Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/02

Daily Mail : Ekspertët thonë se mund të ketë disa njerëz që e kanë përhapur koronavirusin COVID-19 përpara se të fillonte zyrtarisht epidemia


Koronavirusi mund të qëndrojë edhe në këmbë, thonë ekspertët ditët e fundit.

Ekspertët thonë se mund të ketë disa njerëz që e kanë përhapur koronavirusin përpara se të fillonte zyrtarisht epidemia.

Nëse keni pasur simptoma më të buta të këtyre simptomave, atëherë me siguri e keni menaxhuar me sukses këtë virus vetë, shkruan Daily Mail.


Infeksioni i konjuktivitit  në sy

Hulumtimi i ri ka treguar se një infeksion në sy, siç është konjunktiviti, mund të jetë një simptomë e Covid-19.

Infeksion i traktit të sipërm respirator

“Është e njohur që çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë në konjunktivit viral si një ndërlikim sekondar, i cili është gjithashtu rasti me Covid-19”, thanë studiuesit.


Ata shtojnë se nuk ka gjasa që një person i infektuar të ketë konjunktivit si simptomën e vetme, por ka të ngjarë të shoqërohet me një ethe, kollë të thatë ose simptomë tjetër.

Kollë e thatë

Një nga simptomat më të zakonshme dhe të njohshme të koronavirusit është kolla e thatë.


Lodhja mendore

Edhe pse nuk është njohur zyrtarisht si simptomë, disa pacientë të infektuar e kanë raportuar atë si një simptomë.

Temperaturë

Përveç kollës së thatë, ky është gjithashtu indikacioni më i zakonshëm i virusit koronar.


Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e presionit në gjoks dhe paaftësia për të marrë frymë thellë ndodhin gjithashtu si simptoma.

Humbja e ndjenjës së erës dhe shijes

Kohët e fundit, Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë paralajmëroi se humbja e ndjenjës së erës dhe shijes mund të jetë një simptomë e korona virusit Covid-19.

Problemet me stomakun(Diare-shkuarje barku)

Doli se nga 204 të infektuar që morën pjesë në studim, 48.5 për qind raportuan diarre si simptomë.

Lodhje dhe rraskapitje  fizike

Një tjetër simptomë e COVID -19, e cila gjithashtu ndodh për shkak të ftohjes së zakonshme, viruseve të gripit dhe shumë viruseve të tjera, është një ndjenjë lodhjeje dhe rraskapitjeje.

Një organizëm i shëndetshëm me imunitet të fortë është në gjendje të vetë-selektohet me një formë më të butë të këtij virusi, pa e vërejtur edhe atë që e keni.

Sidoqoftë, është mirë që në çdo rast t’i përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe të izolimit.

Hipokrizia e Ministri të Punëve të Jashtme Glauk Konjufcës: Nuk guxonte t’i shikonte sa ishin në koalicion, tash shkarkon Sahatçiun e djalin e Vlora Dumoshit

Hipokrizia e Konjufcës: Nuk guxonte t’i shikonte sa ishin në koalicion, tash shkarkon Sahatçiun e djalin e Vlora Dumoshit
Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka vendosur që t’a kthejë në MPJ, Teuta Sahatqiun duke e liruar nga pozita e konsulles së përgjithshme të Republikës së Kosovës në Neë York.

Glauk Konjufca ka vendosur që t’a kthejë në MPJ edhe djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në  Washington DC.

Këtë e ka konfirmuar , zëdhënësi për media në MPJ, Ilir Kerqeli, duke thënë se që të dyve ju ka përfunduar mandati.


“Teuta Sahatqiu ka pasur dekret për kthim para vendimit tone, nuk janë shkarkuar ju ka përfunduar mandati, dhe iu ka kërkuar për tu kthyre në MPJ për të marrë pjesë me konkursë nëse dëshirojnë”, ka thënë Ilir Kerqeli.

Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të botës, Panama-ja po ndjek një tjetër strategji për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Ndarjen sipas gjinisë

Ky vend po lufton coronavirusin duke ndarë burrat nga gratë

Duke nisur nga 1 prilli 2020 në Panama të Amerikës Jugore  që vetëm gratë do të mundin të dalin për të bërë pazaret në tre ditë të javës: të hënën, të mërkurën dhe të premten, raporton CNN.

Burrat do të mund të dalin për të rregulluar shkurtimisht punët apo bizneset e tyre ditën e premte, të enjte dhe të shtunave.


Të dielave duhet të rrinë të gjithë nëpër shtëpia. Masat e marra nga qeveria do të zgjasin të paktën 15 ditë.

Kjo lloj strategji duket se ia ka bërë më të thjeshtë autoriteteve të vendit të kenë nën kontroll dhe të limitojnë numrin e njerëzve që dalin në publik.


“Turma e madhe e njerëzve që qarkullojnë jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, thuhet në një deklaratë të presidentit panamez, Laurentino “Nito” Cortizo, në Twitter.


Para ndarjes sipas gjinive, edhe aty qeveria u kërkoi të gjithë qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të dalin vetëm kur kanë emergjenca ose për të blerë ushqime.

Të alarmuar nga numri i njerëzve të pandërgjegjësuar ndaj kësaj, ata vendosën të vendosin rregulla të reja për javët në vijim. Disa ditë mund të lënë shtëpitë vetëm gratë e ndërsa tre ditë të tjera vetëm burrat.

Koha në dispozicion për të bërë pazare dhe kryer punët e nevojshme është dy orë në ditë.


Deri tani në Panama ka 1075 raste të konfirmuara dhe 27 vdekje, por ndonëse numër jo alarmant krahasuar me vendet e tjera, masat janë të rrepta.

Vendi ka ndaluar të gjitha udhëtimet vendase dhe ndërkombëtare. Ajo ka mbyllur aeroportet dhe pas 22 marsit, ka ndaluar madje edhe shtetasit panamezë të udhëtojnë në vend.

CNN

Mangësia e Glauk Konjufcës – nuk e njeh diplomacinë e Twitterit, ndjek vetëm Albin Kurtin

Mangësia e Glauk Konjufcës – nuk e njeh diplomacinë e Twitterit, ndjek vetëm Albin Kurtin
Vetëm tri takime bilaterale me homologë të tij i ka zhvilluar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, prej kur ka pranuar postin e kryediplomatit në shkurt të këtij viti.

Megjithatë, mungesa e takimeve bilaterale nuk është e vetmja mangësi e Glauk Konjufcës si ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.

Konjufca ka shfaqur mangësi në përdorimin e Diplomacisë së Twitter-it, një platformë të cilën politikëbërësit rajonal dhe botëror e përdorin si mundësi për t’u ndërlidhur me një audiencë globale.


Për dallim nga diplomatët e tjerë rajonal e botëror, të cilët e përdorin rrjetin social Twitter për të komunikuar mes vete, Konjufca ka shprehur pak interesim për këtë lloj të diplomacisë.

Në llogarinë zyrtare në Twitter, ministri në detyrë Konjufca ndjek vetëm llogaritë e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, liderit të LVV-së. Ai ka zgjedhur të mos ndjek asnjë diplomat huaj, raporton Insajderi.

Konjufca nuk i ndjek në këtë rrjet social as diplomatët me të cilët është takuar, përfshirë kryediplomatin italian Luigi Di Maio dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.


“Twitter Diplomacy” apo Diplomacia e Twitter-it, është një platformë e bërjes së diplomacisë përmes këtij rrjeti social, e cila ka filluar të përdoret për herë të parë si term në vitin 2011.

Kjo mënyrë e diplomacisë është rikthyer në trend nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka zgjedhur të komunikojë vendime të rëndësishme të Shtëpisë së Bardhë përmes Twitter-it.

