Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/04/05

„Shqiptarët përballë politikës rusomadhe“

 



Doli nga shtypi libri i ri i Prof. Dr. Eshref Ymerit



     

    Këto ditë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, „Intergrafika“ Shtypshkronja e vetme dixhitale në Shqipëri, ka botuar librin e ri të Profesorit dhe intelektualit të mirënjohur e të përkushtuar atdhetar, akademikut, Eshref Ymeri "Rezonanca magnetike" për Rusinë dhe rusët" . Libri i ri i botuar dhe i gatshëm për lexuesin,  mjaft cilësor dhe profesional, vjen pasi në vitin 2022 ky autor botoi një vepër të shumëpritur nga lexuesi, „Shqiptarët përballë politikës rusomadhe“ (Klubi i Poezisë, 2022). Libri i ri shoqërohet me dy parathënie nga Fatmir Terziu dhe Akademik Prof. Dr. Beqir Meta.

     

     

     

    Fatmir Terziu: Diskursi rus në një prognozë nga të Tjerët për veten dhe vetë Rusinë

     

    Abstrakt










     

                Në këtë analizë shqyrtohet evolucioni i mendimit të lirë intelektual dhe publik lidhur me realitetet ruse, të pasqyruara në shkrime të lira në periudha të ndryshme, duke vënë apriori gjetjet nga hulumtimet profesionale të Prof. Dr. Eshref Ymerit me të dhëna që shtrihen në periudha disashekullore. Në libër vihet re një përfaqësim i konsiderueshëm i ndjenjave, mendimeve, fakteve, realiteteve, të pasqyruara përmes citateve, aforizmave dhe mbresave të personaliteteve të ndryshme, ruse dhe të huaja, në të cilat hidhet dritë mbi Rusinë dhe mbi formimin psikologjik të popullit rus.

                Me hulumtimet që ka bërë, autori ka mundur të eksplorojë faktorët socialë dhe ekonomikë, që kanë ndikuar në këtë ndryshim në perceptimduke na prurë veprën e tij "Rezonanca magnetike" për Rusinë dhe rusët" .

     

    Dalja e një libri me një risi të re dhe faktorët ndikues

               

    Si studiues dhe njohës i mirë i kësaj teme, autori u ka dhuruar lexuesve vendas dhe të huaj këtë vepër interesante, në të cilën bien në sy mjaft fakte befasuese. Themi për lexuesit vendas dhe të huaj, pasi e tillë është tematika e këtij libri, i cili, në fakt, është një libër edhe për vetë lexuesit rusë, brenda dhe jashtë Rusisë. Në këtë vepër del në pah mundi dhe djersa e një pune të madhe kërkuese e autorit, i cili është i mirinformuar për historinë e Rusisë.


               Duke e vlerësuar punën për përgatitjen e këtij libri si një hulumtim shkencor në masivitetin e sotëm internetik e më gjerë, do të kuptojmë se autori ka mbledhur diamante të shumta vlerash, që, kur bashkohen, formojnë një diamant të pagjendur më parë, me të cilin, nga kënde të shumta, mund të vëzhgohet tërë lidhja mes asaj që përbën tematikën e librit me problemet shumëdimensionale të Rusisë dhe të rusëve.

                Si nxitje për përgatitjen e këtij libri, shërbeu sulmi agresiv i Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.

                Dihet tashmë se shumë rusë që jetojnë në Perëndim kanë marrë vendimin për të refuzuar politikën e Putinit.

                Në këtë vepër studimore, gjithnjë me një përkujdesje teknike, me emrat e personaliteteve, të renditura sipas Alfabetit shqip, dhe me mbresat e tyre, të shqipëruara korrekt, autori ka shfrytëzuar rreth shtatëdhjetë burime internetike, ku janë marrë të dhëna faktike dhe është mbështetur e gjithë lënda.

