Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/02

Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europiane ndaj pandemisë së Coronës me kufizimin e lirisë personale dhe recesion të thellë. Europa mund të kishte mësuar nga Singapori, kritikon Christina zur Nedde.


Corona Symbolbild Europa Frankreich (Getty Images/D. Charlet)
Përhapja e virusit Corona e ka kthyer botën përmbys: Vendet demokratike e "të lira” si Austria izolojnë qytetarët e tyre duke menduar madje edhe përgjimin e tyre. Kundrejt kësaj qytetarët në vendet aziatike "autoritare”, si Singapori në javët e shkuara gëzuan më shumë liri se europianoperëndimorët. Megjithë lidhjet e ngushta ekonomike e të transportit me Kinën, Singapori ia doli të mbajë të ulët numrin e rasteve të Coronës dhe të mos e prekë shumë jetën publike. Europa mund të kishte mësuar prej tij.
Sekreti i Singaporit
Megjithë cënueshmërinë si një nyje globale e shumëpopulluar, Singapori ka pasur deri të premten 422 raste akute të Coronës dhe 2 raste vdekjeje. Virusi i ri u shfaq aty pak pas festës kineze të Vitit të Ri dhe do të kishte pasoja katastrofale për qytetin-shtet. Por megjithë rrezikun e dëmtimit të marrëdhënieve ekonomike me partnerin e tretë më të madh tregtar, Singapori vendosin kufizimin e udhëtimit në vend për pasagjerë nga Kina. Madje kundër këshillës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se ndalimet e udhëtimit në këtë moment nuk janë të nevojshme.
Singapori kishte deri në mes të shkurtit më shumë se 80 raste Covid, numrin më të lartë jashtë Kinës. Ky vend veproi shpejt, duke izoluar të sëmurët dhe testuar secilin person me simptoma gripi dhe pneumonie. Personat që kishin pasur kontakt u gjetën përmes ndihmës së "contact tracking” dhe u futën në karantinë. Metoda e zhvilluar gjatë epidemisë SARS në vitin 2003 pati sukses. Në bazë të saj regjistroheshin me hollësi të gjitha të dhënat e kontaktit të personave që kishin hyrë në ndërtesa, të infektuarit mund të pyeteshin me saktësi, se ku kishin qëndruar më parë personat e sëmurë me cilin kishin pasur kontakt.
Përmbledhtazi mund të thuhet, se suksesi i Singaporit në mbajtjen nën kontroll të virusit Corona lidhet me katër faktorë: mbylljen e hershme të kufijve, ndjekjen rigoroze të kontaktimit, shumë teste dhe SARS-in si provë e përgjithshme gjenerale. Falë këtyre masave mund të vazhdonte jeta publike normalisht. Restorantet, qendrat tregtare, shkollat, zyrat janë deri më sot të hapura. Hong-Kongu dhe Tajvani megjithë afërsinë gjeografike me Kinën kanë pak a shumë një sukses të tillë.
I mungon Europës përvoja e SARS?
Megjithëse tingëllojnë të tmerrshme, këto masa do mund të kishin ndihmuar. Që Europa nuk reagoi shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj pandemisë që po përhapej, kjo ishte pasojë e një arrogance eurocentriste dhe përpjekjeve të pakoordinuara për të mbrojtur firmat lokale. Megjithëse krerët e shteteve dhe qeverive kishin dijeni për virusin që në fund të dhjetorit, ai u injorua për një kohë të gjatë si „një problem aziatik". Gjithçka që Singapori e bëri ashtu si duhet – mbylljen e hershme të kufijve, teste të zgjeruara dhe ndjekjen e kontakteve për izolim -vendet europiane e bënë gabim. Le të marrim si shembull Austrinë. Fluturimet nga Kina, Irani dhe Italia u ndaluan vetëm më 9 mars. Frika se do të dëmtohet ekonomia lokale për shkak të ndalimit të udhëtimit bëri që qeveria të merrte vonë masa rigoroze.
Një nga qendrat e shpërthimit të pandemisë në Europë, Iscgl në Austri kishte nevojë për 8 ditë gjithsej për të reaguar ndaj rasteve të konfirmuara të turistëve me Corona nga Islanda dhe të mbyllte baret, liftet e skive e hotelet. Pastaj me nxitim dhe pa i testuar më parë të gjithë turistët u nisën në shtëpi, duke e shpërndarë virusin në të gjithë Europën. Kapacitetet e testimit të europianëve janë të pakta, megjithëse qeveritë kishin jo pak kohë për t'u përgatitur. Madje as personeli mjekësor nuk ka qasje të mjaftueshme në teste, dhe kjo shkakton një tjetër mungesë, atë të mungesës së mjekëve dhe infermierëve, që duhet të futen në karantinë, e të presin me ditë rezultatet e testeve të tyre.
Journalistin Christina zur Nedden (Kristina Kast)
Christina zur Nedden
Liria personale bie viktimë
Një ndjekje e kontakteve si në Singapor është e papërfytyrueshme në Europë. Shansi për të zhvilluar diçka të përfafërt nuk u përdor. Në vend të kësaj qeveritë kanë marrë masat më të rrepta për lirinë personale që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend të identifikojnë kush është i infektuar, dhe të izolojnë këta persona në mënyrë efektive, qytetarët janë futur në një gjysmë izolim të paefektshëm. Sepse ende ka shumë pika kontakti që mundësojnë transmentimin e virusit, e nuk ke mundësi të identifikosh kush është i infektuar. Në të njëjtën kohë liria personale reduktohet në një minimum, ekonomia është paralizuar, operatorët e celularëve i japin të dhënat e lëvizjeve tek autoritetet, ndryshe nga sa u premtua në rregulloren bazë të të dhënave të BE.
E ardhmja
Kjo krizë nuk është vetëm krizë shëndetësore, por edhe e mënyrës se si veprojmë ne me të, që nga reagimi i vonuar deri tek efektet personale. Pritshmëria jonë ndaj krerëve politikë është që ata të sigurojnë si shëndetin ashtu edhe lirinë tonë. Kur kjo krizë të kalojë duhet të analizojmë, se pse shkoi puna kaq larg dhe çfarë mund të mësojmë nga Singapori.

Përmasat e pandemisë janë pasojë edhe e një politike dyfytyrëshe. Lufta kundër Coronës mund të fitohet vetëm nëse hapen mbi tryezë të gjitha faktet, shkruan Rodion Ebbighausen.


