Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/04

Vlera Bytyçi Ejupi (1965-)





Vlera Bytyçi Ejupi ,lindi në Tetovë më 16 maj 1965 në Tetovë . Shkollën fillore  e kreu  në Shkup.

 Në vitin 1983 kreu edhe shkollën e mesme në Shkup dhe paralelisht të gjitha kurset nga gjuha angleze për katër vite në Qendrën për gjuhë të huaja në Shkup,krahas shkollës së mesme të përgjithshme
"Zef Lush Marku".

Diplomoi në Universitetin e Shkupit në katedrën për Gjuhë dhe letërsi angleze,në drejtimin pedagogjik dhe atë përkthyes.

Në vitin 2002,kreu studimet pas universitare në Universitetin Shtetërorë të Tiranës,duke fituar titullin magjistër nga proza bashkëkohore angleze,pas mbrojtjes me sukses të dalluar të tezës"Love, sex and marriage,in the novel" Lady Chatterley's 
Lover" by D.H.Lavrence"-"Dashuria,seksi dhe martesa në novelën "dashnori i Zonjës Çetërli" nga D.H.Lawrence".

Në vitin 2009,fitoi titullin Doktor i Shkencave të Filologjisë pas mbrojtjes me sukses të dalluar të tezës së doktoraturës më titull
"The rlation among male and female protogonists in the novels "Women in love" and "Sons and Lovers" By D.H.Laawrence"-"Raporti mes protogonistëve në novelat"Gratë e dashuruara" dhe "Bijtë dhe dashnorë"në UEJL në Tetovë.

Vlera Bytyçi Ejupi, ka ligjëruar në shkollën e mesme"Zef Lush Marku" dhe "Nikolla Karev" në Shkup,në shumë kurse private dhe shtetërore,duke veçuar Qendrën për Gjuhë të huaja "Koço Racin" në Shkup.

Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konferenca shkencore nèpër botë,është përkthyese e disa librave,si dhe përkthyese simultane dhe konsekutive.

Ka ligjeruar në universitetet në vijim në Universitetin e Tetovës, në Universiteti Ndërkombëtar të Evropës Juglindore  në Tetovë, në IBT në Shkup, në AAB në Prishtinë dhe për momentin Vlera Bytyçi Ejupi , ligjëron  Gjuhë angleze, si dhe Letërsinë Moderne dhe Postmoderne Anglo-Amerikane në UBT në Kosovë.


Prof.dr.Vlera Bytyçi Ejupi ,ka qenë themeleuese e katedrës për Gjuhë dhe Letërsi Angleze pranë Universitetit të Tetovës,kur ky institucion punonte në mënyrë ilegale.Vlera ka pasion poezinë si dhe shkrimin e letërsisë kreative,zhanrin eseistikë.

Shkrimtrja Bytyçi ka një stil tërheqës artistik dhe pedagogjik ,ajo jep kontribut të çmuar në zhvillimin dhe pasurimin e letërsisë sonë,
duke vazhduar traditat më të mira të mjeshtërve të letërsisë shqiptare dhe duke shfaqur një origjinalitet letrar ,që meriton vëmendjen dhe respektin e lexuesve.

Botime:



1."Love, sex and marriage,in the novel" Lady Chatterley's 

Lover" by D.H.Lavrence"-"Dashuria,seksi dhe martesa në novelën "dashnori i Zonjës Çetërli" nga D.H.Lawrence",Tiranë,2002

2."The rlation among male and female protogonists in the novels "Women in love" and "Sons and Lovers" By D.H.Laawrence"-"Raporti mes protogonistëve në novelat"Gratë e dashuruara" dhe "Bijtë dhe dashnorë",Tetovë, 2009.

3.Pakti me djallin,Konica Press, Shkup,2011.

4.Qelqi(Poezi dhe Ese),SHB "Rugova Art" Prishtinë,2019.


Flori Bruqi






2020/02/03

Albin Kurti kryeministër i Kosovës/ Votohet qeveria e re, opozita braktis sallën

Nga Flori Bruqi 








VV dhe LDK me konferencë të përbashkët, zyrtarizohet marrveshja…


Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruan mëngjesin e së dielës marrëveshjen për bashkëqeverisje

Lajmi është bëri i ditur nga kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK, Isa Mustafa.

Qeveria e re do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra, 6 ministri do të drejtohen nga VV, 6 nga LDK dhe 3 të tjera do të shkojnë për komunitetet

Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet ditën e hënë në seancën e thirrur nga i mandatuarit për kryeministër Albin Kurti.

Lajmin u dha në një konferencë të përbashkët dy kryetarët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Kurti: U takuam dhe dakorduam që të takohemi dhe nesër për të zgjedhur qeverinë e re dhe në këtë mënyrë të jetësojmë ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. E kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përveçse për harmonizimin e programit dhe ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim. Ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përkrahjen që keni treguar gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë shumë më i sigurt nga sa është menduar.

Mustafa: Kemi arritur marrëveshjen dhe vlerësojmë se është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës dhe në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë. Marrëveshja është rezultat i një mirëkuptimi dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e VV-së Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Kemi ardhur bashkarisht në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të publikut. Dëshirojmë që kjo qeverisje të jetë e suksesshme dhe të realizojë pritjet e qytetarëve ndaj saj.


Hapet rruga për marrëveshje mes LVV dhe LDK, ku duket se Glauk Konjufca e liroi pozitën e Kryetarit të Kuvendit për LDK.
Sipas raportimeve të mediave, LDK dhe LVV janë duke diskutuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.
Kreu I LDK Isa Mustafa dhe lideri i VV Albin Kurti, duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e “Koalicionit të Shpresës”.
Nga burime të brendshme, nënkryetari i Vetëvendosjes, nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri, duke marrë post ministror dhe vendin e tij do e marrë Vjosa Osmani, sipas Express.
Për sa i përket pozitës së Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.




Albin Kurti niset për në Kuvend: Pas 23 vjetësh kam rastin t’i shërbej popullit


I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka folur para mediave para nisjes për në Kuvend të Kosovës, ku për pak pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re.

