Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2021

Katër dragojtë e epokës së re të Kosovës

  Vjosa Osmani, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Donika Gërvalla , përkatësisht Kryetarja e Shtetit, Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Kryediplomatja e Kosovës janë katër Dragojt e Epokës së Re të Kosovës të cilët do të përballen me kulshendrën dhe vampirin Serbi, e cila është dhe mbetet agresive,kriminale dhe shoviniste antishqiptare në gen edhe sikur qoftë edhe një dhëmb po t’i mbetet në gojë. Serbisë, Rusisë dhe tentakulave e zgjatimeve të tyre Rama-Thaçi-Haxhiu në Tiranë e Prishrinë do t’u shkatërrohen planet e marrëveshjeve antiKosovë, do t’u dështojë plan idea e tyre për ndarjen e Kosovës, ajo e minishengenit antishqiptar dhe marrëveshjet ekonomike dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe të cilat e rikthenin Serbinë në Kosovë. Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla do të “përleshen” guximshëm kundër edhe të gjitha të këqijave, për ta çliruar Kosovën dhe shoqërinë kosovare, pasi ata do të përballen e do të sfidojnë edhe një kulshedër tjetër e cila është ajo e krimit, e korrupsioni

Krimet serbe kundër shqiptarëve në luftërat ballkanike

Ragip Guraziu Krimet ndaj shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike, të kryer nga ushtria serbo-malazeze, përfshijnë ekzekutime masive, masakrime të popullatës civile, pastrime etnike, konvertime me dhunë në fenë ortodokse dhe persekutime. “Që qeveria serbe të ketë mendimin se Kosova është pjesë e Serbisë, në vetvete nuk është befasi. Kjo është ajo që thotë kushtetuta serbe. Sa i përket Vuçiqit, do të ishte e përshtatshme që një hetim ndërkombëtar të shqyrtonte rolin e tij në kohën e luftës. Mbi të gjitha, ai ishte Ministër i Informacionit nën Millosheviçin nga viti 1998 deri në 2000”, ka deklaruar Christian Hoferer Për krimet e ushtrisë serbo-malazeze gjatë pushtimit të tokave shqiptare më 1912 e 1913 kanë raportuar shtypi evropian, amerikan dhe shtypi opozitar serb. Për hulumtimin e krimeve Shoqata për paqe në botë Karnegie më 1913 kishte formuar një komision të posaçëm dhe e kishte dërguar në Ballkan.[1] Pas vështrimit të gjendjes në trevat shqiptare, anëtarët e komisionit kis

Çmenden në Beograd. Mediat serbo-ruso shkruajnë se lobi i diasporës e sollën në krye te CIA-s proshqiptarin John Ratcliffe

Përkundër disa mendimeve qe po dalin nga Prishtina (qofshin analiste apo politikan) per diasporën shqiptare here duke kritikuar e here duke fyer, diaspora shqiptare nuk ndalet, ajo po e bën punën dhe detyrat e veta kombëtare. Si rezultat i saj është edhe zgjidhje e shefit te ri te CIA-s mikut te madh te shqiptareve John Ratcliffe, pas largimit Grenellit i cili ditëve te fundit ishte ne shënjestër te kritikave deh akuzave te shumuar nga shqiptaret ne Kosove, Ballkan deh Amerike çka këta te fundit u deshten t'i shkruajnë presidentit SHBA-ve Danald Trump. Gazetat në Beogradit: John Ratcliffe, sot shef i CIA-s avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës! Derisa dikush është gëzuar apo e ka mirëpritur zgjedhjen e z.John Ratcliffe ne krye te CIA-s kjo jo vetëm se nuk është mirëpritur por edhe ka bere nervoz dhe ka çmendur serbet, sidomos lobin serbe ne Amerike apo serbet ne Ballkan. Se është kështu mjafton te shfletojmë shtypin serbe te djeshëm dhe te sotëm dhe lexuam këta tituj si: B

Ish-zv/drejtori i CIA-s: Pa ndryshim të kufijve, nuk do të ketë paqe në Ballkan

Steven MeyerCIA nuk është prapa “non-paper” Edhe kur punonte si zëvendësdrejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) për Ballkanin për një çerek shekulli, Steven Meyer këmbënguli në pretendimet e tij se pa ndryshimin e kufijve në këtë pjesë të Evropës, nuk do të ketë përparim ose paqe të qëndrueshme , shkruan mediumi serb, Novosti. Këto pretendime, të cilat janë kuptuar prej kohësh si herezi, u aktualizuan papritmas në një dokument jozyrtar rreth rivendosjes së kufijve ballkanikë, të cilin e publikuan disa media sllovene. Tani një konsulent politik dhe ekonomik, Meyer thotë se po trishtohet me faktin se po akuzohet se qëndron pas dokumentit në të cilin çështja në rajonin tonë “zgjidhet” me kufij të rinj. CIA nuk është prapa “non-paper” “Në Bosnje e Hercegovinë, unë u akuzova menjëherë si autor, por nuk kam asgjë me të. Unë gjithashtu mendoj se CIA nuk qëndron pas të ashtuquajturës non-paper, sepse unë e di që kjo agjenci nuk e bën atë. Mirëpo, e vërteta ës

“VENDBANIMET E KOSOVËS ME RRËNJË PELLASDE-ILIRE-THRAKE-SHQIPE…”

