Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2021

Pandeli Majko

  Prof.dr. Eshref Ymeri   Pandeli Majko në vazhdën e tradhtisë së Enver Hoxhës dhe të Hysni Kapos   Në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 19 shkurt, lexova shënimin me titull “Dy gracka për Albin Kurtin”, me autore publicisten e shquar Kimete Berisha, e njohur për brumosjen e saj me frymën e nacionalizmit, e mbrojtjes së dinjitetit tonë mbarëkombëtar.        Në atë shënim, për të cilin zonja Kimete ka marrë shkas nga ideja e Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ajo është ndalur në këndvështrimin e Pandeli Majkos, i cili qenka shprehur kundër bashkimit në fjalë. Ajo thekson:        “Pandeli Majko mendon se ideja e “bashkimit kombëtar” është ide e vjetruar, e shekullit të kaluar, prandaj, sipas tij, Albin Kurti nuk duhet të merret më me të. Rrush prej mendve, Pandeli Majkos prej se i kanë shkuar shokët në hapsane, ka harruar që është shqiptar”.        Në respekt të veçantë ndaj publicistes dinjitoze Kimete Berisha, dëshiroj të theksoj se Pan

PRES FITIMTARIN (CIKËL POETIK)

  Flori Bruqi Pres fitimtarin. Nëse ti më harron Nata e parë Dua që të dish Një gjë. Ti e di si është kjo gjë: nëse shoh hënën e kristaltë , degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time, nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit, gjithçka më çon tek ty, sikur kjo që ekziston aroma,dritë, metale, të ishin anije të vogla që shkojnë drejt ishujve të tu që më presin . Nata e dytë Sidoqoftë nëse pak nga pak ndalon së më dashuri do të ndaloj se dashuri pak nga pak “Nëse papritmas më harron, mos më kërko se tashmë do të kem harruar Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur era e flamujve Që kalon permes jetës time dhe vendos të më lësh në breg të zemrës në të cilën kam rrënjët, mendo se në atë ditë, në atë kohë, do të ngre lart krahët dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër Por nëse çdo ditë, çdo orë e ndjen se për mua je destinuar me ëmbëlsi të pamëshirshme. Nëse çdo ditë çel në buzët e tua një lule për të më kërkuar, ah, dashuria ime në mu