2012-04-02
Shtepia e pleqve inatcinj
Akademia shkrimtaret dhe inkuizitoret/ Per veshtrimin monografik Kosova te Akademise se Shkencave dhe Arteve ne Kosove dhe per debimin e mbi 50 autoreve nga universi letrar
Rushit Ramabaja
Tash se voni doli nga shtypi veshtrimi monografik Kosova i Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves qe pretendon te jete berthama e enciklopedise se ardhshme. Entuziastet e priten me ngazellim me pandehmen dashamirese se Akademia me ne fund ia doli te zgjohej nga gjumi tridhjete vjet i gjate ku kish rene gati ne kohen e themelimit dhe qe cuditerisht e kish trashur ate gjume vecan ne motet e aparteidit serb pikerisht ne kohen e dramave me ngjethese te atdheut. Dhe te gjithe pajtohen se do te duhej te ndodhte e kunderta natyrisht pra Akademia te ishte ajo qe pritej - truri i gjysmes sone dhe qe me forcen e mendimit shkencor dhe me luciditetin e vet te na tregonte se si te dilnim me lehte nga kjo katrahure. Por sic thame ne vend se ti printe etnise me driten e zerit te urte ne kohen kur Akademia e kisha serbe hartonin elebarorate per shfarosjen tone akademiket tane zgjodhen te benin gjume nen hije manxuranash. E thashethemxhinjte s reshtnin se thirruri A su kishim thene se kjo Akademi eshte nje shtepi pleqsh te semure shtepi kameleonesh servile qe e pati themeluar Titoja per dekor dhe per te na vene briret ne e botes
Por ti leme thashethemxhinjte. Te ndalemi te nje pjesez e ketij veshtrimi monografik pikerisht te kapitulli Letersia shqipe me gjithsej 8 faqe prej 646 faqes sa ka Kosova. Cdo njohes serioz i historise se re te letersise do te bindet menjehere se Akademia jone fatkeqesisht seshte vec vater pleqsh te prape mu sic i meshonin zerit thashethemxhinjte gjithnje me perjashtime por mbi te gjitha shtepi pleqsh inatcinj e harrestare te cilet ende vazhdojne te jetojne ne vitet shtatedhjete kur ishin themeluar per ta bere me llamburitese idilen e socializmit veteqeverises te perandorise. Dhe keta pleq fatkeqesisht edhe tridhjete e gjashte vjet pas krijimit madje edhe pas luftes se mbrame shqiptaro-serbe ende shkruajne e veprojne me mendesi lincuesish anatemuesish e inkuizitoresh te sofistikuar te diktatures se sistemit njepartiak te Titos.
Te shkojme me radhe. Kapitulli per letersine shqipe poezia proza dramaturgjia kritika letrare i shkruar nga akademik Ali Aliu ne radhe te pare si tekst eshte teper i percipte dhe teper joserioz per tu quajtur enciklopedik. Ketu mungon gati gjithcka objektiviteti ne ngjyrimin e drames shoqerore e nacionale ne kohen e krijimit te kesaj pjese te letersise shqipe zbardhja e pozites dhe e fatit te shkrimtareve ne nje sistem me totalitarizem te dyfishte kundershtite ne mes vete shkrimtareve dhe mbi te gjitha mungesa e emrave te mbi 50 autoreve qe krijuar universin e kesaj gjysme te letersise sone. Sipas ketij shkruesi akademik gjithekahnajen letrare te Kosoves e krijuakan pervec Martin Camajt Esat Mekulit Enver Gjerqekut Latif Berishes Hivzi Sulejmanit Rexhai Surroit Anton Pashkut Ramiz Kelmendit Adem Demacit Rexhep Qosjes Ali Aliut Hysni Hoxhes Hasan Mekulit Ali D. Jasiqit Memet Krajes Zekeria Canes Sitki Imamit Ramadan Rexhepit Kapllan Resulit Azem Shkrelit Murat Isakut Adem Gajtanit Anton Cettes Mark Krasniqit Ali Huruglices Din Mehmetit Rrahman Dedajt Qerim Ujlkanit Nazmi Rrahmanit Ali Musajt Abdylaiz Islamit Rexhep Hoxhes Beqir Musliut Besim Bokshit Teki Dervishit Jusuf Gervalles Musa Ramadanit Eqrem Bashes Sabri Hamitit Ymer Shkrelit Rifat Kukajt Vehbi Kikajt Zejnullah Rrahmanit Ymer Elshanit Arif Demollit Abdullah Konushevcit Adem Gashit Milazim Krasniqi e Rexhep M. Shales edhe shkrimtaret Nehas Sopaj Nexhat Halimi Agim Mala Shaip Beqiri Edi Shukriu Resul ShabaniBasri Capriqi Jusuf Buxhovi Ramadan Musliu Ibrahim Berisha Fatmir Sulejmani Seladin Salihu Lulezim Haziri Lindite Ahmeti Anton Berishaj Lindita Aliu Kujtim Shala Agim Vinca Vehbi Miftari Halil Zendeli Nuhi Vinca Rahmi Tuda Kim Mehmet Kujtim Rrahmani e Nysret Krasniqi.
Njohesit serioze te letersise sone gjithashtu e dine se sipas cfaredo kriteri qe do te bazohej ne vlera te mirefillta arti krahas emrave te perfshire do te duhej te hynin edhe Agim Gjakova Hajdar Salihu Rushit Ramabaja Prend Buzhala Tahir Desku Abdullah Thaci Daut Demaku Bajram Krasniqi Hida Halimi Rexhep Elmazi Jakup Ceraja Sylejman Syla Halil Matoshi Zejnullah Halili Arben Hoxha Zeqir Gervalla Sefedin Fetiu Flora Brovina Kadrush Radogoshi Naime Beqiraj Merxhan Avdyli Kosove Rexhe Bala Qibrie Demiri Liri Loshi Shqipe Hasani Qerim Arifi e Merrushe Gjoshaj. Po keshtu ky shkrues akademik i ka debuar pa te drejte jashte ketij universi edhe shkrimtaret Sylejman Aliu Shefkije Islamaj Mehmet Kajtazi Brahim Avdyli Salih Bashota Nebih Bunjaku Shyqri Galica Hasan Dajaku Ibrahim Kadriu Sabile Kecmezi-Basha Fakete Rexha Rrahim Sadiku Reshat Sahitaj Ismail Syla Ragip Sylaj Gani Xhafolli Avni Dehari Sadri A. Kelmendi Emin Kabashi Rifat Ismajli Nehat S. Hoxha Mehmet Haziri Bajram Qerimi Alush Canaj Salih Bytyci etj. Madje shume nga te debuarit do te duhej te viheshin se paku para tufes se dyte te shkrimtareve monografiste. Per shembull hiresia e tij shkrues po ti kish lexuar romanet liriko-filozofike te Hajdar Salihut ndergjegja prej akademiku mbase do ti kish thirre ta vendoste emrin e tij bile para Jusuf Buxhovit. Ose po ta kish lexuar poezine dhe sidomos prozen refleksive te Hida Halimit do tia vinte emrin para Edi Shukriu. Do ta vendoste Rexhep Elmazin se paku krah Adem Gajtanit dhe perpara Kapllan Resulit. Jam cuditur vecan qysh ka munduar ta lere jashte yllin fatkeqesisht jeteshkurter te kritikes sone Bajram Krasniqi. Ose poetet aq te dashur per femije - Abdullah Thaci Zejnullah Halili Liri Loshi Qibrije Demiri e Alush Canaj Apo Prend Buzhalen autorin e veprave aq refleksive dhe kritikes aq te dendur Apo poetin bohem sjellesin e gezimit tragjik Tahir Desku Mund te sillen edhe dhjetera shembuj te tjere po te jete nevoja.
Ne baze te cfare kriteri eshte shkruar kapitulli per letersine
Te mos keqkuptohemi kurrsesi sjam kunder permendjes se asnje emri por jam kunder mosperfshirjes se emrave te dy te tretes se autoreve qe krijuan gjysmuniversin lerar shqiptar. Megjithate qe te mos i perserisim gjerat dua ta shtroj nje pyetje te thjeshte ne baze te cfare kriteri eshte shkruar kapitulli per letersine Sipas kriterit ekskluziv te vleres qysh do te duhej apo sipas mases tashme anakronike epokes se totalitarizmit E them me pergjegjesi te plote se ky kapitull kryekeput eshte shkruar sipas kriterit ideologjik te socializmit te Titos. Dhe per kete ka nje mal me argumente. Te shkojme me radhe.
Shkruesi akademik do te duhej ta kish thene qofte dhe shkarazi se ne gjithe epoken e socializmit veteqeverises shkrimtaret ndaheshin ne dy grupime ne tufen e shkrimtareve lojale qe perendite e kuqe pervec favoreve ofiqeve e parave u jepnin te drejten e krijimit te mitit per vetveten dhe ne tufen e shkrimtareve kryengrites rebele qe zotat e drapercekanit i quanin nacionaliste. Dhe derisa shkrimtaret lojale mund te kishin gjithcka fame favore ofiqe para gra dhe mit vetjak shkrimtaret nacionaliste kishin vetem shpirtin lakuriq dhe idealin per clirimin e dheut te tyre. Dhe derisa te paret jetonin ne kamje e luks te dytet gjallonin me varferine neper kembe me kercenimin e perditshem te pushtetit me perbuzjet fyerjet dhe denoncimet madje edhe te kolegeve te vet - shkrimtareve lojale. Derisa shkrimtaret lojale shkruanin poezi per Titon dhe u benin elozhe heronjve te revolucionit nje pjese e shkrimtareve nacionalise dergjeshin neper burgje Adem Demaci Teki Dervishi Rexhep Elmazi Zeqir Gervalla Jakup Ceraja Kadrush Radogoshi Arif Demolli Flora Brovina etj. disa madje vriteshin po nga ky pushtet e nga keta heronj te kenges se lojaleve Jusuf Gervalla Ymer Elshani e Latif Berisha.
