Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2021

Nga Bajame Hoxha -Çeliku : Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës

  Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën. Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e  personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat. Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan,  jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan m

Së shpejti libri i ri

 

Njoftim publikë kundër roterit google.com

NJoftojmë opinionin publikë që në një afat sa më të shkurtër Agjencioni Floripress,do e padisa roterin google.com për fshirjen nga Agjencioni "Floripress" të rreth 20,000 mijë artikujve të botuar ku do të kërkojmë dëmshpërblim ndërkombëtar rreth 2 milion euro ngase shkrimet kanë qenë autoriale si dhe të bashkëpunëtorëve nga të gjitha vendet e botës. Kërkojmë falje lëxuesve të shumtë të "Floripress""-it i cili nuk është në gjendje më i kthyer artikujt e botuar nga roteri google.com-it i cil është administruar nga firma Flomed (Floripress)në bazë të rregullave ndërkombëtare .... Më roterin google do të shifemi në gjykatën ndërkombëtare ..., për fshirjen e shkrimeve të pa autorizuara , e tash që po mundohët ti kthejë pas letrës tonë publike të dërguar sot duke i kompiluar nga ish blogspoti Floart-Press blogspot.com , i cili nuk ekziston më. Editori përgjgjës i Floripress-it. Akademik Prof.dr.Flori Bruqi Ptcflomed@yahoo.co.uk Prishtinë, 24.05.2020.*:03

“Golgotha Shqiptare”Si u gjet libri i holokaustit. Serbët vranë 500 000 shqiptarë – Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1912.

Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Holokausti mbi shqiptarët. Serbët vranë 500 000 njerëz Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorrën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1912. Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiouesja Safete Juka, me banim në Amerikë. Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një g

Akademia serbe ka dy harta për ndarjen e Kosovës: Pretendimet e akademikëve serbë janë deri në Ferizaj dhe Deçan

Pjesëtari i shoqërisë civile në Kosovë, Shkodran Ramadani, ka publikuar dy harta të propozimeve të Akademisë serbë për ndarjen e Kosovës. Në këto harta, shihen pretendimet e qarta të Serbisë për marrjen e tokës së Kosovës. Sipas hartave, pretendimet e Serbisë janë të marrin tokën e Kosovës deri në Ferizaj dhe Deçan.Keto jane dy hartat e propozimeve te Akademise Serbe per ndarjen e Kosoves. Sic edhe shihet, kufijte e propozuar ketu parashohin vendosjen e kufijve deri ne Deçan dhe Ferizaj. Nje ndarje e thelle e Kosoves deri ne Jug gati. Pervec kesaj, bazuar ne kete ide Lugina duhet te mbetet jashte Kosoves. Pra nuk eshte shkembim i territoreve, por ndarje e Kosoves. Kontrast shume i madh me idete qe aktualisht po qarkullojne. Idete e tanishme parashohin shkembim territoresh te siperfaqeve shume me te vogla sesa keto harta ketu. Idete e sotshme jane me rreziqet dhe pikepyetjet e tyre dhe si te tilla jane te kontestueshme, por te quhen ide çetnike serbe eshte poshtersi qe nuk i ben

Flori Bruqi

Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj). Është anëtar i Kryesisë së LSHK. Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës. Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metod

Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të lartë të SHBA-së? Analisti i njohur shqiptar paralajmëron zhvillime të bujshme

Analisti Arjan Çuri foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ për padinë që ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur ndaj Antony Blinken në Francë me akuzën ‘për shpifje’. Sipas Çurit, avokati i Berishës duhet të kërkojë një qasje mozaikë, që të mundësojë që kjo gjykatë ta pranojë atë si çështje.“Rëndësi ka a do ta marri përsipër ndonjë Gjykatë ta gjykojë? Berisha këtu me anë të avokatit të tij mund të pretendojë se z. Berisha nuk do t’i bëhej një gjyq i mirë në Shqipëri... Në SHBA nuk e bën dot gjyqin se është shpallur non-grata. Po të isha unë avokati do t’i kërkoja Gjykatës të bënte një qasje mozaike, të bindja Gjykatën se Parisi është i vetmi vend interes i denoncuesit ku ai mendon se mund të marri një gjykim të paanshëm. Nëse Gjykata e pranon si çështje dhe z. Berisha e fiton si çështje, rëndësi ka që ai fiton betejën e tij morale me Blinken. Por duhet të pranojë Gjykata ta hapi si çështje”, tha Çuri. “Nëse i referohen gjërave që ka bërë kur ka qenë në pushtet, nuk dëno

