hetohet, është krim i BE-ës që i akuzon ata që bërën luftë të drejtë, e jo ata që i mbuluan të gjitha mizoritë, çak e mbuluan edhe bartjen e kufomave të shqiptarëve deri nëBeograd për një kohë, për t` i bartur për Rusi, për të humbur gjurmë. (Lexone: Viktor Çernomerdinin, Kujtimet në dorëshkrim dhe botimin e redaktuar).Rasti i sjelljes së DOSJEVE të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në zyrat e OVLUÇK-ësKu ka hipokrizi më eklatante në botë e që janë të ngjashme sikurse ato të hedhjes së kokave të derrave nëpër xhamia, dënohet imami (1884), vritet personaliteti shqiptar dhe akuzohet një familje e tërë (1902), organizohet çeta serbe me rroba kombëtare shqiptare (1907-1914), e cila vret serbian dhe fotografohet pranë kufomave të pafajshme serbe (fshatarë të mjerë dhe tëvarfër) dhe ato fotose shpërndahen nëpër Evropë, duke i akuzuar shqiptarët se “janë terroristë”. Këtë e bënte Vlladan Gjorgjeviq (19071-1914); këtë zanat e bënte Nikolla Pashiqi(1914-1926), këtë zanat kriminal e kryente Bozha Maksimoviq- Kundak, Punisha Raçiq, Toma Popoviq; këtë zanat e vazhdoi Millan Stojadinoviq (1934-1938:Millan Nediq 1938-1943), A. Rankoviq (1945-1966), Oficeri Graçanin që vrante ushtarë shqiptar dhe Stoilkoviq që vriste civilë shqiptarë për çdo vit (1973-1993), për ta marrë bajrakun Jovica Stanishiq (1993-1998) dhe për ta përmbyll urdhëruesi i vrasjes së fëmijëve shqiptarë me libra në dorë; emos ta harrojmë thyerjen e varrezave serbe nga SPB serbe nga viti 1981 e deri më 1990, e duke ua mveshur gjithmonë shqiptarëve. Po, pse disa ish UDBASHË shqiptarë sot nuk e zbulojnë këtë dukuri të shëmtuar, kur dokumentet i kanë pas vetë në duar. Dilni dhe lani mëkate, sepse kurrë nuk është vonë.Tani shtrohet pyetja e pyetjeve: kush i solli Dosjet në OVL UÇK në pikë të ditës në Prishtinë.E them publikisht, unë po t` i kisha ato dosje, do t` i botoja menjëherë, jo për të shitur trimëri,por për t` i treguar botës civilizuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar me premtime dhe shantazhe monstruoze kinse: “UÇK ka organizuar transplantim të organeve njerëzore në një Shtëpi të Verdhë, afër torishtës bagëtive në Malësi, ku as gomarët nuk kanë pas fuqi ta përballojnë një rrugë plotë hormoqe. Po, komprometimin po luftojnë ta mbulojnë tash duke i burgosë dy drejtues të OVL UÇK-ës pa asnjë faj, mu në stilin kur pushteti i Stambollit, në vend se ta hetojë priftin serbian (1884) për hedhjen e kokave të derrit nëpër xhamia, e dënoi imamin famëlartë shqiptar, krejt me qellim për t` i mbuluar 16000 proceset gjyqësore të organizuar kundër një populli që po luftonte për liri, nën amanetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; krejt me bazament se “me serb nuk hapim luftë; i torturojmë arnautët e na frikohet sllavët”.Ja lexues të nderuar arrestohen dy drejtues të OVL UÇK-ës, kur dihej se ata nuk e pranonin asnjë kompetencë të Dhomave të Specializuara të Republikës Kosovës me seli në Holandë (!!!). E mu për këtë mos pranimin, janë provokuar dhe kanë rënë në grackë të prokurorëve, të cilët e dinë se në çdo vend të botës prokurori urrehet. Në rastin konkret shtrojmë pyetjen: Ku ka shembull të tillë në histori, që një firmë është regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë në një shtet, ndërsa Ministria respektive, nuk e ka asnjë kompetencë për te, aq më parë kompetencë nuk ka as Parlamenti që e ka themeluar duke e ndryshuar KUSHTETUTËN; madje kompetencë për Dhomat e faqezezuara… nuk ka as Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sepse Dhomat e faqezezuara, kanë themeluar tinëzisht dhe jashtëligjshëm trupa antiligjorë, duke u mbështetë në Konventat ndërkombëtare. Pse për këtë krim të shekullit, Ministria e Drejtësisë Republikës Kosovës heshtë, është pyetja e oportunizmit dhe qyqarisë, sepse së pakut me një dekret mundet për t` i shpallë të jashtëligjshme veprimet e Dhomave…. Tek e fundit, vepra për të cilën akuzohen Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj, nuk janë në kompetencë të Dhomave të Specializuara, e as të EULX-it. Po, kjo ngjanë kur ke një qeveri servile, një staf kuadrosh që e kanë quajtur Bacin Demë çka jo… kur Baca e qiti Jirzhi Dinzbirin si kuferin jashtë zyrës, sepse e quante UÇK-ën TERRORISTE. Jo, unë nuk them se kuadrot shtetëror duhet të sillën me arrogancë me të huajt, por me dinjitet kombëtar dhe shtetëror, pa asnjë dilemë-PO. Si ranë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në grackën e Grenellit dhe LDK-ës? Nuk dua të tautaligjojë asgjë, por si u organizua nëpër terr të natës rrëzimi i Qeverisë Kurti, krejt me prapavijë që: “ kinse Qeveria LDK, do të përkushtohet fuqishëm në shpërndarjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë”. Hipokrizi