  Prof. Dr. Rexhep Doçi KISHA ILIRE-SHQIPTARE E BAJËS SË MITROVICËS Prej të gjitha 14 bajave (banjave) të Kosovës këtë vendbanim të Mitrovicës po e rrokim në vështrim më gjerësisht, sepse është me interes si për nga   pozita gjeografike ku gjendet, ashtu edhe për nga roli mesjetar që e ka luajtur për çështje kombëtare shqipare dhe për gjuhën shqipe. Prej 4 vendbanimeve të Mitrovicës me emrin Bâja-Banja , për të cilën e kemi fjalën, sipas “Buletinit 37” për “Ekonomitë shtëpiake sipas vendbanimeve të KSA të Kosovës” në vitin 1981, Banjska ka qenë dhe mbase është banja me më së shumti banorë, që atëherë kishte më shumë banorë serbë se shqiptarë. Ndërsa sot, pas luftës së fundit çlirimtare të përgjakshme në Kosovë më 1989-1990, si duket, fare nuk ka tashmë banorë shqiptarë në Bâjë të Mitrovicës, të cilët fatkeqsisht me dhunë dhe krime vrastare shumë prej tyre u përzunë nga fashistët ushtarakë e policorë (milicët) serbë (të ndihmuar nga ushtarët ndërkombëtarë francezë e   të ndikuar nga p

Detaje nga ngjarja që tronditi Elbasanin ku u vra Pjerin Xhuvani, autori është një ish efektiv i RENEA

Zbardhen emrat e personave të plagosur gjatë përplasjes me armë në Elbasan.     Pavlo Vuksani është personi i katërt që mbeti i plagosur në ngjarjen tronditëse të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.  Emiljano Prenga është personi i tretë që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pas përplasjes me armë mes mbështetësve PD-PS.   Mësohet se Prenga është dhëndrri i viktimës Pjerin Xhuvani që u ekzekutua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.   Janë plagosur:  Emiljan Prenga, 39 vjeç   Pavlo Vuksani, 50 vjeç   Eltjon Bodinaku, 32 vjeç  Xhensila Sota, 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).   Ka mbetur i vrarë, Pjerin Xhuvani  Policia e Elbasanit jep të dhënat e para: Pati një konflikt me armë dhe u vra Pjerin Xhuvani   Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen ‘5 Maji’, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.   Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe

Publikimi i një dokumenti joformal, i njohur si “non-paper”, në Slloveni, ku përmendet ricaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, ka ngjallur reagime ndaj strukturave udhëheqëse të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Publikimi i një dokumenti joformal, i njohur si  “non-paper”, në Slloveni, ku përmendet ricaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, ka ngjallur reagime ndaj strukturave udhëheqëse të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Me këtë rast, tema e kufijve është rikthyer në diskursin politik të Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur është paralajmëruar rinisja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Një media në Slloveni ka raportuar se kryeministri slloven Janez Jansha, dokumentin në fjalë e ka dërguar në Këshillin Evropian. Kurse Qeveria e Sllovenisë nuk ka pranuar të komentojë këtë çështje, duke fajësuar partitë opzitare në këtë shtet.  As Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian nuk e kanë komentuar përmbajtjen e dokumentit në fjalë. Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, në një përgjigje për KALLXO.com ka bërë të ditur se një dokument të tillë as nuk e ka pranuar Komisioni Evropian. “Ne kurrë nuk komentojmë për dokumente të ndryshme të botuara n

Hulumtimi i “Kallxo Pernime” zbardh skemën e falsifikimeve të testeve PCR për COVID-19

  Kallxo Hulumtimi i sotëm i “Kallxo Pernime” zbardh skemën e falsifikimeve të testeve PCR për COVID-19 Pronarë laboratorësh dhe mërgimtarë rrëfejnë për rastet kur janë zbuluar teste të falsifikuara. Gjatë emisionit  ekspertë të sistemit të drejtësisë kanë shpjeguar pasojat e falsifikimit të testeve duke treguar se shumë mërgimtarë rrezikojnë të humbin vizat nëse zihen me teste të falsifikuara. Emisioni trajton edhe vendimin e IKShPK-së me të cilin është ndaluar kryerja e testeve PCR për qytetarët të cilët dëshirojnë të udhëtojnë. Në intervista, zyrtarët nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë poashtu për rastet kur instituti ka zbuluar teste të falsifikuara. Hulumtimi transmetohet sonte nga ora 22:15 në RTV Dukagjini dhe në KALLXO.com.

Kush po e fiton garën elektorale në rrjetet sociale?

Besar Likmeta "Birn" -Tiranë Një  analizë  e BIRN-ite të dhënave nga llogaritë e faqeve të Facebok-ut  dhe Instagram-it të qindra kandidatëve që garojnë për një post në parlament në zgjedhjet e 25 prillit, tregon se Partia Socialiste në pushtet ka një ndërveprim më të lartë me votuesit se opozita. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, pandemia e COVID-19 dhe masat e distancimit social i kanë detyruar partitë që të kufizojnë mitingjet dhe grumbullimet masive politike. E megjithatë, një garë e ethshme për të bindur votuesit po zhvillohet në botën virtuale të rrjeteve sociale. Shpërndarja më e gjerë e internetit, në krahasim me katër vite më parë, si dhe rritja e numrit të përdoruesve të mediave sociale i ka shtyrë partitë politike dhe kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që t’i përdorin ato si platformat kryesore politike të komunikimit. Afrim Krasniqi, drejtues Institutit për Studime Politike, thekson se fushata aktuale zgjedhore ka krijuar një situatë paradoksale.