Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/03

Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Floiri Bruqit, si një dëshmi e urrejtjes së tillë…

    
VOAL


      Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D 

                  https://gazetadielli.com/


Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare: “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9). Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Këtu do të ndalem në disa prej tyre. Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret – Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik. Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”. Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme: Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër? A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? Është e pamundur që juria e Çmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit. Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të. Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë. Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Akademik Flori Bruqi e sqaron lexuesin se shkrimtari shovinist Ivo Andriç e pati përgatitur elaboratin me kërkesë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinoviç. Pra, elaborati në fjalë zbulonte orientimin e politikës zyrtare të shovinizmit serbokriminal, në themel të së cilës shtroheshin pikësynimet për shfarosjen e popullit shqiptar. Për arritjen e këtyre pikësynimeve, politika shoviniste serbe ka gëzuar përkrahjen e plotë të tri fuqive kryesore evropiane të kohës, siç ishin Anglia, Franca dhe Rusia. Akademik Flori Bruqi citon nenin shtatë të Paktit të Londrës, të lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Rusisë, i cili kishtesi qëllim përfundimtar fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës. Në atë nen thuhej: “Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë” (f. 22). Autori përmend, po ashtu, edhe fjalët e Ivo Andriçit, i cili citon një deklaratë të kryeministrit francez Klemanso në Konferencën e Paqes të vitit 1919: “Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28). Dihet me kohë që shovinizmi serb, gjatë mësymjes drejt territoreve shqiptare në nëntor të vitit 1912, kur trupat sebe patën pushtuar krejt Shqipërinë Veriore dhe patën arritur deri në Tiranë dhe në Durrës, kishte si objektiv të siguronte një dalje në detin adriatik, dhe pikërisht në Durrës, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913. Ky objektiv gjente përkrahjen e plotë të shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar. Prandaj, më 27 tetor (9 nëntor) 1912,në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej: “Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”. Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57). Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan: “Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79). Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”. Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46). Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli. “Radovan Karaxhiçi ështësimbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç (f. 50). Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë“skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë. Me mjaft interes në faqet e këtij libri është tema që trajtohet në kreun me titull “Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë- trashëgimi shqiptare”. Në argumentim të titullit që i ka vënë kësaj teme të librit, akademiku Flori Bruqi shkruan: “Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose, më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë rindërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në atë ortodoks,.. do të gjejmë edhe te disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje” (f. 53). Autori, me një objektivitet shkencor, ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë historike. Sepse dihet që politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013,përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”. Me analizën e temës në fjalë, akademik Flori Bruqi i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm traditës së kahershme fetare të Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar. Kjo për arsye se populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik. Mitet dhe mashtrimet e falsifikatorëve serbë të historisë për lashtësinë e kishave dhe të manastireve në Kosovë, nuk e mbulojnë dot diellin me shoshë. Një tjetër temë me rëndësi që akademik Flori Bruqi trajton në këtë libër, është ajo që i kushtohet të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”, e cila, sipas propagandës shpifëse serbe, shërbyekej si qendër për trafikimin e organeve njerëzore. Ka qenë fjala për një shtëpi fshati që ndodhet 15 km në veri të Burrelit. Legjenda për një trafikim të organeve njerëzore që“organizohej” në një shtëpi të tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur për qëllim të falsifikohej e vërteta historike për krimet barbare të bishës fashiste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që Serbia, nga një shtet agresor, të shndërrohej në një shtet-viktimë. Kjo legjendë, e sajuar në Beogradë dhe në Moskë dhe e mbështetur paturpësisht edhe nga Perëndimi evropian, është faqja më e zezë në historinë evropiane të pasluftës. Në faqet e këtij libri, autori ka vënë në dukje bashkëpunimin e ngushtë të Beogradit dhe të Moskës për fabrikimin e shpifjeve për ekzistencën e të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”. Ky bashkëpunim del në pah më së miri përmes deklaratave të ish-ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, të cilët, në sinkron me njëri-tjetrin, mbështetnin fuqimisht mashtrimet e Karla del Pontes dhe të Dik Martit, mashtrime trashanike këto që u hodhën në qarkullim me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Beogradit dhe të Moskës. Në librin e akademikut Flori Bruqi bëhet e qartë se Beogradi dhe Moska, si dy vatrat më armiqësore të kombit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, patën bërë shumë investime për përgatitjen e dy tellallëve të Perëndimit evropian, si Karla del Ponte, ish-Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, dhe Dik Marti, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamnentit të Zvicrës dhe raportues i Këshillit të Evropës, për të shpikur mitin, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskej kryer vrasje të të burgosurve serbë, me synimin për heqjen e organeve dhe trafikimin e tyre për qëllime fitimi. Për këtë qëllim, ish-kryeprokurorja Karla del Ponte (tani ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) pati botuar librin me titull “Gjahu”, në të cilin, pa iu dridhur qerpiku, ka shpifur, duke deklaruar se gjoja civilët serbë, të burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qenkeshin vrarë në Shqipëri dhe organet e tyre qenkeshin shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës. Këtë mënyrë shpifjeje e ka përdorur edhe Dik Marti, si raportues i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti i tij u miratua në Komitetin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, çka përbën një njollë të zezë për Komitetin në fjalë, i cili i bashkohej korit të hienave serbe dhe ruse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është me të vërtetë e turpshme që ai Komitet i merrte për të vërteta shpifjet e ish-Kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Mati, sipas të cilëve trafikimi i organeve njerëzore “mund të bëhej” në një shtëpi fshati në veri të Burrelit! Me këtë rast, akademik Flori Bruqi, për të hedhur poshtë shpifjet e ulëta të dy personazheve të lartpërmendura, i drejtohet deklaratës së një specialisti të mjekësisë ligjore nga Beogradi, prof.dr. Zoran Stankoviçit i cili “thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz” (f. 101). Arsyen e shpifjeve tëish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Marti, akademik Flori Bruqi e gjen te një deklaratë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar: “Përderisane shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër neve shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës” (f. 143). Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka shumë të drejtë, por problemi është se padinë kundër Serbisë nuk kishte kush ta ngrinte pas përfundimit të luftës. Kjo për arsye se Hashim Thaçi kishte hyrë argat në shërbim të shovinizmit serbokriminal qëgjatë luftës dhe për të Beogradi kishte bërë një investim të madh për ta nxjerrë në krye të Kosovës, fillimisht si kryeministër dhe mandej si president. Nënkuptohet që Thaçi, në aktivitetin e vet si kryetar i partisë demokratike dhe si argat i Beogradit, do të mblidhte rreth vetes përkrahësit e bindur, me qëllim që jo vetëm të mos ngrihej kurrfarë padie kundër Serbisë për krimet, masakrat dhe shkatërrimet e rënda që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës, por edhe për t’i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti komëtare. Libri “Shtëpia e Verdhë” i akademik Flori Bruqit është një vepër historiko-publicistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse për krimet mbinjëshekullore të shovinizmit serbokriminal kundër kombit shqiptar. * * * Kur lexuesi njihet me thelbin e politikës tradicionale serbe kundë shqiptarëve, sipas së cilës “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar”, ai, vetvetiu, duke pyetur vetveten, bie në përsiatje të thella: “Po si është e mundur që një popull rrënjës në Gadishullin Ilirik, siç është populli shqiptar, kërcënohej me zhdukje nga ardhacakët sllavë?” Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në traditën tonë të lashtë pellazgoiliriane. Sepse atje është zanafilla e tragjedisë sonë kombëtare, e cila i ka rrënjët në mikpritjen karakteristike dhe nderimin e tepruar që u kemi bërë të huajve. Madje mbi bazën e kësaj mikpritjeje, e cila, duke i kaluar caqet e lejuara, ka ardhur e ka marrë ngjyrime servilizmi, në gjuhën shqipe, që kryeherazi, është krijuarshprehja“shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”. Pra, shqiptarët, që së lashti, derën e kanë pasur të hapur për miqtë dhe për shtegtarët fqinj. Por rezulton se këta të fundit, në rrjedhën e shekujve, nuk janë treguar aspak mirënjohës ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mikpritjen e shqiptarëve ata e kanë vlerësuar si kompleks inferioriteti dhe na e kanë shpërblyer me rrëmbimin e trojeve tona, duke na i rrëgjuar në një mënyrë tragjike. Dhe shqiptarët, si etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik, në vend që të bashkoheshin fort me njëri-tjetrin dhe t’i mbronin me vendosmëri trojet e veta, ata vetëm janë tërhequr para furisë së pushtimeve të fqinjve tanë “miq dhe shtegtarë”. Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar brez pas brezi. Tek po hidhja në kompjuter këto radhë, menjëherë më erdhi në kujtesë një libër interesant, me autor zotërinë Sokol Braha, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër. Ai, duke trajtuar natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, shkruan: “Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56). Duke i nderuar të huajt deri në atë shkallë, saqë të mos respektosh dinjitetin personal, domosdo që do të fitosh jo simpatinë, por mungesën e respektit nga ana e tyre, i cili, me kalimin e kohës, vjen e merr përmasat e shpërfilljes, duke u ngritur ca nga ca deri në nivelin e neverisë dhe të urrejtjes së hapur. Pikërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët. Duke u treguar mikpritës me ardhacakët sllavë, me të cilët u treguan bujarë, ilirët i lejuan të bëheshin zotër në tokat e Ilirisë. Me kalimin e shekujve, ardhacakët sllavë i zhvendosën ilirët rrënjës shekull pas shekulli, derisa trojet ua katandisën në një shoshë vend. Në këtë mënyrë, duke i respektuar tej mase ardhacakët sllavë, ilirët, siç u theksua më lart, fituan neverinë dhe urrejtjen e tyre, e thelluan përçarjen brenda vetes dhe erdhën duke u shndërruar në një popull vetëvrasës. Skënder Sherifi, shkrimtar dhe gazetar frankofon me origjinë shqiptare, i njohur sidomos në rrethet letrare në Belgjikë dhe në Francë, në një intervistë që i ka marrë zotëria Gjovalin Kola këtu e ca vjet të shkuara, ka nxjerrë në pah “… një prirje vetëshkatërruese që manifestojnë shqiptarët, njëfarë vetëvrasjeje kolektive. Kur i sheh me realizëm të shkuarën dhe zhvillimet e sotme, arrin në përfundimin se ky komb është armiku më i madh i vetvetes. Këtu ka një urrejtje, xhelozi e mëritë tepruar. Nuk dimë ta vlerësojmë tjetrin. “S’të njoh, s’dua të të njoh, s’dua të di çfarë meritash ke ti”. Kështu arsyetohet, pak a shumë, te ne” (Gjovalin Kola. “Ky komb është armiku më i madh i vetvetes”. Gazeta “Shekulli”. 03 tetor 2006). Pikërisht vetëvrasjes kolektive, për të cilën tërheq vëmendjen shkrimtari dhe gazetari Skënder Sherifi, një personalitet politik i viteve të luftës, ish-ministri i brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka kushtuar një libër të tërë, me titull “Vetëvrasja e një kombi”. Botimet “Fiorentina”. Shkodër 2014. Pak a shumë të njëjtën linjë arsyetimi ndjek edhe publicisti dhe moderatori i njohur televiziv Artur Zheji në një material që ka botuar në internet ca muaj më parë: “Një vend që s’ka bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një gërryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërrmuar më të dobëtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë” (Artur Zheji. “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”. Faqja e internetit: “VideoWap.Net”. 30 korrik 2019). Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, në një artikull të paradokohshëm, citon zotërinë Enis Shatri: “Sikur shqiptarët të ishin treguar kaq mizorë me armiqtë shekullorë, sa ç’janë treguar me njëri-tjetrin, kufijtë tanë do të shtriheshin deri atje ku kanë qenë, deri në Pargë e në Prevezë”. Dhe më poshtë profesori vazhdon: “Ky paradoks sheshit provon edhe sot gjendjen tonë të mjeruar dhe të robëruar nën tutelën kolonialiste të disa shteteve fqinje sllave të Ballkanit (Greqia, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi). Ky paradoks qartazi provon edhe aksiomën e qëlluar të Rilindësit tonë, Faik Konica, se “armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”. Ky paradoks historik, politik, kombëtar e atdhetar dëshmon se populli shqiptar nuk ka ngelur rastësisht dhe vetëm si pasojë e armiqve të huaj, i copëtuar, i aneksuar, i kolonizuar, i shtypur dhe i robëruar nën thundrën tiranike shekullore të sllavëve të Ballkanit, por fajtori më i madh është vetë shqiptari, që me shekuj, që nga Hamzai e deri te Adem Jashari, e tradhton, e vret dhe ia fut thikën pas shpine shqiptarit, jo armikut!” (Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Ndryshe”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 19 maj 2019). Në romanin me titull “Amanti i Arbërisë”, një libër