DASH shpalli non grata Sali Berishën, Besnik Mustafaj zbulon prapaskenat: Edhe mua më ka ndodhur. Ja çfarë ‘fshihet’ pas heshtjes së Ramës

Ish ministri Besnik Mustafaj e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh nuk ka më asnjë funksion publik. “DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk ka kërkuar të shkojë në Amerikë. Asnjë shtet nuk është i detyruar të japë shpjegime në momentin kur të refuzojnë vizën. Çdo refuzim vize është person non-grata. Të gjithëve na ka ndodhur edhe mua më ka ndodhur, jam kthyer në shtëpi. Jo nga Amerika. Ky është një gjest mirëfilli propagandistik. Në tre rastet e mëparshme është shpjeguar pse nuk duhen. Kanë bërë një gjest më shumë se sa janë të detyruar”, deklaroi ai. Musfataj deklar

Tribunal Correctionnel De Paris/ Del blof Sali Berisha, zbardhen detajet e forta të Gjykatës ku do ankohet dhe historia e lavdishme e avokatit që ka mbrojtur politikanë të fuqishëm dhe miliarderë: Mbi vendimin e DASH s'ka...

Tribunal Correctionel De Paris është një dhomë e Gjykatës së Shkallës së Parë franceze në Paris e cila gjykon kundravajtje dhe krime që dënohen më pak se 10 vite.Kjo Gjykatë Funksionon në kuadër të gjykatës së Parisit, e cila ndahet në disa dhoma për të gjykuar krimet e rënda dhe që quhet Gjykata e Vlerësimit, krimet deri ne 10 vite siç është gjykata penale ku do apeloje edhe Berisha e me pas është Gjykata e Policisë për kundravajtjet e lehta. Kjo gjykatë të drejtë lëndore për të gjykuar çështjet kanë të bëjnë me kundravajtje, çështje civile që kanë si dënim penal maksimumi deri në 10 vite sipas ligjit Francës. Kjo nuk është një gjykatë ndërkombëtare që do të thotë se territori i çështjeve që mbulon është Parisi për krime që kryen aty apo të prekur janë shtetas francez. Ish kryeministri Berisha tha se padinë, avokati i tij Jean-Yves Le Borgne e bëri në gjykatën korreksionale të Parisit. Kjo gjykatë nuk ka asnjë juridiksion ndaj vendimeve të Departamentit të Shtetit, apo edhe vetë Sekr

Gjyqi në Hagë/ Hashim Thaçi bën kërkesën e rëndësishme, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij për gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se avokati David Hooper është tërhequr, dhe Thaçi ka bërë kërkesë që avokati i tij në vijim të jetë Gregory Ë. Kehoe. Kehoe nuk është një emër i panjohur pasi më parë ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina. Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i frikësuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ka marrë disa paralajmërime të pakëndshme në lidhje me Kosovën, por nuk ka specifikuar se për çfarë mendonte kur e tha këtë. “Gjithçka rreth Kosovës po ecën, por kam frikë se këto ditë do të fillojnë me çudira të ndryshme… Bëhet fjalë për ngjarje politike. Lloje të ndryshme të presionit rreth Kosovës… Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion”, tha Vuçiç. Më tej presidenti serb tha se “nëse nuk do ta kishim problemin rreth Kosovës, i cili pritet të na përplaset në kokë, do të mund të flisja sa ka përparuar Serbia dhe sa do të përparojë”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dy ditë më parë, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor. “Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nis puna për hartimin në Akademinë e Shkencave

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nisi puna për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Në ASH nga Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga prof. Irakli Koçollari, u nënshkrua kontrata me grupin e punës për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Sipas materialit që ka publikuar Akademia e Shkencave në faqen Facebook, kryetari Skënder Gjinushi tha se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me universitetet, për të hartuar “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, "Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë kombëtare". Sipas akademik Gjinushit, në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksiokografët më të mirë. Sipas ASH, akademik Jani Thomani tha se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më

