2025/02/03

“Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.

      
Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Floiri Bruqit,  si një dëshmi e urrejtjes së tillë… – Dielli | The Sun


     Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri,PHD

Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku. Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë: “Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”. Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë. Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron: “Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012). Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë: “…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…” Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin. Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare: As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund! Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund. Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë. Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues. Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij. “Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake. “Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris. Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore: Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar. Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe. Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare. Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike. Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese. Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore. Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar. Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore. Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane. Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit. Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. 


Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900) “Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.

Stinë mërzie nën Olimp




Ismail Kadare tashmë ndodhet në Olimpin letrar. S’di çfarë stine është atje, por e di që këtu poshtë është stinë mërzie për ikjen e tij, dhe kushedi sa stinë të mërzitshme na presin pa të Kur një shkrimtar e ngre letërsinë në majën më të lartë me artin e tij përjetësues, një ditë patjetër duhet të lirohet nga vitet. Prandaj, edhe Ismail Kadare i hoqi 88 vjetët si një rrobë të vjetër dhe u nis drejt majës pasi e mundi kohën me vepër Më 1 korrik 2024, në mëngjes Ismail Kadare dha frymën e fundit. Shkrimtari më i bujshëm, e mbylli jetën qetë dhe u përcoll në mënyrë madhështore. Nuk po përcillej një nga shkrimtarët, por Shkrimtari; jo një nga intelektualët, por Intelektuali; jo një nga bijtë e kombit, por Biri i Kombit, ai që për shtatë dekada krijimtari, nuk i ndau shqiptarët në shtete, siç i kishin ndarë Fuqitë e Mëdha, por i pa si një tërësi kombëtare. Prandaj lexohej e adhurohej në të gjitha shtetet ku kishte shqiptarë. Dhe për dallim prej shkrimtarëve të tjerë shqiptarë, ai, edhe pse shkrimtar i një gjuhe të vogël, arriti të fitojë lexues në rreth 50 gjuhë të botës. Edhe pse kryeveprat e tij nuk janë të lehta për masat, ai u lexua më shumë se çdo shkrimtar tjetër shqiptar. Ajo që thoshte Umberto Eco për Philip Roth-in, mund të thuhet edhe për Kadarenë: “më duket e çuditshme që ai është edhe i mirë, edhe bestseller”. Në vitin 1980, “Rilindja” në Prishtinë vetëm pak ditë pasi kishte botuar kompletin e veprave në 10 000 kopje, kishte rishtypur edhe 10 000 të tjera. Dhe deri në vitin 1990, romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në mbi njëqind mijë kopje vetëm në gjuhën shqipe, pa llogaritur tirazhet anekënd botës në dhjetëra gjuhë. Meqenëse besoj se fenomenin Kadare e kam shpjeguar në monografinë time mbi të, “Paradigma e Proteut” (2012), këtu do të ndalem vetëm në pesë pika që këtë autor e bëjnë të pazëvendësueshëm. 1. Gjuha. Dihet që gjuhën e studiojnë gjuhëtarët, por e pasurojnë shkrimtarët. Përderisa nga shkrimtarët e traditës, si pasurues dhe pastrues i gjuhës në krye të vendit mbetet Naim Frashëri, nga shkrimtarët bashkëkohor këtë vend e zuri Ismail Kadare, i cili, për dallim nga Naimi, i integroi brenda fjalorit të tij edhe fjalët gege, të cilat shpesh i mori edhe si paradigma morfologjike për neologjizmat. Megjithatë, ai kurrë nuk u bë rob i gjuhës. Letërsia e tij e tejkaloi gjuhën tonë dhe u pranua edhe në gjuhë të tjera, sepse në letërsi, para gjuhës, kanë rëndësi ideja, lidhjet dhe vizioni. Ato tekste që mjaftohen me lojën e gjuhës, nuk arrijnë të ngrihen në nivelin e letërsisë. 