USA New York Coronavirus Maimonides Medical Center (picture-alliance/Photoshot/M. Nagle)
Arma më e rëndësishme në luftë kundër Coronës është e vërteta.
Këtë e tregon rasti i Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë. Që në fillim të pandemisë, kur shanset për reduktimin e saj ishin shumë të mira, krerët e Partisë Komuniste të Kinës i kërcënuan mjekët. Provat u shkatërruan, faktet u mohuan. Rezultati: një epidemi kombëtare që u kthye në pandemi globale.
Kur qeveritë nuk gëzojnë besim
Po kështu edhe në Iran. Regjimi e gënjen prej dekadash popullin e tij. Kur pas një hezitimi të gjatë e kundër rezistencës së disa mullahëve, regjimi filloi të marrë masat kundër virusit Corona, popullsia nuk i mori aq seriozisht ato. Një konfirmim fatal për proverbin. "Kush gënjen njëherë, atij nuk i besohet më edhe kur thotë të vërtetën.” Pasoja: Më shumë se 2.500 raste të vdekurish - zyrtarisht. Por askush nuk i beson kësaj shifre.
Në SHBA, ku qeveria ngre lart "faktet alternative" u mohua fillimisht kërcënimi nga virusi, pastaj ai u minimizua. Kur pasojat e pandemisë u bënë të painjorueshme më, presidentit Donald Trump iu desh të merrte masa. Por nuk le asnjë rast t'i ikë, pa ua bërë të qartë amerikanëve, se ai e vë ekonominë mbi njerëzit. Pasoja: Më shumë raste infektimesh se në çdo vend tjetër të botës.
Virus nuk e çan kokën për politikën. Retorika dhe frazat boshe nuk i bëjnë atij përshtypje. Ato që vlejnë të merren në konsideratë janë vetëm faktet. Ky virus mund të mposhtet vetëm me logjikë shkencore dhe sens mase.
Populistët e djathtë nuk kanë se ç'të ofrojnë
Fakti se politikanët në Europë dhe Gjermani konsultohen vetëm nga ekspertët në këtë krizë dhe vlerësimet e tyre merren në konsideratë në vendimet e politikës, është një shenjë e mirë. Janë lënë pas muajt e vitet e fundit, ku populistët e djathtë, AfD në Gjermani, Viktor Orban në Hungari, Matteo Salvini në Itali-për të përmendur vetëm disa, -e kishin vënë përpara politikën. Gjendja aktuale e bën të qartë: Kur puna bëhet kritike ata nuk kanë se ç'të kontribuojnë.
Ebbighausen Rodion Kommentarbild App
Rodion Ebbighausen
Pandemia tregon, se politika që injoron faktet e merret me propagandë, paguan për këtë çmim të lartë. Jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Shumë vetë e paguajnë këtë me jetë. Kur virusi të jetë mundur pas disa muajsh, dhe me ndihmën e shkencës kësaj do t'ia dalim, atëherë të shpresojmë që do të mbesë mësimi – se e vetëm e vërteta duhet marrë në konsideratë. Sidomos në politikë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres: Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe


Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai dha një konferencë shtypi për raportin e OKB për luftimin e pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike.
    
Coronavirus - UN-Generalsekretär Guterres (Imago/L. Radin)
“Ky është momenti i së vërtetës,” thotë Guterres, kur qindra mijëra njerëz në botë janë prekur nga Covid 19. Kriza më e madhe që ka kaluar OKB gjatë ekzistencë së së saj kërkon që ekonomitë drejtuese të botës “të japin mbështetje financiare dhe teknike për njerëzit dhe vendet më të varfëra”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Antonio Guterres dha të martën, 31.03. një konferencë virtuale shtypi ku publikoi raportin e OKB me titull: “Ndarje përgjegjësive, solidaritet global”, ku flitet për krizën e shkaktuar nga Covid 19 formula e luftës kundër tij. Udhëzimet si duhet luftuar virusi i ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe Guterres kërkon që vendet t'i  përmbahen atyre. Por ai kërkon që vendet të mos luftojnë vetëm virusin, por të luftojnë edhe pasojat e thella që shkaktohen prej tij.
Përgjigja e duhur ndaj pasojave kërkon që vendet të japin të paktën 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, për të luftuar me afat të gjatë, në mënyrë të koordinuar dhe multilaterale virusin dhe pasojat. “Sistemi i OKB është mobilizuar krejtësisht në dhënien e udhëzimeve për përpjekjet globale,” tha Guterres. OKB ka krijuar me partnerë të tjerë një fond për të mbuluar nevojat e vendeve me të ardhura të pakta dhe të mesme.
UN Covid-19 Virtuelle Pressekonferenz António Guterres (webtv.un.org)
Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB 

5 trilionë dollarë nuk mjaftojnë
I pyetur nga gazetarët për gjendjen e deritanishme, Guterres thotë se takimi i G20 tregoi se drejtimi është në rrugën e duhur por se ka ende shumë për të bërë. Ai thotë, se nuk ekziston ende një plan i koordinuar nga të gjitha vendet për të luftuar virusin sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ne na nevojitet një aksion ku të gjitha vendet të bëjnë të njëjtat përpjekje për të luftuar transmetimin e mëtejshëm të virusit,” tha Guterres. Për gjendjen financiare ai shpjegon se janë mobilizuar 5 trilionë dollarë amerikanë, por nevojiten ende shumë më tepër, “sidomos sa i përket mobilizimit të vendeve të zhvilluara për të mbështetur ekonominë e vendeve të veta”. Guterres kërkon mobilizimin e burimeve të reja nga vendet e zhvilluara duke përmendur SHBA si një shembull, ku është aprovuar paketa 2 trilion dollarëshe, që përbën gati dhjetë përqind të ekonomisë. “Këtë gjë duhet ta shohim në nivel global,” thotë ai, duke kërkuar mbështetje më efektive për Fondin Monetar Ndërkombëtar. “
Covid 19 mund të shënojë fillimin e një lloji të ri bashkëpunimi global,” tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB.
Brenda 12 javëve sëmundja e shkaktuar nga virusi Corona kaloi në pandemi, duke prekur 199 vende dhe territore të botës, gati gjysmë miliardë njerëz dhe duke shkaktuar vdekjen e gati 20 mijë vetëve. 

Sistemi imunitar përballet çdo ditë me sfida të shumta, ndërsa ne nuk e vërejmë fare. Kollitja, teshtimat, temperatura... me të gjitha këto përballet sitemit imunitar.