e llojit paparë. Pra Dhomat e Specializuara u themeluan me intriga kinse: “Republika e Kosovës nuk ka gjyqësi të përkryer për veti e një parlament servil po themelon Gjykatë Speciale me seli në Hagë, sepse dëshmitarët e mbrojtur këtu nuk paska kush t` i mbrojë”. Ky çervish nuk është as për qenë, e lere më për t` ua pështjelluar shqiptarëve trurin. Jo, jo rrogat e majme duhet të harxhohen e jetohen nëpër pallatet e Holandës, së pakut për nja 10 vjet. Këtu diku në therrat e Sibirit pushon djalli; këtu diku pushon çervishi që dikush luftonte e derdhte gjak lum, e dikush i shkollonte fëmijët nëpër Evropë e SHBA, e ata që kishin mbet na quanin të frustuar dhe agjentë të UDB-ës. Histori e humbur për ta. E mu kjo politikë ishte ERË NË SHPINË TRADHTARËVE dhe THIKË NË KURRIZ UÇK-ës.Cili ishte çmimi i kësaj tragjedie, unë nuk e di tani për tani, por në bazë të standardeve kur janë llogaritë dëmet e Luftës së Dytë Botërore (plus minus 10 miliard), Serbia i ka siellë dëme Kosovës, nga shfarosja e Sanxhakun Nishit 1877, deri te kampet e përqendrimit në: Bllacë, Stankovec, Çegran, Kukës e nëpër tërë Kosovën më 1999 jo më pak se 152 miliardë dollarë. Por, ishte disi ÇMIM që Abdullah Hot si ekonomist t` ia përplaste me fakte detale e ato faktenuk mungojnë, por e bëri të kundërtën. E tha pse ta fshehim se: “duhej në draftet e Riçard Grenellit, ta vente një pikë se: ABROGOHEN DHOMAT E SPECIALIZUARA PËR UÇK DHE ÇËSHTJA E KRIMEVE TË FUTET NË FRIGORIFER, për të ardhur deri te pajtimi nëmes serbëve dhe shqiptarëve”, kështu disi fjalia e konstruktuar. Lidhur me këtë, a nuk është e rastësishme që një gazetar në TV shkoi deri aty, sa që hapur tha se: “duhet të falën krimet dyanshëm e të pajtohemi me neofashizmin serbian”! Ai gazetar nuk ka fol krye në veti, por e ka marrë porosinë si “kallfë i ustait”. E ustai është diku në Beograd, ose prapa grillave, por miqësia ka mbet, pa u lëkund. E kur dihet botërisht se në mes shteteve dhe popujve që kanë luftuar në mes veti asnjë institucion nuk është i autorizuar për t` i falë krimet, gazetari trim dhe i ditur (!) del në sheshin e ekranit të infektuar dhe kërkon falje të gjakut. Nuk ka falje, porka pajtim, sepse gjakësori nuk ka pranuar së pari se ka bërë krim. E krimi ka shkuar deri aty sa që më 1999 është kthyer deri në GJENOCID, që dëshmohet me një milionë shqiptarë të deportuar, e krime tjera të çdo lloji nëpër Kosovë. Tash tërë parabolën e planifikimeve e zbulon sekretari i Hitlerit të Ballaknit, Ivica Daçiqi: se në Vashington tipi i Gebellsit, A. Vuçiqi (ministër i informatave dhe sekretar i radikalëve që nxjerrin syra me pirun!) e paska hedhur si: “të papranuar porpozim draftin e Riçard Grenellit se :Dhomat e Specializuara nuk mund të shuhen”. Mjaftë kemi bërë pyetje, por korrekt ke shtruar edhe përgjigje. Ja edhe një: A nuk janë KATËR DREFTAT E KRIST HILLIT (1998/99) të ngjashme me KATËR DRAFTET E RIÇARD GRENELLIT (2020), të cilat Presidenti Donalld Tramp as nuki ka parë me sy kurrë. E Them këtë, sepse në momentin final, Presidenti TRAMP në fytyrë dhe grimasa vërehej, se po ‘lexonte’-fliste dhe do të nënshkruante diçka që nuk ishte gjë tjetër përpos një aventurë, bie fjala për hekurudhën. Hej një shtet dhe një kryetar i Kosovës nënshkruante një dokumente ndërkombëtare që: një hekurudhë serbe të kalojë nëpër Shqipëri, pa e pyet askëndatje, është dhe do të mbetet në histori si aventurë speciale. Jo nuk e besoi që së pakut Edi Rama, Baton Haxhiau dhe Hashim Thaçi nuk ishin në dijeni për këtë aventurë që rrënjët i kishte në natën i shtrigave kur u bind një deputet për ta votuar fronin e LDK-ës tani në pushtet. E këtë hekurudhë, pse mos ta themi, e pati refuzuar si propozim Sulltan Andyl Hamiti më 1897, kur të njëjtën gjë e kërkoi për Serbinë Vlladan Gjorgjeviqi (kryeministër i Mbretërisë Serbe). Kah po shkon shoqëria Kosovare sot dhe ku duhet të jetë gjatë dekadës e tretë tëshekullit XXI?Në Kosovë 10% e popullsisë sot është e pasur dhe këta do të bëhen edhe më të pasur. Kurse 90% e popullit Republikës Kosovës sot janë të varfër dhe me këtë trend historiko-politik do të bëhen edhe më të varfër. Pra, ngadalë por me hapa “shtetëror” këtu me fajin e politikës grabitqare, po vritet socialja, po vritet historia. Në këtë drejtim pika kryesore për t` u larguar nga varfëria janë investimet e huaja dhe të brendshme, e që të dy së bashku do të sjellin punësim, që si pasojë kanë zhvillimin ekonomik. E lidhur me këtë, pa e mbaruar fonemën PUNËSIM, shtrohet pyetja, a ka siguri i huaji që të investoi në Kosovë. Edhe më konkretisht,pushtetarët e deri tashëm dihet publikisht se po e rrejnë popullin duke i thonë: “vizat do të lejohen këtë muaj, madje