Akademia e Shkencave, veprimtari shkencore në nderim të veprës së Naim Frashërit

Në 175-vjetorin e lindjes së poetit rilindës Naim Frashëri, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike organizuan të premten më 21 maj veprimtari shkencore në nderim të veprës së tij letrare dhe atdhetare. Me këtë rast Akademia e Shkencave ka çelur të parën veprimtari në rendin e një vargu veprimtarish, që ka parashikuar të zhvillojë këtë vit në jubileun e lindjes së kësaj figure emblematike të Rilindjes Kombëtare, që gjatë këtij viti do të ndiqet nga konferenca e botime të tjera, veprimtari nderimi dhe studimi. Në fjalën e hapjes së veprimtarisë akademik Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave tha se Naim Frashëri dhe Jeronim de Rada janë dy figurat më të rëndësishme të shekullit të formimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. Akad. Gjinushi tha më tej se Naim Frashëri i erdhi Shqipërisë si një projekt ardhmërie. “Dhe nuk erdhi nga boshi. Ajo u parapri nga ideologjia e shekullit të 18-të, që tek arb

“Berisha është i vetmi njeri që kam frikë”, Nano flet për herë të parë për kërcënimet që ka marrë nga ish-kryeministri: Ai ka qenë një horr, vrasës!

Analisti Mustafa Nano u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘të paekspozuarit’ se Sali Berisha është i vetmi person të cilin ka frikë. Ai gjithashtu tregoi se ka marrë kërcënime prej tij dhe se kjo ishte hera e parë që po tregonte diçka të tillë.Pjesë nga diskutimi: Nano: Çani mos e moho që ke frikë nga Berisha. Berisha është i vetmi njeri që kam frikë, kam marrë kërcënime. Hera e parë që po e them. Çani mos më thuaj që ti nuk ke frikë Berishën? Çani: Jo fare. Unë kam qenë në një gazetë që e sulmonte dhe kam bërë shkrime në gazetë ndaj tij me emër. Frikë nga ai nuk kam pasur, lere mos e nxirr si gogol tani. Nano: Berisha është një horr i madh në historinë e këtij vendi dhe fakti që po merret një vendim i tillë nga DASH është vendim i madh. Ai ka qenë një horr, vrasës.

Përse Berisha zgjodhi këtë shtet për të paditur zyrtarin e DASH? Analisti i njohur shqiptar flet nga Franca dhe nxjerr prapaskenat: Shpalljen ‘non-grata’ e meritonte Saimir Tahiri dhe...

Analisti Genc Burimi ka komentuar shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH dhe lëvizje e menjëhershme që bëri ish-kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi iu komunikua ky vendim. Burimi u shpreh për emisionmin ‘Breaking’ se Amerika po bën një gjë të tillë për interesin e vet, duke marrë edhe rrezikun që të zhgënjejnë shqiptarët. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zbatojnë standarde të njëjta për të gjithë. |“Pse nuk bëjnë një gjë të tillë me të tjerët? Manipulimi i zgjedhjeve, hyrjen në data-bazë të qytetarëve, këto duhej të kishin një lloj hetimi. Është edhe një mesazh për Bashën, ose të hysh në koalicion me Partinë Socialiste ose do të të ndodhë e njëjta gjë edhe ty”, tha Burimi. I pyetur në lidhje me avokatin francez që Berisha ka zgjedhur që të mbrohet, analisti i njohur u shpreh se ka zgjedhur Francës pasi është më pak pro Amerikane në Perëndim. “Franca nuk është mik i madh i Amerikës. Një avokat karizmatik. Zgjodhi atë që në Francë të ketë një lloj ndik

“I ka duart e lyera me gjak”/ Nuk përmbahet Artan Hoxha, ia numëron ‘një për një’ të gjitha krimet Sali Berishës dhe bën deklaratën e papritur edhe për Ramën: Më i trembur nga SHBA është ai!