     17.12.2014 DW Fit & Gesund Immunsystem (Fotolia)

Sistemi jonë imunitar është tepër kompleks dhe tërë kohën përpiqet të ruajë trupin tonë. Në fakt, ekzistojnë dy sisteme imunitare në trupin e njeriut.
Sistemi i lindur imunitar
Njëri sistem ekziston që nga lindja. Ai është shumë eficientë e i shpejtë dhe kujdeset, për shembull, për gjetjen dhe luftimin e baktereve në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ky sistem nuk është i specializuar për luftë vetëm ndaj baktereve apo armiqve të veçantë, por për një luftë të përgjithshme. Funksionon shumë shpejtë, por ka një efikasitet të kufizuar dhe nuk mund të jetë tepër intensiv në luftën kundër kundërshtarëve të caktuar.
Qelizat mbrojtëse nga grupi i leukociteve janë pjesë e këtij sistemi imunitar. Leukocitet krijohen në gjëndërra dhe palcën e eshtrave.
Infografik Abwehrsystem des Menschen ENG
Leukocitet përmes rrymimeve të gjakut kalojnë në të gjithë trupin e njeriut. Sasia tepër e lartë e leukociteve në gjak do të thotë se në trupin tonë ka ndonjë ndezje apo infektim. Mjeku e sheh këtë pas kontrollit të gjakut dhe e di se duhet të veprojë.
Por para futjes së shkaktarit të sëmundjes në trup, ai duhet të kalojë edhe disa barriera të jashtme. Në radhë të parë lëkurën dhe sistemet mbrojtëse të mukozës në gojë dhe fyt. Ato pengojnë shkaktarët e sëmundjes që të futen në trupin tonë. Ndaj edhe janë pjesë e rëndësishme e sistemit mbrojtës. Materiet kimike, si acidet, enzimet dhe mukoza janë pjesë e këtij sistemi. Edhe ato i pengojnë bakteret apo virusët të futen në trup.
Sistemi i trashëguar imunitar
Nëse përkundër sistemit të lindur imunitar, një shkaktar i sëmundjeve megjithatë depërton në trup, atëherë aktivizohet shkalla e dytë mbrojtëse e trupit. Ky ëshë një sistem më specifik i trashëguar imunitar.
Transplantationspatient Nikolaus Dominik hat ein neues Herz (picture-alliance/dpa/T. Hase)
Për aktivizimin e tij kërkohet më shumë kohë - katër deri në shtatë ditë. Ky sistem imunitar është i specializuar kundër antigjeneve të caktuara. Ai regjistron materiet e dëmshme dhe i fut në të ashtuquajturat qelizat e memorizimit, që funksionojnë si një sistem imunitar. Ky sistem mbanë mend bakteret apo virusët të cilët kanë qenë edhe më parë në trup. Nëse ndonjë prej tyre futet sërish në trup, atëherë fillon një proces që ka ndodhur edhe më parë kundër këtij shkaktari. Në këtë sistem janë memorizuar pra mekanizmat mbrojtës, ndaj shtohet edhe efektiviteti dhe shpejtësia e veprimit ndaj shkaktarëve të sëmundjeve apo infektimeve. Ky sistem imunitar e di shumë shpejtë se çfarë duhet të bëjë. Ndaj shumë sëmundje paraqiten vetëm njëherë në jetë.
Limpfocitet T
Tek shkaktërët e sëmundjeve që gjenden në inde, aktivizohen Limpfocitet T, të njohura edhe si Qelizat T. Ato i takojnë grupit të trupave të bardhë në gjak dhe krijohen në palcën e eshtrave. Limpfocitet T mund t'i dallojnë qelizat e huaja nga ato të trupit. Ato e dinë se në cilët kategori renditen qelizat.
Qelizat T shumohen jashtëzakonisht shpejtë në trup dhe janë të specializuara në luftën kundër shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve. Një nënlloj i Limpfociteve T janë qelizat vrasëse T. Detyra e tyre është që të gjejnë qelizat e sëmura dhe t'i shkatërrojnë ato. Në këtë betejë përdorin helmet qelizore, të ashtuquajturat Cytotoxine.
Limpfocitet B
Deutschland Medizin Forschung Immunsystem (bzga)
Edhe Limpfocitet B janë pjesë e gjakut. Ato kanë për obligim që të njohin shkaktarët e sëmundjeve dhe të krijojnë antitrupa në gjak. Edhe ato janë të specializuara në luftën kundër shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve. Në këtë betejë krijojnë të ashtuquajturit  B-Zell-Receptorë. Përmes tyre njihen antigjenët e huaja në trup.
Limpfocitet B krijohen në palcën e kockave. Ato mblidhen në nyjet limpfatike dhe në shpretkë. Kur të vijnë në kontakt me antigjene, i lidhin ato me B-Zell-Rezeptor dhe krijohen antitrupa të caktuar - e ashtuquajtura Imunglobulinë.
Edhe një pengesë
Por edhe nëse bakteret dhe virusët, përkundër këtyre mbrojtësve depërtojnë në sistemin imunitar, ato ende nuk e kanë arritur qëllimin e tyre. Phagocitet janë ato që i presin dhe i shkatërrojnë. Në mesin e tyre bëjnë pjesë Makrophagjenet, të cilat gjenden në inde, si dhe Granulocitet, që gjenden në inde dhe gjak.
Sistemi jonë imunitar është pra shumë kompleks. Por nuk është perfekt. Mund të ketë pengesa të shumta në funksionimin e tij. Një prej tyre është sëmundja e sistemit autonom imunitar. Sistemi mbrojtës në këtë rast nuk vepron kundër qelizave të huaja, por kundër disa qelizave të veta në trup dhe shkakton ndezje.
Kështu shkaktohen sëmundjet si Multiple Sklerose, Neurodermitis, sëmundjet reumatike dhe Psoriasis.

F.B

A janë ushtrimet sportive në natyrë të shëndetshme apo të rrezikshme nga Virusi Corona Covid 19

Në kuadrin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Corona disa shtete i kanë ndaluar sportet në natyrë. Po a ka ndonjë rrezik dhe a duhet ta lëmë sportin për momentin?