2. Kombi. Letërsia shqipe dy herë ka pasë përpjekje për të krijuar shkrimtarë kombëtarë: herën e parë, me Naim Frashërin; herën e dytë, me Gjergj Fishtën. Të dy janë sa kombëtarë, aq edhe fetarë: Naimi bektashi, kurse Fishta françeskan. Naimi, krahas poemës kombëtare, shkroi edhe një poemë të madhe fetare, ndërsa Fishta, përveç epit kombëtar, shkroi edhe një grumbull librash fetarë. Mandej, pas këtyre “poetëve kombëtarë”, nuk pati ndonjë garë për të zgjedhur shkrimtarin e kombit, por ky vend natyrshëm, padiktueshëm e padiskutueshëm, i takoi shkrimtarit që e mbronte kombin, shkruante historinë e kombit dhe lexohej nga i gjithë kombi: Ismail Kadaresë. Ky shkrimtar kombëtar (që e tregoi rëndësinë e besës tek “Kush e solli Doruntinën?” dhe që nga Kanuni nxori kryeveprën “Prilli i thyer”) u bë edhe shkrimtari ynë i parë ndërkombëtar. 3. Kronika. Kadare nuk e ka shkruar vetëm një kronikë, “Kronikën në gur”, të cilën herë e konsiderojmë ndër më të mirat, herë më të mirën. Kadare e ka shkruar kronikën e popullit shqiptar nga Mesjeta deri në ditët tona. Falë kësaj kronike të gjatë, vepra e tij mund të quhet gjithashtu një urë me shumë harqe mbi hendeqet e historisë. Falë kësaj kronike ne i dimë edhe torturat që i janë bërë popullit shqiptar për t’ia ndërruar identitetin jo vetëm fetar. Kjo kronikë, që ngulmon në identitetin evropian të shqiptarëve, është kronikë që nderon të kaluarën para-osmane dhe që përpiqet ta drejtojë kurrizin e së tashmes. Kadare është kronikani që e ka mbytur Kronosin. 4. Miti. Veprat e Kadaresë dallohen për njohjen e thellë të miteve dhe për paralelet mes miteve dhe bashkëkohësisë. Ato duken si interpretime të aktualitetit nëpërmjet modeleve mitike, por, në fakt, janë lidhje të kohëve të ndryshme, për të treguar përsëritjen e absurdit dhe për të na e vënë para syve mjegullën e sotme. Mjegulla është një nga metaforat e preferuara të tij. Nëpërmjet mjegullës, ai e shpëton ngjarjen e sotme nga banaliteti. Është pikërisht kjo mjegull që i bën ngjarjet dhe veprat të përjetshme. Ajo lë pas vetes enigmën, ashtu siç e ka lënë edhe sfumatura e Da Vinçit. 5. Fama. Qëkur botoi romanin e parë, më 1963, Kadare u bë i pari, prijësi, në radhën e shkrimtarëve të rinj. Në vitin 1970, po ai roman në Francë u vlerësua si roman i nivelit botëror. Pastaj nga ai vit, Kadare vazhdimisht, nga kritikët e huaj, u krahasua me Homerin, Eskilin, Danten, Shekspirin, Gogolin, Kafkën e me shumë klasikë të tjerë botërorë. Pa dyshim, ishte Franca që e shpëtoi Kadarenë nga këneta shqiptare. Para se të botohej në Francë, ai kishte pasur një raport të vështirë me censorët: “Gjeneralin” ia kishin kritikuar, “Përbindëshin” ia kishin ndaluar, “Dasmën” ia kishin imponuar. Kështu, parathënia e kritikut të njohur francez, Robert Escarpit, më 1970, ishte një dritë drejt shtegut për të dalë nga ferri. Kadare, jo vetëm që e ndoqi atë dritë, por derisa dilte, dhe pasi doli, bëri një raport të gjatë për ligësitë që i panë sytë. Shkurtimisht, fama e tij lidhet me promovimin e vargut modern (nën ndikimin e Majakovskit, të cilin edhe e përktheu); me betejën e fituar në raport me poetët tradicionalë, që mbronin skemën tradicionale të vjershërimit; me përkthimin e veprave në gjuhë të huaja (si zgjerim i rrethit të lexuesve); me ekranizimet dhe inskenimet e veprave të tij; me çmimet e rëndësishme të fituara jashtë vendit, dhe, natyrisht, me famën që ta jep kandidatura për çmimin Nobel. Vetë Kadare e shihte Nobelin si ngjarje vjetore që më shumë i bënte reklamë si nominim sesa si laureim. Kandidatura ia shtonte famën mediatike, kurse vlera e (krye)veprave të tij tashmë prej dekadash ishte aksiomatike. Gjithsesi, kushedi sa dekada duhet të kalojnë për t’u futur prapë shqiptarët në lojën e etheve të tetorit. Nga sa shoh përreth, mendoj se do të presim gjatë. Natyrisht, për të folur për një karrierë jashtëzakonisht të bujshme e dominuese 70-vjeçare, nuk mjaftojnë as shtatëdhjetë vjet. Se sa është i rëndësishëm Ismail Kadare për letërsinë shqipe, mjafton ta imagjinoni këtë letërsi pa emrin e tij, pa të cilin jemi të papjekur brenda dhe të panjohur jashtë. Askush s’na njeh pa të. Të gjithë na njohin prej tij. Disa kritikues, duke pasur ftohtë nën hijen e tij, thonë se megjithatë jo të gjitha veprat e Kadaresë janë të arrira. Një proverb antik thotë “edhe Homeri fle nganjëherë”, që do të thotë se jo çdo varg i tij shkëlqen, por vepra e tij në tërësi është monumentale. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për Kadarenë. Ai do të mbahet mend për majat që i ngjiti, jo për shtrojerat ku dremiti. Ai ishte krijues i majave, prandaj po e mbyll këtë shkrim me fjalët që i tha para tetë vjetësh në një intervistë që bëra me të: “Letërsia, ashtu si artet e tjera, ka një fat të madh, ajo çmohet vetëm nga majat. Krijuesit e rëndomtë, madje edhe ata të mesmit, janë të pashmangshëm, të shumtë dhe të dobishëm, por ata mënjanohen vetvetiu në rrugëtimin e saj të gjatë. Shkurt, historia e letërsisë mbetet historia fatlume e majave të saj. Dhe kjo është një mrekulli për gjithë botën, sepse nuk e ngarkon kulturën e saj as me vlera të përkohshme, as me kaos dhe anarki”. Ismail Kadare tashmë ndodhet në Olimpin letrar. S’di çfarë stine është atje, por e di që këtu poshtë është stinë mërzie për ikjen e tij, dhe kushedi sa stinë të mërzitshme na presin pa të.