edhe këtë datë”. Jo, pushteti duhet t` i thotë popullit se: “Kosova për BE nuk është shtet dhe vetëm ndonjë mrekulli, se viza nuk ka”, pra rrena në Kosove ështëmodel për qeverisje nepotiste dhe të korruptuar. E populli do të pyet: a ka anarki, që të përsëritët koha 1989-1999, që të veprohet kush si mundet, ka e ajo po nganë para syve tanë për çdo ditë. Se ne jemi shtet i kolonizuar nga eksponenti i BE-s siç është EULEX-i u pa me rastin e burgosjes së katër drejtueseve kryesor të UÇK-ës. Madje një arrestim ishte një kopje se si sillej policia e Milloshit e që u kopjua me rastin e arrestimit të Dr Jakup Krasniqit. Të paktën të rinjtë që kanë lindë pas 4 korrikut 1992 do të mësojnë se si është sjellë pushteti ndaj neve. Por mbi të gjitha shtrohet pyetja pse po ndodhë ky fenomen dhe ku është pika start e fajit. Popërgjigjem: pika e vetme e fajit është servilizmi i partive ndaj të huajve, fetishizimi i rrolit tyre duke spiunuar njëra (partitë) kundër tjetrës. Ja shembulli më eklatant. Si përfundim. Riçard Grenell dhe LDK për një kohë fare të shkurtër ia futën thikë pas shpine LVV-ës. Në këtë “thikë” tërthorazi u ngjitën dy premtues duke koketuar me kreun e LDK me moton: “E propozoni ju në një bisedë me Grenellin, abrogimin e Dhomave të Specializuar, ne ju mbështesim në themelimin e qeverisë re, duke e rrëzuar LVV-n”. Në Vashington kur shkuan, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, Grenell i kishte në tavolinë KATËR DRAFTE, ashtu si i kishte Kris Hill më 1998/99. Në draftin tretë (jo të katërtin) shkruante se palët pajtohen qëtë abrogohen Dhomat e Specializuara dhe me këtë hapet shanse që të falen edhe krimet”, edhe pse Grenell e dinte fare mirë se nuk falen. Propozimin e hodhi poshtë nga Gebellsi i Ballkanit A. Vuçiq, dhe me këtë shënoi një përparësi për ta luajtur rrolin e “viktimës”.Po, në dekadën që do të hyjmë për disa ditë, makineria politike serbe do të pozicionohet se roli i viktimës së Serbisë, u luajt madje nga një deputete Turke në Biundestag, e pse mos ta luajnë këtë rrol edhe ambasadat e Serbisë nëpër botë. Me gjithë këtë, në Vahington ndryshoi EPOKA dhe politikanët Kosovë duhet të ulën dhe të besatohen se ku do të iu pret sëpata. Pra , jo thika pas shpine njëri tjetrit, dhe së bashku në maratonë e lirisë dhe zhvillimit ekonomik për ta gëzuar çdo qytetar çlirimin nga robëria. E nëkëtë maratonë publiku duhet maratonistëve politik t` u japi ujë kur kanë nevojë, por jo uji të jepet me hile dhe pa meritë.Prishtinë dhjetor 2020

Nacionalizmi i Fishtës përballë tradhtisë së Enver Hoxhës

Prof.dr. Eshref YmeriNacionalizmi i Fishtës përballë tradhtisë së Enver HoxhësMë 30 dhjetor 2020, mbushen 80 vjet që kur u ndanga jeta Atë Gjergj Fishta, njëra ndër figurat mëemblematike të kulturës dhe të nacionalizmit shqiptar. Sinjë intelektual i shquar, i cili studimet e larta i kishtepërfunduar shkëlqyeshëm në Kroaci për filozofi dhe përteologji, tërë jetën e vet ia kushtoi njohjes nga afër të jetësdhe të formimit psikologjik të banorëve ku punoi dhemeshoi për vite me radhë.Në mesin e banorëve të viseve veriore të vendit tonë,ai njohu nga afër gjendjen tyre të rëndë ekonomike, e cilanuk i pengonte që ata të shpërfaqnin forcën e karakterit tëtyre, bujarinë karakteristike, mikritjen tradicionale,fisnikërinë e shpirtit, besnikërinë ndaj normave të koditzakonor, trimërinë dhe qëndresën burrërore para çdopadrejtësie në jetën e përditshme. Aty ai u njoh methesaret e gjuhës shqipe, me pasurinë e saj të pamatëleksikore, e cila do të gatuhej aq mjeshtërisht në “magjen”e krijimtarisë së tij artistike1 Si njohës i pesë gjuhëve të huaja, ai erdhi e u kalit menjë kulturë të gjërë në disa fusha të dijes, duke dhënë njëkontribut të shquar në lëmin e letërsisë artistike, nëpublicistikë, në arsim, në estetikë, madje edhe në pikturë.Në të njëjtën kohë, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm sipolitikan, duke ngritur zërin e tij të fuqishëm në mbrojtjetë interesave kombëtare.Intelektuali i njohur i Diasporës shqiptare në Australi,zotëria Federik Radovani, një intelektual ky i formati tëshkëlqyer nacionalist, gjatë gjithë vitit 2020, të vlerësuarprej tij si Viti Fishtian, ka dhënë një kontribut shumë tëçmuar për nxjerrjen në pah të veprës madhore të Fishtës,si penë e shquar e përmasave evropiane në kulturënshqiptare dhe si politikan me dinjitet të lartë kombëtar.Lexuesit atdhetarë i janë shumë mirënjohësintelektualit Federik Radovani, i cili, një vit më parë, patibotuar në internet Fjalimin e famshëm të Fishtës nëKonferenmcën e Paqes në Paris, të mbajtur më 20 qershor1919, fjalim që titullohet “Shqiptarët e të drejtat e tyre”.Lidhur me veprën kriminale të shovinizmit evropian,i cili, për