                Nga sa vihet re, qytetarët rusë, që jetojnë jashtë, supozohet se janë gjithnjë mes dilemave të propagandës së regjimit të Putinit dhe realitetit. Disa artistë rusë, që punojnë në Perëndim, të cilët nuk arrijnë t’i denoncojnë veprimet e Putinit (ose nuk i denoncojnë ato me forcë), po futen në listën e zezë. Dirigjenti me famë botërore, Valeri Gergiev, u shkarkua nga detyra e tij si kryedirigjent i Orkestrës Filarmonike të Mynihut në muajin mars të vitit 2022, pasi refuzoi të kundërshtonte atë që menaxhmenti i tij e përshkroi si “mbështetjen e tij, të shprehur prej kohësh” për regjimin e Putinit. Organizatorët e ndryshëm i shtynë koncertet e planifikuara me pjesëmarrjen e Gergievit dhe disa patën njoftuar se po i ndërpresin kontratat e tyre me të.

                Opera Shtetërore e Bavarisë anuloi në mënyrë të ngjashme koncertet e saj, të planifikuara me sopranon ruse Anna Netrebko, pavarësisht faktit se kjo, në mediat sociale, kishte shprehur kundërshtimin e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Me sa duket, është marrë parasysh mbështetja e saj në të kaluarën për Putinin dhe separatistët prorusë në Donbas. Në vitin 2014, ajo, së bashku me liderin separatist Oleg Carjov, qe fotografuar, duke pozuar me një flamur rus në Donjeck, një nga rajonet separatiste në Ukrainën juglindore. Ajo, gjithashtu, pati dhuruar një milion rubla për të mbështetur teatrin e operës dhe baletit në Donjeck.

                Pasi Metropolitan Opera e Nju Jorkut njoftoi se nuk do të “angazhohej më me artistë apo institucione që mbështesin Putinin ose mbështeten prej tij”, Anna Netrebko, duke e ndier presionin, anuloi të gjitha koncertet e saj të ardhshme.

     

    Mjaft libra për Rusinë dhe rusët, atëherë pse ky libër

     

                Ka libra të shumtë që janë shkruar dhe ka libra që ende shkruhen për Rusinë dhe rusët. Harold Uiliams, në librin e tij “Rusia e rusëve”, të botuar në vitin 1914, paraqiti një hapje të gjerë të kësaj teme. Në vitin 1948 bëri bujë një libër i autorit Eduard Crankshau. Por ky libër, me titullin “Rusia dhe rusët”, në një kohë fare të shkurtër, u pa si i paplotë dhe në vitet në vazhdim shumë të tjerë shtuan botimet me këtë tematikë. Në këtë mëdyshje lexuese natyrisht janë edhe mjaft shkëputje dhe gjetje, të cilave autori i këtij libri u jep përgjigje.

                Le të shkëpusim njërën prej këtyre gjetjeve që ndodhet në këtë libër, krahas dhjetra e dhjetra të tjerave. Zhozé Manuel Barrozo (José Manuel Barroso - 1956), personalitet politik dhe shtetëror portugez dhe mbareuropian, ka thënë: “Rusia është një kontinent, i cili shtiret sikur është vend. Rusia është një qytetërim, i cili shtiret sikur është komb”.    Kështu, ndoshta, mjafton të mirëkuptojmë pse ndodh që të botohen shumë libra me këtë temë e që të gjithë të duken si të pamjaftueshëm. Realiteti është kokëfortë.


