Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/05

Historia e Hanibalit, gjenerali kartagjenas që tmerroi romakët

Hanibal Barka ishte një gjeneral kartagjenas që jetoi midis shekujve III dhe II Para Krishtit.
 Ai mbahet mend më shumë për fushatën e tij ushtarake kundër romakëve gjatë Luftës së Dytë Punike. 
Hanibali i Kartagjenës, fakte mbi gjeneralin e ma - Syri | Lajmi i fundit

Falë udhëheqjes së tij të shkëlqyer, kartagjenasit korrën disa fitore të rëndësishme kundër romakëve, dhe patën sukses në pushtimin e pjesëve të Italisë së Jugut. 

 Megjithatë ata nuk ishin në gjendje të arrinin një fitore vendimtare kundër Romës.

 Për më tepër, romakët e ndryshuan strategjinë e tyre në përballje me Hanibalin, dhe në fund ndërmorën një kundërsulm kundër Kartagjenës , gjë që çoi në fitoren e tyre.
Hanibali, strategu që kaloi Alpet e Evropës me elefantë... - Konica.al

 Po kush ishte ky strateg i shkëlqyer ushtarak?

 Hanibali lindi në vitin 247 Para Krishtit në Afrikën e Veriut. Emri i tij, “Hanba’al”do të thotë “Mëshira e Ba’al”. Ba’al ishte një nga perënditë kryesor Punike. 

Hanibali ishte djali i madh i Hamilkar Barka, një gjeneral kartagjenas. Në kohën e lindjes së tij, Kartagjena ishte në luftë me Republikën Romake. 
Sfidoi hegjemoninë e Romës/ Kush ishte Hanibali i Kartagjenës, një nga  strategët ushtarakë më të mëdhenj të të gjitha kohërave? - Blog

Kjo luftë, Lufta e Parë Punike, përfundoi me disfatën e Kartagjenës në vitin 241 Para Krishtit. 

Por Hamilkari nuk pushoi asnjëherë së pari romakët si armiqtë e tij, ndaj nisi një fushatë për të pushtuar Gadishullin Iberik. 

 Sipas historianit grek Polibi, megjithëse nuk ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Romës, ajo fushatë synonte shtënien në dorë të burimeve të nevojshme për të zhvilluar një luftë tjetër kundër Republikës Romake. 

Në atë kohë Hanibali ishte vetëm 9-vjeç dhe i ati e mori me vete. 

 Në nëntë vitet që pasuan, Hamilkari zhvilloi një fushatë të suksesshme në Gadishullin Iberik, dhe kjo i dha mundësi Kartagjenën të ri-ngrihej sërish si një fuqi e frikshme në Mesdheun Perëndimor.

 Mbreti vdiq në vitin 229 Para Erës Sonë, kur Hanibali ishte ende i ri. 



 Në fillim komanda supreme e ushtrisë dhe fushata e Kartagjenës kaloi në duart e dhëndrit të tij dhe kunatit të Hanibalit, Hasdrubal Panairi.

 Ndryshe nga Hamilkar dhe Hanibal, Hasdrubal përdori më shumë diplomacinë sesa fuqinë ushtarake për të nënshtruar armiqtë e Kartagjenës.

 Madje ai arriti të negocionte një traktat paqeje me Romën, sipas të cilit, lumi Ebro do të formonte kufirin midis Kartagjenës dhe Romës në gadishullin Iberik. 

Por siç vëren historiani Tit Livi, “paqja nuk solli asnjë siguri”, pasi Hasdrubal u vra në vitin 221 Para Krishtit. 

 Pas tij në krye u vendos Hanibali, që në atë kohë ishte 26. 
Aforizma.al - Thënie nga Hanibali

Në fillim ai u fokusua në konsolidimin e pozitave të Kartagjenës në Gadishullin Iberik. Ai përdori diplomaci dhe forcoi marrëdhëniet me iberikët duke u martuar me Imilce, një princeshë vendase.

 Ndërkohë ai e ndërthuri këtë diplomaci me metodat e përdorura nga babai i tij:forcën ushtarake për të nënshtruar fiset e tjera Iberike. 

Në vitin 219, 2 vjet pas ngjitjes në pushtet, Hanibali ishte gati të sulmonte Republikën Romake. Por sulmi i tij i parë nuk ishte mbi vetë romakët, por mbi qytetin e lirë Saguntum. 