Thomas Mann: Një nobel për Hermann Hessen!

Më 22 janar 1933, kur gjermanët nëpërmjet një peticioni e kishin propozuar shkrimtarin Hermann Stehr për çmimin “Nobel” për letërsi, Thomas Mann-i, që e kishte marrë këtë çmim katër vjet më parë (1929) dhe që kishte të drejtën e propozimit, refuzon ta nënshkruajë peticionin dhe i shkruan profesorit dhe anëtarit të Akademisë Suedeze, Fredrik Böök, se ky çmim duhej t’i jepej një Hermann-i tjetër Thomas Mann 22 janar 1933 Ju e dini, sigurisht, për cilin e kam fjalën. 

Hermann Hesse dhe Thomas Mann në St. Moritz, 1932

Hermann Hesse dhe Thomas Mann në St. Moritz, 


1932



Prej vitesh vota ime shkon për Hermann Hesse-n, autorin e “Ujkut të stepës”, të romanit të mrekullueshëm poetik “Narcisi dhe Gojarti”, apo “Udhëtim në Lindje”, e mos t’i përmendim “Demian”-in, “Camenzind”-in, çdonjëra prej të cilave ka ushtruar një ndikim të thellë në Gjermani, në rininë gjermane, si dhe në vende të tjera. Për pasojë, përkrahja e madhe që Stehr-i ka gjetur tani nuk mund ta luhatë bindjen time personale se përveç të qenët më super-gjerman dhe i pranueshëm për botën në përgjithësi, Hermann Hesse është më i dashur si shkrimtar. Prandaj, kërkoj të mos habiteni nëse emri im mungon në peticionin aktual. Siç i kam thënë edhe botuesit, ky abstenim imi nuk duhet nënkuptuar si nënvlerësim ndaj Stehr-it; por domethënë se kandidati që unë zgjedh nuk është ky mistik i magjepsur, por është Hermann Hesse, i cili e ka fituar zemrën time me magjinë e formës dhe sharmin e përzierjes së romantizmit me elementet psikologjike moderne. Kaq për qëndrimin tim, i dashur Profesor. Ndoshta Komiteti ka krejt të tjera plane, që nuk lidhen fare me Gjermaninë, por për çdo rast mendova të jem në paqe me vetveten. 4 shkurt 1934 Le të kthehem te dëshira të cilën tashmë e kam shprehur. Dhënia e çmimit “Nobel” shkrimtarit Ivan Bunin më gëzoi mjaft. Një zgjedhje e goditur. Por jepjani çmimin, sidomos kësaj here, Gjermanisë! Jo ndonjë skllavi a servili të shtetit totalitar, por një njeriu të lirë: kurorëzojeni krijimtarinë e Hermann Hesse-s me të! Ai është svabian me origjinë, por me shtetësi zvicerane, dhe jeton në Montagnola. Duke e nderuar atë, ju e nderoni Zvicrën po aq sa Gjermaninë e vjetër, atë vërtetën, të pastërtën, spiritualen dhe të gjithkohshmen. Unë besoj se bota do ta kuptojë, dhe kjo Gjermani, e cila tani vuan në heshtje, do t’ju falënderojë nga thellësia e zemrës. 18 korrik 1934 Jam kureshtar ta di se kujt do t’ia jepni çmimin sivjet. Franca meriton të shpërblehet, por është e kuptueshme që unë interesohem për shkrimtarët e gjuhës sime. Ju tashmë e dini, dhe unë dua t’jua rikujtoj prapë, se cilin koleg gjerman kam qejf më së shumti ta shoh të kurorëzuar me këtë çmim. Ky është Hermann Hesse, vepra e të cilit, me miksturën magjike të elementeve psikologjike dhe elementeve tradicionale mbetet kaq e dashur në Gjermani, përtej kufijve gjuhësorë e politikë të Rajhut. Ju e kuptoni pse sugjerimi im që e kam bërë më parë në rrethana të tjera, sot më duket edhe më i qëlluar, dhe pse e marr kaq për zemër. Komiteti publikisht do të nderojë dhe kurorëzojë diçka që është vërtet dhe mirëfilli gjermane, pa u lënë vend keqkuptimeve – askush nuk mund ta akuzojë Komitetin nëse nderon dhe kurorëzon diçka tjetër, në të njëjtën kohë – një keqkuptim që mund të jetë i pashmangshëm nëse çmimi i jepet ndonjë anëtari të Akademisë së Berlinit. Unë guxoj të shpresoj, i dashur Profesor, që ju nuk do t’i shihni këtë vërejtje si të parëndësishme. Nëpërmjet tyre foli zemra ime gjermane – për çka don dhe çka urren. 2 korrik 1937 (botuar në “Neue Zürcher Zeitung”) Sot është ditëlindja e gjashtëdhjetë e Hermann Hesse-s. Një ditë e madhe, e bukur, për t’u mbajtur mend. Duke e festuar këtë ditë ne po i shpëtojmë shpirtrat tanë – pas dëbimit nga atdheu, pas humbjes së atdheut. Ne sot jemi gjermanë me gjithë zemër. Jemi të lumtur që kemi shpirt gjerman, dhe me thellësi, shkathtësi, krenari, ndihemi mirëfilli gjermanë. Sepse s’ka asgjë më gjermane sesa ky autor dhe vepra e tij. Prej vitesh e kam zgjedhur këtë autor si më të afërmin dhe më të dashurin e brezit tim letrar dhe e kam përcjellë rritën e tij me një simpati të ushqyer nga ngjashmëritë dhe dallimet tona. Disa herë më ka mahnitur, si me veprën e fundit, “Loja e rruazave prej qelqi”, të cilën e lexova “sikur të ishte pjesë e imja”. Unë e dua këtë njeri, vrojtues të qetë, me pamje dinake e dashamirëse, që sheh qartë e thellë pavarësisht shikimit të dobësuar, me atë fytyrë të mprehtë të origjinës svabiane. Personalisht nuk e kisha takuar asnjëherë, deri para katër vjetësh. Në atë kohë, kur po vuaja nga tronditja e humbjes së atdheut, shtëpisë, vatrës, shpesh shkoja ta shihja në shtëpinë dhe kopshtin e bukur në Ticino (Zvicër). Sa ia kisha zili, jo pse jetonte në një vend të lirë, por sidomos për ndikimin që pati në mua liria e tij shpirtërore, një liri që ai e kishte fituar shumë herët, dhe natyrisht për refuzimin filozofik ndaj politikës gjermane. Në atë kohë të pështjellimit, nuk mund të kishte diçka më të mirë dhe më shpëtimtare sesa ato biseda me të. Kështu që, edhe një herë: faleminderit dhe urime! … [Pas leximit të] projekt-ëndrrës së frikshme, “Loja e rruazave prej qelqi”, uroj t’i përmbushen të gjitha dëshirat. Edhe pse atij nuk i bën fare përshtypje, siç s’do të duhej të na bënte as ne, shpresojmë që fama e tij të shtrihet edhe më gjerë e gjatë, dhe t’i sjellë nderimin që e meriton prej kohësh, por që tani do të kishte një kuptim të veçantë: çmimin Nobel për Letërsi. (Post Scriptum: Hermann Hesse u laureua me çmimin “Nobel”, në vitin 1946. Për arsye shëndetësore, Hesse nuk shkoi në ceremoninë solemne, por ua dërgoi një letër të shkurtër falënderimi, ku theksoi se “mendja është ndërkombëtare dhe mbikombëtare, dhe duhet t’i shërbejë jo luftës e asgjësimit, por paqes dhe pajtimit”. Ndërkaq, kryetari i Akademisë tha për të: “Hermann Hesse ka bërë betejë kundër mikrobeve të shpirtit në fushën e letërsisë. Ai është përpjekur të na nxjerrë nga këneta. Ai klith: Ec përpara, hip më lart, mposhte veten! Ne mund të arrijmë harmoni dhe paqe vetëm kur ta kemi vrarë egoizmin brenda nesh. Ky është mesazhi i Hesses për njerëzit e një epoke shkatërrimtare, të shurdhuar nga klithmat e vetëshfajësimit nga Lindja dhe nga Perëndimi. Si filozof i thellë dhe si kritik i guximshëm i bashkëkohësisë, Hesse e meriton çmimin Nobel”)

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas“Na pret një punë e rëndësishme”

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se e mirëpret emërimin e Peter Sorensenit si emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Në një status në rrjetin social X, Kallas ka shkruar se “Na pret një punë e rëndësishme”. 




 “Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo. Në këtë postim ajo ka falënderuar edhe emisarin e deritashëm për dialogun Miroslav Lajçak, duke shtuar se “puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.

SHQIPTARËT AUTOKTON TË SANXHAQEVE TË NISHIT DHE PIROTIT SHNDËRROHEN NË MUHAXHERË-RREFUXHATË MË 1- 28 DHJETOR 1877

      
Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 144 VJETORIT TË DËBIMIT TË  SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I  PIROTIT) - Orfeu.AL


       Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami, PHD 


 Sipas hulumtimeve që i kam bërë më 1978-1982, nga sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit, si pasojë e Marrëveshjes sekrete Wienë-Peterbur më 15 janar 1877, tërë popullsia e Shqipërisë Vjetër (Sanxhaku i Nishit dhe Shalqinit), e ku ishin edhe një pjesë të Kazave të: Gjilanit, Preshevës, Prishtinës në madhësi popullore prej 346 286 personave u shndërruan në muhaxhirë për 28 ditë. Ishte kjo një tragjedi e paparë kombëtare. Në lidhje me këtë, në Kosovën Verilindore po thuaj se nuk ka lokalitet që nuk e ka nga një emër nëpër male: “Kolibat e Muhaxhirëve”. Ishte kjo tragjedi shqiptare, të cilën e përgatitën në hollësi Gjeneral Franjo Aleksandrov Zah dhe Gjeneral Novosillov. Këta ushtarak, me urdhër të Vjenës dhe Peterburgut, punuan për dy vite në projektin e shekullit me moton: “Pastrojmë Evropën nga Osmanlinjtë dhe myslimanët”. Projekti më 15 janar 1877 mori emrin: “Synimi për t` iu afruar Serbia detit”. Tragjedinë shqiptare nga tërë arsenali i dokumenteve, me objektivitet e ka përshkruar Myderriz Faik FEFENDIA (I vjetri-HB), profesor në shkollën IDADIE në Arbanas afër Kurshumlisë. Myderriz Faik Efendia ndër të tjera shkruan se:’ për 28 ditë (1-28 dhjetor 1877) popullit shqiptar iu shkaktuan këto dëme nga fallanga sllave dhe mercenarët evropian-kryesisht në emër të Serbisë: 1.U shfarosën gjashtë qytete (Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti-Shalqoi) dhe 714 katunde. Të gjitha lokalitetet mbetën të shkreta. Pra, emrat e katundeve nuk kishte kush për t` i treguar okupatorit serbian. Në lidhje me këtë, vetëm në maj 1879 filloi kolonizimi i familjeve të para malazeze në këto treva, sepse Serbia nuk kishte popull për kolonizim-sllavizim. Gjatë 28 ditëve solldateska serbiane nuk la institucion shqiptar, nuk la mejtep (shkolla), nuk la xhamia, nuk la varre pa i rrënuar. Sot, atje prania e shqiptarëve AUTOKTON, nepër ato vise nuk mundet të identifikohet, asgjë që ishte 99% shqiptare. 2. Gjatë fushatës tragjike 28 ditshe shqiptare (1-28 XII 1877),nëpër shtëpia janë masakruar nga granatimet dhe therjet me bajoneta (kacaturra) 26 287 persona. Rrugëve duke u arratisë u vranë ose u masakruan 34 854 persona. Nga të ftohtit e dhjetorit 1877, kufoma të ngrira janë gjetur përskaj rrugëve të mbuluara me borë 11 253 persona. Prej tyre në gjendje të ngrirë janë gjetur 28 11 fëmijë të moshave nga 6 muaj deri në 17 vjeç. Nga ky bilansim i tragjedisë shqiptare, rezulton se soldatët serbian dhe mercenarët evropian shkaktuar nga BLIC KRIGU i Franjo Zahut, 72 395 vrasje mizore të njerëzve, pa armë në dorë. Sipas evidencës ekipit të medresantëve të Idadijës Arabanasit, hulumtuar nga Faik Efendia, me autorizim të Myderriz Ymer Prizrenit, nga 345 286 shqiptarë, kanë arritur të shpëtojnë 274 893 individë. Në librin që e botoi Shtëpia botuese “FAIK KONICA”: MURAT XHAKJA, Prishtinë 2020, f 480, është prezantuar sasai e varreve që i ka përgatitë ekipi i Faik Efendisë me MEDRESANTËT (nxënësit) e tij, për se cilin lokalitet. Shtrohet pyetja kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe në pikë të dimrit dhe kush e strehoi. Përgjigja është sipas raporteve: POPULLI me vetorganizim deri më 10 qershor 1878.Pas kësaj date organizmin e merr LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, me Myderriz Ymer PRIZRENIN, që ishte për 20 vjet profesor në Medresenë e Arabasit afër Kushumlisë. Medreseja e Arbanaisit u themelua më 1375 me urdhër të Sulltan Muratit,i cili po në këtë vit, pas Betejës Maricës (1371) u vendos me shtab në Nish. Aty së pari Osamnlia e themeloi kazermën ushtarake, e ndërtoi shkollën dhe si faktor i tretë, pa dhunë kërkoi të pranohet islami si religjion. Ky fenomen ishte praktikë për dy shekuj. Më vonë, konvertimi kaloi në ndërmarrje dhune. Gjithnjë sipas Myderrizëve Ymer Prizreni dhe Faik Efendia, Kongresi i Berlinit (në fund të qershorit 1878) e detyroi Serbinë (Jovan Ristiqin….) për t` i paguar dëmet ndaj shqiptarëve. Ato para, shkruan Myderriz Ymer Prizreni si kryetari i parë i shtetit shqiptar, ia hëngrën Stambolli dhe Vailiu i Kosovës, nëpër iftare dhe ndeja duke bërë dua për të vdekurit në tragjedi. Sipas dokumenteve që ruhen në Arkivin e Londrës (FO 371), Stambolli i mori të gjitha paratë si një lloj dëmshpërblimi nga Serbia, Wjena dhe Peterburgu. Në këtë dëmshpërblim të përvetësuar nga Padishahu, kanë gisht, thuhet në dikumente: Austro-Hungaria dhe Rusia, me shuma të caktuara.Ndërsa në anën tjetër nga Rusia dhe Austro Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi në Berlin u shpërblyen me pranim të shtetësisë në rang principatash. Kurse, Bullgaria mbeti me autonomi nën mbikëqyrjen e Stambollit deri më 1908. Ja kjo ishte me pak fjalë tragjedia shqiptare në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit dhe një pjesë të Kosovës Verilindore. Ky realitet flet për një gjenocid, sepse 714 katunde mbetën të shkreta, pa asnjë banor shqiptar. Lidhur me këtë populli vargnoi: Baba mbret mos ma shit Shipninë Baba mbret a din më keq tjetër, Pse ma shite Shipinë e Vjetër, Shite Nishin, Vrajën, Kushumlinë, Shite Ulqin, Plavën dhe Gucinë, Po luan majtap me shiptarinë. Fëmijët në djepa të kanë mallkue, Pleqë e plaka të kanë nem e shitue, Populli i ngratë ka metë nën qiell, Mbetë shqiptarët pa buk e pa diell, Pse nuk e ndien vajin dhe muhaxherinë, Die mirë dhe kot e ke përgjithëmonë Se nuk lejojmë kurrë me shitë Shipninë*!. E pra qou Serbi ti kurva e vjetër, Me Stambollin ka një lojë tjetër, Të largohesh prej dheut tonë Të bëjmë me die sa nuk asht vonë. (Paria e 714 katundeve ndër Kulinë më 10 VI 1879). Ekspozita e përgatitur shkencërisht nga Akademik Dibran Fylli, Prof Asllan Qyqalla dhe Prof Jahja Lluka, është FTESË për ndërgjegjen kombëtare që: Mos ta harrojmë të kaluarën, sepse nuk dimë të orientohemi sot dhe nuk kemi çka të kërkojmë nesër për të mbet kapital historik. Respekt të gjitha viktimave që u vranë dhe masakruan në dhjetor (dimër ) të vitit 1877. Respekt për të gjitha ata muhaxhirë fatzi që mbetën të bredhin për një dekadë pa kulm mbi kokë. Respekt për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1886, sidomos Myderriz Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, që u përkujdes për zbutjen e tragjedisë shqiptare, që ndryshe mund të quhet gjenocid. *Vargëzimi është shënuar më 28 nëntor 1958 në lokalitetin Dradan, Laberion (Ballof), Krahina e Llapit. 

Vargjet i shprehen në mes shumë të tjerave për Muhaxhirët: 

Shak Xhakja, Fejzullah Xhakja, Fetah Xhakja dhe Naman Xhakja.

PUSHTETI NË SERBI PO PROPOGANDON SE KA NDËRTUAR 'SERBI TË RE' POR POLITIKAT PROSTITUCIONALE I KA TË VJETRA!

 
Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 144 VJETORIT TË DËBIMIT TË  SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I  PIROTIT) - Orfeu.AL


Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 




 Analiza satirike Qendra telekomanduese e trazirave antiqeveritare në Serbi, skanohët në Ambasadën ruse në Beograd, ndërsa vulosët në qendrën e agjenturës në Nish. 



Po, në Nish janë aktivizuar dy sherbime: njëri për funksion vertikal, tjetri për funksion horizontal.