Kurti ka bërë të ditur se kryer përgatitjet për seancë.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për seancën, me që rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re, e cila do të punojë mbarë e mirë e sipas programit të harmonizuar, me një ekip shumë të mirë të kabinetit, por mbi të gjitha sot dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që na mundësuan një ditë të tillë, në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë me 6 tetor, ne si përfaqësues ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar, pra ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar me vullnetin e popullit”, tha Kurti, teksa konfirmoi se do të takohet me deputetët e pakicave.

“Do t’i zhvilloj takimet përfundimtare edhe me disa deputetë do të shkoj njëherë në zyrën e grupit parlamentar të LV-së”, shtoi ai.





Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas 23 vjetësh e ka rastin që t’i shërbejë popullit.

“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë ai.


albin-kurti-isa-mustafa-e1575381648399-1280x719-600x360


Pas katër muaj negociatash, sot votohet Qeveria e re e Kosovës


Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy partitë që morën më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit, kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë fund ngërçit politik për shkak të mos pajtimeve rreth ndarjes së posteve.

Këto dy parti janë pajtuar që qeveria e re të ketë 15 ministri, duke bërë që secila prej tyre të udhëheqë me nga gjashtë ministri, posti i kryeministrit t’i takojë Vetëvendosjes, kryeparlamentari LDK-së, ndërsa tri ministri do t’iu takojnë minoriteteve.

Sa i përket postit të presidentit, e cila ka qenë temë e nxehtë e negociatave të deritanishme, LVV dhe LDK kanë vendosur që kjo çështje të mbetet për t’u diskutuar më vonë.

Në zgjedhjet e tetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 29 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 28.

Qeveria e Kosovës konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që i bije që së paku duhet t’i ketë 61 vota.

Kushtetuta e Kosovës parashikon edhe procedura të tjera në rast se Qeveria nuk merr shumicën e votave të nevojshme.

“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në Kushtetutë.

Po ashtu, theksohet se anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Ndërsa, teksti i betimit është i rregulluar me ligj.


Kushtetua ka paraparë edhe ministritë dhe përfaqësimin e minoriteteve.

“Në Qeveri do të jenë së paku një ministër nga komuniteti serb dhe një ministër nga ndonjë komunitet tjetër jo shumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra. Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet jo shumicë në Kosovë. Do të jenë së paku dy zëvendësministra nga komuniteti serb i Kosovës dhe dy zëvendësministra nga komunitete të tjera jo shumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një zëvendësministër të tretë, i cili përfaqëson komunitetin serb, dhe një tjetër zëvendësministër, i cili përfaqëson një nga komunitetet e tjera jo shumicë në Kosovë. Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit me partitë, me koalicionet ose grupet që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. Nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e zëvendësministra kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë mund të zgjidhen nga deputetë të Kuvendit të Kosovës ose nga persona të kualifikuar, që nuk janë deputetë të Kuvendit. Papajtueshmëria e anëtarëve të Qeverisë lidhur me funksionet e tyre rregullohet me ligj”, thuhet në Kushtetutë.








Është votuar me 86 vota pro dhe 10 abstenime qeveria e re e Kosovës, me kryeministër kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Mësohet se të gjitha partitë opozitare e kanë bojkotuar seancën parlamentare pak minuta para se të votohej qeveria e re.


Kabineti qeveritar do të përbëhet nga 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.


Ndërkohë zëvendëskryeministri i propozuar nga LDK-ja është Avdullah Hoti dhe nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi.



Emrat e ministrave:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes.

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë.

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim.

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm.

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca.

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu.

Ministria e Financave dhe Transferave – Besnik Bislimi.

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari.

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia.

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi.

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic.

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.






 Albin Kurti do të vendosë shërbimin urshtarak të detyrueshëm

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ku pritet të votohet Qeveria e re, shpalosi para deputetëve programin e tij qeverisës.

Ndër të tjera tha se shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm

“Shërbimi urshtarak i detyrueshëm. Kohëzgjatja 3 mujore

Do bëjmë përgatitjet për avancim të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt ushtrisë në kohë optimal dhe përgatitjet prë anëtarësim në NATO. Shërbimi urshtarak i detyrueshëm. Kohëzgjatja do të jetë 3 mujore dhe do I ndihmojë FSk për të përmbushur detyrat dhe rolin e saj në fushën e sigurisë.

Shqipria e Ribashkuar




Ç'farë shkrova më datën 13 maj 2007.
 në web faqën : http://ideali-im.blogspot.com/



Pushtetaret i frigohen Heroit te Demokracis Albin Kurtit

Shkruan: Flori BRUQI



Edhe nje here me shkas:Pushtetaret i frigohen Heroit te demokracise apo:

KUSH ËSHTË ALBIN KURTI?



Albin Kurti është lindur më 24 Mars të vitit 1975 në Prishtinë.
Shkollën fillore (1981-1989) dhe shkollën e mesme (1989-1993) përfundoi në Prishtinë me rezultate shembullore. Në vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloi studimet dhe i kreu ato pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës...

Në Gusht të vitit 1997, Albin hyri në Unionin e Pavarur të studentëve të Universitetit të Prishtinës si anëtar i kryesisë së Unionit me detyrë për marrëdhëniet me jashtë. 

Albini ishte gjithashtu njëri ndër organizatorët e protestave paqësore të studentëve të UP për lirimin e objekteve shkollore, të cilët mbaheshin nga profesorët dhe studentët serbë. 

Albini së bashku me kryesinë e UPSUP organizuan protesta paqësore të studentëve më 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhjetor 1997 dhe 13 mars 1998. 

Gjatë kësaj kohe ishte ftuar në disa takime në Uashington DC, New York, Burksel, Kopenhagë dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg me qëllim informimin e komunitetit botërorë rreth kërkesës së ARSYESHME të studentëve. 