Gazetari Artan Hoxha teksa po pritse dje që ish-kryeministri Sali Berisha të dilte në konferencë të jashtëzakonshme, e ironizoi në rrjetetsociale dhe e paralajmëroi që tashmë të veshë jo vetëm jelek antiplumb, por edhe të brekë antipulmb. Pikërisht në këtë postim ka komentuar një qytetare, e cila i shkruan se Berisha nuk është zemërlepur. “Ehu Artan doktori nuk eshte zemer lepur. Halle per kredi boronicash e toka te Begejave ish pronar, te kishin kryeministrat tane se do ishim Vend anetar ne EU sot”, i shkruan qytetarja. Mirëpo pas këtij komenti e menjëhershme ishte përgjigjia e gazetarit Hoxha. “Oo ma mbushen mendjen, kur te shoh eshtrat e zhdukura te Remzi Hoxhes, ata 26 te vraret e Gerdecit qe te ngrihen me kembe, Kosta Trebicken, ata 4 “kokepalaret” qe i ekzekutoi ne mes te bulevardit me duar ne xhepa si qene rrugesh, mos harro piramidat dhe 3000 te vraret e 97-es... Nesa keta te tjeret, jane te korruptuar, narkotrafikante etj, Berisha i ka duart e lyera me gjak shqiptaresh te

“Dosja e DASH u përgatit në Tiranë”/ Deputetja e PS-së del me reagimin e fortë pas deklaratës së bujshme të Sali Berishës për Ramën: Ka dalë nga binarët!

Deputetja e zgjedhur e PS-së në Pogradec, Blerina Gjylameti komentoi sot për emisionin ‘Ditari’ deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA. “Ndër vite në Shqipëri, për shkak edhe të drejtësisë së kapur, në shumë raste nuk ka pasur drejtësi, shumë herë të dhimbshme për shqiptarët, si Gërdeci apo “21 janari”. Sot jemi në një moment që kemi një drejtësi të pavarur nga politika”, u shpreh Gjylameti. Sa iu përket akuzave të Berishës, se dosja është përgatitur në Tiranë, Gjylameti e hodhi poshtë kategorikisht një gjë të tillë.“Nuk e di si mund të interpretohet një deklaratë e tillë, e cila mendoj se është një dalje nga binarët për momentin, por nuk mendoj se është diçka e mirëmenduar me një logjikë të pastër. Nuk mund ta mendojmë se Sekretari i Shtetit mund të përgatisë një deklaratë të tillë, në bazë të një informacioni që i çon një shtet përkatës”, u shpreh Gjylameti. Për Gjylametin, nëse drejtësia shqiptare do të kishte qenë e pavarur nuk do të kishi

“Vajza ime dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuara nga OKB”/ Por çfarë kishte punuar e bija e Sali Berishës në Kosovë që erdhi me shuma marramendëse

Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit' Opinion' se vajza e tij dhe bashkëshorti i saj janë kthyer në Shqipëri me 1 milion dollarë, që kanë fituar gjatë punës 7-vjeçare në Kosovë. Por, çka ka punuar vajza e Berishës? Ndërsa ju përgjigj akuzave të DASH, ngritur ndaj tij dhe familjes duke i penguar hyrjen në SHBA, Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike. Duke ju referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB. “Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha, duke shtuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e

“Më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë"/ Pas ish ambasadorit, edhe gazetari i njohur plas “bombën”: Krahut të djathtë të Ramës iu hoq brenda 24 orëve “non grata” në SHBA, si e bindi Fatos Nano DASH-in?

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari i njohur Basir Çollaku ka hedhur akuza të forta për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Gazetari ka shkruar se në vitin 2004 iu hoqë “non grata” në SHBA brenda 24 orësh.Çollaku pyet sesi ia doli kryeministri i kohës Fatos Nano që të bindte DASH-in në tërheqjen e një vendimi të tillë, dhe ironizon me pretendimet e DASH se ka dosje në rastin e Berishës. “Si u hoq brenda 24 oreve “non grata” nga DASH per Gramoz Ruçin ne vitin 2004?? Si i bindi Fatos Nano amerikanet te nderronin mendje kaq shpejt?! Meqe DASH ka dosje…”, shkruan Çollaku në postimin e tij në rrjetet sociale. “Më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh Një pretendim të tillë, që një zyrtar i nivelit të lartë në PS ishte shpallur non grata në SHBA, e tha disa ditë më parë dhe diplomati Agim Nesho, por ai nuk përmendi emra. “Para disa kohësh një zyrtari të lartë të Shqipërisë nuk i jep viza për në SHBA. Më thirri Nano e më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na

Paditi për shpifje Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Saimir Vishaj parashikon ‘ditë të errëta’ për Sali Berishën: Është i humbur!