Shkrimtaret lojale dhe ata nacionaliste
Ne vend se ti thoshte keto hiresua e tij shkrues sikur ka nje nostalgji sfilitese ndonese e shprehur terthorazi per Kapllan Resulin e Adem Gajtanin. Madje lexuesi i vemendshem do te vereje se keta i vendose ne fronin me te nderuar. E shkruesi do te duhej te thoshte te verteten se per shembull Hivzi Sulejmani menjehere pas Luftes se Dyte Boterore ishte prokuror i shtetit ne gjyqet e te cilit u denuan me pushkatim shume njerez te pafajshem. Pastaj Hivziu sigurisht nga vrarja e ndergjegjes u terhoq ne vetmi te plote derisa vdiq. Pra jo tia mohonte vleren vepres se tij por mos ta heshtte te verteten. Hiresia shkrues do te duhej ti tregonte lexuesit se nuk eshte e njellojte ikja jashte e Ramadan Rexhepit dhe e Kapllan Resulit derisa i pari iku per ti shpetuar burgut e dhunes te dytin Kapllan Resulin UDB-ja jugosllave e dergoi ne Shqiperi me misionin e spiunit. Madje koheve te fundit qarkullojne pandehma se ky zoti spiun seshte fare autor i romanit Tradhtia. Dhe ketu duhet te kete dicka te vertete. Tekefundit vete zoti spiun hiresia e tij deklaroi publikisht se kurre skish qene as kurre sdo te ishte shqiptar madje djalin e vajzen i kish pagezuar me emra te fshehte - Dushan e Dushanka.
Atmosfera e ndjekjes
Hiresia e tij shkrues do te duhej te kish treguar gjithashtu pse pas Plenumit te Brioneve Adem Gajtani iku nga Prishtina. Pa e mohuar bukurine lirike te vepres se tij natyrisht. Do te duhej te kish thene dicka per shembull edhe per Fahredin Gungen e ndonje tjeter. Dhe prape po e perseris pa ua vene ne dyshim vleren e veprave. Nga te gjithe eshte i njohur fakti se shkrimtaret e krahut nacionalist kurre dhe ne asnje rrethane nuk i mohuan as shkrimtaret dhe as veprat e lojaleve ndonese ata ua kishin nxire aq shume jeten. Te paret e kishin kuptuar drejt se te gjitha veprat pavaresisht nga autori qene pasuri e perbashket e kultures kombetare e me gjere. Mohues dhe denoncues kishin qene gjithmone lojalet. Madje edhe zjarrvenes te vertete. Pas ngjarjeve te vitit 1981 per shembull vete Rexhep Zogaj drejtor i atehershem i Rilindjes ne parkun prapa Pallatit te Shtypit vete udhehoqi ritualin e djegies se librave me permbajtje nacionaliste.
Pra ne kete atmosfere ndjekjeje e dhune perfide u zhvillua kjo pjese e letersise shqipe. Dhe shkrimtaret lojale u kujdesen qe ne radhe te pare te krijonin mitin per vetvete. Pra sipas ketij miti ata ishin dhe do te mbeteshin perjetesisht te pazevendesueshem sic ishin dhe do te mbeteshin shkrimtaret e anen tjeter perjetesish te perbuzur te fyer te vegjel minore meskine domethene dofare te shpifurish qe sdo ti perfillte fare historia e letersise. Kesaj pandehme i besonin me gjithe mend sic besonin verberisht se epoka e Titos do te shtrihej ne gjithe historine e ardhshme te njerezimit madje do te arrinte deri ne Kohen e Ringjalljes.
Lojalet zune te alarmoheshin ne fund te viteve tetedhjete kur sistemet totalitare po binin si gjethet e vjeshtes. Socializmi e kish henger vetveten dhe u kish ardhur koha pushteteve shumepartiake. Atehere shkrimtaret tane lojale gati te shastisur u nguten te organizonin nje tribune letrare me temen e vetme A pati ne socializmin veteqeverises vepra te ndaluara dhe shkrimtare te ndjekur per shkak te vepres Fjalen kryesore e mbajti Basqi Capriqi. Pergjigja ishte e prere ndash jo nuk pati as vepra te ndaluara aq shkrimtare te ndjekur per shkak te vepres. Me kete genjeshter te madhe lojalet metonin ti vrisnin dy zogj me nje te goditur ti kendonin per here te fundit ode sistemit tashme te shembur dhe cka ishte me kryesorja ta ruanin te paprekur mitin e rreme per vetveten. Aty dolen zera natyrisht qe e kundershtuan genjeshtren duke ua kujtuar lojaleve se per 28 vjet sa kish ndenjur ne burg Adem Demaci qe denuar kushdo qe e kish lexuar Gjarpinjte e gjaku. Madje Jusuf Gervalla qe vrare po nga ky pushtet edhe per shkak te vepres se tij letrare dhe se Arif Demolli si kish takuar asnje organizate politike por qe denuar kryekeput per shkak te ideve te vepres se tij.
Ardhja e Inkuizitorit te Madh
Me pas duke pare se dielli smund te mbulohej me shoshe dhe se mitin e tyre sdo te mund tua mbronte me socializmi kerkuan forma te tjera qe me cdo kusht ta ruanin perrallen per vetveten si me te medhenjte me te pagjumet bile edhe me shqiptaret. Pra pikerisht ata qe deri dje kishin bere shaka cinike me nacionalistet primitive sot papritur kerkonin per vete tumulen kombetare duke u hequr si nacionaliste te vuajtur qe me mencuri e kishin fshehur shpirtin nga shkelesi. Nuk mund te mohohet se vepra e lojaleve pati shpesh edhe permbajtje nacionale. Por gjithashtu smund te fshihet e verteta se shpesh keta zoterinj u bene denoncues te kolegeve te vet madje jo rralle me veprimin e tyre politik i prine urrejtjes se shkelesit.
Te ndodhur ne ethe per te ruajtur me cdo kusht mitin e rreme per vetveten lojalet dalengadale po shnderroheshin ne inkuizitore te sofistikuar duke gjetur edhe format me perfide per ti perjashtuar shkrimtaret nacionaliste nga librat shkollore te letersise dhe rrjedhimisht per ti perzene pergjithmone nga panteoni letrar. Ne kete lufte horrash me i shkatheti u tregua Inkuizitori i Madh. Ky mbasi instaloi myhibet e vet kameleone ne te gjitha institucionet ku vendosej per letersine shpiku perrallen per qarqet letrare. Ne Qarkun e Prishtines ne qender la vetveten natyrisht dhe perreth vetes me absolutizem te papare prej horri vendosi vetem myhibet e vet pavaresisht ne ishin ata njemend shkrimtare barinj apo hajna. Thashe apo hajna sepse ne kete tufe gjenish te Inkuizitorit ka edhe plagjiatore te deshmuar publikisht qe vodhen pike per pike veprat e te tjereve. Por Inkuizitorin e Madh kjo gje se brengose fare. Ai pati vendosur ta krijonte Rendin e tij religjioz te Qarkut qe dashur padashur te kujton Rendin e Tempullareve ne luften e kryqezatave dhe ta privatizonte plotesisht letersine ne menyre qe ti lejohej me ligj ta fuse ose ta nxjerre ke te doje nga prona e vet. Keshtu do te ndodhe derisa ky shtet te behet pernjemend shtet dhe kur gjyqi do tua marre te drejten e pronareve te gjithe uzurpatoreve te paligjshem.
Hartuesi i kapitullit per letersine shqipe ne monografine Kosova duke qene perpara se akademik nje sherbetor servil i gjithekohshem i te fuqishmeve veproi kryekeput sipas perralles se Rendit te Qarkut te Inkuizitorit te Madh dhe sipas filozofise se tij fisnore prej uzurpatori... Dhe Inkuizitori u tregua zemergjere. Madje bujaria e tij shkoi edhe me larg dha leje qe ne kete univers tu shkruheshin emrat edhe disave qe Hiresia Inkuizitor veshtire i honepste Adem Demaci Teki Dervishi Jusuf Gervalla dhe tek-tuk ndonje tjetri. Per te luajtur nacionalistin zemerzjarrte dhe per tia mbushur opinionit syte me hi do te duhej te bente politike te mencur. Por mbi 50 te tjere qe e kishin shperfillur ose qe kishin marre guxim ta kritikonin apo qe thjesht smund ti honepste ne Rendin e tij sdo ti leshonte brenda as me cmimin e daljes se vet dhe te myhibeve te vet nga universi. E po te dilte ai universi do te mbetej nje shkretetire e mbuluar ne zi thoshte vetmevete Inkuizitori i Madh.
Perzenia arbitrare e shkrimtareve nga universi qe e kishin dashur po aq sa shpirtin e vet madje nen firmen e Akademise se shtetit eshte njelloj si perzenia me dhune e popullsise rrenjese nga atdheu ku kane lindur e jane rritur. Prandaj nje akt i tille ska se si te mos quhet barbar. Eumlshte koha e fundit qe ne radhe te pare vete shkrimtaret por edhe ministrite perkatese te ngrejne zerin per ta shpetuar letersine kulturen dhe shkollen tone nga inkuizitoret e paligjshem.
Vajza e skandalit “Pango”, fotot sensuale të Alkida Budinit në Francë
Alkida Budini, vajza që fillimisht u bë e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Kafazi i Artë” i organizuar nga News 24 e që më pas “shpërtheu” për rolin e saj në atë çka u cilësua “video-skandali Pango” duket se po jeton më së miri në Francë.
Pas një ndalese të shkurtër në Greqi, që e përdori si tranzit, ajo prej 4 vitesh është vendosur në Francë.
Alkida tashmë përfituar azil politik, por edhe mundësi më të mira për të bërë jetë nate, ashtu siç e shohim në këto foto të reja.
E trukuar me kujdes, me trupin e tonifikuar që i del në pah nga një fustan me dekolte të hapur, i kuq dhe i shkurtër, ajo është fotografuar duke kërcyer në mënyrë provokuese.
Në pub-in ku në sfond duken pijet alkoolike, e shkujdesur në lëvizje dhe e qeshur, Alkida Budini, tashmë 28-vjeçare, nuk ngjan aspak keq, si një azilante që është.
Përkundrazi, duket se “arratia” i ka prirë në pamjen e jashtme, por edhe me argëtimin e shoqërinë.