Rrethimi zgjati 8 muaj, gjatë të cilit Hanibali u plagos. 

 Romakët, që e konsideronin Saguntumin si aleat, e konsideruan sulmin e Kartagjenës ndaj qytetit të pavarur si një akt lufte.
Hannibal | Biography, Battles, & Facts | Britannica


 Por ata nuk i dhanë ndihmë ushtarake qytetit të rrethuar.

 Romakët dërguan në Kartagjenë një delegacion për të protestuar ndaj veprimit të Hanibalit. Kur qyteti ra pas 8 muajsh, të dërguarit romakë kërkuan dorëzimin e Hanibalit. Kur kërkesat e tyre nuk u plotësuan, Roma i shpalli luftë Kartagjenës.

 Kështu, në viti 218 nisi Lufta e Dytë Punike. Hanibali mblodhi një ushtri për pushtimin e Italisë. 

Sipas Polibit, kjo ushtri përbëhej nga rreth 90.000 këmbësorë, 12.000 kalorës dhe 37 elefantë.

 Meqenëse romakët kishin kontrollin e detit, Hanibali vendosi një pushtim tokësor të Italisë. 

Kjo do të thoshte që ushtria kartagjenase duhet të udhëtonte rreth 1.600 km për të shkuar nga Gadishulli Iberik në Itali. 

Përballë kishin 3 pengesa të frikshme natyrore malet Pirenej, lumin Rona dhe Alpet.

 Kalimi i Hanibalit në Alpe, mbahet mend si një nga veprimet ushtarake më të famshme të botës antike. 

 Polibit vëren se i gjithë marshimi zgjati 5 muaj. Historiani raporton se pasi kaloi Alpet, ushtria e tij u zvogëlua në rreth 20.000 këmbësorë dhe më pak se 6.000 kalorës, edhe për shkak të sulmeve nga disa fise vendase. 

 Edhe pse kishte humbur shumë njerëz, Hanibali arriti të zbriste në Italinë Veriore dhe të mposhtte ushtrinë romake në perëndim të lumit Ticinus. 

Në dhjetor 218 para Krishtit, rreth 1 muaj më vonë, kartagjenasit mundën sërish ushtrinë romake në bregun perëndimor të lumit Trebia. 

Kjo fitore i bindi fiset lokale që t’i bashkoheshin kartagjenasve në luftën e tyre kundër Romës. Hanibal vazhdoi marshimin e tij drejt jugut dhe shënoi një fitore tjetër në Betejën e Liqenit Trasimene në qershor 217 Para Krishtit.

 Por pas asaj fitoreje, Hanibali nuk marshoi menjëherë drejt Romës, ose sepse mendonte se trupat e tij ishin tepër të lodhura, ose sepse fortifikimet e Romës ishin shumë të forta. Për më tepër, Hanibali shpresonte që aleatët italikë të Romës të kalonin në anën e tij. 

 Prandaj, në verën e vitit 217, Hanibal pushoi në Picenum, duke i kufizuar fushatat e tij në sulmet lokale kundër Puljas dhe Kampanjës. 

Por romakët nuk pritën duarkryq. Kuintus Verrukusus u zgjodh diktator pas disfatës së Romës në Trasimene.

 Ai shmangu betejat në fushë të hapur, por i ngacmoi vazhdimisht kartagjenasit me synimin që t’i shkatërronte. 

Në verën e 216, Hanibal marshoi sërish në jug dhe i shkaktoi një humbje shumë të rëndë romakëve në betejën e Kanaes.

 Ajo fitore bëri që shumë prej aleatëve italianë të Romës të kalonin me Kartagjenasit. 

 Por sërish, në vend se të shfrytëzonte mundësinë për të marshuar drejt Romës, Hanibali e kaloi dimrin e viteve 216-215 në Kapua.


 Ajo vonesë ishte fatale. Në vitet që pasuan, kartagjenasit hasën vështirësi të mëdha.

 Mbi të gjitha, ata nuk ishin në gjendje të shënonin një fitore vendimtare, pasi romakët i shmangnin në çdo rast betejat ballazi. 

 Inferioriteti numerik i ushtrisë së Hanibalit, e bëri të vështirë shpërndarjen e ushtrisë në të gjithë gadishullin, për të ruajtur fitimet territoriale të arritura nga Kartagjenasit. 