Ish- kryeministri, Sali Berisha, ka vendosur të padisë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur ‘non-grata’, duke e konsideruar “të korruptuar”. Avokati Saimir Visha u shpreh prerazi se në këtë betejë, ish-kryeministri Berisha është i humbur. Sipas avokatit, nuk mund të shkohet në një gjykatë pa një provë. “Në momentin që ka zgjedhur për të vendosur dinjitetin e tij në një gjykatë ndërkombëtare, është i humbur përpara se të ngrihet një padi. Sepse në Konventën e Vjetës të vitit 196, ku kanë aderuar dhe SHBA-të dhe shumë shtete evropiane, mënyra e vendimmarrjes së një shteti, i cili disponon me vendim për mënyrën se simund të të shpallë ‘Non-grata’ që shqipërohet i padëshirueshëm, nuk të jep arsyet. Dhe nuk mund të shkosh në një gjykatë, për të zgjidhur ose për të kërkuar një të drejtë, pa një provë.”

“Ish ambasadori Donald Lu i ka kërkuar të arrestojë Metën”/ Hoxha tregon fundin tragjik të Presidentit, nxjerr emrat e njohur që do marrin goditjen e fuqishme nga DASH: Ju tregoj kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika

Vendimi më i fundit i Gjykatës për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe sekuestrimin e pasurisë së tij është komentuar ditën e sotme edhe nga gazetari Artan Hoxha.Gjithashtu gazetari i njohur tregoi se kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika. Ai tha se Ilir Meta do të shpallet “non grata” sapo të largohet nga Presidenca. “U ndëshkua për atë gjë që ka bërë në detyrë, gjate kohës që ai ka qenë në detyrë. Është futur në listën e zezë për korrupsion. Për shumë shqiptarë është konsideruar si një dënim i vogël, por ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë i vetmi gjykim, do kemi dosje dhe hetime të tjera ku do shohin se Llalla ka qenë i përfshirë”, tha gazetari i njohur. Sipas tij, Llalla u prezantua nga Meta dhe më pas u zgjodh nga Berisha si prokuror i Përgjithshëm, e si pasojë mbronte interesat e tyre. “Llalla vetë ka thënë se ish-ambasadori, Donald Lu, i ka kërkuar që të arrestojë Metën. Por i vetmi arrestim ishte që më sh

Berisha korri e shiu për 30 vjet pa e ditur çfarë e pret

NGA PROF. DR. AGO NEZHA 22 MAJ 2021 Berisha korri e shiu për 30 vjet pa e ditur çfarë e pret Miti i gjeniut të së keqes ra. Lajmi dritësjellës i 19 majit, është kambana e alarmit për të gjithë politikanët, shtetarët, drejtësinë dhe median e korruptuar, se në truallin shqiptar nuk ka më individë apo institucione të paprekshme dhe të pandëshkueshme, që janë kthyer në idole të periudhës 30-vjeçare të shkatërrimokracisë dhe kriminalokracisë demokratike. Kur u dëgjua deklarata bombë e DASH, nëpërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, për shpalljen “non grata”, të Sali Berishës dhe suitës së tij familjare përfshirë bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij, ishte një sihariq që ngjall shpresë tek ajo pjesë e popullit që duan Shqipërinë më shumë se partinë, ndryshe nga disa militantë që aderojnë e përfitojnë benefite të pamerituara. Akuzat ndaj ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha, janë të njohura për opinionin e publikut shqiptar, të publikuara në mediat e shëndosha dhe

"Po akuzohet nga DASH me video të montuara në zyrën e Ramës?", Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Berishës dhe goditja e madhe që ai do të marrë pas padisë së Francës