Skeda e prezantimit tek “Kafazi i Artë”
Hera e parë e Alkidës pranë meshkujve të panjohur
Në prezantimin që bëri në moshën 19-vjeçare, Alkida Budini u duk si më e “pafajshmja” e reality show-t “Kafazi i artë”. Për të, ky show do të ishte dhe hera e parë që do të jetonte me djem të panjohur, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë ajo. Ja se çfarë u shkrua zyrtarisht për Alkidën në atë kohë: “Nuk është e dashuruar dhe nuk ka qenë kurrë e tillë. Suçi është vend i vogël dhe atje çdo gjë merret vesh. Për të është hera e parë që jeton kaq pranë meshkujve të panjohur. Ka dy vëllezër e dy motra. Ëndrra e saj është të vazhdojë shkollën e lartë në Tiranë ose të shkojë te vëllai në Angli, i cili jeton atje prej vitesh dhe është martuar me një vajzë spanjolle, të quajtur Stephany. Ka dashur gjithmonë të merret me art, por kjo ka qenë për të veçse një ëndërr e parealizuar. Jeta e saj në Suç është shumë monotone dhe dëshiron ta ndryshojë sa më shpejt. Është në dietë të vazhdueshme dhe, siç thotë e ëma: “Alkida ujë të pijë, i bëhet shëndet”. Do të donte të lexonte libra, por nuk ka vullnet. Ka dëshirë të bëhet sociologe”.
Pranë kullës Eiffel, brigjeve të lumit Senë etj., ajo shfaqet në formë shumë të mirë me miq të ndryshëm të saj. Në disa të tjera, Alkida bën performanca me veten, që nga gërshetat e njohura të rrepistëve e deri të pikturimi i fytyrës së saj. Të gjitha këto foto, përveç atyre të pub-it, ajo i ka përmbledhur në një album me emrin “Karla shqiptare”. Është ky pseudonimi i saj për sitet në internet, por vetëm ato të huaja. Me sajtet shqiptare dhe rrjetin social Facebook, ku ka qenë e regjistruar para ikjes në Francë, i ka mbyllur hesapet me kohë. “Mbyllje hesapesh” Alkida duket se ka bërë edhe me pamjen e saj të dikurshme, nga një flokëgështenjë me tipare të qeta adoleshenteje, ajo tashmë vjen krejt agresive. Herë me flokë të zinj e herë me të kuq, Alkida guxon edhe të provojë nuanca të ndryshme biondesh. Një “kameleon” i vërtetë sa i përket transformimit të vetes. Ajo gati nuk ka më asgjë të përbashkët me atë vajzën që erdhi nga Suçi i Burrelit për herë të parë në Tiranë, 8 vjet më parë. Ishte periudha kur Alkida 19-vjeçare iu përgjigj njoftimit të televizionit “News 24” për të marrë pjesë në reality show-n “Kafazi i Artë”. Pikërisht në këtë emision ajo u njoh me Ylli Pangon, i cili ishte i përzgjedhuri i televizionit nga jashtë për t’u kujdesur për Alkidën. “Tutor” quhej në këtë rast Pango, një emërtim televiziv ky, ashtu si çdo i përzgjedhur tjetër që korrespondonte për secilin banor.
Pas përfundimit të edicionit “Kafazi i Artë”, ku Alkida u skualifikua nga mesi i garës, ajo tentoi të nisë shkollën e lartë. Duke qenë se gjatë emisionit kishte shprehur dëshirën për të ndjekur Sociologji, atëherë profesori i mirenjohur shqiptar dr. Ylli Pango e ndihmon për të realizuar universitetin.
Pas përfundimit të edicionit “Kafazi i Artë”, ku Alkida u skualifikua nga mesi i garës, ajo tentoi të nisë shkollën e lartë. Duke qenë se gjatë emisionit kishte shprehur dëshirën për të ndjekur Sociologji, atëherë profesori i mirenjohur shqiptar dr. Ylli Pango e ndihmon për të realizuar universitetin.
Paralelisht, Alkida tenton që të punojë në gazetari.
Nga një televizion në tjetrin dhe pas disa provash në radio, më në fund ajo arrin të punësohet në televizionin “Top Channel”, si gazetare investigative në emisionin “Fiks Fare”.
Më 11 shkurt 2009, ajo merr detyrën e spijunes -Prostitutke-që të shkojë në shtëpinë e ministrit të Kulturës, Ylli Pango. Pjesën tjetër besoj e dinë të gjithë tashmë. Rreth asaj që u shfaq si “skandali seksual i Pangos”, në internet ka pasur klikime me mijëra herë, por që dëshmitarja kryesore nuk u pyet asnjëherë.
Mbreti i sexit ,profesori shume i cmuar shqiptar Ylli Pango,u shpall i Pafajshem nga Gjykata.
F.Bruqi
Kur burrat shqiptarë dyshojnë në atësinë e fëmijës !
Nuk është dhe aq e këndshme, por ja që e bëjnë.. ! Dhe analiza e testit të ADN-ës ua ka zgjidhur dilemën e madhe. Të vërtetosh atësinë e fëmijës nuk është më një e pamundur në Shqipëri. Megjithatë kjo analizë ka bërë mrekullira duke zbuluar e zgjidhur shumë enigma jo vetëm në një familje por edhe në krime e vrasje të ndryshme. Mjafton një fije floku dhe personi brenda pak orësh është i identifikuar.
Gjithsesi, gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi pasi rastet më të shumta që shqiptarët i janë drejtuar këtyre loboratorëve janë për vërtetimin e atësisë. Askush nuk do të donte që të jetonte gjithë jetën duke dyshuar nëse fëmija që ai ka rritur është gjaku i tij apo jo.
Për të na shpjeguar dhe mësuar diçka më shumë rreth kësaj teme ne kemi biseduar me mjeken gjenetiste Ernesta Redi. Rastet janë nga më normalet dhe nga më të çuditshmet njëkohësisht. Historia më interesante? Ernesta, kujton një familje me katër fëmijë, kur pas analizave vetëm njeri kishte rezultuar i prindit aktual të tjerët...nuk ishin të tij.
Çmimi? Është ca i kripur, por askush nuk do mendohej dy herë kur bëhet fjalë për raste të tilla. Sipas kategorisë variojnë nga 200 euro deri në 1000, varet nga rasti dhe lloji i analizës.
Në çfarë rastesh zgjidhen të bëhen analizat e ADN-ës?
Testimi gjenetik është tip i testimeve mjekësore që identifikon ndryshimet në kromozome, gjenet apo proteinat. Ka shumë arsye pse bëhen analizat e ADN-ës. Si: 1. Të vendoset me saktësi historia mjekësore e një fëmije. 2. Të kontrollohet në qoftë se një grua shtatzënë mund të ketë një fëmijë me sindromën Daën apo Fibrozë Cystike etj. 3. Për atësinë e fëmijës. 4. Për të parë në qoftë se fëmija është i nënës apo jo.
Për investigimin e një skene ku ka ndodhur një krim.
Si ndodh këto dy të fundit?
Në këto raste ADN-ja merret nga gjaku që mund të gjendet nga flokët, qeliza të tjera trupore etj. Kurse preimplantation ADN test, bëhet kur një embrion i bërë me Invitro (farëzim artificial), kontrollohet në qoftë se ka parregullsi gjenetike. Në këtë mënyrë zgjidhen problemet gjenetike të fëmijës. Në testimin për parregullsi gjenetike (ose genetic disorder testing), shkencëtaret kërkojnë për ndryshime në një gjen specifik.
Testimi i ADN-ës mund të bëhet edhe për të identifikuar anëtarë të familjes të cilët janë në risk për të zhvilluar parregullsi gjenetike. Testimi për mbartësin bëhet për të identifikuar anëtar të familjes për gjene të cilat ndikojnë e që janë në risk për të kaluar një parregullsi gjenetike tek fëmijët; po këta individ nuk i kane simptomat e sëmundjes gjenetike vetë.
Sa e rëndësishme është për një njeri që ti bëjë këto analiza?
Në qoftë se flasim për analizat e ADN-ës për arsye mjekësore siç kuptohet është shumë e rëndësishme. Sikurse dhe testi i atësisë është siguria për një prind që të bindet që fëmija është i tij apo jo. Akoma për testet e ADN-ës për skenat e krimeve është shumë e rëndësishme ngaqë është një mënyrë tepër efikase për të kapur autorin e një krimi.
Në Shqipëri kjo procedure ka ardhur vonë.
A janë njerëzit këtu të interesuar për t'i bërë këto analiza?
Po janë shumë të interesuar. Njerëzit kanë më shumë mundësi për t'u informuar për këto lloj analizash nga mjekët e tyre apo dhe nga interneti. Gjithsesi duhet të konsultohen me një gjenetist përpara se të ndërmarrin çdo hap për analizat e ADN-ës pasi ka një numër shumë i madh i analizash ADN-je dhe ata duhen të jenë të sigurt që po kryejnë analizën e caktuar.
Cilat janë arsyet më të shumta që njerëzit bëjnë analizat e ADN-ës?
Janë arsye mjekësore. Kemi shumë paciente që testojnë fëmijët për shembull për Fibrozën Cystike, Sindromin Patau, Edëards dhe Doën (chromosomat 13, 18 dhe 21). Për vonesën mendore, Wilson Disease, sindromin Di George. Femrat për kancerin e gjirit për BRCA1 dhe BRCA2. Meshkujt për fragmentimin e ADN-ës së spermës dhe aneuploidit për atësinë.
Rasti më ekstrem? Një grua nga Tirana: nga 4 fëmijë vetëm 1 rezultonte i martesës
Dr.Ernesta, sa përqind e personave që vijnë për të bërë analizat kanë si objektivë, vërtetimin e atësisë së fëmijës? Ka shumë klientë të tillë në kliniken tuaj?
Do të thoja 10 - 15 përqind e klientëve tanë kanë si objektive, vërtetimin e atësisë së fëmijës.
Sa mosbesues janë burrat shqiptar ndaj grave të tyre për fëmijët, çfarë reflektohet?
Nuk besoj ka ndonjë ndryshim ndërmjet burrave shqiptar dhe burrave të tjerë. Kjo varet nga përvojat personale dhe nga marrëdhëniet që çdo individ ka. Njerëzit janë të gjithë të njëjtë. Ka shumë raste që analizat e ADN-ës kërkohen dhe nga vetë nënat e fëmijëve për dy arsye:
1. Mos ka ndodhur ndonjë gabim në spital dhe janë ndërruar foshnjat. 2. Sepse nuk durojnë dot me mosbesimin e burrave të tyre. Në rastin e dytë të gjitha analizat e ADN-ës që ne kemi kryer nënat kanë pasur të drejtë. Në Shqipëri analizat e ADN-ës për vërtetimin e atësisë së fëmijës bëhen më shumë për arsye "nderi" apo "xhelozie" dhe disa herë sepse prindërit i kërkojnë për arsye ligjore. Kurse për shembull në Angli ka shumë raste që bëhen për arsye fame apo arsye ekonomike. Jo pak herë kemi lexuar në media për fëmijën e ndonjë aktori të famshëm. Për shembull rasti i fundit është ai i Jude Laë i cili rezultoi babai i një vajze. Dhe nëna e foshnjës u bë e njohur brenda natës dhe pati fitime ekonomike të mëdha nga intervistat në një kohë shumë të shkurtër.