fantastiko-historik ky për fëmijë, të cilin Shtëpia Botuese “Toena” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2003, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj ka zbuluar me art ca të vërteta tragjike në ecurinë shumëshekullore të etnosit shqiptar në Gadishullin Ilirik: Ilirët nuk kanë pasur perëndi të luftës. Nga bashkëbisedimi i dy heronjve të romanit – Amantit dhe Vranos – del në pah arsyeja se pse ilirët nuk kishin perëndi lufte. Amanti i jep këtë shpjegim Vranos: “ – Nuk ka ç’na duhet Perëndia e luftës. Populli ilir ka qenë dhe është liridashës. Ne nuk e duam luftën dhe nuk i biem askujt në qafë”. Kjo e vërtetë tragjike ilire zbulon një mendësi paradoksale: ilirët nuk kanë pasur absolutisht prirje për ekspansion. Po si ka qenë i mundur një paradoks i tillë, përderisa rreth e qark tyre, etnoset e tjerë etjen për ekspansion e kanë pasur si yll karvani në luftën e tyre për mbijetesë? Sa ishte sipërfaqja e etnosit grek në vitin 1831? Në vitin 1913, brenda 80 vjetëve, u trefishua pikërisht në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar. Sa ishte sipërfaqja e etnosit serb në vitin 1878 dhe ku arriti në vitin 1913, në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar? Mungesa e prirjes për ekspansion, si trashëgimi fatkeqe që nga koha e Ilirisë, ku e katandisi Shqipërinë? Në një sipërfaqe sa një “fushë tenisi”. Një tjetër e vërtetë tragjike që zbulohet në këtë roman, është përçarja që ka mbretëruar në botën e lashtë ilire. Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet: “ – Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”. Kjo smirë tragjike vazhdon traditën e vet që nga koha e Ilirisë dhe deri në ditët tona. Në vazhdimësi, shkrimtarja nënvizon edhe një tjetër të vërtetë tragjike për kombin shqiptar, të trashëguar që nga lashtësia ilire. Kur po bisedojnë për ngritjen e kalasë së Shkodrës, për ndërtimin e së cilës dy vëllezër prenë në besë vëllain e vogël, Hyu i Jezercës i thotë Amantit: “Ndër tre njerëz, vetëm njëri është i drejtë. Ndaj nuk bën hair ky truall, biro!”. Për shkak të përçarjes që kanë pasë trashëguar që nga pellazgoiliria, shqiptarët, aty nga mesi i shekullit XIX, në vend që ta kuptonin rrezikun e madh që u kanosej nga grekosllavizmi përmes “Megaliidesë”dhe “Naçertanies”, u hodhën në kryengritje kundër taksave që u vendosën me Reformat e Tanzimatit, pa pasur absolutisht si qëllim që të luftonin për pavarësinë e vendit nga perandoria otomane. Asokohe kombi shqiptar ishte numerikisht më i madhi në Gadishullin Ilirik. Grekët numëroheshin në 1 milion e 100 mijë, serbët – në 600 mijë, kurse shqiptarët – në 1 milion e 600 mijë. Por përçarja ndërshqiptare dhe mercenarizmi i parisë së tyre ishte pengesa kryesore për forcimin e unitetit aq të dëshiruar. Pikërisht mercenarizmin e parisë shqiptare e përmend edhe Ivo Andriçi në elaboratin e vet, çka citohet në librin e “Shtëpia e Verdhë” të akademikut Flori Bruqi: “Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke i bërë për vete me para fisnikët (parinë) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit” (f. 28). Përçarja ndërshqiptare në ditët tona ka marrë përmasa të frikshme. Ajo është trualli më i përshtatshëm i mercenarizmit, i servilizmit ndaj të huajve dhe i vëllavrasjes. Këtë e dëshmon më së miri numri i madh i partive politike. Në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup figurojnë 92 parti politike, të regjistruara në gjykata. Shpërfillja dhe neveria që ushqejnë serbët për shqiptarët, mishërohet fare hapur në kërkesën skandaloze tëkryeministres serbe, drejtuar kryeministrit Rama dhjetorin e vitit të kaluar. Në faqet e internetit asokohe u bë i njohur informacioni i mëposhtëm: “Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV. Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme (Citohet sipas: “Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj”. Faqja e internetit “time.al”. 25 dhjetor 2018). Kërkesa e kryeministres serbe është me të vërtetë e turpshme, por ajo e ka një bazë ku mbështetet – pikërisht te përçarja ndërshqiptare. Pikërisht kjo përçarje e mallkuar është arsyeja e heshtjes së Tiranës zyrtare para institucioneve ndërkombëtare, deri edhe para Tribunalit të Hagës, për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës. Ato krime ishin konkretizim i urrejtjes mbinjëshekullore që shovinizmi serbokriminal ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë ndaj kombit shqiptar, urrejtje që përbën një enciklopedi më vete. Shovinizmi evropinoperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, e njihte mirë psikologjinë përçarëse që karakterizonte mbarë etninë shqiptare, prandaj edhe copëtimin e trojeve tona amtare e nisi në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe e kurorëzoi me Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës. Ato dy copëtime vërtetuan në praktikë se shqiptarët, megjithëse përfaqësonin etninë më të madhe në gadishullin tonë, përçarjen vetëvrasëse e kishin në gjenin e tyre. Kjo përçarje ka bërë që shqiptarët e Shqipërisë Londineze sot të jenë pre e lehtë e nëpërkëmbjes, e talljes së hapur nga ana e kryeministrit Rama, i cili, sipas të gjitha gjasave,ka ndërmarrë nismën pa zhurmë e pa bujë për shpërbërjen e popullsisë së vendit tonë, numri i së cilës, sipas një statistike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 do të zbresë në 500 mijë banorë. Largimi drejt Perëndimit i gati 500 mijë shqiptarëve pas vitit 2013, është dëshmia më kuptimplote e veprimtarisë antikombëtare të kryeministrit Rama. Në këtë mënyrë, Rama është duke vënë në jetë doktrinën shtetërore serbe, të shpalosur 80 vjet më parë në elaboratin e Ivo Andriçit për zhdukjen e popullit shqiptar. Prandaj Rama, si simbol i përçarjes ndërshqiptare, ka për zemër jo Kosovën, por Serbinë e Aleksandër Vuçiçit, me të cilin kërkon të krijojë Minishengenin ballkanik, duke hedhur themelet e një Jugosllavie të Re, çka dëshmon shkoqur fare se, në dashurinë për serbosllavizmin, ai po ecën në gjurmët e kriminelit Enver Hoxha. Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shqiptarët, në vend që të çohen peshë më këmbë dhe, përmes “armës së votes”, t’i tregojnë vendin politikës shkombëtarizuese të Ramës, ata, për shkak të përçarjes tragjike që i karakterizon, parapëlqejnë ose të braktisin atdheun dhe të enden nëpër vendet perëndimore, ose të shtrojnë kurrizin para tij, duke u sjellë si delet e Krishtit. Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama, me politikën shkombëtarizuese që ka ndjekur gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka bërë që vendi ynë të shndërrohet edhe në objekt i njëshpërfilljeje, deri në përbuzjetë heshtur, nga ana e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dëshmia më kuptimplote e kësaj shpërfilljeje është vizita e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi në javën e parë të muajit tetor 2019, kur ai e anashkaloi Shqipërinë dhe Kosovën. Prandaj ka shumë të drejtë publicisti i njohur shqiptaro-amerikan, dr. Andon Dede, fjalët e të cilit kanë një tingëllim mjaft aktual: “Duhet pranuar se aktualisht kemi marrë një nam të keq, saqë na tregojnë me gisht kudo që vemi. Dhe të ndryshosh një opinion që ka zënë vend, është shumë më vështirë sesa të krijosh një të ri” (Andon Dede. “Pa iluzione e paragjykime”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 149). Tiranë, 18 shtator 2019 Leximi i plotë : shtepiaeverdhe – Sa-Kra.ch https://www.sa-kra.ch › shtepiaeverdhe

“Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.

      
Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Floiri Bruqit,  si një dëshmi e urrejtjes së tillë… – Dielli | The Sun


     Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri,PHD

Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku. Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë: “Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”. Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë. Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron: “Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012). Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë: “…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…” Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin. Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare: As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund! Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund. Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë. Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues. Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij. “Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake. “Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris. Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore: Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar. Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe. Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare. Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike. Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese. Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore. Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar. Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore. Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane. Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit. Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. 


Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900) “Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.

Stinë mërzie nën Olimp




Ismail Kadare tashmë ndodhet në Olimpin letrar. S’di çfarë stine është atje, por e di që këtu poshtë është stinë mërzie për ikjen e tij, dhe kushedi sa stinë të mërzitshme na presin pa të Kur një shkrimtar e ngre letërsinë në majën më të lartë me artin e tij përjetësues, një ditë patjetër duhet të lirohet nga vitet. Prandaj, edhe Ismail Kadare i hoqi 88 vjetët si një rrobë të vjetër dhe u nis drejt majës pasi e mundi kohën me vepër Më 1 korrik 2024, në mëngjes Ismail Kadare dha frymën e fundit. Shkrimtari më i bujshëm, e mbylli jetën qetë dhe u përcoll në mënyrë madhështore. Nuk po përcillej një nga shkrimtarët, por Shkrimtari; jo një nga intelektualët, por Intelektuali; jo një nga bijtë e kombit, por Biri i Kombit, ai që për shtatë dekada krijimtari, nuk i ndau shqiptarët në shtete, siç i kishin ndarë Fuqitë e Mëdha, por i pa si një tërësi kombëtare. Prandaj lexohej e adhurohej në të gjitha shtetet ku kishte shqiptarë. Dhe për dallim prej shkrimtarëve të tjerë shqiptarë, ai, edhe pse shkrimtar i një gjuhe të vogël, arriti të fitojë lexues në rreth 50 gjuhë të botës. Edhe pse kryeveprat e tij nuk janë të lehta për masat, ai u lexua më shumë se çdo shkrimtar tjetër shqiptar. Ajo që thoshte Umberto Eco për Philip Roth-in, mund të thuhet edhe për Kadarenë: “më duket e çuditshme që ai është edhe i mirë, edhe bestseller”. Në vitin 1980, “Rilindja” në Prishtinë vetëm pak ditë pasi kishte botuar kompletin e veprave në 10 000 kopje, kishte rishtypur edhe 10 000 të tjera. Dhe deri në vitin 1990, romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në mbi njëqind mijë kopje vetëm në gjuhën shqipe, pa llogaritur tirazhet anekënd botës në dhjetëra gjuhë. Meqenëse besoj se fenomenin Kadare e kam shpjeguar në monografinë time mbi të, “Paradigma e Proteut” (2012), këtu do të ndalem vetëm në pesë pika që këtë autor e bëjnë të pazëvendësueshëm. 1. Gjuha. Dihet që gjuhën e studiojnë gjuhëtarët, por e pasurojnë shkrimtarët. Përderisa nga shkrimtarët e traditës, si pasurues dhe pastrues i gjuhës në krye të vendit mbetet Naim Frashëri, nga shkrimtarët bashkëkohor këtë vend e zuri Ismail Kadare, i cili, për dallim nga Naimi, i integroi brenda fjalorit të tij edhe fjalët gege, të cilat shpesh i mori edhe si paradigma morfologjike për neologjizmat. Megjithatë, ai kurrë nuk u bë rob i gjuhës. Letërsia e tij e tejkaloi gjuhën tonë dhe u pranua edhe në gjuhë të tjera, sepse në letërsi, para gjuhës, kanë rëndësi ideja, lidhjet dhe vizioni. Ato tekste që mjaftohen me lojën e gjuhës, nuk arrijnë të ngrihen në nivelin e letërsisë. 