Posts

Showing posts from October, 2021

Një natë e frikshme hallouini

  Nga Elisa Bruqi Elisa këtë tregim e ka shkruar si nxënëse e klasës 4 _tër të shkollës fillore Iliria, Prishtin.Tash Elisa është studente e psikologjisë klinike në Wnkuver të Kanadasë                                                                             1       1 Në shtëpinë e frikshme Xheku dhe Ejmi kishin dalur të merrnin karamele për ditën e hallouinit. Ata ishin duke u kënaqur shumë! Ejmi ishte veshur si mace kurse Xheku ishte veshur sikur një vampire. Xheku donte që ëudira të ndodhin në jetën e tij, edhe Ejmi po ashtu.Papritur ata ndodheshin para një shtëpi të frikshme, por Xheku dhe Ejmi menduan se njerzit që banojnë aty e kishin zbukuruar shtëpinë për ditën e hallouinit, por jo, ata e kishin gabim. Dera u hap vetë ,dhe në shtëpine e frikshme kishte merimanga, kishte skeleta, kishte gjithçka të friksme. Ejmi u dridh nga frika.                                                                                                     “Xhek, eja të dalim nuk qenka njeri këtu,Xhek, X

KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE

Image
                             Huazuar nga Gazeta Dielli  Prof. as. dr. Jonela Spaho, Dekane, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, rrëfen për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, studimin “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” ku paraqet jetën dhe veprën e gjërë të Kristo Floqit në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi por fokusohet veçanërisht te veprimtaria e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti ku Floqi ishte një nga juristët më të shquar të kohës, sepse ishte organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip. Me Prof. as. dr. Jonela Spahon bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol PAJA. KRISTO FLOQI, NJË PERSONALITET POLIEDRIK Kristo Floqi është një personalitet poliedrik, vepra e të cilit ngjall kureshtje dhe ngacmon çdo stu

Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe

Image
  N ë Manhattan para konsullatës së përgjithshme serbe u organizua një protestë paqësore për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, për gratë e dhunuara nga ushtarët kriminelë dhe paramilitarët serbë.  Protesta paqësore me moton “Rally for her justice”,  u organizua nga z.Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili është në ballë të këtyre protestave dhe udhëheqës i tyre.  Shtoj këtu se z.Mark Gjonaj së bashku me ekipin e tij me drejtore ekzekutive znj.Vera Mjeku kanë organizuar disa të tilla duke kulmuar deri në Capitol Hill në Washington, Justice and Hearing, më 30 prill 2019.  Z.Gjonaj deklaroi në protestë se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësia në vend. Ne shkuam atje në përkrahje të motrave tona kosovare si Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani që janë dëshmitarë direkte të përdhunimit seksual.  Zonja Vasfije Krasniqi Goodman deputete në Parlamentin e Kosovës është e mbijetuara e dhunës ku është e para grua që dëshmoi p

20 pyetje për ambasadoren Yuri Kim

Image
  Shpend Topallaj   Kam disa pyetje, Zonja e nderuar Yuri Kim   Faqja e internetit “Fjala e Lirë” Londër, 26 tetor 2021   Ju patjetër që e dini mirë se ne shqiptarët të dalë nga një   diktaturë e pashembullt komuniste gjysmëshekullore, e kemi pritur para tre dekadash Xhejms Bejkerin si përfaqësuesin e një vendi të madh, kampion të mirëqenies, lirisë dhe demokracisë, me të cilin do të na lidhnin fort edhe interesat tona. Nuk e njihnim fare atë, por e mbajtëm në krahë si të qe Mesia, për të shprehur dashurinë tonë për atë shtet të fuqishëm, me ndikim në ecurinë politike të botës mbarë, atë shtet tek i cili shihnim edhe realizimin e shpresave dhe aspiratave tona të mohuara.  Mbi të gjitha, masa e gjërë e atyre që e kishin provuar në shpinën e tyre mizorinë kriminale të atij sistemi, kishin bindjen se do të gjenin përkrahësen e palëkundur në mënjanimin e mentalitetit dhe praktikave të trashëguara nga regjimi i kaluar. E forcoi në sytë tanë respektin për SHBA, sidomos kont

Mitologjia shqiptare

Image
Miti   ka ndikur ne te gjithe njerezit dhe ne brezat e sotem duke dhene mesazhe dhe argetim tek femijet. Mitologjia shqipëtare ka ndikuar edhe në mitologjitë e tjera ballkanike. Mitologjia ilire Jump to navigation Jump to search Paraqitja e  Polifemit , babait të Ilirit, Keltit dhe Galit në një amforë protoatike (rreth vitit 600 pes.) Kadmi  dhe  Harmonia Mitologjia ilire është një shprehje e cila i referohet miteve, legjendave, besimeve dhe praktikave fetare të  fiseve ilire , një grup fisesh që flisnin  gjuhën ilire  dhe banonin në pjesën perëndimore të  Gadishullit Ballkanik , prej shekullit X pes. deri në shekullin VII es.  Burimet e shkruara të disponueshme lidhur me këtë problematikë janë shumë të rralla. Ato përbëhen kryesisht nga emra personalë dhe emra vendesh, dhe disa fjalë nga burimet klasike.Krahas kësaj mitologjia ilire ngërthen në vete edhe një varg paralelizmash me  mitologjinë greke  dhe  mitologjinë romake . Përmbledhje Mendohet se ilirët nuk krijuan një kozmologji un