                Libri i Geoffrey A. Hosking-ut, “Rusia dhe rusët: një histori”, i botuar në vitin2001, është një kronikë për historinë e Perandorisë Ruse, që fillon nga pushtimi mongol, përmes revolucionit bolshevik, deri te pasojat e luftës së ftohtë, dhe i ribotuar me disa shtesa në vitin 2011. Si një edicion i dytë, mbulon presidencën e Vladimir Putinit dhe Dhimitër Medvedjevit. Një autor tjetër, Dhimitër Trenin, shkrimtar, përkthyes dhe komentator britanik, i njohur për punën e tij mbi çështjet sovjetike dhe gestapon e Gjermanisë naziste, në vitin 2019 ka botuar librin “Rusia”. Në këtë libër ai i shoqëron lexuesit nga revolucioni, në shkatërrimin e pasluftës, perestrojka, deri te Rusia postkomuniste putiniane. Ndërsa libri “Kapitalizmi shoqërues i Rusisë: rruga nga ekonomia e tregut në kleptokraci”, i botuar në vitin 2019, i autorit Anders Aslund, është një vështrim depërtues në plutokracinë ekstreme që ka krijuar Putini dhe implikimet e saj për të ardhmen e Rusisë. Ky studim i thellë eksploron se si sistemi ekonomik që Putini ka zhvilluar në Rusi funksionon për të konsoliduar kontrollin. Kështu me dhjetra e dhjetra libra të tjerë. Por këto libra kanë një qëllim dhe një tematikë të caktuar. Libri i Prof. dr. Eshref Ymerit del mbi to dhe, në tërësinë e tij diskursive, ai ka për qëllim që ta bëjë më të qartë gjetjen dhe tematikën e duhur në lidhje me vetë faktin e njohjes, prezantimit dhe realitetit të temës në fjalë për Rusinë dhe rusët.

                Sidoqoftë, fakti se ka shumë libra dhe një libër tjetër del në dritë, nuk është thelbi i përgjigjes dhe kureshtjes së saj. Thelbi është në faqet e librit. Aty ndodhet e gjitha. Edhe pyetja, edhe përgjigjja. Edhe rekursi, edhe diskursi. Edhe progresi, edhe regresi. Edhe fatet dhe po aq vetë realitetet. Ndaj ky libër, për vetë gjuhën që përdor autori, mund të quhet një libër i drejtpërdrejtë i shtrydhjes së mjaft librave të tjerë për të gjetur atë që lexuesi kërkon të vjelë.

                Ky libër nuk është një libër me citime librash, pasi ai nuk është thjesht një koleksion rreshtash të famshme, ose të rëndësishme nga libra të ndryshëm, që shpesh janë të organizuar sipas autorit, temës ose tematikës, dhe që mbetet në thelb si një libër referimi ku mund të kërkohen citate nga vepra të ndryshme, por është një libër i munguar i një pasqyre të madhe globale, ku mund të shohin veten jo vetëm protagonistët e kësaj udhe, por dhe vetë udhëtarët e protagonizmit. Ndërsa librat e përafërt në disa raste quhen nganjëherë edhe libra me citime ose libra të zakonshëm, ky libër është i një formati bashkëkohor, me një gjuhë disi të ashpër, por të qartë e të pastër për të kuptuar vetë atë që është mbajtur e strukur dhe e fshehtë me qindra vjetë.

     

    Paralelet e mendimeve dhe këputjet e fijeve propagandistike

     

                Autori i shtjellon paralelet e mendimeve dhe u afron atyre këputjet e fijeve propagandistike, duke e bërë këtë libër mjaft tërheqës me gjetjet e cituara dhe me komentet e shoqëruara nga njohja personale e viteve të rinisë së tij studentore, por dhe nga udha e gjatë e ndjekjes së një praktike që jo pak ka ndikuar në ulje-ngritjet e situatave politike në Europë e në Botë.

                Me këtë libër, autori ka ndihmuar për njohjen nga ana e lexuesit të një mjedisi intelektual realist gjithnjë e më aktiv, diçka që popullit rus, ndoshta dhe vetë elitës në pushtet të Rusisë, i ka munguar që nga rënia e komunizmit: domethënë, një ndjenjë e misionit real, e një qëllimi gati shpirtëror, që kurrë vetë ata nuk e kanë kuptuar në thelb. Kësisoj, autori e ka narrativizuar dhe karakterizuar Rusinë si një realitet i panjohur, i ka hequr kremin dhe pudrën kozmopolitike dhe i ka dhënë një fytyrë të qartë për ta parë veten më saktë. Nëpërmjet gjetjeve, paragrafimeve dhe hulumtimeve të tij në një hapësirë të gjerë dhe po aq dhe nga memorja, ai u ka thënë paralelizmave të Rusisë thelbin se çfarë supozohet se ka qenë dikur Rusia dhe çfarë duhet të bëhet sërish, me prirje kah liberalizmit perëndimor.

