Rreth 120 produkte ushqimore shqiptare shkaktojnë kancer
Nëse konsumoni produkte shqiptare si gjalpi, qumështi, fasulet, vaji, uji, frutat e thata, vera, të prodhuara që nga fushat e Korçës e deri në lartësitë e Kukësit, nuk jeni të sigurtë për shëndetin tuaj. Kanceri i mëlçisë, sëmundjet e sistemit imunitar dhe ato të veshkave mund të jenë pasojat që mund të keni në afatgjatë. E gjithë kjo gjëmë shkaktohet nga një lëndë pesticide e njohur si Lindan, që është përdorur në bujqësi në vitet e fundit të komunizmit por që i ka rrezistuar kushteve atmosferike dhe është parhapur përmes prodhimeve të tokës, ujrave që rrejedhin përmes saj dhe faktorëve të tjerë natyrorë dhe atmosferikë. Ky është thelbi i një investigimi serioz dhe të thelluar që ka bërë agjensia BIRN. Artikulli i referohet një studimi tre vjeçar të kryer në Fakultetin e shkencave të natyrës nga Profesor Aurel Nuro dhe kandidatja për doktorane Oljana Pine, që përmbledh periudhën 2014-2016. Ai ka konfirmuar gjurmë lindani në 120 mostra produktesh të ndryshme ushqimore nga i gjithë ve