 Funksioni i dytë ka për qëllim me ia humbur gjurmët të parit. 

Cila është porosia politike e tërë tragjedisë: Kryetari serbian A. Vuçiq atë minut që u detyrua 
t` i vejë sanksione Rusisë për gasin, menjëherë filloi për të funksionuar “rrufeja” se: 



“Po u shkëpute nga Kremlini të shkon koka”.

 Dhe për një çast u ngjall koha e Informbyros më 1948.

 Tani drejtuesi i serbianëve është në pozitë pa rrugëdalje. Ose të konvertohët në J. B. Tito, plus të pranojë për t` i dërguar në “Goli Otok” të gjithë kundërshtarët, pra t` i thot Putinit (Stalinit) JO. 

Madje të strallohët pas Donald Trampit, i cili nuk iu beson as evropianëve, sepse Amerika i ka shpëtuar dy herë, më 1917/18 dhe 1943/45. E nëse do të mbetët A. Vuçiq me Putinin (Stalinin), do të izolohët sikur të kishte infektimin “Covid19”. Ndërsa, pushtetit cilit do qoftë në Serbi, ua cakton që studentët do t` i sherbejnë, për të mbledhur topa. Ndërisa V. Putin dhe Donald Tramp, do ta caktojnë ekzekutimin e penalltive dhe golmanin. Dhe, cili është ekzekutuesi e cili është golmani nuk caktohët me short, por ekzekutues është Putini, ndërsa golman është populli serbian, kurse referi dihët, është Donald Tramp. Pushteti serbian, mund ta kryej detyrën e delegatit, të cilin nuk e pyet askush, por “loja” zhvillohët, sepse gansteri i Beogradit nuk po ka fuqi që ta lakojë nga vllazërimi me Kremlinin. Çka do të thot kjo satirë donkishotiane? Do të thot se populli serbian ka pranuar me dekada të jetë i manipuluar. Pra populli shih do të jetë i detyruar të demonstrojë, për të humbur gjurmë se kush është skenari, kuptohët duke mos e ditur kush kujtë i shërben. E vërteta, këtë pozitë tragjikomike nuk është kah e kupton as BIA serbiane, e as MI6, sepse CIA dhe NKVD, e ka kryer detyrën para dy muajëve, kuptohët me një vizitë spektakulare “nëntoksore” (ekstraktive). Prandaj, çështja e dorëheqjeve nga pozitat pushtetore që po ndodhin dhe do të ndodhin në Serbi, nuk janë normale, sepse çështja e zgjedhjeve të përgjithëshme, që nuk do të ndodhin, janë vetëm një rrahje e mjegullave të atyre që do të shiqojnë cirkus nga bregu, sepse themelimi i qeverisë re do të jetë “histori” më e lehtë, sepse në kuptimin ekstrem zgjedhjet do të ndodhin (?)!. Madje, do të kërkohët edhe “dorëheqja” e popullit për kamuflazh (!), sipas ides së Kishës serbiane, sepse “ Bota serbe dhe populli hyjnor”, nuk ka nevojë për demokraci, sepse ka tepër diktaturë.Me fjalë tjera, populli serbian e ka lypë këtë pozitë dhe do të paguaj ende haraq me fajde, sepse i ka sherbyer klanit vet nazifashist, deri në pikën e kapitullimit, që do të ndodhë diku kah fillimi i marsit 2025! Edhe më konkretisht: Çarqet zyrtare serbe e kanë detyruar serbianin e rendomt ta“hanë” shovinizmin dhe urrejtjën në vend të bukës, për dy shekuj rresht. Prandaj,në Serbinë e fashizuar, shkaqet për ndryshim moti janë plotësuar, por shkasi që të shpërthej qelbi i koaguluar ka rrezik të shndërrohët në kancer, si një lloj lufte e ftoftë qytetare, së cilës tani nuk i shihët fundi. Ngjan ky realitet, sepse në BE po provojnë me “melodinë e vjetër”, t` i varrosin kërkesat e demonstrantëve, të cilët asnjë reformë që vjen nga lartë, më nuk e përfillin. Po, për të mbuluar realitetin tragjik, disa nostaligjik të sistemit politik nazifashist serbian, po lansojnë teza për qeveri ekspertësh, apo qeveri teknike, por asesi zgjedhje të reja demokratike, sepse të dy taborrët i frigohën njëra tjetrës. Në lidhje me këtë, kreu i shtetit u ofron porfesorëve univerzitar dialog, por njëherit u ofron kërcnim nënçmues se: ‘Nuk e jap Serbinë”. Kjo do të thot se prijësi serbian si nxënës i Sheshelit: “nuk e jep pushtetin”, me asnjë çmim. E vërteta, opozita në Serbi, tani nuk po heshtë por po merr frymë thellë. Dhe sa më shumë që merr frymë kështu, aq më largë do të jetë nga objektivi, sepse “hekuri” përpunohët sa është i nxehtë. Nga ky pozicion politik dhe moral që është i degjeneruar tërë shoqëria serbiane në luftën e ulët për gabitje dhe mizori të çdo lloji,po rrezulton se kreun e shtetit, ose duhët menjanuar fizikisht si e kanë zakon serbianët, ose ai duhët arratistët, po ku të shkojë nuk ka. Prandaj, do të kemi një mbatëje të muskujve fizik dhe psikologjik, në mes taborreve që nuk ndryshojnë shumë në qëndrime. Dhe, nga karakteri i njeriut hilegji dhe plangprishës, kreut të shtetit serbian sikur i pëlqen situata e krizave të tilla, prandaj ka siguruar rreth veti disa figura ushtrake dhe policore, që në rast nevoje të organizojnë edhe grusht shtet, kundër veti. Po, në këto rrethana, mendoi se do të fitojnë studenët dhe rinia, sepse vitaliteti dhe kultura njerëzore po vërtetohët se është në anën e tyre, edhe pse nuk e dijnë se janë thellë të manipuluar. E vërteta, nëse ka hy në “aksion” Drecuni në anën tjetër, kohësisht kuptohët se tragjedia në Serbi është shumë e thellë, me dy kushte: do të ketë likvidime fizike; do të ketë trasforimime të “kopertinave të tragjedisë” në veri, prapa së cilës maskohët ndarja e Vojvodinës, por nuk do të ketë ndryshim rrënjësor të menatlitetit politik dhe moral të zhuplanëve të Shumadisë, sepse të dy mentalitetët, serbianët i marrin në çesim nga Kremlini. Lidhur me këtë, Perendimi fare mirë e dinë këtë aksiomë, por si duket ka interes që të këtë tragjdi mos ta ndalin për derisa të avansohët në tragjikomedi, sepse duhët treguar kreut serbian, se është naiv dhe interesgji që punon për ekspoziturat e Kremlinit, brenda shtetit dhe në Ballkanin e “tarzuar”, për faktin se kapitali i tyre e dëshiron. Në realitet, pse populli dhe qeveria serbe meritojnë të denohën. Meritojnë sepse e dijnë se janë konvertuar qe dy shekuj në lojtar të manipulimeve ruse. E, ka ardhur koha për t` i