            Sporti është i dobishëm për shëndetin

Großbritannien London | Coronakrise | Symbolbild Breitensport & Fitness (picture-alliance/Zuma/London News Picture/G. Falvey)
Sportet dhe aktivitetet e tjera fizike janë të rëndësishme për të forcuar sistemin imunitar. Sipas mjekëve ata që kanë një sistem të fortë imunitar natyror kanë shanse të mira që në rast infektimi me virusin të kenë vetëm simptoma të buta. Dhe meqenëse ende nuk ka ndonjë vaksinë apo trajtim mjekësor për COVID-19, trupit duhet ta mposhtë vetë virusin. Dhe sporti mund ta ndihmojë atë ta fitojë këtë betejë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të rriturit të bëjnë çdo javë të paktën 150 - ose, dhe më mirë akoma, 300 - minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar, në mënyrë që të rrisin aftësitë e organizmit për luftimin e rreziqeve prej sëmundjeve të zemrës, diabetit, tensionit të lartë , kancerit dhe depresionit. Kjo këshillë është edhe më e rëndësishme gjatë një pandemie.
Deutschland Hamburg 2014 | Jonas Schmidt-Chanasit, Bernhard-Nocht-Institut für Tropenmedizin (picture-alliance/dpa/D. Bockwoldt)
"Sporti është i dobishëm për shëndetin, madje edhe tani," thotë prof. Jonas Schmidt-Chanasit për DW. Virologu, i cili punon pranë Institutit Bernhard Nocht për Mjekësinë Tropikale në Hamburg paralajmëron se "situatat me stres të lartë mund të shkaktojnë infarkte në zemër ose hemoragji cerebrale" ndër ata që janë në vetëizolim në shtëpi dhe nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi fizik.
Prof. Christian Drosten, mjek në spitalin Charité në Berlin, paralajmëron për rreziqe të mëtejshme. Në një podcast për radiotelevizion publik gjerman NDR ai tha se: "është e rëndësishme që njerëzit të bëjnë sport. Shumë vetë konstatojnë se sporti u jep stabilitet mendor, pra kur mbathin atletet dhe çdo dy ose tre ditë dalin për vrap për gjysmë ose një orë."
A janë të rrezikshme aktivitet sportive në natyrë?
Fakti që disa shtete i kanë ndaluar tani sportet në natyrë sugjeron se prej tyre mund të vijë ndonjë rrezik. Është e vërtetë që aktivitetet sportive shpesh çojnë në kontakte sociale – ndërkohë që në këto momente afërsia fizike duhet të shmanget me çdo kusht. Aq më tepër që njerëzit gjatë ushtrimeve sportive marrin frymë më thellë në mënyrë që të furnizojnë muskujt e tyre me oksigjenin mjaft të nevojshëm. Pra a përbën ndonjë çiklist apo vrapues që kalon vetëm pak metra larg nesh rrezik për përhapjen e virusit? Në pjesën dërrmuese të rasteve, jo.
Corona Schutzmasken Statuen, Leeds (picture-alliance/empics/M. Egerton)
"Askush nuk është në rrezik kur vrapon ose bën shëtitje vetëm në park. Në raste të tilla nuk ka asnjë rrezik", thekson prof. Schmidt-Chanasit. Rreziku fillon vetëm kur një grup i madh njerëzish kalojnë një kohë të gjatë së bashku në një vend. Po ashtu nëse ndesh rrugës njerëz të tjerë nuk është problem për sa kohë që respektohet distanca e kërkuar, thotë virologu nga Hamburgu. Gjithashtu e rëndësishme: mos prekni asgjë që mund të kenë prekur shumë njerëz të tjerë, për shembull, veglat sportive në park. Po ashtu duhet t'i lani duart pas stërvitjes.”
A duhet të mbajmë maskë kur bëjmë sport në natyrë?
Nëse dikush e ka provuar ndonjëherë të vrapojë apo ushtrojë sporte të tjera me maskë e ka të qartë se ajo kufizon frymëmarrjen ndërkohë që kemi nevojë për shumë oksigjen. Po ashtu maska na kufizon edhe kur djersitemi.
Sipas virologut Schmidt-Chanasit maska nuk është e nevojshme kur bëjmë sporte në natyrë. Në park nuk ka re apo shtëllunga infeksioni që vijnë vërdallë." Nëse jeni jashtë në ajër të pastër dhe shmangni turmat e mëdha, nuk keni nevojë të mbani maskë, thotë ai.
Por nëse ligji kërkon që njerëzit të mbajnë maskë, si për shembull, në Sllovaki dhe Vietnam, atëhere duhet t'i mbuloni gojën dhe hundët me maskë sa herë dilni në publik, përfshirë këtu edhe kur dilni për sport në natyrë.
Ku të bëjmë sport tani?
Deutschland Triathlet Florian Angert trainiert zu Hause (Getty Images/Bongarts/S. Hofmann)
Më e mira është në shtëpi, ose në vende ku ka vetëm pak njerëz. Ndiqni ndonjë kurs fitnesi në YouTube, vraponi në vende bosh, p.sh. në mëngjes herët ose dilni me biçikletë në kodra apo pyje. Aktivitet të tilla mund t'i ushtroni dhe janë vërtetë të këshillueshme në vendet ku qeveritë nuk ka vendosur masa të rrepta shtetrrethimi. Sipas mendimit të thuajse gjithë virologëve, thelbi i masave që merren kundër koronavirusit është që të shmangen kontaktet e drejtpërdrejta dhe pa distancë fizike – dhe jo për të shmangur ushtrimet fizike.

A do të zhduket virusi Korona SARS-CoV-2 (COVID- 19) me rritjen e temperaturave?

Watchful waiting - Experts predict that covid-19 will spread more ...
A do të zhduket virusi Korona me rritjen e temperaturave? Virologu prof.dr.Thomas Pietschmann shpjegon, se përse pranvera vërtetë na jep shpresë e përse gratë janë qartësisht në avantazh në luftën kundër sëmundjes prej virusit.


Shpresa është, që në pranverë gjithçka do të bëhet më mirë. Nëse shkon mirë, virusi i ri korona i njohur edhe me emrin SARS-CoV-2, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit. Pranvera me temperaturat në rritje do t'i jepte fund atij e kësisoj i gjithë ky tension do të kalojë. Sezoni i virusit korona do zbehej po ashtu si edhe vala e gripale, që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit.

Kaq përsa i përket shpresës. Por nëse virusi SARS-CoV-2 do të ketë të njëjtin mutacion sikurse dëshirohet, këtë nuk mund ta thonë me precizion të saktë as virologët sikurse thekson edhe Thomas Pietschmann "parë rreptësisht dhe për ta thënë sinqerisht nuk mund të parashikohet një gjë e tillë, sepse ne nuk e njohim këtë virus."
Coronavirus (COVID-19) | Georgia Department of Public Health
Pietschmann është virolog molekular dhe studion në qendrën për studimet eksperimentale dhe klinike të infeksioneve, e quajtur Twincore, në Hanover. Ai merret me të ashtuquajturat viruse RNA - tek të cilat bën pjesë p.sh. edhe virusi i hepatiti C. Edhe SARS-CoV-2 bën pjesë në këtë grup.

Virus? I panjohur!

"E veçanta në këtë virus është, që njeriu konfrontohet për herë të parë me të. Prej të dhënave, që kemi nga Kina, mund të arrish në konkluzionin, që virusi vetëm një herë ka kaluar nga një kafshë tek njeriu e është përhapur në këtë mënyrë ", thotë Pietschmann.

Me fjalë të tjera ndryshe nga viruset e influencës, me të cilat pothuajse kushdo ka kontaktuar një herë, sistemi ynë i imunitetit nuk është i përgatitur për një sulm prej virusit korona.

Kësaj i shtohet edha fakti, që hemisfersa veriore aktualisht është perfekte për përhapjen e shpejtë të viruseve. Nga njëra anë është temperatura. Viruset aspiratore, pra ato që përhapen përmes aparatit të frymëmarrjes, e kanë shumë të lehtë, kur është ftohtë. "Viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta. Ngjashëm si me ushqimet, që në frigorifer qendrojnë më gjatë", shpjegon Pietschmann.

Ftohtë dhe thatë, ju lutem!

Sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset. "Virusi korona është i rrethuar nga një shtresë ipide, pra yndyrore", thotë Pietschmann. Kjo shtresë nuk i reziston të nxehtit, ndaj virusi me rritjen e temperaturave do të ngordhë shpejt. "Viruse të tjera, si ai noro janë më të qendrueshëm, sepse ato përbëhen nga proteina dhe molekula trashëguese."

Për viruse të tjera temperatura luan gjithashtu rol sekondar. Viruse dengue shfaqen kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale. Kjo nuk ka të bëjë aq me atë që ato preferojnë të nxehtit, por me faktin se zonat e ngrohta janë habitati i mushkonjave që e përçojnë këtë virus. "Rolin kryesor për përhapjen e këtij virusi në këtë rast nuk e luan temperatura, por insekti ose kafsha që e transmeton virusin", thotë Pietschmann.
Get Your Coronavirus Questions Answered
Lagështia e ajrit luan gjithashtu rol në përçimin e viruseve të aparatit të frymëmarrjes. Nëse viruset dalin jashtë përmes një teshtime të fortë nga personi që është prekur prej tyre, ato qëndrojnë në ajër. "Në ditët me të fohtë të thatë bulëzat nga frymëmarrja me viruset që mbajnë brenda qëndrojnë më gjatë në ajër, se sa kur ajri është i lagësht", thotë Pietschmann.