2. Kombi. Letërsia shqipe dy herë ka pasë përpjekje për të krijuar shkrimtarë kombëtarë: herën e parë, me Naim Frashërin; herën e dytë, me Gjergj Fishtën. Të dy janë sa kombëtarë, aq edhe fetarë: Naimi bektashi, kurse Fishta françeskan. Naimi, krahas poemës kombëtare, shkroi edhe një poemë të madhe fetare, ndërsa Fishta, përveç epit kombëtar, shkroi edhe një grumbull librash fetarë. Mandej, pas këtyre “poetëve kombëtarë”, nuk pati ndonjë garë për të zgjedhur shkrimtarin e kombit, por ky vend natyrshëm, padiktueshëm e padiskutueshëm, i takoi shkrimtarit që e mbronte kombin, shkruante historinë e kombit dhe lexohej nga i gjithë kombi: Ismail Kadaresë. Ky shkrimtar kombëtar (që e tregoi rëndësinë e besës tek “Kush e solli Doruntinën?” dhe që nga Kanuni nxori kryeveprën “Prilli i thyer”) u bë edhe shkrimtari ynë i parë ndërkombëtar. 3. Kronika. Kadare nuk e ka shkruar vetëm një kronikë, “Kronikën në gur”, të cilën herë e konsiderojmë ndër më të mirat, herë më të mirën. Kadare e ka shkruar kronikën e popullit shqiptar nga Mesjeta deri në ditët tona. Falë kësaj kronike të gjatë, vepra e tij mund të quhet gjithashtu një urë me shumë harqe mbi hendeqet e historisë. Falë kësaj kronike ne i dimë edhe torturat që i janë bërë popullit shqiptar për t’ia ndërruar identitetin jo vetëm fetar. Kjo kronikë, që ngulmon në identitetin evropian të shqiptarëve, është kronikë që nderon të kaluarën para-osmane dhe që përpiqet ta drejtojë kurrizin e së tashmes. Kadare është kronikani që e ka mbytur Kronosin. 4. Miti. Veprat e Kadaresë dallohen për njohjen e thellë të miteve dhe për paralelet mes miteve dhe bashkëkohësisë. Ato duken si interpretime të aktualitetit nëpërmjet modeleve mitike, por, në fakt, janë lidhje të kohëve të ndryshme, për të treguar përsëritjen e absurdit dhe për të na e vënë para syve mjegullën e sotme. Mjegulla është një nga metaforat e preferuara të tij. Nëpërmjet mjegullës, ai e shpëton ngjarjen e sotme nga banaliteti. Është pikërisht kjo mjegull që i bën ngjarjet dhe veprat të përjetshme. Ajo lë pas vetes enigmën, ashtu siç e ka lënë edhe sfumatura e Da Vinçit. 5. Fama. Qëkur botoi romanin e parë, më 1963, Kadare u bë i pari, prijësi, në radhën e shkrimtarëve të rinj. Në vitin 1970, po ai roman në Francë u vlerësua si roman i nivelit botëror. Pastaj nga ai vit, Kadare vazhdimisht, nga kritikët e huaj, u krahasua me Homerin, Eskilin, Danten, Shekspirin, Gogolin, Kafkën e me shumë klasikë të tjerë botërorë. Pa dyshim, ishte Franca që e shpëtoi Kadarenë nga këneta shqiptare. Para se të botohej në Francë, ai kishte pasur një raport të vështirë me censorët: “Gjeneralin” ia kishin kritikuar, “Përbindëshin” ia kishin ndaluar, “Dasmën” ia kishin imponuar. Kështu, parathënia e kritikut të njohur francez, Robert Escarpit, më 1970, ishte një dritë drejt shtegut për të dalë nga ferri. Kadare, jo vetëm që e ndoqi atë dritë, por derisa dilte, dhe pasi doli, bëri një raport të gjatë për ligësitë që i panë sytë. Shkurtimisht, fama e tij lidhet me promovimin e vargut modern (nën ndikimin e Majakovskit, të cilin edhe e përktheu); me betejën e fituar në raport me poetët tradicionalë, që mbronin skemën tradicionale të vjershërimit; me përkthimin e veprave në gjuhë të huaja (si zgjerim i rrethit të lexuesve); me ekranizimet dhe inskenimet e veprave të tij; me çmimet e rëndësishme të fituara jashtë vendit, dhe, natyrisht, me famën që ta jep kandidatura për çmimin Nobel. Vetë Kadare e shihte Nobelin si ngjarje vjetore që më shumë i bënte reklamë si nominim sesa si laureim. Kandidatura ia shtonte famën mediatike, kurse vlera e (krye)veprave të tij tashmë prej dekadash ishte aksiomatike. Gjithsesi, kushedi sa dekada duhet të kalojnë për t’u futur prapë shqiptarët në lojën e etheve të tetorit. Nga sa shoh përreth, mendoj se do të presim gjatë. Natyrisht, për të folur për një karrierë jashtëzakonisht të bujshme e dominuese 70-vjeçare, nuk mjaftojnë as shtatëdhjetë vjet. Se sa është i rëndësishëm Ismail Kadare për letërsinë shqipe, mjafton ta imagjinoni këtë letërsi pa emrin e tij, pa të cilin jemi të papjekur brenda dhe të panjohur jashtë. Askush s’na njeh pa të. Të gjithë na njohin prej tij. Disa kritikues, duke pasur ftohtë nën hijen e tij, thonë se megjithatë jo të gjitha veprat e Kadaresë janë të arrira. Një proverb antik thotë “edhe Homeri fle nganjëherë”, që do të thotë se jo çdo varg i tij shkëlqen, por vepra e tij në tërësi është monumentale. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për Kadarenë. Ai do të mbahet mend për majat që i ngjiti, jo për shtrojerat ku dremiti. Ai ishte krijues i majave, prandaj po e mbyll këtë shkrim me fjalët që i tha para tetë vjetësh në një intervistë që bëra me të: “Letërsia, ashtu si artet e tjera, ka një fat të madh, ajo çmohet vetëm nga majat. Krijuesit e rëndomtë, madje edhe ata të mesmit, janë të pashmangshëm, të shumtë dhe të dobishëm, por ata mënjanohen vetvetiu në rrugëtimin e saj të gjatë. Shkurt, historia e letërsisë mbetet historia fatlume e majave të saj. Dhe kjo është një mrekulli për gjithë botën, sepse nuk e ngarkon kulturën e saj as me vlera të përkohshme, as me kaos dhe anarki”. Ismail Kadare tashmë ndodhet në Olimpin letrar. S’di çfarë stine është atje, por e di që këtu poshtë është stinë mërzie për ikjen e tij, dhe kushedi sa stinë të mërzitshme na presin pa të.

