Posts

Showing posts from January, 2021

Servilrojat shqiptare në shërbim të Trampit

  Prof.dr. Eshref Ymeri     Ajo që të bënte shumë përshtypje që asokohe kur Trampi sapo i kishte fituar zgjedhjet e 08 nëntorit 2016, por veçanërisht në nismë të fushatës zgjedhore dhe gjatë zhvillimit të saj në vitin e kaluar për mandatin e dytë presidencial, ishte shprehja publike e simpatisë për Trampin nga ana e disa servilrojave shqiptare në atdheun amë dhe sidomos nga ana e disa shqiptarëve që janë qytetarë amerikanë. Servilroja i parë ishte kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Meziu, i cili, kur Trampi kishte vetëm 15 ditë që i kishte fituar zgjedhjet, pra, pa pritur të bëhej e ditur se cili do të ishte “bulmeti i stanit” trampist në   qëndrimin ndaj shqiptarëve, më 23 nëntor 2016, me një vendim unanim të këshillit bashkiak, e shpalli qytetar nderi. Kurse katër muaj më vonë, më 18 mars 2017, një rruge në Kamëz Xhelal Meziu i vuri emrin “Donald Tramp”. Ky ishte një nxitim krejt i tepruar, i ngarkuar me doza të theksuara servilizmi. Gazetari dhe publicisti i njohur Fr

Roli i teknologjisë gjatë pandemisë

Gjatë vitit 2020, njerëzit në gjithë botën rritën përdorimin e teknologjisë duke besuar se ajo do t’i ndihmonte të përballonin pandeminë. Por jo gjithmonë teknologjia ishte në lartësinë e duhur. Njerëzit po përdorin teknologjinë si kurrë më parë, për punë, shkollë dhe vizita tek mjeku. Për të qenë pranë familjes dhe shoqërisë. Për mirë a për keq, ky vit ofroi mundësinë për të parë nëse teknologjia mund të luajë rol edhe më të madh në jetët e njerëzve. “Pa diskutim që për miliona njerëz, teknologjia ishte shpëtimtare”, thotë Eric Riex, autor I librit “The Lean Startup”. Eric Ries është një sipërmarrës që ligjëron për inovacionin. Në fillim të pandemisë, ai u entusiazmua kur pa kompanitë e teknologjisë që vepruan në përpjekje për të ndihmuar. Në pranverë, kompanitë Google dhe Apple krijuan një partneritet historik që përmes telefonave inteligjentë njerëzit të njoftoheshin nëse ishin ekspozuar ndaj virusit. Por më pas projekti ngeci. Si rezultat i kësaj marrëdhënieje u krijua nj

COVID-19, me shumë se 100 milionë të infektuar në mbarë botën(VOA)

Image
  Ndërsa shumë vende po përballen me probleme të qasjes, furnizimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, numri i të infektuarve në botë që nga fillimi i pandemisë i ka tejkaluar të 100 milionë rastet dhe më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë humbur jetën. U deshën rreth 11 muaj që infeksionet në të gjithë botën të arrinin 50 milionë dhe tre të tjerë që shifra të rritej në 100 milionë. Pesë vende kanë pësuar më shumë se 100,000 vdekje si pasojë e virusit, mes tyre Britania, e cila e kapërceu këtë prag të martën. Zyrtarët e shëndetit publik vazhdojnë të këshillojnë njerëzit të ndërmarrin hapa të tillë si mbajtja e maskave, distancimi fizik si dhe shmangia e grumbullimeve të mëdha, si masa për të parandaluar përhapjen e virusit. Disa qeveri kanë rikthyer bllokimet në shkallë të ndryshme, për shkak të rritjes së nivelit të infeksioneve. Aktualisht rreth 56 vende kanë filluar të vaksinojnë popullatën e tyre, pas një gare mes kompanish të shumta për të zhvilluar vaksina efektive