Maskat mbrojtëse kundër pandemis COVID 19

Sa mbrojnë maskat? Ato të copës lahen me ujë të nxehtë
Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë? Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona, kujton DW. Tani, shumë vende po ndjekin tani shembullin e saj. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani. Duket se rregulla të tilla nuk shërbejnë aq shumë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, sesa për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë personi që mban maskë.
Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen përhapës të mundshëm. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë maskat çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset, thonë ekspertët. Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë. Aftësinë më të mirë filtruese duket e kanë maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme.

****
Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?
    
Russland Moskau | Coronavirus | Mann mit Mundschutz (picture-alliance/dpa/Tass/S. Karpukhin)

Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona. Shumë vende po ndjekin tani shembullin e Kinës. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani.
Sidoqoftë, rregulla të tilla nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, por për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë person që mban maskë.
Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen një përhapës të mundshëm të virusit. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.
Maskat kirurgjikale
Symbolbild - Mundschutz (picture-alliane/APA/picturedesk/B. Gindl)
Maskat e thjeshta kirurgjikale i shihje dikur t'i përdornin vetëm mjekët dhe infermirët në sallat e operacionit. Ata i mbajnë ato që në rast se kolliten apo teshtijnë të mos infektojnë pacientët në tryezën e operacionit.
Kjo barrierë mekanike ka efekt vetëm kur përdoret për një kohë të shkurtër. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë ato çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.
Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset.
Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë edhe kur na kruhen.
Maskat FFP
Staubmaske (picture-alliance/dpa/R. Weihrauch)
Maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t'u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme kanë aftësi filtruese më të mirë. Këto maska përdoren edhe në spitale, kur personeli ka të bëjë me sëmundje tejet infektive. Veç maskave FFP personeli mjekësor përdor edhe syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.
Maskat FFP (filtering face piece) ndahen në tri kategori. Maskat e kategorisë FFP-1, që përdorin zakonisht marangozët apo muratorët, janë më të mira se maskat kirurgjikale, por nuk të mbrojnë prej viruseve.
Prej aerosoleve, viruseve, bakterieve
Brasilien Corona-Pandemie (picture-alliance/NurPhoto/F. Taxeira)
apo sporeve të mbrojnë vetëm maskat e kategorisë FFP-3.
Jo vetem maskat FFP-3
Maskat FFP-3 mund të të mbrojnë edhe prej sëmundjeve mjaft infektive si tuberkulozi apo fruthi, por edhe ato të mbrojnë vetëm në rast se kombinohen me syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.
Po ashtu të rëndësishme janë edhe dezinfektimi i mjedisit si dhe larja sistematike e duarve. Personeli mjekësor që përdor maska të tilla si dhe veshjet e tjera mbrojtëse tregon një kujdes të jashtëzakonshëm gjatë veshjes dhe zhveshjes së tyre.
Flori Bruqi

“Bloomberg” : Kina ka fshehur diçka në pandeminë e koronavirusit Covid -19 .Në këtë përfundim arrin inteligjenca amerikane, e cila ka dorëzuar një raport të klasifikuar në Shtëpinë e Bardhë


Duke iu referuar tre zyrtarëve që kërkuan të mos identifikohen sepse raporti është sekret, Bloomberg shkruan se thelbi është se raportimi publik i Kinës për rastet dhe vdekjet është qëllimisht i paplotë për koronavirusin COVID-19.

Zyrtarët nuk pranuan të japin të tjera detaje mbi përmbajtjen e tij. Por, dy nga zyrtarët thanë se raporti arrin në përfundimin se numrat e paraqitur nga Kina janë të rreme.

Stafi i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Kujtojmë se Qeveria kineze ka rishikuar në mënyrë të përsëritur metodologjinë e saj për numërimin e rasteve, me javë të tëra duke përjashtuar njerëz pa simptoma, dduke shtuar edhe  më shumë raste  asimptomatike në totalin e saj se 1.500  !?

Grumbuj të mijëra urnave jashtë krematoriumeve në provincën Hubei kanë shkaktuar dyshime të publikut mbi raportimet e  Agjencisë “Xinhua News” të Pekinit zyrtar.