paguar llogaritë, por është tragjedi që edhe në kohën e tashme serbiani, nuk po e kupton, sepse nuk e ka zgjedhë liderin, por lideri e ka zgjedhë popullin për t` i sherbyer kastës së tij. E pra, do të paguajnë të dy taborret. Pra, me këtë nxirret konkluza se ndryshimi i pushtetit në Serbi, nuk pelqehet që të arrihët me rrevolucion, sepse sknerastët i druajnë pozicionit domino në Hungari dhe Bosnje. Por evolucioni tani për tani është çelsi i hapjës së tetarit, por me kusht që drama të shfaqet: “pa artistë dhe me publik, i cili duhët të mbetët në dielmë në fund të shfaqjës, se a ka vdek mbreti, apo ka mbetur invalid nga fërkimi prostitucional politik”. Pushteti neofashist serbian, me ndihmën e Rusisë dhe tnizishtë me përkrahjën e BE-s, po provon ta mbajë në pozitë të pasigurt: Kosovën, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Me planin më të ri të “Botës serbiane”, kisha, partitë dhe institucionet shtetërore të Beogradit, pa dallim me të gjitha mjetët janë kah luftojnë për ta kthyer kohën parpa, madje në rrethanat e vitit 1912. Zatën këtu pushon tragjedia, e atyre që nuk janë kah e kuptojnë se koha e prralave mesjetare është në komë. Njëkohësisht, pjesën më të madhe të popullit serbian e ka përfshi “kolera politike”, për të mbijetuar, sepse është ngarkuar kurrizi i saj me shovinizëm, pesha e të cilit nuk ka fuqi që të shërohët, sepse tërë trupin ia kanë mbuluar virustët e urrejtjës dhe hipokrizisë nazifashiste. Për fatin e keq të tërë Ilirisë (Ballkanit) populli serbian është regjë në shovinizëm, të cilin pjesë-pjesë e ka nxierr nga e kaluara e vet kriminale,prandaj nryshimi i depërtimit të informatës, që është promovuar sot si fuqi prodhuese, do të peshohet edhe për një kohë të pacaktuar. Pra, populli serbian po atë çast që ta kuptojë se është i barabartë me të tjerët, disi do të krijojë energji që të faktorizohët në demokraci, sikurse komebt tjera të Ballkanit dhe Evropës. Mjerisht serbiani edhe me fajin e Evropës, është adaptuar në urrejtje dhe krime monstruoze, prandaj ende nuk po e kupton se mundët për të kryer krime sikurse në Bosnje (1992/5) dhe Kosovë (1945/99), me mija dhunime dhe bartëje të kufomave, dhe mos të ndeshkohët fare. E vërteta, ai realitet në shtëpitë serbiane nuk po mundet për t` u harruar të paktën. Po, serbiani e ka përjetuar fajdën, e ka përjetuar luftën dhe kapitullimin, por disi është i dehur në plehun e derrave dhe duhët një mik shumë i sinqertë t` ia drejtojë “makinën”, për një kohë, sepse pesha e krimeve e ka bërë të paaftë-invalid në politikë, sidomos. Analiza realiste Për kudrazi edhe sot, Serbisë nazifashiste po i rrijnë të dy taborret (Lindja dhe Perendimi) gaditu, sikur të ishte Beogradi qendër e botës, apo të paktën Piemont i Evropës në bashkim, siç ishte qëndrimi më 1912 në luftë kundër shqiptarëve, luftë ajo që maskohëj se është kundër turkut, e që Serbia e shfrytëzoi me mjeshtri të rrallë e këshilluar nga Moska dhe Parisi, për ta luftuar shqiptarinë deri në shfarosje. E se ishte kështu vërtetojnë 395 anije everopiane që bartën shqiptarë në Anadolli nga viti 1912 e deri në fund të vitit 1914, realitet ai që e ndali Lufta Botërore. E vërteta, as Perendimi e as Lindja nuk po duan për ta kuptuar se Serbia për dy shekuj ka qenë e privilegjuar që pjesë-pjesë t` i ketë shartuar farërat e nazifashizmit në Ballkan, për t` u bërë por si një epruvetë ku janë bërë shumë eksperimente, për ta kuptuar pullsin e të fuqishmit, gjithënjë për ta provuar aftësinë se sa mundën për të depërtuar mëtej në politikën e tyre ekspansioniste- robëruese. Madje, këtë gjendje tinzisht e përkrah një pjesë e të djathtës ekstreme kudo dje dhe sot nepër Evropë. Dhe, ndodhë ky realitet sepse: sa herë që kanë provuar serbianët me këtë eksperiment evropian, në shkallë permanente kanë dalur të shkatrruar jo aty për aty, por në proces sidomos qendrat e fuqisë Evropiane, sepse shumë thell në krime i kanë futur hundët në kanalizimin serbian, për t` u diegur edhe vet në të, sikurse ngjau më 1914/18 dhe 1939/45.Pra, as Evropianët e as serbianët, sikur kurrë nuk kanë mësuar asgjë nga historia, sepse kisha ishte dhe është ajo, që e ushqen me intriga dhe premtime “qiellore” politikën, konkretisht shoqërinë serbiane, në aspketin horizontal. E vërteta, në këtë eksperiment “epokal”, islami retrograd hove-hove po eksperimenton të avansohët në fuqi, por në të gjitha provat, po pson sikurse kanë psuar dhe po psojnë serbianët, duke luftuar për: “të vërtetën ekskluzive”. E e vërteta ekskluzive është vetëm e paramneduar si kryqzatë rreligjioze. Prandaj isalmi politik disi po gjallëron në Ballkanin e mykur nga skamja dhe robëria mija vjeçare! Pse sot Serbia “rinore” është para kullës dhe çekanit. Para se gjithash, sot me qenë i ri, nxënës ose student serbianë, do të thot të jetoish si i turpëruar në çdo cep të Evropës dhe Globit; të ndihësh si fajtor për një serë krimesh që njerëzimi po i mëson e që është zbatuar kundër të gjithë fqinjëve e në rend të parë kundër shqiptarëve, për dy shekuj. Ky realitet qe dy shekuj, është mbuluar me një mjegullinë nga diplomaica evropiane, kinse po luftohët kundër “islamimit politik” (!), ku sipas tyre: “shqiptarët janë eksponenti më agresiv për Evropën!!!”, fakt ky që nga Kongresi i Berlinit (1878) sidomos në Evropë por si një mall profitabil dhe me vlerë të shtuar, end po shitët, bile edhe me fajde, të cilën e dëshmon Srebernica më 1995, e cila u sakrifikua në BESË të OKB-ës,”zanat” ai që do ta dëshmojnë pastaj kampët për shqiptarë më 1999 në: Bllacë, Stankovec, Çegran (Maqedoni) dhe Kukës (Shqipëri), para syve të tërë globit, prej kah është nxierr mësimi i shekullit se: “Këtë popull duhët shpëtuar me të gjitha