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar për deklatatën për mediat që dha dje ish-kryeministri Sali Berisha , pas shpalljes non-grata nga SHBA. Berisha deklaroi se do të padisë në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i pari që bëri njoftimin e bujshëm në “Twitter”. Ndërkohë do të jetë avokati francez, Jean-yves le Borgne, i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris. Në një intervitë për emisionin ‘Breaking’, Ngjela u shpreh se Berisha ka rënë në logjikë të vogël, pasi kjo është një goditje shumë e rëndë për të. Sipas tij, çështja nuk ka ndodhur në Francë që të gjykohet aty dhe nuk gjykon dot çështjet e Amerikës

PSE KOSOVA E SHTYPI VETVETEN ME SHUME SE KUR E SHKELI SERBI

Fishta u pat thene: “Kendoni ne Lahute heronjte qe te mos vdesin e shqip te frymojne. Ky eshte shenjtnimi me i madh per nje komb!” Martin Camaj u pat thene: “Flisni gjuhen qe nana ne djep ua mesoj!” Ndersa Arshi Pipa u coj fjale:” Ate dite qe do te harroni Pjeter Budin ate dite do te shtypni veten!” Po shqiptari si shqiptari marroset pas politikes dhe injorances, kurre nuk e pranon dijen e vete ta kete mbi krye! Njoh disa qe jane sfide e gjalle qe keta porosi i kane si drita e diellit. Jane pak, por si shenjteri e dheut te vet si shenjti Agustin qe te pakten e donte pak! Si thone ne Mirdite pak e sak. Me librat e tyre Flori Bruqi, Nusret Pllana Anon Nike Berisha, Dibran Fylli, e ndonje tjeter jane me shume se kater akademi. Puna e tyre eshte me shume se nje apo 100 heronj lufte se ata shkruan per heroizmin, shkrifterimin e dheut qe fara te mbije e shendetshme …ne ATSH, Agjensine e lajmve shterore shqiptare ne vitin 1998 na erdhi nje serb nga Franca te na bente organizimin e strukturav

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i nis letër organizatës që futi Manastirin e Deçanit mes monumenteve të rrezikuara

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka drejtuar një letër organizatës “Future for Religious Heritage”, e cila pati nominuar Manastirin e Deçanit për listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë të Europa Nostras. Çeku ka listuar një sërë pyetjesh në emër të shtetit të Kosovës lidhur me vendimin e tyre për nominimin e Manastirit, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Çeku ka kërkuar përgjigje nga kjo organizatë për pyetjet: - Cili ka qenë burimi i informacionit për sulmin e pretenduar të organizatës terroriste ISIS në Manastirin e Deçanit? - Kujt saktësisht i referoheni kur përmendni termin “ekstremistë lokalë” dhe në raportet e cilave institucione të sigurisë jeni bazuar në lidhje me katër sulmet e pretenduara? - Cili ka qenë burimi i informacionit për konstatimin tuaj se në afërsi të dyerve të manastirit planifikohet ndërtimi i një autostrade të madhe ndërkombëtare? - A jeni në dijeni për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes palëve (përfshi kleri

Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtares së BE-së në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim fondesh me miliona euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës Albina Nura, që si zyrtare e Bashkimit Evropian në Kosovë dyshohet se ka keqpërdorur fonde në vlerë miliona euro. Në njoftimin e Prokurorisë s’jepen detaje, njoftohet vetëm se ndaj të pandehurës është ngritur aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “konflikt interesi”. Ndërkaq, KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për dyshime se Nura ka keqpërdorur fonde në vlerë prej 3 deri 4 milionë eurosh. Një prej operatorëve që ka përfituar nga këto fonde dyshohet se ka lidhje me Nurën. Siç ka mësuar KOHA, rasti është iniciuar nga zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa është hetuar nga OLAF-i (Zyra Evropiane kundër mashtrimeve) në koordinim me Task-Forcën dhe Prokurorinë Speciale.