Cili është rasti më i çuditshëm që ju ka ardhur juve?
Në laboratorin tonë konfidencialiteti i pacientit është diçka me të cilin nuk lozet. Çdo pacient tek ne është i sigurt që asnjë informacion nuk mësohet nga njerëz të tjerë. Unë nuk mundem t'ju jap informacione mbi detajet apo analizat. Por raste të çuditshme kemi plot. Atë që mbaj mend tani është një familje me 4 fëmijë dhe vetëm një fëmije rezultoi të ishte i babait aktual. Tek 3 të tjerët analizat e ADN-së nuk përputheshim me të atin aktual.
Shqiptarët në përgjithësi karakterizohen nga një temperament gjaknxehtë dhe xhelozë, kjo reflektohet edhe nga fakti se ata i drejtohen ADN-ës për të verifikuar atësinë e fëmijës së tyre, ndërkohë sipas një studimi mjekësor shanset që një femër të mbesë shtatzënë gjatë një marrëdhënie seksuale janë vetëm 40%. Pra, femrat edhe mund të tradhtojnë dhe kjo tradhti të mbetet e paprovuar. A keni një përgjigje për këta burra?
Unë nuk besoj që shqiptarët janë më shumë gjaknxehtë dhe xhelozë nga meshkujt e vendeve të tjera. Në çdo vend të botës ka shumë raste për testimin e atësisë. Kjo varet nga arsyet personale të çdo individi. Unë mund të përgjigjem vetëm për analizat e ADN-ës, cilësinë dhe përpikshmërinë pastaj për të tjerat këto janë tema shumë të ndjeshme dhe personale.
ÇFARË ËSHTË AND-JA?
Acidi Desoksiribonukleik, shkurt ADN është një acid Nukleik (bërthamor) zakonisht në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë që përmban udhëzime gjenetike përcaktuese për zhvillimin biologjik të të gjitha formave qelizore të jetës, dhe të shumë vireve. ADN është një polimer i gjatë i nukleotidës dhe kodon renditjen e acidit aminoik i gjendur ndër proteina duke përdorur kodin gjenetik, një kod trinjak i nukleotideve. ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë e trashëgimisë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y mashkullor rrjedh nga babai. ADN-ja e çdo njeriu, pra gjenet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit.
Gruaja shqiptare dhe ndikimi i saj mbi burrat (Shek XIX)
• Luigj Iasinth Hekard
[...] Të rritura sipas parimeve të Kuranit, vajzat e reja myslimane mësojnë të lexojnë e të shkruajnë nga gratë e moshuara dhe sipas zakoneve të mira që kanë shkollat publike të hapura në lagjet myslimane. [...] Ato nuk dalin kurrë nga shtëpia e babait, ku merren me punët e shtëpisë, mësojnë të qepin, të qëndisin, të endin copat prej mëndafshi, të cilat më pas do t’i qëndisin me duart e tyre, pavarësisht nga pasuria dhe rangu i familjes, për të bërë pajën që do të çojnë te bashkëshorti i tyre. Këto zakone i kanë edhe familjet krishtiane; vetëm se ato i rrisin vajzat e tyre mes injorancës më të thellë dhe u mohojnë çdo lloj edukimi moral e fetar. Meqë zakoni i ndalon të shkojnë në kishë, janë babai ose nëna që u mësojnë lutjet dhe ritet e besimit tonë. Përsa i përket mësimit dogmatik dhe moral, as nuk bëhet fjalë, përderisa edhe vetë prindërit nuk kanë as idenë më të vogël për to. Kjo është një e metë e madhe që ka prekur në shpirt të gjithë ata që janë marrë me Shqipërinë; injoranca e grave është shkëmbi ku ngecin e thyhen të gjitha përpjekjet për qytetërimin ose përmirësimin e të krishterëve shqiptarë.
Kujt mund t’i shërbejnë shkollat për djem? Ç’fryte mund të sjellin, kur fëmijët, me t’u kthyer në shtëpitë e tyre, nuk gjejnë asnjë jehonë të mësimeve që sapo u janë shpjeguar? Nëse femrat nuk arsimohen, do të ngrihen kështjella në rërë. Kjo e vërtetë po del në dritë; nga të gjitha ngjarjet, mund sjellësh më mirë ndër mend çastin kur murgeshat e urdhrit të Shën Vinsentit të Palit do të vinin në Shkodër për të hapur shkolla, siç kanë bërë në Izmir, Selanik e gjetkë. A na lejohet ta themi? Nëse kjo mirësi nuk ka ndodhur në Shqipëri, nëse ende murgeshat bamirëse nuk kanë ardhur, gjë që dëshirohet me zjarr nga krishtianët e vendeve të tjera që i kanë parë se si punojnë, kjo ndodh, nga njëra anë, sepse ato nuk janë aq të pasura, ose, për të qenë më i saktë, ato nuk janë aq të bashkuara sa të mbledhin fondet e nevojshme për një institucion të këtij lloji; dhe, nga ana tjetër, sepse peshkopët nuk po bëjnë asnjë përpjekje për ta nxitur një gjë të tillë, ndonëse pjesa më e madhe e tyre e dinë sa i domosdoshëm është ky institucion.
...Të nënshtruara ndaj burrave të tyre, të cilët ua marrin me kënaqësi mendimin për problemet e tyre dhe ato të vendit, myslimanet shqiptare, ashtu si edhe malësoret krishtiane, kanë dhënë shpesh prova për heroizmin e tyre. Kur ushtritë e sulltanit kërcënonin pavarësinë dhe privilegjet që gëzonte Shkodra, ato qenë të parat që lëshuan britmën e alarmit dhe i nxitën burrat e djemtë e tyre të niseshin për të mbrojtur vendin e vetë i ndoqën pas. Duke ditur si t’i përmbajnë lotët, si ta mposhtin dhimbjen përballë vdekjes së njerëzve më të dashur, këto gra kanë sjellë shpesh kufomat e gjymtuara të të vdekurve mes luftëtarëve, për t’i nxitur të mbijetuarit që të hakmerren. Përmenden nëna që i kanë përzënë nga shtëpia djemtë e tyre, sepse ishin larguar nga beteja prej dobësisë ose prej frikës dhe hapnin vetë zjarr kundër tyre. Në Shkodër të tregojnë gra që janë ndarë nga burrat dhe nuk duan as t’i shohin më, sepse ata kishin dezertuar.
Edhe pse shqiptarët janë indiferentë ndaj joshjeve të dashurisë, në asnjë vend tjetër gratë nuk gëzojnë një respekt të tillë dhe nuk kanë një ndikim kaq të fuqishëm. Koncepti i nderit të atdheut dhe të familjes i është ngulitur shqiptarit qysh në moshë fare të njomë dhe, në shtëpinë time, gjatë pajtimit të gjakmarrjeve, kam parë shpesh vajza të vogla tetë ose nëntë vjeçare që më luteshin t’i ndihmoja duke e bindur pashain që të mos e detyronte familjen e tyre të falte vdekjen e një kushëriri të largët e të pranonte pagesën për gjakun që do t’u ndynte duart. Edhe nëpër male gruaja është shumë e respektuar; ajo mund të udhëtojë kudo e vetme, pa u druajtur se mund t’i bëhet edhe fyerja më e vogël. Burri që ajo ka marrë në besë gëzon të njëjtat privilegje; nën mbrojtjen e saj, ai mund të përshkojë pa frikë fisin armik dhe, edhe nëse ndesh në rrugë djemtë e burrit që ka ardhur për të vrarë, kurrkush nuk do të guxonte ta prekte.
Shqiptarja është më shumë krenare për numrin e fëmijëve dhe vlerat e tyre, sesa për bukurinë, origjinën dhe pasurinë e saj. Vetëm duke i dhënë një familje të madhe bashkëshortit të saj, ajo e lidh pas vetes dhe fiton zemrën e tij. Gruaja, nënë e shumë djemve, gëzon respektin e të gjithë familjes dhe ka një autoritet të madh mbi burrin e saj, i cili i detyrohet me lumturinë e ditëve të pleqërisë, sepse, për sa kohë që babai është gjallë, fëmijët qëndrojnë në shtëpinë e tij dhe, edhe në qofshin të martuar, nuk duhet ta braktisin as babanë, as nënën, që t’u jenë pranë në pleqëri. Të ngritura që pa zbardhur, gratë e qyteteve merren me punët e shtëpisë; gratë e maleve tjerrin leshin që do të përdoret për veshjet e familjes dhe, pas një dite të gjatë të zënë me punët e arave, bien të flenë vetëm pasi janë shtrirë të gjithë të tjerët.