mjetët, sepse është bërë viktimë e një politike naziste ndaj të cilit, Serbia me nxitje të Rusisë dhe Vaselenës Stambollit synonte: shpornësim, shpërngulje dhe shfarosje totale të shqiptarëve, si popull autokton në Iliri. Madje qarqet serbiane ndaj shqiptarëve, me ndihmën e Vaselenës e kanë zbuluar formulën: SH+SH+SH+SH= (Shpronësim+Shpërngulje+Shfarosje+Shqiptare!). Ky “patent” i Kishës serbe pushon në origjinal në fondin e Ministrisë fesë në Beograd, nga viti 1912. E vërteta, jo vetëm serbianët por edhe politika zyrtare e BE-s sot “Islamin politik” e ka përdorë për nevoja meskine duke akuzuar dhe organizuar shqiptarë naivë që të ekspozohën, në mënyrë që të akuzohët i tërë komuniteti. Lideri nuk nxirret për një çast, ai krijohët ngadal ashtu sikur kokrra e grurit, që kërkon kohë, gjërësi dhe lartësi.Tani, po mbushën gati tri javë që i përcjell demonstrimet studentore, nepër qytetët e Serbisë. Zakonisht në këto tubime po shihet se nuk ka fjalime urrejtëse, nuk ka lider, fakt ky që tregon se tërë drama është nxierr shepjtë e shpejtë nga sirtari, sepse aktorët organizativ të tyre nuk po mundën ta nxierrin ende atë mllefin nga brendia e psikologjisë popullore, që ta largojnë urrejtjën, bile nga brendia e shpirtit, sepse politika ua ka mbiell dhe imponuar: “ta hanë shovinizëm”, në vend të bukës. Dhe, më duhët si njeri që e lufton urrejtjën edhe në kombin e vet, të them publikisht se urrejtëja te serbianët ka lëshuar rrënjë aq thell, sa që askush nuk po ka fuqi sot, sepse nuk kishte as dje, që ta nxjerrë nga shpirti brenda llojit njeriun, e ta flakë zanatin e mizorive jashtë qenjës kombëtare, me që rast do të fitonte etnia e tyre, por edhe fqinjët, që janë në shkallë përmanente të rrezikuar. E skenarët serbian për krime monstruoze nuk kanë mbarim. Lidhur me këtë, Serbia provoi me organizimin në Bajë dhe “Ibër Lepencin” (Kosovë), t` i tregoi në rend të parë trustit vet kishtar dhe byrokratik, se janë kah e sajojnë si një “parathënje-skenar”, një ngjarje që do të shpërthente nga një manastir, të cilin forcat e sigurisë Republikës Kosovës do ta zbulonin dhe do ta sulmonin. Ai sulm pastaj, do të spjegohej nepër Evropë se: “ja shqiptarët po i sulmojnë manastiret”. Dhe kjo luftë speciale do të shërbente si lloj i propogandës për një luftë të re, krejtë me prapavi që t` ia lehtësojnë Rusisë krimet në Ukrainë, dhe bota e “civilizuar” të mirret me çështje “periferike”. Kibernetika historike e analizës Por, me këtë realitet, rinia serbiane sot, duhet ta kuptojë se me fajin e pushtetit, është plasuar para kullës dhe çekanit, sespe është e shtypur dhe e nënçmuar, nga një koalicion partish, që kanë dalur nga lufta me duar e këmbë të përgjakura, dhe me fytyrë të kontaminuara nga virusët e shkollës urrejtëse të duetit Millosheviq-Sheshel. E vërteta, dje Milloshi ishte prijës, ndërsa sot Shesheli (nxënsi i tij) nuk është vetëm prijës por është: ‘luftetar që ua mbulon të gjitha mizoritë, me ndihmën e Rusisë dhe Kinës e ndonjë mikrrobi të egër që mund të izolohët në Lindje të afërme, krejtë me prapavi për të grumbulluar petrodollar nga “Bota arabe” dhe pse jo edhe nga disa shtete të BE-s. Në Serbinë smurë shumë rëndë, as opozita politike e as studnetët ende nuk kanë promovuar ndonjë lider që do ta merrte trupin e smurë në kompetencë, nga kanceri politik, për ta trajtuar dhe sheruar. Me këtë konstatim, nuk do të thot se populli serbian do të vdes, ashtu si kanë propoganduar serbët për: sllovenë, kroatë, boshnjakë, shqiptarë e malazezë, dhe të sundojnë pastaj vet pa konkurencë. E vërteta, sipas planeve të tyre: “Për tokën e djegur” në Jugosllavi është përkujdesur sidomos Patrikana e Stambollit, prej së cilës kanë marr direktiva por edhe urdhëra të shkruara se: “Zoti dhe Krishti janë në anën e Millosheviqit, i cili tërë Ballkanin ka prnuar ta diciplinojë për interesa të Malit Shenjët”! Në Serbi i vetmi medikament që tani për tani është i preferuar për përdorim nga ana e “pacientit” është shkuarja në zgjedhje të përgjithëshme parlamentare. Por, këtë detyrë kreu i shtetit nuk e dëshiron për dy arsye: frigohët se nuk do t` i fitojë; madje ka droe se në proces nuk do të mundet për t` i manipuluar zgjedhjet sepse pjesa dërmuese e popullit është zgjuar, dhe do të kujdesej për fatin e vet dhe të shoqërisë. Serbia e këtillë pra po shihet se nuk do të ketë forcë për t` u larguar nga kjo humnerë edhe për një fakt tjetër: sepse faktori ndërkombëtar nuk do të ketë mundësi as ta ndihmojë pushtetin e vjetër, e as ta favorizojë pushtetin e rinjë, sepse të dy krahët janë të lidhur ngusht me Rusinë nazifashiste, i pari publikisht, i dyti tinzisht e të dya aksidentalisht janë futë në baltën e Ukrainës, dhe prej të cilës e kanë shumë vështirë të dalin dhe ndoshta do të dalin ashtu si u largua Armata e 6 e Adollf Hitlerit, por vetëm me dorën e Perendimit. E vërteta, çdo gjë mbetët në pikpyetje kur është në lojë Rusia. Tani shtrohët pyetja: Ku është fashatarësia dhe punëtoria, në kaosin politik serbian. Mendoi se edhe këto dy kategori shoqërore, janë të lodhura nga luftërat dhe mizoritë e shumta që i kanë ndejtur në kurriz qe tri dekada, të paktën.E them këtë sepse Serbia është lodhë nga “Botërat dhe programet” që e shpiejnë në vrasje dhe gjakosje brenda llojit dhe sidomos me fqinjët. Prandaj pyetja shtesë: Kur do të çlirohet populli serbian, nga ky qelb që ia ka infektuar tërë godinën trupore. Mendoi se do të çlirohet vetëm atëherë me këtë realitet që shihët sot, kur kombi serbian ta ndiej në organizëm se i ka paguar dëmet që ua ka bërë fqinjëve: shqiptarëve për dy shekuj, kroatëve për një gjysëm shekulli, boshnjakëve për një shekull. Ndërsa fqinjëve të tjerë, Serbia duhët të ua shtrijë