Në këtë mënyrë viruset përhapen shumë shpejt. Sidoqoftë fillimisht ato përhapen në heshtje dhe fshehurazi. Nga kontakti i parë me virusin deri në shfaqjen e simptomave të para mund të kalojnë disa javë. Kohëzgjatja e inkubacionit varet nga tiparet dhe biologjia e virusit.

NIH clinical trial of remdesivir to treat COVID-19 begins ...

Kromozimi i dyfishtë X dhe estrogjenet

Temperaturë, dhimbje dhe dridhje janë simptomat tipike të një sëmundjeje virale dhe shenjat që trupi i lufton viruset që kanë depërtuar në të. Se sa e suksesshme është kjo luftë, varet jo vetëm nga mosha dhe gjendja shëndetësore e të infektuarit, por edhe nga seksi. Edhe në rastin e virusit korona shifrat flasin, që femrat kanë shanse më të mira për ta përballuar krahasuar me meshkujt. Kuota e vdekshmërisë tek burrat me 2,8 përqind është dukshëm më e lartë se tek gratë me 1,7 përqind.
Coronavirus: The latest NHS advice on COVID-19 symptoms | UK News ...
"Kjo ka nga njëra anë arsye gjenetike", thotë Pietschmann, "sepse disa gjene relevante për imunitetin, p.sh. gjenet që janë përgjegjëse të njohin ngacmuesin, janë të koduara në kromozomin X." Meqënëse femrat kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një atëherë gjinia femërore është në avantazh të jetë më e mbrojtur.

Edhe hormoni femëror estrogjen i ndihmon gratë, që të mbrohen ndaj sëmundjeve virale. "Disa gjene relevante në aspektin imunologjik kanë edhe elementë lidhës për estrogjenet, atje ku aktivizohen këto gjene. Kjo do të thotë, që këto gjene komandohen edhe prej hormoneve", shpjegon Pietschmann.
Stanford Medicine COVID-19 test now in use | News Center ...
Ndoshta sezoni i koronës do të mbyllet me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërkohë është regjistruar një rast me SARS-CoV-2 në Brazil, në hemisferën jugore, ku dimri pritet të fillojë.

Janë të infektuar gati gjysmë miliardë njerëz në glob.

covid

Rreth 174 mijë njerëz janë shëruar në botë nga koronavirusi
Për 2 javë, Covid-19 kaloi në pandemi. 199 vende të botës u preken u infektuan gati gjysmë miliardë njerëz.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Spanjë ka kaluar 100,000, ndërsa numri i të vdekurve, i raportuar në 24 orët e fundit, ka shënuar rekord të ri.
Sipas ministrisë së shëndetësisë në Spanjë, numri i të infektuarve ka arritur në 102,136 të mërkurën.

Spanja ka numrin më të madh të viktimave pas Italisë.


Kjo e fundit aktualisht ka 12,428 të vdekur nga COVID-19.

Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të cilat janë vendet më të prekura në botë nga COVID-19 dhe në të njëjtën kohë janë bërë qendra e epidemisë në Evropë.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka informuar se numri i vdekjeve në nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 214, pasi 46 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit.


Sipas të dhënave të ministrisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Turqi është rritur në 13.531, me 2.704 persona të rinj që kanë rezultuar pozitiv.

Gjendje hiç më e mirë është edhe në pjesën tjetër të botës.

Specialistët e shëndetit publik në ekipin e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, paralajmëruan amerikanët të martën të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancim social dhe për izolim në shtëpi për 30 ditët e ardhshme, në mënyrë që të shmanget një rritje e mprehtë e rasteve me koronavirus.


Nëse nuk merren masa, numri i viktimave mund të shkojë në 1-2 milionë të vdekur, ka thënë Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka kaluar 4,000, ndërsa të infektuar janë afro 190,000.
Rusia tha se ka dërguar në Shtetet e Bashkuara një aeroplan ushtarak me pajisje mjekësore, për t’i ndihmuar ato në luftën kundër koronavirusit.

Nju Jorku është epiqendra e shpërthimit të virusit në Shtetet e Bashkuara, me mbi 900 të vdekur ndërsa spitalet po përpiqen të përballojnë shtimin e pacientëve.

Numri i rasteve të përgjithshme në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 175 mijë me mbi 3,400 të vdekur deri mesditën e së martës, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara e tejkaloi shifrën zyrtare të Kinës prej 3,305.

Ndërkohë koronavirusi nuk kursen as Afrikën, shtrirja e tij vazhdon edhe në Burundi dhe Siera Leone të cilat janë bërë vendet e fundit afrikane që kanë raportuar rastet e para me koronavirus.

Tregjet e aksioneve në gjithë botën kanë pësuar humbje historike në tre muajt e parë të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar e pandeminë e koronavirusit.




***




Njerëzimi po përblallet me një krizë globale. Ndoshta me krizën më të madhe të gjeneratës sonë. Vendimet që do merren në javët në vazhdim nga njerëzit dhe qeveria do të formësojnë botën për disa vite në vijim. Ato do të formësojnë jo vetëm sistemet tona shëndetësore, por edhe ekonominë, politikën e kulturën tonë. Ne duhet të veprojmë shpejt dhe vendoshmërisht.

Gjithashtu ne duhet të marrim parasysh pasojat afatgjata të veprimeve tona. Në kryqëzimin e zgjedhjes mes dy alternativash, duhet të pyesim veten jo thjesht si të kapërcejmë rrezikun e menjëhershëm, por gjithashtu dhe se në cfarë kushtesh do jetojmë pasi stuhia të qetësohet.

Po, stuhia do kalojë, njerëzimi do të mbijetojë, shumica prej nesh do jenë akoma gjallë – por ne do të jetojmë në një botë ndryshe.

Shumë masa emergjence afatshkurtra do të krijojnë ndikime të përhershme në jetën tonë. Kjo është natyra e emergjencave. Ato përshpejtojnë procese historike. Vendime të cilat në kohëra normale do të kërkonin vite shqyrtime merren tashmë në çështje minuti.

Teknologji të papjekura dhe të rrezikshme vendosen në shërbim, sepse rreziku i të mos bërit asgjë është akoma më i madh. Shtete të tëra luajnë rolin e kavjeve në eksperimente sociale në shkallë të gjerë. Çfarë ndodh kur të gjithë punojnë nga shtëpia dhe komunikojnë vetëm në distancë?

Çfarë ndodh kur shkolla e universitete të tërë zhvendosen online?

Në kohëra të zakonshme, qeveritë, bizneset dhe bordet edukative nuk do të binin kurrë dakord të merrnin përsipër eksperimente të tilla. Por këto sjanë kohëra të zakonshme.

Në këtë përiudhë krize, përballemi me dy zgjedhje veçanërisht të rëndësishme. E para qëndron mes survijimit totalitarist dhe fuqizimi të nënshtetasve. E dyta qëndron mes izolimit nacionalist dhe solidaritetit global.



