Çfarë po ndodh në Afganistan? Ekspertja: Po fashiten arritjet e 20 viteve
FOTO GALER Një eksperte për çështjet e Afganistanit thotë se me ardhjen e talebanëve në pushtet, të drejtat dhe përparimet e bëra gjatë 20 viteve të luftës së Shteteve të Bashkuara atje, po fashiten. Rina Amiri me Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Nju Jorkut thotë se talebanët po përdorin një taktikë strategjike të komunikimit për Perëndimin që është ndryshe nga realiteti në terren. Në një intervistë me kolegen Rudina Dervishi, zonja Amiri e cila ka shërbyer si këshilltare e lartë e përfaqësuesit amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin në administratën Obama, flet për të ardhmen e pasigurtë të vendit që mund të shkojë drejt një lufte civile. Doja të merrja mendimin tuaj për atë që po ndodh në Afganistan. Sa e shqetësuar jeni për atë që po ndodh dhe çfarë po dëgjoni nga njerëzit në terren? Rina Amiri: Jam shumë e shqetësuar. Ka një nivel të jashtëzakonshëm frike mes njerëzve me të cilët flas. Është sikur një perde e errët të ketë rënë mbi vendin brenda natës. A