Thomas Mann: Një nobel për Hermann Hessen!

Më 22 janar 1933, kur gjermanët nëpërmjet një peticioni e kishin propozuar shkrimtarin Hermann Stehr për çmimin “Nobel” për letërsi, Thomas Mann-i, që e kishte marrë këtë çmim katër vjet më parë (1929) dhe që kishte të drejtën e propozimit, refuzon ta nënshkruajë peticionin dhe i shkruan profesorit dhe anëtarit të Akademisë Suedeze, Fredrik Böök, se ky çmim duhej t’i jepej një Hermann-i tjetër Thomas Mann 22 janar 1933 Ju e dini, sigurisht, për cilin e kam fjalën. 

Hermann Hesse dhe Thomas Mann në St. Moritz, 1932

Hermann Hesse dhe Thomas Mann në St. Moritz, 


1932



Prej vitesh vota ime shkon për Hermann Hesse-n, autorin e “Ujkut të stepës”, të romanit të mrekullueshëm poetik “Narcisi dhe Gojarti”, apo “Udhëtim në Lindje”, e mos t’i përmendim “Demian”-in, “Camenzind”-in, çdonjëra prej të cilave ka ushtruar një ndikim të thellë në Gjermani, në rininë gjermane, si dhe në vende të tjera. Për pasojë, përkrahja e madhe që Stehr-i ka gjetur tani nuk mund ta luhatë bindjen time personale se përveç të qenët më super-gjerman dhe i pranueshëm për botën në përgjithësi, Hermann Hesse është më i dashur si shkrimtar. Prandaj, kërkoj të mos habiteni nëse emri im mungon në peticionin aktual. Siç i kam thënë edhe botuesit, ky abstenim imi nuk duhet nënkuptuar si nënvlerësim ndaj Stehr-it; por domethënë se kandidati që unë zgjedh nuk është ky mistik i magjepsur, por është Hermann Hesse, i cili e ka fituar zemrën time me magjinë e formës dhe sharmin e përzierjes së romantizmit me elementet psikologjike moderne. Kaq për qëndrimin tim, i dashur Profesor. Ndoshta Komiteti ka krejt të tjera plane, që nuk lidhen fare me Gjermaninë, por për çdo rast mendova të jem në paqe me vetveten. 4 shkurt 1934 Le të kthehem te dëshira të cilën tashmë e kam shprehur. Dhënia e çmimit “Nobel” shkrimtarit Ivan Bunin më gëzoi mjaft. Një zgjedhje e goditur. Por jepjani çmimin, sidomos kësaj here, Gjermanisë! Jo ndonjë skllavi a servili të shtetit totalitar, por një njeriu të lirë: kurorëzojeni krijimtarinë e Hermann Hesse-s me të! Ai është svabian me origjinë, por me shtetësi zvicerane, dhe jeton në Montagnola. Duke e nderuar atë, ju e nderoni Zvicrën po aq sa Gjermaninë e vjetër, atë vërtetën, të pastërtën, spiritualen dhe të gjithkohshmen. Unë besoj se bota do ta kuptojë, dhe kjo Gjermani, e cila tani vuan në heshtje, do t’ju falënderojë nga thellësia e zemrës. 18 korrik 1934 Jam kureshtar ta di se kujt do t’ia jepni çmimin sivjet. Franca meriton të shpërblehet, por është e kuptueshme që unë interesohem për shkrimtarët e gjuhës sime. Ju tashmë e dini, dhe unë dua t’jua rikujtoj prapë, se cilin koleg gjerman kam qejf më së shumti ta shoh të kurorëzuar me këtë çmim. Ky është Hermann Hesse, vepra e të cilit, me miksturën magjike të elementeve psikologjike dhe elementeve tradicionale mbetet kaq e dashur në Gjermani, përtej kufijve gjuhësorë e politikë të Rajhut. Ju e kuptoni pse sugjerimi im që e kam bërë më parë në rrethana të tjera, sot më duket edhe më i qëlluar, dhe pse e marr kaq për zemër. Komiteti publikisht do të nderojë dhe kurorëzojë diçka që është vërtet dhe mirëfilli gjermane, pa u lënë vend keqkuptimeve – askush nuk mund ta akuzojë Komitetin nëse nderon dhe kurorëzon diçka tjetër, në të njëjtën kohë – një keqkuptim që mund të jetë i pashmangshëm nëse çmimi i jepet ndonjë anëtari të Akademisë së Berlinit. Unë guxoj të shpresoj, i dashur Profesor, që ju nuk do t’i shihni këtë vërejtje si të parëndësishme. Nëpërmjet tyre foli zemra ime gjermane – për çka don dhe çka urren. 2 korrik 1937 (botuar në “Neue Zürcher Zeitung”) Sot është ditëlindja e gjashtëdhjetë e Hermann Hesse-s. Një ditë e madhe, e bukur, për t’u mbajtur mend. Duke e festuar këtë ditë ne po i shpëtojmë shpirtrat tanë – pas dëbimit nga atdheu, pas humbjes së atdheut. Ne sot jemi gjermanë me gjithë zemër. Jemi të lumtur që kemi shpirt gjerman, dhe me thellësi, shkathtësi, krenari, ndihemi mirëfilli gjermanë. Sepse s’ka asgjë më gjermane sesa ky autor dhe vepra e tij. Prej vitesh e kam zgjedhur këtë autor si më të afërmin dhe më të dashurin e brezit tim letrar dhe e kam përcjellë rritën e tij me një simpati të ushqyer nga ngjashmëritë dhe dallimet tona. Disa herë më ka mahnitur, si me veprën e fundit, “Loja e rruazave prej qelqi”, të cilën e lexova “sikur të ishte pjesë e imja”. Unë e dua këtë njeri, vrojtues të qetë, me pamje dinake e dashamirëse, që sheh qartë e thellë pavarësisht shikimit të dobësuar, me atë fytyrë të mprehtë të origjinës svabiane. Personalisht nuk e kisha takuar asnjëherë, deri para katër vjetësh. Në atë kohë, kur po vuaja nga tronditja e humbjes së atdheut, shtëpisë, vatrës, shpesh shkoja ta shihja në shtëpinë dhe kopshtin e bukur në Ticino (Zvicër). Sa ia kisha zili, jo pse jetonte në një vend të lirë, por sidomos për ndikimin që pati në mua liria e tij shpirtërore, një liri që ai e kishte fituar shumë herët, dhe natyrisht për refuzimin filozofik ndaj politikës gjermane. Në atë kohë të pështjellimit, nuk mund të kishte diçka më të mirë dhe më shpëtimtare sesa ato biseda me të. Kështu që, edhe një herë: faleminderit dhe urime! … [Pas leximit të] projekt-ëndrrës së frikshme, “Loja e rruazave prej qelqi”, uroj t’i përmbushen të gjitha dëshirat. Edhe pse atij nuk i bën fare përshtypje, siç s’do të duhej të na bënte as ne, shpresojmë që fama e tij të shtrihet edhe më gjerë e gjatë, dhe t’i sjellë nderimin që e meriton prej kohësh, por që tani do të kishte një kuptim të veçantë: çmimin Nobel për Letërsi. (Post Scriptum: Hermann Hesse u laureua me çmimin “Nobel”, në vitin 1946. Për arsye shëndetësore, Hesse nuk shkoi në ceremoninë solemne, por ua dërgoi një letër të shkurtër falënderimi, ku theksoi se “mendja është ndërkombëtare dhe mbikombëtare, dhe duhet t’i shërbejë jo luftës e asgjësimit, por paqes dhe pajtimit”. Ndërkaq, kryetari i Akademisë tha për të: “Hermann Hesse ka bërë betejë kundër mikrobeve të shpirtit në fushën e letërsisë. Ai është përpjekur të na nxjerrë nga këneta. Ai klith: Ec përpara, hip më lart, mposhte veten! Ne mund të arrijmë harmoni dhe paqe vetëm kur ta kemi vrarë egoizmin brenda nesh. Ky është mesazhi i Hesses për njerëzit e një epoke shkatërrimtare, të shurdhuar nga klithmat e vetëshfajësimit nga Lindja dhe nga Perëndimi. Si filozof i thellë dhe si kritik i guximshëm i bashkëkohësisë, Hesse e meriton çmimin Nobel”)