Survijim deri nën lëkurë

Në mënyrë që të ndalohet epidemia, popullsi të tëra duhet t’ju binden udhëzimeve të caktuara. Ekzitojnë dy opsione kryesore për ta aritur këtë.

Një metodë është ajo e monitorimit të njerëzve nga qeveria dhe ndëshkimi kundrejt atyre që thyejnë masat e vëna.

Sot, për të parën herë në historinë njerëzore, teknologjia bën të mundur të monitorohet gjithkush gjatë gjithë kohës. Para 50 vitesh, KGB-ja nuk mund t’i ndiqte nga pas 240 milionë nënshtetas sovjetik përgjatë 24 orëve të ditës, as nuk mund të procesonte efektivisht të gjithë informacionin e grumbulluar. KGB-ja mbështetej në agjentë human dhe analistë, dhe ishte e pamundur të caktonte nga një agjent të ndiqte pas çdo individ.

Por tani qeveritë mund të mbështeten në sensorë të kudogjendur dhe algoritme të fuqishme në vend të hijeve nga mishi e gjaku.

Në betejën e tyre kundrejt pandemisë së korona virusit, qeveri të ndryshme kanë tashmë vendosur mjete të reja survijimi. Rasti më i dukshëm është ai i Kinës.

Nga monitorimi i celularëve të njerëzve, përdorimi i qindra miliona kamerash me face-recognition, dhe detyrimi i individëve të kontrollojnë dhe raportojnë temperaturën e tyre trupore dhe gjendjen shëndetësore, autoritetet kineze munden që me shpejtësi të identifikojnë mbartësit e dyshuar të virusit, por gjithashtu të gjurmojnë lëvizjet e tyre dhe të identifikojnë të gjithë më të cilët kanë pasur kontakt.

Një sërë aplikacionesh celularë paralajmërojnë nënshtetasit për afërsinë me pacientët e infektuar.

Kjo lloj teknologjie nuk merr fund vetëm me Azinë lindore. Kryeministri Benjamin Netanyahu i Izraelit kohët e fundit ka autorizuar Agjensinë e Sigurimit të Izraelit të vendosë teknologji survijimi, që zakonisht rezervohet vetëm për të luftuar terroristët, për gjurmimin e pacientëve me korona virus. Ndërkohë që nënkomiteti parlamentar i përshtatshëm refuzoi të autorizojë masat, Netanyahu i përplasi ato me një “dekret emergjence”.

Mund të mendojmë se këtu s’ka asgjë të re. Përgjatë viteve të fundit ashtu si qeveritë dhe koorporatat kanë përdorur teknologji gjithmonë e më të përparuara të gjurmojnë, monitorojnë dhe manipulojnë njerëzit.

Sërish nëse ne nuk shfaqim kujdes, pandemia mund të shënojë çast vendimtar në historinë e survijimit. Jo vetëm ngaqë mund të normalizojë vendosjen e mjeteve të survijimit masiv në shtete që i kanë refuzuar ndër vite, por edhe nga mundësia që ka për të, të nënkuptojë një tranzicion dramatik nga survijimi “mbi lëkurë” në atë “nën lëkurë”.

Gjer tani, kur gishti yt prekte ekranin e smartphone-it tënd dhe klikonte një adresë, qeveria ishte e interesuar të dinte ekzaktësisht çfarë po klikohej. Por me korona virusin, fokusi i interesimit lëviz. Tani qeveria dëshiron të dijë temperaturën e gishtit tënd dhe presionin e gjakut poshtë lëkurës së tij.


Pudingu i emergjencës

Një nga problemet me të cilat hasemi në zbulimin se ku qëndrojmë në survijim është se askush nga ne nuk e di me saktësi si po vëzhgohemi, dhe se çfarë mund të sjellin vitet e ardhshme. Teknologjia e survijimit po zhvillohet me një shpejtësi të rrezikshme, dhe çfarë konceptohej si fantashkencë para 10 vitesh tashmë është lajm i vjetërsuar. Si një eksperiment i menduar, konsidero një qeveri hipotetike që kërkon prej çdo nënshtetasi të mbajë veshur një byzylyk biometrik që monitoron temperaturën trupore dhe rrahjet e zemrës përgjatë 24 orëve të ditës. Të dhënat e rezultuara vihen mënjanë dhe analizohen nga algoritmet qeveritare. Algoritmet do të arrijnë të llogarisin nëse je i sëmurë para se ti vetë të jesh në dijeni, dhe gjithashtu do të marrin vesh se ku ke qenë dhe kë ke takuar. Zinxhirët e infeksionit mund të shkurtohen drastikisht dhe madje të këputen.

Një sistem i tillë mbart potencialin ta ndalojë pandeminë në çështje ditësh. Tingëllon e mrekullueshme, apo jo? Disavantazhi i saj është sigurisht, se kjo do t’i jepte legjitimitet një sistemi të ri tmerrues vëzhgimi. Nëse ti di p.sh se un klikova një adresë të Fox News në vend të një të CNN, kjo mund të të mësojë diçka rreth bindjeve të mia politike dhe madje ndoshta dhe rreth personalitetit tim. Por nëqoftëse ti mund të monitorosh çfarë i ndodh temperaturës time trupore, presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës teksa shikoj videon, ti mund të mësosh se çfarë më bën të qesh, çfarë më bën të qaj dhe se çfarë më bën shumë, shumë me nerva. Është thelbësore të kujtohet se zemërimi, gëzimi, mërzitja dhe dashuria janë fenomene biologjike po ashtu si ethet apo kollitja.

E njëjta teknologji që identifikon të kolliturat mundet gjithashtu të identifikojë të qeshurat. Nëse koorporatat dhe qeveritë arrijnë korrin të dhënat tona biometrike në masë, ata mund të arrijnë të na njohin shumë herë më mirë nga se njohim veten, dhe nuk munden thjesht të parashikojnë ndjenjat tona, por gjithashtu t’i manipulojnë ato dhe të na shesin ne çdo gjë që dëshirojnë – qoftë produkt apo politikan.

Monitorimi biometrik do të bënte që taktikat e hackimit të të dhënave të Cmabridge Analytica të tingëllonin si diçka nga Epoka e Gurit. Përfytyroni Korean e Veriut në vitin 2030, ku çdo nënshtetas duhet të mbajë veshur një byzylyk biometrik përgjatë gjithë ditës. Nëse ti po dëgjon një fjalim nga Lideri i Madh dhe byzylyku detekton shenjën më të vogël të zemërimit, je i mbaruar.

Sigurisht që rasti i vëzhgimit biometrik mund të shndërrohet në një masë të përkohshme që merret nga shtetet në raste të jashtëzakonshme. Do të përfundonte pasi gjendja e emergjencës të kalonte. Por masat e përkohshme kanë një zakon të keq që ti tejkalojnë emergjencat, veçanërisht kur ka gjithmonë emergjenca të reja në horizont.