Albini, gjithashtu është takuar edhe me personalitete të larta të politikës së jashtme botërore si Robin Cook (ish-ministër i jashtëm i Britanisë se Madhe), Kluas Kinkel (ish-ministër i jashtëm i Gjermanisë), Huber Vedrine (ministër i jashtëm i Francës), Rober Gelbard (ish-përfaqësues special i Presidenti Klinton për Ballkanin) dhe me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve perëndimore të cilët ishin të akredituara në Beograd. 

Në Gusht të vitit 1999, Albini filloi te punojë në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbente si përkthyes. Në fillim të Marsit të vitit 1999, Albini ndërpreu të gjitha aktivitetet në UPSUP dhe pranë zyrës së Përfaqësuesit politik të UÇK-së për të vazhduar studimet e tij në universitet. 

Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, Albini mbeti (qëndroi) në Prishtinë, kur policia serbe e arrestoi atë me 27 prill 1999 dhe deri me 1 Maj është mbajtur në burgun e Prishtinës.

 Më 2 Maj është transferuar në burgun e Lipjanit ku ai qëndroi deri më 10 qershor. Gjatë kësaj kohe është torturuar barbarisht. Albini është akuzuar për takimin me Richard Holbrooke (ku në fakt, Albin kurrë nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill. Më 10 qershor, Albini dhe shumë shqiptarë të tjerë të burgosur janë transferuar nga burgu i Lypjanit (Kosovë) në burgjet serbe. 

Më 12 Qershor Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq informon që Albini mbahet në burgun e Pozharevacit. Në Gjykatën e Qarkut në Nish, e cila e ka marrë kompetencën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ishte mbajtur gjykimi kundër Albin Kurtit, njërit prej udhëheqësve të studentëve shqiptarë, i cili ishte burgosur më 27 prill të vitit 1999, në Prishtinë.



Në fillim të gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se është shtetas i Republikës së Kosovës, se nuk e pranon këtë gjykatë, por vetëm gjykatën e popullit të vet, se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatës dhe se refuzon avokatin. 

Në aktakuzë theksohet se Albin Kurti "gjatë vitit 1998, ka marrë pjesë në krijimin e bandës, e cila ka qenë në përbërje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" dhe se ka marrë pjesë në "negociatat për këmbimin e policëve në Dragobil e Likoc", se ka "qenë anëtar ilegal i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës" dhe "sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së - Adem Demaçit".

Gjatë këtij procesi gjyqësor, Albin Kurti, midis të tjerash, ka thënë se si anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve dhe si kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij Unioni ka organizuar demonstratat e studentëve, "që kishin për synim pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e Universitetit, si dhe kthimin e studentëve dhe profesorëve shqiptarë". 

Sipas fjalëve të Albinit, qëllimi i demonstratave ka qenë "pavarësia e Kosovës dhe lufta kundër regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosovën dhe ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve". Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykatës se është e vërtetë se ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe se këtë e ka bërë për shkak të admirimit dhe respektit ndaj tij dhe për ta përkrahur dhe paraqitur politikën e UÇK-së" për realizimin e qëllimit të shenjtë - Pavarësisë së Kosovës dhe çlirimit të shqiptarëve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Millosheviqit. Albin Kurti u dënua me 15 vjet dhe pas ardhjes së Koshtunicës në pushtet u lirua. ... 

Më10 shkurt të këtij viti u paraburgos nga njësitë speciale të SHPK-së dhe UNMIK-ut për demonstratat e sotme të Lëvizjes vetëvendosje...



Akademik Prof.Dr.sci Namik Shehu ,sekretar ekzekutiv i Akedmisë së shkencave shqiptaro -amerikane shkruan:



I nderuar Zoti Flori !



Me lejoni qe nepermjet Jush te pershendes me dashuri shokun, mikun dhe njeriun Tuaj me te dashur Z. Albin Kurtin, atdhetarin e shquar te popullit te kosoves.



Nder, respekt dhe krenari per birin heroik te popullit shqiptar te Kosoves , per trimin sy patrembur dhe mbrojtesiin e te drejtave te pamohueshme te popullit te vet, guximtarit dhe sokolit te rinise kosovare trime, djalit te kosoves heroike ALBIN KURTIT.; qe mbron me dinjitet dhe me merite Pavarsine dhe sovranitetin e vendit te vet.

Me rastin e lirimit te Tij nga " roberia e lirise ", i urojme atij shendet, jete te gjate, dhe suksese te metejshme , ne vazhdimin e vepres se tij madhore, te drejte dhe atdhetare.

Familjes se Z. Albin Kurtit i dergoj pershendetje dhe falenderimet me te ngrohta dhe bujare ,per edukimin e dljalit te tyre me atdhetarizm te larte .

Pershendes Popullin martir te Kosoves dhe i uroj Kosoves sa me shpejte "pavaresi dhe shtet te lire dhe sovran ".

Me respekt dhe konsiderate.

Bashkeatdhetari Juaj. 

Namik M. Shehu


Nju Jork,13 maj 2017.

Presidenti Meta vlerëson aktorin e shquar Petrit Malaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”


Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorëe pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Metavlerësoi aktorin e shquar Petrit Malaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin:“Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”.
Duke i dorëzuar zotit Malaj vlerësimin e lartë, Presidenti Meta vuri në dukjekënaqësinë e veçantë të nderimit të një personaliteti të artit skenik e filmit shqiptar, dhe një pedagog me 35 vite eksperiencë pedagogjike në Universitetin e Arteve.
“Kontributi i tij është real dhe i prekshëm, si në krijimtarinë e tij aktoriale ashtu edhe në fushën pedagogjike. Me krijimtarinë e tij, Petrit Malaj është një personalitet i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve.
Ai ka interpretuar në mbi 20 filma artistik, në shumë pjesë teatrale dhe përherë ka transmetuar plot talent te publiku jetën e personazheve të tij. Zoti Petrit Malaj i përket një brezi të artë të artistëve shqiptarë.
Nuk mund të lë pa veçuar rolet e tij në filmat si , “Besa e Kuqe”, “Nëntori i Dytë”, “Militanti”, “Balada e Kurbinit”, “Kolonel Bunker”, e në veçanti në filmin “Kur hapen dyert e jetës”, që është aq i dashur për publikun shqiptar edhe sot. Së fundmi ai është rikthyer me shumë sukses në teatër në shfaqjen “Vizita e Inspektorit” me regji të regjisorit Altin Basha.”
Z.Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit të cilët janë krenaria e artit shqiptar, si Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar.
Interpretimi pranë këtyre figurave të skenës dhe filmit shqiptar, fillimisht si student i disave prej tyre, e më pas si profesionist, bëri që, me eksperiencën e tij, të krijonte një profil të spikatur si aktor.” – nënvizoi Presidenti i Republikës.
“E larmishme sigurisht, është edhe karriera e tij pranë institucionit të vetëm publik të arsimit të lartë artistik në Shqipëri, si udhëheqës artistik i teatrit të Akademisë së Arteve, Dekan i Fakultetit të Artit Skenik dhe Rektor i Universitetit të Arteve.
Me krijimtarinë e tij, punën pedagogjike dhe drejtuese në Universitetin e Arteve, Petrit Malaj është pjesë e kontributit shumëvjeçar të brezave të shumtë të aktorëve, pedagogëve e studentëve për artin shqiptar.
Shkolla e artit shqiptar ka patur dhe ka personalitete të spikatura e të shquara, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për ta çuar atë në nivele të larta. Petrit Malaj është njëri prej tyre.
Nisur nga ajo çfarë Petrit Malaj na ka afruar, me figurat e interpretuara në skenë dhe ekran, si dhe me punën e tij pedagogjike, ai ka krijuar një portret tejet të vecantë dhe interesant, i cili përherë ka ardhur tek ne duke promovuar energji pozitive e duke na dhënë sidomos në ekran, figura plot emocion.
I uroj zotit Malaj suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, i bindur se ai dhe brezi i artistëve të cilit i përket, janë shembull për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë ekranin dhe skenat shqiptare e ndërkombëtare” – u shpreh Presidenti i Republikës.

Çmimin Kombëtar për Romanin, për vitin 2018 e mori e fitoi Tom Kuka, apo Enkel Demi, me veprën “Gurët e vetmisë”.





Nëpërmjet romanit të Enkel Demit,“Gurët e vetmisë”.i cili  na vendos në një histori të një shekulli më parë , duke ju qasur asaj me një gjuhë po ashtu që po humbet dita ditës.

Si e zgjedh, si e kullon, si e vendos në tekstin tënd këtë gjuhë, e cila po humbet?

“Po është një gjuhë që ne e flasim akoma. Ne e përsosim në dialektet tona të gegnishtes apo toskërishtes dhe nëse jemi të guximshëm dhe e pranojmë vetveten ashtu sic jemi kemi për të fituar një pasuri dhe një thesar që është gjuha shqipe”.

Procesi krijues e ka shoqëruar që në rininë e hershme dhe për të ai është momenti kur ndihet më shumë se asnjëherë vetvetja. Në të tilla momente frymëzuese krijoi edhe “Gurët e Vetmisë”.

“Mendoj që janë të shumtë ata që nuk e kanë lexuar ende dhe unë uroj që ta lexojnë. Aq më tepër që unë mendoj që procesi i leximit është një proces krijimi. Gjithsecili e lexon librin sipas mënyrës së vet dhe mund të gjejë gjëra që unë nuk i dalloj. Uroj që të bëhen sa më të shumt lexuesit dhe ky cmim tju grishë kërshërinë që të shkohnë tek ky libër”.

Ndërsa arsyeja pse nuk shkruan me emrin e tij të vërtetë është kjo.

“Personazhi televiziv unë mendoj që do ta mbyste shkrimtarin në këtë rast”.

Në ceremoninë e mbajtur të mërkurën mbrëma Çmimin Kombëtar për Tregimin e fitoi Roland Gjoza me veprën “Për shkak të vajzave nga Parisi”. Havzi Nelës ju dha Çmimi Kombëtar për Poezinë. Ismail Kadare u vlerësua me Çmimin Kombëtar për Eseistikën me veprën “Kur sunduesit grinden”. Çmimi Kombëtar për Letërsinë për të rinj dhe fëmijë ju dha Mimoza Hafizit me veprën “Pika Trëndafili”

Ndërsa Luan Topciu mori Çmimin Kombëtar për Përkthimin, me veprën e Linda Maria Baros “Shtëpia me brisqe rroje”.

NJË KAFE GURI ME KADARENË



Shruan: Prof. dr. Agron F. Fico, HC

Vitin e kaluar në Brazil do të mbahej Kongresi botëror i kafesë. Midis lajmeve më të habitshme për pjesëmarrësit në këtë ngjarje të veçantë botërore për pijen më të pëlqyer të banorëve të rruzullit tonë tokësor më befasoi një njoftim nga Jemeni.

Pronari i plantacioneve të kafesë Moka, Abdyl Al Salah, në mes rreziqesh për jetën në Jemenin e trazuar nga luftërat civile dhe praninë usharake të Arabisë Saudite, kishte mundur vetëm me një valixhe me kafe Moka të kapërcente nga porti i Adenit në detin e Kuq, që të merrte pjesë në Kongresin e Kafesë në Rio de Zhaneiro, kryeqytetin e Brazilit.

Kongresi botëror i kafesë me pjesëmarrjen e dhjetëra e dhjetëra kompanive të mëdha nga të katër anët e rruzullit tokësor me lloj-lloj emra kafesh ishte i paplotë. Kjo nuk ishte vetëm një çështje organizative, por thelbësore, sepse atje mungonte përfaqësuesi i kafesë së gurit të Gjirokastrës

Udhëtimi i zoti tAbdyl Al Salah, pronari i kafesë së njohur Moka të prodhuar në Jemenin jugor, që vraponte përmes Adenit për në kongresin e kafesë, më ngjalli një kujtim të bukur dhe keqardhës.