shkak të përçarjes ndërshqiptare, nën ndikimin efuqishëm të politikës dhe të diplomacisë tradicionalishtarmiqësore ruse ndaj kombit shqiptar, trojet tona etnike icopëtoi në mënyrën më të pamëshirshme për interesat egrekosllavizmit, në atë Konferencë Fishta i Madh, si asnjëpolitikan shqiptar pas shpalljes së pavarësisë dhe deri nëditët tona, gjatë Fjalimit të vet emblematik, shprehu një2 qëndrim fort burrëror, i cili me kohë duhej të qe shkruarme shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Në atë Fjalim, tashmë në rolin e një politikani mevetëdije të lartë kombëtare, Fishta deklaroi:“Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionitasht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelorpër trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve tëtyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vetepërmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë…Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni tëpërgjakshme, po nuk e nxuer e nuk ua ktheu Shqipnisë atotoka që, Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi edrejtsije, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë, për me ualëshue grekve dhe serbve”. Kur lexojmë këtë deklaratë të Atë Gjergj Fishtës nënjë forum të lartë ndërkombëtar, siç ishte konferenca nëfjalë, bindemi plotësisht se ai është burrëria dhe lavdia ekombit shqiptar, ai është dinjiteti, nderi dhe krenaria enacionalizmit shqiptar. Ai është burim i pashtershëmfrymëzimi për të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartëkombëtare. Kur lexuesi njihet me përmbajtjen e atij Fjalimi, përforcë të ligjit të antitezës, vetvetiu i lind në kokë ideja përtë bërë ballafaqimin e qëndrimit të nacionalistit të madhFishta në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, meqëndrimin e kryetradhtarit Enver Hoxha në Konferencën ePaqes në Paris në vitin 1946. Në këtë Konferencë uparaqit një rast ideal që Enver Hoxha të kërkonte3 ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në Fjalimin e vet,Enver Hoxha pati sulmuar amerikanët, të cilët, sipasbindjes së tij prej tradhtari të kombit shqiptar, paskeshinpërkrahur pretendimet greke për Epirin e Veriut. Lidhurme reagimin në atë Konferencë të shefit të misionitamerikan Jakobs ndaj akuzës së Enver Hoxhës, është bërësqarimi sipas hulumtimit në vijim:“Shefi i misionit amerikan u përpoq t’i shpjegonteatij se SHBA, asnjëherë, nuk kishin përkrahur kërkesatgreke për “Epirin e Veriut” dhe se, duke votuar për futjene kërkesës greke në rendin e ditës të Konferencës, “nethjesht kemi ndjekur politikën tonë për ruajtjen epavarësisë së Shqipërisë, duke dhënë një vlerësim ndajçdo kërkese për rektifikime kufitare. Kjo mund të bëhejvetëm në një konferencë paqeje dhe se, duke votuar përfutjen e kësaj çështjeje kufitare në rendin e ditës sëkonferencës, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkuptonpërkrahjen e SHBA për këtë kërkesë”. Pastaj, duke kaluarnë kundërofensivë, Jakobsi preku një çështje delikate. Aie pyeti Hoxhën, se cili do të ishte reagimi i tij, në qoftë seShqipëria do të kërkonte futjen në axhendën eKonferencës së Paqes të kërkesës për rajonin e Kosovës,dhe në rast se Delegacioni i SHBA do të votonte kundërsë drejtës së Shqipërisë për ta diskutuar këtë kërkesë nëKonferencë. “A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juajduhet të diskutohet dhe të studiohet?” - kishte pyeturJakobsi. Kësaj pyetjeje E. Hoxha iu përgjigj në njëmënyrë të turbullt dhe mohuese. Ai i tha përfaqësuesit4 amerikan se “kjo nuk përbën një rast analog, sepse ne nukjemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës ngaaleatja jonë, Jugosllavia”” (Citohet sipas: Prof.dr. BeqirMeta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER.Tiranë 2002, f. 515-516). Pra, Jakobsi, siç duket, ishte i informuar me kohë përfigurën e Enver Hoxhës, si një argat besnik i Beograditdhe ai, paraprakisht, ishte plotësisht i bindur për një gjë tëtillë. Prandaj i drejtoi Enver Hoxhës pyetjen-kurth lidhurme qëndrimin e tij ndaj Kosovës, në mënyrë që tapranonte edhe publikisht para asaj Konference se ishtekundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë.Domosdo që tradhtari Enver Hoxha nuk mund takërkonte një ribashkim të tillë se ai, si i rekrutuar me kohënë shërbim të serbosllavizmit, ia kishte shitur shpirtinshejtanit. Në dallim nga Fishta, i cili serbosllavizmin ekishte vënë në tehun e “bajonetës” së vet letrare dhepublicistike, Enver Hoxha kishte rënë në gjunjë para tijdhe ishte gati që Shqipërinë ta kthente në koloni tëJugosllavisë, nën maskën e një republikë të shtatë. Por, nëtë njëjtën kohë, Atë Gjergj Fishta është edhe shuplaka mëe rëndë për të gjithë besëprerët, dallkaukët, hajdutët,mercenarët dhe tradhtarët e kombit shqiptar, të cilët, nëkrye të politikës shqiptare, deri edhe në ditët tona,shenjtërinë e të qenit shqiptar, nacionalizmin shqiptar, ekanë nxjerrë në breg të pazareve grekosllave dhe tëbrukselizmit në përkrahje të tij. 5 Rreth një vit më vonë pas Konferencës së Paqes nëParis, argati Enver Hoxha, si kryefalsifikator i historisë sëmarrëdhënieve të popullit shqiptar me sllavët, do tëdeklaronte fare paturpësisht:“… Dashuria e popujve të Jugosllavisë emareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve tëJugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe.Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirintonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq tësinqertë siç është Jugosllavia... Po të studiojmëhistorinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë tëshkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohimse populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur njëlidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë…Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori iimperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti AtGjergj Fishta me “Lahutën e Malësisë”...” (Citohetsipas: “Pse u masakrua Gjergj Fishta”. Pjesë të fjalës sëEnver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë nëPleniumin IV të rinisë popullore. Marrë nga faqja e internetit“Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).Kjo deklaratë prej tradhtari të regjur të kombitshqiptar, në të cilën Enver Hoxha shpif për Fishtën,duke e etiketuar si shërbëtor të fashizmit italian,dëshmon për dy gjëra:Enver Hoxha ose ka pasë qenë kaq keq i verbuarnga tradhtia në shërbim të serbosllavizmit, saqë nukpaska qenë në gjendje absolutisht t’i hidhte një vështrim6 të kaluarës historike të marrëdhënieve të popullitshqiptar me popujt sllavë, ose ai, për shkak të kulturësgjysmake, nuk e ka ditur fare se ku binte me adresë ajoe kaluar historike. Sepse dihet që serbosllavët kanë pasëushqyer urrejtje shumëshekullore kundër popullitshqiptar.Profesori Hakif Bajrami citon priftin serb NikollajVelmiroviç, i cili në vitin 1942 ka deklaruar: “Atë që po bën sot Hitleri kundër hebrenjve, atë e kabërë Shën Sava D(1169-1236) në mesjetë kundërarbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë”(Citohet sipas: Pro.dr. Hakif Bajrami. “Pse Serbia sotështë në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës sëKosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11dhjetor 2020). Për t’u njohur më me hollësi me strategjinë eserbosllavizmit për shfarosjen e popullit shqiptar dhesidomos të popullit shqiptar të Kosovës, nostalgjikët eEnverit (e propaganduesit të marrëdhënieve “miqësore”me popujt sllavë) në Shqipëri dhe në Kosovë, sidomosenveristë e Ferizajt, le të kenë parasysh “Naçertanien” eIlia Garashaninit të vitit 1844, gjenociditn serbosllav qëshpërtheu në krahinën e Nishit pas vendimeve kriminaletë Kongresit famëkeq të Berlinit të vitit 1878, periudhën eluftrave ballkanike, le të lexojnë dhe të rilexojnë për këtëperiudhë artikullin me titull “Kush e vërtetoi vrasjen e 500mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut?”, tëbotuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 187 mars 2018, le të sjellin në kujtesë elaboratin e shkrimtarit tëtërbuar shovinist Ivo Andriç dhe të akademikut gjakatarÇubrilloviç në prag të Luftë II Botërore, për t’u njohur medoktrinën shtetërore serbe për zhdukjen e popullit shqiptar.Të gjitha këto të vërteta historike, tradhtari i Kosovësdhe i mbarë kombit shqiptar Enver Hoxha, i anashkalonteme të vetmin qëllim, që të zhdukte nga kujtesa e njerëzveemrin e Gjergj Fishtës. Enver Hoxha, siç e pati karakterizuarfort bukur Mustafa Kaçaçi në Konferencë e Labinotit tëmarsit të vitit 1943, kishte qenë “askushi” deri ditën ku filloizhvillimi i punimeve të asaj konference. Dhe ky “askush”, ikomanduar në krye të partisë me “patericat” e Miladinit dhetë Dushanit, kërkonte të bëhej “dikushi” se s’bën. Por gjatëpërvojës së popujve të ndryshëm, jeta ka vërftetuar se“askushi” mund të bëhet “dikushi” vetëm përmes ushtrimit tëterrorit të egër kundër popullit të vet. Prandaj kryekrimineliEnver Hoxha nuk u mjaftua vetëm me hedhjen e baltës pahesap mbi emrin dhe veprën e ndritur të Fishtës së Madh. Ai,si agjent i regjur i serbosllavizmit, urrejtjen e papërmbajtur,deri në egërsi shtazarake, e shfreu edhe ndaj eshtrave të tij,duke dhënë urdhër për zhvarrosjen e tyre dhe flakjen nëlumin Drin.Dhunimin e eshtrave të Fishtës, Petraq Kolevica, e kavajtuar me një art të rrallë poetik në poezinë me titull“Vigani që prehje nuk gjeti”, të botuar në vitin 2006.Lexuesit mund ta gjejnë në internet.