Covid 19 dhe Vksinat

  Është e vështirë të mos e shohësh me frikë fillimin e dobët të fushatës së vaksinimit anti-Covid në Bashkimin Evropian. Unioni ka arritur të shpërndajë deri tani vetëm rreth 8.9 milion doza, pra 2 dy për çdo 100 qytetarë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe po konkurrojnë përkatësisht me 7 dhe 10.5, ndërsa Izraeli është me 43 në çdo 100 qytetarë. Meqë që të gjitha vaksinat që janë miratuar deri më tani kërkojnë që 2 doza të jenë efektive, programi i vaksinimit i BE-së ka përpara një “mal shumë të pjerrët” për të ngjitur. Dhe për fat të keq, e ardhmja nuk po duket shumë e ndritshme. Brukseli synon të vaksinojë plotësisht të paktën 70 për qind të popullsisë në secilin shtet anëtar deri në fund të sezonit të verës, por ky objektiv është që tani në rrezik. Evropa ka aprovuar dy vaksina, një të Pfizer Inc. dhe BioNTech SE dhe tjetrën nga Moderna Inc., por sasia e aktual është e pamjaftueshme. Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA), është e vendosur të rishikojë këtë javë vaksinën e AstraZeneca-Uni

Kreu i OBSH për vaksinat: Vendet e pasura po zënë radhën, pjesa tjetër e botës ka mbetur pas

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka akuzuar vendet e pasura se po përpiqen të “zënë radhën” në shpërndarjen e vaksinave. Ghebreyesus u shpreh po ashtu se shpërndarja e drejtë e vaksinave në të gjithë botën është një domosdoshmëri morale dhe thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë. Tedros tha në një sesion të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës të mërkurën se “premtimi i një aksesi të barabartë është në rrezik serioz”. “Një qasje e tillë lë më të varfrin dhe më të prekurin në botë në rrezik,” tha kreu i OBSH , ndërsa shtoi se mund të jetë vetë-shkatërrues. “Shumë vende kanë blerë më shumë vaksina sesa nevojiten. Tani përballemi me rrezikun e vërtetë që edhe kur vaksinat u sjellin shpresë atyre në vendet e pasura, shumë në botë mund të lihen pas,” shtoi Tedros. Tedros tha po ashtu që programi COVAX i OBSH-së kishtOBe siguruar kontrata për dy miliardë doza nga pesë prodhues këtë vit dhe ka mundësi për një miliard doz

Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Jo vetëm Pipero, mjekët dhe infermierët e vaksinuar të Infektivit kanë patur simptoma të forta Covid-i Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi, ndërsa mjeku vetë shprehet se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë. Ai ishte ndër të parët që u vaksinua duke marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer më datë 11 janar dhe po priste dozën e dytë. Për të hequr çdo dyshim, pritet të bëhet një tjetër test pas 72 orësh.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit

Image
  Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të aderuar në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit shpallet me rastin e 27 janarit, që është Dita Ndërkombëtare e Kujtesës Institucioni më i lartë akademik në Republikën e Shqipërisë është bërë pjesë e institucioneve simotrave në luftën kundër antisemitizmit. Akademia e Shkencave të martën ka miratuar vendimin për aderim në Lëvizjen për Luftën kundër Antisemitizmit. Përmes një letre që është nisur në adresë të Robert Singerit, kryesues i Qendrës Hebraike në Lëvizjen për Luftimin e Antisemitizmit, si dhe ambasadorit izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, kryeakademik Skënder Gjinushi ka njoftuar për vendimin e Kryesisë së Akademisë shqiptare për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, duke e miratuar përkufizimin e përdorshëm për antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. “Duke qenë se shteti shqiptar është vend bashkëthemelues i Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, duke qen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë shkrimtarin Ismail Kadarenë për “Nobel”

Në 85-vjetorin e lindjes së akademikut Ismail Kadare, Akademia e Shkencave do të propozojë rikandidimin e tij për çmimin Nobel në Letërsi. Ky vendim do të njoftohet në një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” që do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”. Lajmi është bërë me dije në një njoftim për mediat nga Akademia e Shkencave. “Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”.  Në këtë veprimtari, fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi. Më pas do të vijojë kumtesa me temë “Kadare në letërsinë europiane botërore”, që do të mbahet nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, z. Pirro Misha

‘Janë bërë gabime trashanike', mjekja shqiptare jep alarmin: Kujdes me këto trajtime kundër COVID-19!