Në vitet ’60 të shekullit të kaluar për të shkuar në Pekin të Republikës Popullore të Kinës, si profesor i gjuhës shqipe, m’u deshën 24 ditë udhëtimi përmes detesh dhe oqeanesh me vaporin shqiptar “Vlora”. Në këtë udhëtim fantastik zbritëm në disa porte. Pasi kaluam kanalin e Suezit, hymë në detin e Kuq dhe “pas tri ditë udhëtimi ndodheshim përballë portit të lirë të Adenit. Vapori ‘Vlora’ hodh spirancën. Unë me Lirinë, komisar Emrushin dhe një grup marinarësh zbritëm në Aden, në hyrje të tij. Emrushi bleu disa shishe me koka-kola dhe na i dha. Ishte hera e parë që po shijoja këtë pije ‘të mallkuar’ nga ideologjia komuniste, që e cilësonte si ‘produkt kapitalist që helmon ndërgjegjen e njeriut…’Ky ishte pagëzimi im i parë me botën kapitaliste.” (A. F. Fico –“Profesor në tre kontinente”, 2004, Nju Jork, f.75.)

Keqardhja ime është sot se nuk e dija dhe nuk kisha dëgjuar në kushtet e izolimit të plotë të Shqipërisë nga i quajtur rrethimi kapitalisto-revizionist se kishte edhe një kafe me emrin Moka.Kështu kisha humbur një rast të papërsëritshëm që këtë kafe ta pija në vendlindjen e kafesë..

Muzikologu dhe miku im Naxhi Kasoruho ka botuar një ese mjaft interesante për magjinë e Kafesë së Gurit të Gjirokastrës. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Në një qytet që prodhon njerëz të shquar, që ka shtëpi të mëdha si katedrale dhe një popull aristokrat dhe gra-zonja, do të kishte edhe kafenë e vet.

Nuk dihet të ketë ndonjë dokument, qoftë edhe në formë kujtimesh, për kafenë e gurit të Gjirokastrës. E përbashkëta është se kjo kafe e ka të veçantë erën e kafesë dhe ka një shije të lehtë dehëse. Ajo përgatitet në xhezve bakri njëshe dhe zien në zjarr prej druri lisi.

Një shpjegim me interes për këtë “enigmë” të kafesë së gurit në Gjirokastër na i jep inxhinier arkitekt Arjan Muço. Ai thotë se guri nga i cili punohej “guri i kafesë”, siç njihet në qytetin e Gjirokastrës, merrej nga mademet e përroit të Çullos, që ishin gëlqerorë, lehtësisht të punueshëm. Ndërsa gurët e malit të Gjerë ose të Lunxhërisë ishin të fortë dhe të papunueshëm.

Kishte mjeshtra që i punoninkëta gurë në formë dybeku me majë, që futeshin në dheun e haurit. Zakonisht aty vendoseshin.

Në Gjirokastër Faslli Hashorva njihej si tregtar me tetë gurë kafeje, që merrte dhe e bluante kafenë e pastaj ua shiste të bluar lokaleve që shërbenin kafenë.

Pse shija e kafesë së gurit është e veçantë? Arjani ka një shpjegim befasues.

Shikoni, thotë ai, stomakun e pulave ose thëllëzave. Në to gjen guralecë, që ndihmojnë tretjen e ushqimit. Këtë nevojë e ka edhe stomaku i njeriut.

Nga shtypja e kafesë me një qysqi hekuri të posaçëm dhjetëra e dhjetëra herë shkëputen ca cifla guralecësh të imtë qëi japin shije të veçantë kafesë.

Në Gjirokastër çdo gjë është gur: muri, çatia, rruga, madje edhe ajo më e veçanta, kafeja, që në një togfjalësh quhet “Kafe e Gurit”.

Kafeja, pirja e kafesë,mënyra e pjekjes, e rrahjes në dybekun e gurit, ruajtja e kafesë në pisus (dy kuti të rumbullakta llamarine,secila me kapak, të ngjitura në mes), si dhe përgatitja e saj, bëhej nga zonjat.

Kafeja përgatitet në xhezve bakri njëshe, që zien në zjarr me dru lisi. Shërbesa e kafesë ishte një tjetër sqime aristokratike. Ajo vihej në tepsi të zgjedhura, sipër një dantellë dhe krahas filxhanit tëkafesë vihej edhe gota e ujit. Ndonjëherë vihej edhe ndonjë fletë manxurane, që e bënte më të këndshme pirjen e kafesë.Ja si i thur lavdi Kadareja kesaj oborrësieqytetare gjirokastrite:

Po vjen takëmi i kafesë,

Si ferman që del nga mbreti.

Ritual që shumëkujt mund t’i dukej shenjë dinjiteti aristokratik, madje, t’i zgjonte adhurim… (Kadare: Darka e gabuar, 2008, f.111.)

Ky adhurim për kafenë e gurit ishte gjithëpërfshirës në këtë qytet të gurtë, në këtëguror. Po sjell një rast të veçantë. Në tetor 1943 ushtria gjermane erdhi në Gjirokastër. Erdhi me bubullima dhe egërsi. Një njësit partizan, me një veprimtari të pamatur, në hyrje të qytetit kishte qëlluar dhe plagosur ushtarin e një motoçiklete, që ishte pararoja e ushtrisë gjermane. Qyteti u rrethua me tanke dhe ishte në prag të shkatërrimit nga zemërimi gjerman. Një grup qytetarësh me në krye doktor Labovitin e madh me flamur të bardhë dolën përpara komandatit të ushtrisë gjermane dhe gjakërat u qetësuan. Më vonë u mor vesh se doktor Llaboviti me kolonelin gjerman Fritz von Schvaben njiheshi në vitet e studimit të doktorit në Mynih. Kjo ngjarje është pasyruar artistikisht e plot magji nga shkrimtari i madh Kadare tek romani Darka e gabuar.