“S’është kombi që nderon njerëzit e shquar, po janë ‘ATA’që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”*

Vilhelme Vrana Haxhiraj Urime në përvjetorin e lindjes Frazologut, Prof.Dr. Eshref Ymeri! Fragment i shkëputur nga libri im,“ Elitat e Mhuara...” F.404- 411 MIKU YNË, ESHREF, GËZUAR DITËN E LINDJES! FESTOFSHI DHE KAQ VITE TË TJERA! Mirënjohje:“S’është kombi që nderon njerëzit e shquar, po janë ‘ATA’që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”* Akademiku elita gjuhëtari e frazeologu i shquar, Prof.dr.Eshref Ymeri, është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare. Ai njihet si një erudit , zotërues i shumë gjuhëve, që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimeve, si dhe në publicistikë, veçanërisht dallon për analizat e situatave politike në vend, në rajon dhe në Evropë...Për vlerat e veçanta për pasurimin e gjuhës shqipe, në hartimin e disa fjalorëve frazeologjik, (Italisht -Shqip-, Rusisht- Shqip dhe Anglisht-Shqip), me mbi 25.500 shprehje frazeologjike secili, pa droje unë e quaj frazeolog. një emërtim që për fat të keq nuk njihet nga institucionet e gjuhësisë në Shqipëri. Prof.Ymeri është autor bashkëkohor, i cili ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare, duke na dhuruar krijimtari dhe art real shqiptar. Prandaj, me vullnetin që e ka karakterizuar në punën e tij të palodhshme e ka renditur veten në elitat e kombit. “Prindërit e Eshrefit nuk jetojnë më, por një amanet i lanë, që ta dojë jetën dhe vatan! Biri i tyre me ndërgjegje kombëtare, thotë: “Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!” Me punën e tij sistematike qysh kur nisi të mëltojë ABC dhe gjithë jetën, me etjen për dije e kulturë, Eshref Ymeri e ka quajtur veten gjithmonë nxënës. Gjithë jeta e tij është shkollë. Për të njohur personalitetin e këtij gjuhëtari të palodhur në pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe, gjatë 60 viteve pune studimore të pallogaritshme . Interesi për njohjen e vlerave të rralla të Eshref Ymerit nuk duhet të jetë jo vetëm nga individët që e adhurojnë veprën e tij, por veçanërisht duhet të interesohen institucionet shtetërore të shkencës dhe të kulturës. Së paku të lexojnë analizat e bëra nga ekspert të gjuhtarisë dhe përkthimit për veprat studimore të tij, si:“Përkthimi, një histori pasioni”(2015); “Arti i përkthimit gojor”(botim i vitit 2018), apo rreth fjalorëve frazeologjik, (Italisht -Shqip-, Rusisht- Shqip dhe Anglisht-Shqip), si: Mira Meksi, Prof:Dr.Hajri Shehu, prof.asoc.dr. Alba Frashëri, Abdurrahim Myftiu dhe Prof.Dr.Rahmi Memushaj etj... Këto vepra mbartin vlera të mëdha njohëse dhe shërbejnë si një shkollë e vërtetë për të gjithë ata përfaqësues të brezit të ri që kanë pasion t’i futen punës me zell në fushën e leksikografisë dhe të përkthimtarisë.Ato e meritojnë të zënë vendin që u takon në thesarin e kulturës kombëtare. Cilido ka të drejtë të pyesë: Çfarë ka bërë ky njeri që meritoka një vlerësim të tillë? Po e nis me jetën, arsimimin , rritjen apo aftësimin profesional dhe vlerat e tij të padiskutueshme... Jeta dhe arsimimi i Eshref Ymerit Eshref Ymeri lindi në Smokthinë, më 25. dhjetor 1938. Është i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion: “Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”. Gjyshja e Hasan Ymerit nga i ati, Kale Hodja, ka qenë e bija e Hodo Ali Nivicës, njëra nga figurat e shquara (përkrah Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit) të kryengritjeve antiosmane në mesin e shek. XIX. Stërgjyshërit e Hasan Ymerit, Lulo dhe Muk Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtar të Bilbilenjve legjendarë të Progonatit, të cilët, me urdhër të pashait, i varën në Rrapin e Janinës. Në një këngë të vjetër, kënduar asokohe, thuhet: “Hodo Ali hane-hane Varet nga shkëmbi asdrane (në krye të malit të Smokthinës), Varet Hodua për Smokthinë, Të takojë parësinë, Vetë Lulo Bajram Smokthinë, Se ka lidhur miqësinë, Ka dhënë vajzën për të birnë.” Në një libër me këngë, të botuar para disa vjetësh, të repsodit nga Smokthina, Xhevit Zeneli, figurojnë edhe këto dy vargje: “...Lulua me Muk Bajramë Gji në gji se ç’e dhanë xhanë...” Në vazhdim po japim kronologjinë e jetës së Prof.dr. Eshref Ymerit. -25.12. 1938 - lindi në Smokthinë, prefektura Vlorë. -1947 - 1955 - përfundon shkollën 7-vjeçare në Smokthinë. -1955 - 1959 - përfundongjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. -1959 - 1961 - student në Shën Peterburg (ish-Leningrad). -1962 - 1966 - përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës. -1966 - 1977 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës. Prej 17 majit, deri më, 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës. Më 1977 (shtator).Universiteti i Tiranës e qarkullon padrejtësisht në Kukës. Rri pa punë deri më 25 mars 1979. Ndërkohë, Shtëpia botuese “8 nëntori” e aktivizoi gjatë kësaj kohe si përkthyes të jashtëm të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse. Më 26 mars 1979 - 31 korrik 1981 - përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”. -01 gusht 1981 - 31 tetor 1989 - shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”. -01 nëntor 1990 - 31 dhjetor 1991 - përkthyes efektiv në Shtëpinë botuese “8 nëntori” -01 janar 1992 - 31 gusht 2003 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës. - 01 shtator 2003 - shkëput marrëdhëniet me punëm,pasi del në pension. Fakulteti i gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në kuadrin e programit TEMPUS, më 02 dhjetor 2001, e përfshiu në një grup pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja), të cilët i dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndruan një javë për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë. Aktiviteti pedagogjiko-shkencor Eshrefi është autor i teksteve mësimore që janë botuar ndër vite: Më,1968. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar). Më,1972. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar). Më,1974. Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse(me grup autorësh, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar). Më,1981. Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse(me bashkautor, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar). Më,1982. Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike). Më,1984. Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike). Më,2002. Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar). Lëndët mësimore praktike Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë: -Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset. -Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë. -Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset. Kurse leksionesh -Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret). -Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme. -Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret). -Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit). Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jon ë” gjatë viteve 1970-1980. Përkthime të letërsisë politike Në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse. Përkthime artistike Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer dhe botuar vepra të shkrimtarëve: Aleksej Prijma:“Edgar Kejsi” (Sh.B “OMSCA”, Tiranë 1999). F.M. Dostojevski:“Një zemër e dobët” (Sh.B “OMSCA”, Tiranë 1998 dhe Sh. B “ABC”, Tiranë 2008).“Sozia” (Sh.B. “OMSCA”, Tiranë 2000).“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Sh.B.“OMSCA”, Tiranë 2000). “E zonja e Shtëpisë” (Sh.B “OMSCA”, Tiranë 2001). “Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Sh.B. “OMSCA”, Tiranë 2002). Italo Kalvino:“Përralla italiane” (Sh.B. “Deas”, Tiranë 2000). Nikollaj Kolada:“Nishani”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin Kombëtar, më 2003. Ludmilla Razumovskaja:“E dashur Elena Sergejevna”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin kombëtar në vitin 2007. Zheni Kostandinova:“Vanga” (Sh.B.“OMSCA”,Tiranë, 1999). Zhorzh Amadu:“Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Sh.B.“OMSCA”,Tiranë, 2001). Kobo Abe:“Gruaja e burgosur në rërë” (Sh. B.“Bota shqiptare”.Tiranë, 2012). Leonid Grossman:“Pushkini në kulturën ruse”. Sh.B. “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2014. Përkthime nga shqipja në rusisht Vath Koreshi:“Porta Eva”. Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent: Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).-“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin” (përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008). Fjalorë: “Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore” (me bashkautorë, botim i Akademisë ushtarake, Tiranë1990). “Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautor,Sh. Botuese “Afërdita”, Tiranë 1997). “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (me bashkautorë,Sh. Botuese “TOENA”, Tiranë 2002). “Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, Sh.Botuese “EDFA”,Tiranë 2007). “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë, Sh. botuese “EDFA”, Tiranë 2007). “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (Sh. Botuese “Bota shqiptare”. Tiranë 2015). Redaktime fjalorësh:“Fjalor rusisht-shqip” (grup autorësh, Sh.Botuese“EDFA”, Tiranë 2005). “Fjalor shqip-rusisht” (autore prof.as.dr. Mukades Mançe) (Sh. Botuese “EDFA”,Tiranë 2007). Publicistikë Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 1237 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare, veçanërisht në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Kosovës, të Çamërisë, të popullit shqiptarë në Maqedoni, kundër qëndrimeve shoviniste të grekosllavizmit dhe sidomos kundër politikës shoviniste rusomadhe në raport me kombin shqiptar, kundër pushtimit të kishës sonë ortodokse nga kisha shoviniste greke. Vend të veçantë zënë edhe artikujt e tij kritikë, me vlerësime për vepra artistike të autorëve të ndryshëm. Krahas intelektualëve të tjerë nacionalistë, ka ngritur zërin e tij tëfuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Në publicistikën e tij kanë rënë në sy edhe artikuj me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë. Botime të tjera “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse” (me bashkautor, Shtëpia botuese “TOENA”, Tiranë,2006). “Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012”(me bashkautor. Universiteti “Iliria”. Prishtinë 2012). “Përkthimi, një histori pasioni” (Sh.B.