     

    Duke konkluduar

     

                Leximi i këtij libri natyrshëm është një sfidë, sikurse vetë ajo që ka marrë përsipër autori tashmë i njohur jo vetëm në këtë fushë, por dhe në mjaft të tjera, që e vendosin atë në majën e mendimit të munguar shqiptar. Por, përtej leximit, ky libër është një thesar për vetë këndin intelektual shqiptar, për vetë kërkuesit e studentët, për vetë studiuesit dhe të gjithë ata që kanë arsye pse duhet ta hapin e ta mbyllin këtë libër me një trinom të rëndësishëm filozofik në kohë, hapësirë dhe vend. Ky libër shkon përtej narrativit, shkon përtej të tre dimensioneve të cituara në fakt. Ai e ngre vlerën e vetë leximit lart, shumë lart. Dhe kjo zbulon diçka të rëndësishme jo vetëm për mendimin e autorit, por edhe për natyrën e trajtimit të realitetit rus. Sipas studiuesit të mirënjohur të kësaj teme, Rusia, që po pretendon se po lufton në emër të Lindjes kundër Perëndimit, është një flluskë, me të cilën ajo mbulon realitetin dhe vetë natyrën e saj. Në rrëfimet dhe gjetjet e autorit, Rusia nuk mishëron as traditën, as të vërtetën shpirtërore dhe as rendin e duhur. Rusia qëndron në mënyrë të qartë e të kuptueshme kundër Perëndimit. Kjo ka të bëjë me traditën agresive. Aty jeton edhe vetë putinizmi.

                Megjithatë, ajo që profesori dhe studiuesi i mirënjohur e zbulon dhe na e jep të qartë, si vazhdimësi të një lufte të gjatë kulturore Lindje-Perëndim, një betejë idesh kjo midis Rusisë dhe Perëndimit, rezulton se është produkt i një lufte kulturore brenda vetë asaj që i mbetet hije e padukshme agresionit rus. Shovinizmi rus, dhe sidomos ai i stilit putinian, nuk bazohet thjesht vetëm në fuqinë e ashtuquajtur ruse, por edhe në kthesën e gjatë midis elitave kulturore perëndimore kundër iluminizmit dhe modernitetit. Parë nga ky këndvështrim, libri në fjalë është një vetëpasqyrim i diskursit rus në një prognozë nga shumë personalitete për akademikët, studentët, studiuesit e kësaj fushe e më gjerë, për vetë rusët dhe vetë Rusinë. 




    Londër, 20 janar 2025

    e shtunë 05 Prill 2025.

    Demonstrata kundër Trampit në USA



                                        Nga Flori Bruqi 


    Pjesëmarrësit në demonstratat kundër presidentit amerikan Donald Tramp dhe politikave të tij, i rezistuan temperaturave të ftohta në mbarë SHBA-në në mitingjet e organizuara me rastin e festës së Ditës së Presidentëve. Organizatori "Lëvizja 50501", i quajti demonstratat "Pa mbretër në ditën e presidentëve", ndërsa ato u zhvilluan në mes një cikloni polar në të cilin dje e humbën jetën 10 persona, kurse tani po lëviz drejt perëndimit, duke sjellë temperatura që sipas meteorologëve janë "kërcënuese për jetën". Demonstratat u mbajtën më pak se dy javë pas protestave të ngjashme në të gjithë vendin në dhjetëra qytete amerikane. Objektivat e të dy protestave ishin Trampi dhe këshilltari i tij, miliarderi Elon Mask Tesla , i cili drejton Departamentin e ri të Donald Trampit për efikasitet qeveritar (DOGE).
    Demonstrata kundër Trampit nën sloganin

