Posts

Showing posts from February, 2022

BE-ja i përgjigjet ashpër Putinit: Do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

Image
    Bashkimi Europian do të ndihmojë Ukrainën me avionë luftarakë. Këtë të diel në mbrëmje, shefi i politikës së Jashtme të BE-së bëri deklaratën e fortë, duke treguar se vendet e unionit do të ndihmojnë Ukrainën me armatime. Borrell tha se ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka kërkuar avionë luftarakë që mund të operojnë forcat ajrore të vendit të tij. Avionin mund të jenë modele të prodhimit sovjetik, kryesisht avionë MiG dhe Sukhoi.

Rritet nafta, bien bursat, rubla në pikiatë, pas sanskioneve ruse

Image
  Nafta e papërpunuar shënoi rritje, ndërsa rubla ra me gati 30%, duke arritur një nivel të ri të ulët rekord të hënën, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione të reja të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës. Këto sanskione përfshinë bllokimin e disa bankave nga sistemi global i pagesave SWIFT. Kërkesa për investime të sigurta nxiti obligacionet së bashku me dollarin dhe jenin, ndërsa euro ra, pasi presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat e armatosura bërthamore në gatishmëri të lartë të dielën, në ditën e katërt të sulmit më të madh ndaj një shteti europian që nga Lufta e Dytë Botërore. Rritja e tensioneve shtoi frikën se furnizimet me naftë nga prodhuesi i dytë më i madh në botë mund të ndërpriteshin, duke e çuar çmimin e kontratave të së ardhmes të naftës së papërpunuar Brent me 4,21 dollarë ose 4,3 për qind në 102,14 dollarë. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) u rritën me 4,58 dollarë ose 5,0% në 96,17 dollarë për fuçi.

Ukrainasit gjejnë strehë, në kohë lufte, largohen nga vendi ose martohen

Image
    Të enjten e javës së kaluar, ukrainasit u zgjuan nga shpërthimet në disa prej qyteteve të vendit ndërsa shumë prej tyre nxituan të largoheshin nga Kievi. Familjet në Kiev kanë folur për CNN duke treguar se ishin në mëdyshje ndërsa duhet të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të përballeshin me rrezikun në rrugë apo të qëndronin. Mëngjesin e së enjtes pati radhë të gjata trafiku në Kiev teksa ukrainasit largoheshin në anën e kundër të kufirit me Rusinë. Lufta nuk i pengoi Yaryna Arievën dhe partnerin e saj Sviatoslav Fursn që të martoheshin ndërsa në sfond dëgjoheshin sirenat e sulmeve ajrore. “Ishte shumë e frikshme. Është momenti më i lumtur i jetës tënde dhe ti dëgjon atë”, tha Arieva. Ata e kishin planfiikuar që të martoheshin më 6 maj dhe të festonin në një restorant ku dukej lumi Dnieper, tregoi 21-vjecarja. Ata nuk e dinë se cfarë do t’i sjellë e ardhmja, por janë të vendosur që të qëndrojnë dhe të luftojnë. Pas dasmës, cifti u përgatit për t’iu bashkuar forcave për të mbrojtur

Gjermania, gati ushtrinë: Nuk e lëmë vetëm Ukrainën/ Super fuqizohet Bundeswehri

Image
  Në një lëvizje që vetëm pak javë më parë do të ishte e paimagjinueshme Gjermania njoftoi se do të angazhojë 100 miliardë Euro për një fond të posaçëm të forcave të armatosura dhe se do t’i rrisë shpenzimet e saj për mbrojtjen mbi nivelin 2% të PBB-së. Një hap i tillë u kthye në dëshminë ndoshta më të qartë të faktit sesi lufta e Rusisë në Ukrainë po rishkruan politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në Europën e pas-Luftës së Dytë Botërore. kancelari Olaf Scholz shpjegoi përpara parlamentit vendimin e tij për të furnizuar me armë Ukrainën, duke thënë se “ duhet ta mbështesim këtë vend në kohën kur ka nevojë të dëshpëruar për ndihmë ”. Nuk ka përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit, ishte komenti i tij. Ishte presidenti rus që e zgjodhi këtë luftë, jo populli i Rusisë, kështu që të jemi të qartë të gjithë: Kjo është lufta e Putinit, shtoi prerazi kreu i ekzekutivit gjerman. Gjermania vendosi të dërgojë 1.000 armë anti-tank dhe 500 raketa tokë ajër në Ukrainë, e po kështu, Estonia dhe

Kievi i rrethuar nga rusët? Kryebashkiaku Vitali Klitschko : Mos u besoni gënjeshtrave ruse

Image
      Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, aktualisht është i rrethuar nga të gjitha anët nga trupat ruse. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka përgënjeshtruar lajmin se kryeqyteti ëhstë i rrethuar nga të gjitha anët nga trupat rusë. BBC raportoi më herët se Klitschko i ka thënë Associated Press se të gjitha daljet janë të bllokuara dhe nuk mund të bëhen evakuime nga Kievi. Kryebashkiaku e cilësoi lajmin “dezinformim”. Në një mesazh në Telegram, ai tha: “ Botimet ruse të internetit përhapin informacione duke m’u referuar mua. Mos u besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve që vijnë nga burimet zyrtare ”, tha ai. Shtetrrethimi mbetet në fuqi në kryeqytet, teksa mijëra banorë janë strehuar në bodrume dhe stacione nëntokësore. Në qytet vazhdojnë të dëgjohen shpërthime të herë pas hershme, teksa banorët i pret një tjetër natë e vështirë nën kërcënimin e sulmeve ajrore