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas“Na pret një punë e rëndësishme”

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se e mirëpret emërimin e Peter Sorensenit si emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Në një status në rrjetin social X, Kallas ka shkruar se “Na pret një punë e rëndësishme”. 




 “Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo. Në këtë postim ajo ka falënderuar edhe emisarin e deritashëm për dialogun Miroslav Lajçak, duke shtuar se “puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.

SHQIPTARËT AUTOKTON TË SANXHAQEVE TË NISHIT DHE PIROTIT SHNDËRROHEN NË MUHAXHERË-RREFUXHATË MË 1- 28 DHJETOR 1877

      
Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 144 VJETORIT TË DËBIMIT TË  SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I  PIROTIT) - Orfeu.AL


       Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami, PHD 


 Sipas hulumtimeve që i kam bërë më 1978-1982, nga sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit, si pasojë e Marrëveshjes sekrete Wienë-Peterbur më 15 janar 1877, tërë popullsia e Shqipërisë Vjetër (Sanxhaku i Nishit dhe Shalqinit), e ku ishin edhe një pjesë të Kazave të: Gjilanit, Preshevës, Prishtinës në madhësi popullore prej 346 286 personave u shndërruan në muhaxhirë për 28 ditë. Ishte kjo një tragjedi e paparë kombëtare. Në lidhje me këtë, në Kosovën Verilindore po thuaj se nuk ka lokalitet që nuk e ka nga një emër nëpër male: “Kolibat e Muhaxhirëve”. Ishte kjo tragjedi shqiptare, të cilën e përgatitën në hollësi Gjeneral Franjo Aleksandrov Zah dhe Gjeneral Novosillov. Këta ushtarak, me urdhër të Vjenës dhe Peterburgut, punuan për dy vite në projektin e shekullit me moton: “Pastrojmë Evropën nga Osmanlinjtë dhe myslimanët”. Projekti më 15 janar 1877 mori emrin: “Synimi për t` iu afruar Serbia detit”. Tragjedinë shqiptare nga tërë arsenali i dokumenteve, me objektivitet e ka përshkruar Myderriz Faik FEFENDIA (I vjetri-HB), profesor në shkollën IDADIE në Arbanas afër Kurshumlisë. Myderriz Faik Efendia ndër të tjera shkruan se:’ për 28 ditë (1-28 dhjetor 1877) popullit shqiptar iu shkaktuan këto dëme nga fallanga sllave dhe mercenarët evropian-kryesisht në emër të Serbisë: 1.U shfarosën gjashtë qytete (Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti-Shalqoi) dhe 714 katunde. Të gjitha lokalitetet mbetën të shkreta. Pra, emrat e katundeve nuk kishte kush për t` i treguar okupatorit serbian. Në lidhje me këtë, vetëm në maj 1879 filloi kolonizimi i familjeve të para malazeze në këto treva, sepse Serbia nuk kishte popull për kolonizim-sllavizim. Gjatë 28 ditëve solldateska serbiane nuk la institucion shqiptar, nuk la mejtep (shkolla), nuk la xhamia, nuk la varre pa i rrënuar. Sot, atje prania e shqiptarëve AUTOKTON, nepër ato vise nuk mundet të identifikohet, asgjë që ishte 99% shqiptare. 2. Gjatë fushatës tragjike 28 ditshe shqiptare (1-28 XII 1877),nëpër shtëpia janë masakruar nga granatimet dhe therjet me bajoneta (kacaturra) 26 287 persona. Rrugëve duke u arratisë u vranë ose u masakruan 34 854 persona. Nga të ftohtit e dhjetorit 1877, kufoma të ngrira janë gjetur përskaj rrugëve të mbuluara me borë 11 253 persona. Prej tyre në gjendje të ngrirë janë gjetur 28 11 fëmijë të moshave nga 6 muaj deri në 17 vjeç. Nga ky bilansim i tragjedisë shqiptare, rezulton se soldatët serbian dhe mercenarët evropian shkaktuar nga BLIC KRIGU i Franjo Zahut, 72 395 vrasje mizore të njerëzve, pa armë në dorë. Sipas evidencës ekipit të medresantëve të Idadijës Arabanasit, hulumtuar nga Faik Efendia, me autorizim të Myderriz Ymer Prizrenit, nga 345 286 shqiptarë, kanë arritur të shpëtojnë 274 893 individë. Në librin që e botoi Shtëpia botuese “FAIK KONICA”: MURAT XHAKJA, Prishtinë 2020, f 480, është prezantuar sasai e varreve që i ka përgatitë ekipi i Faik Efendisë me MEDRESANTËT (nxënësit) e tij, për se cilin lokalitet. Shtrohet pyetja kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe në pikë të dimrit dhe kush e strehoi. Përgjigja është sipas raporteve: POPULLI me vetorganizim deri më 10 qershor 1878.Pas kësaj date organizmin e merr LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, me Myderriz Ymer PRIZRENIN, që ishte për 20 vjet profesor në Medresenë e Arabasit afër Kushumlisë. Medreseja e Arbanaisit u themelua më 1375 me urdhër të Sulltan Muratit,i cili po në këtë vit, pas Betejës Maricës (1371) u vendos me shtab në Nish. Aty së pari Osamnlia e themeloi kazermën ushtarake, e ndërtoi shkollën dhe si faktor i tretë, pa dhunë kërkoi të pranohet islami si religjion. Ky fenomen ishte praktikë për dy shekuj. Më vonë, konvertimi kaloi në ndërmarrje dhune. Gjithnjë sipas Myderrizëve Ymer Prizreni dhe Faik Efendia, Kongresi i Berlinit (në fund të qershorit 1878) e detyroi Serbinë (Jovan Ristiqin….) për t` i paguar dëmet ndaj shqiptarëve. Ato para, shkruan Myderriz Ymer Prizreni si kryetari i parë i shtetit shqiptar, ia hëngrën Stambolli dhe Vailiu i Kosovës, nëpër iftare dhe ndeja duke bërë dua për të vdekurit në tragjedi. Sipas dokumenteve që ruhen në Arkivin e Londrës (FO 371), Stambolli i mori të gjitha paratë si një lloj dëmshpërblimi nga Serbia, Wjena dhe Peterburgu. Në këtë dëmshpërblim të përvetësuar nga Padishahu, kanë gisht, thuhet në dikumente: Austro-Hungaria dhe Rusia, me shuma të caktuara.Ndërsa në anën tjetër nga Rusia dhe Austro Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi në Berlin u shpërblyen me pranim të shtetësisë në rang principatash. Kurse, Bullgaria mbeti me autonomi nën mbikëqyrjen e Stambollit deri më 1908. Ja kjo ishte me pak fjalë tragjedia shqiptare në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit dhe një pjesë të Kosovës Verilindore. Ky realitet flet për një gjenocid, sepse 714 katunde mbetën të shkreta, pa asnjë banor shqiptar. Lidhur me këtë populli vargnoi: Baba mbret mos ma shit Shipninë Baba mbret a din më keq tjetër, Pse ma shite Shipinë e Vjetër, Shite Nishin, Vrajën, Kushumlinë, Shite Ulqin, Plavën dhe Gucinë, Po luan majtap me shiptarinë. Fëmijët në djepa të kanë mallkue, Pleqë e plaka të kanë nem e shitue, Populli i ngratë ka metë nën qiell, Mbetë shqiptarët pa buk e pa diell, Pse nuk e ndien vajin dhe muhaxherinë, Die mirë dhe kot e ke përgjithëmonë Se nuk lejojmë kurrë me shitë Shipninë*!. E pra qou Serbi ti kurva e vjetër, Me Stambollin ka një lojë tjetër, Të largohesh prej dheut tonë Të bëjmë me die sa nuk asht vonë. (Paria e 714 katundeve ndër Kulinë më 10 VI 1879). Ekspozita e përgatitur shkencërisht nga Akademik Dibran Fylli, Prof Asllan Qyqalla dhe Prof Jahja Lluka, është FTESË për ndërgjegjen kombëtare që: Mos ta harrojmë të kaluarën, sepse nuk dimë të orientohemi sot dhe nuk kemi çka të kërkojmë nesër për të mbet kapital historik. Respekt të gjitha viktimave që u vranë dhe masakruan në dhjetor (dimër ) të vitit 1877. Respekt për të gjitha ata muhaxhirë fatzi që mbetën të bredhin për një dekadë pa kulm mbi kokë. Respekt për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1886, sidomos Myderriz Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, që u përkujdes për zbutjen e tragjedisë shqiptare, që ndryshe mund të quhet gjenocid. *Vargëzimi është shënuar më 28 nëntor 1958 në lokalitetin Dradan, Laberion (Ballof), Krahina e Llapit. 

Vargjet i shprehen në mes shumë të tjerave për Muhaxhirët: 

Shak Xhakja, Fejzullah Xhakja, Fetah Xhakja dhe Naman Xhakja.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...