dorën duke lidhur marrëveshje diplomatike, se do të luftohët për fqinëjsi të dlirë dhe të sigurtë. Por edhe pas asaj drame në Serbi ende do të mbetët në funksion avangardizmi, çka më tutje. Serbia nuk sherohët me tru në lindje e me këmbë në perendim. Këtë aksiomë duhët ta dijnë sidomos studentët, të cilët disi janë të druajtur ta shfaqin edhe pse e dijnë sa kah është rruga e daljës nga errsira që ishin dhe janë, me fajin e baballarëve të tyre. E pra, tranformimi duhët të ndodhë në familje, e pastaj të shtrihët në parti e në shoqëri, rrugë kjo që tregon se dalja nga humnera është rrugë e gjatë, ndoshta aq e gjatë sa ishte për të rënë në fundin e humnerës në të cilën janë sot. BE ende nuk e ka në agjendë për ta ndihmuar Serbinë që të largohët nga nazifashizmi. Nuk e ka, për faktin se BE ende po kalkulon në rrafshin psikologjik se Serbia mundet me forca të veta të reformohët. Por, faktet flasin se Serbia aq është defaktorizuar nga rruga e demokratizimit, sa që tani për tani nuk i preferohët asnjë “medikament”, sepse smundja është në fazën më agresive të kancerit, i cili po e bren organizmin e vet, por që nuk i dihët fundi. Dhe është mirë që nuk i dihët, sepse krijon imunitet tek politikanët fqinjë që mos të infektohën me shovinizëm. Të vërtetën për ardhmërinë e Republikës Kosovës pro Perendimore Në këtë pyetje në Kosovë janë krijuar rrethanat që t` i plotësojë vetëm Vetëvendosja e Albin Kurti.E vërteta, Shqiptarët e Kosovës në tragjedin serbe, duhët të mospërzihën dhe të mësojnë duke shiquar nga bregu. Por, në zgjedhjet e shpalluara për 9 shkurt 2025 në Republikën e Kosovës, duhët seicili votues të mendoi mirë se cila është ajo forcë që e shpje Kosovën në proseperitet ekonomik, krijim të vendeve të punës, antarësim në NATO dhe BE, gjithnjë me përkrahje të SHBA-ve, pra t` thuhët JO atyre që filozofojnë reforma, dhe premtime boshe, por t` i thuhët PO Amerikës, sepse në luftën tonë për kezistencë 1998/99 hapur i doli kar UÇK-ës, i doli krah popullit të paraparë me programin e “TOKËS SË DJEGUR” të shfaroset. Pra shqiptarët duhët të zgjedhin dhe të kanë guxim për t` u përballuar me realitetin, për ta ndryshuar Kosovën edhe më fuqishëm, për ta bërë PERENDIMORE, gjithnjë në interes të qytetarit aktiv dhe krijues i ardhmërisë vet. Në fund, më duhët t` ua përkujtojë politikanëve serbianë dhe “shkenctarëve” me ngarkesa shoviniste, se ky studim me siguri përkthehët. Por, duhët ta dijnë se nuk kam ndryshuar fare në bindjet e mia kombëtare dhe civilizuese se i përkas një kombi që nuk i ka borq askujtë. Por që si historian po i pyes: A ju kujtohët 15 maji 1985 çka ju thash publikisht, në preznecë të shkencatrëve nga tërë vendi dhe Evropa. Ishte fjala atëherë, në lidhje me tezën e lansuar aty në temën: “Ugnjetena i ugnjetaçka ancija” (Kombi shtypës dhe i shtypur), ku u shfaqën aspiratat për Serbinë homogjene dhe integrale të Stevan Moleviqit nga viti 1941. Prandaj pa prapavi ju thash publikisht: Ju doni ta sundoni tërë Jugosllavinë. Por mbane në mend se do ta humbni edhe fytyrën edhe çdo gjë që keni grabitur, në këtë vend deri me tash kundër shqiptarëve, që janë populli i tretë për kah numri në vend, pas serbëve dhe kroatëve. Shiqone numrin e ushtarëve. Po, ishte më 15 maj 1985 në ora 18 kur m` u afrua Ivan Stambolliq dhe në shenjë aprovimi më tha: “Nuk të njoh, por më ka treguar Sinan Sahiti se në Prishtinë Ali Hadri ka krijuar një shkollë për lakmi, që nuk ka asnjë ngarkesë dhe nuk pranon më inferioritet. Pra kjo fjali, se “po vazhduam ne serbët kështu, do të humbin tërësisht”, për mua do të mbetët testament, që të mësojë nga një shqiptar, që vjen nga shkolla kombëtare e Sami Frashërit! U çudita, dhe e pyeta: E njeh ti Sami Frashrin? Ma ktheu se ma ka spjeguar Sinan Sahiti, që është shumë i arsimuar. Po, Serbia fashiste po atë natë organizoi sulm ndaj: Prof Dr Tahir Abdylit dhe Porf Dr Hakif Bajramit në ora 03 të natës më 16 maj 1985 në hotelin “Ekzelcior”, me organizim të Spasoje Gjakoviqit, të na likvidojë, sepse atij iu tha publikisht: “Me ty nuk flasim se ke qenë çetnik më 1942/3 në Mal të Zi. E pra, mbane në mend serbianë dhe ju që “hani nën sofër”se, sot (2025) Serbia e fashizuar për 40 vjetë, pas katër luftërave të humbura, është vënë në sprovë ta vetëshkruaj në arkivol: “ Atë që ua kemi kurdisë shqiptarëve, tani po na kthehët me fajde”!. E pse mos ta thëm edhe këtë që e pata thënë më 15 mja 19985 se: unë vi nga shkolla e Ali Hadrit dhe Esat Mekulit, prandaj nuk lakohëm para askujt. Sot (2025) mund të konkludojë e të flasi se vi edhe nga shkolla e Adem Demaçit i cili me 16 janar 1999 tha se: “Serbia edhe pak do të mbledhë poena politik negativ, për t` iu shkruar në arkivol: Na ishte dikur një Jugosllavi e mbushur me tigra dhe ujqë të tërbuar, të cilët më në fund do ta hanë edhe kokën e vet”!. Tash nuk e di a do të ketë “tarktorë” kur të shpërthej vullkani pasues, për ta vllaçitë “arën” me gurë të mbiellur dhe varre të kurdisura, sepse “teatri” i lëvizjës së studentëve nga Beogradi deri në Kalan e Petrovaradinit (Novi Sad), ma përkujton lëvizjën shqiptare këmbë për liri, nga Prishtina deri në Mitrovicë. 


Gazeta Bota Sot - ILIR KONUSHEVCI | Facebook


Dhe, pse mos t` ua them: politikanë serbianë sigurisht se nuk e keni harruar thënjën e Stipe Mesiqit: “Jovo, kujtoje se çka keni bërë në Kosovë, do ta paguani pikë për pikë!”.


 Studimi iu kushtohët oficerëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Ilir Konushefcit, Indrit Carës dhe Adem SHEHUT!

Ish Komandanti  Adem Shehu 


"U vra apo e vranë?".

  Mehmet Shehu, Im vëlla Origjinali: Mehmet Shehu, Im vëlla Gjinia: Kujtime, fakte, dokumente Autori: Duro Shehu Shtëpia botuese: Bota Shqip...