Momenti epik kur rusëve u rrëmbehet tanku me traktor

Image
  Teksa qytetarët ukrainas filmojnë momentet e luftës, ata kanë pasqyruar situatën në shumë aspekte, ku nuk mungojnë as gafat e ushtarëve rusë. Ukrainasit i kanë marrë rusëve një tank, që më pas e kanë transportuar me traktor. Sot, në ditën e katërt të pushtimit rus në Ukrainë, dy ushtarë rus u bënë viral në rrjet, pasi gafës që bënë. Pasi mjeteve u mbaroi karburanti, ata shkuan për të kërkuar naftë në zyrat e policisë në Shevchenkove të Kharkivit. Mendonin se policia lokale në këtë qytet lindor të Ukrainës kontrollohej prej rusëve. Në fakt informacionin e kishin gabim. Posta e policisë ishte vënë nën kontrollin e ushtrisë të Ukrainës. “Na duhet pak naftë“, ishin fjalët e ushtarëve rusë. Në vend të lëndës djegëse, morën prangat në duar.

Marinari ukrainas “merr hak” për luftën! Fundos anijen super-luksoze të shefit të tij rus që furnizonte vendin me armë

Image
    Një marinar ukrainas në Mallorca të Spanjës ka fundosur një jaht luksoz me vlerë 7 milionë euro në pronësi të pronarit të tij rus, disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Jahti super-luksoz, i quajtur Lady Anastasia, është me pesë kabina dhe është në pronësi të Alexander Mijeev, një ish-kreu i Korporatës Ruse të Helikopterëve. Ky i fundit, në vitin 2016 mori përsipër të furnizonte shtetin rus me armë. Kjo ishte edhe aryesja pse marinari i identifikuar si D. Taras O, dyshohet se hapi valvulat e anijes duke bërë që ajo të mbytet pjesërisht, veprim për të cilin u arrestua. Ai hapi një valvul në dhomën e motorit dhe një të dytën ku jeton ekuipazhi dhe dyshohet se u kërkoi tre anëtarëve të tjerë të ekuipazhit, gjithashtu ukrainas, të braktisnin anijen. Për tu siguruar që anija do fundosej, ai fiku valvulat e karburantit dhe energjinë elektrike në anije, sipas The Sun. “ Pronari i kësaj anijeje është një kriminel që e bën jetesën duke shitur armë dhe tani ata vrasin ukrainas “, mësohet të

Pamjet e raketës Iskander që godet Ukrainën, dyshohet se është lëshuar nga Bjellorusia

Image
      Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë një raketë e llojit Iskander që bie në Ukrainë. Qeveria ukrainase pretendon se raketa është lëshuar nga Bjellorusia, vend aleat me Rusinë. Në ditën e katër të agresionit rus në Ukrainë, është raportuar për më shumë sulme ajrore. Zyrtarët thonë se raketat balistike ruse janë lëshuar nga vende në Bjellorusi fqinje. Për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë, u dëgjuan paralajmërime për sulm ajror në qytetin lindor të Dnipro. Sirenat kanë rënë edhe në kryeqytetin, Kiev. Rusia për herë të parë ka pranuar sot se ushtarët e saj janë vrarë në luftime, por refuzoi të japë shifra.

BE thirrje Ukrainës: Aplikoni urgjentisht për tu bërë pjesë e Unionit!

Image
      Bashkimi Evropian pret të marrë kërkesën e Ukrainës për tu bashkuar me bllokun sa më parë. Zyrtarët në Bruksel thanë se aplikimi duhet të vlerësohet menjëherë nga Këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet opinion urgjent nga Komisioni Europian, sipas Guardian. Që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së, ajo do të kalojë një periudhë të para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar asaj të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar. Ditën e sotme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i bëri thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit sipas procedurave speciale.

Ukraina “çmend” Rusinë/ S’e prisnin rezistencën, Moska “në panik”, por vriten 14 fëmijë

Image
      Ushtria ukrainase pohoi se e diela ishte një ditë mjaft e vështirë për të, dhe se trupat ruse “kanë vazhduar bombardimin nga pothuajse çdo drejtim”. Ministria ukrainase e mbrojtjes pohoi se që prej fillimit të pushtimit kanë humbur jetën 352 civilë, mes të cilëve fatkeqësisht, edhe 14 fëmijë. Por rezistenca vazhdon, madje në nivele të tilla sa duket se e ka befasuar Moskën. Kremlini priste një marrje shumë të shpejtë të Kievit, dhe duket kishte planifikuar një luftë të shkurtër, por nuk rezultoi ashtu . Rezistenca e fortë ukrainase, e ushtrisë por edhe civilëve vetë, nuk e ka lejuar Moskën të marrë kontrollin e qendrave të mëdha urbane, siç shpresonte. Shpërthime të fuqishme zgjuan mëngjesin e sotëm banorët e Kievit dhe të qytetit tjetër të rëndësishëm, Kharkiv. Forcat ruse janë duke lëvizur tani në jug ku po kërcënojnë një port të rëndësishëm, dhe në veri nga ku po nisen trupa të tjera drejt Kievit.Pavarësisht kësaj, zyrtarët ukrainas e panë si një lloj fitoreje të vogël thirrje

Amerika ashpërson masat ndaj Rusisë! Mbyll ambasadën e saj në Bjellorusi

Image
      Antony Blinken Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar pak më parë operacionet në ambasadën amerikane në Minsk të Bjellorusisë. Në një deklaratë të mbajtur pak më parë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se vendimi u mor për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë. “ Ne i morëm këto hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë ,” tha Blinken. Po ashtu, Blinken tha se stafi i ambasadës ka të drejtë të largohet nga vendit për shkak të luftës në Ukrainë.