Arsimimi i shqiptarëve
[...] Me përjashtime të rralla, shqiptarët nuk e ndiejnë nevojën për të mësuar, nuk e kuptojnë jetën intelektuale dhe e përbuzin atë te tjetri. Përsa i përket grave, të përshtatura me mënyrën turke të jetesës, ato nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë dhe merren vetëm me punët e shtëpisë. [...] Megjithatë natyra i ka pajisur shqiptarët me një inteligjencë të rrallë. Ku, pra, e ka burimin mosprirja e tyre për studim dhe përmirësim moral? Nëse shqyrtojmë tallazet me të cilat është përballur Shqipëria, shtrëngohemi t’ua atribuojmë atyre një pjesë të kësaj indiference. Në të vërtetë, e ndarë në tre besime, Shqipëria, më shumë se çdo provincë tjetër, u bë pre e një fanatizmi fetar, i cili, shumë më tepër sesa lidhjet e gjakut, i ushqeu kultet e ndryshme me përbuzjen, urrejtjen dhe xhelozinë ndaj njëri-tjetrit dhe shkatërroi kështu homogjenitetin e racës. Këtij shkaku i shtohet edhe feudalizmi që ia zgjati ndikimin; meqenëse çdo qytet, çdo vend, kishte, pra, interesa dhe nevoja të ndryshme, urrejtja shpërtheu në të katër anët, krimet u bënë të lejueshme, mizoritë u shpërblyen dhe shqiptarët përfunduan në një luftë vdekjeprurëse me njëri-tjetrin për t’i shërbyer ambicieve të një kaste që i shtypte, kastë e cila, edhe pse e dobësuar nën regjimin e sulltan Mahmutit, ruan edhe sot, veçanërisht në Shqipërinë e Epërme, ndikimin dhe privilegjet e veta që po e çojnë në disfatë vullnetin sovran. Mes kaq shumë elementëve kontradiktorë, çdo besim, për ta bërë gjithmonë e më të dallueshme ndarjen e vet nga të tjerët, u përpoq, nga ana e tij, që ta zëvendësonte idiomën kombëtare me gjuhën me të cilën lidhej drejtpërdrejtë feja e tij. Studimi i turqishtes, italishtes ose sllavishtes u fut atëherë në shkolla dhe, pavarësisht nga përpjekjet që bënë disa priftërinj vendas, me në krye zotin Bogdani, kryepeshkop i Prizrenit, nga i cili ka mbetur ende një vepër, shqipja u harrua. Së fundi, luftërat e fuqive krishtiane kundër Turqisë dhe veçanërisht ajo e Austrisë së Maria Terezës, patën pasoja të vajtueshme për civilizimin shqiptar. Në këtë periudhë, të mësuarit ende vlerësohej në popullatën katolike të Shqipërisë, në provincat e Prizrenit dhe të Shkupit, gjë që dëshmohet nga ato pak dokumente të shkruara në gjuhën shqipe që datojnë në këtë kohë, të vetmet që na kanë mbetur e që po bëhen çdo ditë e më të rralla. Asokohe, kjo popullsi, e joshur nga premtimet e gjeneralëve austriakë, u bashkua kundër Turqisë me ushtrinë armike, duke menduar se kjo luftonte për besimin dhe lirinë e besimeve. Me t’u vendosur paqja, krishtianët fatkeq u harruan; qeveria otomane ktheu armët e saj kundër këtyre shtetasve rebelë dhe persekutimi arriti një shkallë të tillë, saqë pjesa më e madhe e të krishterëve u detyruan të strehoheshin në male ku, për të mos hequr dorë nga besimi, morën emra turq. Këtu e kanë burimin kriptokrishtianët për të cilët do të flasim më poshtë. Kleri qe ai që vuajti asokohe më shumë se kushdo dhe turqit, me shpresën se do ta shfarosnin katolicizmin në këtë provincë, e shpallën të dënueshëm me vdekje ushtrimin e detyrës së priftit. Shkodra dhe Mirdita, që e kishin përqafuar kauzën turke, qenë të vetmet që u kursyen. Atëherë klerikët shqiptarë që merreshin me arsimimin e popullit u detyruan të linin vendin dhe kryepeshkopi Bogdani, i shtrënguar të mërgonte në Raguzë, i humbi të gjitha dorëshkrimet e tij.
Të tmerruar, klerikët u kufizuan tashmë në ushtrimin e funksioneve të tyre kishtare; ata nuk u munduan më as të parandalonin e as të luftonin të keqen, por iu nënshtruan barbarisë dhe u mjaftuan me predikimin e nënshtrimit e të durimit, duke bërë të gjitha përpjekjet për t’i mbajtur shqiptarët në besimin e të parëve të tyre. Pak nga pak bukuritë e gjuhës u harruan, të gjitha dokumentet e shkruara u zhdukën, e shkuara e lavdishme tashmë qe vetëm një kujtim, në vend që të ishte një nxitëse, dhe prej saj kanë mbetur vetëm disa gojëdhëna të pasakta e të cunguara. Sot, pra, duhet të tregohemi zemërgjerë me një popull që ka vuajtur kaq shumë; duhet t’i jemi mirënjohës atij dhe klerikëve të tij, që e ruajtën të paprekur besimin në mes të persekutimeve, ndërkohë që u ofronin pasuri, qetësi e ndere, nëse do ta braktisnin atë. Në të vërtetë ai u detyrua të përballej me sprova shumë të tmerrshme dhe nuk ka kaluar shumë që nga koha kur shqiptari krishtian, në vend që të mendonte për studimin dhe civilizimin, lumturohej kur arrinte t’u siguronte fëmijëve të vet një copë bukë të ngjyer në djersë e ndonjëherë në gjak.
Roli i Hekardit si konsull francez në Shkodër
[...] Cënimi i besimit nuk mbetet kurrë pa u ndëshkuar; myslimanët e mjediseve përreth e kanë mësuar këtë në kurriz të xhamive të tyre, të cilat rrafshohen sa herë që një mysliman qëllon ndonjë kryq ose shkatërron ndonjë ndërtesë katolike. Kohët e fundit, kur pashai kundërshtoi ndërtimin e një seminari dhe shkatërroi atë që ishte ngritur tashmë, mirditorët zbritën në fushë dhe shembën një xhami, në shenjë hakmarrjeje ndaj padrejtësisë që i ishte bërë katolicizmit. Duke kaluar, në atë kohë, nëpër malet e tyre për të shkuar në Shkodër, ku isha thirrur për këtë ngjarje, gjeta treqind mirditorë të mbledhur në hanin e Gjon Kolës, të gatshëm për të marshuar drejt Pukës, për të shkatërruar xhaminë. M’u desh shumë mund që t’i bëja të hiqnin dorë dhe arrita t’i bind vetëm pasi u thashë se, me këtë, do të vinin mjaft në rrezik bashkëbesimtarët e tyre që jetonin në qytetet fushore.
[...] Në vitin 1854, kur pashai i Prizrenit u dha urdhër turqve të Gjakovës që të mos u jepnin fanasve, mirditorëve të emigruar për të cilët sapo folëm, drithërat që u nevojiteshin, bajraktari i Spaçit i ndaloi të gjithë karvanët e gjakovarëve dhe grurin që qeveria u dërgonte trupave të Shkodrës; pastaj mblodhi forcat për të marshuar kundër Gjakovës. Meqë në atë kohë po udhëtoja për në Prizren, i binda komandantët të më jepnin fjalën se mirditorët nuk do t’i fillonin sulmet përpara se të kalonin tre ditë dhe do t’i respektonin tregtarët e grurin që kishin mbajtur peng, duke u premtuar se do t’ia bëja të ditur pashait gjendjen e vërtetë të fanasve. Me të mbërritur në Prizren, arrita të siguroj shfuqizimin e urdhëresës që kishin marrë gjakovarët nga turqit, për të mos u dhënë grurë fanasve dhe ia dola mbanë të lidh një marrëveshje ndërmjet këtyre myslimanëve e katolikëve.
Flokët dhe mjekra
Në përgjithësi shqiptarët i qethin flokët dhe e rruajnë mjekrën, por lënë t’u rritet në zverk një bisht kali, që për turqit ëhstë shenjë e besimit, kurse për krishtianët një zbukurim; ata mbajnë mustaqe të gjata, kujdesen për qerpikët dhe vetullat, të cilat në përgjithësi i kanë shumë të dëndura dhe të përvijuara mirë dhe rruajnë me shumë kujdes të gjitha pjesët e tjera të fytyrës. Myslimanët, kur plaken, fillojnë të rrisin mjekrrën, për të treguar-thonë ata,- pendimin e tyre për gabimet e së shkuarës dhe gatishmërinë për vepra pendestarie. Hoxhallarët dhe ulematëmbajnë mjekër të gjatë. Prej disa vitesh, të rinjtë katolik që kanë jetuar në Venedik e Trieste zgjasin flokët dhe përdorin kolonja e kremra të ndryshëm, duke i skandalizuar mjaft bashkëqytetarët e tyre. Ky zakon po pritet të marrë përmasa të gjera dhe brezi i ri do të dallohet nga turqit prej flokëve të gjata.
Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!
Anestezia nënkupton humbjen e plotë ose të pjesshme të ndjeshmërisë së gjithë trupit a të një organi, duke mundësuar operimin pa ndjerë dhimbje.Dr. Sadbere Kamberi
Anestezia nënkupton humbjen e ndjesive, megjithatë kjo fjali ndërlidhet me humbjen e ndjenjës së dhembjes ose vetëm humbjen e ndjesisë ose të dyja bashkë.
Ecuria e anestezionit është reverzibile; organizmi pas pushimit të efektit, të gjitha funksionet e indeve nervore duhet të kthehen në gjendje normale. Gjatë anestezionit lokal, epidural dhe spinal bllokohet përcjellja e impulseve nervore, kështuqë sinjalet nuk përcillen në tru. Anestezia mund të jetë: e përgjithshme, regjionale, peridurale dhe lokale. Ekzistojnë dy lloje të anestezionit: anestezioni i përgjithshëm, dhe ai regjional.
Pavarësisht llojit të anestezionit të nevojshëm për operimin tuaj, funksionet vitale do të jenë të monitoruara, duke përfshirë ritmin e zemrës, shtypjen e gjakut, nivelin e gazrave në gjak, frymëmarrjen, temperaturën, ndërsa në rast nevoje, do të monitorohen edhe funksionet tjera trupore.
Anestezia e përgjithshme
Anestezia e përgjithshme është humbja e plotë e perceptivitetit dhe nënkupton gjumin, analgjezionin, supresionin e reflekseve viscerale dhe relaksimin e muskujve. Anestetikët inhalator induktojnë gjumin me një mekanizëm akoma të panjohur.
Në mjekësinë moderne, anestezia e përgjithshme përbëhet nga tre elementë kryesore:
Anestezi: Ulja e nivelit të zgjimit (vërja në gjumë) me anë të lëngjeve (p.sh. barbiturate, propofol, ketaminë) ose/dhe gazeve anestetike (halotan, gaz qeshës)
Analgjezi: Heqja e ndjesisë së dhimbjes me anë të lëndëve analgjezike, si p.sh. opiate
Relaksim muskulor: Çlirim i plotë i muskujve të trupit me anë të relaksantëve muskulorë.
Anestezia lokale
Anestezia lokale përkufizohet si një humbje e përkohshme e ndjeshmërisë në zona të kufizuara, e shkaktuar nga një rënie në eksitimin (nxitjen) e mbaresave nervore ose nga një pengim i përçueshmërisë së impulsit në nervat periferik. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të anestezisë lokale është se shkakton humbje të ndjeshmërisë pa sjellur humbje të ndërgjegjes. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që evidenton ndryshimin mes anestezisë së përgjithshme dhe asaj lokale.