Marr shembull rastin e atdheut tim, Izraelit, i cili deklaori një gjendje emergjence gjatë Luftës për Pavarësi në 1938, gjë që justifikoi një sërë masash të përkohshme që nga censurimi i shtypit dhe konfiksimi i tokave, tek udhëzimet specifike për të bërë puding (pa shaka). Lufta për Pavarësi është fituar me kohë, por Izraeli akoma nuk e ka deklaruar të përfunduar gjendjen e emergjencës dhe ka dështuar në shfuqizojë shumë nga masat e “përkohshme” të 1948 (dekreti emergjent i pudingut u shfuqizua më në fund në 2011).

Edhe kur infeksionet nga korona virusi bien në zero, disa qeveri të uritura për të dhëna, do të argumentojnë se duhet t’i mbajnë në veprim sistemet e vëzhgimit biometrik, pasi i druhen një vale të dytë korona virusi, ose ngaqë një racë e re Ebole po zhvillohet në Afrikë, ose sepse… e kuptoni idenë besoj. Një betejë e madhe që për vite me rradhë cenon privatësinë tonë. Kriza e korona virusit mund të jetë pika e kthesës në këtë betejë. Pasi kur njerëzve iu duhet të vendosin mes privatësisë dhe shëndetit, ata përgjithësisht do zgjedhin shëndetin.

In the near future, smart phones and tablet terminals are held in the hands of artificial intelligence robots. All information is available by cloud computing, Shopping, telemedicine, education, telecommuting, everything is automated. At the same time the monitoring system will be strengthened for safety.
In the near future, smart phones and tablet terminals are held in the hands of artificial intelligence robots. All information is available by cloud computing,
Shopping, telemedicine, education, telecommuting, everything is automated. At the same time the monitoring system will be strengthened for safety.
Policia e sapunit

Në fakt t’u kërkosh njerëzve të zgjedhin midis privatësisë dhe shëndetit nuk është rrënja e problemit. Pasi kjo është një zgjedhje e rremë. Ne mundemi dhe duhet të shijojmë si privatësinë dhe shëndetin. Ne mund të zgjedhim të mbrojmë shëndetin tonë dhe të ndalojmë korona virusin duke mos institucionalizuar regjime survijimi totalitariste, por duke fuqizuar nënshtetasit. Në javët e fundit, disa nga përpjekjet më të suksesshme për të përmbajtur përhapjen e kësaj pandemie janë orkestruar nga Korea e Jugut, Taiwan dhe Singapore.

Ndërkohë që këto shtete kanë vënë në përdorim dhe disa aplikacione gjurmimi, ata janë mbështetur shumë më tepër në testime gjithëpërshirëse, në raportime të ndershme, dhe në vullnetin e bashkëpunimit për një publik të mirë informuar. Monitorimi i centralizuar dhe ndëshkimet e ashpra nuk janë e vetmja rrugë që bëjnë njerëzit të pajtohen me rregulla sipërfaqësore. Kur njerëzve i transmetohen faktet shkencore, dhe kur ata i besojnë këtyre autoriteteve që t’jua përcjellin të tilla të dhëna, nënshtetasit mund të bëjnë gjënë e duhur edhe pa një Big Brother që i shikon sipër kokës.

Një popullsi e informuar mirë dhe e motivuar është shumë herë më e fuqishme dhe efektive se sa një popullsi e mbajtur nën kontroll e injorante. Mendo p.sh larjen e duarve me sapun. Kjo ka qenë një ndër përparimet më të mëdha ndonjëherë në higjenen njerëzore. Ky veprim i thjeshtë ruan miliona jetë çdo vit. Ndërkohë që ne e marrim për të mirëqenë, shkencëtarët vetëm në shekullin XIX e zbuluan rëndësine e këtij rituali. Më parë, madje dhe vetë doktorët dhe infermierët procedonin nga një operacion kirurgjikal në tjetrin pa i larë duart. Sot miliarda njerëz lajnë duart, jo se janë të frikësuar nga policia e sapunit, por sepse kuptojnë faktet. Unë laj duart me sapun pasi kam dëgjuar mbi viruset dhe bakteret, e kuptoj që këto organizma mikroskopik shkaktojnë sëmundje, dhe e di se sapuni mund t’i zhdukë ato.

Por për të arritur një nivel të tillë dakordësie dhe bashkepunimi, nevojitet besim. Njerëzit duhet të besojnë shkencën, autoritetet publike dhe median. Gjatë viteve të fundit, politikanë të papërgjegjshëm kanë minuar me qëllim besimin mbi këto të fundit. Tani po këta politikanë të papërgjegjshëm mund të tundohen të nisen në rrugëtimin drejt autoritarizmit, duke argumentuar se nuk mundesh thjesht të besosh se publiku do bëjë gjënë e duhur. Sigurisht që një besim i gërryer për vite nuk mund të rindërtohet brenda një nate. Por këto nuk janë kohëra të zakonshme. Në një moment krize, mendjet munden gjithashtu të ndryshojnë menjëherë. Ti mund të kesh debate të hidhura me motrat dhe vëllezërit e tu për vite, por kur ndodh një emergjencë, ti papritmazi zbulon një rezervuar besimi dhe paqeje, dhe nxitoni të ndihmoni njëri-tjetrin. Në vend të ndërtimit të një regjimi vëzhgues, nuk është tepër vonë të rikrijosh besimin e njerëzve në shkencë, autoritete publike dhe media. Absolutisht që ne duhet të vëmë në përdorim teknologjitë e reja po ashtu, por këto teknologji duhet të fuqizojnë nënshtetasit.
bota -3
E mbështes monitorimin e temperaturës dhe presionit të gjakut, por këto të dhëna nuk duhet të përdoren në krijimin e një qeverie të plotfuqishme. Përkundrazi, këto të dhëna duhen të më mundësojnë të bëj zgjedhje personale më të informuara, dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse për vendimet e saj. Nëse unë do të mund të gjurmoja gjendjen time shëndetësore gjatë gjithë ditës, jo vetëm do të mësoja nëse mund të jem një rrezik në shëndetin e të tjerëve, por gjithashtu cilat zakone ndikojnë në shëndetin tim. Dhe nëqoftëse do të mund të aksesoja dhe analizoja statistika të sigurta mbi përhapjen e korona virusit, do të mund të gjykoja nëse qeveria po më thotë të vërtetën dhe nëse po adapton politikat e duhura për të luftuar pandeminë. Sa herë që njerëzit flasin për survijim, duhet kujtuar se teknolgji të tilla vëzhgimi mund të përdoren jo vetëm nga qeveritë kundrejt individëve, por dhe anasjelltas. Pandemia e korona virusit është kështu një test qytetarie. Në ditët në vijim, secili prej nesh duhet të zgjedhë të dhëna shkencore dhe ekspertë të shëndetit përmbi teori konspirative të pabazuara dhe politikanë që servirin veten. Nëse dështojmë të bëjmë zgjedhjen e duhur, mund ta gjejmë veten duke firmosur tutje liritë tona më të çmuara, duke menduar se kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur të sigurtë shëndetin tonë.