Një njësit prej 4-5 gjermanësh u vendosën në kopshtin e brendshëm të shtëpisë sime. Flisnin me zë aq të lartë sa dukej sikur ziheshin. Mbeta i lebetitur.

Nëna, një mëngjes, pasi kishte pjekur dhe shtypur kafenë me gurin e kafesë, më tha çuditshëm:

-Po sikur t’u bëj një kafe guri këtyrë ushtarëve gjermanë?!

Unë i frikësuar gjer në palcë nga ushtarët, futa kokën nën fustanin e saj të zi dhe nuk fola.

Pas disa ditëve, me kureshtjen e fëmijës dhjetëvjeçar, e pyeta:

-Nënë, ç’ishte ajo fjalë për kafenë gjermanëve të liq?

-Po jo, mor bir,se ata nuk janë vagabondë, si italianët. Një ditë – vazhdoi ajo – po shkonim me teto Behançen për një ngushëllim. Disa ushtarë italianë, duke qeshur,na thanë ca fjalë të turpshme.

-Po ti nuk di të shkruash as shqip, si i more vesh fjalët e italianëve?

-E po e liga kuptohet…!

Te romani Darka e gabuarKadare shkruan:“Dihej prej gjithkujt sjellja e druajtur, gati turpanjoze e ushtarakëve gjermanë ndaj femrave vendase, besohej se kishte urdhër për këtë”. (Darka e gabuar, 2008, f.77.)

Jeta që është magjia më e bukur, por edhe më e pashpjegueshme, të sjell herë-herë befasi të rralla. Në maj 2009 isha për herë të parë në Paris dhe ndodhi që hoteli “Cujas” gjendej afër vilës së banimit të Kadaresë. Madje që ditën e parë të mbërritjes sonë nga Nju Jorku krejt rastësisht u takuam me Kadarenë dhe Helenën.

Në mëngjesin e dytë të qëndrimit në Paris, ndërsa rrija ulur në lokalin përballë Kopshtit të Luksemburgut, u duk Kadareja që kapërceu udhëkryqin e rrugës St. Michel dhe po vinte nga rrija unë. U përshëndetëm dhe më ftoi në kafenenë ngjitur me lokalin, por nga habia dhe hutimi nuk kisha vënë re se si quhej kafeneja që hyra.

Kisha pirë kafe në “Rostand”, pa e ditur që quhej “Rostand”.

Kafeneja, siç shkruan te libri “Mëngjeset në Kafe Rostand”, mësojmë se është qendër e intelektualëve dhe shkrimtarësh e artistësh të njohur, por nuk ka ndonjë feksje mobilimi.

Në Tiranë gjen shumë kafene të bukura dhe nga luksi i tyre mbetesh i befasuar. Në kafenetë tona të Tiranës klienti hyn në mëngjes, porosit filxhanin me kafe dhe largohet për drekë. Dhe arsyeja, sipas meje, është se pronarët e kafeneve të Tiranës për të krijuar një mjedis tërheqës për klientët, shumica të rinj të moshës 16-17 e gjer në 22e 23 vjeç, vënë një të ashtuquajtur muzikë që vetëm melodi nuk është.Kjo mpirje mendore dhe shushatje e klientëve e bën tejet të zgjatur qëndrimin në kafenetë tona. Ndërsa pronari i “Kafe Rostand”, siç na thotë Kadare, lejon edhe klientë me qen, që të mund të shpejtojë largimin e klientëve dëshirë-qëndrues.

Kadareja, siç e përmend ai vetë, kishte një vend të parapëlqyer dhe me një dosje me plot fletë të shkruara dhe të bardha, mjetet e punës së vet.

E ç’mund të bisedonin dy gjirokastritë në një kafene të Parisit për qytetin e tyre,Gjirokastrën, kur njëri jetonte prej vitesh në Paris, ndërsa unë banoja në Nju Jork, përveçse kujtuam vitet e rinisë shkollore në gjimnazin “Asim Zeneli”; por u fjalosëm edhe për çështje të kulturës, botimeve, letërsisë dhe gjuhës.

Një të shtunë të atij maji madje shkuam për vizitë tek familja Kadare. Na pritën me oborrësi dhe bëmë plot biseda të këndshme. E zonja e shtëpisë, ajo grua me shtatë nure, Helena, na gostiti edhe kafe me ajkë, por nuk ishte si kafeja e gurit e Gjirokastrës.

Kudo që kisha qenë, jetuar dhe punuar: në Amerikë, në Azi (Kinë), ose Europë, nuk kisha pirë ndonjë kafe, pavarësisht nga lokalet luksoze dhe me muzikë klasike, që të kishte erën dhe shijen magjike të kafesë së gurit të Gjirokastrës.

Vitin e kaluar shkrimtari ynë i shquar i rruzullit tokësor, Ismail Kadare, fitoi disa çmime-nderimi të larta, si “Nobelin e Amerikës”, atë të Koresë së Jugut dhe mbi të gjitha “Komandant i Nderit i Legjionit të Francës”.

Të gjitha këto, dhe 28 janari, ditëlindja e tij, janë gëzime njerëzore që po i festoj gjirokastritçe, me një Kafe Guri, mënyra më e bukur për të nderuar njeriun fisnik Kadare dhe universin e tij të pamasë letrar, aty ku hapi për herë të parë sytë e jetës dhe ku i ka rrënjët e përjetësisë.

Aleanca dhe vizioni i perbashket me Ameriken garancia e vetme e prosperitetit te Kombit Shqiptar




Shkruan: Ajet Delaj, New York



Bota gjithnje ka qene ne levizje te vazhdueshme duke ndryshuar konfigurime e aleanca te vjetra e natyrshem jane krijuar te reja por pamvarsisht aksidentit tone historic si Komb Shqiptar pergjate 100 viteve te fundit mbeshtetja e Amerikes per kombin tone te vogel gjithnje ka ardhur ne rritje.