Anestezioni lokalë realizohet me dhënien e barërave, anestetikëve, të cilët ndërprejnë vazhdimin e impulseve përgjatë rrugëve nervore në ato regjione ku është bëhet aplikimi i anestezioni. Te anestezioni lokal, ruhet ndjesia.
Ja disa nga mënyrat që induktojnë (japin) efektin e anestezisë lokale:
* Traumat mekanike
* Temperatura e ulët
* Anoksia (mungesa e oksigjenit)
* Irritantët kimikë
* Agjentët neurolitik siç janë alkooli dhe fenoli
* Anestetikët lokal (agjentë kimikë)
Megjithatë vetëm substancat dhe agjentët kimikë te cilët shkaktojnë një gjendje të përkohshme dhe reversibile(të kthyeshme) të anestezisë mund të përdoren klinikisht. Gjithashtu me rëndësi është të theksosh se jo të gjithë anestetikët veprojnë efektivisht si në injektimet në ind ashtu dhe në përdorimet topikale (mukozë).
Pas çdo anestezioni, duhet që pacienti, patjetër të trajtohet, duhet kontrolluar funksionet vitale, presionin e gjakut dhe pulsin. Çdo komplikimi duhet marrë me seriozitet dhe personeli mjekësor i pranishëm menjëherë të shmang çrregullimet.
Kirurgu dhe anestezisti duhet të bashkëveprojnë me efikasitet midis tyre dhe janë të dy përgjegjës për pacientin. Përveç kirurgjisë anestezistët tani ndërhyjnë në mënyrë rutine për t’i përgjumur dhe qetësuar pacientët në shumë procedura, si thyerja e gurëve me ultratinguj, rezonanca magnetike, skaneri me kontrast, terapia elektrokonvulsive, kateterizimi i zemrës, etj.
Historia e Mjekesise Shqiptare
Fiset ilire u vendosen ne trojet shqiptare rreth mesit te mijevjecarit te dyte p.e.s., dhe periudha fisnore vazhdoi deri ne fund te mijevjecarit te dyte p.e.s., kur kemi shthurjen e rendit fisnor dhe shfaqjen e diferencimit shoqeror.[1] Kjo periudhe shenon edhe kohen e grumbullimit te njohurive te para mbi mjekesine te ilireve. Themelimi dhe zhvillimi i nje numri te madh qytetesh ilire ne mijevjecarin e pare p.e.s., sidomos mdis shekujve IV - II p.e.s., shenon vendosjen e rendit skllavopronar. Vendosja e tij i hapi rrugen zhvillimit te metejshem te shoqerise ilire ne te gjitha drejtimet, midis te cilave edhe ne mjekesi.
Duhet thene se ne etapat e para te lindjes dhe te zhvillimit te saj mjekesia ilire pati karakter magjik dhe mitologjik. Ishte pikerisht "shpirti i keq" qe futej ne trup dhe shkaktonte semundjen dhe mjeket e pare ilire ishin prifterinjte pagane. Zhvillimi ekonomiko- shoqeror i metejshem solli shkeputjen e mjekesise nga magjia dhe lindjen e profesionit te mjekut. Grumbullimi i pervojes popullore dhe shkembimi i ndersjellte i njohurive me popujt fqinje, solli nje zhvillim te larte te mjekesise. Teoria e Hipokratit mbi semundjen qe u perhap ne te gjithe vendet e lashta perfshiu dhe Ilirine nepermjet kolonive greke te Epidamnusit, Apollonise, dhe Orikumit.
Te dhenat mbi zhvillimin e mjekesise ne Iliri jane nxjerre nga burimet historike si dhe nga zbulimet arkeologjike. Sipas tyre mjeku i pare ilir qe njihet ka qene mbreti i adrianeve, Genti (sundoi ne vitet
Zbulimet arkeologjike kane nxjerre ne drite elemente kirurgjikale, ene qeramike, peshore farmaceutike, disa lloj lugesh te holla kocke ose bronxi qe perdoreshin si spatula, bime mjekesore apo pjese trupi te gdhendura etj. Kanalizimet, banjat publike, tempujt dhe varrezat monumentale, ?mat e ujesjellesat e zbuluara deshmojne per nje nivel te larte te higjenes dhe te kultires ne Iliri. Iliret njihnin dhe perdornin mjaft bime mjekesore si per profilaksi ashtu edhe per mjekim. Plini i vjeter thekson se numri i tyre arrin deri ne njemije.
Nga Iliria eksportohej nepermjet portit te Lezhes, katrani i bute i Dukagjinit, i bregut te Drinit, dhe rizoma e irisit (bime mjekesore) me te cilen pergatiteshin pomada per qellime mjekimi. Iliret kishin aftesi te medha per pergatitjen e pijeve forcuese dhe barnave mjekuese nga frutat dhe bimet mjekesore.
Qytetet e Dyrrahut e Apolonise, qe arriten ne 80 mije dhe 60 mije banore ne kohen e sundimit te Romakeve ishin qendra kulture nga me te lulezuarat. Ne keto qytete ka pasur mjeke mjaft te zote si?a qene Filonidh Dyrrahani nga Dyrrahu, autor i nje enckliopedie mjekesore. Te dhenat tregojne edhe emrin e nje mjeku tjeter nga Durresi nje skllav i liruar me emrin Kratus. Ndersa nje mjek tjeter me emrin Filolog ka qene specialist per syte. Edhe ne Apoloni duhet te kete pasur mjeke profesioniste nxenes te Filonidhit, si Jatroklesi. Megjithate te dhena te sakta nuk ka.
Me fillimin e periudhes se mesjetes, filloi nje periudhe e erret per zhvillimin e mjekesise ne Evrope ne pergjithesi dhe ne Iliri ne vecanti. Nga ana tjeter invazionet e barbareve, sllaveve, normaneve dhe lufterat e gjata rrenuan jeten ekonomike, shoqerore e kulturore te vendit tone. Megjithate qytetet tona bregdetare ruajten nje nivel zhvillimi duke qene ne kontakt me qendra te kultures si Persia etj. Keshtu Ana Komena shek. XII ne shkrimet e saj flet per disa mjeke ne Durres te cilet duhet te kene studiuar ne Persi ose ne ndonje qytet te Italise. Megjithate ne periudhen e mesjetes mjekesia nuk ishte ne duart e mjekeve.
Ne kohen kur Evropa u fut ne rrugen e zhvillimit popullit tone iu desh te luftonte kunder hordhive osmane, duke u bere keshtu mburoje e qyteterimit evropian. Pushtuesit e rinj sollen me vete edhe fene e tyre, islamizmin, i cili u fut ne konkurrence me fene e e krishtere dhe ne "sherimin" e te semureve. Ato qe qendruan te cliruara nga keto rryma fetare kane qene mjeket empirike te popullit, sepse ata mbeshteteshin ne praktiken e fituar ne shekuj duke u transmetuar brez pas brezi. Kryesisht keto metoda empirike u perdoren nga kirurgjia empirike, ndersa per sherimin e semundjeve te tjera ku keto metoda nuk jepnin rezultat u perdoren metodat magjike ose fetare nga perfaqesuesit e feve te ndryshme.
Kushtet e veshtira te luftes, si dhe kushtet higjenosanitare kane favorizuar ne kete periudhe perhapjen e shume semundjeve te medha epidemike si murtaja, lija, malarja etj. Keshtu p.sh. malarja ka qene mjaft e perhapur ne Shkoder sidomos nga vitet 1400 kur tokat ne lindje te qytetit u kthyen ne mo?e dhe favorizuan perhapjen e saj. Ne rrethimin e pare te Shkodres nga ethet malarike vdiqen 20000 ushtare turq nga 60000 qe ishin gjithsej.[19] Marin Barleti ne vepren "Rrethimi i Shkodres` tregon se kur turqit sulmuan keshtjellen e Drushtit, mbrojtesit shqiptare luftuan heroikisht ndonese ne keshtjelle ishte perhapur epidemia e murtajes. Epidemite e semundjeve te ndryshme qe jane perhapur ne Evrope dhe ne Perandorine Osmane kane prekur pak apo shume edhe Shqiperine.
Deshmite e para i ka dhene Marin Barleti ne dy veprat e tij "Histori e Skenerbeut" dhe "Rrethimi i Shkodres". Me vone shkallen relativisht te larte te zhvillimit te mjekesise sone popullore e kane vene ne dukje studiues te tjere te huaj qe kane studiuar jeten e vendit tone. Edit Durham, nje studiuese e njohur e jetes shqiptare ka shkruar edhe mbi mjeket popullore shqiptare qe sheronin plaget e luftes, thyerjet, demtimet e kockave dhe mjekoninedhe organet e brendshme. Mjeket popullore per mjekim predornin nje numer te madh bimesh mjekesore ne forma te ndryshme si infuzione, pomada etj. Por duhet theksuar se mjekesia jone popullore shkallen me te larte e arriti ne kirurgjine e praktikuar nga xherahet te cilet i transmetonin dijet brez pas brezi. Ata operonin bajamet, kataraktin e syrit, thyerjet e daljet e kockave, heniet, guret ne fshikezen e ujit te holle etj.
Per aftesite e tyre te jashtezakonshme kane deshmuar mjaft te huaj qe kane shkruar per vendin tone. Keshtu Pukevil (konsulli francez prane Ali Pashes) tregonte se:"Ata bejne disa operacione kirurgjikale pa njohur anatomine, me nje sukses dhe nje aftesi te tille qe cuditin edhe kirurget me te zote.", ose "Keta xherahe nuk shkaktojne me shume viktima se sa shume profesore te diplomuar ne Paris"". Ndersa Dionisis Piros (1848) ne vepren e tij "Mjekesia praktike" shkruan:"Jane disa praktikante te quajtur doktore te cuditshem, te cilet me kujdesin me te madh sherojne edhe semundje te pasherueshme dhe te medha ne popull".
Edit Durham pershkruan nje rast ne te cilin nje mjek popullor i sheroi me sukses kemben nje te semuri nderkohe qe nje mjek i huaj donte t`ia priste ate. Te permendur kane qene xherahet e Bualit, Karmes, Prezes etj. Keta i mesonin femijeve te tyre zanatin dhe keta te fundit quheshin te afte vetem kur tregonin zotesine e tyre ne prani te njerezve te tjere.