Intervistë me shkrimtarin dhe studiuesin e shquar nga Shqipëria, Prof. Vlash Prendi

Synimi im i përhershëm ka qenë për aq sa kam pasur mundësi të hedh dritë mbi figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare dhe mbarëkombëtare Vlash Prendi, është një shkrimtar, studiues, publicist dhe kulturolog shumëplanësh. Gazetaria, pasioni për gjuhësinë dhe artin e të të shkruarit, dhe sidomos kritikat letrare, eseistikja etj., përbëjnë substancën e librave të tij. Nuk janë pak libra, ato skalitin profilin e tij krijues. Qindra redaktime, qindra manifestime, tribuna e sesione, ku është dëgjuar fjala e tij, duke lënë përshtypje shumëdimensionale. Të shkruash shumë dekada pa u ndaluar dhe gjithherë duke vënë në dritë vepra me vlerë, është një gjë admiruese. Studiuesi Prendi këto ditë ka botuar librin studimor me titull, “Gjurmë në histori”, i cili ishte njëherësh edhe shkas i realizimit të kësaj interviste. Pyetje: Profesor Prendi, vlerësojmë se ju jeni një emër i spikatur i letërsisë dhe botës sonë studimore si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë. Për të qen

Armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit pas 11 ditë luftimesh

Palestinezët u mblodhën në Jeruzalemin Lindor të premten për të festuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, që kthyeu një qetësi të paqëndrueshme në Gaza dhe Izrael pas 11 ditë luftimesh, që sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë shkaktuan 230 vdekje në Gaza, përfshirë 65 fëmijë, dhe 12 viktima në Izrael, thanë autoritetet atje.Mes fishekzjarrëve që ndiznin qiellin, njerëzit valvisnin flamuj palestinezë dhe të Hamasit dhe u binin borive të makinave. Armëpushimi hyri në fuqi në 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale, pasi Izraeli dhe Hamasi pranuan ndërmjetësimin egjiptian për t'i dhënë fund dhunës. Atmosfera ishte po aq festive kur palestinezët u mblodhën gjithashtu në kompleksin Al-Aqsa. Disa bërtisnin "Allahu Akbar", Zoti është i madhërishëm, në arabisht. Shumë prej palestinezëve e panë armëpushimin si të kushtueshëm, por gjithashtu e konsideruan atë një fitore të qartë për grupin militant islamik Hamas mbi një shtet të fuqishëm siç është Izraeli. Pati një reagim

BIRI QË BRAKTISI TË ATIN

Përktheu: Bajram Karabolli Dikur, në një vend, jetonte një njeri me të shoqen, me djalin e tij të vogël dhe me të atin që ishte shumë plak. I thotë gruaja të shoqit: – Jam shumë e lodhur dhe e mërzitur me babanë. Ai është shumë plak dhe nuk vlen më për asgjë. – Është babai im dhe e kam për detyrë ta ndihmoj, – iu kthye burri. – Mirë, atëherë, zgjidh e merr, ose babanë, ose mua, – i thotë ajo me vendosmëri. – Po, sipas teje, ç’duhet të bëjmë? – i thotë i shoqi. – Është shumë e thjeshtë. Çoje diku në mal dhe lëre atje, – nguli këmbë e shoqja. Pasi u mendua shumë, duke parë se e shoqja e kishte ndarë mendjen, ai vendosi ta shpinte babanë në mal dhe ta braktiste. Sikur do të shkonte për një piknik, përgatiti dy kuaj dhe ushqim për ta marrë me vete. Për ta bërë sa më bindëse këtë punë, mori e dhe djalin e vogël. Dhe i thotë të atit: – Baba, po bëj me tim bir një shëtitje lart në mal. A do të vish edhe ti? Të bën mirë, ka ajër të pastër. – Mirë, – i thotë babai, që s’i shkonte kurrë në mend

Troja e vërtetë është në Shkodër

Shkruan: Fahri XHARRA Eshtë shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar ti përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore. Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatitë si duhet tardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kurfinj të historisë. Ja pra, shkencëtari serb e gjenë me fakte dhe në mënyrë shumë bindëse e spjegon që Troja e vërtetë është në Shkoder dhe se Troja e Shlimanit është falsifikim. Ka shumë zëra që Shlimani ka gabuar shumë rëndë kur e thsoshte që Troja është ai vendi që ai e zbuloi në bregdetin e Turqisë së sotme (Heinrich Schliemann Discovers the Ancient City of Troy (1871 – 1873). Fjalën e kam për autorin serb Milutin Jaćimović-in, që me punën e tij ‘Troja në Shkodër’, vepër e cila u lexua