Posts

Showing posts from November, 2021

Në vend të urimit ngushëllime Gllogjan dhe Dardani.

Image
  Në prag të Festës së Madhe të nëntorit ,u terrorizuan fëmijtë e pafajshëm të Dradanisë martire.U hapën plagët edhe një herë në Gllogjanin legjendar ... Sulmi me kalalshnikov në Gllogjanin tonë ku mbetën të vrarë nxënës, është një akt shqetësues. Organet e rendit dhe të drejtësisë Dardane duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë dhe të dënohën për terrorizëm. Policia e Kosovës më Prokurorinë e shtetit ,AKI-në duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë. “Sulmi me armë në autobusin plotë fëmijë adoleshentë në Deçan, është masakër dhe terrorizëm i pa parë në Dardaninë e Adem Jasharit! Këto sulme i hapin edhe një herë plagët e shoqërisë sonë të lënduar rëndë gjatë luftës . Organet e rendit dhe të drejtësisë Dardane duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë dhe të dënohën për terrorizëm. Vij e vjen e unë kërkoj sy me t’pa se sytë e mi kanë mall                       Ti breg Lumëbardhi me ujë shumë                       që sjell këngë e

Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët, Von der Leyen: Ti ke ndikim të madh në botë

Image
  Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa Është mbajtuar evenimenti i ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik. Në mesin e shumë fytyrave të famshme, ka qenë e pranishme edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021, shkruan Shqip.com. Dua, gjatë fjalimit të dhënë pas marrjes së çmimit, në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët. “Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, tha ajo. Më tej, Dua tha se nëse Kosova do t’i bashkëngjitej komunitetit ndërkombëtar, atëh

Vrasja në Gllogjan, Prokurorja: Janë intervistuar shumë persona, ka pasur edhe bastisje

Image
  Autobusi që u sulmua në Gllogjan Shumë persona janë intervistuar dhe janë kryer disa bastisje lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit, ku kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, ndërsa një tjetër i plagosur. Kështu ka bërë të ditur Prokurorja e këtij rasti, Sahide Gashi, në një deklarim për media, por nuk ka treguar numrin e personave të intervistuar. Ajo ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të së shtunës është kryer edhe një bastisje në Gllogjan, por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ose ndonjë provë në drejtim të identifikimit të të dyshuarit. Sipas prokurores, gjatë sulmit dyshimet janë që është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator. “Këto informata janë deri tani, por hetuesit janë në teren edhe forenzika dhe janë duke bërë ekzaminim e çdo pëllëmbe të vendit të ngjarjes”, ka thënë Gashi. Prokurorja Sahide Gashi Mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka

Gjenerai dhe Heroji i gjallë Ramush Haradinaj për ngushëllime te familjet e viktimave në Gllogjan: E dhimbshme dhe e padrejtë ajo që ka ndodhur

Image
  Publikuar:  4 hours ago Haradinaj në vizitë te familjet e viktimave në Gllogjan. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë për vizitë ngushëllimi te familjarët e viktimave që vdiqën mbrëmjen e së premtes në sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, përcjell Shqip.com. Haradinaj ka vizituar familjen Mustafaj dhe Hamzaj në Gllogjan, ku u ka shprehur ngushëllime teksa ka theksuar se është e padrejtë dhe e dhimbshme ajo që ka ndodhur, raporton Klan Kosova. “Është e padrejtë kjo që ka ndodh dhe shumë e dhimbshme. Biseduam që nuk kemi me u ndalë duke punuar që të vendoset drejtësia në këtë rast. Njëkohësisht do të punojmë që të forcohet rendi dhe ligji që kurrë askush të mos mundet që të rrezikoj dikë”, ka thënë ai. Mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur tre persona, kurse një tjetër është plagosur. Gjendja shëndetësore e  nxënësit  i cili mbet i plagosu

Mediat ndërkombëtare raportojnë për vrasjen në Deçan

  Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet ndër tjerash në njoftim. Po ashtu, PK ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në Gllogjan të Deçanit gjendet ende në arrati

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në konferencë për media

Image
  “Mund të ketë më shumë se një person të përfshirë në vrasjen e trefishtë, jemi duke hetuar 2-3 pista” Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit dyshohet se është kryer nga një person, i cili nuk është identifikuar ende nga organet e sigurisë dhe i njëjti gjendet në arrati, por ka mundësi që është ndihmuar nga persona të tjerë. Kështu deklaroi të shtunën drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferëncë për media të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj. Mehmeti tha se aktualisht njësitet policore janë duke bërë pastrimin e vendit të ngjarjes dhe duke kryer hetime në dy ose tri pista. Siç bëri të ditur ai, moti i ligë që po mbizotëron në vend, ka penguar njësitet policore për të bërë ekzaminet e nevojshme në vendngjarje. Ndërsa, i pyetur për motivet e këtij rasti, tha se kanë pranuar informacione të ndryshme të cilat janë duke i hetuar, pasi mund të jenë disa motive dhe jo një. Me hetimet e

“Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë është larg”

Image
Kështu kanë vlerësuar dy njohësit e politikave të Beogradit, Milazim Krasniqi dhe Azem Vllasi. Ky i fundit ka thënë se pala serbe po blen kohë para zgjedhjeve parlamentare që i ka në prill të vitit 2022 dhe nuk është e interesuar për marrëveshje finale. “Pala serbe kështu po blen kohë ngase nuk është e interesuar për rezultat final para zgjedhjeve që i ka në prill të nvitit 2022. Ashtu që dialogu do të vazhdoj por si dialog i të shurdhërve, tha njohësi i politikave të Serbisë, Azem Vllasi. Mendimin e njëjtë për mosarritjen e një marrëveshjeje finale e ka edhe profesori, Milazim Krasniqi. Profesori universitar, Prof.dr.Milazim Krasniqi. Krasniqi për Shqip.com ka deklaruar se marrëveshje finale nuk mund të ketë për shkak se, “Kurti ka një lloj dogmatizmi dhe frike se po bën tradhëti, dhe Vuçiq për shkak se i ka zgjedhjet parlamentare në Serbi”. “Takimet edhe ato përpara janë më shumë show mediatik sesa që janë takime për të gjetur zgjidhje, në atë sa është parë tashmë, as Kurti në anën e

Bashkia e Lezhës shpërblen Flamur Malokun për studimin rreth Gjergj Fishtës

Image
  Organizimi në rastin e 150 vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës. Bashkia e Lezhës e ka shpërblyer profesorin universitar, Flamur Maloku për veprën më të mirë rreth Gjergj Fishtës. Pikërisht, organizimi i përkrahur nga Ministria e Kulturës në Shqipëri është zhvilluar në ditën kur u bën 150 vite që nga lindja e poetit kombëtar, At Gjergj Fishta. Vepra e Malokut është ‘Fishta dhe kultura e leximit”, në të kaluarën ai ka pasur edhe studime të tjera rreth për njërën nga figurat më të shquara shqiptare.   Libri i botuar nga Flamur Maloku. “Sot, në Lezhë, me rastin e kremtimit të 150-vjetorit të Ditëlindjes së Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, Bashkia e Lezhës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, shpërbleu librin tim ‘Fishta dhe tradita e leximit’, për veprën më të mirë studimore gjatë dy viteve të fundit”, ka shkruar Maloku në Facebook. Pos për veprat rreth Fishtës, në këtë ngjarje janë ndarë edhe çmime të tjera.  

Kroacia ”trondite” gjithe boten!! I del ne ndihme te madhe Kosoves duke i dhene goditje BE-se

Image
Ministri i Jashtëm kroat flet për liberalizimin e vizave për kosovarët Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliq – Radman, është shprehur optimist se në një ardhme të afërt do të ketë vendime pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Shqip.com. “Ne fuqimisht mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën. Kroacia e po ashtu edhe vendet e tjera, nuk mund të them që jemi vetëm në këtë iniciativë. BE mendoj se do mund të fliste me një zë”, tha ai për “Klan Kosovën”. “Unë jam optimist në këtë çështje, dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt, do të vijmë tek ky rezultat që të vendosim për liberalizimin e vizave”, shtoi ai. Sipas Grliq – Radman, thotë se zgjidhja e kësaj çështjeje është në interest ë Bashkimit Evropian dhe stabilitetit të rajonit. “Për shkak se është në interes të BE-së, në interes të stabilitetit të rajonit, dhe nëse do donim të tregonim solidaritetin tonë, ne do duhej ta angazhonim veten tonë edhe më shumë, dhe unë mendoj

I mbijetuari i sulmit jep detaje për autorin e krimit në Kosovë

  Një prej të mbijetuarve të sulmit me armë në Kosovë, ku mbetën të vrarë tre persona, ka zbuluar detaje rreth krimit makabër. Sipas dëshmitarit, ka qenë një person i maskuar që i doli para autobusit me nxënës dhe hapi zjarr me kallashnikov. Nga të shtënat mbetën të vdekur 3 persona, shoferi i autobusit dhe dy të rinj. “Ishim duke ikur me autobus. Na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar të gjuajë drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.”, rrëfeu i mbijetuarit, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa është pasqyruar gjërësisht edhe në mediat ndërkombëtare. Nga sulmi mbetën të vrarë dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Samedin Mehmeti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se hetimet nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan, janë përqendruar në tre pista kryesore, pa dhënë detaje se cilat ishin ato. “ Ja

Presdidentja prof.dr.Vjosa Osmani e lë Ing Albin Kurtin në 'hije', befason Behxhet Pacolli, ky është sondazhi që vjen nga Shqipëria