Ne shek. XVIII dhe XIX filluan te diplomoheshin mjeket e pare shqiptare ne universitetet e Evropes. Ne fillim te shek. XIX Ali Pashe Tepelena dergoi dy studente shqiptare per te studiuar mjekesi ne universitetin e Napolit dhe te Vjenes. Numri i atyre qe studionin jashte filloi te rritej sidomos ne gjysmen e dyte te shek. XI, periudhe kjo qe shenon fillimin e renies se veprimtarise se xheraheve. Megjithate ata e ushtruan veprimtarine e tyre krahas mjekeve te diplomuar edhe ne dhjetevjecaret e pare te shek. XX.
Kirurgjia empirike u zhvillua tek ne ne ato forme si rezultat i kushteve historiko- shoqerore, ne ate periudhe kur pushtuesit osmane ushtronin nje shtypje te eger kombetare. Kirurgjia empirike ishte nje nga rruget ne te cilen populli tregoi nje talent edhe ne kushtet me te veshtira. Aftesia e kirurgeve popullore shpesh here ua ka kaluar edhe mjekeve te diplomuar.
Gjate gjysmes se dyte te shekullit ta XIX, nje faktor qe ndikoi ne zhvillimin e mjekesise shkencore ne vendin tone ishte edhe krijimi i Shkolles Mjekesore te Stambollit dhe te Fakultetit te Mjekesise ne Athine me 1837. Ne keto dy fakultete u diplomuan nje numer i madh mjekesh shqiptare qe punuan ne vend dhe jashte tij. Kushtet e renda ekonomike-shoqerore i detyruan mjeket shqiptare qe shpeshhere te punonin jashte atdheut ashtu si nje sere shkencetaresh dhe artistesh, duke dhene ndihmesen e tyre ne zhvillimin e mjekesise te ketyre vendeve dhe te asaj boterore.
Ne kushtet e renda te pushtimit turk nuk mund te flitej per sherbim shendetsor dhe situata epidemiologjike ishte shume e rende; malarja, tuberkulozi, sifilizi e mjaft semundje te tjera infektive ishin shume te perhapura. Ne mesin e shekullit te XIX u ngriten disa spitale, si ai ne Shkoder qe e perdorte ushtria turke per nevojat e veta, me vone ne Durres, Tirane, Vlore, Korce Elbasan, Gjirokaster, Berat, Peshkopi, Permet, te cilat u ngriten kryesisht pas shpalljes se pavaresise. Por ato kishin nje numer te kufizuar shtreterish dhe nuk mund te plotesonin te gjitha nevojat.
Nje numer i madh mjekesh shqiptare kane dhene nje ndihme edhe ne zhvillimin e mjekesise te vendeve te tjera. Keshtu Besim Omeri, Profesor ne Akademine Ushtarake te Stambollit dhe rektor ne Universitetin e Stambollit, luajti nje rol te rendesishem ne organizimin e shendetsise turke dhe themeloi kryqin e kuq turk. Ai themeloi disa revista mjekesore si dhe shkroi mbi 50 vepra mjeksore.Po ashtu ne Turqi punuan Ibrahim Lutfiu, Mustafa Buda, per disa kohe edhe Bilal Golemi e Rifat Frasheri.
Duhet thene se mjeket farmacistet dhe infermieret dhane kontributin e tyre dhe ne luften heroike te Vlores me 1920. Keshtu me iniciativen e Dr. Petraq Popes (i cili si shume mjeke te tjere shqiptare qe lane karieren ne vendet e huaja per t`i sherbyer atdheut, ishte larguar nga Turqia per te punuar ne atdhe) u organizua nje ekip sanitar qe krijoi spitalin e vendosur ne Llakatund te Vlores dhe i dha ndihmen e pare te gjithe te plagosurve ne beteje. Ky ekip u drejtua nga Petraq Popa dhe dhe ne perbeje te tij ishin edhe vellai i tij Mar Popa, farmacisti Mir Caku, Zekije Krasta, Xhafer Gica dhe Ymer Lala.
Kongresi i Lushnjes me 1920, perve?e tjerash beri perpekje edhe per organizimin e sherbimit shendetsor. Profesor Rifat Frasheri e emerua ne krye te ketij sherbimi. Ne vitin 1924 ne Tirane u krijua laboratori bakteriologjik i cili me 1925 u trasferua ne Durres. Ne fillim ne drejtim te tij ishte Bernard Dodi, bakteriolog francez, ndersa me largimin e tij Bajram Emiri.
Ne vitin 1928 Laboratori u transferua ne Tirane me kerkesen e Bilal Golemit dhe u bashkua me laboratorin veterinar.
Gjate kesaj kohe pervec mjekeve te pergjithshem filluan te punojne edhe mjeke specialiste, si Frederik Shiroka kirurg, Anton Ashta malariolog, mjeke okuliste, pediater, dermatologe, otorino- laringologe, etj Keshtu filluan te lindnin specialitetet dhe te hapen repartet e specializuara ne spitalet ekzistuese. Megjithate numri i mjekeve dhe i specialisteve ishte akoma i vogel per te plotesuar te gjitha nevojat e vendit. Lufta e Dyte Boterore e gjeti Shqiperine vetem me 102 mjeke.
Situata e luftes dhe rezistenca qe populli shqiptar i beri pushtuesve, beri qe nevoja per mjeket te rritej shume. Shume mjeke patriote ose studente te mjekesise u larguan nga vendet e huaja dhe u kthyen ne Shqiperi per te ndihmuar ne luften per clirim. Kuptohet se vazhduan te funksiononin spitalet ekzistuese ne te cilet pushtuesit sollen edhe mjeke te tyre. Por ne te njejten kohe filloi te organizohej edhe sherbimi shendetesor ne ushtrine shqiptare naconal-clirimtare. Dhe mjeket se bashku me popullin treguan akte te larta heroizmi ne lufte. Bile pati edhe nga ata qe humben jeten si dermatologu Stefan Pano i cili u vra gjate masakres se 4 shkurtit ne Tirane.
Perfundimi i luftes e gjeti vendin tone ne kampin socialist. Dhe sherbimi shendetesor u riorganizua ne te quajturin sherbim shendetesor socialist. Ne vendet socialiste dhe vecanerisht ne Bashkimit Sovjetik filuan te pergatiteshin mjeke te rinj dhe kuadro te ulta mjekesore. Ne qofte se mjeket e deriathereshem ishin pergatitur ne universitetet e Turqise, Greqise, Italise Austrise, dhe vendeve te tjera te Evropes perendimore dhe qendrore tani studentet e rinj filluan te studjojne ne vendet e kampit socialist.
Me ndihemen e mjekeve ruse me 1952 u hap Fakulteti i mjekesie 28 dhe keshtu ky zgjidhi problemin e sigurimit te kuadrove mjekesore per vendin. Ata u shperndane ne te gjithe territorin e vendit dhe u hapen nje numer i madh spitalesh te rinj ne cdo rreth dhe mjeket u derguan edhe ne zonat me te thella.
U hapen keshtu specialitet e reja dhe mjekesia arriti ne saj te punes se personelit mjekesor te ecte perpara. Zhvillimi qe mori mjekesia jone gjate periudhe se pasluftes deri me sot ishte i karakterit ekstensiv dhe nuk krijoi dhe as nuk nxiti kushtet per thellimin intensiv te saj. Keshtu mjekesia jone nuk mundi te ndiqte ne teresi zhvillimin bashkoher. Ne saj te mjekeve tane te apasionuar dhe deshires se tyre te mire per t`i sherbyer sa me mire vendit dhe popullit u arriten rezultate te cilat punonjesit e mjekesise i realizuan ne kushte shume te pafavorshe te krahasuar me kushtet e vendeve te tjera.
Vlen per tu permenduar zhdukja e semundjeve te tilla si malarja, sifilizi, trahoma etj. Ne te gjithe vendin u punua per zbulimin dhe mjekimin e te semureve malarike. Bonifikimi i pergjithshem solli edhe ai zhdukjen e transmetuesit te saj qe ishte mushkonja anofele. Nje ndihmese te madhe ne kete lufte dhe edhe malariologu i shquar Anton Ashta.
Krahas saj sistemi diktatorial duke ndaluar me ligj prostitucionin legal (si dukuri negative e jetes se botes perendimore) dhe duke u futur deri brenda ne familje me presionin qe ushtronte pra duke mos lejuar lirine e individit ne jeten e tij private dhe sidomos ne jeten e tij seksuale ndikoi pozitivisht ne zhdukjen e sifilizit (gje qe e shfrytezoi dhe e trumbetoi me te madhe per qellime propagandistike ne favor te rregjimit)
Megjithate, vendimtare ka qene puna vetmohuese e punonjesve te shendetsise qe solli zhdukjen e kesaj semundjeje tek ne. Lufta kuder sifilizit u mbeshtet ne perimet e dispancerizimit:
1.Ne zbulimin aktiv klinik e serologjik te te semureve duke bere kontrolle periodike ne zonat ku ishte me e perhapur, ne familjet e te semureve, ne te shtruarit te spitale, ne grate shtatzana e ne njerezit e profesioneve te caktuara te sherbimeve publike.
2.Ne mjekimin e detyruar falas, e te fshehte dhe te njekohshem ne nje vater infeksioni.
3.Ne masat e rrepta antiepidemike dhe edukimin shendetsor.
Gjithashtu ne baze te parimeve te dispancerizimit u organizua lufta kunder qerres qe sot takohet ne raste sporadike.
Po keshtu duhet thene se puna e mjekeve tane beri qe edhe niveli shkencor te rritej dhe studimet dhe punimet e tyre te paraqiteshin denjesisht ne kongreset dhe konferencat shkencore nderkombetare. Por kjo behej me nje ndjenje vetmohimi se sitemi nuk ishte nxites ne kete drejtim. E rendesishme eshte te theksohet kriijimi i specialiteteve te reja dhe i kuadrove qe vitet e fundi te regjimit komunist filluan te studjonin edhe jashte ne vendet perendimore sidomos ne France.
Por numri i tyre ishte shume i vogel.