                                              Boston , demonstrata gjatë muajit mars në Boston 

     Kjo është një organizatë e jashtme qeveritare, e krijuar për të reduktuar shpenzimet federale. 
     Gati 1.000 njerëz marshuan nëpër borë në Boston, duke brohoritur "Elon Mask  Tesla duhet të shkojë" dhe "Pa mbretër në Ditën e Presidentëve!" Tubimet pasuan pas një sërë urdhrash ekzekutivë nga Trampi, vetëm disa ditë pasi filluan largimet masive nga puna në agjencitë federale. Organizatat e majta thonë se më shumë se 500,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për të protestuar në Uashington DC, Florida dhe gjetkë anembanë vendit të shtunën për të kundërshtuar “agjendën autoritare dhe të mbështetur nga miliarderët” e presidentit amerikan Donald Trump, transmeton AFP, The Guardian dhe Floripress , nga Prishtina. 

    Donald Trump dhe Elon Musk

     MoveOn, një nga organizatat që po planifikojnë ditën e protestës e që po e quajnë Hands Off, së bashku me dhjetëra grupe të punës, mjedisore dhe të tjera progresive, tha se më shumë se 1000 protesta janë planifikuar në të gjithë SHBA-në, duke përfshirë edhe në kryeqytetet e shtetit, shkruan The Guardian.
    “Kjo po formohet për t’u bërë protesta më e madhe njëditore në vitet e fundit të historisë amerikane”, tha Ezra Levin, një themeluese e Indivisible, një nga grupet që planifikojnë ngjarjen, në një thirrje organizative të kohëve të fundit. Ngjarja më e madhe pritet të jetë në National Mall në Uashington DC, ku anëtarët e Kongresit, duke përfshirë demokratët Jamie Raskin nga Maryland, Maxwell Frost nga Florida dhe Ilhan Omar nga Minesota, është planifikuar të flasin para turmave. “Ky është një mobilizim mbarëkombëtar për të ndaluar rrëmbimin më të pacipë të pushtetit në historinë moderne”, thuhet në uebsajtin e protestës. “Trump, Musk dhe miqtë e tyre miliarderë po orkestrojnë një sulm të gjithanshëm mbi qeverinë tonë, ekonominë tonë dhe të drejtat tona themelore – të mundësuara nga Kongresi në çdo hap të rrugës”. “Ata duan ta shkrijnë Amerikën për pjesë- mbyllja e zyrave të sigurimeve shoqërore, shkarkimi i punonjësve esencialë, eliminimi i mbrojtjes së konsumatorit dhe shkatërrimi i Medicaid – të gjitha për të financuar mashtrimin e tyre tatimor miliarder. Ata po ua dorëzojnë dollarët e taksave, shërbimet tona publike dhe demokracinë tonë te ultra të pasurit. Nëse nuk luftojmë tani, nuk do të ketë asgjë për të shpëtuar”. Protestat vijnë pasi tregu i aksioneve ra këtë javë pas shpalljes së tarifave nga Trump më 1 prill. Pavarësisht nga pasojat ekonomike, Trump tha të premten: “Politikat e mia nuk do të ndryshojnë kurrë”. Shkalla e miratimit për Trump këtë javë ra në 43%, më i ulëti i tij që nga marrja e detyrës, sipas një sondazhi të Reuters. Pasi Trump u zgjodh për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, të paktën 470,000 njerëz – tri herë më e madhe se turma në inaugurimin e Trump – iu bashkuan protestës së Marshimit të Grave në Uashington DC dhe miliona të tjerë u mblodhën në mbarë vendin, duke e bërë atë protestën më të madhe njëditore në historinë e SHBA.


    Elon Musk, shpenzoi një pjesë të pasurisë së tij duke ndihmuar në zgjedhjen e Trumpit. Çfarë ka për të?

    Steve Inskeep i NPR ka folur me reporterin investigativ Ronan Farrow të "The New Yorker" për të parë ndikimin e Elon Musk, në çështjet e qeverisë së re amerikane,në ekonomi  mbas 20 janarit 2025.