Image
  Mjekja shqiptare në Gjermani, DR.Aurora Dollenberg teksa ka folur në lidhje me trajtimin e covidit-19, thotë se antiviralët janë dhënë në mënyrë të ekzagjeruar, ndërsa përdorimi i oksigjenit tej normës së duhur ka sjellë dëmtimin e mushkërinjve.  Ajo i ka cilësuar si gabime trashanike mënyrën e marrjes së medikamenteve në sasi të tepruar. “Janë blerë medikamente pafund. Antiviralët janë dhënë në mënyrë të ekzagjeruar dhe sidomos ato më të shtrenjtit. Ka pasur raste kur janë dhënë edhe 2 antiviralë të njëkohësishme me besimin e mirë që do të funksionojë edhe më tepër. Janë bërë gabime trashanike në disa lloj aspektesh mjekësore. Tendenca që të gjithë shqiptarët të kenë një bombol oksigjeni dhe ta gëzojnë sipas një rekomondimi të mjekut, por jo shumë të qartë është shumë e lartë dhe mund të themi që kjo ka çuar në një dëmtim masiv edhe të mushkërinjve sepse pjesa më e madhe e tyre tentojnë që t’i japin oksigjenin deri në 10 litra po të jetë e mundshme gjë që ka edhe efekte toksike për

Me më shumë se 4.000 dhoma po ndërtohet godina në veri të Kinës.

Image
Në Kinë vazhdon që numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet. Nga të dhënat e fundit zyrtare dhe në përgjigje të një vatre të re të koronavirusit në Shijazhuang, një qytet me më shumë se 10 milionë banorë ka nisur të ndërtohet një godinë gjigante. Pamjet satelitore të siguruara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, tregojnë ndryshimet e kryera përgjatë 10 ditëve në një zonë, ku kishte pasur vetëm tokë. Me më shumë se 4.000 dhoma po ndërtohet godina në veri të Kinës. Mediat vendase shkruajnë se deri më 19 janar kanë qenë gati rreth 600 dhoma, ndërsa priten që shumë shpejt të ndërtohen 3.600 të tjera. Kujtojmë që vitin e kaluar dy spitale, Housheshan dhe Leshenshan, u ndërtuan brenda ditësh për të trajtuar pacientët me COVID-19 në qytetin e Wuhan, ku u zbulua për herë të parë koronavirusi.

JULIA VRAPI : Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Image
  Letërsia shqipe dhe kritika letrare për studiues të ndryshëm duhet të jenë më cilësore, edhe pse problemet që përballet krijimtaria nuk janë të pakta. Në muajin e parë të këtij viti shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati thotë se për letërsinë shqipe shpreson që të bëjë hapa drejt vlerave, sepse në raste të shumta kanë munguar. Për studiuesin Xhahid Bushati, personaliteti i shkrimtarit në vendin tonë të mos jetë mjeran dhe shpreson, që ai të marrë vendin që meriton me aktivitetin e tij. “Shpresoj, që dinjiteti dhe personaliteti i shkrimtarit shqiptar të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon, të respektohet për vlerat që sjell. E kam fjalën për krijuesin e vërtetë”, shprehet mes të tjerave studiuesi Bushati. Duke folur për problemet në fushën e letërsisë, Bushati thotë se duhet të ketë më shumë vëmendje edhe për bashkëpunimet me Kosovën për krijimtarinë letrare. Për studiuesin Bushati, urat e bashkëpunimit me Kosovën duhet të jenë të dukshme, sepse kanë munguar. “Duke shpres

Behar Gjoka: Autori në letërsinë shqipe është pa të drejta, nuk ka vlerësim

Image
 NGA JULIA VRAPI Në javët e fundit të këtij viti, por nuk ka qenë i lehtë dhe për autorët me krijimtarinë letrare. Edhe pse nga institucionet janë bërë me dije projekte, që sipas tyre kanë pasur në fokus autorin dhe librin shqip, sërish problemet me të cilat u përballën shkrimtarët nuk kanë qenë të pakta. Studiuesi Behar Gjokja, në një reagim të tij kur jemi në muajin e fundit të këtij viti thotë se në një kohë pandemie problemet nuk janë pak dhe është një kohë e vështirë. Sipas tij kjo nuk duhet harruar, dhe si autori dhe gjithë shoqëria janë në një kohë të vështirë pandemie. “Gjatë këtij viti po të nisesh çfarë është thënë në media duket sikur është bërë nami. Por realisht unë mendoj, si letërsia, si autori dhe si e gjithë shoqëria jemi në pandemi, dhe të mos harrohet kjo rrethanë”, thotë studiuesi Gjoka, në një reagim të tij këtë muaj të fundit të 2020. Duke folur për çfarë ka ndodhur gjatë këtij viti me librin dhe autorët në vend, studiues Behar Gjoka vijon më tej se ka një zmadhim