Ushtria e Hanibalit po zvogëlohej dalëngadalë për shkak të vdekjes së njerëzve të tij, apo edhe dezertimit të aleatëve të tij Galikë, si dhe nga mungesa e përforcimeve nga Kartagjena që nuk mbërritën kurrë.

 Në këto kushte, romakët ndërmorën një sulm në Gadishullin Iberik, dhe patën sukses në dëbimin e kartagjenasve prej andej. 

Drejtuesi i kësaj fushate, Publius Shipioni, pushtoi nga atje Afrikën e Veriut, gjë që detyroi largimin e Hanibalin nga Italia në vitin 203 Para Krishtit.

 Vitin pasues, Hanibali u përball me ushtrinë e Shipionit në Betejën e Zamës në Afrikën e Veriut dhe u mund nga ushtritë romake. 

Kartagjena nënshkroi një marrëveshje paqeje dhe Lufta e Dytë Punike mori fund vitin pasardhës. 

 Pavarësisht kërcënimit që Hanibali kishte paraqitur për Romën, ai nuk u ndëshkua nga romakët pas disfatës, duke u lejuar të vazhdonte të shërbente si një udhëheqës në Kartagjenë.

 Por Hanibali thuhet se kishte ofenduar pjesë të caktuara të fisnikërisë, pasi kundërshtoi praktikat e tyre korruptive. 

 Si pasojë, ai u akuzua për nxitjen e Antiokut III, sundimtarit të Perandorisë Seleukide në Mesdheun Lindor, për të nisur luftë ndaj Romës. 

Ndërsa disa historianë e kanë vënë në dyshim qëndrueshmërinë e kësaj akuze, të tjerë kanë argumentuar se Hanibali shpresonte të fillonte një luftë tjetër kundër Romës. 

 Në çdo rast, Hanibali shkoi të banonte në oborrin mbretëror Seleukid. 

Por pas disfatës së Antiokut përballë romakëve, fitimtarët kërkuan dorëzimin e Hanibalit.
Hanibali i Kartagjenës, fakte mbi gjeneralin e ma - Syri | Lajmi i fundit
 Prandaj, ish-gjenerali kartagjenas u arratis sërish duke përfunduar në oborrin e mbretit Prusias, sundimtarit të Bitinisë, në Detin e Zi.

 Romakët, ndikimi i të cilëve ishte rritur shumë në lindje, i kërkuan Prusias ta dorëzonte mikun e tij kartagjenas. 

Duke e kuptuar se bitinasit ishin gati ta tradhtonin, Hanibali kreu vetëvrasje duke pirë helm. 

Ai vdiq ndoshta në vitin 183 Para Krishtit.

2025/02/04

Amir Gërguri : Krenar me pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës





 Për gati 20 vjet me i sherby kësaj njësie, nuk është vetëm privilegj. Është nder dhe krenari, por edhe përgjegjësi e madhe! 



 Që nga dita e themelimit të saj e deri me sot, çka nuk pamë e çka nuk kaluam.., por të gjitha përfunduam me sukses të lartë.

Major Amir Gërguri emërohet drejtor i Divizionit të Njësive Speciale -  Lajmet e fundit - Zëri

 E që kjo na bën nder institucionet me të besueshme! Krenar me pjesëtarët e NJSPPK.





 
Krenar me Policinë e Kosovës!
I pari i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës tha se kjo i bën ndër institucionet më të besueshme në Dardani.