Ligjvënësit republikanë në ShBA kanë qenë veçanërisht të ashpër në lidhje me rolin e Kinës në shpërthimin e epidemisë.

Edhe Presidenti amerikan Donald Trump vuri në dyshim saktësinë e të dhënave zyrtare të dhëna nga Kina për epideminë e koronavirusit, disa orë pasi ligjvënësit amerikanë akuzuan Pekinin për fshehjen e tyre, duke cituar një raport të inteligjencës.

“Si mund ta dime se shifrat e tyre janë të sakta?” – pyeti Trump në konferencën për shtyp. “Numrat e tyre duket se janë shumë të ulët.” – shtoi ai.

POLITIKA KOMBËTARE : SI E SHEMBI EDVIN RAMA SHTËPINË E OSMAN KAZAZIT







Aktualitet 04.10.16 Shijak TV- Zamira Bushati - YouTube


Nga  Zamira Kazazi – Bushati

Edvin Rama nuk do që Shqipëria të integrohet përfundimisht me trendin evropian

Ibrahim Rugova dhe Osman Kazazi


Ibrahim Rugova dhe Osman Kazazi




Kishte vetem dy dite qe kishim mbërritur nga Berlini i  Gjermanisë Familja Kazazi, ku jeton tashme prej nje viti. Zamira Kazazi (Bushati) eshte e derguar atje  konsule me pune prane ambasades ne Berlin. 

Shkoi disa dite ne Tirane per te pushuar dhe kurrsesi nuk mund ta mendonte qe një mëngjes, qetësisht duke pire nje kafe perballe shtepise, do t’i shembnin shtepine dhe nuk mund te benin asgje veçse te shikonin si valvitej ne ajer çdo gjë qe ndodhej brenda shtepise tone; sende personale, plaçka e orendi, bile deri edhe dokumentet dhe valixhet ende te pahapura, që pas mbëritjes.



Ngjarja

Ne daten 4.09.2009, ne oren 9 te mengjesit, pa asnje lloj vendimi per prishjen e shtepise nga Policia Bashkiake (Urdhër i dhënë nga Edi Rama) u shemb shtepia e Mandelës Shqiptare Osman Kazazi ne qender te Tiranes ne rrugen “Bardhok Biba”. Rama shembi shtepine pasi firma qe do te ndertoje pallatin e kufitareve eshte një kliente e aferave te tij, per te cilen duhet nje hetim shtese per te pare se si eshte manipuluar dokumentacioni per të ligjëruar dhenien e lejes se ndertimit.

Shembja e shtepise se pari eshte hakmarrje politike, pasi ashtu sikur dihet, familja Kazazi per gati gjysem shekulli u përndoq nga baballaret e Edvin Rames dhe aktualisht, edhe sot pas 19 vjetesh demokraci, ne ndjehemi te persekutuar nga Edvin Rama. Ky njeri ende s’e ka kuptuar se Shqiperia aktualisht eshte anëtare me te drejta te plota ne NATO dhe kerkon te hyje ne familjen e madhe evropiane. Me keto kushte, Edvin Rama nuk do qe Shqiperia te hyje ne Europe, duke e bere edhe me te pasigurte jeten e qytetarëve të kryeqytetit. As do te pyese e s’do t’ia dije se fle ne shtepi dhe te nesermen gjendesh ne mes te kater rrugeve pa shtepi. Por me e keqja eshte se policia bashkiake e Edvin Rames ofendonte e provokonte ne cdo moment qe unë, Zamira Bushati-Kazazi dhe bashkëshorti im, Shpëtim Kazazi te binim pre e provokimeve dhe te perfundonim ne polici, burg (dëshirat e tij këto jane te hakmerret si pjellë e komunizmit, edhe pasi kanë kaluar 20 vjet demokraci)