Revolucioni me i madh qe njerzimi ka njohur ne keta shekujt e fundit padyshim qe eshte revolucioni qe ka ndollur ne fushen e komunikimit mbas lindjes se internetit qe eshte pasuar me hapjen e zhvillimin e rrjeteve sociale massive.

Forca dhe ndikimi i individeve ne shoqeri eshte rritur shume pas thyerjes se barrierave zyrtare ne fushen e komunikimit e supermacise ne fushen e komunikimit masiv ne rrjetet sociale keshtu eshte detyre e cdo shqiptari te gjeje veten ne kete realitet te ri e padyshim te vendoset ne sherbim te Atdheut pamvarsisht se ku jeton e punon.

Dy fuqite me te medha te kohes se sotme Washingtoni e Vatikani jane haptas pro shqiptare pasi i pari na lejon dyshtetesine pa asnje kompleks e i dyti i lejon prifterinjte te punojne per kombin shqiptar kur vete organizimi i Selise se Shenjte eshte internationalist.

Bashkombas te nderuar, duhet te kuptojme se askush nuk na ka mbajtur ne qafe e po ashtu askush nuk do na mbaje por miqte e vertete te Kombit Shqiptar na kane dhene shanse dhe jam i sugurte se do vazhdojne te na japin, por ne si shqiptar duhet te luajme rolin tone.

Se pari duhet te rregullojme raportin me te verteten e vlerat ne unison te plote me respektin ndaj vetes e njeri tjetrit dhe Kombit si gurthemeli i ngritjes se nje shoqerie e kombi qe kemi kaluar shume fatekeqesi pergjate historise.

Bashkekombas te nderuar se pari te respektojme veten duke u paraqitur me identitet te sakte pasi fatekeqesisht shume nga ne kemi mbetur tek revolucioni kulturor kinez I viteve 70te e se dyti te respektojme njeri tjetrin pasi te tere flasim shqip e jemi shqiptar me ndonje perjashtim te vogel ku gjaku bastard ka mesuar shqip. Atdheu ka nevoje per kontributin e gjithesecilit nga ne pamvarsisht se ku jetojme e punojme qofte edhe per nje fjale te mire apo nje eksperience positive.

Shume media ne hapsirat shqiptare involvohen ne politikberjen e qendrave te medha boterore e lideret e tyre duke u prononcuar edhe per Presidentin Amerikan Donald Trump duke ju referuar shpesh copa letrash pa vlere por qe ne menyre konstante ruajne frymen anti-Amerikane ne Shqiperi.

Pa u future ne analiza te thella apo shume te holla e profesionale mund te themi se cdo anti Amerikan padyshim qe eshte edhe anti Shqiptar dhe anasjedhtas e ne ditet tona politiken dhe interesat e Amerikes ne bote e Amerike i perfaqeson Presidenti Trump e administrata e tije.

Se pari Presidenti Trump e ka te sigurte mandatin e dyte i suportuar fuqishem nga rezultatet e punes se tije ne mandatin e pare. Marreveshje tregtare me Canada, Mexico e se fundi me China sipas vullnetit te Amerikes dhe Presidentit Trump tregojne se ekspansioni “Trump” sapo ka nisur.

Nese i shtojme kesaj edhe rritjen ekonomike e papunesine ne Amerike ne nivele historike te 50 viteve te shkuara tregon se Presidenti Trump eshte nje burre i madh i Kombit Amerikan qe padyshim i duhet edhe botes por vecanarisht Kombit Shqiptar.

E them me bindje kete pasi Presidenti Trump ne nje kohe qe eshte fokusuar tek rritja e kontributeve per NATOn nga partneret hap bazen e “qesen” e aleances ne Shqiperi . Vazhdon me vendosjen e dy te derguar per Ballkanin nje tregues i mire qe Presidenti Amerikan eshte i fokusuar ne Ballkan e po ju garantoj se shqiptaret jane kombi i pare ne Ballkan per Ameriken e Presidentin Trump.

Shikoni viziten e Sekretarit te Shtetit Pompeo dje ne Bjellorusi e do bindeni per kete qe po ju them pasi fokusimi i Amerikes ne Ballkan eshte per te miren e shqiptareve pasi jemi kombi i favorizuar nga Amerika ne 100 vitet e fundit.

A duhet shqiptaret te bejne dicka qe politika Amerikane te jete productive ne hapsirat shqiptare ne Ballkan?

Sigurisht qe po. Duhet te hapim syte e mendjen e te mos rrine peng i se shkuares se tyre por te bashkojne vullnetin e vizionin e tyre me Ameriken e Presidentin Trump si lider i fuqishem i Amerikes e botes qe do sjelli ndryshimin e pritur te te tere perendimit.

E para prin Amerika ne kete ndryshim , si gjithmone pas i shkon Anglia e i treti Israeli, ne radhe jemi ne shqiptaret nese arrijme te hapim syte e orjentohemi andej nga na ka porositur Naimi i madh “O diell qe lind andej nga perendon”.

Qartesohuni bashkekombas te nderuar pasi Shqiperise e shqiptareve kurre nuk ju ka ardhur ndonje e mire nga armiqte e Amerikes e kunderta ka ndollur pasi eshte Amerika qe ka krijuar e mbrojtur dy shtete Shqiptare ne Ballkan duke e zgjeruar ndjeshem peshen e shqiptareve ne tere hapsirat shqiptare ne Ballkan e me siguri gjera tjera te mira do vijne.

Bashkombas te nderuar, Zoti na ka dhene “mezen e dheut” duke u treguar mjaft bujar me ne shqiptaret ne Ballkan duke na garantuar nje hapsire per jete te begate per me shume se 30 milion banore e nuk kemi nevoje te hame njeri tjetrin sic kemi bere e po bejme apo te marrim canten ne krah e te bredhim rruget e botes.

Mjafton te gjejme me te miret e rraces sone qe po ju garantoj nuk mungojne nder ne e ti vendosim ne krye te puneve duke kuptuar e orjentuar nga miqte qe na ka konfirmuar historia ku padyshim shumica e shqiptareve jane ne nje mendje, ajo eshte Amerika.