Image
  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është politikania kosovare më e pëlqyer në Shqipëri me mbi 81 për qind e qytetarëve kanë mendimin më pozitiv për të. EuroNews shkruan se Osmani është edhe udhëheqësja kosovare që ka nivelin më të ulët të mendimit negativ në Shqipëri, vetëm rreth 9% e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim negativ për të.Pas Osmanit, Behgjet Pacolli gëzon mendim pozitiv mes thuajse 77% të shqiptarëve, dhe pastaj është Albin Kurti me rreth 76%, pastaj Ramush Haradinaj me 72%. Hashim Thaçi vjen më poshtë – rreth 63% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.  Por, Thaçi është politikani për të cilin ka më shumë mendimin negativ – një në katër shqiptarë (25,2%) të Shqipërisë ka mendim negativ për të. Drejtuesit e rinj të dy partive të rëndësishme kosovare LDK dhe PDK gëzojnë njohje të pakët në Shqipëri: më shumë se katër në pesë shqiptarë nuk i njohin Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin. Gjetjet janë të vrojtimit të Barometrit në Euronews, për periudhën 20-29 tetor 2021,

Pinjolli i Pavarësisë vdes në dhomën e izolimit të Sigurimit të Shtetit

Image
  Nën titullin “Zbulimi dhe kapja e veprimtarisë armiqësore të elementëve anti parti”, historiku i Sigurimit të Shtetit në Tepelenë, mes të arrestuarve në fusha të ndryshme, përmend “Ahmet Jegenin, si lidhje e komplotistëve në fushën e ekonomisë, i cili vdiq në dhomat e izolimit”. Por një fjali e vetme nuk mund të fshehë një histori të tërë. Ahmet Jegeni rridhte nga një familje e pasur e Dibrës. Gjyshi i tij, Shaqir Beg Jegeni, kishte qenë delegat në Vlorë për shpalljen e Pavarësisë më 1912. Ahmeti i ri studioi Financë në Modena dhe më 1939, nuk pranoi betimin fashist dhe bashkë me Abdyl Këllezin u internua në Ventottene dhe Gaeta.  Më 1942 kthehet në Shqipëri dhe është krah Dali Ndreut në çetën e Dibrës së Madhe. Pas lufte mban poste të ndryshme në administratë. Nga 1949 deri më 1971 punon në Durrës ku, për një kohë, ishte drejtor i portit. Më 1971 transferohet në Tiranë si Drejtor i Drejtorisë së Jashtme të Tregtisë dhe në vitin 1975 transferohet në Tepelenë. Është atje, kur në Tiran

Artisti kosovar që krijoi logon e takimit të djeshëm Kosovë-Shqipëri

Image
  Agi Haxhimurati është artisti që projektoi dhe krijoi logon e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës në Elbasan. Kjo logo ishte vendosur në sfondin dhe në të gjitha mjetet që u përdorën në takim, deri edhe tek maskat e fytyrës së qeveritarëve të dy shteteve.   Agi Haxhimurati është nga Rahoveci dhe prej 10 vitesh jeton në Shqipëri, ku punon si designer. Ai aktualisht ka themeluar kompaninë e tij të designerit (Agjencia Kreative), kompani e fokusuar në marka dhe fushata. Ai ka përfunduar studimet për Komunikim Dizajn dhe në vitin 2015 fitoi dhe çmimin e karrierës.Agi është gjithashtu bashkëthemelues i festivalit Hardh Fest në Rahovec dhe aktualisht mban detyrën e drejtorit të bordit dhe drejtorit kreativ tek agjencia ku punon.

Mbresa të fuqishme nga një ekspozitë befasuese

Image
  AKADEMIK Prof.dr. Eshref Ymeri          Para pak ditësh, në rrethojën e Presidencës së Republikës së Shqipërisë qe hapur një ekspozitë origjinale në llojin e vet. Në atë rrethojë qenë vendosur fotografi, harta dhe piktura, në të cilat pasqyrohet historia jonë kombëtare që nga periudha e lashtësisë dhe sidomos   historia e Çamërisë. Punën e gjatë përgatitore për organizimin e asaj ekspozite madhështore e ka përballuar Akademia “Rrënjët tona”, me kryetar Prof.dr. Stefan Pinguli, Drejtor organizativ Prof.dr. av. Sazan Guri, Sekretar organizativ Fred Balaj. Komitetin shkencor të kësaj Akademie e drejton Zonja Luljeta Dano. Gjithë materiali i pasur faktik, i pasqyruar në ato fotografi, harta dhe piktura, është vjelë me shumë durim dhe vendosmëri nga Enciklopedi të vendeve perëndimore dhe botime të tjera akademike, përfshirë edhe Enciklopedinë greke. Për ekspozimin   e atyre fotografive, hartave dhe pikturave në rrethojën e Presidencës, drejtuesit e Akademisë “Rrënjët tona” patën