Familja Kazazi

Osman Kazazi i denuar me 42 vjet burg politik, dekoruar nga ish president Sali Berisha, pishtar i demokracise, Qytetar Nderi i Tiranes, dekoruar nga ish kryetari i bashkise Albert Brojka dhe Qytetar Nderi i Shkodres, njekohesisht dekoruar nga Papa Gjon Pali i Dyte me medaljen “Qëndrestar i vuajtjeve gjysemshekullore ne burgjet e diktatures”. Në grupin e mjekëve të vrarë dhe persekutuar nga regjimi hyn dhe i ashtuquajturi Mandela shqiptare, legjenda e burgjeve, Osman Kazazi. Në të ri, kishte mbaruar studimet e larta për farmaci në Itali. Osman Kazazi arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burgim, e pasi lirohet pas kryerjes së dënimit arrestohet sërish, duke mbajtur rekordin e viteve të kaluar në burgjet e komunizmit. Osman Kazazi është dhe simboli i vuajtjeve të periudhës 45-vjeçare. Si Kryetari i Komisionit Nismëtar të Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Osman Kazazi, në kuvendin për viktimat e pafajshme të diktaturës, më 12 shtator 1991, thirri qetësisht: “Ne nuk duam hakmarrje, por një Shqipëri me të vërtetë të lirë dhe demokratike”. Trashegimtare te vetem te familjes Kazazi jane Shpëtim Bushati (Kazazi) dhe Nesrete Jegeni (Bushati), pasi vetem njëra nga 5 motrat qyqare ishte e martuar, por edhe asaj – Mahmudije Bushatit (Kazazi) ia pushkatuan te shoqin per agjitacion e propagande, duke e lënë kështu të vetme me 2 fëmijët.


Nga Zamira Bushati/ Kjo shtëpi duhet të ishte muze | SPRINT NEWS

Shtëpia që duhej të ishte Muze kombëtar 

Kjo ka qënë shtëpija ime qindra vjeçare në qëndër të Tiranës, direk pas 15-katëshit, ne 3 shtator 2009 e shembi Edvin Kristaq Rama per aferat e tij korruptive , e shembi me gjithe mobilje brenda. Miq kjo shtepi nuk u ndertua pas 90- tes por para 100 vjeteve . Kjo shtepi duhet te ishte muze pasi për here te pare ne kete shtepi u krijua shoqata e ish te perndjekurve dhe persekutuarve politike dhe Kryetari i saj u zgjodh mandela legjenda e burgjeve antikomuniste shqiptare gjyshi i femijve te mij Osman Kazazi. Kjo shtepi ka pritur e percjelle Lidera , politikane e diplomate dhe jo vetem shoket bashkevuajtsit e burgjeve te diktatures.

Ju pershkrova sa me lart per te treguar qe Edvin kristaq Rama duhet varur e terhequr zvare pasi me shtresen e perndjekur politik nuk sos persekutimi , dije baballaret e tij sot ai , ju pershkrova dhe ju bera nje tablo miq per t’ju treguar se barbarizmi, kanibalizmi skizofrenia, etja per tu pasuruar duke masakruar popullin dhe sidomos shtresen e perndjekur politike per edvin kristaq buçen nuk njeh limit…
Ndaj popull cohu se edvin barbari nuk pyet eshte shtepi para 100 vjetesh apo mbas 90. Me edvin ramen dhe banden e tij duhet nje #Çaushesk në të kundert skllaverohuni per dite derisa tju vije edhe motrat grate bijat t’ju a perdore si ” gjeraçina”

Vepro tani koha ka ardhur çohu nga Shkodra ne Vlore per permbysjen e ketij rregjimi barbar e gjakatar


Pikerisht…

Duke u bazuar tek prioriteti i qeverise “Berisha”: “Lufte pa kompromis korrupsionit dhe zero tolerancë ndaj tij”, të bindur tek zbatimi i ketij prioriteti nga drejtesia shqiptare, zoti Shpëtim Kazazi i është drejtuar Gjykates se Shkalles se parë në Tiranë. Shpresojme qe çeshtja te gjykohet me drejtesi pa u ndikuar nga aferat e Edi Rames, dhe ne te kundert po te jete e nevojshme ceshtja do te perfundoje ne gjykaten e Strasburgut.