    Ronan Farrow  në "The New Yorker", thotë se Musk, ka dy kontratat të gatëshme me një vlerë miliarda dollarë, me Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin)  dhe NASA-n

    Elon Musk, siç dihet ishte një nga kontribuesit kryesorë të fushatës së Trumpit dhe gjithashtu përdori X-in, e tij faqen e mediave sociale, për ta promovuar  Donald Trumpin, dhe konsiderohet së bashku me medien sociale,  së ai është "Medalja e Argjentë" e fitores së Danald Trumpit , i cili thuhet se mori vet "Medaljen e Artë" në këtë fitore historike.

    Tani Musk, simbas eksperteve të këtyre çështjeve duket se është më i afërti me Trumpin , Presidetin e 47-të, të SHBA, dhe qeverinë e re , një fakt ky që lidhet drejtëpërsëdrejti edhe me pjesëmarrjen e Musk, në disa nga mitingjet kryesore të fushatës dhe në darkën e natës së fitores në Mar-a-Lago Florida.

    Me përfundimin e rezultateve të zgjedhjeve, Donald Trumpi u fotografua duke diskutuar disa her thellë në bisedë me Elon Musk dhe Dana White në rezidencën e Donald Trumpit në Mar-a-Lago në Florida.

    Në natën e fitores duke u vendosur në tavolinën e tij "karrigen" e Elon Musk së bashku me Dana Wihte Trumpi, thuhet se ka bër me fjalimin e tij të fitores edhe lançimin e "Cybercab" të Tesla-s, duke  thënë se në gjurmët e fushatës së tij ai do të ndalonte automjetet autonome të prodhuara në Kinë, të sillen në SHBA .

    Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia të mandatit të parë për të mbrojtur Amerikën nga kërcënimi i automobilave kinezë. Unë do të ndaloj Kinën dhe vendet e tjera që prodhojnë automobila dhe automjete autonome”, tha Trumpi. 

    Ai gjithashtu premtoi t'i bënte kreditë e makinave plotësisht të zbritshme nga taksat dhe promovoi planin e tij për t'u dhënë bizneseve të vogla zbritje më të mëdha tatimore.

    Po ashtu thuhet se përparimet e automjeteve autonome të Kinës kishin rënë gjithashtu në sy të administratës Biden dhe nënpresidentes Harris, e cila ishte dhe rivale demokrate e Trumpit.

    Por ajo që ka rënë në sy më së shumtë, është sepse Musk solli me vete në këtë darkë  djalin e tij, X Æ A-Xii, ?!, i vetmi që ishte me fëmijën e tij në këtë darkë.

    Në fushatën e fitores sidomos në dy shtetet më konservatore të,të dy partive; demokratve ne Pensillvenia, dhe republikanët në Arizona , simbas kontrollit të fakteve një Po ose Jo në fletëvotimet për banorët e këtyre dy shteteve për t'i  lejuar fëmijët e tyre të kalojnë pa pëlqimin e prindërve këtë vit? ka ndikuar shumë në rezultatet e votës popullore në votën e atyre votuesve të cilët besojnë vetëm në familjen tradicionale .

    Ku siç dihet  Elon Musk pretendon se vajza e tij transgjinore Vivian emri i saj i (tij) i lindur Xavier(Havier shqip) u “vra” nga virusi i mendjes “Woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës.

    Themeluesi i SpaceX pretendon se një proces i tillë u bëhet fëmijëve “të cilët janë të vegjël” dhe tha se kushdo që promovon praktikën duhet të shkojë në burg.

    “Unë u mashtrova për ta bërë këtë. Unë e humba djalin tim, në thelb. Dhe u zotova të shkatërroj virusin ‘Woke’ pas kësaj, jemi duke bërë përparim”, tha Musk.

    Vivian Musk doli si transgjinor në qershor 2022. Në të njëjtën kohë, 18-vjeçari i atëhershëm paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin nga Xavier në Vivian.

    Woke është një fjalë e zhargonit politik që rrjedh nga anglishtja popullore afrikano-amerikane që do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskkriminimit racor. 

    Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

      Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...