Zt.Amir Gërguri ka qenë ish Komandant i Njësive Speciale në vitin 2020, në kohët e fundit ishte edhe drejtues i Njësisë Speciale Operative, Amir Gërguri tashmë është në postin e Drejtorit të Divizionit për Njësi Speciale.Ai do të drejtojë këtë divizion i cili është pjesë e Drejtorisë së Operacioneve në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.Divizioni të cilin ai e udhëheqë është përgjegjës për menaxhimin dhe udhëheqjen e drejtorive të specializuara, për të siguruar rend dhe qetësi publike, për të ofruar mbështetje dhe përkrahje operative, departamenteve, divizioneve, drejtorive të Policisë së Kosovës dhe agjencioneve tjera relevante të sigurisë në vend, sipas misionit dhe detyrave për angazhim të njësive të specializuara.Divizioni i Njësive Speciale, ka objektivë edhe ofrimin e shërbimeve të veçanta për sigurimin e VIP-ve dhe objekteve me rëndësi të veçantë, përcjelljen e delegacioneve të ndryshme, vendore dhe të huaja, përcjelljen dhe ekstradimin e të dyshuarve me nivele të ndryshme të rrezikshmërisë, kontrollimet antiterroriste, arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, kontrollimin e masës së qytetarëve gjatë manifestimeve të ndryshme duke përfshirë: tubimet publike, manifestimeve kulturore-sportive, protestat/demonstrata, asistime departamenteve dhe njësive tjera në polici dhe institucione qeveritare, ngritja dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet tjera relevante të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare për çështje të sigurisë: FSK, AME, EULEX, KFOR.Në kuadër të këtij divizioni funksionojnë ndaras dy drejtori, ajo e Njësive Speciale me njësitet e saja elite, siç janë Njësia Speciale Intervenuese, Njësia Speciale Operative, Njësia me qen zyrtarë K-9, Njësia për trajtimin e Mjeteve Eksplozive, si dhe Drejtoria për Sigurimin e Objekteve me rendësi të veçantë, siç janë: Njësia për Sigurimin e Presidencës, Kuvendit, Qeverisë, Njësia për Mbrojtje të Afërt, Njësia për Sigurimin e Objekteve Ministrore dhe Rezidenciale, Njësia për Sigurimin e Objekteve Policore, Njësia për Sigurimin e Objekteve Diplomatike, Njësia për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare.

F.B.

Dardania po lufton sot për identitet, për komb, për mbijetesë

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...


                    NGA FLORI BRUQI 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka harruar ish-shefin e tij, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai deklaroi së fundmi se Millosheviqi “nuk e pati lehtë”, teksa po fliste për problemet që duhej të zgjidheshin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i lë faj Millosheviqit vetëm që, siç thotë ai, nuk ka mundësi të llogarisë mirë ose ta shohë mirë situatën. Vuçiq tha në TV Pink se “ne kemi ardhur kështu në një pozitë të vështirë”, duke përmendur largimin e serbëve që tha se u bë në fillim të viteve ’90. “Nuk ishte e lehtë apo e thjeshtë për Millosheviqin. Ai i bëri të gjitha llojet e gabimeve, por nuk është fajtor për vrasjen e vendit, janë ata që e bënë këtë. Por ai është fajtor që nuk ishte në gjendje të llogariste dhe të shihte mirë, kështu që ne paguajmë çmimin. Pastaj erdhi një grup i papërgjegjshëm”, tha Vuçiq. “Millosheviqi të paktën kishte emocione dhe luftoi për Kosovën”, theksoi Vuçiq, i cili atëherë i shërbente atij si ministër i Informacionit. Pas Millosheviqit, ai tha se në pushtet në Serbi erdhi një grup njerëzish që s’ishin të interesuar për çështjet me të cilat merrej kasapi i Ballkanit. “Situata në të cilën ndodheshim nuk është aq e tmerrshme tani sa mund të kishte qenë”, tha Vuçiq. Ai e përmendi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit në Kosovë e cila e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut. “U prezantua një shkelje verbale, e cila mbështetet nga vende të caktuara perëndimore. Ata shkelën brutalisht marrëveshjen e Brukselit. Duhej të ishin dy serbë në Kolegjin e Apelit dhe nuk kishte gjyqtarë serbë. Në këtë mënyrë, ju nuk mund ta jepni një aktgjykim”, tha Vuçiq Ai tha se kjo ajo që deklaroi Todosijeviqi është diçka që “99 për qind e serbëve e mendojnë”. Todosijeviq pati deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. Deklarata e tij përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë. Millosheviqi ishte arrestuar më 1 prill të vitit 1999 në Beograd. Më 28 qershor, u ekstradua në Hagë nën aktakuzat për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi u akuzua për krime makabre në Kroaci dhe gjenodidin në Bosnje – Hercegovinë. Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë së fundmi ka publikuar në faqen e saj të internetit të gjithë aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin ish-shefat e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore Serbe, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq u dënuan me nga 12 vjet burg secili. Një pjesë e rëndësishme e këtij aktgjykimi flet edhe për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin dhe planin e tij gjenocidial  Serbia e moçme nuk ka opozitë që flet më butë për Dardaninë  sesa  Aleksandër Vuçiq. 











Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni


Të gjitha forcat politike atje, nga e djathta radikale deri tek ato që vetëquhen liberale, e shohin Republikën e Dardanisë si pjesë të Serbisë.

 Kushtetuta e Serbisë, Akademia serbe(SANU), kisha ortodokse serbe, sistemi arsimor, mediat, qerdhet e fëmijëve dhe literatura që u shërbehet brezave të rinj në Serbi janë të mbushura e të ngarkuara me ideologjinë e shovinizmit  dhe hiperbolizimin çetnik serbomadh. 

Aty nuk ka hapësirë për njohjen e realitetit të Dardanisë  së pavarur. 
Serbo-çetniku i sajë Aleksandër  Vuçiqi është vetëm pasardhës i natyrshëm i Sllobodan  Millosheviqit.

 Dhe ai që do të vijë pas tij, do të jetë një Copy /Paste  e njëjtë mitologjike serbe . 

 Mitologjia, retorika dhe propaganda serbe janë baza mbi të cilat mbështetet shteti serb.

 Nga Beteja e humbur Serbe , ajo e  Kosovës e vitit 1389 e deri te mitet e fabrikuara nga akademikët serbë të kohës së DRazha Mihajlloviqit ,   Ivo Andriçit, Ljuba Tadiçit , Dobrica Qosiqit Sllobodan Millosheviqit, gjithçka është përqendruar në legjitimimin e pretendimeve territoriale mbi Dardaninë  shqiptare.
 Kishat dhe manastiret serbe nuk janë thjesht institucione fetare, por qendra strategjike ekspansioniste që mbajnë ndezur flakën e nacionalizmit serb. 

Ato nuk janë vetëm objekte kulti, por pika referimi politike dhe ushtarake se si të asgjësohet kombi politik Dardan . 

 Historia na ka treguar që Serbia nuk ndryshon qasje ndaj shqiptarëve dhe Dardanisë; të paktën edhe nja 1-2 shekuj ! 

Kushdo që ka ardhur në pushtet, ka vazhduar politikën e mohimt të ekzistencës së popullit shqiptar dhe të shtetit të Dardanisë. 

 A ka ndonjë lider serb, politikan, akademik apo personalitet publik serb që e ka pranuar hapur dhe pa ekuivok pavarësinë e Dardanisë? ! 
Asnjë hiq! Në lidhje më këtë «optimizëm romantik» e naiv të opinionistëve të Prishtinës dhe të Tiranës.
 Mitologjia serbe u shndërrua në një mjet propagande shtetërore kundër shqiptarëve të Dardanisë. Ky studim retorik ndriçon ndikimin e fjalimeve të  Sllobodan Millosheviqit në mobilizimin masiv, krijimin e armiqësive dhe justifikimin e spastrimeve etnike, duke treguar sesi retorika nacionaliste, e përzier me mitologji dhe përralla, mund të bëhet një armë vdekjeprurëse. 

Me një analizë të thelluar dhe argumentim të fuqishëm, ky libër ka sot një peshë të madhe në kuptimin e politikës dhe historisë së Serbisë ndaj shqiptarëve autokton të Ballkanit. 𝐀𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢, 𝐧𝐞, 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧𝐞̈? 

 Nuk na intereson se kush vjen e kush ikën në Beograd. Na intereson që Dardania  të forcohet. 

Shteti ynë i dashur duhet të fokusohet në ndërtimin e një ushtrie të fortë, në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e një administrate efikase.

 Ne nuk duhet të harrojmë se bota po lufton sot për identitet, për komb, për mbijetesë. Ne duhet të organizohemi, të forcojmë institucionet dhe të ruajmë sovranitetin e vendit tonë.

  Nëse Serbia nuk ndalet në politikën e saj agresive, Daradnia  nuk duhet të mbetet duarkryq. Duhet të ketë një qeveri vizionare, të fortë dhe të qartë në qëllime. Rruga jonë është forcimi i shtetit, jo shpresa e kotë se Serbia do të ndryshojë. 

 Le të ndalemi të shofim ëndërra me sy qelë se Serbia po demokratizohet. Po largohet Vuçiqi? ! Asnjë ndryshim për ne!

 Nesër mund të vijë një Millosheviq i ri. Dardania  duhet të jetë gati në çdo kohë! 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...