Na nevojitet një plan botëror

Zgjedhja e dytë e rëndësishme është konfrontimi mes izolimit nacionalist dhe solidaritetit botëror. Si pandemia ashtu dhe kriza ekonomike pasuese janë probleme globale. Ato mund të zgjidhen efektivisht vetëm nëpërmjet bashkëpunimit botëror. Fillimisht, në mënyrë që të shkatërrojmë virusin ne duhet të ndajmë informacion në rang global. Ky është avantazhi i madh i njerëzve kundrejt viruseve. Një korona virus në Kinë dhe një tjetër në Amerikë nuk mund të shkëmbejnë të dhëna se si të infektojnë njerëzit. Por Kina mund t’i mësojë Shteteve të Bashkuara informacione të vlefshme mbi virusin dhe se si të ndeshen me të. Zbulimet e një doktori italian në Milano në orët e para të mëngjesit, munden të shpëtojnë jetët në Tehran nga pasditja. Kur qeveria britanike heziton mes politikave të ndryshme, mund të marrë këshilla nga koreanët që janë hasur me një dilemë të ngjashme një muaj më parë. Por që kjo të ndodhë, na nevojitet shpirti i bashkëpunimit global dhe besimit.

Shtetet duhet të jenë të gatshme të ndajnë informacion në mënyrë të hapur, të kërkojnë këshilla dhe të jena në gjendje të besojnë të dhënat që marrin. Po ashtu, na duhet një përpjekje globale për të prodhuar dhe distribuuar pajisje mjekësore, më kryesisht pajisje testuese dhe makineri respiratore. Në vend që çdo shtet të përpiqet ta bëjë lokalisht dhe të grumbullojë çfarëdo pajisjeje që mund të gjejë, një përpjekje e koordinuar botërore mund të përshpejtojë prodhimin dhe të sigurojë që pajisje jetë a vdekje të shpërndahen më drejtësisht. Ashtu siç shtetet nacionalizojnë industritë kryesore gjatë një lufte, lufta humane kundër korona virusit mund të na kërkojë që të “humanizojmë” vijat themelore të prodhimit.
bota
Një vend i pasur me pak raste të virusit duhet të jetë i gatshme të dërgojnë pajisje të çmuara drejt një vendi më të varfër me numër të madh rastesh, duke besuar se nëse dhe kur më pas do të ketë nevojë për ndihmë, vendet e tjera do ta asistojnë. Mund të përfytyrojmë një përpjekje të ngjashme globale për grumbullimin e peronelit shëndetësor. Shtete që aktualisht janë më pak të infektuara mund të dërgojnë staf shëndetësor drejt zonave të botës të goditura më keqazi, në mënyrë që t’i ndihmojnë ato në kohë ndihme, si dhe të përfitojnë eksperienca të vlefshme.

Nëse më vonë fokusi i pandemisë lëviz, ndihma mund të fillojë të rrjedhë në drejtimin e kundërt. Bashkëpunimi global nevojitet vitalisht dhe në frontin ekonomik. Duke pasur parasysh natyrën botërore të ekonomisë dhe zinxhirëve furnizues, nëse çdo qeveri vepron në mendje të vet pa llogaritur të tjerët, rezultati do të jetë kaos dhe një thellim i krizës. Na nevojitet një plan veprimi global dhe na nevojitet sa më shpejt.

Një nevojshmëri tjetër është arritja e një marrëveshjeje globale në udhëtim. Pezullimi i të gjithë udhëtimeve ndërkombëtare do të shkaktojë vështiirësi të tmerrshme, dhe frenojë luftën kundër korona virusit. Shtetet duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të lejojnë të paktën një rrymëz të vogël udhëtarësh esencial të vazhdojnë kalimin e kufijve: shkencëtarë, doktorë, gazetarë, politikan, biznesmenë. Kjo mund të arrihet me vendosjen e një marrëveshjeje globale në para, shqyrtimin e udhëtarëve nga shteti mëmë. Kur jemi në dijeni se vetëm udhëtarë të shqyrtuar me kujdes lejohen në avion, do të ishim më të gatshëm t’i pranonim në shtetin tonë.
In the near future, smart phones and tablet terminals are held in the hands of artificial intelligence robots. All information is available by cloud computing, Shopping, telemedicine, education, telecommuting, everything is automated. At the same time the monitoring system will be strengthened for safety.
Fatkeqësisht, shtetet aktuale vështirë se praktikojnë ndonjë nga të mësipërmet. Një paralizë kolektive ka kapluar komunitetin internacional. Duket sikur nuk ka asnjë të rritur të pranishëm në dhomë. Duhet të kemi pritur me javë që të shikojmë një mbledhje emergjente të kokave drejtuese të botës për të arritur në një plan të përbashkët veprimi. Liderat e G7 ja dolën të organizonin një videokonferencë vetëm këtë javë, dhe nuk rezultoi në një plan të tillë. Në kriza të mëparshme ndërkombëtare – si kriza financuiale e 2008 dhe epidemia e Ebolës në 2014 – SHBA-ja supozoi rolin e liderit botëror. Por administrata aktuale e Shteteve të Bashkuara kishte abdikuar nga puna e liderit. E ka bërë shumë të qartë se përkujdeset më shumë për madhështinë e Amerikës se sa të ardhmen e njerëzimit. Kjo adminstratë ka braktisur edhe aleatët e saj më të afërt.

Kur ndaloi të gjitha udhëtimet nga BE, nuk pati as mirësinë t’i jepte BE-së një paralajmërim – le më të konsultohej me të për një masë kaq drastike. E ka skandalizuar Gjermaninë duke i ofruar gjoja 1 miliard dollarë një kompanie farmaceutike gjermane për të blerë të drejtat monopole për një vaksinë te rë të Covid-19. Edhe nëqoftëse administrata aktuale gradualisht ndryshon taktikë dhe sjell një plan veprimi ndërkombëtar, pak do të ndiqnin një lider të papërgjegjshëm, që nuk i pranon kurrë gabimet, dhe që vazhdimisht i merr të gjitha meritat për vete duke ja hedhur fajin të tjerëve.

Nëse boshllëku i lënë pas nga Amerika nuk mbushet nga vendet e tjera, jo vetëm që do të jetë më e vështirë të ndalohet pandemia aktuale, por trashëgimia e saj do të vazhdojë të helmojë marrëdhëniet botërore për vite në vijim. Pavarësisht kësaj, çdo krizë është gjithashtu një mundësi. Ne duhet të shpresojmë se situata aktuale do të ndihmojë njerëzimin të kuptojë rrezikun e mprehtë të prezantuar nga mungesa e unitetit global. Njerëzimi duhet të bëjë një zgjedhje. A do të vazhdojmë rrugëtimin drejtuar mungesës së unitetit, apo do të adoptojmë drejtimin e solidaritetit global? Nëse zgjedhim kundër unitetit, kjo jo vetëm që do të zgjasë krizën, por me shumë mundësi do të rezultojë në katastrofa edhe më të këqija në të ardhmen. Nëse zgjedhim bashkimin botëror, do të jetë një fitore jo vetëm kundrejt Covid-19, por kundrejt çdo pandemie dhe krize që mund të kanosë racën njerëzore në shekullin XXI.

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...