Sheksipri ka thene “ bota eshte teater e njerzit jane aktore, mjere ata qe nuk dine te luajne rolin e vet” . Kure Amerika vete e Presidenti Trump thote “Amerika e para” dhe pa asnje kompleks ka thene ne takimin e kombeve te bashkuara se cdo lider duhet te punoje per kombin e tije pikerisht ate qe shqiptaret kane me shume nevoje.

Islam Qerimi (1967-)






Islam Qerimi ,lindi në Dumnicë të Poshtme,komuna e Vushtrisë më 12 prill 1967.Ka mbaruar studimet bazike ne Fakulteti Juridik të Universitetit të Prishtines(10 korrik 2002). Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin Juridik të Universitetit Ruhr të Bochum-it(23 shtator 2004) dhe arrijti gradën shkencore akademike magjister i Drejtesise .

Tezën e doktoraturës më titull”Diversioni në Austri dhe Kosovë.
Krahasim juridik me theks të veçantë tek veprat penale kundër jetës dhe trupit”në Universitetin e Vijenës më 19 janar 2016 morri gradën akademike Doktor i shkencave juridike (Doktor der Rechte).

Punoi si pedagog në Kolegjin Mbretëror “Iliria”, në Prishtinë (01.09.2007-21.04.2010); Kolegjin “Victory”,në Prishtinë (22.04.2010-30.07.2011).

Nga data 24 nëntor 2016 e tutje , Prof. Ass. Dr. Islam Qerimi, është Prodekan për mësim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini", si dhe profesor për lëndet penale.


Ka shumë publikime në disa revista shkencore në   shumë vende të botës Munih , Hamburg, Graz, Rijekë, Osijekë, Prishtinë etj.

Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , Nju Jork , Prishtinë , Tiranë, Shkup( nga viti 2020).


Publikime në revista shkencore:

1.Islam Qerimi – Ardrit Gashi”Wirtschafts- und Organisierte Kriminalität in den Ländern Südosteuropas”, 2010.


2.Islam Qerimi”Die Institutionen der Rache und der Blutrache bei den Albanern“, 2009.


3.Islam Qerimi & Latif Hyseni “E Drejta e autorit dhe plagjiati me theks të vecantë në Kosovë”, 2010.

4.Bedri Bahtiri & Islam Qerimi”Mediation as a Way of Alternative Resolution of Disputes in Kosovo”, 2014.


5. Islam Qerimi & Vebi Mujku “The Situation of repatriates in Kosovo and Their impact on Poverty”, 2016.

6.Islam Qerimi & Bedri Bahtiri „Alternative Sanktionen im kosovarischen Strafrechtssystem Alternative Strafen, Diversion, Mediation und Erziehungsmaßnahmen“, 2017.

7.Bedri Bahtiri & Islam Qerimi “Family and Marriage in the Family Law of Kosovo”,2017.


8.Islam Qerimi & Bedri Bahtiri „Die Entwicklung des Strafrechts- und Strafprozessrechts im Kosovo“, 2017.

9.Islam Qerimi § Vebi Mujku “Abandonment of children, housing and adoption system in Kosovo”, 2017.


10.Bedri Bahtir & Islam Qerimi”The Regulation and Protection of Children’s rights in Kosovo from a legal aspect”, 2019.

11.Islam Qerimi “Legal comparison of the Kosovo and Austrian Criminal Law System with a special emphasis on diversity measures”, 2019.


12.Bedri Bahtiri & Islam Qerimi”Vermittlung und Versöhnung bei den Albanern“, 2020.

Etj.

Librat e publikuar në shtëpitë botuese gjermane:


1.Islam Qerimi & Mejreme Berisha : “Criminal Offences, Sentences and Its Enforcement Under the Albanian Customary Law (German Edition)”, München, 2011.


2.Islam Qerimi:“ Eine Kurze Geschichtliche Zusammenfassung Der Beziehungen Zwischen Albanern Und Osterreichern (German Edition)“ , München , 2011.



3.Islam Qerimi : „Ausländer in den österreichischen Kriminalstatistiken (1990 - 2009) (German Edition) ,2013.


4.Islam Qerimi:“ Urheberrecht und Plagiat (German Edition)“, 2013.


5.Islam Qerimi & Vjollca Salihu :” Social Organization and Self-Government of Albanians According to the Costumary Law (German Edition)” ,München ,2013.


6.Islam Qerimi:“ Einige Fakten und Ansichten des Terrorismus in Ex- Jugoslawien (German Edition) „München , 2013.

7.Islam Qerimi:“ Rolle und Herkunft des Kanun bei den Albanern (German Edition)“ ,München,2013 (Plotësimi i librit – gusht 2018 - Zweite Auflage)


8.Islam Qerimi & Mejreme Qerimi (Berisha):“ Praktisches Beispiel aus der Familienmediation (German Edition)“ )” ,München ,2013.

9.Islam Qerimi: „Gewohnheitsrecht in Albanien (German Edition)“,Hamburg, 2014(Plotësimi i librit të parë - gusht 2018 – Zweite Auflage)


10.Islam Qerimi :“ Dissertation: Diversion in Österreich und im Kosovo : Rechtsvergleichung insbesondere bei strafbaren Handlungen gegen Leib und Leben (German Edition),Vijenë , 2015.


11.Islam Qerimi & Mejreme Berisha:“ Eu-Mediationskonzepte zur Konfliktlösung (German Edition)“,2016.

12.Islam Qerimi & Mejreme Berisha :“ Eu-Mediationskonzepte zur Konfliktlösung (German Edition)“,2016.

13.Islam Qerimi: “Informelle Konfliktschlichtung nach albanischem Kanun. Eine rechtsvergleichende Analyse zum alten Kanun und modernen Recht (German Edition)“, München,2016.

14.Islam Qerimi :“ Kosovo security council and security challenges in Kosovo (English Edition)”, München,2019.

Flori Bruqi






Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...