U punua edhe ne drejtimin profilaktik ku u prodhuan nje sere vaksinash si ajo e tifos dhe paratifos A dhe B (1947), kunder etheve te Maltes (1950), kunder lise me (1954), kunder tetanozit (1959-1960), gamaglobulinat dhe histaglobinat (1962-1963), kunder tuberkulozit (1967), Fruthit (1971), koleres, etj. Ne vitn 1969 u ngrit Instituti i Higjenes dhe Epidemiologjise i cili thelloi punen ne drejtim te profilaksise dhe arriti te prodhoje biopreparatet kryesore te domosdoshme dhe rreth 80 lloj serumesh diagnostikuese.[
Duhet thene se mbyllja e Shqiperise me jashte solli edhe prevenimin e hyrjes se SIDE-s ne Shqiperi per nje periudhe rreth 5-10 vje?e. Por njekohesisht ajo mbyllje dhe mungesa e lirise se qarkullimit na beri qe mos njohim mjekesine shqiptare te diaspores dhe arritjet e saj. Kuptohet se kontakte te pakta pati ne fillim me hapjen e Fakultetit te Mjekesise ne Prishtine qe me vone prej kushteve te renda ne Kosove u nderprene. Hapja e kesaj shkolle kishte rendesi te madhe sepse beri te mundur pergatitjen e nje numri te madh mjekesh shqiptare ne Kosove. Por fatkeqsisht kesaj shkolle i duhet lufte e madhe per te mbijetuar.
Krahas shqiptareve te Shqiperise dhe te Kosoves pati edhe nje numer i madh shqiptaresh te tjere mjeke qe dhane kontribut ne bote, por qe fatkeqsisht ne nuk kishim mundesine t`i njihnim me pare. Dhe do te permendim dy figura te shquara te mjekesise shqiptare te diaspores qe jane Peter Poci dhe Kasem Ali Mehmeti.
Kasem Ali Mehmeti nga Tirana studjoi per mjekesi ne Itali. Njihej personalisht me Enver Hoxhen qe nga koha e shkolles ne Tirane dhe ai ia kishte ndaluar kthimin ne atdhe. U specilaizua ne psikiatri dhe arriti te behej profesor dhe drejtor i tre klinikave me nga rreth 100 shtreter secila ne nje spital te madh psikiatrik me 1000 shtreter ne Gjermani. Nxenesit dhe koleget e tij flasin me konsiderate te madhe si njeri shume i mire, i dashur dhe me aftesi te medha pedagogjike. Punoi si profesor deri ne dhjetevjecarin e kalur kur doli ne pension ne Gjermani.
Profesor Peter Poci me origjine nga Korca ka qene Drejtor i klinikes se dermatologjise ne Universitetin e Bostonit ne Shtetet e Bashuara te Amerikes. Ka qene nje shkencetar i shquar qe eshte marre vecanerisht me studimin e gjendrave te yndyres ndaj ne SHBA e kane thirrur edhe "Mbeti i akneve". per njohurite dhe studimet me te thella. Eshte autor i mjaft librave dhe punimeve shkencore dhe nuk ka liber dermatologjie qe te shkruaje per semundjet e gjendrave te yndyres e te mos citoje Peter Pocin. Ka disa vite qe ka dale ne pension dhe jeton ne SHBA.
Renia e sitemit diktatorial solli edhe mjaft probleme per sherbimin shendetsor qe ishin te theksuara sidomes ne vitet menjehere mbas renies. Gjtihashtu kjo periudhe hapi edhe mundesite per komunikime, per zhvillimin e metejshem dhe bashkekohor te sherbimit shendetsor ne Shqiperi. Ne qofte se keto vite u be e mudur kapecimi i disa veshtiresive me arritjet e sitetimt demokratik qe po perpiqet te ndertoje populli shqiptar edhe mjeksia do te arrije nivelet qe ne kerkojme dhe qe kerkon koha.
Kuptohet nje kontribut te shquar ne zhvillimin e mjekesise shqiptare dhane edhe profesoret e Fakultetit te mjekesise ne Tirane. Duhet thene se kontribut ne mjekesine shqiptare kane dhene edhe mjeke te tjere qe per arsye te ndryshme konjukturale politike ose per shkak te kohes kur jetuan nuk morren titullin e profesorit. Gjithashtu nuk duhet te harrojme asnjehere kontributin vetmohues te shume mjekeve te thjeshe sidomos te atyre qe per shume vite punuan ne zonat e thella me vetmohim dhe u harruan nga rregjimi i vjeter komunist.
Ne 9 shkurt 2002 u komunikua nje fitore tjeter e mjekesise shqiptare. Zhdukja e lepres ne Shqiperi. Puna e nisur nga prof. Kerciku deri ne vitin 1970 u vazhdua dhe u perfundua nga pasardhesi i tij Prof. Mantho Nakuci. Tani Shqiperia renditet ne vendet pa lepra duke bere realitet synimin e OBSH per nje bote pa lepra.
Inagurimi i spitalit ushtarak te Elbasanit. 1930.
Prof. Refat Frasheri.,Zbulues i virusit te terbimit.
==============================
Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra), ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjonet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, sebashku me garden e tij pretoriane, u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcate te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej gjenocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para krishtit e njohur ne histori si “ La caduta di Skodra ”. Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim:per te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio. Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana.
TEUTA
Genti ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 p.e.s. deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit Pleuratit (lat. Pleuratos) i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire. Genti ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.
Ilaqi Gentiana
Filloi të priste monedhat e para nga bronzi me emrin e tij. Mirëpo rrethe viteve 170-ta p.e.s. Roma kishte vendosur pushtimin e Maqedonisë dhe të ndërhyjë në punët e Perseut, mbretit Maqedonas. Sipas Polibit, Perseu kërkoi përkrahje tek Genti i cili pranoi dhe së bashku dërguan ambasadorët tek aleatët e tyre në Rodë (Rhodes) që të zgjedhin çështjen e kësaj krize por nuk patën sukses. Romakët kishin vendosur më në fund që të ndërhynin ushtarakisht në Gadishullin Ballkanik.
Pas, betejës së Pidnas (Pydna), (qytet në pellgun e Thesalonikut) më 22 qershor të vitit 168 p.e.s. Perseu pësoi disfatë dhe brenda ditës ushtria e tij dhe falanga e famshme maqedonase u thye nga Pol Emili (Paulus Aemilius) ku dhe Genti e pësoi duke rënë në duart e romakëve pas tri dite rezistencë në Kalanë e Shkodrës.
Si rob lufte u dërgua në Itali së bashku më familjen e tij. Atje pjesën e jetës së mbetur ia kushtoi mjekësisë bimore duke u marrë më studime të bimëve me veti shëruese. Atje ai zbuloi një bimë që mban edhe sot emrin e tij si ilaç shërues me emrin Gentiane.
BATONI
Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit Iguvia. Ai ishte martuar me Etuta ose Etleua bijen e dardanasit MonuniosNë Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.
BUKURIJA KEQPERDOR RRJETIN KIBERNETIK TË INTERNETIT
NJOFTIM PËR OPINION:
NJOFTOJMË TË GJITHË SHQIPTARET SE NJËFARË ZONJE APO ZONJUSHE ME EMRIN E RREMË APO TË VËRTETETË NUK E DIJMË PREZENTOHET SI BUKURIJE MUSTAFA NGA PEJA,ËSHTË DUKE E KEQPËRDORË RRJETIN E INTERNETIT SI ATË TË facebook.com,ww.w.yotube.com,www.google.com ETJ.DUKE VJEDHË IDENTITETE TË NJERËZVE,DUKE KOMPILUAR FOTOGRAFI .DUKE LËSHUAR NË RRJET VIDEO ME FOTOGRAFI PORNOGRAFIKE,FOTOGRAFI PORNOGRAFIKE TË FËMIJVE ETJ.QË JANË TË DENUESHME ME LIGJE NDERKOMBËTARE.AJO ME VEPRIME TË TILLA DEVIJANTE ËSHTË DUKE BËRË VEPRA PENALE KIBERNETIKE QË JANË TË DENUESHME ME LIGJE NDËRKOMBËTARE.
KUSH DI DIÇ MË SHUMË PËR KËTË FEMËR FANTAZMË LE TË SHKRUAJ TË DENONCOJË NË POLICINË NDËRKOMBËTARE INTERPOL, EUROPOL,EULEX APO POLICINË E KOSOVËS-DEPARTEMINTIN E KRIMEVE KIBERNETIKE.
TË DHËNAT E SAJA JANË GJËJA SE KA LINDUR NË PEJË MË DT.8.12.1974,PUNON NË KOMPANINË LOREAL TË PARISIT DHE SE KA STUDIUAR NË UNIVERSITETIN E MAJAMIT DHE SE TASH JETON NË Brooklyn, New York.
FOTOGRAFINË E BUKURIJE MUSTAFËS MUND TA GJENI DUKE KLIKUAR http://www.facebook.com/profile.php?id=100003303930657&sk=info
NJOFTOJMË TË GJITHË SHQIPTARET SE NJËFARË ZONJE APO ZONJUSHE ME EMRIN E RREMË APO TË VËRTETETË NUK E DIJMË PREZENTOHET SI BUKURIJE MUSTAFA NGA PEJA,ËSHTË DUKE E KEQPËRDORË RRJETIN E INTERNETIT SI ATË TË facebook.com,ww.w.yotube.com,www.google.com ETJ.DUKE VJEDHË IDENTITETE TË NJERËZVE,DUKE KOMPILUAR FOTOGRAFI .DUKE LËSHUAR NË RRJET VIDEO ME FOTOGRAFI PORNOGRAFIKE,FOTOGRAFI PORNOGRAFIKE TË FËMIJVE ETJ.QË JANË TË DENUESHME ME LIGJE NDERKOMBËTARE.AJO ME VEPRIME TË TILLA DEVIJANTE ËSHTË DUKE BËRË VEPRA PENALE KIBERNETIKE QË JANË TË DENUESHME ME LIGJE NDËRKOMBËTARE.
KUSH DI DIÇ MË SHUMË PËR KËTË FEMËR FANTAZMË LE TË SHKRUAJ TË DENONCOJË NË POLICINË NDËRKOMBËTARE INTERPOL, EUROPOL,EULEX APO POLICINË E KOSOVËS-DEPARTEMINTIN E KRIMEVE KIBERNETIKE.
TË DHËNAT E SAJA JANË GJËJA SE KA LINDUR NË PEJË MË DT.8.12.1974,PUNON NË KOMPANINË LOREAL TË PARISIT DHE SE KA STUDIUAR NË UNIVERSITETIN E MAJAMIT DHE SE TASH JETON NË Brooklyn, New York.
FOTOGRAFINË E BUKURIJE MUSTAFËS MUND TA GJENI DUKE KLIKUAR http://www.facebook.com/profile.php?id=100003303930657&sk=info
Subscribe to:
Posts (Atom)
Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...