“OMSCA-1”. Tiranë 2015). “Arti i përkthimit gojor” (Botim i studios “Intergrafika”. Tiranë 2018). Kualifikimi shkencor 16. 12. 1989. Merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit). 14. 12. 1994. Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”. 13. 12. 1994. Merr titullin “Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor). 11. 05. 2001. Merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor). Përkthyes gojor Si përkthyes nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusisht, ka marrë pjesë: a. në të gjitha konferencat e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEK), të zhvilluara në Tiranë. b. në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në Tiranë; c. në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it të zhvilluara në Tiranë. Si përkthyes, ka shoqëruar: 1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij: a. në Shën Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995); b. në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995). 2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me: a. Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani; b. Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi; c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko; ç. Zëvendësministrin e punëve të jashtme, zotin Maqo Lakrori. d. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni; dh. Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha. 3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut. 4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni: a. në tetor 1998; b. në shkurt 1999. 5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali, gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk. 6. Një grup gazetarësh nga Ukraina që vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë në Durrës dhe në Tiranë më 13-15 qershor 1999. 7. Tre grupe gazetarësh nga Ukraina që vizituan Kosovën në korrik, në shtator dhe në dhjetor të vitit 1999. Përshtypjet e veta nga Kosova, gjatë shoqërimit të grupit të parë të gazetarëve ukrainas (korrik 1999), i botoi në shtyp me titull “Kur Kosovën unë e pashë” (Gazeta “55”, 26-27 gusht 1999). 8. Një grup gazetarësh nga Federata Ruse që vizitoi Kosovën në nëntor të vitit 1999. Përshtypjet e veta për shoqërimin e gazetarëve rusë i botoi në shtyp me titull “Dertet e një përkthyesi” (Gazeta “55”, 4-10 dhjetor 1999). Të gjitha këto grupe gazetarësh e vizituan Kosovën me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel. Vlerësime I. Shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, me Kryetar Prof.dr. Ago Nezha dhe Sekretar Xhemil Çeli,me vendim të Forumit të saj, të datës 31 mars 2013, e ka nderuar me Diplomën “Personalitet i shquar i Labërisë”, me këtë motivacion: “Profesor doktor, gjuhëtar i shquar, me kontribut të çmuar në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e saj në rrethe të larta intelektuale në Evropë dhe në SHBA. Një nga bijtë e Labërisë, që me veprën, jetën e sjelljen e tij nderon trevën e lindjes dhe mbarë kombin shqiptar”. II. Me propozim të Bordit dhe të Senatit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane Nju Jork, Prishtinë, Tiranë, Shkup, më datën 27 prill 2017 është pranuar anëtar i kësaj Akademie. Cilido që ka pyetur, pasi njeh jetën dhe veprën e tij, jo vetëm hesht, por e miraton vlerësimin e tij të merituar dhe të fituar me punë: Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymeri një Elitë Kombëtare, e ka vendin në Panteonin Kombëtar, ashtu si dhe 89 personalitetet e tjera të përfshira në librin “Elitat e Mohuara , Krenari Kombëtaret”. GËZUAR DITËLINDJEN,MIKU YNË I MIRË! Urimet më të përzemërta Prof.Dr.Eshrefit nga Familja Haxhiraj! Miku ynë i nderuar, ESHREF, Ju urojmë jetë të gjatë dhe sa më shumë pasuri vlerash për gjuhën shqipe!Të rroni bashkë me Znj.Hava që të gëzoni fëmijët me bashkëshortët e tyre si dhe nipat e mbesën! Zoti Ju gëzoftë me një dhuratë tjetë të vyer nga Kesi! Me respekt he dashuri vëllazërore! Bashkë me ditëlindjen Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2021! Qoftë Vit i Mbarësisisë dhe kthesës së madhe në gjithë botën!Kalofshi dhjetëra ditëlindje dhe përjetofshi sa më shumë Agime Vitesh të Gëzuara! Vilhelme Vrana & Fitim Haxhiraj, bashkë me 8 zemrat tona Vlorë,24.12. 2020 vo: * Citatin për Elitat e kam vendosur në fillim të librit tim studimor “Elitat e Mohuara, Krenari Kombëtare”, që i takon të 90 personaliteteve të përfshira në libër...

Pandeli Majko

  Prof.dr. Eshref Ymeri   Pandeli Majko në vazhdën e tradhtisë së Enver Hoxhës dhe të Hysni Kapos   Në faqen e internetit të gazet...