(Autorja është ish diplomate e Ambasadës Shqiptare në Berlin) 


****




Osman Kazazi aktivist nacionalist i "Ballit Kombëtar", anti-nazifashit e anti-komunist. Pas çlirimit të Shqipërisë dënohet e persekutohet nga regjimi i atëhershëm për rreth 55 vjet. Në vitin 1998 i jepet titulli "Qytetar Nderi i Tiranës".

Osman Kazazi lindi ne Tirane më 9 korrik 1917.Djali i vetem i Abdulla Kazazit e Hatixhe Huta,vellai i vetem i 5 motrave ,Osmani u rrit në nje familje qytetare tiranase me traditat,moralin e patriotizmin e tiranësve.Abdullai ishte zanatçi dhe njekohesisht merej me punimin e tokave te tij.Pasi mbaroi shkollën fillore ne Tirane,Osmani vazhdoi studimet ne "Gjimnazin e Shkodrës".Perjetoi me shume dhembje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.Mori pjesë në protestat e demostratat e organizuara ne qytetin e Shkodrës e Tiranës,ku populli kerkonte arme per të mbrojtur atdheun.Në shtator 1939,Osmani regjistrohet në universitein'La Sapienza"në Romë,dega farmaci,ku studioi për 3 vite.Ne Romë,midis te internuarve e studentëve shqiptar antifashist fillon aktivitetin e tij politik për lirinë e kombit të tij dhe për vendosjen e demokracisë.Në Itali pati kontaktet e para me antifashistë italianë e shqiptarë dhe u brumos me idetë nacional republikane e antifashiste.Në verën e vitit 1942 Osmani kthehet për pushimet verore dhe vendos të ndërpresë studimet për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore e rezistencës antiitaliane në Shqipëri.Ju përkushtua luftës kundër pushtuesve duke marë pjesë aktivisht në Organizatën Naciolaniste Balli Kombëtar.Kontriboi në shtypin e kësaj organizate e në organizimin e rezistencës antifashiste në Tiranë.Me mbarimin e luftës dhe ardhjen në pushtet të komunistëve nis kalvari i vuajtjeve të tij në ferrin e diktaturës komuniste.Pa mbaruar mirë lufta ,më14 Nentor 19944,komunistët e arrestojnë si aktivist të Ballit Kombëtar e antikomunist;burgoset e internohet për 40 vite te jetës së tij.Osman Kazazi apo "Lala" siç e quanin bashkëvuajtësit e tij i qëndroi besnik bindjeve të tij republikane nacionaliste gjatë gjithë diktaturës së regjimit komunist.Me rënien e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë dha kontributin e tijqë demokracia shqiptare të funksiononte si një sistem vlerash e meritash qytetare.Si kryetar i parë i "Shoqatës së të Perndjekurve Politik të Shqipërisë" dha maksimumin e tij që shoqëria shqiptare t'i vlerësonte dhe t'i përthithte në gjirin e saj të përndjekurit si njerëz me vlera morale e shoqërore.Z.Osman Kazazi ddo të mbetet në kujtesën e të gjithëve njeriu i thjeshtë,pa mburrje e ambicje personale,njeriu që i adhuronte dhe i qëndroi besnik vlerave kombëtare të kombit të tij.I fali atdheut jetën e tij ,një jetë e tërë vuajtjesh e sakrificash dhe s'kërkoi kurrë nga atdheu përfitime personale.U dekorua me medaljen e artë "Pishtar i Demokracisë" nga Presidenti i Republikës z.Sali Berisha në vitin 1992.Në vitin 1997 dekorohet me titullin "Qytetar Nderi i Shkodrës" nga Keshilli Bashkiak i këtij qyteti.Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep titullin"Qutetar Nderi të Tiranës" në vitin 1998.Dekorohet nga Vatikani me Medaljen e Artë"Joannes PP II".Dekorohet nga Republika e Iranit dhe dekorohet "Për merita në shërbim të njerëzve "nga qyteti i Veronës Itali.U nda nga jeta më 3.3.1999.







Periudha e vuajtjes së burgimit:

1944-1959, 14 vjet, 3 muaj, 21 ditë;
1966-1986, 19 vjet, 2 muaj, 13 ditë
-Mosha në fillim të dënimit: 28 vjeç
-Mosha në mbarim të dënimit: 69 vjeç

Dënimi i parë

U arrestua pikërisht më 14.11.1944, tre ditë përpara se zyrtarisht komunistët të merrnin pushtetin në Tiranë. Asokohe, gjuetia njerëzore e inatçore ishte shumë e përhapur. Njerëzit e shkolluar dhe jo anëtarë të Partisë Komuniste shiheshin si armiq. Kazazi u gjykua për shkak si anëtar i thjeshtë i një organizate, pavarësisht se kjo ishte veçse një vit nga 5 vjet që kishte zgjatur lufta. Gjatë procesit hetimor dhe atij gjyqësor, ai mohonte të kishte qenë anëtar i qarkorit të Ballit Kombëtar apo të kishte drejtuar njësi ushtarake. Deklaronte se kish qenë veçse anëtar i thjeshtë që merrej me shpërndarjen e trakteve. “Kurrë nuk kam spiunuar dhe arrestuar njeri”-deklaronte përpara gjykatës. Po ashtu mohonte të kishte dijeni apo pjesëmarrje për vrasjet e masakrës së 4 shkurtit 1944. Në gjyq u paraqitën 4 dëshmitarë pro Osmanin dhe 2 kundër tij. Përveç mungesës së provave, kundër dënimit ishin edhe banorët e lagjes “Ali bej”, të cilët deklaruan se Osmani ishte ndër “djemtë më të ndershëm të lagjes” dhe kurdoherë i kishte ndihmuar. Megjithatë dënimi ishte paracaktuar. Nuk kishin rëndësi provat. Çështja e tij u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani me prokuror major Gjon Banushin. Gjykata me vendimin nr.138, datë 12.5.1945 në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë . U lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë u internua për 5 vjet në Shtyllas të Fierit me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve “për rrezikshmëri shoqërore” .


Dënimi i dytë dhe i tretë

Pas mbarimit të internimit, Osman Kazazi u arrestua përsëri më 31.10.1966 i akuzuar për agjitacion e propagandë. Këtë kohë ishte punëtor në NBSH “Gjergj Dimitrov” në Tiranë. Më pak se dy javë pas arrestimit, sëmuret rëndë e shtrohet në spital nga një ftohje e rëndë. Këtë herë do të burgosej me akuza që vinin nga koha e internimit. Nisur nga koha, 2 vjet pas lirimit, do të thotë se burgosja ka qenë krejt e papërligjur. U përdorën 6 dëshmitarë, por të gjithë rezultuan të rremë. Osman Kazazi nuk pranoi asnjë dëshmi të tyre. Dëshmitarët kanë nënshkruar akte sipas së cilave në Itali jetohej mirë, nuk duhej të ishte kthyer, se dëgjonte “Zërin e Amerikës”, për Zogun, etj. Hetuesi Iljaz Haxhiaj zhvilloi hetimin ndaj tij. Osman Kazazi deklaroi se nuk pranonte të kishte zhvilluar biseda kundër pushtetit, madje nuk shoqërohej me njeri. Të njëjtin qëndrim mbajti në procesin e ballafaqimit me dëshmitarët. Përfundimisht, Osman Kazazi u gjykua nga Gjykata e Qarkut Tiranë. Duke e deklaruar fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, gjykata me vendimin nr.14, datë 11.3.1973 e dënoi me 10 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967 të Gjykatës së Lartë. U ridënua sërish gjatë burgimit. Përfundimisht doli nga burgu më 13.1.1986.

(Flori Bruqi) 

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...